Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 [2] 3 4 5 6 7 ... 11   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Të rejat për kengetaret Shqiptare  (E lexuar 14975 herë)
0 anëtarë dhe 2 Vizitore po shikojnë këtë temë.
CrYsTaL
Be yourself!!!
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #15 më: 10-01-2006, 08:20:54 »
Citojeni

po mirë de skan shka te bojn edhe ato  ....qysh me dal nëpër gazeta ndryshe a po mu bo famos...kështu qe e bojn nga një tradhti te vogël,,po s'ka lidhje bre ,nuk mirret vesh për pak luj syun...hahahahaha....po krejt ato genta e Adelina e Nora...hala skom dal un me kendu  :Pse kam mi tranu.....jan bo si te Bulgaris a?
E identifikuar

Be yourself, there are enough other people!!!
Hi5

Shiko profilin
« Përgjigjja #16 më: 10-01-2006, 17:16:53 »
Citojeni

po flitet qe genta po martohet
urime Genta
« Ndryshimi i fundit: 25-10-2007, 14:44:23 nga M A X » E identifikuar

Life is beautiful.
Terenc
TERENCI SHKODER
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #17 më: 11-01-2006, 06:49:15 »
Citojeni

UN KAM THENE NJE HERE PER KËNGËN ALBANIAN POR QE QA ME BA SE KERKUJ NUK JU MBUSH MENDJA UN KETU KAM NJE MIDI RINGTONE DHE PO JU THEM SE KENGA ALBANIAN E ETNOVE ESHTE E VJEDHUR.MJAFTON TE DEGJONI ME KUJDES KËNGËN ON FIRE DHE TA KUPTONI.E DI QE ETNOT KAN STUDIO POR.....JA LINKU DEGJOJENI DHE SHIKONI.RINGTONI E KA TITULLIN ON FIRE - G-UNIT PR MUND TA MBANI NE TELEFON EDHE SI ALBANIAN

http://rapidshare.de/files/10832381/Lloyd_Banks_-_Weonfire.mid.html
E identifikuar

FILMA SHQIPTARE, TE HUAJ, ALBUME MUZIKORE, LIBRA E SHUME GJERA TE TJERA MUND TI GJENI TEK
www.alb-warez.net
BlerinaGj
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #18 më: 17-04-2006, 08:52:31 »
Citojeni

Përshëndetje te gjithëve ...  luj syun
Thjesht ne ket teme mund te kerkoni te dhëna mbi idujt tuaj ose te lini te dhëna ...
ju puc fort te gjithëve  luj syun
« Ndryshimi i fundit: 30-04-2006, 12:16:51 nga -Luli- » E identifikuar
natyralisti
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #19 më: 18-04-2006, 05:50:54 »
Citojeni

Po unë kam te dhëna qe këngëtarja e re Mirsa Kerçeli është shumë e dobët ne mesime, bile ajo e ka përsëritur një vite te shkolles se mesme, por ka intervenuar nëna e saj dhe ajo ka vazhdu shkollën me shoket e gjenerates.

E identifikuar

Sound of Silence !
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #20 më: 18-04-2006, 06:29:43 »
Citojeni

Po unë kam te dhëna qe këngëtarja e re Mirsa Kerçeli është shumë e dobët ne mesime, bile ajo e ka përsëritur një vite te shkolles se mesme, por ka intervenuar nëna e saj dhe ajo ka vazhdu shkollën me shoket e gjenerates.


pO ME VJEN KEQ GABIM E PASKE NDEGJU KETE INFORMAT AJO ESHTE SHUM E MIR NE MESIME DHE E KA KALUAR VITIN ME MERITAT E VTA KURSE TANI ESHTE NE PRAG TE MATURES DHE PO PERGATITET ME SHOQERINE E VET.
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #21 më: 22-05-2006, 03:30:13 »
Citojeni

Hatërmbetja e Tunës pershtjellim

Tunës i ka ngelur hatri, ose më mirë, Tuna është lënduar shumë. Megjithëse ka kandiduar për disa kategori në "Netët e klipit", ajo me këngën e saj "Psikologët", ka mundur të fitojë çmim vetëm për "Fabulën më të mirë". Ky vlerësim, vajzës që vinte nga Maqedonia i është dukur i padrejtë, prandaj ndonëse është ngjitur dhe ka kënduar në skenë, menjëherë sapo ka marrë vesh se kush ishte fituesi i çmimit të madh, ka braktisur në mënyrë demonstrative aktivitetin dhe është drejtuar me miqtë e saj drejt lokaleve të natës për të hequr stresin.
E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
****
???????? ?? ????????


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #22 më: 07-06-2006, 05:55:02 »
Citojeni

A NDEGJUAT SE  NE NJE GAZET SHKRUAN SE SHPAT KASAPI KA BRE NDESHJE DHE SE ESHTE NE GJENDJE TE REND SHENDETSORE
E identifikuar
BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #23 më: 07-06-2006, 06:28:44 »
Citojeni

Alberti dhe Nora Estrefi të dashuruar?

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve VFM '06 askujt nuk i shpëtoi pa vënë re se Albertin e shoqëronte Zeksi Nora Istrefi. E si gjithmonë në raste të tilla lind pyetja? A kanë bërë dashuri bashkë apo janë thjeshtë "shokë"?
Ndryshe nga juve, duke qenë se jena më proFEsionISTË dhe nuk bazohemi në hamendjet e rastit, vendosëm të kontaktonim me Albertin dhe ai na u përgjigj se; Së pari qeshi kur dëgjoi pyetjen...(hmmm po dyshoj unë lol)...së dyti mendon se Nora është një vajzë e mrekullueshme por nuk ka ndonjë lidhje midis tyre qoftë romantike, qoftë profesionale (e pyeta nëse janë duke bashkëpunuar për ndonjë këngë-duhen bërë të gjitha llogaritë moooo!) Arsyeja që të dy artistët kanë shkuar së bashku në ceremoni, ishte ajo e të paturit të njëjtin numër nominimesh (5 seicili), njëkohësisht ishin dhe dy artistët me kandidaturat më të shumta.

Lum si këta që i kanë të dashurit liberal, se mos më e marrë unë teë dashurën time në ndonjë party më vret, jo më në ceremoni televizive...bu bu plas lufta e tretë me kolone zanore "Apokalipsin" e motrave Libohova hahahahaha.

Në lajme të tjera Alberti është shpërngulur nga Nju Jorku në L.A në fillim të një karriere të re. Ai na premtoi se së shpejti do na japi disa lajme B.O.M.B për fansat e tij dhe lexuesit tanë.

www.ohshqipe.com
E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
tiranase

Shiko profilin
« Përgjigjja #24 më: 28-06-2006, 16:26:36 »
Citojeni

kam dëgjuar se Alban Skenderaj ka një te dashur nga Kosova dhe ka lidhje serioze,kam pare dhe një foto këtu ka qenë me herët por tashi e kanë fshirë,a keni informacione për këtë ju,dhe po ajo goce është edhe tek videoklipi me i ri ''ky ritem''
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #25 më: 28-10-2006, 13:34:27 »
Citojeni

Elvana e lidhur me Getoarin?!

Një tjetër imazh të Elvana Gjatës ka njohur publiku shqiptar në videoklipin e saj të fundit, që shoqëron këngën “Nuk jam vetëm” lançuar në disa prej televizioneve shqiptare. E bukur, rrëzëllitëse, por edhe seksi njëkohësisht. Bukuroshja shqiptare e cila guxoi të hynte në botën e muzikës në moshë shumë të re këtë radhë në bashkëpunim me grupin kosovar “Tingulli 3” ka zbuluar anë të reja, jo vetëm në karakterin e saj, por edhe në pamjen e jashtme dhe mënyrën se si është prezantuar tek publiku. Imazhi prej një vajzë të drojtur dhe deri diku larg ekstravagantes është zëvendësuar me pamjen e një zonjushe joshëse, që përveç zërit tepër të veçantë di të nxjerrë në pah edhe hiret femërore, dhuratë e natyrës. Ndoshta të gjithë ata që ishin mësuar të shihnin tek Elvana një gjimnaziste ende të pasigurt në hapat që hidhte, tashmë duhet të mësohen me studenten e regjisurës që gjithmonë e më tepër po fiton terren në botën e këngës. Pas bashkëpunimit me radio NRG dhe turneut veror të këtij grupi pjesë e të cilit ishte edhe Elvana, duhet pranuar, që edhe kënga e saj me grupin kosovar ka rezultuar vërtet e suksesshme në publik. Por kohët e fundit në rrethet e këngëtarëve e sidomos atyre kosovarë ka nisur të qarkullojë një thashethem për të cilin burimet tona, që e marrin fillesën në Kosovë betohen se është më se i saktë: në marrëdhënin e Elvanës me “Tingulli” 3 ka diçka më tepër se një lidhje artistike. Bukuroshja shqiptare kohët e fundit është lidhur edhe shpirtërisht me liderin e grupit, Getoarin dhe për këtë arsye ka filluar të qëndrojë ca më gjatë në Kosovë duke udhëtuar shpesh nga Tirana drejt Prishtinës. Është një marrëdhënie, që momentalisht flitet se po shkon shumë mirë, ndonëse është në fillesa dhe pavarësisht faktit, që Getoari është përfolur vazhdimisht në mediat shqiptare për lidhjet e tij me këngëtaret Nora Istrefi e Çiljeta Xhilaga dhe është njohur si natyrë e paqëndrueshme në këtë drejtim. Ndërsa Elvana bukuroshe gjithmonë është treguar diskrete dhe e kujdesshme kur bie çështja për të folur për jetën private.

Anxhela Peristeri ndahet nga i dashuri

Anxhela Persiteri është vetëm. Në rrethet e artistëve dhe mikeshave të Anxhelës ka nisur të pëshpëritet se këngëtarja është ndarë përfundimisht nga i dashuri. Një lidhje e gjatë, e përfolur jashtëzakonisht shumë në mediat shqiptare duket se ka marrë fund dhe këtë radhë pa kthim pas. Flitet se shkaku në këtë rast është vetë Anxhela, e cila është e ndjerë e lodhur nga pritjet e gjata dhe mijëra kilometrat, që e ndajnë nga Enea. Ndoshta shprehja larg syve, larg zemrës edhe në këtë rast aktualizohet. Prej kohësh i dashuri i Anxhela Peristerit, Enea jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pikërisht për shkak të largësisë disa herë është shkruar se Anxhela dhe Enea ishin ndarë, por vetë këngëtarja pak kohë më parë e kishte mohuar këtë fakt, duke shtuar madje, se për të kishte rëndësi, që ishte e lidhur me Enean pavarësisht se ai ndodhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një ditë edhe ajo do të shkonte atje. Por, nga sa thuhet një vendim i prerë dhe i pakthyeshëm nga ana e Anxhelës i ka rrëzuar të gjitha planet e së shkuarës e madje ka zhvlerësuar edhe kuptimin e thellë të këngës “Mos më harro”, të cilën këngëtarja ia kishte dedikuar të dashurit të saj. Pak kohë më parë në një intervistë për gazetën “Panorama”, Anxhela Peristeri ka deklaruar se gjithçka mes saj dhe Eneas shkonte më së miri dhe zërat, që flisnin për ndarje mes tyre nuk ishin gjë tjetër, veçse thashetheme apo shkrime tendencioze të personave të caktuar. “Megjithatë unë kam një të dashur që më beson shumë”, është shprehur Anxhela atëherë. Por, ndoshta vetëm besimi qenka i pamjaftueshëm për të zhdukur kilometrat që ndajnë dy njerëz dhe Anxhela e ka provuar këtë fat. Në prag të arritjeve të reja në fushën profesionale dhe projektit për të qenë pjesë e spektaklit muzikor “Fame Story” në Greqi, jeta e saj private ka marrë një drejtim tjetër. Le të shpresojmë që këto tronditje shpirtërore nuk do të ndikojnë në karrierën artistike të këngëtares. Shpresojmë gjithashtu, që fansat e saj të mos e shqetësojnë në telefon, apo me oferta për kafe siç bëjnë sa here, që lexojnë se Anxhela është vetëm.

Rikthimi i Rovena Dilos me videoklip

Flitet se rikthimi i Rovena Dilos në botën e muzikës do të jetë i spikatur. Ajo sapo ka përfunduar një videoklip të ri, i cili shumë shpejt do të shfaqet në kanalet muzikore shqiptare. Videoklipi është xhiruar në Itali dhe mendohet se ka kushtuar rreth 10 mijë euro. Këngëtarja e cila për një periudhë të gjatë i ka munguar skenave shqiptare dhe tregut muzikor ka vendosur me sa duket të rikthehet sërish për publikun dhe natyrisht në mënyrë dinjitoze me një klip jo vetëm të kushtueshëm, por nga sa thuhet edhe profesional. Momentalisht e ndodhur në Francë për disa ditë Rovena do të ndalet në qytetin e Milanos në 28 tetor ku është e ftuar në një koncert dhe më pas pritet të jetë në Shqipëri për të sjellë me vete edhe DVD-në me klipin e regjistruar. Duke pasur parasysh faktin, që për një kohë të gjatë Rovena Dilo është shkëputur nga tregu muzikor në Shqipëri dhe sidomos nuk është bërë pjesë e muzikës komerciale që po krijohet sot duke u impenjuar më tepër me lokalin e saj në bllok, këtë dalje të re të saj mund ta quajmë pa frikë një rikthim të dytë të këngëtares. Në fakt kishim menduar se ndoshta Rovena kishte hequr dorë përfundimisht nga kënga dhe daljet e saj si këngëtare ishin rezervuar vetëm për ndonjë aktivitet të përmasave të mëdha, por me sa duket ajo paska të tjera surpriza skenike. Le të shpresojmë në suksesin e Rovenës dhe të klipit të kushtueshëm.

Jonida, gjyq me bankën. I ka përdorur imazhin

Jonida Maliqi ka hedhur në gjyq njërën prej bankave shqiptare, sepse ka përdorur imazhin e saj pa kërkuar të drejtën e autorit. Procesi gjyqësor ka nisur dje në gjykatën e Tiranës, ndërkohë që këngëtarja Maliqi nuk ka qenë e pranishme aty, por është përfaqësuar nga avokati i saj. Në seancën e parë avokati i Jonidës ka ngritur pretendimet e klientes së tij, e cila në radhë të parë kërkon nga banka njohjen e së drejtës së autorit. Bëhet fjalë për një foto të këngëtares, realizuar kohë më parë dhe që është përdorur nga banka për krijimin e një kartoline. Në seancën e parë gjyqësore, ku në emër të Jonidës avokati i saj ka kërkuar të drejtën e autorit për këtë shërbim fotografik ka qenë i pranishëm edhe fotografi, i cili ndodhej në pozicionin e dëshmitarit. Sipas palës akuzuese fotografia ishte realizuar në funksion të intervistës që këngëtarja kishte dhënë kohë më parë në njërën prej revistave shqiptare. Gjatë kësaj seance avokati i Jonida Maliqit nuk ka bërë të ditur se sa do të jetë shuma që klientja e tij do të kërkojë si dëmshpërblim nga banka.

Marrë nga Panorama
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #26 më: 11-11-2006, 16:56:48 »
Citojeni

Shumë urime për Sonin!

Edhe një vit më shumë për Sonin. Mbrëmjen e sa enjtes këngëtarja Soni Malaj ka mbledhur miqtë më të afërt në një festë të vërtetë në lokalin “Pentagram”. Në fakt, nga mësojmë e vogla Soni, që tashmë është rritur edhe një vit më shumë ka festuar një mbrëmje surprizë, që flitet se e ka dhuratë nga këngëtarja dhe mikesha e saj Rozana Radi me rastin e 25-vjetorit. Lule, dhurata dhe urime. Mbrëmja e 9 nëntorit tek “Pentagram” ka qenë tërësisht e dedikuar për Sonin. Në një rreth artistësh dhe këngëtarësh, ku protagonizmi është në natyrën e secilit Soni ka qenë e vetmja e fokusuar dhe e vendosur në qendër të vëmendjes. Veç muzikës live, e përcjellë nga këngëtarët miq të Sonit, e veçanta dhe surpriza e mbrëmjes ka qenë edhe performanca e balerinave të ftuara nga Rozana si dhuratë për mikeshën e saj. Në festë kanë qenë të pranishëm edhe një pjesë e stafit të BBF televizion. Në një festë, që ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit Soni Malaj është ndjerë e përkëdhelur, por edhe më e rritur.

Çiljeta rikthim tek i dashuri

“Ishte kohë për dashuri”. Është ky titulli i filmit në të cilin Çiljeta Xhilagën e kemi parë të performojë përpara disa vitesh. Ndoshta mund të jetë ky edhe titulli i romancës që këngëtarja po rijeton sërish. E përfolur si një vajzë xheloze dhe që përpara disa ditësh i kishte dhënë fund lidhjes me njeriun e zemrës, duket se Çiljeta Xhilaga nuk është aspak e tillë, ose edhe nëse midis çiftit ka pasur ndonjë kontradiktë të vogël tashmë gjithçka ka kaluar dhe është ezauruar. Çiljeta është rikthyer tek dashuria dhe gjithçka midis të dyve shkon si më parë. Këngëtarja dhe i dashuri i saj janë parë kohët e fundit të shoqërohen përsëri së bashku e madje të shfaqen edhe në publik të përqafuar. Duket se asgjë nuk e trazon tashmë qetësinë e tyre, madje as notat e xhelozisë, që flitet se kishin pushtuar mendjen e Çilit. Nëse ka pasur diçka, tashmë ajo i përket së shkuarës. Çiljeta dhe djali i zemrës së saj, për të cilin thuhet se është shoqërues i një biznesmeni në kryeqytet janë të lidhur prej kohësh dhe pëshpëritet se kjo është një dashuri e vërtetë për këngëtaren.

Greta Koçi dhe Fatime Kosumi, infermiere në videoklipet e tyre

Kur këngëtaret Greta Koçi dhe Fatime Kosumi zgjodhën të vishnin uniformën e infermieres në videoklipet e tyre, ndoshta ato nuk e dinin që kjo veshje mbartte në vetvete një thirrje shumë të fortë seksuale. Në fakt e para që është shfaqur në ekranet shqiptare me uniformën e infermieres dhe në një videoklip të realizuar në spital ka qenë këngëtarja kosovare, Fatime Kosumi, ndërkohë që të njëjtin stil gjejmë edhe te Greta Koçi në këngën “Dashuri pa shije” e publikuar disa muaj më parë. Në të vërteta ideja e Gretës në këtë videoklip ka ardhur me synimin për të sjellë diçka ndryshe dhe mesazhin e një dashurie të sëmurë, e cila shkon drejt fundit, pa e ditur që uniforma e infermieres do të përcillte edhe një mesazh tjetër. Atë të profesionit më eksitues në botë. Por çuditërisht një vend kryesor në listën e shitjeve të veshjeve eksituese mban edhe kostumi i murgeshës. A thua ta kenë kuptuar këtë fakt vajzat e ish-grupit “Spirit Voice” shumë vite më parë kur lançuan videoklipin e këngës “Fuoristrada”?

Anxhela ikën përgjithmonë nga Shqipëria

Këngëtarja Anxhela Peristeri e ka lënë Shqipërinë përgjithmonë. Por jo për të fluturuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, siç mund të mendohet. Ajo është nisur drejt Greqisë dhe flitet se qëndrimi atje do të jetë i gjatë. Mësojmë se Anxhela ka vendosur të jetojë tashmë në shtetin fqinjë dhe fillimisht do të këndojë në disa prej lokaleve dhe buzukëve grekë, për t'u bërë më pas pjesë e show-t televiziv “Fame story”. Kështu, me këto projekte në kokë dhe në zbatim, disa ditë më parë bukuroshja e ka lënë përfundimisht Tiranën në kërkim të një jetë të re. Mësojmë se në ndihmë Anxhelës i ka ardhur një prej miqve të saj shqiptarë, që jeton në Greqi dhe momentalisht gjithçka është e programuar më së miri. Sigurisht edhe në këtë kërkim të ri të Anxhela Peristerit muzika është ajo që do të dominojë jetën e saj dhe për më tepër do të jetë i vetmi burim jetese për këngëtaren. Nga ana tjetër edhe familja e Anxhelës, e cila disa vite më parë kur ajo ishte ende adoleshente për hirëë të së bijës u shpërngul në kryeqytet, është rikthyer sërish në Korçë. Në këtë mënyrë prindërit do të vazhdojnë të jenë përsëri pranë saj. Kohët e fundit, ndër të tjera këngëtarja u përfol shumë edhe për jetën private. Lidhja e saj me Enean, një djalë që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u bë shpesh objekt i faqeve rozë të mediave shqiptare. U fol që kjo marrëdhënie po shkonte drejt fundit, herë për shkak të Eneas e herë për shkak të Anxhelës, por që shkaktare e vërtetë duket se ishte largësia mes të dyve.
Dhe në këtë klimë aspak të këndshme e krijuar në Shqipëri, Anxhela vendosi të largohet përfundimisht nga vendi, vetëm pak kohë pas daljes së këngës së saj “Mos më harro”. Eshtë ky mesazhi që këngëtarja përcillte për të dashurin e saj përmes tekstit të këngës, dedikuar pikërisht atij. Por tashmë, nëse Anxhela do të vazhdojë të jetë me Enean pas disa problemeve që prekën sërish marrëdhënien e tyre, ajo do të duhet që mesazhet t'ia përcjellë në gjuhën greke. Le të shpresojmë që jeta artistike e Anxhelës në shtetin helen do të rezultojë më e suksesshme për të dhe natyrisht aty do të jetë më e qetë nga syri kureshtar i gazetarëve.

E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #27 më: 14-11-2006, 09:10:44 »
Citojeni

Alketa Vejsiu me në fund shtatzene

Tani nuk është më thjesht një thashethem. Alketa Vejsiu nuk mund të vazhdojë më me lojën e përgënjeshtrimit të lajmit: ajo është shtatzënë.


Në rrjedhën e rrëmujshme të njerëzve që lëviznin nga njëra stendë në tjetrën, në Panairin e Librit, të hapur vetëm pak ditë më parë në odeonin e madh të Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, e vetme, e veshur e tëra në të zeza dhe e maskuar me një palë syze të mëdha (të zeza gjithashtu), ka qenë edhe Alketa Vejsiu. Lajmi sigurisht që nuk është ky. Asgjë të çuditshme nuk ka nëse Alketa Vejsiu hyn në një panair dhe blen ndonjë libër. Për kaq gjë paparaci i "Bluetooth" sigurisht që nuk do t'i vihej nga pas për ta fokusuar në aparatin e tij. Por nuk ka qenë vetëm kaq.

Nën xhupin e trashë dhe të zi, shtatzënia e saj këtë herë ka qenë mjaft e dukshme. E megjithëse Vejsiu ka vazhduar me kokëfortësi dhe me një sjellje të çuditshme, gati-gati arrogante, përpjekjen e saj për të mos e shfaqur publikisht këtë shtatzëni, "Bluetooth" ka arritur më në fund të sigurojë disa fotografi. Të parat që tregojnë qartë se Alketa Vejsiu është me të vërtetë shtatzënë.

Përballë këtyre fotografive, Vejsiu zor se do të mund të kërkojë përsëri mohimin e këtij informacioni mediatik, të cilin në gjithë këto kohë ajo e ka quajtur të gabuar. Dhe për ta bërë sa më të besueshme të kundërtën e asaj që thuhej, do të bënte të pamundurën që ta fshinte barkun që rritej pak e nga pak. Ndërsa do t'i duhej detyrimisht të shfaqej në media, për promovimin e një klipi të realizuar me Miriam Canin.

Alketa guxoi të shfaqej publikisht para të gjitha kamerave, vetëm pasi ishte siguruar se e kishte mbuluar sa kishte mundur barkun paksa të fryrë. Në atë konferencë ajo u shfaq me uniformën e vetme që mbante në ato kohë: një xhemeli që i rrinte krejt lirshëm në trup. Dhe nuk ka qarkulluar lirshëm nëpër gazetarë, siç do të bënte nëse nuk do kishte asgjë për të fshehur.

Përpjekjen për ta fshehur këtë shtatzëni e ka bërë dhe në ditët e dasmës së saj. Që në fillim tek "Geraldina Sposa", do të kërkonte një fustan që të mos ia tregonte barkun e rritur e për të qenë e sigurt, ka kërkuar që të bëhet ndonjë sajesë mbi fustan, që edhe nëse binte në sy ndonjë fryrje, ajo të mendohej më shumë si pjesë e fustanit sesa si pjesë e trupit të saj. Megjithatë s'do të ketë qenë e sigurt deri në fund, përderisa nuk ka pranuar asnjë fotograf të depërtojë në dasmën e saj, duke e mbajtur kështu edhe për pak kohë të sekret të vërtetën e saj.

Por kjo nuk mund ta zgjaste pafundësisht. Ndoshta do të kishte zgjatur edhe për ca kohë të tjera, nëse Alketa nuk do të kishte bërë një gabim: të shfaqej në vendin dhe në kohën kur probabiliteti për t'u kapur nga gazetarët dhe paparacët ishte shumë i madh. Një panari libri është githmonë shumë i rrezikshëm. Por mesa duket, Vejsiu nuk e ka menduar dhe aq terren të minosur për të. Ndaj dhe është gjendur si e zënë në grackë kur ka ndjerë blicin e aparatit t'i shkrepet aty pranë. Ka tentuar edhe këtë here, siç ka bërë zakonisht- ta vërë situatën nën kontroll, që të bëhej ashtu siç donte ajo, pra që fotot të mos botoheshin. Gabimi i dytë ky i vajzës së spektakleve, që e ka harruar për një moment se gjendej në një vend publik ,ku fotografët kanë të drejtën të fotografojnë gjithçka ndodh dhe lëviz brenda dhe jashtë atij panairi. Madje edhe Alketa Vejsiun shtatzënë, nëse është gjendur aty mes vizitorëve të shumtë të librit.

"Bluetooth"
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #28 më: 14-11-2006, 09:18:50 »
Citojeni

Një mesazh nga Ledina

Historisë disavjeçare me të dashurin e saj, Redin, mesa duket Ledina Çelo i ka dhënë fund. Nuk janë vetëm zërat që kanë filluar të qarkullojnë në këto ditë kur ajo është kthyer sërish në jetën e Tiranës. Është dhe një deklarim i saj në një intervistë dhënë vetëm pak ditë më parë, që të bën të besosh se ka ndodhur vërtetë kështu. Ledina e ka pranuar se tashmë është vetëm. Ndërsa shumëkush e di mirë se ajo ka qenë e shoqëruar prej vitesh me Redonin, me të cilin pak vite më parë do të hapnin së bashku një boutique jo shumë larg ATSH-së. Të jenë ndarë përfundimisht këtë herë? "Të ndjej të huaj", titullohet kënga e saj e re, me të cilën Çelo po prezantohet në festivalin "Kënga magjike". Të jetë thjesht kjo një rastësi, apo një tekst i zgjedhur me kujdes ndër poezitë e Timo Fllokos, për t'i dërguar një mesazh indirekt mikut të saj!

E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #29 më: 15-11-2006, 15:09:35 »
Citojeni

Ingridi dhe Anjeza këndojnë së bashku

Prej pak kohësh Ingrit Gjoni dhe Anjeza kanë filluar të jenë së bashku në lokalet e natës në kryeqytet. Pavarësisht karakterit të ndryshëm që prekin përgjithësisht këngët e tyre, të dyja vajzat janë të pranishme së bashku çdo fundjavë në pub-et e Tiranës dhe gjithashtu në posterat lançues emrat dhe fotot e tyre prezantohen së bashku. Dy javë më parë Anjeza dhe Ingriti kanë kënduar tek pub “Havana”, ndërkohë që fundjavën e shkuar kanë qenë të “Rozafa”. Sigurisht me një performancë feminile shumë të arrirë, emrat dhe imazhet e tyre kanë mundur të tërheqin adhuruesit në pub-et e kryeqytetit megjithëse ende nuk e dimë motivin e këtij bashkëpunimi. Një zgjedhje e të dyja këngëtareve apo një propozim i atyre që i ftojnë për të kënduar. Gjithsesi le të shpresojmë që ky bashkëpunim të ketë rezultuar i suksesshëm e pse jo të jetë edhe afatgjatë. Mos ndoshta një ditë Ingritin dhe Anjezën do i shohim në duet? Asnjëherë nuk i dihet..

Zanfina dhe videoklipi i saj i ri

Rrëzëllitëse dhe impulsive. E tillë ka ardhur gjithmonë Zanfina Ismaili në videoklipet e saj. Këngëtarja kosovare, ka prezantuar së fundi në kanalet muzikore shqiptare edhe këngën e saj më të re që mban titullin “As i fundit dhe as i pari” shoqëruar nga videoklipi përkatës. Në këtë klip Zanfina prezantohet me një pamje shumë ekstravagante dhe deri diku ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim më parë. Shumë i rafinuar vjen look-u i saj në këtë klip, që natyrisht përputhet edhe me natyrën e këngës që prezanton dhe ku këngëtarja ka ditur të nxjerrë në pah edhe hiret e saj femërore të ndërthurura me një intrigë joshëse. Deri pak kohë më parë e njohur nga të gjithë si “motra e Adelinës”, Zanfina Ismaili ka arritur sot të krijojë karakterin e saj artistik. Madje tashmë ka guxuar të pranojë se është e pavarur nga Adelina.

Zaimina dhe Kastro vazhdojnë të jenë miq

Nuk është e vërtetë, që Zaimina dhe Kastro Zizo janë grindur ashpër me njëri-tjetrin. Ose edhe nëse janë grindur ata vazhdojnë të jenë shokë e të mos i mbajnë inat njëri-tjetrit. Pas debutimit të saj në fushën e muzikës me këngën “Bonito” u fol, se Zaimina Vasjari ishte grindur keq me bashkëpunëtorin e saj në këtë këngë, Kastro Zizo dhe se gjërat kishin arritur në një pikë shumë kritikë aq sa ata të dy, as nuk e përshëndesnin njëri-tjetrin duke u shndërruar në armiq të përbetuar. Dhe sipas fjalëve grindja mes
tyre nuk kishte ardhur as për motive financiare siç ndodh rëndom në bashkëpunime të tilla dhe as për të ndarë meritat dhe suksesin e secilit, por për arsye thjesht personale dhe që nuk kishin të bënin me punën e tyre. Çuditërisht në aktivitetet e fundit muzikore Kastro dhe Zaimina, jo vetëm që janë përshëndetur ngrohtësisht me njëri-tjetrin, por madje edhe janë fotografuar së bashku duke u përqafuar. Ndoshta tani Zai dhe Kastro nuk janë miq të ngushtë si në fillim dhe nuk bashkëpunojnë në kërkim të suksesit, por të paktën nuk janë as armiq sikurse është shkruar dikur. Edhe nëse ka pasur ndonjë inat të vjetër ata kanë ditur ta flakin tej me modesti.

“Xhuxhi” rrezikon ta dërgojë Tunën në gjyq

Tuna rrezikon të përfundojë në dyert e gjykatave pikërisht për shkak të këngës së saj “Xhuxhi”. Shoqata “Njerëzit shtatshkurtër të Kosovës” me qendër në Mitrovicë është ndjerë e fyer nga përmbajtja e kësaj kënge, në të cilën këngëtarja shpreh neveri për djemtë e vegjël të kohëve moderne. Kryetarja e shoqatës Hilminjeta Apuk, që ka kërcënuar se do ta dërgojë në gjyq këngëtaren nga Shkupi ka deklaruar se teksti i këngës drejtpërdrejt diskriminon dhe fyen krenarinë e njerëzve të vegjël dhe njëkohësisht fyen të drejtat elementare të tyre. Kënga “Xhuxhi” e lançuar nga Altuna Sejdiu pak kohë më parë është e shoqëruar edhe me një videoklip të xhiruar në ambientet e Universitetit “New York” të Shkupit, aty ku ajo studion. Që në momentet e para të daljes dhe publikimit të videoklipit kënga u cilësua disi e çuditshme, megjithatë deri më sot askush nuk e kishte menduar, që do të bëhej shkak që këngëtarja të ndiqej penalisht. Momentalisht nuk dihet me saktësi se mbi kë do të bien pasojat e gjyqit duke menduar, që autore e tekstit i cilësuar me përmbajtje fyese është Aida Baraku. E pranishme shpesh në kryeqytetin shqiptar dhe në lokalet e natës ku ka qenë e ftuar për të kënduar, bukuroshja nga Shkupi është bërë pjesë edhe e kronikave rozë në media për shkak të lidhjes së saj me një këngëtar kosovar, emrin e të cilit gjithsesi nuk e ka publikuar. Kohët e fundit madje, u shkrua se edhe kjo lidhje e Tunës kishte marrë fund. Në intervistat e ndryshme për mediat shqiptare ndër të tjera Altuna Sejdiu ka theksuar marrëdhëniet e mira që ajo ka ndërtuar me prindërit dhe faktin, që ata dinë gjithccka në lidhje me jetën private të vajzës së tyre e janë aq të hapur, sa që e lejojnë të udhëtojë e vetme me makinën e saj nga Shkupi në Tiranë, sa herë që i bëhen oferta interesante në Shqipëri.

Inis Gjoni, e trembur nga gazetarët mendon të heqë dorë nga projekti

Inis Gjoni vendos të shkëputet nga skena publike. Ka vendosur që tashmë të heqë dorë edhe nga projekti që kishte për t'iu rikthyer sërish jetës skenike dhe profesionit. Dhe telashet s'kanë të sosur. Ndoshta kjo mund të jetë e vetmja shprehje që mund t'i përshtatet aktualisht bukuroshes Gjoni. Pikërisht kur u duk se një jetë e re kishte filluar për Inisin, gazetarët dhe shkrimet e tyre bezdisëse nisën të shfaqen sërish në horizontin e saj. Atëherë kur vajza e njohur e spektakleve kishte filluar t'i harronte ditët e vështira të skandalit që pushtoi faqet e para të gazetave për t'u kthyer në ekran me projekte të reja dhe ambicioze, gazetarët penguan përsëri rrugën e saj. Inisi mendoi se tashmë do t'ia niste nga e para, me një projekt të ri dhe tepër ambicioz në televizionin “Alsat”, ku do të ishte në profesionin e saj si regjisore dhe moderatore e një emisioni të ri, përmbajtjen e të cilit e kishte disi sekret. Por pikërisht në këtë moment, një tjetër akuzë për falsifikim dokumentesh dhe që e kishte burimin tek udhëtimi i Inisit rreth një muaj më parë në Greqi, do të kishte për protagoniste bukuroshen Gjoni. Sërish itinerari i gjykatave, akuzave dhe mbi të gjitha i shkrimeve në faqen e parë. Për të gjithë këto motive, Inis Gjoni tani e lodhur ka vendosur të heqë dorë nga projekti ambicioz dhe të mos shfaqet në ekranin televiziv, ashtu siç e kishte planifikuar në këtë sezon të ri.

Aida, ish velina e Fiksit i rikthehet skenave

Aida i rikthehet jetës skenike. Është velina e parë brune e emisionit televiziv “Fiks fare”, që për një kohë të gjatë ishte shkëputur nga jeta publike dhe artistike. Ndoshta të paktë janë ata, që e mbajnë mend imazhin e saj në “Fiks fare” dhe shumë më pak duhet të jenë ata, që e kujtojnë Aidën si një balerinë bukuroshe e cila ka nisur të vallëzojë qysh në fëmijëri.
U duk se me aq, karriera artistike e brunes bukuroshe kishte marrë fund dhe të gjithë do e kujtonin thjesht si “balerina e fiksit”, por pikërisht në këto momente Aida rikthehet në skenë. Pas drejtimit të festivalit “Mikrofoni i artë”, (ndoshta Aida nuk është bindur se mund të japë shumë në këtë drejtim), ajo vendos të provojë edhe në botën e muzikës.
Albumi i saj që ka dalë këto ditë në treg në fakt nuk është përvoja e parë muzikore e Aidës duke kujtuar këtu këngën e lançuar së bashku me shoqen e saj Edën gjatë emisionit ku ato kërcenin. Le të shpresojmë, që ky rikthim skenik i Aida Hanit do të rezultojë më jetëgjatë.
« Ndryshimi i fundit: 03-12-2006, 15:10:17 nga M A X » E identifikuar

Faqe: 1 [2] 3 4 5 6 7 ... 11   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |