Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Dhimiter Anagnosti!  (E lexuar 560 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
sorelina
Moderator


Karma: 6
offline offline

Postime: 1480



Shiko profilin
« më: 12-12-2006, 18:07:00 »



Anagnosti, veprat 40-vjeçare në një album

 
 
Anila Mema

Nuk është shumë, për gjithë krijimet dhe vlerësimet që ka rrëmbyer në konkurrime kombëtare dhe ndërkombëtare, por është më mirë se asgjëja.

Për 70-vjetorin, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit i ka bërë dhuratë një katalog me veprat e krijimtarisë mbi 40-vjeçare artistit të njohur, Dhimitër Anagnosti. Eshtë një album i thjeshtë, i botuar me mjaft përkujdesje, ku përfshihen aty gjithë fotografitë, filmat dhe mendimet që kolegët artistë kanë dhënë ndër vite për të mirënjohurin. Ideuesit dhe realizuesit, drejtori dhe nëndrejtori i AQSHF, Ilia Xhokaxhiu dhe Flori Slatina, nuk pretendojnë të thonë gjithçka nëpërmjet këtij albumi të thjeshtë përgatitur me rastin e 70-vjetorit të lindjes së autorit, i cili do të promovohet sot në praninë e vetë regjisorit në ambientet e AQSHF. Aty do të shfaqet gjithashtu edhe një kolazh me krijimtarinë më të spikatur të Dhimitër Anagnostit. “Asnjë artist s’e ka të lehtë të krijojë atë marrëdhënie esenciale midis vetes dhe shoqërisë, pra të deçizojë qoftë edhe në mënyrë të përafërt një situatë të caktuar apo disa fenomene të marra së bashku, ku blatohet ndoshta esenca jonë. Në rastin e regjisorit të shquar të kinematografisë, Dhimitër Anagnosti ndërkohë që ndjejmë se mund të flasim shumë për veprën e tij tashmë të njohur e tepër solide, përsëri them se nuk e kemi të lehtë për vetë kompleksitetin që mban në substratin e vet domethënia e veprës së tij. Shumë filma të realizuar nga regjisori i shquar Anagnosti tashmë kanë hyrë në kujtesën e hapësirës artistike shqiptare”, shprehet Ilia Xhokaxhiu në një shkrim të shkurtër të përfshirë në këtë album, ku cilësitë e fotografive vlejnë për t’u theksuar. Anagnosti ka fituar mjaft çmime në konkurrime kombëtare e ndërkombëtare, që natyrisht nuk mund të mungojnë në këtë botim të ri të AQSHF, ku përfshihen dhe 14 filma artistikë 10 filma dokumentarë. Albumi nis me një mori shkrimesh kritike mbi krijimtarinë e Anagnostit dhe vijon mandej me një biografi të shkurtër të regjisorit, ndërkohë faqet në vijim pasojnë me filmat e tij, që nga filmi ”Njeriu kurrë nuk vdes”, në të cilin Anagnosti është bashkëoperator me Viktor Gjikën, filmi “Debatik”, ku sërish artisti është operator, “Toka jonë”, “Komisari i Dritës”, “Dueli i heshtur”, “Besa e kuqe”, “Fraktura”, “Lulëkuqet mbi mure”, “Plagë të vjetra”, “Malet me blerim mbuluar”, “Në shtëpinë tonë”, “Kur hiqen maskat”, ”Cuca e maleve”, “Përrallë nga e kaluara”, e deri tek filmi i tij i fundit “Gjoleka, i biri i Abazit”, me të cilin regjisori ka fituar çmimin special “Menzione Speciale” në festivalin mesdhetar të filmit “MedFilm” në Itali dhe çmimin ndërkombëtar “Lacio mes Evropës dhe Mesdheut” në Romë. “E madhe është energjia vitale dhe ekzistenciale e veprave të mjeshtrit të kinemasë shqiptare, Dhimitër Anagnostit. Ai në mënyrë origjinale dhe aktuale rilidhet me traditën kombëtare me atë të ekspresionizmit evropian. Filmat e tij mundohen (brenda censurës dhe autokontrollit) t’i kundërvihen çfarëdolloj realizmi retorik zyrtar dhe që po zhvillohet në gjurmët e vlerave më të vërteta të lirisë njerëzore, duke përfshirë ndjenjat, pasionet dhe shpresat për një të ardhme më të mirë”, shprehet regjisori, Muharrem Fejzo, në një shkrim kushtuar mjeshtrit të kinemasë. Sipas tij, ajo që godet më shumë te ky artist është aftësia e tij për të vizualizuar jo vetëm dimensionin individual të personazheve të krijuar prej tij që në embrion, por mbi të gjitha fatet e përbashkëta në aspektin e një epike dramaticiteti të njëzëshëm.
Mare nga panorama.com
E identifikuar

Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont...
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • A ju pelqejne Stupcat?
  • Dot Shume
  • 4 (33%)
  • -
  • Dot Pak
  • 2 (16%)
  • -
  • Dot Aspak
  • 6 (50%)
  • -
  • Numri total i votave: 13
  • Shiko temen

* Sponsor