Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Sondazh
Pyetje: A ju pelqen Zanfina Ismajli  (Votim i mbyllur: 26-04-2006, 06:32:04)
Po, shumë - 18 (56.3%)
Jo, pak - 7 (21.9%)
Deri diku - 4 (12.5%)
Aspak - 3 (9.4%)
Numri total i votave: 31

Faqe: 1 ... 28 29 30 31 32 [33]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Zanfina Ismajli  (E lexuar 26332 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #480 më: 22-01-2008, 12:25:04 »
Citojeni

Interviste: Zanfina Ismajli

E identifikuar

BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #481 më: 13-02-2008, 12:23:37 »
Citojeni

Foto e bukur


E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #482 më: 14-02-2008, 19:03:28 »
Citojeni

Klipi i ri i Zanfina Ismailit pushton mediat shqipe



Këngëtarja Zanfina Ismaili i ka bërë xhirimet e klipit të ri i cili po editohet nëpër gati te gjita mediat shqipe këtë muaj."Gjatë xhirimit kemi kaluar shumë mirë,por edhe jemi lodhur shumë",thotë Zanfina për 'Lajm'.
Sipas saj,stili i klipit i takon atij te Hollywoodit nga ata te viteve te 50-ta te shekullit te kaluar.
"Kam dashur te bëj një klip te tillë qe moti,sepse feminiteti i shprehur dhe pamja sipas këtij stili ishin te shprehura shumë bukur",ka thënë ajo.Sipas saj,ky është ndryshimi i saj i fundit qe e bën atë te duket e veçantë,sidomos ne klipet e saj.
Kenga te cilës i është bërë klipi,quhet "Nga 1 tek 10", kenge kjo e realizuar qe nga viti i kaluar."Është kenge shumë ritmike dhe mua me është dukur e përshtatshme për klip".
Zanfina thotë se është duke e pregatitur albumin e ri,për te cilin punimet kanë filluar,por nuk dihet a do të perfundojne sivjet."Edhe ne albumin e tretë do të këtë inovacione dhe pak nderrime te zhanreve",thotë ajo.Ndërkaq në lidhje me festivalet,Zanfina thotë se se ende nuk ka vendosur se ne cilin do të marrë pjesë."Nuk jam shumë adhuruese e festivaleve,por kur marr pjesë ne një festival,shkoj aty ku jam e adhuruar nga publiku.Ndërkaq,për këtë vit,nuk kam ndonjë plan për ndonjë festival,por nëse ftohem te jem mysafire diku,atëherë me mirë,sepse u përtoj atyre "etheve" te festivaleve"thotë ajo.
Ne ju urojme shikim te kendshem te këtij klipi senzacional.

'Lajm'-14 shkurt 2008

www.zanfinaismaili. page.tl
E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #483 më: 15-02-2008, 15:31:31 »
Citojeni

Foto te Zanfina Ismailit nga videoclipi me i rri /2008

nga albaniac dhe www.zanfinaismaili. page.tl




















E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #484 më: 16-02-2008, 19:21:58 »
Citojeni

Vajtimi i Zanfines

Këngëtarja kosovare Zanfina Ismaili ka publikuar me në fund klipin e ri te realizuar ne Maqedoni. Një video muzikore ku është investuar jo pak nga ana e saj, pasi i gjithë klipi është ndertuar mbi shumë luks, ku vete Zanfina shkelqen. Por ajo qe i ka cuditur fansat, është fakti se këngëtarja ka dalë aq e eger, sa ndonjëherë duket sikur ka harruar se çfarë do të thotë fjala buzeqeshje. Subjekti i hitit është vërtetë vajtues, ku ajo shpreh gjithë dhembjen e shpirtit, por jo aq sa të mos këtë asnjë grime buzeqeshjeje. Duket se kjo ka qenë zgjedhja e vete asaj dhe e kompozitorit te kenges, për te shprehur sa me mirë dhembjen e trishtimin qe ka prekur jo pak edhe fansat qe e kanë pare videon.

Korrieri


Përgjigje Korrierit

Korrieri vuan për një buzeqeshje te Zanfines

Pak ditë para shpalljes se Pavaresise se Kosoves,gazeta 'Korrieri' shpreh "vuajtjen" e vet qe Zanfina t'ua fale një buzeqeshje.
Nuk kanë faj,Zanfina për ta paraqet diçka shumë me diskutabile sesa Kosova shtet.
Dhe si duket "Korrieri" harron qe stili i klipit është ne stilin e viteve te '50 ku kengetaret,aktoret dhe balerinat shumë e pak e fare,buzeqeshnin gjatë performansave të tyre,për te krijuar një stil i cili kishte me shumë aktrim ne vete dhe ishte kohe këngësh dhe filmash romantik ku buzeqeshjet e teperta nuk akceptoheshin si pjesë e artit te asaj kohe.Posaqerisht jo dridhje e perdhridhje,qeshje,zhveshje,etj.
Glamuri do seriozitet-ky ishte mesazhi i stilit te viteve te '50 për secilin apo secilen qe qëndron para mikrofonit.
Dhe kur "Korrieri" te kuptoj qe është e udhes të mos percmohet çdo performues kosovar,e posaqerisht te kuptoje me në fund historiatin e artit nder vite,ne garantojme qe Zanfina do të buzeqeshe gjatë kendimit te saj për Festen e Pavaresimit te Kosoves.

Zeri-16 shkurt 2008
E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #485 më: 17-05-2008, 08:57:05 »
Citojeni

Zanfina Ismaili, Qeni dashuria ime e momentit



Zanfina rikthehet dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe pasi stina e verës nuk mund të kuptohet pa një këngë të re të këngëtares sensuale nga Kosova.Zanfina, këto muajt e fundit kanë qenë shumë prodhimtarë për ty sepse ke ardhur te publiku me disa klipe njëri pas tjetrit...

Pse gjithë kjo dëshirë për të realizuar klipe dhe këngë të reja vazhdimisht?

Sepse kjo pritet nga një artiste, të sjellë krijime të reja për publikun, të jetë vazhdimisht aktive dhe pranë publikut me projekte të reja. Kjo më bën mua aktuale dhe të pëlqyer gjatë gjithë kohës… Në të vërtetë do kisha dashur të isha edhe më aktive në këtë punë por ja që vështirësitë në këtë profesion s‘na lejojnë më shumë aktivitet.Kam dëshirë që gjithmonë adhuruesve t‘iu ofroj këngë e projekte të reja dhe çka është më e rëndësishmja, të jenë origjinale.

Ndërkohë, ke ndonjë projekt tjetër të afërt?

Kam në plan disa projekte por për këtë verë do arrij të realizoj vetëm një prej tyre.Shpresoj që kënga të jetë e pëlqyer dhe njerëzit të kënaqen duke e dëgjuar.

Përse munguat kësaj here në Top Fest?

Vitin e kaluar unë isha pjesëmarrëse sepse më ftuan, kurse këtë vit mendova se do të ishte e tepërt të isha sërish aty. Vjet ishte interesante pjesëmarrja sepse kisha disa vite që s‘kisha përjetuar emocionet e një gare dhe dëshirën që të paraqitem sa më mirë.Dhe kënga u dëgjua shumë dhe unë e arrita qëllimin dhe
pjesëmarrja në Top Fest ishte një kënaqësi.

“As i fundit, as i pari” është pëlqyer shumë në Shqipëri... E ke shijuar suksesin e kësaj kënge edhe në Kosovë?

Gjithmonë kam menduar se në Kosovë është pëlqyer më shumë se në Shqipëri, pasi atje s‘kam qenë shumë e pranishme me koncerte. Në Kosovë është pëlqyer shumë kënga, ajo është hiti im më i madh.

Kur mund të të shohim sërish në Shqipëri?

S‘e di me saktësi, por besoj se së shpejti do të jem në Tiranë, e ftuar në ndonjë emision.

Duke të uruar pavarësinë na thuaj si u ndjeve në 17 shkurt?

Të falënderoj së pari! Jam ndjerë më mirë se kurrë më parë në jetë dhe mendoj se kështu janë ndjerë të gjithë shqiptarët. S‘kam qenë në Kosovë duke festuar, isha në Stockholm të Suedisë duke kënduar dhe festuar me mërgimtarët tanë, të cilët ishin shumë të përmalluar. Jam mallëngjyer shumë kur një burrë nga publiku u afrua dhe më tha: ‘“Zanfina, të falenderojmë që je këtu sonte me ne, sepse na kanë harruar të gjithë”. Atëherë, jam ndjerë shumë mirë që kam shkuar atje dhe kam bërë festën me ta.

Mendon se gjërat do të ndryshojnë për mirë për artistët tani që Kosova fitoi pavarësinë?

Mendoj se po, por kjo kërkon kohë pasi nuk mund të bëhen të gjitha për një ditë. Ndoshta gjeneratës sime do t‘i shkojnë edhe disa vite kështu por unë jam optimiste dhe besoj se së shpejti do t‘i gëzojnë të drejtat që kanë këngëtarët anembanë botës.

Shpenzon shumë për lukun dhe cila është gjëja më e shtrenjtë që ke blerë kohët e fundit për veten?

Po, e vërtetë që shpenzoj, por pjesa më e madhe e parave më shkon për rroba.

Gjëja më e shtrejtë?

Makina personale, e markës “Mercedes benz”.

Është shumë e fryrë garderoba jote dhe çfarë gjen më së shumti aty?

Vitet e fundit kam filluar të shpenzoj shumë për veshje, sepse qëkurse kam filluar të mbath taka të larta, shumica e garderobës sime ka ndryshuar dhe është bërë më elegante dhe femërore. Dhe që atëherë, më janë trefishuar shpenzimet për rroba.

Cili është thashethemi më i fundit që ke dëgjuar për veten? U kushton rëndësi fjalëve?

Ka kohë që s‘kam dëgjuar thashetheme për veten. S‘i pëlqej thashethemet, nuk merrem me to dhe mundohem që kokën time mos ta ngarkoj me të tilla gjëra që më duken të kota.

Çfarë pëlqen më tepër te meshkujt?

Sinqeritetin dhe ndershmërinë, si dhe aftësinë që ata kanë për të dashuruar shumë.

Po ata, çfarë kanë pëlqyer zakonisht te ty?

Sinqertitetin gjithashtu dhe faktin që i them gjërat troç, pa u shtirur njeri tjetër.

Si e kalon kohën e lirë dhe a ke shumë miq?

S‘kam shumë miq dhe ata që janë, i kam qysh nga fëmijëria dhe jam e sigurt për ta. Ndërsa kohën e lirë e kaloj me familjen ose me miqtë.

Dimë se ke një qen të cilin e do fort... Është e thjeshtë të kujdesesh për të?

S‘është aspak e thjeshtë, sepse kur ai sëmuret mërzitem shumë dhe atëherë jam tërë kohën te veterineri i tij, duke u kujdesur për të. Pastaj vijnë shëtitjet e përditshme që ia bëj në lagjen ku jetoj, por të gjitha këto i bëj me kënaqësi.Është dashuria ime e momentit!

S‘je e dashuruar me ndonjë qënie njerëzore?

S‘më pëlqen të flas shumë për jetën private.

Çfarë do kishe ndryshuar te vetja, po të kishe mundur?

Disa vogëlsira në karakterin tim, ndërsa përsa i takon pamjes, s‘do ndryshoja asgjë se jam e kënaqur me veten.

Cila është këshilla më e shpeshtë që të jep motra jote, Adelina?

Ajo e dinte mirë se ç‘valleje po i hyja kur nisa të këndoja, ndaj më këshillonte që të mendohesha më gjatë në lidhje me këtë, duke më thënë: “Kjo rrugë është e shtruar me gjëmba që do jetë e vështire t‘i përballosh”.

Jeni më tepër motra apo shoqe ju të dyja?

Të dyja bashkë. Kemi marrëdhënie shumë të mirë.

Tani që dhe ti je bërë e famshme, ka ndryshuar ndonjë gjë në raportin mes jush?

Jo, kurrësesi dhe kurrë s‘ka për të ndryshuar! Do mbetem gjithmonë e njëjta!

Nga GJERGJI POGA PanoramaPlus

FOTOGRAFI NGA ZANFINA ISMAILI
E identifikuar

BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #486 më: 13-06-2008, 12:39:23 »
Citojeni

ZANFINA pas provimeve në turne

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës kosovare Zanfina Ismaili pritet që të fillojë një turne koncertesh, si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj. Edhe pse nuk janë deklaruar ende datat zyrtare të turneut të saj koncertor, pritet që gjithçka të startojë së afërmi dhe ka të bëjë me promovimin e këngës të saj të re. Ndërkohë, ajo sapo ka përfunduar edhe regjistrimet e një kënge të re dhe pritet që të startojë puna për xhirimet e videoklipit, por duket se gjithçka do të startojë në fillim të muajit korrik, pikërisht, pasi ajo të përfundoje edhe provimet që po jep aktualisht në Kolegjin Privat Fama, për t’u diplomuar. Zanfina është duke punuar edhe për realizimin e një albumi, i cili mund të publikohet në fillim të vitit tjetër me dy videoklipe të reja.
E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #487 më: 04-07-2008, 15:15:52 »
Citojeni

Zhduket Zanfina

Vajza me e vogël e familjes Ismaili nuk po del as nga banesa, ndërsa kolegët e saj pohojnë se bukuroshja është "zhdukur" për momentin. Burime pranë familjes së saj kanë thënë se Zanfina është në vrullin e provimeve dhe se nuk dëshiron të marrë pjesë në ndonjë koncert tani për tani dhe se të gjitha gjërat janë duke i shkuar për së mbari.
“Ajo nuk ka asnjë problem. Nuk ka problem me të dashurin, as me ndonjë sëmundje. Thjesht dëshiron të mësojë sa më shumë për të diplomuar dhe mandej të merret me karrierën e saj”, ka thënë ky burim për telegrafi.com.
Kah mesi i korrikut pritet që Zanfina të udhëtojë për në vendet bregdetare ku do të mbajë disa koncerte për adhuruesit e saj, përderisa është duke punuar ngadalë por sigurt për albumin e saj më të ri.

telegrafi
E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
Faqe: 1 ... 28 29 30 31 32 [33]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |