
Janë ndarë në një mbrëmje gala cmimet kinematografike të Golden Globe e konsideruar si paradhoma e çmimeve të mëdha Oskar.
Fituesit e mëdhenj kanë qenë regjisoret dhe aktoret britanikë.
Kështu aktorja më e mirë është shpallur Dame Helen Mirren, e cila ka fituar për rolin e saj si Elisabeta e i në filmin “The Queen”.
Filmi më i mirë dramatic u shpall filmi ‘Babel’ ndërsa komedia më e mirë u shpall “Dreamgirls”.
Ishte interesant fakt se ndërsa filmi ‘Babel’ u shpall filmi më i mirë, asnjë nga aktorët protagonistë në këtë film, Brad Pitt dhe Kejt Blanshet nuk u zgjodhen as si kandidate për cmimet e mëdha.
Aktori më i mirë u shpall Forest Uajtejker për rolin e tij në filmin “The last king of Scotland”.
Ndërsa si regjisori me i mirë triumfoi Martin Skorceze.
Për të gjashtën herë është nderuar me një Golden Globe aktorja Meril Streep për rolin e saj në filmin komedi “The Devil Ëears Prada”.
Ndërkohë filmi më i mirë i huaj u shpall ai me regji të Klint Eastvood.
U nderuan me cmime edhe seriali komedik “E Shëmtuara Beti” si dhe u dhanë cmime të tjera për filmat e animuar.
Ka mundësi që filmat e përzgjedhur nga Golden Globe të jenë sërish më të preferuarit në nominimet për cmimet Oskar më 23 janar.
Ceremonia zyrtare e ndarjes së cmimeve Oskar për këtë vit është caktuar për më 25 shkurt.
G.S.