Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 2 [3]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Soni Malaj  (E lexuar 2971 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #30 më: 08-05-2008, 10:00:37 »
Citojeni

Ndahen Soni dhe Flori   
 
Sapo kemi mësuar se një prej cifteve me te njohura te “Estrades shqiptare” janë ndare. Soni dhe Flori dy prej kengetareve me te suksesshem te viteve te fundit ne Shqipe, ndërsa ne dukje te dashuruar marrezisht i kanë thënë “lamtumire” njeri-tjetrit. Burime shumë te afërta me ciftin na e kanë sjelle këtë lajm, i cili ende nuk është konfirmuar nga Soni apo Flori.Ne mendje po më vjen një intervistë e dhënë prej tyre ku i pyeten “Jeni te dashuruar dhe qe ne momentin e pare i kendoni një ndarjeje(Për këngën Fluturimi 3470)?” e përgjigjja e tyre ish “Nuk është ndarje.Nuk ja kushtojme këngën njeri-tjetrit”. Kurrë mos thuaj jo eh?

albaniac
E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #31 më: 26-05-2008, 21:22:59 »
Citojeni

Soni nuk dinë asgjë për ndarjen me Florin, Flori nuk komenton shumë, në anën tjetër kolegët e tyre thonë se çifti është ndarë.

 

Në kohën kur thashethemet po vazhdojnë të qarkullojnë për ndarjen e çiftit të famshëm nga Shqipëria Soni Malajt dhe Florian Mumajesit, tapeti i kuq i “Video-Festin Muzikor 2008” qe një mundësi e mirë për ta kuptuar sado pak të vërtetën rreth kësaj. Hyrja e Florit së bashku me Elvana Gjatën e jo me Sonin në një mënyrë mund të interpretohet se ata janë të ndarë, megjithatë nga deklaratat e tyre gjithë kësaj nuk mund t’i japësh një përfundim.  Reporteri: Ku është Soni? Flori: Do të vjen më vonë. Reporteri: Pse nuk është me ty? Flori: Është çështje personale  Në anën tjetër Soni kishte ardhur më vonë, ajo nuk arriti të parakalonte nëpër tepihun e kuq. Fillimisht ajo tha se nuk dëshiron t’i bëhen pyetje personale. Por me të përmendur se është duke punuar rreth këngëve të reja me Florin, Soni harroi atë që tha në fillim. “Nuk di asgjë për një ndarje” u shpreh ajo. Kurse Flori vazhdonte të ishte i rezervuar në prononcimin rreth lidhjes së tij me Sonin. “Sonte kam ardhur për ta përcjellë Videofestin dhe nuk dua t’i përgjigjem pyetjeve të këtilla” ka thënë ai. Megjithëse Soni dhe Flori ende nuk deklarojnë haptazi nëse janë ndarë ose jo, kolegë të tyre që ishin prezent në “Video-Fest” kanë pohuar se lidhja e tyre tashmë ka përfunduar. Ndarja e çiftit ka qenë ndër lajmet kryesore nëpër ueb-faqe dhe media të ndryshme të shkruara. Dyshja Malaj/Mumajesi e patën bërë publike lidhjen mes tyre gjatë prezantimit në festivalin “Kënga Magjike” të mbajtur vjet në Tiranë, madje ata i patën dhuruar publikut edhe një puthje të “fortë” televizive.
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #32 më: 08-07-2008, 16:38:59 »
Citojeni

Soni Malaj, me Florin, jemi vetëm miq



Mbrëmë mes miqsh, Soni Malaj ka promovuar këngën dhe videoklipin e saj më të ri me titull "Me faj, pa faj".Vajza sharmante e ishgrupit "Spirit Voice", gjeti disa momente për të na rrëfyer të gjitha prapaskenat e realizimit të videoklipit, madje ajo ka pohuar për herë të parë edhe raportet e saj me Florian Mumajesin.Soni Malaj pranon se mes saj dhe djaloshit që i kishte rrëmbyer zemrën për më shumë se 1 vit e gjysmë, nuk do të mungojnë edhe në të ardhmen bashkëpunimet, të cilat deri tani kanë qenë të suksesshme. Ajo ka theksuar se ata kanë mbetur dy miq të mirë, kjo për faktin se janë artistë, miqësia do të vazhdojë e tillë edhe në të ardhmen. Ndërkohë që në festën e promovimit ka pasur shumë miq të afërt të Sonit, të cilët e kanë uruar atë për këngën, por kanë munguar edhe shumë të tjerë, që sipas këngëtares, kjo ka ndodhur për faktin se një pjesë e tyre kanë qenë nëpër koncerte dhe një pjesë duke pushuar jashtë vendit.

Jeni kthyer sërish me një këngë dhe videoklip të ri, ç'mund të na thoni për të?

Në fakt, është një këngë ndryshe nga të tjerat që kam kënduar deri tani, është ritmike, por edhe melodioze, çka edhe më bën të veçantë, nga baladat apo këngët e tjera më ritmike që kam kënduar.

Ku është realizuar vidoeklipi i këngës "Me faj, pa faj"

Ashtu si edhe herët e tjera, ky videoklip i është besuar regjisorit të njohur maqedonas princ Aleksandër, me të cilin kam punuar për disa vjet radhazi. Ai ka menduar deri në detaje të gjithë videoklipin dhe në momentin kur gjithçka ishte gati për të startuar xhirimet kam udhëtuar drejt Maqedonisë për të finalizuar gjithë punën.

Kush u kujdes për look-un tënd?

Roza, gruaja e regjisorit princ Aleksandër, e cila duke qenë edhe më afër konceptimit që i ishte bërë videoklipit, kishte menduar deri në detaje të gjitha veshjet dhe grimin që duhet të zgjidhja për këtë videoklip.

Sa kanë zgjatur regjistrimet dhe a ka ndonjë moment pikant?

Në fakt, në momentin që unë kam shkuar në Maqedoni, që ditën e nesërme kemi filluar xhirimet e videoklipit, pasi të gjitha ishin vendosur në vijë nga regjisori dhe puna mbaroi brenda një ditë.Sigurisht që nga ky videoklip mund të kujtoj shumë momente, por një nga më të këndshmit, ishte kur mua më duhej të zbrisja dhe ngjitesha nga skena, e cila ishte 3 metra e lartë dhe kjo situatë shkaktonte edhe të qeshura mes stafit.

Po për aktorin mbështetës në klip, a kishit gisht në zgjedhje?

Zakonisht preferoj që të konsultohem me partnerët, që do të marrin
pjesë në videoklipet e mia, por duke qenë së kam besim te Aleksandër, nuk e kam bërë. Aktori Vasil Zafirchev, ishte zgjedhja e regjisorit dhe unë i besova asaj ende pa e parë, kështu që kam mbetur shumë e kënaqur, kjo edhe për faktin se ai është një aktor mjaft i zoti dhe i pëlqyer në Maqedoni.

Cilët janë autorët e këngës?

Kënga "Me faj, pa faj" ka për autor kompozitorin Florian Mumajesi, ndërsa tekstin e ka shkruar Big Basta dhe videoklipi është një produksion i "Supersonic Production".Një rol mjaft të rëndësishëm në këtë videoklip ka pasur edhe aktori kryesor, që është Vasil Zafirchev, bashkëshorti i kompozitores së njohur Kaliopi, i cili renditet ndër aktorët më të mirë në Maqedoni.

Si janë marrëdhëniet tuaja me Florin?

Jam vërtet shumë e lodhur nga thashethemet mediatike, në lidhje me
jetën time private. Fundja ne jemi artistë, ndaj bashkëpunimet do të vijojnë, pra mes meje dhe Florit do të ketë sërish bashkëpunime edhe në të ardhmen, si dhe do të vazhdojmë të mbetemi sërish miq.

Gazeta Panorama

Fotografi nga Soni Malaj
E identifikuar

Faqe: 1 2 [3]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |