Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Kinematografia ne Shqiperi !  (E lexuar 2440 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« më: 06-12-2006, 13:32:43 »

Kinematografia ne Shqiperi u zhvillua mbas vitit '45, nderkohe qe si shfaqje e pare filmike njihet ajo e piktorit Kol Idromenos ne vitin 1912. Filmi me i vjeter me teme shqiptare i xhiruar nga te huajt, eshte "Albania ribelle", xhiruar nga shoqeria italiane "Cines" e Torinos, ne vitin 1909. Ne vitin 1946 u ngrit ndermarrja e pare kinematografike shqiptare. Gjate viteve '70- '80-'90 prodhimi kinematografik shqiptar numuronte ne vit, 14 filma artistike, 40 dokumentare dhe kronikale, 16 filma vizatimore te teknikave te ndryshme. Pas viteve '90, prodhimi i filmit shqiptar ka shenuar renie te ndjeshme.

"Tana", eshte film i pare artistik shqiptar me metrazh te gjate. Prodhim i Kinostudios "Shqiperia e re", realizuar ne vitin '1958. Subjekti i filmit, me teme nga jeta shoqerore e fshatit dhe eshte me skenar te Fatmir Gjates, mbeshtetur ne novelen e tij me te njejtin titull. Regjisor eshte Kristaq Dhamo.

"Qeshim se nuk qajme dot" eshte filmi i pare artistik me metrazh te shkurter, me regjisor, Viktor Stratoberdha, me skenar te Dionis Bubanit. U shfaq per here te pare pas 43 vjetesh, ne vitin 1999, per shkak se regjisori Stratoberdha u denua nga regjimi komunist. Viktor Stratoberdha u lind ne qytetin e Korces ne vitin 1925."Beni ecen vete". Film artistik per femije me regjisore Xhanfise Keko (Artiste e Popullit), prodhim i vitit 1975. Ka fituar cmimin e posacem ne festivalin per femije te Salernos ne Itali ne vitin 1979.

"Zana dhe Miri", eshte filmi i pare vizatimor i prodhuar ne vitin 1975. Me pas filloi prodhimi i filmave me tekniken e vizatimit dhe me vone i filmave me tekniken e kombinuar me sende reale.
E identifikuar

Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 5505



Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 03-10-2007, 05:23:09 »

Berni: Shume interesante historia (ende SHUME E VARFER) e Kinematografise Shqiptare. Nje gje s'e kuptoj, sot ne shekullin e 21-te kur teknologjia, shkenca dhe vendi yne ka ecur shume me perpara, do te kishte me shume kuptim sikur prodhimi dhe realizimi i filmave te ishte ne rritje e siper, te ishte trefishuar e dhjetefishuar fare nga 14 filma artistike qe prodhoheshin ne vit, sesa te kete rene aq shume, saqe s'i dihet nese behen apo jo 1-2 filma ne vit. Sigurisht, ne, ne Shqiperi akoma s'kemi arritur te kemi ate teknologji qe te realizoje filma sic ben Kinematografia e Famshme Amerikane apo Italiane te themi, por njerezit e talentuar, regjisoret, producentet, skenaret, shkrimtaret dhe aktoret/artistet shume te talentuar, nuk na mungojne. Fatkeqesisht na mungojne fondet dhe te ardhurat se edhe nje film sado i thjeshte do te kushtoje mjaft, se pak-pak do paguhen kameramanet, regjisoret, xhiruesit, kompozitoret, skenaristet, aktoret, etj. etj. Ahhh sikur ne Shqiperi te kishte shoqata te huaja apo njerez qe do e canin koken per Artin, Kulturen dhe Filmin Shqiptar. Mbase ata do te mundesonin sadopak rritjen, prodhimin dhe kulturen e filmave tane, se mendja, idete dhe ngjarjet apo ceshtjet/temat (per filma) nuk u mungojne Shqiptareve. luj syun Duhet te dalin firma e shoqata te tilla ndihmuese e sponsorizuese qe ta ndihmojme filmin e kinematografine tone ndoshta, se ka mbetur ne dite te hallit (fatkeqesisht :'().
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
sorelina
Moderator


Karma: 6
offline offline

Postime: 1480



Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 03-11-2007, 20:00:37 »

Eshte vertete per te te ardhur keq kur degjon te flitet se sa poshte ka rene Kinematografia Shqiptare.
E identifikuar

Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont...
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  



Anketa
  • A ju pelqejne Stupcat?
  • Dot Shume
  • 5 (38%)
  • -
  • Dot Pak
  • 2 (15%)
  • -
  • Dot Aspak
  • 6 (46%)
  • -
  • Numri total i votave: 14
  • Shiko temen

* Sponsor