Ne radhe të parë përpara se te kerkoni ndihmë për diçka provoni te provoni funksionin e
kerkimit te forumit, se mbase dikush tjetër e ka kërkuar dhe është dhënë ndihmë me pare për problemin tuaj. Nëse do hidhni një sy temave te hapura gjithashtu nuk do të ishte keq.
Rregulli i dytë qe duhet te ndiqet medoemos për rubrikën ndihmë ka te beje me titullin e ndihmes. Mos hapeni teme me një titull te pergjithshem qe nuk ka te beje me problemin tuaj si p.sh. "Kërkojë ndihmë", "ndihmë për diçka" "me ndihmoni".
Por vendosni ne titull problemin qe keni apo ndihmën konkrete qe kerkoni.
Së treti nëse keni marrë ndihmën dhe e keni zgjidhur problemin jini aq te sjellshem duke shkruar përsëri duke thënë se e keni zgjidhur problemin, mundesisht dhe te falenderoni ata qe ju ndihmuan.