Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Të rejat për kengetaret Shqiptare  (E lexuar 15462 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #90 më: 12-04-2007, 06:01:22 »
Citojeni

Ingrid Gjonit i ka kushtuar shumë fejesa
 
Më në fund Ingrid Gjoni kurërozoi dashurinë e saj me një fejesë madhështore. Ftoi shumë miq dhe të afërm. Por, mesa duket ceremonia e fejesës, i ka kushtuar shtrenjtë. Tani bukuroshja e kthyer në këngëtare, pas një videoklipi veror mjaft sensual që pushtoi ekranet shqiptare, nuk ka më ndonjë prurje të re në muzikë. Gjithmonë nga ato që thuhen lart e poshtëë nëpër Tiranë, këngëtares i mungojnë paratë për të realizuar një videoklip për një nga këngët e saj. Ndoshta gjithë kursimet e Ingridit shkuan për atë fejësë dhe tani fansat e saj duhet të durojnë edhe ca që këngëtarja të dalë me ndonjë videoklip të ri. 
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #91 më: 13-04-2007, 09:16:17 »
Citojeni

Bleona nuk i ndahet asnjë çast të dashurit

Tashmë nuk është më një sekret dashuria e Bleonës dhe e bashkëshortit të saj të ardhshëm. Adhuruesit e këngëtares bukuroshe dhe sidomos ata që jetojnë në Tiranë, kanë pasur mundësi që këto ditë ta shohin Bleonën nëpër rrugë duke shëtitur apo duke frekuentuar bare të ndryshme.

Megjithatë e veçanta kësaj here është që Bleona nuk ka qenë asnjë moment vetëm. Ajo gjatë gjithë kohës ka qenë nën shoqërinë e të dashurit të saj simpatik, me të cilin edhe pse bashkëjeton prej kohësh, duket që vazhdojnë të jenë ende shumë të dashuruar.

Ata janë parë në ambiente të ndryshme, por krejt indiferentë ndaj shikimeve kureshtare të njerëzve, sepse dukej qartë se ato sytë i kishin vetëm për njëri-tjetrin.

Nora Istrefi sërish me Getoarin

Edhe pse nuk është akoma një lajm zyrtar, duket se çifti i vjetër Nora IStrefi dhe Getoari, janë rikthyer përsëri bashkë. Nuk dihet me saktësi sa herë janë ndarë e sa herë janë bashkuar por, duket se kësaj radhe bëhet fjalë për një pajtim që ka për të zgjatur.

Kështu Geti dhe Nora, më në fund e kanë pranuar që nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin. Ndoshta i lidh profesioni i përbashkët, ndoshta i lidh ndjenja, por më mirë sesa t’i bëjë këngë Elvana Gjatës, përse të mos i bëjë Norës që e ka edhe më afër!
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #92 më: 14-04-2007, 08:20:14 »
Citojeni

Miriam Cani në krah të Ardi Asllanit

Duket se vizitat e Miriam Canit në Shqipëri, sidomos pas realizmit të këngës me Alketa Veisiun janë bërë më të shpeshta. Por të enjten në mbrëmje, këngëtaren shqiptare me banim në Zvicër, e kemi parë në shoqërinë e stilistit Ardi Asllani. Të dy kanë ardhur së bashku në mbrëmjen e organizuar në hotel Sheraton, për të zgjedhur përfaqësuesen e Shqipërisë për në (Miss Universi), “Miss Univers Albania”. Në fakt, marrëdhënia mes të dyve u kuptua, që ishte shumë e ngrohtë, ndonëse nuk kemi arritur të mësojmë me saktësi, se cili është raporti i vërtetë i stilistit me këngëtaren. Pasi janë ulur së bashku në vendin e rezervuar për ta, Ardi dhe Miriami kanë shijuar të qetë gjithë mbrëmjen për t’u larguar përsëri së bashku, ndonëse nuk kanë marrë pjesë në festën, që pasoi ceremoninë. Kur kanë dalë nga salla, fotografi Fadil Berisha i është drejtuar këngëtares me fjalët: “Shumë shpesh të kemi parë në Shqipëri”. Ndoshta edhe Berishës i kanë rënë në sy ardhjet e shpeshta të Miriamit në Tiranë, megjithatë nga buzëqeshja e këngëtares nuk kemi arritur të mësojmë arsyen e vërtetë të këtyre vizitave. Anëtare e grupit “Preluders”, Miriam Cani ka arritur të krijojë një figurë të qëndrueshme artistike edhe në Zvicër ku ajo jeton.

Vllasaliu na zhgënjen me dhunën në klip

A e keni parë klipin e fundit të Sinan Vllasaliut? Shpresojmë që po, kështu do ta keni më të lehtë të kuptoni dhe mbase të jeni dakord me mendimin tonë, për çfarë kemi konstatuar duke e parë atë klip. “Mos ia falni” është një këngë, që po ta dëgjonim thjesht në radio mund të mos e kishim shumë mendjen tek fjalët por të shijonim zërin e profesionistit Vllasaliu. Por, sapo sheh klipin i cili natyrisht materializon fabulën e këngës, fillon e të kap një ankth i çuditshëm. Në klip paraqitet një vajzë e re e cila përzihet natën nga shtëpia nga një burrë i vjetër, i cili sipas fjalëve të këngës duhet të jetë vjehrri. Më pas, në dritare të llahtarisur përcjellin ngjarjen fëmijët e saj. Ndërsa këngëtari në sinkron thotë: “nuk dua të gjej në shtëpi, djegiani krejt fustanat... etj etj”. Një klip i tillë, të kujton disa filma të vjetër, që shihnim dikur në stacionet turke me satelit dhe që mallëngjenin të gjitha gratë e papuna të cilat gjithsesi ishin të lumtura, që patën mundësi të shohin botë me sy edhe pse në televizor. Ajo, që shihet në atë klip nuk është as më pak dhe as më shumë, por një dhunim i hapur i një gruaje dhe sidomos i fëmijëve. Mendoni se si mund të asimilohej dhe kuptohej një klip i tillë në një situatë ku nuk janë të pakta ngjarjet e hidhura të burrave, që dhunojnë apo vrasin gratë e tyre. Të paktën në klipe nuk do të donim ta shihnim këtë dhunë meqë muzika në vetvete ka tjetër mison. Të përcjellë paqen dhe vlerat më pozitive tek admiruesit e saj.

Edhe Gili kthehet në engjëll

Me sa duket dëshira për t’u kthyer në engjëll e ka kapur edhe këngëtaren kosovare Gili. Në klipin e saj të ri, që është shfaqur vetëm disa ditë më parë në ekranet muzikore shqiptare Gilin e shohim ndër të tjera edhe me krahët e bardhë të një engjëlli, një element në fakt, jo i panjohur për klipet e këngëtareve shqiptare. Rezarta Shkurtën e kemi parë me krahë të tillë në videoklipin e këngës “Të dielave”, vetëm me një ndryshim: sipas propozimit të vetë këngëtares, ngjyra e tyre ishte e zezë. Këngëtarja kosovare e cila ka prekur skenat e Tiranës, që në fillim të viteve ’90 është bërë tashmë, gjithmonë e më e pranishme edhe në skenat dhe ekranet shqiptare. Pas klipit dhe këngës në duet me Sinan Vllasaliun, tashmë Gili ka nxjerrë edhe videoklipin, që shoqëron këngën e saj të re. Ajo që bie në sy gjithmonë e më shumë tek këngëtarja është loja me pamjen. Pavarësisht ngjyrës së flokëve, të cilën e pëlqen bionde, ajo luan shpesh me stilet dhe mënyrat e performancës. Ndoshta së shpejti Gilin do e kemi edhe në Tiranë, si pjesëmarrëse në festivalin “Netët e klipit shqiptar”, ku pjesë e konkursit është edhe klipi i këngës “Prapë se prapë”, një duet me Sinan Vllasaliun.

Biznesi i ri i Ardjan Trebickës në kryeqytet

Së shpejti emri i tij do i shtohet emrave të shumë artistëve, të cilët tashmë kanë hapur në kryeqytet aktivitetet e tyre private, ndonëse ideja dhe zgjedhja e Ardjan Trebickës është disi e veçantë. “Carpe Diem”, i vendosur përballë pallateve “Agimi”, në të vërtetë do të jetë diçka më shumë se një lokal apo një vinotekë e thjeshtë. Sepse përveç biznesit, Ardjani do të gjejë aty vend edhe për artin. Duke e konceptuar më shumë si diçka të ngrohtë, intime, në të cilën krahas verës dhe antipastave klientët do të gjejnë edhe qetësinë, Trebicka ka menduar që në lokalin e tij përveç argëtimit të ketë hapësirë edhe për promovimet e librave apo të albumeve muzikore. Mësojmë se këngëtari është ende duke punuar për sistemimin e ambientit, në arredimin e të cilit flitet se do të dominojë druri i gërshetuar me ngjyra qetësuese dhe çlodhëse. Ka menduar gjithashtu të ketë një meny tepër speciale, me ushqime të lehta, kryesisht nga kuzhina franceze, por edhe e vendeve të tjera, ndërkohë që e veçanta e ushqimit në këtë lokal do të jetë menyja speciale me kalori të ulët, për të gjithë ata që i tremben mbipeshës. Sigurisht, duke pasur parasysh edhe profesionin që ka, ndoshta Ardjani beson se miqtë e tij më të mirë, shumë nga kolegët artistë do të jenë njëkohësisht edhe klientët e tij të parë. Duke qenë se Ardjanit nuk i jepet shumë për anën financiare, se sa për atë artistike, thuhet se në këtë drejtim është duke punuar më tepër bashkëshortja e tij, Kela, e cila ka më tepër përvojë në aktivitetet private. Megjithatë, impenjimet për lokalin që pritet të hapet këto ditë duket se nuk e kanë zbehur aspak dëshirën e Ardjanit për t’u marrë me muzikën, e madje siç na thonë miqtë e tij, as nuk e kanë shtuar zellin për t’u marrë me biznes. Pas përfundimit dhe daljes në tregun shqiptar të albumit të tij “Shkova kah dera jote”, Trebicka po mendon për të tjera projekte të afërta muzikore, edhe pse është duke shijuar ende frytet e albumit, këngët e të cilit janë punuar në një nga studiot më të mira muzikore në Romë dhe që për më tepër, është i gjithi i realizuar me instrumente të gjalla.

Ingrit Gjoni rrihet me grushte tek “Zippo”

Ingrit Gjoni zihet me grushte tek “Zippo”, ndërkohë që pjesë e grindjes është bërë edhe i fejuari i saj, Enea. Ky lajm ka mbërritur në redaksi nga dëshmitarë të ngjarjes, aspak e këndshme për këngëtaren, e cila kohët e fundit ka treguar se kishte impenjime vërtet serioze me punën e saj. Por me sa duket, fundjava e shkuar nuk ka qenë fatlume për këngëtaren Gjoni, e cila ndoshta edhe e nervozuar më tepër nga sa duhet e ka çuar deri në grushte grindjen banale me një tjetër femër, e pranishme në lokal.
|Dëshmitarët e kësaj ngjarjeje nuk dinë të tregojnë arsyet për të cilat ka nisur sherri, por tregojnë se këngëtarja dhe më pas edhe i fejuari i saj, pasi kanë debatuar ashpër me vajzën, e kanë rrahur në mënyrë mjaft të egër. Sa për kundërshtaren tjetër, emrin e së cilës nuk kemi arritur ta mësojmë, flitet se është një prej pjesëmarrëseve në “Miss Model of the World”, organizuar nga Fadil Berisha disa muaj më parë. Ndoshta mund të mos duket e çuditshme që këngëtarja tregon edhe forcën fizike, po të kemi parasysh se një performancë të tillë ajo e ka bërë edhe për humor në spektaklin “Ishte loja”. Sigurisht, kjo përleshje nuk besojmë se do të ndikojë pozitivisht në karrierën e Ingrit Gjonit, që kohët e fundit ka deklaruar se ka përfunduar edhe klipin e ri. Le të shpresojmë që ky të jetë rasti i fundit, ku këngëtarja nuk arrin të ruajë qetësinë, sepse duke pasur parasysh që është person publik, ngjarje të tilla vetëm e dëmtojnë.

Rovena Stefa zhvishet për bashkatdhetarët

Duket se nuk ka ngurruar të zhvishet, madje edhe më shumë nga sa duhet. Në turneun e koncerteve që ka realizuar vetëm pak javë më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rovena Stefa ka ditur që përveç muzikës t’u dhurojë bashkatdhetarëve edhe një performancë gjysmë të zhveshur. Nuk e ka menduar dy herë, që në këtë koncert të dalë më shumë e zhveshur se sa e veshur. Ndoshta ky fakt nuk duhet të na habisë, po të kujtojmë se tashmë jemi mësuar me të tilla performanca të këngëtareve tona, që me sa duket kanë filluar të kuptojnë se në ditët tona kënga nuk dëgjohet, por shikohet. Dhe pavarësisht faktit se u pëlqen të zhvishen në skenë, duke tejkaluar ndoshta edhe normat e etikës, çuditërisht nëse lexojnë apo përfliten për këtë dukuri u vjen keq. E vërteta është, që kohët e fundit koncerti i Rovena Stefës dhe Shpat Kasapit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është përfolur gjatë, por askush nuk e kishte menduar se Rovena do të ishte kaq bujare. Nuk dimë nëse ky fakt do të ndikojë pozitivisht apo negativisht në karrierën e këngëtares, megjithatë mendojmë që fotot flasin më tepër nga sa duhet.

Aurela vazhdon të surprizojë

Ka ardhur në Tiranë pas shumë vitesh mungesë për Festivalin e Këngës në Radiotelevizion. Dhe në fakt fansat e saj nuk e kishin menduar që Aurela Gaçe do të ishte sërish në kryeqytetin shqiptar në fillim të pranverës. Me performancën e saj mbrëmjen e së shtunës, Aurela Gaçe ka arritur të përcjellë të njëjtat emocione si në skenën e Pallatit të Kongreseve, ndonëse për një audiencë më të vogël. E shoqëruar nga mikesha e saj e ngushtë, Eli Fara, e cila edhe këtë radhë nuk e ka lënë vetëm, të dyja këngëtaret kanë qëndruar dhe kanë festuar me miqtë deri në orët e para të mëngjesit.

G.Panorama
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #93 më: 14-04-2007, 08:29:43 »
Citojeni

Bleona Qerreti shtatzënë?
 
Mësojmë se vetë këngëtarja ia ka pohuar këtë parukieres së vet

 
Flitet se Bleona Qerreti pret një fëmijë. Mësojmë se është vetë këngëtarja ajo, që e ka pohuar këtë fakt tek mikesha dhe parukieria e saj, vetëm pak ditë më parë, kur ka shkuar për të rregulluar flokët. Bleona, e cila prej disa kohësh ndodhet në Tiranë ku është duke përfunduar albumin e saj të ri, thuhet se ka pohuar me gojën e saj që është shtatzënë dhe pret një fëmijë, madje së shpejti këtë lajm ajo vetë do ta bëjë publik edhe për mediat. Ndonëse nuk kemi arritur të saktësojmë diçka më tepër për vërtetësinë e lajmit, apo edhe seksin e fëmijës, personi që na e bën të ditur këtë fakt pohon se gjithçka është më tepër se e vërtetë. E lidhur prej kohësh me Gani Bardhën, këngëtarja bukuroshe, pas celebrimit disa muaj më parë, ka pohuar publikisht se tani është në prag të martesës. Vetë Bleona ka deklaruar se ceremonia e martesës do të bëhet aktuale vetëm pas daljes së albumit, që ajo shumë shpejt do të ketë në tregun shqiptar, ndërkohë që zëra të tjerë në rrethet miqësore të këngëtares pohojnë se në maj, Bleona dhe Ganiu do të organizojnë një martesë madhështore, në të cilën pa dyshim do të ketë ftuar jo vetëm nga Shqipëria, por edhe Amerika. Kohët e fundit këngëtarja ka qenë vërtet shumë e impenjuar në koncerte, sidomos jashtë Shqipërisë, ndërkohë që paralelisht është duke punuar edhe për albumin, për të cilin flitet se do të jetë në treg brenda këtij muaji. Madje, siç ka deklaruar vetë në media kohë më parë, disa nga këngët e albumit janë të shoqëruara edhe me videoklipe të kushtueshme të realizuara jashtë Shqipërisë. Dhe natyrisht pasi puna me albumin të ketë përfunduar, në plan të parë do të jetë martesa, që flitet se do të ketë një ceremoni të veçantë të organizuar në kryeqytet. Por nëse lajmi i shtatzënisë është i vërtetë, atëherë do të ketë një arsye më shumë, që këngëtarja të përshpejtojë martesën. E njohur gjithmonë për lukun e saj të veçantë dhe pamjen tepër tërheqëse, nuk dimë se si do të ndryshojë këngëtarja, tashmë që pret një fëmijë. Ndoshta bebi, që do të vijë së shpejti në jetë, do e pengojë disi Bleonën në karrierën si këngëtare, por ndoshta atëherë, kur gjithë jetën e saj ta ketë të ndërtuar në Amerikë, ajo do të mendojë më shumë për këtë fëmijë, se sa për karrierën.

G.Panorama
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #94 më: 21-04-2007, 07:51:24 »
Citojeni

Adrian Gaxha dhe femra që i mungon

“Më mungon”. Është ky titulli i këngës së re të Adrian Gaxhës. Kënga, e shoqëruar edhe me klipin përkatës është transmetuar këto ditë në ekranet muzikore shqiptare. Po të shohim dhe të ndjekim me vëmendje klipin dhe elementët e tij mund të themi me bindje, që kjo këngë është një risi në stilin e prezantimit të këtij këngëtari. Përveç muzikës, e cila vjen si një lirikë ndryshe nga këngët ritmike me të cilat jemi mësuar ta shohim zakonisht Adrianin, ndryshe shfaqet këngëtari edhe në lukun e tij e po kështu edhe me elementët e klipit. Këtë radhë, këngëtari nga Maqedonia dhe grupi, që ka punuar me realizimin e videos kanë lënë mënjanë ambientet luksoze të kryeqytetit dhe kanë preferuar të shfrytëzojnë jetën e përditshme të Tiranës me lagjet e zakonshme të kryeqytetit. Sa për vajzën, që shfaqet në këtë videoklip ju kujtojmë se quhet Elona dhe është një prej balerinave të dikurshme të emisionit “Fiks fare”. Xhirimet e klipit janë realizuar tek pallatet “Agimi” në kryeqytet dhe pranë Korpusit të Universitetit. Kjo nuk është hera e parë, që këngëtari zgjedh Tiranën për të realizuar videot e këngëve të tij, duke u shprehur se “kryeqyteti ynë dhe përgjithësisht Shqipëria ka vende të paeksploruara dhe interesante, që të krijojnë mundësinë e realizimit të gjërave të bukura”. Duket se kohët e fundit, Tirana po e tërheq Gaxhën, sepse e kemi parë shpesh në kryeqytet. Pas pjesëmarrjes në Top-fest ai ishte gjithashtu pjesëmarrës edhe në mbrëmjen e parë të shfaqjes, për Festivalin e Klipit Shqiptar.

Ndoci nuk promovohet në Evropë

Ashtu si dhe vitet e mëparshme, duket s3e i njëjti fat e ka ndjekur përfaqësuesin e Shqipërisë në Eurovizion, Frederik Ndocin. Sikurse ishte premtuar nga drejtuesit e RTSH-së, se kënga “Balada e gurit”, do të promovohej nëpër shtete të ndryshme të botës, para se të marrë pjesë në Eurovizion, kjo gjë nuk do të ndodh asesi. Gjatë një konference për shtyp, të bërë dje në ambjentete e Radio-Tiranës, Frederik Ndoci, i shoqëruar nga e shoqja Aida, kanë bërë të ditur për median, se do të nisesn drejt Filandës, ku edhe zhvillohet këtë vit edicioni i rradhës së Euroviozion. Përvecc të tjerash këngëtari i njohur shqiptar ka bërë të ditur edhe anullimin e këtyre koncerteve promvuese. “Fatkeqësisht na janë anulluar këto koncerte dhe ne nuk jemi në dijeni të arsyes se pse ka ndodhur kjo gjë”, është shprehur dje Frederiku. Pak kohë më parë kënga, që do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin Evropian është transmetuar në televizionin publik Shqiptar e shoqëruar me një videoklip. Ndërsa dje Ndoci ka shpërndarë për mediat vizitve nga një vidoekasetë me videoklipin e këngës “balada e gurit”, pasi për të edhe kjo është një promovim i mirë i tij. Pavarësisht vlerësimeve apo edhe kritikave që mori kënga fituese e kompozuar nga Adi Hila, i cili për të dytin vit radhazi dërgon këngë në “Eurovision”, “Balada e gurit”, kjo shprehje e dhimbjes së një emigranti në një vend të huaj, e shoqëruar tashmë edhe me një videoklip është gati për të shkuar në Finlandë, për në gjysmëfinale, pasi paraardhësi Luiz Ejlli, nuk mund të fitonte pikët e duhura për Shqipërinë. Kësaj herë në Euroviozn shqipëria do të këndojë e 11 në rradhë dhe synimi i Ndocit, është të hyjë në finale. Pas konferencës Ndoci së bashku me Aidën kanë interpretuar edhe një pjesë të këngës në anglisht për mediat.
 
Ledina Çela në New York së bashku me Edona Llalloshin

“Po vij tek ty” nuk është vetëm titulli i këngës më të re të Ledinës, por mbase edhe një paralajmërim se koncerti i saj i rradhës do të jetë tek ata, shqiptarët që jetojnë në Nju Jork. Dhe kur flasim për Ledinën, e kemi të qartë që në fillim se performancat e saj do të jenë shumë të nxehta. E filloi lojën e saj sensuale në promovimin e klipit të saj tek Venue duke çuditur më pas të gjithë me xhirimet super erotike në klip dhe ofshamat që shoqëronin këngën. Natyrisht që publiku i Neë Yokut tani pret ekzibicionin e rradhës eksluzivisht për ta. Koncerti do të realizohet në klubin “Avalon”, me 27 prill dhe çmimi i biletës thuhet se do të jetë 30 dollarë. Së bashku me Ledinën në koncert do të jetë edhe këngëtarja nga Kosova, Edona Llalloshi e cila për hirëë të së vërtetës është krejtësisht e kundërta e Çelos përsa i përket performancave në klipe dhe skenë. Llalloshi preferon të jetë serioze dhe aspak e zhveshur dhe në këtë mënyrë ka arritur të bëjë për vete publikun e saj. Natyrisht në botën e këngës ka vend për të gjithë pasi edhe shijet janë nga më të ndryshmet, por kur një këngëtare është seksi, ajo pëlqehet më shumë, sidomos nga meshkujt. Të shohim se çfarë ka planifikuar Ledina si surprizë ne këtë koncert.

Trebicka promovon lokalin, të ftuar miqtë VIP

Ka qenë një ambient miqësor, ashtu siç ai e ka dëshiruar të ishte. Të mërkurën në mbrëmje, këngëtari Ardjan Trebicka ka inauguruar lokalin e tij “Carpe Diem”. Edhe pse i mësuar me skenat dhe publikun, duket se në një mbrëmje të tillë miqësore, ku atij i është dashur të bëjë me kujdes rolin mikpritës të zotit të shtëpisë, Ardjani është ndjerë disi në siklet dhe i emocionuar, pasi siç u shpreh vetë, nuk ishte mësuar ta uronin për biznes, por vetëm për albume dhe këngë.
E pavarësisht fillimit disi të vështirë, edhe me ndihmën e Kelës, bashkëshortes së tij, gjërat më pas kanë shkuar më së miri dhe të ftuarit kanë qëndruar deri në orët e vona të mbrëmjes, jo vetëm për të provuar verën e veçantë dhe menunë e lokalit, por edhe për të biseduar, nën tingujt e një muzikë të lehtë në sfond. Duke qenë se lidhja e tij me artin është e drejtpërdrejtë, Ardjani ka menduar që këtë marrëdhënie ta ruajë edhe në biznesin e tij modest. Duke menduar që lokali i tij të shërbejë njëkohësisht edhe si një vend i gjetur për promovime librash apo albumesh, mbi komodinat e vendosura në qoshe të lokalit e para që ka sjellë librat e saj ka qenë Natashta Bega, ndërsa të ftuarve nuk iu ka mbetur gjë tjetër veçse t’i shfletojnë ata.

Anjeza Branka, në prag të lindjes

Shumë shpejt do të niset drejt Austrisë, ku do të vijë në jetë edhe djali i saj. Ditët e fundit të prillit janë edhe ditët e fundit të qëndrimit të Anjeza Brankës në Tiranë. Këngëtarja, prej kohësh ka vendosur që fëmija i saj i parë, që është një djalë të vijë në jetë në Austri, ku duket se gjithçka është tashmë gati për momentin e rëndësishëm. Mësojmë se djali pritet të lindë në fillim të muajit maj, ndaj edhe Anjeza duhet të përgatitet për ta lënë Shqipërinë. Deri tani duket se gjithçka ka ecur më së miri me shtatzëninë, madje Anjeza nuk ka ndërprerë asgjë nga aktiviteti i saj i përditshëm, përveç koncerteve të cilat i është dashur t’i ketë disi më të rralla, në mënyrë që të mos ngarkohej. E dashuruar me Leonardon, këngëtarja ka deklaruar fejesën gati një vit më parë, ndërsa këtë vit pritet të organizojë edhe ceremoninë e martesës, ndonëse tani në dasmën e tyre do të jetë edhe vogëlushi.

G.Panorama
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #95 më: 23-04-2007, 00:48:27 »
Citojeni

Mr. Elvis një këngë jetimëve

Siç ndodh rëndom, pas disa vitesh karrierë, këngëtarët, pasi kanë krijuar një farë imazhi, përpiqen ta përmirësojnë atë.

Kështu ka ndodhur edhe me këngëtarin Mr. Elvis, i cili pasi i këndoi dhe nuk u la gjë pa thënë femrave shqiptare, tani do t’i dedikojë një këngë jetimëve.

Si duket bashkë me pjekjen e tij si artist, ka ardhur edhe pjekja e tij si njeri, kështu këngëtari kërkon të kalojë në një stad tjetër të karrierës së tij, ku bashkë me performancën të sjellë edhe një mesazh më fisnik nga çka bërë deri më sot me “Femrat shqiptare”.
E identifikuar

CrYsTaL TeaRs
*Endless Love*
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #96 më: 24-04-2007, 10:53:21 »
Citojeni


Ledina Çela në New York së bashku me Edona Llalloshin

“Po vij tek ty” nuk është vetëm titulli i këngës më të re të Ledinës, por mbase edhe një paralajmërim se koncerti i saj i rradhës do të jetë tek ata, shqiptarët që jetojnë në Nju Jork. Dhe kur flasim për Ledinën, e kemi të qartë që në fillim se performancat e saj do të jenë shumë të nxehta. E filloi lojën e saj sensuale në promovimin e klipit të saj tek Venue duke çuditur më pas të gjithë me xhirimet super erotike në klip dhe ofshamat që shoqëronin këngën. Natyrisht që publiku i Neë Yokut tani pret ekzibicionin e rradhës eksluzivisht për ta. Koncerti do të realizohet në klubin “Avalon”, me 27 prill dhe çmimi i biletës thuhet se do të jetë 30 dollarë. Së bashku me Ledinën në koncert do të jetë edhe këngëtarja nga Kosova, Edona Llalloshi e cila për hirëëë të së vërtetës është krejtësisht e kundërta e Çelos përsa i përket performancave në klipe dhe skenë. Llalloshi preferon të jetë serioze dhe aspak e zhveshur dhe në këtë mënyrë ka arritur të bëjë për vete publikun e saj. Natyrisht në botën e këngës ka vend për të gjithë pasi edhe shijet janë nga më të ndryshmet, por kur një këngëtare është seksi, ajo pëlqehet më shumë, sidomos nga meshkujt. Të shohim se çfarë ka planifikuar Ledina si surprizë ne këtë koncert.


Ktu keni ftesen e koncertit me gjith te dhenat...

http://www.zeriyt.com/komunitet_dhe_grupe_shoqerore_te_zeri_yt/festa_shqiptare-t17129.0.html;msg498847#msg498847
E identifikuar

"Love is always patient and kind. It is never jealous. Love is never boastful or conceited. It is never rude or selfish. It does not take offense and is not resentful."
BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #97 më: 26-04-2007, 19:13:06 »
Citojeni

Suksesi i këngëtareve quhet Stine

Stine, këngëtari aq i njohur vetëm para tre vitesh, ishte pak i njohur për publikun. Megjithëse kënga e tij e parë ishte një sukses i padiskutueshëm, u desh shumë kohë pas saj që ai të afirmohej.   
Kështu, duke fituar çmimin e parë në një edicion të “Top Fest”, për Stinën erdhi edhe suksesi. Tani ai është bërë i preferuari i këngëtarëve, dhe jo vetëm kaq.

Kohët e fundit të gjitha këngët e dala në treg, që mbajnë firmën e tij, kanë një sukses të padiskutueshëm. Kështu ishte kënga jek e jek, superhit i verës së kaluar dhe, së fundmi, krijimi i tij, që ia ka besuar këngëtares vlonjate Poni. 
E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #98 më: 28-04-2007, 07:19:22 »
Citojeni

Besa, këngëtarja me zë me ngjyrë
 
Nëse rastësisht jeni duke dëgjuar një këngë shqiptarë që ju duket si e kënduar nga një këngëtare me ngjyrë, atëherë gaboheni, sepse ajo quhet Besa.   
Në pjesëmarrjen e fundit në Top Fest, ajo ka mahnitur sërish fansat e saj me interpretimin dinjitoz të këngës së saj. Besa, e këngës “Zonja dhe zotërinj” ndoshta është e para këngëtare shqiptare që mund të krahasohet me këngëtare të kalibrit Beyonce, Whitney Houston etj.
Pse jo, edhe t’i konkurrojë denjësisht, sepse Besa e ka treguar potencën e zërit të saj edhe në koncerte live. 

gazetaetiranes
E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #99 më: 28-04-2007, 08:58:07 »
Citojeni

Blero ikën nga Zippo i turpëruar, nuk këndon dot live

Duket se episodi i çuditshëm, që ka ndodhur fundjavën e shkuar në ambientet e Zippo club, i ka indinjuar paksa të pranishmit në atë lokal. Ndoshta askujt prej protagonistëve të asaj mbrëmjeje nuk ia kishte marrë mendja, që Blero një këngëtar i afirmuar në tregun shqiptar, e që tashmë po synon edhe tregun botëror nuk ishte në gjendje të këndonte live një këngë nga fillimi deri në fund. Ky lajm, që mbërrin në redaksi në formën e një thashethemi në fakt e ka burimin pikërisht tek disa nga të pranishmit e asaj mbrëmjeje tek Zippo. Ata tregojnë se Blero ndodhej në Tiranë fundjavën e shkuar dhe së bashku me disa miq, ka qenë për të kaluar disa orë të vona të mbrëmjes tek “Zippo”, një lokal i preferuar kohët e fundit nga shumë këngëtarë. Por, siç na tregojnë personat, që ndodheshin aty atë natë, shumë nga të pranishmit, nuk kanë mundur t’i rezistojnë dëshirës për të dëgjuar një këngë live, nga Blero, i pranishëm aty. Dhe nga ana tjetër as këngëtari kosovar nuk ka mundur të refuzojë. Pas shumë këmbënguljesh nga ana e të pranishmëve në lokal, Blero është ngjitur në skenë dhe mes shumë këngëve të repertorit të tij, ka zgjedhur këngën “Fotografia”. Thuhet se këngëtari është përpjekur shumë ta çonte deri në fund këngën e nisur, por përfundimisht nuk ia ka dalë. Dhe duket se ky fakt i ka irrituar pa masë të pranishmit, të cilët nuk e prsinin këtë dështim nga ana e Bleros. Diku u përfol se këngëtari ishte i sëmurë dhe kishte probleme me kordat, por kjo nuk e ka zbehuar aspak zhgënjimin e shkaktuar në sallë.


Saimir Çili dhe Suela Kalaja presin një vajzë

Fëmija i tyre do të jetë vajzë dhe pritet të vijë në jetë rreth pesë muaj më pas. Këngëtari Saimir Çili dhe bashkëshortja e tij Suela Kalaja pas një lidhjeje të gjatë dhe disa vitesh martesë, më në fund kanë vendosur ta shtojnë familjen e tyre edhe me një anëtar të ri. Mësojmë se Suela është shtatëzënë në muajin e katërt dhe fëmija, që çifti pret është vajzë.

Anjeza Branka bëhet nënë, djali lind në Tiranë

Fëmija i saj ka ardhur në jetë në Tiranë dhe jo jashtë Shqipërisë ashtu siç ishte parashikuar. Anjeza Branka është bërë nënë. Të qarat e para të vogëlushit janë dëgjuar rreth orës 23 të mbrëmjes së 22 prillit në maternitetin e kryeqytetit, ku këngëtarja është shtruar për një lindje pak përpara kohës së përcaktuar nga mjekët. Fëmija ka lindur me një peshë prej 3,1 kg dhe mësojmë se gëzon shëndet të plotë. Edhe pse shumë e lumturuar nga ndjesia, që i ka dhuruar vogëlushi tashmë, që e mban në krahë duket se këngëtarja ka vendosur të tregohet shumë e kujdesshme me mediat dhe ndoshta duke qenë edhe disi supersticioze ka marrë një vendim të prerë për të mos botuar asnjë foto të vogëlushit pa kaluar 40 ditët. Madje, nuk dëshiron as të flasë në intervista, në lidhje me fëmijën dhe ndjenjën e mëmësisë. Mësojmë se djali tashmë gëzon edhe një emër, që me sa thuhet është bashkim i dy emrave të prindërve. Kështu Anjeza dhe Leonardi kanë menduar, që fëmija i tyre të quhet Leanzo, ndërkohë që Anjeza nga telefoni, mjaftohet vetëm duke thënë se djali i saj është një fëmijë i lëvizshëm, ashtu si edhe prindërit, e ndoshta kjo ishte edhe arsyeja që vendosi të vinte në jetë pak ditë përpara kohës së parashikuar.

G.Panorama
E identifikuar

eurogina
F&J
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #100 më: 28-04-2007, 14:29:54 »
Citojeni

Ingridi Gjoni zyrtarisht e fejuar


Në fund të dhjetorit Ingrid Gjoni, bëri bè e rrufe se as që kishte ndërmend të zyrtarizonte fejesën e saj me Enean, djaloshin që prej më shumë se një viti i ka rrëmbyer zemrën. Por, nuk dihet ende se çfarë e ka shtyrë bukuroshen Gjoni që ta bënte edhe këtë herë “jek e jek”.

Ngjarja është kremtuar mes miqsh dhe të afërm, të cilët janë argëtuar nën ritmet e muzikës deri në agim, ku mes zhurmës, nuk kanë munguar as zënkat mes të ftuarve. Ingridi ndryshe nga herët e tjera ka preferuar të vishet me një fustan të zi, tejet serioz nga ato që jemi mësuar ta shohim në ekran apo koncerte. Pas zyrtarizimit të fejesës pritet që nga fundi i muajit, çifti i ri të udhëtojë drejt Italisë për të festuar lidhjen e tyre, por edhe për të qëndruar
më pranë njeri-tjetrit.
« Ndryshimi i fundit: 25-10-2007, 14:53:11 nga M A X » E identifikuar

The future belongs to those who believe in the beauty of their dreams
-------------------

eurogina@zeriyt.com
BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #101 më: 29-04-2007, 13:41:55 »
Citojeni

Kenga e Federik Ndocit e fundit

Përfaqësuesi i Shqipërisë në "Eurovision", i cili mbahet më 12-14 maj në Finlandë, Frederik Ndoci, me këngën "Hear My Plea" është i fundit sipas renditjes së basteve në faqen e internetit për bastet e garës evropiane të këngës. Ndoci është në fund të listës, sipas gjasave për ta fituar  "Eurovisionin", dhe kuota e tij është 200 - 1. Vendi i parafundit, Portugalia, e ka kuotën 150-1. Ndoci, i cili në momentin e fundit vendosi që këngën ta këndojë në gjuhën angleze "Hear My Plea", është përfaqësuesi i katërt në garën evropiane të këngës. Së pari Shqipëria u paraqit në "Eurovision" në vitin 2004, kur Anjeza Shahini u rendit e 7-ta dhe i siguroi pjesëmarrjen direkt në finale pasardhëses Lejdina Çelo, por ajo, me gjithë prezantimin e mirë, nuk arriti që sipas rregullit të "Eurovisionit" t'ia
sigurojë një vend direkt në finale përfaqësuesit tjetër, Luiz Ejllit, me këngën "Zjarr e ftohtë". Në vitin e katërt të pjesëmarrjes së Shqipërisë në këtë garë, Ndoci do të këndojë në gjysmëfinale më 12 maj, ndërsa deri tash shanset e tij për t'u plasuar në finalen e "Eurovisionit" janë
shumë të vogla. Ndër favoritët e sivjetshëm, sipas basteve të vendosura, është Zvicra me përfaqësuesin e saj, DJ Bobo, pastaj Suedia dhe Serbia. Tri vendet e fundit, përveç Shqipërisë, janë Mali i Zi, Portugalia dhe Lituania.

Lajm
E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #102 më: 19-05-2007, 08:14:40 »
Citojeni

Ardit Gjebrea vendos të dehë shqiptarët me birra

Ka vendosur t’i dehë shqiptarët me birra. Eshtë kjo iniciativa e re e kantautorit dhe prezantuesit të njohur Ardit Gjebrea në bashkëpunim me agjencinë “Even”, që këtë radhë lidhet sa me spektaklin, aq edhe me biznesin. Për herë të parë në Shqipëri do të zhvillohet Festa e Birrës. Një festë tashmë e konsoliduar në disa vende të Evropës dhe sidomos në Gjermani, ku zhvillohet në muajin tetor dhe njihet me emrin “October Fest”. Ndonëse vetë kantautori preferon të mos flasë për këtë iniciativë, të paktën për momentin, kemi arritur të mësojmë, që në datat 7, 8 dhe 9 qershor në kodrat e Liqenit, për herë të parë Shqipëria do të organizojë Festën e Birrës. Janë pikërisht kompanitë më të mëdha të prodhimit të birrës në vend si birra “Korça”,” Stela”, birra “Tirana” dhe “Kaon”, ato që përgjatë tri ditëve e tri netëve do të promovojnë produktet e tyre për qytetarët e Tiranës. Mësojmë se kanë qenë vetë pronarët e fabrikave më të mëdha të birrës në vend ata, që kanë menduar zhvillimin e një feste të tillë, që krijon një impakt shumë pozitiv për promovimin e birrës vendase dhe cilësinë e saj. 4000 metra katrorë tokë do të transformohen sipas traditave të festave evropiane dhe sidomos është ndjekur modeli i “October fest” që zhvillohet në Mynih, por i përshtatur sipas stileve shqiptare. Duke u bazuar në këtë model birra do të shoqërohet edhe me prodhime të zgarës, të ofruara nga dy kompanitë e prodhimit të sallameve në vend, si “Hako” dhe “EHW”. Por, ndërsa do të kenë mundësinë të blejnë birrën me një çmim simbolik dhe shumë më të lirë se zakonisht, qytetarët që do të marrin pjesë në këtë festë do të kenë gjithashtu mundësinë edhe të shijojnë muzikën që do të dhurohet nga këngëtarët më të mirë të skenës shqiptare. Përgjatë tri netëve kodrat e liqenit do të shndërrohen në një panair të hapur dhe në një vend koncertesh, ku hyrja do të jetë e lirë.

Ledina me gjoks zbuluar para publikut

Ishte faji i fustanit apo i lëvizjeve të shumta të Ledinës?! Cilado qoftë arsyeja, këngëtarja nuk ka mundur t’i shpëtojë një incidenti të vockël me fustanin, që ndoshta i ka humbur vëmendjes së të pranishmëve në atë mbrëmje, por absolutisht nuk ka mundur t’i shpëtojë objektivit të fotografit tonë. Ndërsa ka qenë duke kënduar në skenën e improvizuar përpara piramidës, në prani të publikut, që ndiqte me kureshtje performancën e saj si gjithmonë energjike dhe në lëvizje, Ledina Çelo është bërë protagoniste edhe e një incidenti jo të panjohur për skenat. Gjatë lëvizjeve në këngën “Fantasy”, krahu i majtë i fustanit të këngëtares ka rrëshkitur duke lënë të zbuluar pjesën më të madhe të gjoksit të saj. Por me sa duket, këngëtarja e cila nuk e ka vënë re këtë fakt ka vazhduar të këndojë e qetë, duke mos i shpëtuar syrit të fotografit tonë, por madje as imazhit, që është shfaqur në projektorin e vendosur pas shpinës së saj. Më tej Ledina e ka parë se ç’ka ndodhur dhe ka arritur të mbulohet, por pasi gjithçka ishte regjistruar në kamera dhe aparate. Nuk duam të hyjmë në detaje për “vërtetësinë” e gjoksit të këngëtares, ndonëse ajo është përfolur si një prej emrave të njohur të muzikës, që nuk ka mundur t’i shpëtojë tundimit të silikonit. Megjithatë duke pasur parasysh videoklipin e fundit të këngëtares, që është cilësuar shumë hot, ndoshta për Ledinën ky incident nuk mund të konsiderohet shumë “fatal”, po të kujtojmë edhe faktin se shfaqja e hireve femërore është një pjesë e rëndësishme e marketingut muzikor në vendin tonë e më gjerë. Dhe vërtet, pavarësisht se këngët me të cilat Ledina performoi në sfilatën e mikut dhe stilistit të saj Joni Peçi, ishin në playback pamja intriguese e këngëtares dhe sidomos lëvizjet provokuese të saj në skenë, nuk kanë mundur të mos tërheqin vëmendjen e të pranishmëve. Kjo na bën të mendojmë, që gjithmonë e më shumë Ledina Çelo, e vetëdijshme për imazhin e saj femëror, po e shfrytëzon shumë mirë këtë aspekt, si në videoklipe ashtu edhe në koncertet jashtë vendit apo edhe në sfilata. Me siguri, fustani i zi me të cilin e pamë të performonte të premten në mbrëmje ka qenë gjithashtu një ide e Joni Peçit stilistit, që prej kohësh vesh këngëtaren, pasi ajo u largua nga atelieja e Enada Atnikollës, me të cilën ishin mikesha.

g.panorama
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #103 më: 02-06-2007, 17:18:34 »
Citojeni

Gjyste Vulaj, pa të brendshme në skenë

Gjithçka ia ka lënë imazhit të jashtëm dhe ka vendosur që të brendshmet t’i lërë mënjanë. Të paktën këtë përshtypje na ka krijuar këngëtarja Gjyste Vulaj, ndërsa është ngjitur në skenën e buzukut “Zippo” për të përshëndetur spektaklin “Netët e klipit shqiptar”. E veshur me një fustan tejet të shkurtër dhe të ngushtë pas trupit, duke qëndruar mbi një palë taka të larta, që e rrisnin gjatësinë e saj prej 170 cm, këngëtarja ka arritur të fitojë tërësisht vëmendjen e të pranishmëve, femra e meshkuj. E njohur gjithmonë për veshjet ekstravagante dhe pamjen provokuese, duket se edhe këtë radhë Gjystja nuk i ka shpëtuar dëshirës për të tunduar. E ndërsa këndonte dhe performonte në skenë, nuk harronte që herë pas here vështrimet t’i dërgonte drejt tavolinës ku qëndronte i ulur bashkëshorti i saj, Sokoli, që thuajse gjithmonë e shoqëron në aktivitetet e saj artistike. Por duke pasur parasysh fustanin e ngushtë dhe elegant, që këngëtarja kishte veshur atë mbrëmje, kuptuam që poshtëëë rripave të tij nuk gjendeshin rripat e reçipetave. Duke përfituar nga fakti që natyra është treguar bujare me Gjysten, edhe pse “ndër 5 motrat ka gjoksin më të vogël”, ajo ka preferuar që linjat e saj perfekte dhe përmasat e gjoksit të mos i fshehë nën rripat e reçipetave. Por, ndërsa ka prezantuar këngën e saj të re, e veshur me fustanin ekstravagant që i rrinte pas trupit, këngëtarja, në fakt, krejt pa dashur, ndoshta ka arritur të zbulojë më shumë nga sa duhet në këtë foto. Për më tepër, nën fustan nuk dalloheshin as rripat e të mbathurave...

Kristi, koncert kundër korrupsionit

Eshtë një koncert, që në thelb mban mesazhin e luftës kundër korrupsionit. Me ide të Kristit dhe Robert Budinës, turneu i koncerteve të zhvilluara në Berat, Vlorë e Lezhë mbyllet nesër në orën 20 e 30, në sheshin përpara Piramidës. Janë këngëtarë të rinj, artistë të lirë, të cilët flasin dhe shprehin artin e tyre pa tendenca, pa agresivitet dhe pa ngjyra politike, por duke gjetur një mënyrë paqësore për të luftuar korrupsionin, si fenomen. Po kështu edhe tematika e këngëve që do të këndohen është e mbështetur mbi luftën kundër korrupsionit. Kristi, Mr.Elvis, Roni, Eltina, Eri dhe Drini Nosi janë këngëtarët që, pasi kanë kënduar në disa qytete të Shqipërisë, vijnë të këndojnë edhe në Tiranë, ndërsa prezantuese do të jetë Ina Gjonçi. Sipas Kristit, ideuesit të këtij koncerti të financuar nga USAID, kjo është një mënyrë paqësore për të protestuar kundër korrupsionit, por që nuk ka asnjë lidhje me politikën dhe për më tepër aktivitete të tilla në botë janë të shumta.

g.panorama
« Ndryshimi i fundit: 25-10-2007, 14:49:02 nga M A X » E identifikuar

Amy


Shiko profilin
« Përgjigjja #104 më: 04-06-2007, 04:42:56 »
Citojeni

Besa shkelqen live

Megjithëse festivalet dhe evenimentet kulturore ne Shqipëri janë te shumte, pak këngëtare kishim dëgjuar te kendonin live. Aq sa na është krijuar pershtypja se pjesa me e madhe e tyre janë një fals. Të premten ne "Star Academy", këngëtarja Besa Kokedhima provoi se jo vetëm di te kendoje live, por di edhe te interpretoje me shumë profesionalizem. Kënga e zgjedhur prej saj ishte një prej me te veshtirave nga repertori i kengetares se madhe amerikane Anastasia, por kjo nuk e zbehu aspak interpretimin e shkelqyer te Beses.

Jonida bëhet prezantuese

Jonida Maliqin e njohim si këngëtare, por duket se ajo është dhe një prezantuese mjaft e zonja. Megjithatë kjo mbetet ende për t'u provuar. Ajo është zgjedhur se bashku me Bledi Strakoshen për te prezantuar një eveniment kulturor kushtuar "Pallatit te Pioniereve". Të dy ish-pionieret me rastin e 60-vjetorit te ndërtimit te Pallati te Pionierit, do të marrin rolin e prezantuesit ne datat 6, 7 dhe 8 qershor.
« Ndryshimi i fundit: 25-10-2007, 14:50:19 nga M A X » E identifikuar
Faqe: 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar |