Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 ... 11   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Të rejat për kengetaret Shqiptare  (E lexuar 14974 herë)
0 anëtarë dhe 2 Vizitore po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #45 më: 26-12-2006, 10:52:42 »
Citojeni

Rishfaqet Inisi
Ata që janë gjendur paraditen e së mërkurës që shkoi tek pastiçeria e kullave binjake, duhet ta kenë vënë re Inis Gjonin, të veshur me kostum të bardhë. Kanë kaluar kohë - që prej atyre ditëve kur do të plaste skandali i qarkullimit të videos së saj, që Gjoni nuk është shfaqur në lokale kaq të zhurmshme. Por mesa duket, e ka kapërcyer atë situatën e vështirë dhe nuk e ndjen më sikletin e përballjes me të tjerët. Ndaj dhe ka nisur të rishfaqet. Pse jo për të nisur sërish me projektet artistike, prej të cilave do të shkëputej detyrimisht prej zhurmës së madhe që shkaktoi videoja.

Sinani ne Amerikë
Kohët e mbara vazhdojnë për Sinan Hoxhën. Pas koncertesh të shumta që ka dhënë nëpër vendet e ndryshme të rajonit dhe të Evropës, tani ai do të kapërcejë dhe shumë më larg se kaq. Për festat e fundvitit e kanë ftuar në Amerikë. Sigurisht, edhe këtë herë ftesa i ka mbërritur në derë nga komuniteti shqiptar, nga ata që s’njohin dhe s’duan gjë tjetër veç atyre këngëve popullore alla Sinan. Por tek e fundit, një ftesë e tillë i duhet atij. E për aq kohë sa numri i njerëzve që adhurojnë muzikën e tij rritet, edhe suksesi i tij do të jetë gjithnjë e më i madh.
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #46 më: 01-01-2007, 22:30:12 »
Citojeni

Anjeza, pret një bebush

Të njohur si këngëtare do ta bënte kënga “Baby”. Ndërsa në këto ditë është bërë personazh i thashethemeve prej një baby tjetër që është shfaqur në horizont. Nuk është më fjala për ndonjë të dashur që ajo e quan me përkëdheli baby, por për një fëmijë të vërtetë. Shumë zëra thonë se Anjeza Branka është shtatzënë. Nuk është e vështirë për ta besuar. Vetëm pak kohë më parë, ajo e ka bërë publike lidhjen dhe bashkëjetësën me Leonardin, djaloshin që u dashurua që në ditët e para të kthimit të tij në Tiranë, pas 14 vjetësh emigrim në Greqi e Angli. Dhe as njëri e as tjetri nuk e kanë mohuar se do ta prisnin me qejf të madh një fëmijë. Ndoshta momenti ka ardhur.

Një klik tek Simaku

Ndërkohë që në gjithë këto ditë, ndërsa në Tiranë organizohej festivali i 45-të i RTSH-së, emri i Parashqevi Simakut është përmendur pafundësisht për kontributin që ajo i ka dhënë muzikës së lehtë shqiptare, prej Amerikës (ose më mirë të themi prej albanic-ut) na vijnë të tjera lajme prej saj. Sapo ka hedhur në faqen e saj të internetit dhjetë këngë, që bëhen publike në versionin e tyre të plotë, për herë të parë për gjithë fansat e saj. Të cilët mund t’i dëgjojnë e t’i shijojnë me një të klikuar në www.myspace.com/simaku. “Never New”, “Të dua”, “Only With You”, “Time”... janë disa nga këngët që janë hedhur në këtë site. Ndërkohë që albumi i saj “Jehonë nga Iliria” po udhëton edhe në Japoni, Rusi, Gjermani, Angli e Suedi.

Krastes i vjedhin celularin

Që prej natës së fundit të festivalit, Adi Krasta është bërë i pakapshëm në celular. Shërbimi i kërkuar nuk i ofrohet më numrit të tij. Por kjo nuk ka qenë aspak zgjidhja e tij, për të ndenjur larg ngacmimeve të gazetarëve, apo për të qenë ca ditë i qetë, pas gjithë atij angazhimi të lodhshëm. Çështja është shumë më e ndërlikuar se kaq. Pikërisht në atë natën e fundit të festivalit, në paskuintat e Pallatit të Kongreseve, Adi Krastës ia kanë vjedhur celularin, të cilin e ka mbajtur vazhdimisht në xhepin e xhaketës së tij. Pa menduar se xhepistët qarkullokan edhe në mes të artistëve.

Shtatzënia e palodhur e Gentiana Ramadanit

Ndonëse është në muajin e katërt të shtatzënisë, Gentiana Ramadani nuk mungon në kësi festash. Kjo është më e pakta që mund të bëjë, ndërkohë që ditën, gjithnjëe ngarkuar me punët e shumta që ka në shoqatën e grave që ka krijuar pak vjet më parë.
Dhe nuk ndjehet aspak e lodhur. Gentiana është mësuar t’i kalojë kështu në aktivitet të plotë shtatzënitë e saj. Kur priste të sillte në jetë vajzën e saj të pare, Gedin, krahas provimeve në shkollë ndiqte dhe punën. E njëjta gjë duket se po i ndodh edhe tani, deri në fundin e prillit kur pritet që të lindë dhe bebushi që ka brenda saj, që do të jetë përsëri vajzë.

Përsëri Libohovat

Irma dhe Eranda Libohova janë bërë përsëri bashkë, për të kënduar çdo të mërkurë në “Bulevard”. Eshtë ngjizja që ka funksionuar mjaft mirë, në çdo kohë kur ka ndodhur. Aq më shumë kur mund të ketë kaluar një periudhë e gjatë pa u shfaqur krah njëra-tjetrës. Dy motrat e dinë mirë këtë, ndaj dhe shkëputen e pastaj rishfaqen sërish bashkë, atëherë kur mund të shkaktojnë sërish një shkëndijë, të cilën tani e kanë lëshuar në “Bulevard”. Sidomos në festën e revistës “Jeta”, personazhe të së cilës kanë qenë jo pak herë përgjatë këtij viti.

Marrë nga Bluetooth
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #47 më: 03-01-2007, 15:28:43 »
Citojeni

Adelina në serinë e skandaleve

Këngëtarja e njohur kosovare, Adelina Ismajli, është përsëri në qendër të vëmendje.

 
Këtë radhë ajo nuk është për lukun apo zërin, por për një situatë tejet të rëndë që ka ndodhur në Swiss Casino, në Prishtinë. Në këtë ngjarje janë plagosur katër persona, ndërsa ajo më e rënda është se një person ka qëlluar për vdekje një polic të Shërbimit Policor të Kosovës. Personi që ka qëlluar është një nga emrat më të përfolur në Kosovë. Ndërkohë, ai ka qenë i shoqëruar me këngëtaren Adelina Ismajli. Ajo nuk ka marrë asnjë plagë nga të shtënat e shumta që ka pasur dhe është arrestuar nga policia. Asgjë nuk dihet se sa ka qëndruar Adelina në dhomat e paraburgimit. Kjo është gjithçka që përfshihet në skandalin “Adelina”.
 
 
 
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #48 më: 05-01-2007, 20:18:37 »
Citojeni

Kosova dhe diaspora, skenat më të preferuara për këtë vit

Në harenë tipike festive të fundvitit muzika ka qenë një prej përbërësve kryesorë. Këtë e vërteton më së miri “sasia” e muzikës së kënduar e dëgjuar natën e Vitit të Ri, duke vërtetuar si gjithnjë postulatin se “muzika është ushqim për shpirtin”. Këngëtarët shqiptarë natën e ndërrimit të viteve e kanë kaluar në një skenë me mikrofon në dorë duke kënduar për të pranishmit në Shqipëri, Kosovë apo diasporë. Një pjesë e madhe e këngëtarëve kanë zgjedhur skenat e Kosovës, si Irma Libohova e Bleona Qerreti, një pjesë tjetër skenat e diasporës si në rastin e Vesa Lumës e disa të tjerë sheshin “Skënderbej”. Ka dhe ndonjë që ka zgjedhur të bëjë pushim, larg prej zhurmës e rrëmujës, e në vend që të këndojë ta kalojë çastin e ndërrimit të viteve duke dëgjuar muzikë të qetë e me një trokitje të gotave të shampanjës. Të paktën kjo është ajo çka këngëtarja Jonida Maliqi ka preferuar të bëjë këtë vit në Monako.
Këngëtarët
Nëse një pjesë njerëzish mezi i presin festat e fundvitit edhe për pushimet që vijnë bashkë me to, kjo s’mund të thuhet për këngëtarët. Këto festa sjellin një numër të madh impenjimesh dhe klasifikohen në periudhat më intensive të vitit. Kështu të paktën shprehen këngëtarët shqiptarë. Irma Libohova në momentin e ndërrimit të viteve ndodhej në një skenë në Pejë duke kënduar. Po kështu, Manjola Nallbani ka vendosur që datën 31 dhjetor ta kalojë po duke kënduar, në një koncert në qytetin Ferizaj në Kosovë ku kanë qenë të pranishëm ndër të tjerë dhe Eliza Hoxha e Selami Kolonja. Bleona Qerreti shprehet se asnjë vit të ri s’e ka bërë pushim, por gjithnjë ka qenë e ftuar në koncerte. Këtë vit ajo ka qenë në Prishtinë ku ka kënduar më date 31 dhjetor e deri në ditët e para të Vitit të Ri 2007. Edhe Rovena Stefa ka preferuar që 31 dhjetorin ta kalojë duke kënduar në Prishtinë. Ndërsa Vesa Luma ka qenë e ftuar në Zvicër, në një mbrëmje rinore për të kënduar. Zajmina Vasjari ka preferuar që të këndojë në koncertin tradicional të mbajtur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Viti i Ri ndryshe
Jonida Maliqi ka preferuar që këtë Vit të Ri të mos këndojë, por të dëgjojë muzikë. Për këtë arsye ajo shprehet se së bashku me të fejuarin e saj, Gentin, është nisur me disa miq të tyre drejt Monakos. “Është hera e parë që e festoj Vitin e Ri jashtë Shqipërisë dhe ishte ndryshe nga çdo vit”. Atje nën tingujt e muzikës ajo ka trokitur gotat me të afërmit e saj duke uruar për një vit të mbarë.

1. Irma Libohova natën e Vitit të Ri ka qenë në një koncert në Pejë. Aty ajo ka kënduar më date 31 dhjetor dhe më 1 janar.

2. Bleona Qerreti shprehet se dje ishte dita e parë e pushimeve për të pas një morie koncertesh. Natën e ndërrimit të viteve e ka kaluar duke kënduar në një koncert në Prishtinë.

3. Vesa Luma natën e Vitit të Ri ka zgjedhur ta kalojë në Zvicër, sigurisht duke kënduar në një mbrëmje rinore ku ka qenë e ftuar.

4. Manjola Nallbani momentin e ndërrimit të viteve ka qenë e pranishme në Ferizaj duke kënduar në një koncert, ku kanë qenë të ftuar dhe shumë këngëtarë të tjerë.

5. Këngëtarja Rovena Stefa ka festuar duke kënduar. Ditën e fundit të vitit që lamë pas ajo ka qenë duke kënduar në një koncert në Prishtinë.

6. Zajmina Vasjari ka zgjedhur që natën e ndërrimit të viteve të jetë e pranishme në koncertin tradicional në sheshin “Skënderbej”.

Jonida Maliqi
Ka qenë një vit i ri ndryshe për Jonida Maliqin. Këtë fundviti ajo ka zgjedhur që të bëjë pushim absolut. Me të fejuarin e saj dhe një grup miqsh e të afërmish prej 25-30 vetë është nisur drejt Monakos. “Ka qenë një Vit i Ri ndryshe nga herët e tjera, duke qenë se kjo ishte hera e parë që këtë natë e kaloja në një vend jashtë Shqipërisë”, shprehet ajo. Një atmosferë ndryshe siç ishte ajo e Monakos ka qenë ajo çka këngëtarja ka preferuar dhe shijuar këtë vit.
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #49 më: 06-01-2007, 19:55:18 »
Citojeni

Dr. Flori bëhet baba. Vajzën e pagëzon me emrin Kaltrina

Vetëm një javë më parë, anëtari i grupit West Side Family, Dr. Flori ka provuar një nga ndjesitë më të bukura të njeriut. Është bërë baba. Vajza e tij ka ardhur në jetë pikërisht paraditen e së shtunës dhe së bashku me nënën kanë qëndruar atë ditë në maternitetin e kryeqytetit, për të shkuar të nesërmen në shtëpi. Flitet se doktori, siç e thërrasin miqtë e tij po i përjeton me shumë emocione, këto momente të para në shoqërinë e vajzës të sapolindur. Si fëmija edhe nëna janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe tashmë këngëtari i WSF është duke shijuar lumturinë e një anëtari të ri në familje. Natyrisht gjatë kësaj jave, në shtëpi nuk kanë munguar vizitat, si nga kolegët, miqtë ashtu edhe nga të afërmit e çiftit. Tashmë Flori ka zgjedhur dhe emrin për vajzën e tij. E ka quajtur Kaltrina. Nuk dimë nëse i ati do ta ushqejë vogëlushen me dashurinë për muzikën dhe do ta drejtojë në rrugën e artit, apo Kaltrina do të bëjë të tjera zgjedhje në jetë. Ndoshta është herët, që Flori të mendojë për këtë çështje, aq më tepër, që tani është ende në emocionet e para të atësisë.

Anxhela: “Ka shumë djem që më vijnë rrotull në Greqi”

U largua drejt Greqisë në një moment kur jeta e saj private kishte nisur të përflitej gjerësisht. Ndarje-bashkime, të vërteta dhe trillime në lidhjen e Anxhela Peristerit dhe të dashurit të saj Endri. Vetëm pak kohë më parë, gazeta publikoi edhe fundin e vërtetë të kësaj marrëdhënieje disavjeçare, ndërkohë që Anxhela vendosi ta lërë përgjithmonë Shqipërinë për të udhëtuar drejt shtetit fqinj. Dhe ndoshta shumë nga fansat e saj mund të mendojnë që Anxhela e mori këtë vendim për të shëruar plagët që i shkaktoi ndarja nga Endri, djalit të cilit ajo i këndoi edhe vargje. Por në fakt e vërteta është ndryshe. Duket se Anxhela Peristeri nuk po e vuan aspak këtë ndarje, e madje përkundrazi po shijon e qetë ditët e saj në Greqi, e përkëdhelur edhe nga duartrokitjet e shqiptarëve dhe grekëve në buzukët ku këndon. Dhe jo vetëm kaq. Ashtu si në Shqipëri, ku fansat nuk e linin të qetë sapo mësonin se këngëtarja ishte ndarë nga i dashuri, edhe në Greqi Anxhela po përjeton të njëjtin fenomen. Ka shumë djem që i vijnë rrotull dhe kërkojnë të njihen me të. Tashmë ajo ka nisur një jetë të re për të mos e kthyer më kokën pas. Ndaj nuk është çudi që shumë shpejt të dëgjojmë për një lidhje të re dhe për një tjetër djalë në jetën e saj.

Rovena Stefa pas zhgënjimit në festival iu rikthehet koncerteve

Rovena Stefa është rikthyer sërish në koncerte e në lokalet e natës. Mbrëmja e djeshme ka qenë e rezervuar për qytetin e Durrësit. Këngëtarja ka pranuar ofertën për të qenë protagoniste, në një prej lokaleve në zonën e plazhit duke llogaritur edhe faktin, që nuk do i është dashur të udhëtojë shumë kilometra larg kryeqytetit. E rikthyer në Festivalin e Këngës në Radiotelevizion duke e cilësuar si evenimentin muzikor, që e bëri të njohur emrin e saj duket se Rovena është ndjerë e zhgënjyer nga kjo pjesëmarrje. Jo vetëm për mënyrën se si u u votuan këngëtarët, por edhe për mosvlerësimin e merituar ndaj këngës së saj. Por megjithatë, ky fakt nuk e ka demoralizuar aspak për të vazhduar të këndojë e natyrisht edhe të fitojë. Pas Durrësit ajo do të udhëtojë drejt Prishtinës, një treg fitimprurës për këngëtarët shqiptarë.

Eli Fara
Nuk më shkon ndër mend të martohem


Është rishfaqur në kryeqytet pak ditë përpara festave të fundvitit. Ndërkohë vazhdon të jetë e pavendosur për vendin ku do të jetojë. E larguar për disa vite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duket se këngëtarja e njohur e muzikës sonë popullore Eli Fara kishte menduar të kthehej përfundimisht në Tiranë, por në fakt ajo vazhdon të jetojë në Shqipëri duke udhëtuar vazhdimisht nga një shtet në tjetrin, për të qenë e pranishme në koncerte të ndryshme organizuar për shqiptarët. E kështu e ka gjetur edhe fillimi i vitit 2007 këngëtaren korçare. Pas koncertit të Vitit të Ri në Athinë, i është dashur të udhëtojë drejt veriut të Shqipërisë për të qenë në një tjetër koncert në Prishtinë ndërkohë, që vajza e saj, e mësuar tashmë me mungesat e vazhdueshme të së ëmës qëndron shpesh tek të afërmit në Korçë. Dikur ishte shprehur se kishte zgjedhur Amerikën pikërisht për shkak të vajzës dhe studimeve të saj, por tashmë Eli Fara ndodhet përpara një dileme, të cilën as ardhja e mikeshës së ngushtë Aurela Gaçe, të cilën e ka shoqëruar deri në skenën e festivalit nuk e ka ndihmuar t’i japë një zgjidhje. “Nuk e di akoma se ku do të jetoj”, është shprehur këngëtarja, e cila ashtu si edhe shumë nga kolegët e saj është mësuar tashmë me jetën impulsive dhe të lëvizshme të koncerteve. Edhe ditët e saj në Shqipëri janë vërtet të ngarkuara dhe kjo është një arsye më tepër, që Eli të mos e ketë shumë të lehtë një vendim final, aq më tepër, që njerëzit e saj të afërm e ndihmojnë më vajzën kur këngëtares i duhet të udhëtojë shpesh. “Momentalisht në Shqipëri jam duke punuar për një album të ri, shprehet këngëtarja. Por nuk mund të them saktësisht se kur do të jetë në treg. Njëkohësisht vazhdoj edhe me koncertet jashtë vendit për emigrantët në diasporë”. E divorcuar nga bashkëshorti shumë vite më parë, Eli Fara tashmë e ka lidhur jetën me vajzën, me të cilën thotë se ka një marrëdhënie të mirë jo vetëm në prizmin biologjik nënë-bijë, por shpesh e shohin njëra-tjetrën edhe si shoqe. Mos ndoshta pikërisht kjo është arsyeja, që këngëtarja ka vendosur të mos martohet më?! Duket se jo. Sepse ajo beson që vajza e cila, tashmë nuk është më një vogëlushe do ta kuptonte shumë mirë të ëmën edhe në një vendim të tillë, por në fakt është vetë Eli ajo, që ka bërë këtë zgjedhje. Sidomos pas kthimit të saj në Shqipëri, Eli Fara është bërë shpesh objekt i kronikave rozë të gazetave, e madje edhe përfolur për një tjetër lidhje në jetën e saj, që pritej të përfundonte në martesë. Por ajo vetë e mohon këtë fakt: “Nuk më ka shkuar ndër mend të bëj martesë tjetër. Dhe madje as nuk më shkon”. Sepse këngëtarja nuk ka gjetur një njeri që të hyjë në zemrën e saj.

GazetaPanorama
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #50 më: 08-01-2007, 15:06:46 »
Citojeni

Alma Bektashi, këtë herë me djalë

Në herën e fundit kur do të gjendej në qendër të vëmendjes mediatike në Tiranë (pse ishte zonja Kapulet në musicalin “Romeo dhe Zhuljeta”), Alma Bektashi nuk do të jepte asnjë shenjë, në asnjë intervistë apo bisedë të lirë, për shtatzëninë e saj. Sepse në fakt nuk e dinte as vetë. Lajmin e bukur ajo do ta mësonte pas përfundimit të “Romeos dhe Zhuljetës”, në ditët e para të mbërritjes në Prishtinë. Kështu, këngëtarja kosovare do të bëhet nënë për herë të dytë. Pas vajzës, këtë herë Alma do të sjellë në jetë një djalë.

Imazhi i ri i Adrianit

Pritej një ditë e tillë kur Adrian Gaxha të shfaqej në ekrane edhe si model. Dhe ja ku ndodhi, në ditën e Krishtlindjeve. Këngëtari nga Maqedonia ishte pjesë e një spoti publicitar, përmes së cilës kompania celulare AMC përcillte urimet për festat tek klientët e saj. Korrieri i urimeve këtë herë ishte zgjedhur pikërisht ai. Nuk dihet nëse do të jetë për më shumë se kaq ikonë e kësaj kompanie. Kontratat mes AMC dhe personazheve që zgjidhen për imazh zgjasin shumë. Me Adrian Gaxhën nuk duket se do të funksionojë kështu.

Bluetooth
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #51 më: 13-01-2007, 15:44:28 »
Citojeni

Valbona Halili: Më solli fat kënga “Hall me burrë e hall pa burrë”

Për këngëtaren Valbona Halili, e cila është një ndër të votuarat e publikut në kategorinë e këngëve të Shqipërisë së mesme, ky është një vlerësim shumë domethënës dhe njëkohësisht vlerësues.
“Për mua ky është një vlerësim shumë domethënës, sepse pas një pune intensive për albumin tim të tretë ‘Hall me burrë dhe hall pa burrë’, i prisja të gjitha këto dhe natyrisht, kjo është një sfidë, që mua do të më japë shumë satisfaksion”. Ndër të tjera Valbona shton se muzika popullore është zgjedhje tërësisht e saj e që i përshtatet shumë timbrit të zërit. “Për më tepër nuk më pëlqen kurrësesi të huazoj këngë apo të këndoj këngë të vjedhura”, përfundon ajo.

Këngëtaret shqiptare, me vello nusërie

Fustani i bardhë. I dëshiruar nga shumë femra si simbol i një ditë dhe momenti të veçantë që është martesa. Por, kohët e fundit këtë element e kemi gjetur në disa nga videoklipet e këngëtareve tona. Gjetje e suksesshme për lançimin e këngës, një mënyre interesante për të shfaqur këtë aspekt femëror, apo thjesht element komercial i sugjeruar nga producentët e klipeve? Cilado qoftë arsyeja e këtyre zgjedhjeve, duket se këngëtaret tona kanë goditur në shenjë, secila sipas mënyrës së saj.

Silva Gunbardhi, rikthim tek origjina

I është rikthyer sërish origjinës së saj vlonjate. Ka provuar me muzikën e lehtë, por edhe me muzikën popullore të përpunuar. Dhe duket se Silva Gunbardhi ndjehet mirë në të dyja këto rryma. Vetëm disa ditë më parë, këngëtarja ka nxjerrë dy videoklipe të reja. Në njërin prej tyre shfaqet e veshur nuse, ndonëse në realitet ende nuk e ka provuar këtë ndjesi. Bëhet fjalë për këngën “Trak e truk” të mbështetur tërësisht në motivet popullore të këngës vlonjate dhe duke qenë se përmbajtja e këngës lidhet pikërisht me vajzën dhe largimin e saj nga shtëpia e prindërve, duket se fustani i nusërisë ka qenë një gjetje e realizuar në klipin e Silvës.

Edhe Poni provon me një vello të bardhë

Jemi mësuar, që tek këngët e saj të shohim ndërthurjen e popullores me modernen. Dhe ky element shihet edhe në veshjet e Ponit. Gjithmonë një gërshetim i stilit modern me motivin popullor. Dhe duket se me këtë stil dhe natyrën e saj të vendosur edhe në të kënduar, Poni ia ka arritur të qëllojë në shenjë. Por në këngën e saj të fundit “Pritëm-ooo”, e publikuar pak ditë më parë së bashku me një videoklip shoqërues, një element tepër pikant është edhe një vello e bardhë me të cilën këngëtarja shfaqet në fund të këngës. Një gjetje, që qëndron përsëri midis vellos së nusërisë dhe shamisë tipike labe, por që sjell njëkohësisht një imazh tepër të spikatur të këngëtares.

Valbona Mema vesh edhe një herë fustanin e bardhë

Me sa duket fustani i nusërisë rezulton i suksesshëm për Valbona Memën. Është hera e dytë, që në videoklipin e saj, këngëtarja zgjedh fustanin e bardhë si aksesor. “Kënga e Rexhës” e publikuar pak kohë më parë në stacionet muzikore shqiptare, e sjell Valbona Memën edhe një herë me fustanin e bardhë të nusërisë. Në këtë videoklip, që shoqëron një këngë popullore natyrisht në motivet e Shqipërisë së mesme dhe brenda stilit të këngëve të Valbona Memës shfaqet edhe aktorja e njohur e ekranit shqiptar, Tinka Kurti.

GazetaPanorama
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #52 më: 15-01-2007, 13:39:59 »
Citojeni

Skënderaj, tur në Amerikë

Përpjekja e fundit e Alban Skënderajt është që të sigurojë një vizë pune për në Amerikë. Qëllimi? E kanë ftuar për një tur të gjatë koncertesh në Shtete të Bashkuara të Amerikës që një grup këngëtarësh kosovarë do të nisin së shpejti. E ku ai do të jetë i vetmi artist nga Tirana. Skënderaj nuk do të donte ta humbiste kurrësesi një rast të tillë, vetëm prej mungesës së një vize.

Klipi i ri (jo vetëm) i Ermalit

Ndërsa klipi i ri që Ermal Mamaqi ka realizuar vetëm pak ditë më parë në Maqedoni nuk është shfaqur ende nëpër ekranet televizive, të gjithë kanë filluar të flasin vetëm për të. Thuhet se është një prej klipeve më të mira shqiptare që janë realizuar në këto kohë. Është një klip ku edhe vetë Ermali shfaqet krejt ndryshe nga të gjitha herët e tjera. Sepse nuk bëhet më fjalë thjesht për një klip që hidhet në treg për t’u shitur, por për një klip që do të shoqërojë fushatën elektorale të Sokol Olldashit.

Bluetooth
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #53 më: 17-01-2007, 12:54:16 »
Citojeni

Bleona Qereti, së shpejti e martuar

Për lidhjen e Bleonës është përfolur shumë, por ajo asnjëherë nuk ka pranuar të prononcohet për lidhjen e saj.   
Ata të dy janë njohur në një festë në bar “Piazza”, dhe kjo do të ishte nata e lindjes së një aventure dashurie. Po kjo nuk ka vazhduar me kaq: Gani Bardha me Bleonën kanë vendosur të martohen. Fjalët janë hapur nga pakujdesia e saj, edhe pse ka dashur që çdo gjë ta kalojë në fshehtësi dhe jashtë thashethemeve të medias. Në fillim ata janë parë së bashku nga shqiptarët e Detroidit, të cilët kanë konfirmuar lidhjen e tyre, dhe më pas filluan të dilnin edhe në lokalet e Tiranës, ku nuk mund të vazhdonin pa u vënë re. 
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #54 më: 19-01-2007, 14:37:47 »
Citojeni

Fejesa e Soni Malajt me Florin

Edhe pse ata nuk kanë kohë të gjatë bashkë, kanë vendosur që lidhjen e tyre ta zyrtarizojnë me një fejesë.   
Kështu ka vepruar Soni, këngëtarja me një zë potent, që është identifikuar për herë të parë me grupin e vajzave “Spirit Voice”. Është e vetmja prej vajzave të grupit që arriti të bëjë karrierë. Ajo u njoh me Florin në përgatitjen e këngëve të saj, në një album të ri. Fillimi ishte thjesht kontakte pune, dhe më pas ata janë shoqëruar vazhdimisht, përderisa menduan se ishin bërë për njëri-tjetrin, dhe vendosën që ta lidhin jetën bashkë. Ata janë të dy këngëtarë të suksesshëm; më pas do të shohim frytet e punës, kur të bashkohen në grup.
 
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #55 më: 20-01-2007, 16:19:36 »
Citojeni

Çiljeta së shpejti një videoklip

Kishte vendosur, që albumi i saj të dilte në 1 dhjetor, por më pas Çiljeta ka hequr dorë nga ky mendim. Nuk dimë nëse Çili është trembur nga numri i madh i albumeve që shumë këngëtarë kishin vendosur të lançonin muajin e fundit të vitit 2006, apo ndoshta diçka nuk shkoi siç ishte menduar me ecurinë e albumit të saj. E megjithatë, për të mos qëndruar e heshtur Çiljeta ka vendosur që shumë shpejt të nxjerrë një videoklip të ri, që ndoshta do të jetë në ekranet shqiptare ditën e të dashuruarve dhe shumë shpejt pritet të nisë xhirimet. Ndërkohë, albumin ka vendosur ta nxjerrë në treg në praneverë. Por, në pritje të klipit, që këngëtarja do të xhirojë këto ditë ndoshta shumë nga fansat e saj mund të pyesin edhe për videoklipin tjetër të shumëpërfolur të Çiljetës me modelin shqiptar, që jeton në Australi Afrim Aliaj. Disa muaj më parë u fol se Çiljeta kishte xhiruar një klip shumë interesant dhe shumë sensual për një nga këngët e saj, por ende nuk e kemi parë të shfaqet. Mos ndoshta Çili e mendon me kujdes çdo lëvizje, përpara se të jetë tek fansat e saj, apo ndoshta impenjimet me shkollën nuk i kanë lënë shumë kohë për jetën skenike?!

Alban Skënderaj, këtë vit nuk do të jetë në “Top Fest”

U lançua në Top-fest dhe ishte fitues i këtij fetivali në dy edicione rresht. Dikush mund ta quajë të suskesshëm, një tjetër me fat. Megjithatë pavarësisht çmimeve, që natyrisht janë inkurajuese për këdo mësuam se Alban Skënderaj nuk do të jetë pjesëmarrës në edicionin e këtij viti të festivalit Top –fest, që pritet të fillojë së shpejti. E ndërsa këngëtarët, që do të garojnë këtë vit në këtë festival rinor tashmë janë regjistruar dhe pritet të fillojnë konkurrimin, fituesi i dy festivaleve të fundit Alban Skënderaj nuk do të jetë pjesë e kësaj gare. Pas konkurrimit të tij në festivalin e këngës në RTVSH dhe impenjimeve me koncerte të ndryshme gjatë festave të fundvitit, Albani është rithyer sërish në Tiranë për disa ditë, e më pas për t’u nisur sërish drejt Italisë. Kemi mësuar se në fillim të muajit shkurt këngëtari do të jetë përsëri me impenjime muzikore në kryeqytet dhe kjo është arsyeja, për të cilën ka vendosur të mos marrë pjesë në Top-fest.

Soni i NRG, rikthim në zanatin e vjetër. Tani edhe dj

I është rikhyer sërish zanatit të vjetër. Në fakt lidhja e tij e parë me botën e spektaklit ka qenë përmes muzikës dhe Soni nuk e ka harruar këtë fakt. Ndonëse tashmë është bërë pjesë e radio NRG dhe përveç muzikës ka krijuar një marrëdhënie të mirë edhe me batutat, ish-anëtari i grupit “The Dreams” nuk e ka harruar “dashurinë e parë”. Si për të kujtuar kohët e vjetra, e pse jo edhe për kënaqësinë e tij, Soni ka nisur të bëjë punën e dj, që në fakt jo vetëm i pëlqen sepse lidhet me muzikën, por edhe e sheh si diçka fitimprurëse. E kështu si një studio lëvizëse, me të gjitha aparaturat që ka një dj profesionist, Soni ka filluar ta ushtrojë këtë profesion edhe në dasma, festa e gëzime të tjera. Mos ndoshta është duke i shpallur konkurrencë të hapur ish-anëtarit të grupit Ermal Mamaqi, që gjithashtu jashtë orarit të “Portokalli” bën një punë të tillë?

Ermali, në kërkim të qytetit

Ka vetëm pak ditë që në ekranet muzkore shqiptare është shfaqur videoklipi i fundit i Ermal Mamaqit. Ndërsa sot në mbrëmje, ai do të bëjë promovimin e këngës në ambientet e club “Venue”. Është pikërisht kënga e tij e shumëpërfolur “Kthema qytetin”, e prezantuar edhe si himn i fushatës elektorale të Sokol Olldashit, ajo që në këto ditë të nxehta ta garës për bashkinë e kryeqytetit, e shohim të shoqëruar me një videoklip. Me kitarën në dorë, duke pasur si partnere një vajzë të quajtur Olsa, Ermal Mamaqi është në kërkim të qytetit të dikurshëm, Tiranës, që aq shumë ka ndryshuar dhe ku dy të rinjtë nuk janë në gjendje të gjejnë stolin e tyre të dashurisë. Në sfond pamjet e kryeqytetit, që sjellin një imazh të trishtë, nj qytet të lodhur dhe të tjetërsuar, që pamje pas pamjeje nis të zbehet. Me siguri edhe dalja e këtij videoklipi, tani në prag të zgjedhjeve lokale, është pjesë e strategjisë, që Ermal Mamaqi si organizator artistik i fushatës së kushëririt të tij Sokol Olldashi, po përdor për të rrëmbyer votat e banorëve të kryeqytetit. Duke ditur, që Ermali ka të tjera strategji në këtë drejtim me siguri ditët në vijim do të na sjellin surpriza të reja, po të mos harrojmë faktin që ai është edhe militant i Partisë Demokratike.

Zjarri që djeg zemrën e Silva Gunbardhit

Një zemër e madhe, që digjet. Më tej në skenë e ndriçuar nga neonë të vendosur nën një sipërfaqe prej xhami. Dhe sipër xhamit një femër e bukur, që shpalos hiret e saj. Eshtë kjo pak a shumë skena, në të cilën Silva Gunbardhi është duke xhiruar videoklipin e saj të ri, që pritet të dalë në ekranet shqiptare në prag të Shën Valentinit. Eshtë një këngë, që gjithashtu shoqëron albumin “Trak e truk”, por që ndryshe nga dy këngët e prezantuara deri tani nuk i përket motiveve popullore, por rrymëëës hip-hop. Bëhet fjalë për këngën “Dije se të dua”, në të cilën Silva performon së bashku me Niku-T (ish-anëtari i grupit Rino Ritëm.) Një tekst dashurie, që do të shkojë shumë mirë për ditën e të dashuruarve. Në funksion të tekstit dhe ditës së të dashuruarve janë vendosur gjithë elementët e videoklipit, si dhe zemra e madhe prej zjarri në sfond. Nga sa mësuam, për të realizuar këtë efekt, Silvës i është dashur edhe ndihma e prestigjatorit Fatos Roshi. E lançuar për herë të parë në muzikën e lehtë, në një prej festivaleve të këngës në RTSH, këngëtarja nga Vlora do të lëvronte më pas edhe muzikën popullore, duke i gërshetuar shpesh në albumet e saj. Edhe albumi “Trak e truke”, që ka dalë në treg pak ditë më parë është gjithashtu një gërshetim i të dyja këtyre rrymave. Ndonëse ka zgjedhur muzikën, si të parin impenjim në jetën e saj, Silva Gunbardhi është një nga ato këngëtare që nuk preferon lokalet e natës dhe koncertet në diasporë, por që aktivitetin e saj muzikor e ka përqendruar më shumë në Shqipëri. Shumë shpejt, këngëtarja do të realizojë edhe një videoklip të katërt, që gjithashtu do të prezantojë një tjetër këngë të albumit të saj. Me sa duket, Silva e ka marrë vërtet seriozisht këtë radhë. Ndërkohë kemi vënë re, që në videoklipet e saj të fundit, këngëtarja vjen me një luk të rinovuar dhe të përshtatur me videoklipin.

Erion Korini dhe enigma e një femre të zhveshur pas shpinës së tij

“Sëmundje dashurie”. Eshtë ky titulli i njërës prej këngëve të albumit të Erion Korinit, që ka dalë këto ditë në tregun shqiptar. Dhe është kjo kënga, të cilën Erioni ka vendosur ta shoqërojë edhe me një videoklip. Disi larg muzikës alegro dhe ritmike, që gjithashtu ka gjetur vend në këtë album, “Sëmundje dashurie” është një baladë vajtimi. Por tepër i spikatur paraqitet edhe klipi që shoqëron këtë këngë. Nuk duhet një sy i vëmendshëm, për të kapur në videoklipin e ri të Erion Korinit trupin e zhveshur të një femre, e cila qëndron në një sfond të errët, ndërkohë që në planin e parë shfaqet këngëtari i ulur përpara një pianoje. Por çuditërisht vajza e zhveshur, që ka pranuar të ekspozojë më shumë se normalisht nga hiret e saj femërore nuk shfaq fytyrën në këtë videoklip. Ajo mbetet një imazh mister, por edhe një element i veçantë në klipin e Erionit, që këtë radhë vjen në një stil tjetër. Ishim mësuar ta shikonim zakonisht në këngë ritmike dhe të gëzueshme, ndërkohë që në duetin me Greta Koçin këngëtari provoi edhe në rrymat e qeta, për të sjellë më pas këtë album të ri, në të cilin gërshetohen të dy stilet. Gjithsesi për të promovuar albumin, Erion Korini ka zgjedhur një baladë.

Klipi i Ledina Çelos, kopje e Christina Aguileres

A mund të jenë të rastësishme ngjashmëritë thuajse identike, që ekzistojnë mes videoklipit të fundit të Ledina Çelos dhe videoklipit të Kristina Aguilerës? Edhe një sy joprofesionist në këtë drejtim është në gjendje të kuptojë që videoklipi i këngës “Të ndiej të huaj” është thuajse i njëjtë me videoklipin e këngës “The voice within” të Kristina Agilerës. Mund të duket e pabesueshme, se si është e mundur që një këngëtare me pretendime dhe profesioniste si Ledina të arrijë deri këtu. Por kur gjërat duken hapur dhe janë lehtësisht të krahasueshme, është e vështirë të mohohen. Një këngë e suksesshme, e kënduar me profesionalizëm dhe e vlerësuar me çmimin e dytë në festivalin “Kënga magjike” pak kohë më parë, “Të ndiej të huaj” shfaqet edhe me një videoklip. Një plan i afërt i këngëtares, e cila këndon e ulur në karrige. Më pas plani largohet, këngëtarja çohet nga karrigia ku qëndronte e ulur dhe nis të vrapojë midis disa rrugicash të ngushta. I njëjti sfond, të njëjtat imazhe e madje çuditërisht edhe të njëjtat lëvizje të dorës, si tek Ledina edhe Kristina. Por me një ndryshim: në momentin që ngre dorën, tek Ledina dalin pak mbathjet, ndërsa tek rebelja Kristinë ky element nuk shfaqet. Por nuk duhet shumë vëmendje për të kuptuar, që edhe fustani që Ledina ka veshur në klipin e saj është pothuajse identik me fustanin e Kristina Agilerës. I shkurtër, me rripa. Ecim më tej. Kristina e zbathur. Ledina po ashtu. Por megjithëse ka imituar krejtësisht videoklipin e Kristina Agilerës, këngëtarja shqiptare ka lënë dy elementë origjinalë: Kristina është me flokë të zeza, kurse Ledina bionde; e ndërsa videoklipi i këngëtares amerikane është punuar krejtësisht bardh e zi, Ledina dhe producentët e saj nuk kanë ngurruar të fusin disa ngjyra. Një tjetër ndryshim mes dy këngëtareve është koha. “The voice within” është prezantuar për publikun në janar të vitit 2006, kurse videoklipi i këngës “Të ndiej të huaj” shfaqet në fund të këtij viti. Kohë e mjaftueshme për t’i marrë elementët në detaje. Dhe nëse të gjitha këto duken të dyshimta, atëherë fansat e Ledinës apo të Kristinës do ta kenë shumë të lehtë ta bëjnë vetë krahasimin duke kërkuar në internet nën titullin “The voice within”, ku mund të shohin on line videoklipin e ekzibicionistes Kristina Agilera, ndërkohë që në stacionet muzikore shqiptare kanë mundësi të shohin performancën e Ledinës.

GazetaPanorama
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #56 më: 23-01-2007, 08:26:14 »
Citojeni

Ermali, më i preferuari i adoleshentëve

Ermal Fejzullahu është një nga më të kërkuarit e lokaleve apo pub-ve me muzikë live.   
Të gjithë të rinjtë preferojnë të këndojnë nën ritmet e këngëve të tij, që kudo që shkon e ndezin sallën. Këtë fundjavë ai ka kënduar në “Calvin”, ku të gjitha femrat janë afruar pranë tij, duke fotografuar me telefona apo aparate gjithçka ka ndodhur, dhe duke dalë në foto me këngëtarin. Për rininë shqiptare ai është i suksesshëm. Kjo duket nga numri i ftesave që vijnë në vit nga klubet shqiptare, për të kënduar fundjavave. Përveç zërit, melodisë së këngëve të tij, ai është edhe tepër simpatik. Kjo ka bërë që të lakmohet nga të gjitha vajzat, por nuk përjashtohet fakti që ka fansa edhe djem.
 
Zajmina, e pasionuar pas qenëve

Zajmina, përveç dëshirës së madhe për të qenë këngëtare modele dhe një femër tepër seksi, ka edhe një pasion tjetër.   
Ky pasion është të shëtisë me qenin e vet çdo ditë. Por, në shumicën e rasteve, qentë i kanë ngordhur dhe për të është një fatkeqësi, sidomos për nënën e saj, e cila fillon të qajë, sa herë që një nga qentë nuk është më. Njërin nga qentë ia ka shtypur makina, tjetri ka humbur në rrugë, e të gjithë, sipas rastit që ka ardhur. Zajmina tashmë ka marrë një qen të ri, që shëtit rrugëve të ish–Bllokut. Kjo është edhe një tendencë e re e femrave, për të rënë në sy të të tjerëve.
 
Rozana, me një lidhje të re

Rozana Radi sapo ka përfunduar një lidhje dhe është rilidhur përsëri me dikë tjetër.   
Interesant është se ai është një njeri i thjeshtë dhe nuk hyn në rangun e VIP-ave. Ajo ishte shprehur, në një nga emisionet televizive, se personi që dashuronte fillimin e germës së parë të emrit e kishte me “Ç”; të gjitha mediat që dëshironin ta merrnin vesh duhet të investigonin. Mesa duket, kjo histori ka marrë fund dhe një diell tjetër ka lindur për Rozanën. Ajo është bërë e njohur me klipet e saj, edhe pse e ka pranuar vetë se nuk është një këngëtare e mirëfilltë, por këndon për emër dhe për pasion.
 
Ingrid Gjoni, një fejesë e papritur

Ka mbaruar për regjisurë, por këndon dhe njëkohësisht sfilon në pasarelat e modës.   
Kjo është Ingrid Gjoni, që u ka dhënë fund shumë thashethemeve, duke zyrtarizuar fejesën e saj. Të gjithë që e njohin pohojnë se nuk u kishte shkuar në mendje se kjo lidhje do të përfundonte në diçka serioze. Ingridi tashmë ndihet e lumtur pranë njeriut që dashuron. Enea dhe Ingridi qëndrojnë gjithmonë bashkë. Ata janë parë të shëtisin në shumë pub-e dhe lokale të Tiranës, ndërkohë që thashetheme të ndryshme për të dy qarkullojnë.
 
Marrë nga Gazeta e Tiranës
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #57 më: 24-01-2007, 14:11:14 »
Citojeni

Shpat Kasapi, i mbush plot pub-et 

Në moshë fare të re ka njohur suksesin.
 
 
Kjo nuk është e rastësishme, por ka ndodhur, sepse Shpati ka zë të pëlqyeshëm për të rinjtë, si dhe është tepër simpatik. Jo pak femra kërkojnë të fotografohen më të në evenimente të ndryshme, ku ai është i ftuar. Madje, emri i tij përdoret edhe në batutat e humoristëve të Portokallisë, për lukun e tij dhe për femrat që e adhurojnë. Sa herë që nëpër rrugë afishohet emri i tij, si një nga këngëtarët e ftuar për të kënduar live, salla e madhe e pub-it apo lokalit është e pamundur të mos jetë plot, e mbushur me adhurues. Dhe normalisht, më të interesuara janë vajzat. Por ka shumë djem që e pëlqejnë lukun e tij dhe mundohen ta imitojnë, për të qenë sa më trendy. 
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #58 më: 25-01-2007, 13:52:03 »
Citojeni

Eranda, e pasionuar pas kafshëve

Këngëtarja e njohur për zërin brilant ka treguar se është e pasionuar jashtëzakonisht pas kafshëve shtëpiake.   
Kushdo që ka shkuar në shtëpinë e saj, nuk ka mundur të largohet pa dëgjuar lehjet e forta të qenit, që ndodhet në oborrin e shtëpisë. Ajo nuk ka vetëm qen, por edhe mace, për të cilat kujdeset vazhdimisht. Eranda, që e vogël i merrte kafshët e shtëpisë dhe i ledhatonte, gjithmonë ka dëshiruar që t’i kishte në shtëpi, prandaj tani e ka plotësuar dëshirën e saj. Madje, në një nga emisionet televizive ajo ka marrë një derr, për t’ia dhuruar prezantuesit të emisionit, i cili është surpriuar. Madje, dhe teleshikuesit nuk mendonin se në një spektakël-kënge të merrte pjesë edhe një derrkuc i vogël.
 
Këngëtarja, tashmë me menaxher
 
Elvana Gjata është një nga këngëtaret pjesëmarrëse të show-t dhe konkursit “Ethet e së premtes”.   
Edhe pse nuk arriti të fitonte në këtë konkurs, ajo nuk mund të rrinte në hije si këngëtare. Pas kësaj, Elvana zbuloi se kishte zë të mrekullueshëm, dhe se do të ishte e pëlqyeshme nga të gjithë. Ajo ka lidhur një kontratë me Radio Energji dhe për çdo takim pune të drejton te menaxheri i saj. Për Elvanën hapën thashetheme se kishte lidhje me këngëtarin e “Tingulli 3”, Getoarin. Por ajo i ka mohuar të gjitha, dhe ka deklaruar se janë thjesht thashetheme të njerëzve, që nuk kanë se çfarë të bëjnë. Ndërkohë, është duke përgatitur këngë të reja, për të dalë më fuqishëm në tregun e këngës.
 
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #59 më: 29-01-2007, 12:23:47 »
Citojeni

Vikena Kamenica, në prag të fejesës

Ditët e fundit është përhapur lajmi se këngëtarja e talentuar shqiptare Vikena Kamenica është në prag të fejesës.   
Ajo është e lumtur se tashmë ka gjetur njeriun e jetës. Vikena është e njohur për zërin potent dhe plot ngjyrë, si në zhanrin e këngës së lehtë, ashtu dhe në atë operistik. Madje ajo është vlerësuar edhe me çmime të para në opera dhe ka vënë në skenë pjesë operistike të autorëve të njohur botërorë. Përfundimi është se ka dalë shkëlqyeshëm dhe gjithmonë ka marrë vlerësim maksimal qoftë nga juritë, qoftë nga publiku, i cili e ka pritur me duartrokitje. Tashmë këtë pjesë të suksesit e ka lidhur edhe me suksesin familjar, duke vendosur të fejohet.
 
Landi fejohet me Irisin 

Këngëtari i grupit “West Said Family”, pas një lidhjeje 7-vjeçare me të dashurën e tij, Irisin, tashmë kanë vendosur që të fejohet.   
Ajo nuk i përket fushës së artit, por ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë, ashtu si Landi. Ata të dy tregojnë se kanë pasur një lidhje të qetë me zënka të vogla dhe së fundi kanë vendosur që t’i japin fund të lumtur njëherë e përgjithmonë. Gjithashtu, kanë shmangur edhe thashethemet e shumta për lidhjen e tyre. Së shpejti pritet që të martohen dhe të vazhdojnë jetën familjare. Gjatë këtyre viteve që kanë qenë bashkë kanë treguar se sa e fortë është dashuria që kanë për njëri-tjetrin dhe sa të aftë janë që ta ruajnë për një kohë të gjatë këtë ndjenjë.
 
E identifikuar

Faqe: 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 ... 11   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te: