Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor


    







Etiketa

Forumi TeologjikForumi TeologjikKisha katolike (Moderator: Ami)Çfare është kisha?.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Çfare është kisha?.  (E lexuar 546 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« më: 06-11-2007, 13:23:47 »
Citojeni

Çka është Kisha?

Termi "Kishë" është një fjalë e huazuar nga fjala italiane chiesa (që nga ana e saj rrjedh nga fjala greke εκκλησια, ekklisìa - bashkësi) dhe përcakton:

* në Besëlidhjen e Re bashkësinë e krishterë, si vendore po ashtu edhe botërore,
* bashkësinë e të gjithë të krishterëve,
* njerëz që i përkasin një besimi ose bindjeje, një formë organizacioni të rregullt bashkësie të besimit të krishterë,
* një godinë që i shërben mbledhjes së anëtareve të një bashkësie të krishterësh, dhe ku bëhet kryerja e shërbesave fetare të krishtera,
* në gjuhën e përditshme shtëpinë e Zotit dhe meshën e krishterë.
Historia e Kishës

Kisha e ka prejardhjen e saj nga qindvjeçari i I pas K. Në fillim konsiderohej nga romakët si një sekt hebraik. Me predikimin e Palit të Tarsit (Saulit, Shën Palit) formohen edhe bashkësi "miqësore", pra të njerzve me prejardhje jo hebraike, zakonisht të kulturës greke. Në qindvjeçarin e II të pas K. kishat judeo-krishtere (atyre më pranë hebraizmit) përjashtohen nga hebraizmi që po riorganizonte strukturat dhe bazat e veta fetare pas krizës së shkatërrimit të Tempullit të Jeruzalemit në vitin 70 pas K., ndërsa kishat e miqësorëve vazhdonin të zgjeroheshin. Historikët e tregojnë me emërtimin "Kisha e Madhe" njësimin e bashkësive të rrjedhura nga apostuj të ndryshëm (qoftë të atyre nga Jeruzalemi po ashtu edhe të atyrëve të lidhur me Shën Palin) që më parë ndikuan në kishën katolike e ortodokse të mijëvjeçarit të parë, për t´i dalluar nga grupe anësore të frymëzimit të krishterë që përpunojnë mësime të veçanta që nuk pranohen nga shumica, si ebionitët dhe gnostikët.

Faza e dytë e kishës është ajo e etërve, d.m.th. formimit të një trupi shtjelluesish (shpjeguesish) të shkrimeve, zënkat me heretikët dhe shmangiet në lidhje me "paganizmin" dhe judaizmin, të përbërë nga shkrimtarë, shpesh teologë, që janë të detyruar t´i rishqyrtojnë mësimet e krishterimit në fushën kulturore të kohës. Në këtë kohë nis të ndjehet nevoja për një ligj shkrimesh veçanërisht të krishtere për t´a afruar me atë hebraik, që gjer në atë kohë mendohej si i vetmi i duhur, në formën para shkatërrimit të Tempullit të Jeruzalemit nga romakët.

Duke nisur nga qindvjeçari i IV vendoset edhe problemi i ndërsjelljes me shtetin, në veçanti Perandorinë Romake, ku edhe ndryshohet gjendja ligjore, më parë si fe e paligjshme (deri në kohën e Konstantinit), më pas me Konstantinin bëhet fe e lejuar dhe më në fund me Teodosin, fe shtetërore. Nis edhe përparimi i dallimsisë në mendësinë e Kishës latine në krahasim me atë greken, dhe me koncilet ekumenike ndihmohet në një përcaktim të rreptë të ortodoksisë dhe në formimin e një gjuhësie teologjike veçanërisht të krishterë, të ndryshuara nga filozofia greke. Kjo sjell edhe largimin e disa kishave "kombëtare" nga gjiri i Kishës së Madhe (p.sh.. Kishat e lashta të Lindjes), që tashmë tregohet edhe si Kishë katolike dhe ortodokse.

E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 06-11-2007, 13:25:16 »
Citojeni

Kisha – Trupi i Krishtit

Shën Pali e përdor këtë analogji në dy letrat e tija duke e shpjeguar se anëtarët e Kishës janë “Të gjithë të pagëzuar për të qenë një trup i vetëm” dhe për këtë janë “Një trup i vetëm në Krishtin” (1 Kor 12, 13; Rom 12, 5). Derisa mendojmë për këtë, duhet ta pyesim vetveten: “Nëse Kisha është Trupi i Krishtit, si është e mundshme që shumë njerëz e duan Krishtin por nuk e duan Kishën?” Aq më tepër në Letrën drejtuar Efesianëve na del se Krishti e ka flijuar jetën e vet për Kishën: “Krishti e ka dashur Kishën dhe e ka flijuar vetveten për ta bërë të shenjtë atë” (Ef 5, 25). Krishtit e deshi Kishën derisa edhe vdiq për të.
Kjo figurë e Kishës si Trupi i Krishtit po ashtu na ndihmon që ta përmirësojmë mendimin tonë të gabueshëm se Kisha është diçka statike, një institucion me hierarki ku kleri i kryen të gjitha, ndërsa laikët rrinë rrotull. Ngado që të vjen ky përshkrim i gabueshëm për Kishën, Kisha kurrë nuk ka mësuar një gjë të tillë për vetveten... Kisha është e ndërtuar nga shumë gjymtyrë me dhurata e talente të ndryshme, ashtu siç shkruan në letrën e parë të Korintianëve (1 Kor 12, 4-31). Çdo gjymtyrë kontribuon në mënyrë të vet që të funksionojë i tërë trupi. Është e vërtetë se ata që janë shuguruar, luajnë një rol të veçantë që Kisha të rritet dhe të funksionojë si duhet. Çdo pjesë e trupit duhet të kontribuojë me talentin e vet, kështu që gjithsecili që është i pagëzuar ka një rol të rëndësishëm në Kishë. Pra Kisha ka nevojë edhe për ty.



Kisha – Familja e Zotit

Shëmbëllesë, figurë, më e shpeshtë në Shkrimin Shenjt për Kishën thuhet se ajo është familja e Zotit. Vetëm shikoni letrat e shën Palit, çdokund mund të gjeni se ai të krishterët i quan ‘vëllezër e motra’. Në disa letra të tjera saktësisht për Kishën thuhet se është familje, anëtarë të shtëpisë së Zotit (Ef 2, 19 dhe 1 Pj 4, 17).
Në këtë familje, Hyji është Abba, Ati ynë, i cili kujdeset për ne dhe na thërret të kemi një raport sa më të afërt me të. Krishti është “I parëlinduri” në mesin e shumë vëllezërve e motrave “(Rom 8, 29). Shpirti Shenjt është ai i cili e mban të bashkuar këtë familje. Dhe sikur çdo familje që ka nevojë ta këtë të ëmën, Krishti na jep neve për nënë Zojën e Bekuar, të ëmën e vet (Gj 19, 27).
Në çdo familje raportet në mes anëtarëve janë shumë me rëndësi, dhe për këtë është e nevojshme hierarkia. Ashtu sikur është në familjet tona, njëjtë është edhe në Kishë: i kemi më të vjetrit ipeshkvijtë dhe meshtarët, që e drejtojnë Kishën. Në fakt fjala prift vjen prej fjalës së vjetër greke presbyter, që do të thotë “i vjetër, i moshuar”.
Për këtë ipeshkvijtë dhe priftërinjtë janë si vëllezërit më të vjetër që kujdesën më për së afërmi për Kishën, sepse ata janë të shuguruar dhe kanë dhuratën për të shërbyer.
Ne gjithashtu priftërinjtë i thërrasim “atë, patër”, është kjo një praktikë qysh në Kishën e parë. Shën Pali flet për kujdesin e tij atëror për korintianët: “Sepse edhe po të kishit në Krishtin shumë mësues, nuk do të kishit shumë etër, sepse me anë të Ungjillit unë ju linda në Jezu Krishtin” (1 Kor 4, 5). Gjithashtu në letrat e tjera shën Pali e përdor fjalorin e raporteve prind-fëmijë me të gjithë të krishterët që ai i kishte ungjillizuar.
Në ditët tona ky raport prind-fëmijë, kur bëhet fjalë për kujdesin atëror dhe autoritetin në Kishë, më së shumti ka të bëjë më figurën e Papës. Po ashtu vet fjala papë vjen nga fjala atë, babë. Papa është ati i krejt familjes universale – Kishës Katolike, ashtu siç është ipeshkvi atë i ipeshkvisë (dioçezës) së vet, kurse meshtarët janë etër të familjeve më të vogla, të quajtura famulli.
Sikur familjet tona i kanë takimet e veta, ne ditëlindje, dasma, varrime, ashtu Kisha i ka takimet e veta shumë me rëndësi. Një takim i tillë është Eukaristia – Mesha e shenjtë. Mesha është një takim ku marrim pjesë në tryezën që Krishti e shtron për ne. Si do të dukej që një anëtar i një familjeje të mos marrë pjesë në takimet familjare, ashtu duket që një i krishterë të mos marrë pjesë në takimet që Kisha i ka, si në meshë, ashtu edhe në ndarjen e sakramenteve tjera. Pjesëmarrja në të gjitha këto takime i forcon lidhjet në mes anëtarëve të kësaj familjeje.



Kisha – Komb i Shenjtë

Kisha mund të quhet dhe të portretizohet kështu, siç e portretizon shën Pjetri në letrën e vet: “Fis i zgjedhur, meshtari mbretërore, komb i shenjtë, popull që Zoti e fitoi për vete, për t’i shpallur veprat e madhërueshme të Atij që ju thirri nga errësira në dritën e vet të mrekullueshme. Ju që dikur nuk ishit Popull, tani jeni Populli i Hyjit, ju që dikur ishit të përjashtuar nga mëshira, tani e keni fituar mëshirën” (1 Pj 2, 9-10).
Në Besëlidhjen e Vjetër Zoti intervenon në familjen e Abrahamit, të Izakut e të Jakobit dhe gradualisht ata i ndërton dhe i bën komb. Ky nuk ishte në asnjë mënyrë një komb i përkryer (mjafton vetëm të kujtojmë gabimet e liderëve të këtij populli që në fillim), por Zoti edhe më tutje ishte me ta.
Ne po ashtu jemi një familje e ndërtuar e bërë komb, që për lider dhe mbret kemi vetë zotërinë Jezu Krishtin. Por ne jemi një komb universal, jo një grup etnik i caktuar. Fjala ‘Katolik’ do të thotë universal. Më këtë “katolik’ jemi përshkruar qysh në fillim, këtë e gjejmë në shkrimet e shën Ignacit të Antiokisë, përafërsisht nja pesëmbëdhjetë vjet mbasi është shkruar Ungjilli sipas Gjonit, dhe qysh atëherë kjo përdorët për të treguar se çfarë Kishe e Krishtit jemi ne.
Në fakt fjala ‘katolik’ nuk mund të haset ne Besëlidhjen e Re, por realiteti i saj shihet qartë që nga ditëlindja e Kishës në Ditën e Rrëshajëve. Me atë rast “Njerëz të përshpirtshëm, të ardhur prej të gjitha kombeve të botës ishin në Jerusalem... secili i dëgjonte duke folur në gjuhën e vet” (Vap 2, 5-11).
Kjo është një e vërtetë që ne do ta shohim edhe në lavdinë qiellore. Kjo Kishë fitimtare është “Një shumicë e madhe, që askush s’mund e numëronte, prej çdo kombi, çdo fisi, populli dhe gjuhe! Qëndronin në këmbë para fronit dhe para Qengjit të veshur me petka të bardha e me palma në dorë” (Zb 7, 9-10). Ja kjo është Kisha që për lider e ka një të zgjedhur, trashëgimtar të denjë të Fronit – Jezu Krishtin.



P. Ndue Kajtazi
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |