Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Sondazh
Pyetje: A ju pelqen Zanfina Ismajli  (Votim i mbyllur: 26-04-2006, 06:32:04)
Po, shumë - 18 (56.3%)
Jo, pak - 7 (21.9%)
Deri diku - 4 (12.5%)
Aspak - 3 (9.4%)
Numri total i votave: 31

Faqe: 1 ... 26 27 28 29 30 [31] 32 33   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Zanfina Ismajli  (E lexuar 27303 herë)
0 anëtarë dhe 2 Vizitore po shikojnë këtë temë.
BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #450 më: 10-12-2006, 10:34:40 »
Citojeni

Femer e sponzorizuar

Mirmengjesii....
Çfarë e mirë te unë te paska sjelle
Mirmengjesii....
A më vjen me shi apo me dielle.

Me dhurata ditën po ma niss
e unë veç nga puthjet po mashtrohem
copa cop moralin po ma griss
prap te dorezohem.

Çfarë pervoje pate me tjera para meje
veç sponzorr e kurrë e adhuruar
nuk dua me kafe asgjë nuk du prej teje
nuk jam femër e sponzorizuar.

Gajdexhiu

Sot ka feste gjithë Dukagjini
hidhet vallja ne çdo anë
me gzim plot shpërthen hareja
bjeri gajdes o ti djalë.

Po feston edhe Malesia
hidhet vallja vallja oo
me gzim plot shpërthen hareja
bjeri gajdes o djalo.

Bjeri gajdes gajdexhi
bjeri mos tu thafte dora
gajdexhi o gajdexhi
sot feston Kosova.

Bjeri gajdes gajdexhi
bjeri mos tu thafte dora
gajdexhi o djali i rri
sot feston Kosova.

Paska feste edhe Tetova
hidhet vallja ne çdo anë
me gzim plot shpërthen harreja
bjeri gajdes o ti djal.

Qenka gzu gjithë Shqipetaria
po vallzohet vallja , vallja oo
me gzim plot shpërthen harreja
bjeri gajdes o djalo.
 
Më fal

Hera e pare qe jam keq e lenduar
para syve te mi ajo dhe ti
përse ndjehem kaq shumë e tradhetuar
ishte apo s'ishte keqkuptim.

t'lutem s'paku lejo
te te spjegoj
ajo bëri te di qe te dua vetëm ty

Tash e di qe bota qenka vetëm një rreth
rreth i pafund me ty dhe vetëm ty
ky gabim tregoj qe vetëm ti je dashuri
m'fal qe lendova këtë lumturi.

Shpirti im
tashmë te ka falur
mirëpo truri thotë është tradheti
brenda meje një lufte e pandalur
edhe pse je ti dhe vetëm ti.

Dua te te dua

Tashme gjithqka po tingellon
si dështim
qetesia jehon.

Ne keshtjellen e vetmise
një person
dhe kjo me frigon

Vetëm vetja ne këtë terr
me lendon
asgjeja sundon

E dashur nga te gjithë
e askush s'me don
s'me don se unë jam kjo.

Mbretereshe pa mbreteri
sundoj këtë vetmi
s'ka njeri
ti pa mu.

Perendeshe pa gjithesi
asgjë nuk kerkoj
unë dhuroj
dua te te du.
 
Lufte apo paqe

17 vjet i kam
e me duket sikur 170
çdo ditë gjak e lot
e buzeqeshja u tret

Me një ëndërr unë u rrita
veç me enderen e lirisë
nuk lejoj te ma merrni
dhe kjo ëndërr t'me braktise.

Nuk e di se kush po vret
ne Kosovën e lirë
pse po qan e po vajton
nëna për një bire.

Pse te këtë sot vend vajtimi
lotete nëpër faqe
si te quhet kjo
lufte apo paqe ??
 
Gabim i madh

Sillem sikur e çmendur
asgjë minute s'kam fletur
tash.. e dëgjoj një kenge te vjetër
Nuk di pse po këndon
asgjë s'më intereson
e dua tash e dua një jetë tjetër.

Sdua t'tinglloj
një pesimiste
por shpesh me duket
jam realiste

Dhe pranoj
është fund fatal
ti ishe një
gabim i madh

Degjoj njerzit nga larg
si duket paskan fat
m'pengojn zerat e tyre te lumtur
lehtas e prek pianon
de-mol sa dhimbshem jehon
ky, ky me është zëri i duhur.
 
Kurrë s'është vonë

Kot e kan secilen fjale
mu nga ti smunden me m'marr
kur hyn mbrenda
nuk mundesh me dal.
Kot e ka dhe nëna jote
qe mi nxiu 100 mote
borxhet kthehen mbrenda
kësaj botë.

Jo nuk është kurrë vonë
kur shpirti done
ajo çka eshe shkru
s'mundet me u ndru
Mundesh me vdek
Zoti me te marr
por nuk është kurrë vonë
unë te ti me ardhë.

Kot e kanë tash e kam lehtë
unë jam m'su çdo nate me vdek
e për ty me fillu nga një jetë
Kot e kan shoket e tu
qe me gjujn me gurr e dru
unë nuk mundem nga ti mu largu.

Kot e kam edhe unë
qe po behem se s'të du
një mijë vjet po du me t'harru
Kot e ki edhe ti
nuk është zemra me e rreh
kollin e dashnise s'mundesh me fsheh.
 
O llokum
 
Pse bertet
kur e din se s'ka efekt
e nuk te dëgjoj hiq
pse me shan
kur t'tregoj se kot je mundu
prap dukesh si iriq.

O llokum
ec kah unë e mos fol shumë
o llokum
perqafom se m'bene shkrum.

Pse je idhnu
kur unë te kam tregu
qe mbrëmë kam dalur vet
skam guxu
me shoqe me te ftu
mbrëmë ishte besharet.

Pse sme flet
kur fishlloj pas djemve tjerë
ata nuk jan si ti
ti je një
t'kam llokum vetëm ty te du
s'dua unë te te humb.

Dashnoret e ferrarit

Unë vetëm unë kam qen me ty
kur skishe pare as pijen me pagu
unë vetëm unë isha aty
me te gjithë shoket unë me te pajtu

Për ty kam ble për ty jam rreh
ty te kam fsheh
te kam sheru kam rreziku
me te shpetu.

E ti tash n'ferrari sillesh
sa e sa loqka për ty po perdridhen
dojn te jen femra e t'parrit
jo tuat po dashnoret e Ferrarit

Ku kan qen kur ishe zero
e unë për ty krejt i kam sakrifiku
tash je boss e mu m'ke harru
por mbaje mend se ato nuk vlejn
as sa një haube.

Unë vetëm unë kam qajt për ty
kur nga shpetia me dal ti s'ke guxu
unë vetëm unë lotet ti kam fshi
kur edhe Zotin e madh e ke mallku.
 
Urime loqka ime

Një rreze e bukur dielli
ne dhome me depertoj
buzeqeshjen ma ngacmoj
dhe faqen lehtë me ledhatoj

Urime loqka ime
te dëshiroj shumë fate
jetë me shumë gezime
te lumtur dhe te gjatë

Urime loqka ime
se ti e meriton
jeto me shumë gezime
e gjithë bota po feston

E knaqur e shikova
ajo paralajmron
sikur deshi te tregoj
ditë e madhe sot agoi

Vet jeta është e tillë
shumehere duket dështim
por një ditë me gezim
e hedh poshte çdo hidherim.
E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
Hi5

Shiko profilin
« Përgjigjja #451 më: 11-12-2006, 21:26:08 »
Citojeni

Seksi foto kjo.


* ZanfinaI..JPG (14.16 KB, 277x308 - E shikuar 41 Herë.)
E identifikuar

Life is beautiful.
sorelina


Shiko profilin
« Përgjigjja #452 më: 13-12-2006, 13:47:10 »
Citojeni

unë vetëm këngën Gajdexhiu kam dëgjuar.
Me pëlqen.
E identifikuar

It's a rainy day when you're not around
Charlie
i Fort
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #453 më: 13-12-2006, 22:48:56 »
Citojeni

Mua nuk  me  pekqen fare kjo  këngëtare zgerdhihet
E identifikuar

charlie@zeriyt.com
PrincesFiona
Akull e zjarrtë
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #454 më: 14-12-2006, 07:41:49 »
Citojeni

Po mirë nuk pëlqen botën femerore ti apo çka është puna ?
E identifikuar


Tash me s'ka me mu ke perfundu
Gjeje tjetrën djal nëse mendon me lujt
E din tash
Hi5

Shiko profilin
« Përgjigjja #455 më: 30-12-2006, 13:48:03 »
Citojeni

Artisti me i kërkuar i vitit ne Albaniac është Zanfina Ismaili       

Written by Elbino     
Saturday, 30 December 2006 
Sipas statistikave te faqes sone, personazhi me i kërkuar dhe me i lexuar ne faqen Albaniac gjatë vitit 2006 ka qenë Zanfina Ismaili. Na keni vizituar gjatë gjithë vitit e me pas keni kërkuar ne Albaniac për me te preferuarin tuaj.Ne kemi "pergjuar" çdo levizje e si përfundim arritem ne një liste me dhjetë personazhet dhe aktivitetet me te kerkuara e me te lexuara te vitit. Dikush është bërë i njohur për muziken,dikush për largimin,një tjetër për videon e kështu me rradhë.Ja dhe lista e plotë: 1-Zanfina Ismaili 2-Kenga Magjike 3-Getoari (Tingulli 3nt) dhe Elvana Gjata 4- Genta Ismaili 5- Adelina Ismaili 6- South Park - episodi ne gjuhën shqipe 7-Bleona Qereti 8- Inis Gjoni 9- Unikkatil 10-Nikoll Lesi 
 
E identifikuar

Life is beautiful.
PrincesFiona
Akull e zjarrtë
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #456 më: 21-01-2007, 14:04:34 »
Citojeni

Zanfina Ismajli


E identifikuar


Tash me s'ka me mu ke perfundu
Gjeje tjetrën djal nëse mendon me lujt
E din tash
BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #457 më: 04-03-2007, 13:08:37 »
Citojeni

Zanfina Ismaili - KENGETARJA ME SEKSI NE SHQIPE        

Sapo kemi mbyllur votimin e "Kengetares me seksi ne Shqipe".Komiteti Qendror i Zgjedhjeve te Albaniac (KQZ e A.) ne bashkëpunim me organizaten "Mjaft" dhe organizmat ndërkombëtare (Google midis tyre) shpall fituese këngëtaren Zanfina Ismaili.
Gara ishte jashtezakonisht e madhe.Gjatë gjithë kohës Zanfina dhe Elvana Gjata kanë ndërruar vendin e pare dhe te dytë me njera-tjetrën,por ne përfundim Zanfina ka fituar me 0.4% vota me tepër.Nga organizatat jo-Albaniac-are janë verejtur disa shkelje te vogla,por te lejueshme.E dini vete juve!!! Ncuq Ncuq turp!Për listen e plotë te fitueseve si dhe foto eskluzive te kengetareve,vizitoni Albaniac.com këtë jave.
Ne ankete moren pjesë 1400 votues nga mbarë vendet shqiptare. 
E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #458 më: 15-03-2007, 11:23:56 »
Citojeni

Këngëtarja me seksi ne Shqipe!!     

Zanfina Ismajli shkakton ngrohje globale 
 
Për rreth një muaj ne faqen www.Albaniac.com ,1400 Albaniake votuan dhe rezultatet për këngëtaren me seksi ne Shqipe janë gati.Ndërsa një debat i zjarrte është ndezur ne atdhe,në lidhje me prezantimet shumë seksi te kengetareve ne skenat tona.Ne bëjmë pikërisht te kundërtën.E ngrejme ne pidestal këtë “shfaqje të huaj”. Çfarë ka gabim me te qenit seksi? A duhet kengetaret te jenë te shemtuara? Gjithashtu ne te Albaniac jemi totalisht kundra idesë se seksi “shet”.Po të ishte e vërtetë kjo thënie,atëherë Cilli do të ishte këngëtarja me e shitur e viteve 2000.Seksi, tërheq vemendjen (e jo vetëm atë mashkullore). I jep me kuptim kenges.E bën me te gezuar apo me dramatike.Ku ka me te dhimbshur se një vajzë e bukur qe qan për te dashurin qe e ka lënë për një tjetër.Pse vetëm vajzat normale te vuajne? E ku ka më bukur se një Dea qe vallzon nga gezimi se i dashuri i ka ardhur nga mergimi?Ah!Sa romantik jam!

Ky është viti i tretë qe ne organizojme këtë ankete tek Albaniac.Duke qenë se Adelina Ismaili u rendit e para për dy vjet me rradhë ne menduam qe mos ta vendosnim me ne konkurim,por ti rezervonim një vend ne tempullin e bukurise shqiptare.

Arsyeja kryesore qe na shtyu ne krijimin e kësaj ankete,ishte dëshira për te treguar bukurine e vërtetë shqiptare.Me zhvillimin e muzikes sone,skenat  po pushtohen me ekstreme.Disa mendojmë se jemi fanatike e disa se jemi shumë te zhveshur.Dhjete kengetaret e meposhtme,ju sjellin pak nga të gjitha,por dhe me kryesoren “ Bukurine Shqiptare.”

1-ZANFINA ISMAILI
Kush do ta kishte menduar se Zanfina Ismaili do kryesonte listen e “Kengetares me seksi ne Shqipe 2007” dhe do ta rikthente këtë titull ne familjen e saj për te tretin vit rradhazi. Tani jemi mëse te bindur!Nëse ka një fajtore për ngrohjen globale ajo është pikërisht Zani! Koncerte te suksesshme,një album shumë te kërkuar,kopertina revistash, artistja me e lexuar ne Albaniac,një video HOT! dhe çmimin e pare ne festivalin “Celesi Muzikor “… Zanfina po i djeg të gjitha,e ky besohet te jetë vetëm fillimi.
E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #459 më: 21-03-2007, 05:52:00 »
Citojeni

Të linku i mëposhtëm keni me shumë foto te Zanfines.

http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-71.html
E identifikuar

BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #460 më: 23-03-2007, 13:14:45 »
Citojeni

Zanfina Ismajli ne TopFest'07 ( Këngëtarja me sexy shqipetare niset drejt Tiranës )

Këngëtarja me seksi ne shqipe me në fund do të niset drejt Tiranës për te marrë pjesë ne festivalin TOPFEST’07. Mesojme se ajo do të prezantohet ne konkurim me këngën Ti s’do t’ia dish për mu“a” e cila përfshihet dhe ne albumin e ri te Zanfines “Një puthje”.Heren e fundit qe mori pjesë ne një festival,këngëtarja rrembeu çmimin e pare (“Celesi Muzikor”) le të shpresojmë qe te njëjtin sukses do këtë edhe ne “TopFest’4” .
E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #461 më: 26-03-2007, 04:06:17 »
Citojeni

Nën thjerzen e Valdrinit...

Kreatori valrdin Sahiti për këngëtaren Zanfina Ismajli thotë se prej filllimit te karieres ka pasur stil ne veshje dhe ne çdo paraqitje ka qenë e kompletuar : Zanfina është një vajzë qe rrejdh nga një familje me stil, e ka pasur lehtë meqë e kishte motër Adelinen.Sipas tij Zanfina ne çdo videoclip sjell ndryshim ne lukun e sak si ne frizure dhe ne veshje.
Gjatë videoclipeve ajo është shumë e kujdeshme ne çdo detaj, ne çdo sekuence te clipit ajo ndryhon teresisht gjë qe nuk ndodh me kengetaret tjera , kjo qe bën Zanfina sjell freski clipit dhe shikuesve.
Mirëpo Valdrini nuk len pa e kritkuar disa paraqitje te saj:
Ne festivalin Polifest 2003 Zanfina ka pasur mundësi te duket edhe me mirë, Fustani qe ka pasur ne atë festival ka qenë me gjatesi te padefinuar dhe nuk mund ti nxirte ne pah karakterisitikat e trupit.
Gjithashtu ai e kritikoi edhe ne një emision ne RTV21 : Fustani qe ka pasur veshur dhe grimi nuk kan qenë adekuat për atë emision. Mendoj se ajo ose ka qenë çështje kohe ose nuk i ka kushtuar aq shumë rëndësi paraqitjes. Perndryshe Zanfina kur do paraqitet për çdo levdate dhe gjithmonë duket bukur edhe kur është e thjeshtë dhe natyrale.

Çka thotë Zanfina ?:

Pajtohem me komentete e Valdrinit dhe i pranoj kritikat e tij, unë nuk i praktikoj shumë kepucet me take te larta, por sot duke pasur parasysh veshjen qe pata e pashë te arsyshme ti mbash kepucet me take. mendoj se të gjitha komentet e Valdrinit kan qen me vend.

E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #462 më: 04-04-2007, 11:33:35 »
Citojeni

Pas 5 vjetësh ne Drenice


Këngëtarja Zanfina Ismaili, pas pesë vjetësh, ka mbajtur një koncert në Drenicë. Ajo i tha "Lajmit" se herën e fundit në këtë rajon është paraqitur në një koncert humanitar për familjet e dëshmorëve. "Kohët e fundit, pas një sërë kërkesash për një koncert dhe interesimit të publikut, vendosa ta mbaj atë koncert. Nuk e kam pritur se do të kaloj aq mirë dhe se do të ketë aq shumë njerëz në koncertin tim, në Drenas. Jam ndier shumë e nderuar nga pritja e publikut atje", thotë ajo.

Sipas Ismailit, publiku i ka ditur përmendësh këngët e saj dhe i ka kënduar bashkë më të. "Publiku i Drenicës është shumë i hareshëm". Tashmë ajo është duke menduar që në Drenicë ta organizojë edhe një koncert, gjatë verës, pasi tash është shumë e zënë me punë.

Sa i përket ndonjë videoklipi të ri, për këngët e albumit "Një puthje", thotë se angazhimet e mëdha nuk i kanë lënë kohë të merret me një gjë të tillë. "Këtë javë do të marr pjesë në festivalin 'Top Fest 4' në Shqipëri dhe pas kësaj do të shohim çfarë do të ketë të re". Gjatë verës, Ismaili thotë se do të jetë në Prishtinë dhe do t'i organizojë disa koncerte, kryesisht nëpër pishina.
E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #463 më: 07-04-2007, 08:29:12 »
Citojeni

Zanfina Ismajli E vërteta e marrëdhënies sime me Lorik Canën

Këngëtarja tregon edhe për raportet e shumëpërfolura me motrën e saj, Adelina Ismaili


Ka ardhur në Tiranë pas shumë vitesh. Duke e ndjerë shkëputjen e gjatë me publikun shqiptar, që nga koha kur ishte fëmijë, pikërisht atëherë kur merrte pjesë në festivalet muzikore, Zanfina Ismajli mendoi se ky ishte momenti më i mirë, për të qenë në një event në Shqipëri. E shoqëruar nga nëna dhe e motra Ema, ajo ka kënduar dy ditë më parë në festivalin e muzikës moderne “Top-fest”, ndërsa motra më e madhe Adelina i shkruante herë pas here në celular për t’i dhënë kurajo, apo ndonjë këshillë të vogël përpara daljes në skenë. Por pavarësisht mungesës së gjatë të Zanfinës në skenat shqiptare, lajmet për të e sidomos të rejat në lidhje me jetën private kanë ngjallur gjithmonë interes. I tillë ka qenë edhe lajmi i publikuar nga gazetat shqiptare, se këngëtarja kosovare ka pasur një marrëdhënie sentimentale me futbollistin Lorik Cana. Por për Zanfinën, në të vërtetë bëhet fjalë vetëm për një thashethem, mes shumë thashethemeve të tjera, që kanë dalë rreth marrëdhënieve të saj me motrën e madhe Adelina. Të gjitha këto, e kanë bërë bukuroshen nga Kosova ta humbasë disi besimin tek gazetat dhe gazetarët, ndaj ka vendosur të mos flasë asnjë fjalë në lidhje me jetën e saj private. Sa për marrëdhëniet me Adelinën kanë qenë dhe do të mbeten të shkëlqyera edhe pse kohët e fundit, duket se motra e vogël Zanfina, po fiton më shumë terren në fushën e muzikës. Studente në vitin e tretë për drejtësi, Zanfina Ismajli shprehet se pas karrierës muzikore synon një karrierë të suksesshme edhe si juriste.
Cila është arsyeja që vendose të jesh në një festival muzikor në Tiranë?
Së pari, zgjodha “Top-fest”-in, sepse që nga fillimet më ka pëlqyer shumë si festival. Në Kosovë quhet edhe versioni shqiptar i MTV-së. Kam parë, se fryma e këtij festivali është ndryshe nga të tjerët. Eshtë shumë rinor, ka shumëllojshmëri zhanresh dhe më ka pëlqyer mënyra se si organizohet finalja, ndaj edhe këtë vit meqenëse kisha këngë të reja vendosa të marr pjesë dhe ta promovoj këngën time në një mënyrë shumë të mirë dhe të jem për herë të parë në një festival në Shqipëri, që nga fëmijëria.
Vjen në Tiranë për të marrë një çmim, apo për të qenë pranë publikut?
Kisha menduar se i kisha munguar publikut në Shqipëri dhe duhej të isha e pranishme në një festival, në mënyrë, që adhuruesit e mi këtu të më shihnin nga afër. Përsa i përket çmimeve asnjëherë nuk i kam parë si qëllim në vetvete, sepse nuk mendoj që gjithmonë duhet të fitohet diçka.
Ke pasur emocione, duke qenë se prej vitesh nuk e njihje pritjen e publikut në Tiranë?
Them që publiku ka një sy të mprehtë dhe emocionet janë të pranishme, por besoj që pritja ishte e mirë.
Me çfarë je duke u marrë momentalisht në Kosovë?
Aktualisht kohën time kryesore e merr shkolla, por edhe koncertet në Kosovë e diasporë, të cilat kohët e fundit kanë qenë të shumta.
Shpesh kemi dëgjuar që marrëdhëniet e tua me Adelinën, nuk janë të mira...
E vërteta është që ne kemi marrëdhënie shumë të mira, ashtu siç mund të kenë dy motra me njëra-tjetrën. Thashethemet nëpër gazeta kanë bërë që njerëzit të mendojnë, se ne kemi marrëdhënie të këqija, por si mund të kemi ne të tilla marrëdhënie kur jetojmë nën një kulm, kemi të njëjtin profesion dhe kemi shumë gjëra të përbashkëta! Ç’është më e mira, këshillohemi, rrimë bashkë dhe jemi shoqe, përpara se të jemi motra.
Të ka ndihmuar Adelina dhe emri i saj që të ecësh në fushën e muzikës?
Në disa raste ka pasur ndihmë emri i saj, në disa raste jo. Mendoj, që më shumë më kanë ndihmuar këshillat dhe sugjerimet e saj profesionale, sesa emri.
Në raport me Adelinën, e gjen veten më të suksesshme, apo më pak të suksesshme?
Them, që Adelina është më e suksesshme, sepse ajo ka një karrierë të gjatë, të cilën askush nuk mund t’ia shkelë e as t’ia marrë, ndërsa mua më duhet ende shumë punë, që të arrij aty ku është ajo... Dhe shpresoj që t’ia arrij.
Ka gjëra në të cilat do doje t’i ngjaje Adelinës apo ta imitoje atë?
Inovacionet që Adelina ka bërë kanë qenë aq të mëdha saqë askush nuk mund t’i përsërisë dhe do të doja që karriera ime të jetë po aq inovative sa edhe e saj.
Ç’mund të na thuash për jetën tënde jashtë skenës? Ndonjë djalë...?
Para disa kohësh kam folur edhe për jetën time private, por ka filluar të më keqpërdoret, ndaj edhe jam ndalur. Nuk flas më për jetën private, vetëm për atë profesionale.
Po për marrëdhënien tënde me futbollistin Lorik Cana?
Ky është një thashethem që ka filluar nga Tirana dhe më pas në Kosovë e diasporë, ka marrë përmasa shumë të mëdha. Por ja që në të vërtetë atë futboller unë nuk e njoh, e madje as nuk e kam parë ndonjëherë në jetë dhe nuk ka asgjë të vërtetë në fjalët që janë shkruar.
Si mendon ti, cila është arsyeja apo baza e këtij thashethemi?
Të gjitha këto fjalë unë i kam parë si mënyrë për të shitur gazetën, sepse kur dikush dëshiron të ketë një lajm të ri sensaci-onal, përdor emrin e një këngëtareje, e cila është më atraktive në këtë moment. Mendoj se më është keqpër-dorur pak emri, por ja që keqkuptimet u pastruan, pasi unë pata treguar e para, që nuk e njoh, nuk e kam parë dhe nuk kam pasur asgjë me të.
Je e kujdesshme, ndaj asaj që mediat shkruajnë për ty?
Mundohem të jem, por mediat nuk mund t’i kontrolloj.
Cila ka qenë gjëja që të ka dëmtuar më shumë?
Thashethemi për Lorik Canën, sepse unë po thosha që nuk e njoh, ndërsa ai nuk po fliste dhe kjo më bëri pakëz në dyshim. Edhe fjalët që kam marrëdhënie shumë të këqija me motrën, të cilën e dua shumë, më kanë lënduar. Mendoj që njerëzit, për të arritur diçka në profesion përdorin mënyra nga më të ndryshmet dhe kjo nuk është e drejtë.
Je shpallur këtë vit këngëtarja më seksi mes disa këngëtareve shqiptare. Je e kënaqur?
Jam ndjerë shumë mirë, sepse ka qenë konkurrenca e madhe. E falënderoj shumë publikun, që më ka votuar. Në të vërtetë nuk e kam pritur dhe kisha besuar se mund të fitonte tjetërkush.
Kë shihnit si fituese të mundshme?
Ndoshta Bleona Qerretin, ose ndonjë tjetër.
Sa e rëndësishme është për një këngëtare të jetë seksi?
Mendoj se kjo e ndihmon karrierën, sepse syri kërkon bukuri. Gjithmonë kur shohim diçka në ekran, kërkojmë të jetë e bukur.

G.Panorama
 

E identifikuar

BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #464 më: 08-04-2007, 18:00:48 »
Citojeni

Zanfina Ismajli ne Rinora4 Zvicer





E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
Faqe: 1 ... 26 27 28 29 30 [31] 32 33   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |