erlehta
Die Schlumpfine
Anetar
Karma: 23
offline
Gjinia: 
Postime: 4918
|
 |
« më: 10-11-2006, 18:09:46 » |
|
Dhimitër Anagnosti në Romë: “Gjoleka”, ndoshta filmi i fundit
Historinë shqiptare që ndodh në një fshat të viteve '30, regjisori i njohur Dhimitër Anagnosti do ta shfaqë sot edhe për publikun italian. Filmi i tij “Gjoleka, djali i Abazit” që e riktheu Anagnostin pas 16 vjetësh mungesë, konkurron në festivalin “MedFilm Festival” në Romë. Një natë para se filmi i tij të shohë projeksionin, Anagnosti tregon për gazetarët rreth filmit dhe mënyrës së tij të të bërit kinematografi. “Një film nuk realizohet për të thënë diçka të re, por për të treguar realitetin e një vendi, me njerëzit, historinë dhe traditat e tij. Një film nuk është vetëm për të shkuarën, por edhe për të ardhmen, për të thënë diçka mbi vizionin e ri të një vendi”, - është shprehur Anagnosti për A N S A . Kështu e përshkruan Anagnosti punën e tij, duke iu referuar në veçanti filmit të fundit “Gjoleka, djali i Abazit”. Filmi është në konkurrim në festivalin “MedFilm Festival”, në seksionin e filmave të gjatë për çmimin “Amore e psiche”. Nën interpretimin e aktorëve Artur Gorishti, Myzafer Ziflaj, Enxhi Agushi, Zef Mosi, Marjana Kondi etj, publikut të Romës do t'i paraqitet një copëz e largët e realitetit shqiptar. Pak kohë më parë, regjisori Anagnosti u nderua në Romë me çmimin “Lacio m e s E v r o p ë s dhe Mesdheut”, për njeriun që bëri art edhe në kohën pa liri të diktaturës. Kuriozitetit të gazetarëve nëse filmi i fundit i Anagnostit sillte të reja edhe në mënyrën e realizimit të tij, krahasuar me 16 vjet më parë, ai i përgjigjet se “Nuk mendoj se ka ndryshime në mënyrën time të të bërit film. Ndoshta tani punoj pak me më shumë liri, pa problemet që hasje gjatë periudhës së socializmit”. Sot, një nga regjisorët më të mëdhenj shqiptarë, Anagnosti tregon për ANSA se kishte filluar si kameraman. Por saktëson se “dëshira ime ishte të shkruaja”. Pastaj u bë regjisor. “Që atëherë, në pjesën më të madhe të filmave të mi kam qenë kameraman, regjisor dhe skenarist”. Kthimi i tij në kinematografi u prit me shumë kureshtje edhe në Shqipëri. E shtyrë kjo edhe nga mungesa e tij e gjatë prej 16 vjetësh. Por tani që është kthyer të bëjë film, Anagnosti nuk është shumë i vendosur për të vazhduar. “Nuk e di nëse do të bëj një film të ri, ndoshta ky është i fundit”, - shprehet ai, duke theksuar se për momentin ka gjëra të tjera për të shkruar, si libra dhe pjesë teatrale
gazetashqiptare.com
|