Berni
Forca Elbasani
Stafi
Karma: 4
offline
Gjinia: 
Postime: 24144
|
 |
« më: 12-03-2007, 15:45:04 » |
|
Filmat e viteve 1998-2006 do të shfaqen vetëm për të rinjtë
Parada e filmave më të fundit italianë do të shfaqen për 8 javë radhazi në qendrën ndërkombëtare të kulturës “Arbnori”. Prodhimet e viteve 1998- 2006 do të kenë mundësi të ndiqen, dhe më pas të komentohen nga studentët e Universitetit të Tiranës, të degës së Italishtes, si dhe nxënësit e shkollës së mesme të gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”, po të kësaj dege. Sipari i këtij aktiviteti të rëndësishëm për studentët e Italishtes është ngritur me filmin “La tigre” (Tigri), me regji të Roberto Benigni, një prodhim i vitit 2005. Studentët, pas shijimit të filmit prej dy dy orësh komentojnë rreth tij në një diskutim të lirë. Sipas organizatorëve të QNK-së, kjo formë është aplikuar për t’i ndihmuar më shumë nxënësit e shkollës së mesme, si dhe studentët për përvetësimin e gjuhës italiane dhe prekjen e saj nga afër. Të rinjtë në javët në vazhdim do të kenë mundësi të ndjekin filma nga regjisorë shumë të njohur italianë, si Alessandro d’Altari, Emanuele Crialese, Luciano Ligabue, Davide Ferrario, Giovanni Veronesi etj. Studentët, nga ana tyre, edhe pse ishte hera e parë e aplikimit të gjuhës që studiojnë në këtë formë, thonë se ”është një gjetje dhe pasurim i njohurive tona rreth kulturës italiane, si dhe në sferën e kinematografisë”. Me anë të këtyre filmave, të rinjtë do të mund të prekin nga afër 10 vitet e fundit të kinemasë dhe gjeneratës së re të regjisorëve dhe aktorëve. Te këta filma do të zbulohen histori jetësore dhe triller, histori dashurie, aventura në art, punë etj. Copëza dashurie dhe zhgënjime, krime dhe vrasje të sjella në film, përmes protagonistëve aktorë të rinj, femra dhe meshkuj. Gjithçka është e mbështetur në tempin e kohës dhe në traditën neorealiste. Leontina Nika
|