Berni
Forca Elbasani
Stafi
Karma: 4
offline
Gjinia: 
Postime: 24140
|
 |
« më: 13-02-2008, 08:30:52 » |
|
Kosova në dokumentarin shqiptar, audiencë maksimale
Ka shënuar një audiencë maksimale maratona e filmit dokumentar mbi Kosovën, që ka nisur të transmetohet në programin satelitor të TVSH-së nga data 28 janar dhe që do të vazhdojë deri më datë 18 shkurt, një ditë pas shpalljes së pavarësisë së shtetit më të ri në botë. Filmat dokumentarë, që janë shfaqur kanë qenë prodhime jo vetëm të skenaristëve, gazetarëve dhe regjisorëve të Televizionit Publik Shqiptar, si Pluton Vasi, Halil Kamberi, Ylli Pepo, Ilir Buçpapaj, Arjan Dodbiba, por edhe i emrave të njohur të kinemasë shqiptare si Kujtim Çashku dhe Saimir Kumbaro. Sipas Drejtorisë së Programit Satelitor, kanë qenë të shumta mesazhet që kanë ardhur në këtë drejtori, të cilat përshëndesin këtë iniciativë të ndërmarrë për të sensibilizuar dhe mbështetur statusin e pavarësisë së Kosovës tek të gjithë shqiptarët në botë përmes kanalit të vetëm satelitor publik. Dokumentarët e prezantuar kanë rizgjuar edhe një herë tek bashkëatdhetarët arsyet përse Kosova duhet të jetë e pavaruar, si edhe shikuesin e huaj përmes një tematike që përshfaq një Kosovë të parë nga autorët në aspektin historik, si në traditë, në genocidin e ushtruar ndaj Kosovës, por edhe mikpritjen që shqiptarët e Shqipërisë përshfaqën ndaj shqiptarëve të Kosovës në pranverën e lagësht të vitit 1999. Sipas drejtorit të Drejtorisë së Programeve Satelitore në TVSH, Pluton Vasi, "motivi i organizimit të kësaj maratone ishte sensibilizimi ndaj momentit historik që po kalon Kosova, gjë e cila përputhet edhe me strategjinë e kësaj drejtorie". Sipas Vasit, përmes mesazheve të dërguara shikuesit jo vetëm kanë përshëndetur organizimin e kësaj maratone, por edhe kanë dhënë sugjerime në lidhje me këta dokumentarë, sikurse shumë krijues kryesisht nga Kosova kanë shprehur dëshirën për të transmetuar filmat e tyre dokumentarë në këtë kanal satelitor. Por, e veçanta e organizimit të kësaj maratone ka qenë edhe fakti se autorët e përzgjedhur përmes intervistave kanë dhënë përshtypjet e tyre njerëzore nga momentet kur i kanë realizuar këto prodhime, me një rëndësi të veçantë historike, kulturore dhe artistike për Kosovën dhe qëndresën e saj. Ballafaqimi i këtyre filmave dokumentarë me mendimin e specializuar të historianëve të njohur që kanë punuar me Kosovën si; Kasem Biçoku dhe Marenglen Verli, vënia në dispozicion e adresës së e-mail-it rtshsatelit@rtsh.al, për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë kanë qenë pjesë e strategjisë së këtij projekti sqimtar me qëllim që të gjithë të jenë protagonistë të kësaj maratone dokumentareske kushtuar historisë dhe vlerës gjithëpërfshirëse që ka Kosova.
Filmat dokumentarë të transmetuar në kanalin satelitor të TVSH-së
"Lojë botash" - Pluton Vasi
"Simfoni kosovare në 8 kohë" - Ylli Pepo
"Lotët e Kosovës" - Kujtim Çashku
"Jehona Kosovare" - Ariaë Dodbiba
"Atje jam lindur, atje do vdes" - Sajmir Kumbaro
"Sa vjet na shkuan"- Halil Kamberi
"Popull i pandalur" - Petro Lati
"Kur ikin korbat" 60 min.- Viktor Gjika
"Shkatërrimi i objekteve muzeale në Kosovë nga serbët"- Ilir Buçpapaj
"Klasiku i fundit" (Idriz Hajeti) Halil Kamberi
"Shqiptarët" - Flora Nikolla, Bujar Kokonozi
"Shpresoni tek ne" - Suzana Zyrakja
"Drama, pavarësia" - Tefta Radi
Rilindja Demokratike
|