Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Kinemaja Shqiptare prezantohet ne Amsterdam.  (E lexuar 421 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
erlehta
Die Schlumpfine
Anetar


Karma: 23
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 4918



Shiko profilin WWW
« më: 27-10-2007, 22:55:36 »

 Filmat shqiptare, dy ditë në Amsterdam. Janë kryesisht 11 filma, pjesë më e madhe e të cilëve realizuar pak kohë më parë nga regjisorë shqiptarë dhe pjesa tjetër nga regjisorë nga Kosova.

Janë të gjithë të prezantuar nëpër festivale të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe të gjithë të vlerësuar me çmime të ndryshme. Janë filma me metrazh të shkurtër dhe nga dje kanë nisur të garojnë në festivalin “Balkan Snapshots film”, i cili do të vazhdojë edhe sot në Amsterdam. Gjithçka që sjell ky festival ka të bëjë me Ballkanin, ku trajtohen tema nga më të ndryshmet. Mjafton të përmendësh filmat “Edeni i braktisur”, i regjisorit shqiptar Eno Milkani, “Bilbili dhe mbreti”, i Bertrand Shijakut, “Me varrin hapur” i Petrit Rukës, “Dashuria e akrepave”, “Ura” i Artur Muharremit, “Lulet mi lumë”. Ndërsa filmat me metrazh të shkurtër realizuar nga regjisorët nga Kosova janë “Dhe tani” i Yll Çitakut, “Relaksohu” i Kaltrina Krasniqit, “Kolateralisht” i Yll Çitakut, “Kosovo 9/11” i Burbuqe Berishës, “T’amlin e nanës” i Yll Çitakut, “Tatita” i Yll Çitakut (33 min). “Balkan Snapshots Film Festival” këtë vit shënon vitin e dytë, ndërkohë që sivjet ai prezanton një seleksionim të filmave të shkurtër, dokumentarë dhe videovepra të artistëve nga vendet ballkanike, si: Kroacia, Serbia, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina, Kosova dhe Shqipëria.
panorama.com.al
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  



Anketa
  • Disa nga objektet orientale(Postkulla)
  • Dot archicad9
  • 5 (83%)
  • -
  • Dot artlantis4.5
  • 1 (16%)
  • -
  • Dot artlantisR
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 6
  • Shiko temen

* Sponsor