marre nga Gazeta Start
SYRIANA: Rregullat i vendos kapitalizmi!Stephen Gaghn, fituesi i cmimit Oscar me skenarin me te mire ne filmin Trafik, kesaj radhe paraqitet edhe vete ne xhirime perseri me nje tekst te shkruar nga vete ai. Syriana, nje film plot tension politik ku pista e zhvillimit te ngjarjeve eshte nafta globale si nje fushe shahu, levizjet e te ciles jane aq te ngaterurua e te nderlikuara saqe mund te ngjajne me nje mikser mendimesh ne trurin tone.
Filmi tregon gershetimin e historive te marreveshjeve e pakteve, te marra pas dyerve te mbyllura, midis shteteve qe udheheqin kapitalizmin per perfundimet njerezore te atyre qe derdhin djersen ne shtreterit e arit te zi ne Gadishulin e Iranit dhe te atyre qe konkurojne per pasuri dhe fuqi... Nen nje spekulim te shpejte shikojme Princat Arabe qe vrapojne pas enderres Amerikane, patriotet Arabe qe besojne ne mbrojen e trojeve te tyre me ane te terrorit dhe agjentet qe ushqehen nga çarku i naftes nderkombetare. Edhe pse libri i Robert Baer " See no Evil" i pershatur ne kinema i dha mundesine e Oscarit protagonistit te filmit George Clooney, skenaristi Gaghn u kthye me duar bosh nga ceremonia madheshtore e ndarjes se cmimeve te me te mireve.
Ne film, borgjezia dhe forca punetore, inspektoret dhe agjentet nderkombetare, te pasur e te varfer, VIP-at dhe njerezit e thjeshte, duke mos qene ne djeni qe egzistenca e tyre eshte nje "hiroshima", me nje ndikim shume te madh ne bote, secili luan rolin e tij qe i ka rene per pjese ne kete gjullurdi qe ushqen sistemin industrial...Ngjarj
a ben fjale per Princin Nasër ( "gabim i ri"), karizmatik dhe i ri, qw kerkon rruget e ndryshimit te marreveshjeve... Zoteruesve e nje kohe te gjate te se drejtes se nxjerrjes se gazit natyror, shoqeria gjigande e prodhimit te energjise ne Teksas Connex, ua heq kete te drejte dhe ia jep nje firme Kineze e cila ofron nje cmim me te larte.
Kjo ishte nje shuplake e nxehte per Connex dhe per rrjetin e saj te punes ne Amerike. Jimmy Killen, drejtuesi i nje shoqerie me te vogel per prodhimine petrolit ne Teksas, sapo kishte marre te drejten per sondat ne Kazakistan, atje ku syte e shume shoqerive te te njejtit lloj ishin grubulluar syte prej kohesh. Kjo ben qe Connex te tregoje nje interes te veçante mbi Killen, ajo tashme kishte nevoje per siperfaqe te reja qe te ruante kapacitetin e prodhimit. Bashkimi e ketyre dy shoqerive terheq vemendjen e Ministrise se Drejtesise e cila ngarkon me detyre kerkimore mbi temen ne fjale nje nga anetaret me te zote te nje firme juridike WASP Sloan Whiting...
Ne te vertete filmi pasqyron mundesine e nje perplasje te mundshme te fshehte/te hapur brenda ne Amerike midis WASP ( White Anglo-Sakson-Protestan) me Izraelitet. Kuptohet qe kjo perplasje do duket sikur eshte fituar nga WASP. Per me shume Kryetari i SHBA sot per sot eshte nje ish anetar i WASP-it se Teksasit.
Edhe pse tema ka nje zhvillim te shpejte Gaghan zgjedh qe rrjedha e ngjarjeve te zhvillohet ngadale, edhe pse ka provuar te hyje dhe ne jeten private te aktoreve ne film nuk mund te themi se ne kete fushe ishte i suksesshem.Nje ane e bukur e filmit ishin muzikat e zgjedhura dhe kompozuara me kujdes nga Alexandre Desplat. Rregjisori shprehet keshtu ne lidhje me "Syriana": " Jetojme ne nje epoke te veshtire dhe te te ngateruar. Per kete arsye doja qe " Syriana te pasqyroje pak a shume kete ngaterese duke u bazuar mbi ndjenja. Nuk ka ndarje njeri i keq, njeri i mire. Pergjigjet nuk jane te thjeshta. Karakteret, nuk u pershtaten karaktereve tradicionale; historite, nuk te cojne ne nje perfundim mesimdhenes per jeten, pyetjet te ngelin pa pergjigje. Qellimi im ishte te mos i jepja gjithckaje nje perfundim, doja te qe filmi te procedoje nen lekurat tuaja dhe tua le ne kujtese per nje periudhe te gjate. Kjo per mua ishte reflektimi me i drejte i jeteses dhe mendimeve qe na kane kapëluar pas 11 Shtatorit."
Syriana, eshte puna e nje filmi te sinqerte per te sjelle te filmdashesit fytyren e vertete te kesaj bote te piste te ulur ne menyre magnificente ne sofrat me peceta te bardha. Bota e atyre njerezve qe i hasim perdite neper hollet e hotelve te veshur bukur, paster, te rruajtur, me qendrim rigoroz dhe qe ne nuk mund ta percaktojme tamam punen qe bejne.
SYRIANA
Rregjisor
Stephen Gaghan
Skenari:
Stephen Gaghan
Rregjizori i imazhit televiziv
Robert Elswit
Muzika
Alexandre Desplat
Lloji
Dram-Tension Politik
Aktoret-Personazhet
George Clooney
Jeffrey Wright
Matt Damon
Christopher Plummer
Chris Cooper
http://www.gazetastart.com/index.php?faqe=listolajmet&katid=HistoriID