M A X
Admin
Karma: 36
offline
Gjinia: 
Postime: 11172
|
 |
« më: 09-04-2008, 02:28:47 » |
|
Më i shpejtë se drita, por i fshehur tek masa Na duhen superfuqi për të mundur neurozën
Supermani, mbush 70 vjeç
"Është zog? Është avion?". Është një 70-vjeçar. Aq do të mbushë muajin e ardhshëm Nembo Kid, Supermani për më të rinjtë, i cili ka debutuar në prill të vitit 1938 në numrin e parë të librit me ngjyra Action Comics (por, siç ndodh shpesh në periodikët amerikanë, me datën në kopertinë të spostuar me dy muaj përpara dhe, për pasojë, të referuar qershorit). Nga ajo ditë, bota e librave me vizatime ka ndryshuar dhe me paksa ekzagjerim mund të thuhet edhe bota tout court, pasi kur shpërthimi i mjeteve të komunikimit masiv është përhapur dhe kultura pop amerikane në periudhën e pasluftës ka infektuar pjesën tjetër të njerëzimit, Superman është bërë një simbol universal. Më shumë akoma se Sherlock Holmes, i cili mbetet një personazh dhe jo vetëm një "avatar", njeriu i pajisur me paprekshmëri dhe superforcë është demostruar një kolektor aspiratash, dëshirash, makthesh dhe ëndrrash me sy hapur me dobishmëri të jashtëzakonshme. Për të penetruar më mirë në rolin absorbues të vetëdijes së përgjithshme, ka hequr dorë nga një karakter i mirëpërcaktuar dhe ka zgjedhur të paraqesë gjithmonë faqen tjetër, atë mbi të cilën një shpullë nuk bën dëm më shumë se një e shtënë topi dhe vetëm kriptoniti mund të lërë një shenjë të pashlyeshme. Krijesë me 100 koka, shumë herë e rishpikur gjatë dekadave nga dhjetëra autorë dhe ilustrues, Supermani nuk rrjedh vetëm nga supernjeriu niçean, Übermensch që do të vijë të zëvendësojë njerëzimin jo të përsosur të tanishëm, sesa nga versoni i tij feuilleton, "mbinjeriu i masës" i tetëqindës, (siç e ka përcaktuar Umberto Eco) që popullonte romanin me apendiks dhe kishte konotacione shpesh alarmante. Por në imagjinatën e popullit agjitatori, qenia e pakapshme është gjithmonë edhe një hakmarrëse dhe kjo e bën tërheqës në nivel social, përveçse në planin e fantazive individuale. Supermani, të cilin mund ta krahasojmë me një trashëgimtar të Kapitenit Nemo, luftëtarit pacifist të Zhyl Vernit, nuk i shpëton rregullit: Në aventurat e para është një makinë e tërbuar dhe anarkike që hakmerret për gabime dhe ndihmon klasat e shpronësuara me një impuls të denjë për vokacionin më të mirë socialist. Për krijuesit e tij, është armiku i betuar i preotentëve, rregulluesi që nuk ka shumë skrupuj për të kaluar linjën ndarëse të ligjit. Në krahasim me të, Robin Hood bën një figurë prej njeriu të edukuar; shumë e lehtë të mendohet për Rocambole.
Sa më shpesh tregimi popullor sfumon në balladë dhe ndoshta në legjendë, aq më shumë heroi fiton konotacionet e gjysëmzotit. Në rastin specifik, termi nuk është aspak i ekzagjeruar, pasi Supermani zbret nga qielli dhe, ashtu si Akili, Herkuli apo Samsoni, ka fuqi të jashtëzakonshme. Hyjni e veshur me tutën streçe blu dhe mantelin e kuq si akrobati i një cirku, kërcen nga një qiellgërvishtëse në tjetrën dhe ngre automobilë të rëndë vetëm me duar, me paqen e mirë të çdo ligji fiziko-kinetik. Autorët që i mundësojnë të marrë fluturimin janë dy kushërinj hebrej, Jerry Siegel (1914-1996) dhe Joe Shuster (1914-1992), të apasionuar pas fantashkencësdhe me gozhdën fikse të supernjeriut. Siegel, skenaristi, kishte menduar në një moment të parë që ta bënte një super të keq dhe kishte shkruar një tregim në këtë kuptim mbi fansrevistën e botuar prej tij, Science Fiction (me ilustrime të Shuster). Por pastaj ideja ishte dukur pak komerciale: Të dy synonin që të nxirrnin një libër vizatimor dhe t'ua shisnin të përditshmeve, por në vitet tridhjetë herojtë e vetëm të librave vizatimorë qenë hakmarrësit e së mirës. Pasi ka lexuar romanin Gladiator të Philip Wylie, në të cilin tregohen gjestet e një supermani shkencor të pajisur nga i jati me forcë të jashtëzakonshme dhe paprekshmëri, Siegel bën një hap përpara dhe imagjinon që heroi i tij të vijë nga një planet tjetër, të quajtur Krypton (= okulti, i fshehuri), ku ka një gravitet më të lartë respektivisht, Tokës dhe një diell të kuq në vend të një të verdhi. Krypton është superplaneti tipik me superprobleme: njerëzit janë të begatë dhe të lumtur, shkenca bën mrekullira, por edhe vullkanet nëntokësore bëjnë mrekullira. Kur një seri lëkundjesh gjeologjike mund kohezionin e sipërfaqes, diellit të vjetër të kuq nuk i mbetet gjë tjetër veçse të dëshmojë shpërbërjen finale e vasalit të tij më premtues, Amen. Por një moment përpara katastrofës, shkencëtari Jor-El arrin që ta vendosë djalin e tij Kal në një raketë dhe ta dërgojë në Tokë. I ardhur këtu në prill të 1938, Kal-El ybulon se ka energji të mëdha, lëkurë të paprekshme dhe fuqi të tjera. Për ta thënë më mirë, e zbulojnë prindërit adoptues, çifti Kent, dhe mjekët që kërkojnë më kot t'i bëjnë një injeksion: Gjilpëra thyhet gjithmonë mbi lëkurën e tij. Supërfëmija fluturon, përthyen çelikun, ka superdëgjim dhe kështu me radhë, edhe pse disa janë shtesa të tepruara. Përralla do të tregohet shumë herë dhe mënyrë gjithnjë e më të pasur më veçanti, megjithatë e vërteta bazë mbetet e pandryshuar: Krypton, planeti okult, ka shpërthyer dhe një fëmijë jashtëtokësor ka mbërritur midis nesh, Superman i ardhshëm. Racionalizimi i parë dhe më i thjeshtë i fuqive të tij do që graviteti më i vogël i Tokës i mundëson të bëjë kërcime fantasike dhe shpalosje të madhe të fuqisë muskulare. Asgjë në botë nuk do të mund t'i mundësonte të fluturonte, të zhvillonte një shikim teleskopik, aftësinë për të shkuar në hapësirë pa tutë apo të thyente barrierën e kohës. Megjithatë, këto super-superfuqi (që mungojnë në vitet e para të aventurave dhe që do t'i shtohen më pas, për të rritur interesin) u shpjegohen lexuesve në terma të kimikës yjore. Kal-El, bir i një ylli të kuq, banjoja e përditshme në rrezet e diellit tonë apollonian i bën mrekullisht mirë. Tani, nuk ka rëndësi aspak që kjo të jetë memzi një shfajësim: çështja interesante është sesi libri vizatimor i Supermanit e braktis gradualisht botën e shkencës, megjithëse fantastike, për ta zëvendësuar atë me një supërshkencë të bërë sipas trupit. Domethënë një superkimi, superbiologji dhe shumë tjetër që nuk ekzistojnë në botën me tridimensione, por që "vlejnë" në atë dydimensionale të tabelave me libra vizatimorë. Një patafizikë që i hapet herë pas here okultes dhe magjisë.
Në fillim, siç e kemi parë, Supermani është në thelb një gabimndreqës, një lloj superatleti. Megjithatë, faza anarko-hakmarrëse e karrierës së tij (pak familjare për lexuesit jospecialistë, por që tani mund të njihet falë rishtypjes së aventurave më të para në serinë e vëllimeve The Superman Chronicles të botuara nga Dc Comics) nuk është jetëgjatë. Sikur të kishte qenë për Siegel e Shuster, do të kishte vazhduar të paktën deri në fundin e viteve dyzet, por kolosi editorial që i boton dhe që pak e nga pak do të arrijë të kontrollojë të gjitha të drejtat e personazhit, ka nevojë për histori me të ardhur të vazhdueshme dhe për një zbutje graduale të personazhit, të cilit do t'i jepen shumë pika force më shumë, por do t'i hiqet zemërimi hakmarrës dhe tërbimi proletar i viteve 1938, 1939 dhe 1940. Shusteri do t'ia hapë atelienë e tij një serie bashkëpunëtorësh për të mbështetur ritmin e ethshëm të vizatimeve. Siegel është detyruar që të japë ide me të ardhur të vazhdueshme sipas një ritmi industrial që zë rrënjë gjithnjë e më masivisht. Brenda një kohe të shkurtër (pak a shumë pas mesit të viteve dyzet), edhe ai do të asistohet nga skenaristë të tjerë dhe me kalimin e kohës çifti krijues do të humbasë çdo kontroll mbi personazhin. Vetëm në vitet shtatëdhjetë, pas një serie aksionesh ligjore, do të njihet e drejta e tyre që të përmenden si filluesit e ciklit dhe baballarë jo vetëm të supozuar të njërit prej librave me vizatime më popullorë të botës. Por nga fitimet e mëdha dhe interesat kolosale në lojë (të drejta radiofonike, televizive, kinematografike, përkthimi jashtë vendit dhe merchandising) Jerry Siegel e Joe Shuster nuk do të gëzojnë kurrë, duke u katandisur të jetojnë si pensionistë të thjeshtë. Ndërkohë, suksesi i Supermanit, që është vërtet i jashtëzakonshëm dhe krijon i vetëm industrinë e "comic book", përcakton lindjen e heronjve të panumërt me kostum të pajisur me fuqi pak a shumë të mbinatyrshme: Batmani (që debuton më 1939), Capitan Marvel Samsoni fëmijë, Doctor Fate heroi shtrigan i Salem, Sandman që nga emri të kujton Njeriun e Rërës të Hoffmann, Flash super i shpejti, fuqitë kimike të të cilit zgjasin vetëm një orë, Atom njeriu i aftë që të zvogëlohej, Wonder Woman supergruaja, Green Lantern me unazën magjike dhe epigonë të tjerë. Disa krijohen nga fidanishtja origjinale (National Comics, më vonë Dc), të tjerë nga kompania All-American apo nga rivalja Fawcett. Shumë shpejt heronjtë do të ketë aq shumë sa t'i shtyjnë botuesit që t'i grupojnë në një seri shumëngjyrëshe aventurash të përbashkëta, deri sa të krijojnë regjistrin që do t'i shikojë të veprojnë të gjithë sëbashku: All-Star Comics. Këtu tregohen gjestet e Justice Society of America ose JSA, që grupon pjesën më të madhe të heronjve National. Megjithëse në dukje zemërgjerë, superheronjtë nuk e tolerojnë konkurencën: Kur shtëpia botuese Fawcett lançon përgjigjen e saj ndaj Supermanit, të kujtuarin Capitan Marvel, National do ta akuzojë për kopjim dhe do t'i detyrojë rivalët që t'i ndërpresin botimet. Por kjo nuk është gjë tjetër veçse faza e parë; në fazën e dytë, National do ta blejë në bllok markën konkuruese dhe do të përfshijë Marvel - i njohur edhe si Shazam - në parkun e vet të titujve. Ndërkohë, në largësi, një botues tjetër njujorkez shfaqet në skenë: është shtëpia botuese Western Publishing, më pas Atlas Comics dhe së fundi Marvel Comics Group. Në vitin 1939 fillon të botojë aventurat e Sub-Mariner, një superheroi akuatik të ideuar nga botuesi Frank Torpey dhe më pas i blerë nga bosi i ardhshëm i Marvel, Martin Goodman (xhaxhai i Stan Lee). Në këtë pikë, kutia e Pandorës mund të quhet e hapur: Në vitet dyzet, pavarësisht luftës, industria e regjistrave me libra vizatimorë ngrihet në fluturim falë superheronjve dhe do të njohë një moment krize vetëm në dhjetëvjeçarin e ardhshëm, me konfliktin e përfunduar. Në vitet pesëdhjetë fenomeni rrezikon të zhduket prej lodhjes, por qysh nga atëhere bumi do të jetë i jashtëzakonshëm. Ndërkohë, Superman evoluon. Trupi i tij nuk është më ai i dobët dhe dinamik i vizatuar nga Joe Shuster, por fiton fuqinë e një body builder: shpatulla të gjera, toraks të zgjeruar, bicepse të fryra. Në kompensim, i ulet zemërimi dhe nga shkatërrues i krimit dhe preokupim për forcat e rendit, bëhet një ndihmues paqësor i njerëzimit në përgjithësi, jo më vetëm i të dobtëve dhe i të shtypurve. Në fundin e viteve dyzet gjithçka është pothuajse e përfunduar: Tani thelbi i aventurave rrotullohet përreth ndodhisë tragjikomike të identitetit të fshehtë. Që të mund të kryejë një dukje prej jete normale, biri i i planetit Krypton duhet të fshihet në rolin e Clark Kent, reporter i ndrojtur dhe bile i ndyrë i Daily Planet, të përditshmes kryesore të Metropolis. Kjo gjetje gjeniale, të cilën Siegel e Shuster e kishin zhvilluar qysh nga fillimi, rritet me komplikime: në shumë aventura të Superman, që tashmë vërtiten hapur në fushën e komedisë, fërkimet midis Kent dhe koleges Lois Lane, midis Kent dhe Drejtorit Perry White kanë të njëjtën rëndësi me ndërmarrjet autentike të kryera nga supernjeriu në kuq e blu. Ashtu siç rritet ana humoristike, ashtu shfaqen edhe fuqitë e reja: Shikim termik dhe teleskopik, superdëgjim, aftësi për të fluturuar në hapësirë pa bombola ajri, deri të tejkalojë barrierën e kohës. Me fuqitë e reja arrin kryptoniti, armiku i betuar i tyre: Një metal helmes për Supermanin që rrjedh nga fragmentet e shpërthyera të planetit të tij dhe që do të futet jo nga autorët e librit vizatimor, por nga ata të aventurave radiofonike, të transmetuara me sukses të madh në të gjithë Amerikën.
Fenomeni Superman, infekton edhe kinemanë dhe në kulm të periudhës së luftës Dave Fleischer prodhon një seri kartonash të animuar që e shikojnë si protagonist (1941-42). Gjithmonë në vitin '42 shfaqet romani i parë i kushtuar atij: The Adventures of Superman më firmën e George Lowther, por me vizatimet e Joe Shuster. Ndërkohë drejtimi i regjistrave me libra vizatimorë kalon nga Vin Sullivan - redaktori që virtualisht kishte lançuar Superman - tek Mort Weisinger, një veteran i fantashkencës që rigjallëron gjestet e personazhit dhe e ndihmon në tranzicionin e vështirë të pasluftës, kur sharmi i heronjve me kostum pëson një goditje krenare. Nuk bëhet fjalë vetëm për fajde, por për besueshmëri: Në një botë që ka zbuluar energjinë atomike, që sapo ka lënë prapa krahëve miliona të vdekurit e luftës dhe ka hyrë në erën e asaj të Ftohtë, gjestet e shpëtimtarëve të botës me tutë akrobatike nuk ushtrojnë më sharmin e dikurshëm. Është një periudhë e hirtë edhe për Njeriun e çeliktë, por në shpëtimin e situatës ndërhyjnë telefilmat e interpretuar nga George Reeves në gjysmën e parë të viteve pesëdhjetë. Gjestet e superheroit hyjnë në të gjitha shtëpitë amerikanë të pajisura me televizorë (dhe takimi përsëritet për 6 sezone, nga 1952 më 1958). Duke përfituar nga suksesi televiziv, Weisinger rekruton skenaristë të tjerë midis shkrimtarëve të science fiction: për shembull Edmond Hamilton dhe Otto Binder. Dizenjatorë si Al Plastino e Wayne Boring, konsolidojnë figurën e Superman "format dollap" që lexuesit njohën në vitet e para të Nembo Kid, siç ishte pagëzuar personazhi, dhe e zhysin plotësisht në botën e përditshme, deri minimale, të Daily Planet dhe të grindjeve me Lois Lane. Pak e nga pak skenaristëve të rinj u bashkohen artistë të rinj: Në veçanti Curt Swan (1920-1996), njeriu që ka zbutur dhe estetizuar figurën e Supermanit midis fundit të viteve pesëdhjetë dhe mesit të viteve gjashtëdhjetë. Swan ka vazhduar të bashkëpunojë në mënyrë të rastësishme me testatat e personazhit mitik deri në vitin 1986, duke lënë një shenjë të pashlyeshme. Me të, Clark Kent-Supermani nuk është më një dollap ambulant apo një robot i thjeshtë me histori aksioni, por fiton një prekje të sjellshme, një aftësi fluide lëvizjeje dhe fluturimi, një shikim plot besim të markës "kennedyane" që do t'ia ngulisë markën e tij një brezi historishë me libra vizatimorë. Në këtë mënyrë, fillon ngritja e personazhit, që e pasuruar me ide dhe mundësi narrative të reja do ta tragetojë të gjithë sektorin drejt fillimit të Silver Age, epokës së argjendtë të librit me vizatime amerikan të destinuar që të ringjallë salltanetet e asaj të artë të paraluftës. Me periudhën 1958 - 1960 Silver Age mund të quhet e inauguruar. Dizenjatorë si Curt Swan, Neal Adams, Carmine Infantino e të tjerë, do t'i hapin rrugën një rilindje të gjinisë në kuptimin e vërtetë të fjalës, duke e shtyrë rivalen Marvel Comics që të futet në këtë tendencë dhe, midis viteve 1961 e 1962, të fusë aventurat e Fantastic Four, Spiderman dhe heronjve të tjerë të paharrueshëm të kursit të ri. Suksesi është i tillë që Superman frymëzon deri një musical të Broadway të titulluar It's a Bird, It's a Plane, It's Superman (1966), me muzikën e Charles Strouse dhe tekst të Lee Adams. Pothuajse njëkohësisht, debuton në televizion seria e re e telefilmave me ngjyra Batman, i interpretuar nga Adam West dhe që i kushtohet mikut të madh të Njeriut të çeliktë. Nga fillimi i viteve gjashtëdhjetë e prapa, për librat vizatimorë me superheronj ka filluar vërtet epoka e dytë e artë. Personazhe të shumtë të paraluftës që qenë fshirë nga prodhimi kthehen të mbysin botimet. Një editor i aftë i National Periodicals, Julius Schwartz (mik i Mort Weisinger dhe nga ana e tij, i ardhur nga bota e fantashkencës), ringjall heronjtë e së kaluarës si Flash e Green Lantern. Jo vetëm kaq, por i rishpik krejtësisht, i ridizenjon kostumin, i jep një kartë të re identiteti dhe thotë se mishërimet e vjetra jetonin në një Tokë të ndryshme nga e jona, një botë paralele në të cilën mund të veprohej akoma. Kurse këtu tek ne, në botën e sofistikuar të viteve gjashtëdhjetë, Flash nuk është më Jay Garrick, por kimisti i policisë Barry Allen dhe Green Lantern nuk është më milioneri Alan Scott, por sipërmarrësi kolaudator i avionëve Hal Jordan, e kështu me radhë. Me ndihmën e skenaristit Gardner Fox, i cili kishte krijuar versionet origjinale të atyre characters, Schwartz riplazmon universin e superheronjve National dhe e bën në mënyrë që të mund të jetojnë aventura të rralla të përshtatura kohërave të reja, pa harruar lavditë e vjetra. Përkundrazi, në një histori të paharrueshme të vitit 1961, Flash of Two Worlds, Fox mundëson takimin midis qenies së re super të shpejtë (Barry Allen) dhe paraardhësit të tij të Earth-2, Jay Garrick. I elektrizuar nga përvoja, Garrick, që në botën e tij kishte dalë në pension, nxjerr nga pluhuri kostumin e vjetër të Flash dhe ndihmon Allen në ndërmarrje të reja. Kështu, pak e nga pak, i gjithë brezi heroik i viteve dyzet rijeton në vitet gjashtëdhjetë: Justice Society of America, me seli në Earth-2, bëhet aleate me Justice League of America (JLA), e cila në fakt vepron në botën "tonë" dhe këto aventura ekipesh të kombinuara do të harbojnë për shumë vite në labirintin e universeve paralele. Vetëm në vitin 1985 Dc Comics, trashëgimtare e National Periodical Publications, do të vendosë që të abrogojë escamotage e Tokave të shumëfishta, duke i fshirë me një të rënë të lapsit. Evenimenti i trishtuar festohet në sagën Krizë në toka të pafundme, ku Earth-2 vdes sëbashku me realitetet alternative e shumta që Schëartz dhe bashkëpunëtorët e tij, tashmë në moshë pensioni, kishin arkitektuar për 25 vjet me radhë. Kështu lamtumirë Earth-3 ku superheronjtë janë në realitet superkriminelë, Earth-X ku Lufta e Dytë Botërore është fituar nga fuqitë e Boshtit dhe heronjtë luftonin kundër nazistëve në një Amerikë të nënshtruar nga armiku, Earth-S të banuar nga familja e Capitan Marvel e me radhë.
Siç shikohet nga kjo përmbledhje e shkurtër, pasuria krijuese e gjinisë nuk ishte indiferente. Kur Umberto Eco i kushtoi në fillimet e viteve gjashtëdhjetë një studim Njeriut të çeliktë ("Miti i Superman", më pas i futur tek Apokaliptikë dhe të integruar), u përqëndrua menjëherë mbi strukturat narrative të ciklit dhe nënvizoi vitalitetin e një formule që, ndërsa nga njëra anë "gozhdonte" në kohë protagonistin e saj (të perceptuar nga Eco si përjetësisht i barabartë me vetëveten dhe i paaftë të evoluojë), nga ana ana tjetër i mundësonte zhvillime sinkronike apo anësore të parashikuara, të vendosura në rrudhat e së tashmes të përjetshmë. Falë gjetjes së botëve paralele, kjo e fundit lehtësisht mund të ndryshonte në të tashme alternativë në kuptimin e vërtetë të fjalës: Nga këtu interesi i tregimeve të vendosura në universet e Earth-2, 3 e të tjera, në botë të ndara të hapësirës (si planeti kubik i supernjerëzve Bizarre, kopje së prapthi të heroit tonë), apo të "historive imagjinare" që vinin në skenë ngjarje të mundshme, por jo akoma të verifikuara në aventurat zyrtare. Kështu: Martesa midis Superman dhe Lois Lane, vdekja e heroit, ardhja e një Superman të keq, zbulimi se Krypton nuk kishte shpërthyer kurrë e kështu me radhë. Në vitet gjashtëdhjetë librat vizatimorë Dc, eksplorojnë në mënyrë sistematike këto botë të së mundshmes, duke endur një pëlhurë fantastike me konsistencë, vitalitet dhe humorizëm të qëndrueshëm. Sigurisht, që ky përjetësim i së tashmes (që, siç nënvizonte Eco, është tipike e mitit) i shmangej mundësisë për të "bërë tendencë" dhe shfrytëzuar aspektin kontigjent të kohëve të reja, që në gjysmën e dytë të viteve gjashtëdhjetë do të bëhej imperativi i kulturës pop. I rënë parimi i autoritetit të paraardhësve, të apasionuarit e rrokut, të drogës, të çlirimit seksual, të të drejtave civile dhe të feminizmit nuk do të donin më të dëgjonin të flitej për "mit" dhe aq më pak për "përjetësi", që në eksitimin e momentit duhet të jenë dukur fjalëkalime reaksionare. Jo vetëm kaq, por edhe ajo pjesë e rinisë nevojat fantastike të së cilës nuk qenë ezauruar nga mbledhjet e kolektivit apo nga e "thithura" eventuale, duhet të ketë ndjerë se ishte e nevojshme të adoptonte mite të sotëm, të përshtatura me kohët, jo më atë të supernjeriut që arrin në gjithçka. Kështu: Po përrallave për adultë të Tolkien, po "udhëtimeve" psikedelike, por utopive komunare dhe rikthimit tek natyra. Por deri për fantashkencën, por jo më për komponenten e saj teknologjike të saj, por për atë emotive. I bërë emotiviteti guri i krahasimit i fundit të viteve Gjashtëdhjetë e Shtatëdhjetë, e bërë e tashmja jo më një produkt logjik i së kaluarës (ose një tavolinë e gëzueshme loje si në librat vizatimorë), por një kalejdoskop modash kulturale dhe politike në suksesion të shpejtë, formula narrative e comic books trasformohet dhe lëkundet drejt "superheronjve me superprobleme" të menduara me dinakëri nga Stan Lee, drejt një patetizmi të panjohur më parë për botën e cartoons, dhe, në përgjithësi, drejt një korrektese politike që me kalimin e dekadave do të rezultojë gjithnjë e më boshe nga kuptimi. Ka sot në botë miliona djem kurajozë në të 30-40 vitet, që besojnë sinqerisht në mitin e antiheroit dhe, për pasojë, mendojnë se ka shpikur Njeriun merimangë; as kuptojnë se janë viktima të një rasti indoktrinimi që i detyrohet thjeshtëzimit dhe që në origjinën e gjithçkaje është anatema komplekse brechtiane e vjetër dhe më komplekse.
E bekuar bota pa heronj, thoshte poeti i Nënë Kurajos: gjë që, në parantezë, nuk qëndron aspak me botët alternative të librit vizatimor dhe me superheronjtë me veshje lëkure. Por në këtë rast është ekuivoku që fiton dhe përballë suksesit madhështor të Njeriut Merimangë- Spiderman që është prekur nga të gjitha trazirat adoleshenciale të kësaj bote, edhe Supermani do të ridizenjohet për të mbijetuar në dhjetëvjeçarët e funshekullit. Autor i këtij restyling është John Byrne, me serinë Man of Steel të prodhuar në vitet Tetëdhjetë. Receta e tij është e pamëshirshme: më pak fuqi Njeriut të çeliktë, vdekje definitive e prindërve adoptues (veçse për t'i ringjallur pas më shumë se një dhjetëvjeçari), abrogim të personazhit argëtues Superboy - domethënë të Superman kur ishte fëmijë- dhe fshirje të kënaqësive të tjera, nga superqeni Krypto e poshtë. Por Supermani adult të John Byrne i mungon një dhunti thelbësore, humorizmi, dhe pas të përmendurës Kriza në Toka të pafundme të vitit 1985, kjo aureolë patetiko - serioze zgjerohet në të gjithë universin Dc. Procesi do të shtyhet aq shumë më tej, sa të parashikojë vdekjen e Supermanit (1992) nga dora e monstruozit Doomsday, një qenie që jo rastësisht mban emrin e Ditës së Gjykimit. Seria, e cila ka korrur një sukses të madh shitjesh, është arkitektuar nga editor Mike Carlin dhe nga skenaristët Dan Jurgens, Roger Stern, Louise Simonson, Jerry Ordway e Karl Kesel, në një triumf lotësh dhe shkulje flokësh të paarritshëm ndonjëherë në historinë e librave vizatimorë. Është e vërtetë se Supermani kishte vdekur më parë dhe gjithmonë ishte ringjallur në harkun e pak faqeve, sidomos në "historitë imagjinare" të viteve gjashtëdhjetë! Edhe kësaj radhe ringjallja është siguruar, por midis mijëra ankthesh dhe në fund të një harku narrativ shumë më të gjatë, pothuajse si në një soap opera prej letre. I tillë është niveli i patetizmit i arritur nga seria sa që në një aventurë të kohëve të fundit të Supermani e Batmani sëbashku, Stop Me If You've Heard This One… ("Ndërpremëni nëqoftëse e dini"), skenaristi Joe Kelly bën gallatë në pak batuta të mprehta: "Sot librat vizatimorë kërkojnë ankth! Them, po a e keni hedhur një sy kohët e fundit në universin e librave vizatimorë? Seria më e shitur është Krizë civile në luftërat e pafundme, një titull përballë të cilit aventurës tonë thjesht i mungonte vuajtja. Hëm, unë ia kam shtuar. Mmmm... krokante nga jashtë, sigurisht, por moralisht ambigue brenda: Ja, libri vizatimor më i mirë i të gjitha kohërave! E kupton mesazhin?". Jo rastësisht, këto fjalë janë vënë në gojën e Mr. Mxyzptlk, djallushit të dimensionit të pestë që mund të bëjë të çmendet edhe Supermani. Por vdekja nuk është nevoja e vetme e ekzistencës ndaj së cilës Njeriu i çeliktë i është dashur t'i nënshtrohet si të gjithë të tjerët: Ekziston edhe martesa. Në vitin 1996, tri vjet pas ringjalljes, Clark Kent i zbulon Lois Lane identitetin e tij të fshehtë, të dy dashurohen dhe martohen. Megjithatë, kohët e fundit është lajmëruar një superkrizë e re dhe definitive në universin Dc që mund të trondisë linjat kohore të realitetit aktual, të risjellë në jetë Tokët paralele dhe të anullojë 12 vitet e fundit continuity (sipas zhargonit të preferuar nga ekspertëti). Në një rast të tillë, ashtu siç tek Spidermani, Supermani do të humbasë të shoqen dhe do të varë gozhdë rrobat civile, duke u bërë edhe njëherë akoma një krijesë e elementeve, e qiejve dhe e shpresave, e vetmisë. Pavarësisht ndërmarrjeve gjiganteske dhe fizikës së tyre të çmendur, ajo që supernjerëzit prej letre na kujtojnë është thjesht që edhe njeri i masës, njeriu-funksion pa një fat brilant ka potencialet e tij. I lidhur me zinxhira nga tronditësi i vet i brendshëm, i skllavizuar nga ritmet prodhuese dhe nga nevojat e jetës në një botë teknologjike, i pasigurtë në qytetet e mëdha apo i përhumbur në rrjetet e fushave, qenia njerëzore megjithatë vlen. Është ky kuptimi simbolik i imazhit të famshëm të Supermanit që çlirohet nga zinxhirët. Librat vizatimorë nuk shtyjnë as në shantazh, as në kultin e shpifur të supernjeriut të markës fashiste: Në të kundërt, celebrojnë ëndrrën e Njeriut të çfarëdoshëm dhe e këndojnë me ekzagjerimin e një Don Kishoti, pa harruar temat e vetmisë, të abuzimit të pushtetit dhe të mizerjes. Por në bukurinë apollonare të superheroit, në aftësinë e atij ndryshimit, deri pas një banjoje prej kryptoniti qëndron kuptimi i mesazhit që çdo lexues laik e kupton, çdo person që akoma ndjehet energjik dhe njerëzor.
Përgatiti: ARMIN TIRANA
|