Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor


    







Etiketa

Forumi TeologjikForumi TeologjikKisha katolike (Moderator: Ami)Bibla Katolike. Si ka lindur dhe si ndahet ajo.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Bibla Katolike. Si ka lindur dhe si ndahet ajo.  (E lexuar 1053 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« më: 06-11-2007, 17:16:09 »
Citojeni

SI KA LINDUR BIBLA?

Bibla - libri i popullit te Hyjit
Me përpara jetohet e pastaj shkruhet duke kujtuar atë se çfarë është përjetuar. Librat janë kujtese e popujve. Populli i Izraelit dhe te krishteret qe nga fillimi kanë trashëguar pervojen e besimit (fesë) ne një libër: Bibla.
Librat e Beselidhjes se Vjeter formohen gjatë historisë se popullit te Izraelit, qe nga epoka e Abrahamit (rreth 1.800 para Krishtit) deri ne ardhjen e Jezu Krishtit. Librat e Beselidhjes se Re tregojnë jetën e besimit ne Zotin te bashkësisë se pare.
Beselidhja e Vjeter është i perber prej 46 librash, qe ndahen ne: Pentateuku (5 libra), libra Historik (16 libra), libra Poetik dhe te Diturise apo Urtise (7 libra) dhe librat Profetik (18 libra).
Beselidhja e Re është i perbere prej 27 librash: Ungjijte (sipas Mateut, Markut, Lukes dhe Gjonit), Veprat e Apostujve, Letrat e Apostujve (14 te shen Palit; 3 te shen Gjonit; 2 te shen Pjetrit; 1 e shen Jakobit; 1 shen Judes) dhe Zbulesa (Apokalipsi).
Mesazhi i Bibles përmbledh mesimet te lena ne katekeze, te kremtuara ne liturgji e te kremtuara me deshmi te gjallë. Kjo vepër e dendur letrare është permbushur nën veprimin e Shpirtit Shenjt. Ai është Autori i vërtetë i Shkrimit Shenjt. Autoret e librave kanë qenë te ndikuar nga frymëzimi i Shpirtit Shenjt. Nën dritën e Shpirtit, besimtaret e pranojnë shkrimin si Fjalën e vërtetë te Zotit. Kisha ne shkrimet e shenjta rinjeh burimin e Zbulesave te Hyjit bërë njerëzve.
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 06-11-2007, 17:18:04 »
Citojeni

BIBLA apo SHKRIMI SHENJT
 
Qe prej shumë kohësh miliona njerëz e kanë konsideruar Biblen si librin me të madh te botuar ndonjëherë. Deri tani Bibla është "best seller-i" NUMER NJE ne tërë rrjedhen e historisë.
Me nocionin e pergjithshem “Bibel” nenkuptojme librin e frymezuar për hebrenjt dhe për te krishteret; muslimanet e nderojnë poashtu dhe disa pjesë te saj i gjejmë edhe ne Kuran. Fjala Bibel rrjedh nga fjala greke biblia qe do të thotë “librat” (e shenjtë), qe rrjedh nga fjala biblos (papirus – libër) sipas qytetit Biblos qe mbikqyrte shitjen e tij.
E zënë fill nga gojedhena e hartuar dhe e shkruar gradualisht Bibla është një teresi jashtzakonisht e perbere qe perfshin libra me stile dhe lloje shumë të ndryshme nga te cilët disa janë te nenshkruar ndërsa te tjerë janë nga autore anonim, ndërsa koha e hartimit te saj shtrihet ne dhjetë shekuj.
Për hebrenjte ajo perbehet nga tre pjesë: Torah (apo Ligji qe quhet edhe Peselibersh apo Pentateuku, sepse është i perbere nga pesë librat e pare te Bibles); Neviim – “profetet”, por ky emër perfshin edhe librat e tjerë qe te krishteret i quajne Librat historik; dhe Ketuvim – “shkrimet”.
Beselidhja e Vjeter ne fillim është shkruar hebraisht, përmban edhe disa pjesë ne gjuhën aramaike. Disa libra te cilat i pranon vetëm judaizmi aleksandrin, janë mbartur vetëm ne greqisht. Katoliket dhe ortodokset i konsiderojnë deuterokanonik, ndërsa hebrenjte dhe protestantet apokrif.
Natyrisht doreshkrimet origjinale nuk ekzistojne, por vetëm kopjet e tyre. Doreshkrimet me te hershme te Beselidhjes se Vjeter janë gjetur ne vitin 1948 ne Kumran, ne bregdetin e Detit te Vdekur (një rrotull pothuajse i plotë e librit te Isaise dhe shumë fragmente te te tjerëve). Këto dëshmojnë për punën jashtezakonisht te mirë te kopjuesve sepse dallimet ne mes dorshkrimeve – me gjithë dallimin kohor te disa shekujve – janë ne te vërtetë shumë te vogla.
Padyshim se Bibla është libri me i perhapur ne botë, e perkthyer pjeserisht apo teresisht, ne rreth 1.800 gjuhe dhe dialekte.
Sipas Kanonit Biblik te Kishes katolike Beselidhja e Vjeter perbehet prej 46 librash. Ndërsa 27 librat qe perbejne Beselidhjen e Re qe kanë qenë te shkruar në greqisht.
39 prej tyre janë ne origjinal: ne gjuhën hebraike dhe pjeserisht ne gjuhën aramaike, si p.sh.. Ezdra (nga 4,8 – 6,18; 7,12-26) dhe Danieli (2,4-7,28 ).
Ndërsa 7 librat e tjerë (Tobia, Judita, Libri i parë dhe i dytë i Makabenjve, Libri i Urtise, Baruku, Estera dhe Danieli – këto dy te fundit pjeserisht) i kemi ne gjuhën greke te te ashtuquajturve te Shtatedhjeteve (ose Septuagintes – LXX). Septuaginta ka qenë kushtuar hebrenjve qe jetonin ne diaspore. Ndërsa Bibla Protestante pranojnë Beselidhjen e Vjeter sipas Bibles Hebraike, për këtë arsye zakonisht nuk i perbejne pjeset qe vijojne: Tobia, Juditam 1 dhe 2 Makabenjve, Baruku, Libri i Urtise, Siracidi, Estera (nga 10,4-16,24), Danieli (nga 3,24-90; kapitujt 13 dhe 14).

Termi Beselidhje ose Dhiate apo Testament (rrjedhe nga hebraishtja berit, greqisht diateke, latinisht testamentum), qe do të thotë marrveshje qe lidhe dy a me shumë pale ne një bashkesi dhe nenkupton te drejta dhe detyrime; qe zakonisht shenohet me një gjest zyrtar ose me dokumente te nenshkruara nga dy palet. Prishja e një marrëveshje te tillë konsiderohet si krim. Ne qoftë se njera nga palet gezon pozite te privilegjuar shoqërore, ajo me e dobeta, nëse i qëndron besnike beselidhjes, fiton prej saj mbrojtjen dhe sigurine.
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 06-11-2007, 17:19:22 »
Citojeni

BIBLA KATOLIKE

Sipas Kanonit te Kishes katolike Beselidhja e Vjeter perbehet prej 46 librash, ndërsa Beselidhja e Re 27 libra (greqisht).
39 libra te Beslidhjes se Vjeter janë ne origjinal d.t.th. hebraisht, me pjesë ne aramaisht te Ezdra (4, 8 deri 6, 18; 7, 12-26) dhe Danieli (2, 4 - 7, 28 ).
7 te tjerët dhe pjeset e Esteres dhe te Danielit - këta libra janë shënuar me një yll - janë përkthim i Septaguinta ose te Shtatedhjeteve (LXX), i cili ka qenë shkruar për hebrenjte ne diaspore. Botimet protestante pranojnë Beselidhjen e Vjeter sipas Bibles hebraike - Bibla e Hebrenjve palestineze - dhe për këtë arsye zakonisht nuk i permbajne librat dhe pjeset qe vijojne (te ashtuquajturit deutorokanonik): Tobia, Judita, 1 dhe 2 i Makabenjeve, Baruku, Libri i Urtise, Siracidi, Estera, Danieli 3, 24-90; kap. 13 dhe 14.

   BESELIDHJA E VJETER
Pesëlibershi:
Zanafilla (Zan)
Dalja (Dal)
Levitiku (Lev)
Numrat (Nr)
Ligji i Pertrire (Lp)

Librat historikë:
Jozuehu (Joz)
Gjyqtaret (Gjq)
Libri i parë i Samuelit (1 Sam)
Libri i dytë i Samuelit (2 Sam)
Libri i parë i Mbretereve (1 Mbr)
Libri i dytë i Mbretereve (2 Mbr)
Libri i parë i Kronikave (1 Kro)
Libri i dytë i Kronikave (2 Kro)
Esdra (Esd)
Nehemia (Neh)
Tobia* (Tob)
Judita* (Jt)
Estera
  • (Es)
Libri i parë i Makabenjve* (1 Mak)
Libri i dytë i Makabenjve* (2 Mak)

Librat poetikë dhe të urtë:
Jobi (Jb)
Psalmet (Ps)
Fjalët e Urta (Fu)
Kishtari (ose Koheleti) (Kish)
Kenga e Kengeve (Kk)
Libri i Urtise (Ur)
Libri i Siracidit (Sir)

Librat Profetikë:
Isaia (Is)
Jeremia (Jer)
Vajtimet (Vaj)
Baruku (Bar)
Ezekieli (Ez)
Danieli
  • (Dan)
Ozeja (Oz)
Joeli (Jl)
Amosi (Am)
Abdia (Ab)
Jona (Jon)
Mikeja (Mik)
Nahumi (Nah)
Habakuku (Hab)
Sofonia (Sof)
Agjeu (Agj)
Zakaria (Zak)

     BESELIDHJA E RE

Ungjilli sipas Mateut (Mt)
Ungjilli sipas Markut (Mk)
Ungjilli sipas Lukes (Lk)
Ungjilli sipas Gjonit (Gjn)
Veprat e Apostujve (Vap)
Letra drejtuar Romakeve (Rom)
Letra e pare drejtuar Korintasve (1 Kor)
Letra e dytë drejtuar Korintasve (2 Kor)
Letra drejtuar Galatasve (Gal)
Letra drejtuar Efesianeve (Ef)
Letra drejtuar Filipianeve (Fil)
Letra drejtuar Kolosianeve (Kol)
Letra e pare drejtuar Selanikasve (1 Sel)
Letra e dytë drejtuar Selanikasve (2 Sel)
Letra e pare drejtuar Timoteut (1 Tim)
Letra e dytë drejtuar Timoteut (2 Tim)
Letra drejtuar Titit (Tit)
Letra drejtuar Filemonit (Flm)
Letra drejtuar Hebrenjve (Heb)
Letra drejtuar Jakobit (Jak)
Letra e pare e Pjetrit (1 Pjt)
Letra e dytë e Pjetrit (2 Pjt)
Letra e pare e Gjonit (1 Gjn)
Letra e dytë e Gjonit (2 Gjn)
Letra e tretë e Gjonit (3 Gjn)
Letra e Judes (Jud)
Zbulesa (Zb)

E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 26-01-2008, 16:07:53 »
Citojeni

Përkthimi shqip i Bibles.

Megjithëse nuk mund të lavdërohemi se kemi shumë përkthme të Biblës në gjuhën shqipe, sidoqoftë në letërsinë tonë, përkthimet e Biblës zënë me siguri një vend nderi, edhe pse shumë prej tyre kanë humbur gjatë shekujve, ndërsa ato që i kemi janë një nder i madh për gjuhën shqipe. Mjafton të përmendim se gjuha e shkruar shqipe fillesën e vet e ka në tekste Biblikë, përndryshe si edhe për gjuhët e tjera të Europës. E ndëse e marrim parasysh të dhënën që na e jep Arqipeshkvi i Tivarit Gulimus Adae: Directorium ad passegium faciendum për Philippum regjem Franciae in terram sanctam anno 1332, ku në pjesën e parë të shekullit XIV, arqipeshkvi Tivarit na jep një të dhënë të mrekullueshme se shqiptarët megjithëse kanë një gjuhë krejt të ndryshme nga latinishtja në të gjitha librat e vet përdorin shkronjat latine. E çfarë duhet të kenë qenë këta libra? Me siguri me tematikë religjioze e me siguri më se shumti përkthime të Shkrimit Shenjt. Pastaj nëse e marrim parasysh librin e parë të botuar shqip Mesharin, kemi përveç të tjerash përkthime copash të Shkrimit Shenjt të BV dhe BR. Po edhe Bogdani në një relacion të vitit 1665 shkruan se nëpër famulli gjenden këta katër libra:
L’Evangeli in Albanese - Ungjijtë shqip
Il Specchio Romano – Rituali romak shqip
La Dottrina Piccola – Doktrina e vogël shqip (Luigj Marlekaj)
Pietro Bogdani e l’Albania del suo tempo - D'Antonio Editrice S.n.c. Paolo del Colle (BA), faqe 146.
Jemi të mendimit se Ungjijtë shqip duhej të kenë qenë së paku Leksionarët me pjesë të Biblës që janë lexuar ditëve të diela e të kremteve. Ndoshta mund të jenë edhe prej Mesharit të Buzukut, por mendohet se më parë duhej të kenë qenë përkthime të tjera, sepse një numër specialistësh mendojnë se edhe Dom Gjoni do t’i ketë gjetur pjesët e Biblës të përkhyera para tij e ai vetëm i ka ndryshuar ndonjë pjesë në botimin e tij.
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |