Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Shfaqet premiera e filmit "Koha e kometes"  (E lexuar 784 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Oqeani
Stafi


Karma: 44
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1972



Shiko profilin
« më: 14-09-2008, 00:32:42 »


Eshte shfaqur premiera e filmit Koha e kometes ne kinemane ABC ne prishtine

Filmi "Koha e kometes" eshte nje bashkpunim perfet shqiptaro-gjerman,shume mir i realizuar,bazuar ne romanin e Ismail Kadarese "Viti i mbrapsht",regjine e ka bere Fatmir Koci     

Ne kete film rol kryesor luajne

Blerim Destani, Masiela Lusha, Tomas Heinze, Cun Lajci, Ralf Muler,

Ngjarua zhvillohet ne periudhen e Luftes se Pare Boterore

Ka pasur nje interesim te madh te artdashesve.Konside rohet nga filmat me te shtrejte shqiptar,me nje realizim holywoodian zgerdhihet
Te shpresojme qe ky filem te hap rrugen e kinematografis shqiptare drejt atyre evropiane edhe boterore.
E identifikuar

Everything should be as simple as it is, but not simpler.!!
kengaime
e pakenduar
Anetar


Karma: 104
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 6832



Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 14-09-2008, 12:13:36 »

Kam degju qe do te shfaqet se shpejti edhe ne kinemate gjermane........... .mezi pres ta shoh.
E identifikuar

Kur biem ne harrese, me nuk ekzistojme
Oqeani
Stafi


Karma: 44
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1972



Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 16-09-2008, 01:20:11 »

Mos u impenjo shume se mos po del e zhgenyer pasataj,shpresoj qe jo zgerdhihet


P.s:persh/ Kenga  Perqafim
E identifikuar

Everything should be as simple as it is, but not simpler.!!
Amy
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 818



Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 24-09-2008, 12:55:24 »

"Koha e Kometes" e fillon me Shkodren

"Koha e Kometes" (Time of the Comet), qe celi siparin e Festivalit të parë Nderkombetar Veror te filmit ne Durrës, filloi nga dje rrugetimin ne Shkodër. Një nga filmat me te realizuar shqiptar te kohëve te fundit me një kast te përzier nga te gjithë trevat shqiptare, shtuar me emrat e disa aktoreve të huaj, ka treguar një stad me te lartë te filmit shqiptar bashkekohor. Mbeshtetur mbi motive te novelezes "Viti i Mbrapshte" ai ka mrekulluar publikun e Prishtinës dhe nga 23 shtatori edhe atë te Shkodrës.

Regjisori i saj Fatmir Koci ka vendosur një kast te ekuilibruar te autoreve me pervoje dhe debutuesve, ndërsa i ka besuar Blerim Destanit rolin kryesor dhe pastaj Cun Lajcit, Luan Jahjes, Marsela Lushes, Xhevdet Jasharit, Blerim Gjocit, Xhevdet Ferrit etj, rolet e tjera. Thuhet se Koci i ka mbyllur xhirimet e filmit me te kushtueshem te historisë se kinematografise shqiptare ne nisje te vjeshtes se vitit 2007. Me plot 2.5 milione Euro. Një film, qe ka qenë ëndërr për realizimin nga ana e Kocit dhe krejtësisht me një look ndërkombëtar, për sa i përket produksionit te tij. Ai ka qenë bashkeprodhim me Kompanine gjermane "LARA Enterprises", producent i te cilit është Alan Mixhic, me origjinë nga Bosnja. Koci ka preferuar qe t'i realizoje xhirimet ne mes te Maqedonisë dhe Veriut te Shqipërisë. Ngjarjet fillojnë nisen ne një pllaje dhe po ne te njëjtin vend, kthehet me te dashuren e tij, aktori kryesor i filmit. Deri me tani kritika shqiptare e specializuar ende nuk e ka shprehur zërin e saj. Perndryshe, filmi ka treguar një marredhenie te arrirë te stafit teknik dhe te aktoreve te saj. P.sh. shquhet aktori kryesor Destani dhe duke vazhduar me rolin e Kuz Babait, qe është një arritje interpretimi i Cun Lajcit. Jo vetëm se e ka kuptuar ne thelb rolin, por edhe se i është ruajtur me kujdes patetizmit organik te shqiptareve. Kamera është e jashtezakonshme dhe e ndjek ne mënyrë te përkryer aksionin e regjisorit. Ku shquhet nderthurja e mrekullueshme e muzikes me elementin koreografik. Një pune e jashtezakonshme për te zberthyer filmin ka qenë e drejtorit irlandez te fotografise Donal Gilian. Ky i fundit, qe ka punuar ne filmin e Stiven Spilbergut tek "Shpetoni ushtarin Rajan", si asistent i parë i drejtorit te fotografise( dhe ne klipe te shumta muzikore me grupin e njohur "U2"), përmes vendosjes fantastike te kameras ka lehtesuar dhe konceptin e autorit dhe deri diku patetizmin e tepruar, qe nuk i shpeton aktoreve. Një gjetje interesante e Kocit është roli i Dylberit te Kus Babait dhe dyluftimi psikologjik, qe bën nga ana tjetër-për ta pasur te tillë dhe personazhin kryesor. Me çast-in e zgjedhur ka qëndruar organikisht edhe artisti gjerman Tomas Haince, ne rolin e Princ Vidit. Muzika është realizuar nga kompozitori shqiptar qe jeton ne Hollivud, Aldo Shllaku, ndërsa marrin pjesë edhe aktoret nga Maqedonia, Vllado Jovanovski, aktorja Naomi Valeska (mbreteresha Sofi), qe duket se janë integruar mirë. Një tjetër emër qe ia vlen te përmendet është ai i Ralf Muler, i cili ka marrë pjesë ne produksionin e filmit te njohur "Gladiatori". Koci ka ditur qe te mbertheje mirë edhe domethenien e tregimit te Kadarese. Grupi i shqiptareve, qe kërkojnë luftën hipotetike dhe qe do të plazmohet ne histori, e fillon me grotesk dhe e mbaron me grotesk. Por, asnjëherë duke e kthyer filmin ne komik.



Premiera, ne disa vende te botës

Filmi është dërguar ne disa vende te Evropes, Azise dhe Amerikes, ndërkohë qe nuk është pranuar ne Festivalin e Venecias ne Itali. Filmi ka pasur premiere ne Prishtinë me 2-3 shtator dhe me pas ka shkuar ne Maqedoni dhe është rikthyer ne Shqipëri.


Ben Andoni - " Koha Jone"
E identifikuar
Leona
<< ShQiPtArE>>
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 352



Shiko profilin
« Përgjigju #4 më: 25-11-2008, 23:14:19 »

Pershendetje...

Mund ta shofim ndokund filmin Koha e Kometës në internet?

E identifikuar

<<<%>>>
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Kush eshte banori juaj i preferuar ne "Shpija e Kosoves"?
  • Dot Saranda Hoda
  • 4 (44%)
  • -
  • Dot Suzana Tahiri
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Albulena Gjinaj
  • 4 (44%)
  • -
  • Dot Arjeta Morina
  • 1 (11%)
  • -
  • Dot Zigrid Katroshi
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Erlinda Shatvica
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 9
  • Shiko temen

* Sponsor