Forumi KulturorBota e KinemaseKinemaja Botërore (Moderator: CrYsTaL TeaRs)Dy shqiptarë në film me John Travolta dhe Denzel Washington
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Dy shqiptarë në film me John Travolta dhe Denzel Washington  (E lexuar 196 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Shejtania
Stafi


Karma: 93
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 5769



Shiko profilin
« më: 31-05-2009, 14:39:38 »

Hollywood-i, një tjetër film për mafien shqiptare. Në “The Taking of Pelham 1 2 3” do të luajnë edhe dy shqiptarë, të cilët mendohet të jenë të inkriminuar. Pas dy dekadash, duket se eksporti më i madh i Shqipërisë nuk janë më emigrantët, por mafiozët. Të paktën, Hollywood-i mendon kështu.

Edhe pse ka shumë shqiptarë, të cilët me punën dhe kontributin e tyre kanë përcjellë vlerat e vërteta të një kombi, aty ku jetojnë e punojnë, ajo çfarë ka mbetur më gjatë në kujtesën e të huajve nga shteti shqiptar është krimi. Nuk është hera e parë që realizohen filma me subjekt organizatat kriminale, të drejtuara nga shqiptarët, madje, Hollywood-i duket se, me realizimin e këtyre lloj filmave ka gjetur një mundësi të artë fitimi. Kjo është arsyeja që gjithmonë e më shumë shqiptarët po shfaqen nëpër filma me një status jo shumë të këndshëm, atë të mafiozëve, porse, në ndryshim me italianët apo rusët, shqiptarët përshkruhen si shumë të egër e të rrezikshëm. Regjisori i filmit, Tony Scott, ka treguar për revistën “Esquire” se, si bashkëpunëtorë të John Travoltes në film, ai zgjodhi një çift shqiptarësh, pasi nuk mundi të gjejë aktorë që t’u përshtateshin kaq mirë këtyre roleve. Shqiptarët që interpretojnë në film nuk janë aktorë profesionistë, por janë përzgjedhur nga Scott, pasi sjellin në ekran po atë figurë të dhunshme që e kanë jetuar edhe në jetën private. Por ai ka lënë të nënkuptohet se aktorët shqiptarë që ai ka përzgjedhur janë të implikuar me krimin. Ky është filmi i dytë, pas filmit “Taken”, që kryesoi në Box Office në Amerikë dhe Kanada, dhe “The Taking of Pelham 1 2 3” pritet të këtë po të njëjtin sukses. Madje, edhe zona ku është xhiruar filmi, pra lagjja “Pelham”, është vendi ku jetojnë dhe veprojnë shumë organizata të ashtuquajtura të nëntokës shqiptare. Filmi do të jepet premierë më 12 qershor dhe në rolet kryesore paraqiten John Travolta, Denzel Washington, James Gandolfini etj. Ndërkaq, aktorët shqiptarë që do të luajnë në këtë film janë Viktor Gjocaj, që luan në rolin e Bashkimit, dhe Robert Vataj, në rolin e Emrisë.

Një film britanik. Një dramë tjetër televizive për mafien shqiptare është edhe ajo angleze; një personazh tjetër shqiptar në rolin e një mafiozi, duke e nxirë edhe më shumë emrin e atyre që e quajnë veten shqiptar. “The Fixer” (“Sekseri”) është emri i teledramës më të re televizive, me disa episode, e shfaqur në stacionin televiziv ITV në Angli. Filmi është bazuar në ngjarje reale, të ndodhura në Londër, ku në qendër të saj është një shqiptar i përfshirë në prostitucion dhe që tregtonte drogë. Emri i personazhit shqiptar quhet Tarek Sokoli. Lenny, një personazh tjetër i botës së krimit, është një bos britanik krimi. Ky film tregon ngjarje mjaft të dhunshme, të cilat jo vetëm që kanë tronditur shqiptarët që jetojnë në Londër, por i kanë shtuar edhe më shumë vlerat negative të kombit tonë. Edhe në këtë film, ashtu si në atë ku luan John Travolta, shqiptarët shfaqen shumë të dhunshëm e të rrezikshëm.


* 123.jpg (9.74 KB, 150x150 - E shikuar 73 Herë.)
E identifikuar

Me mire nje fund me dhimbje, sesa nje dhimbje pa fund ....
erlehta
Die Schlumpfine
Anetar


Karma: 23
online online

Gjinia: Femër
Postime: 4918



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 07-06-2009, 16:25:41 »

Perballja e radhes me shqipatert per Denzel Washington.
Hollywood-i ka paraqitur Konsullaten Shqiptare te korruptuar ne (Inside Men) e jo me grupe shqiptaresh si bosa te mafjes e te prostitucionit.
Tabuja e pisllekut shqiptar eshte dicka e re,  per producentet e filmave. Ndoshta do te vij dita ku tema shqiptare neper filma te behet si dikur Vjetnami, Iraku, Cecenia, Tajlanda ect ect...


 
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
edi900
Vizitor
« Përgjigju #2 më: 12-08-2009, 04:57:06 »

duhet te jesh krenar per mafian shqiptare e jo te turperohesh........ cka te keqe me ruset e italianet......kur munden ato nje popull 60 milion e nje 150 mil   munden ta kontrollojn boten edhe nje popull i vogel.....edhe ajo eshte nje aftesi ti mposhtish ruset e italianet e sot te jene shqiptaret.....une kur shkoj ne kroaci apo ne europe jasht kur ju them qe jam shqiptar kam me shum nder shoku jo nga respekti por na frika ......... aty esht leku te mafia ato sjellin lekun zgerdhihet
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • a ia vlen te dalesh nudo si zajmina?
  • Dot po
  • 3 (18%)
  • -
  • Dot jo
  • 11 (68%)
  • -
  • Dot ndoshta
  • 2 (12%)
  • -
  • Numri total i votave: 16
  • Shiko temen

* Sponsor