Faqe: 1 [2] 3   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Soni Malaj  (E lexuar 5307 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
eurogina
pspsps
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2372



Shiko profilin
« Përgjigju #15 më: 06-09-2006, 00:54:13 »

teper e bukur per tropojane
E identifikuar

The future belongs to those who believe in the beauty of their dreams
-------------------

eurogina@zeriyt.com
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #16 më: 06-04-2007, 05:40:27 »

Soni Malaj me videoklipin e ri “Pearl Harbour”

Soni Malaj, në videoklipin e saj të ri, e nis me një “Gëzuar vitin e ri 1952”. Por ajo që kuptohet që në fillim, është një imitim i keq të sekuencave të filmit “Pearl Harbour”.   
Ky film mjaft i suksesshëm flet për sulmet e Bëra nga Japonia në Zonën Ushtarake të Pearl Harbour, sulme që u bënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa në 1952 lufta kishte mbaruar me kohë .

Megjithatë një përpjekje e këtij videoklipi për të sjellë një kohë tjetër, deri diku është arritur.

Mirëpo ajo që është për të ardhur keq është teksti i shkruar nga shoqja e Sonit, Rozana Radi.

,Nëse do të dëgjoni me kujdes fjalët ,gjithsej mund të numëroni 10, të cilat përsëriten në të gjithë këngën.

Kështu Soni i këndon qiellit, diellit, oqeanit, gjysma ime në këtë jetë, gjithçka je ti. Gjithsesi për tekstin duhet uruar Rozana Radi, që ka shkëlqyer me fjalorin e pasur prej 8-9 fjalësh. 
E identifikuar

Amy
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 817



Shiko profilin
« Përgjigju #17 më: 29-05-2007, 19:25:36 »

Soni merzitet me shoqen e ngushte Rozanen.Tha “Ndarja” nuk eshte vjedh nga serbja.        
 
Rozana Radi dhe Soni Malaj jane shoqe te ngushta.Yep! Shume te ngushta, ne fakt Rozana dhe krijon poezi per Sonin.Cdo gje pa marre te “taposhtmen” lol kur Rozana ka deklaruar gjate nje interviste se kenga “Ndarja” e Sonit nuk eshte vjedhur nga “Lutja” e Marijes.Ups! Kjo gje nuk i ka pelqyer aspak Sonit, e cila eshte merzitur shume me Rozanen. Ka apo nuk ka te drejte Rozana,kjo nuk eshte me ceshtja e dites,por ndoshta heren tjeter,perpara se ti beje mendimet publike,me mire do ishte sikur ti diskutonte me shoqen…me te mire, se pari. 
 

Albaniac

E identifikuar
Capkenja
Vizitor
« Përgjigju #18 më: 30-05-2007, 11:18:20 »

Soni kendon mire,urime prej meje !

Une spara i pelqej kengetaret shqiptare sepse me shume zhvishen sesa vishen,po kjo ja vlen !
E identifikuar
Belinaa
Cause all I think about you
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 3147



Shiko profilin
« Përgjigju #19 më: 07-06-2007, 15:04:46 »

Soni eshte nje kengetare shume e bukur dhe ka ze shume te mire, me pelqen se si del ne skene dhe gjithashtu edhe vallaezimi i saj sepse ne te njejten kohe edhe vallzon bukur por edhe kendon.
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Cause all I think about you
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 3147



Shiko profilin
« Përgjigju #20 më: 07-06-2007, 15:14:16 »

Soni


* soni-malaj-wallpaper-sfond1.jpg (21.81 KB, 600x450 - E shikuar 27 Herë.)
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #21 më: 28-10-2007, 14:27:42 »

Soni luan zig- zag me Florin



Ka ditur gjithmone te luaje me imazhin e saj. Te zhduket e te shfaqet befasuese. Por kete here loja e saj duket se eshte bere edhe me e rrezikshme. Sepse kete here nuk eshte me vetem. Soni Malaj dhe Flor Mumajesi jane gati per te leshuar bumin e radhes. Nuk e kemi fjalen per duetin e "Kenges Magjike". Jo. Kemi zbuluar nje tjeter plan te tyre. Permes kesaj interviste qe Soni ka dhene per "Koha Vip"

Zhurmen e radhes Soni Malaj po e shkakton me "Fluturimin 3470", se bashku me Flor Mumajesin. Vendimi per t'u shfaqur duet ne edicionin e radhes se "Kenga Magjike" ishte pikerisht ai i duhuri. Por duket se surprizat nuk mbarojne me kaq. Ndersa ne Tv Klan ka nisur te shfaqet performanca e pare e ciftit per te suksesshem te ketyre koheve, ne studion e Florit puna vazhdon. Ekranin e kompjuterit te tij e kane zaptuar fotografite e Sonit dhe kenget e reja qe jane realizuar enkas per albumin e saj te ri. Por ata te zbulojne vetem njeren prej tyre, "Zig- zag"-un, te cilen do ta prezantojne se shpejti permes nje klipi krejt te vecante. Ku personazh do te jete edhe Flori. Ai tashme eshte gjithkund i pranishem. Duket qarte se Soni ia ka besuar atij verberisht gjithcka. Ndaj dhe ndjehet shume me e qete se ne gjithe heret e tjera kur ka nisur punet per te realizuar nje album te ri.

Pervecse e qete, dukesh dhe shume e kenaqur...

Po, sepse tashme gjithcka eshte vene ne vije. Sapo jemi kthyer bashke me Florin nga Maqedonia, ku realizuam xhirimet per klipin e ri qe do te prezantojme se shpejti ne ekran si produkt te "Supersonic".

Kur, me saktesisht?

Mendojme qe klipi te jete ne ekran ne fillim te nentorit, pra prag te festave te fundvitit, sepse eshte nje kenge qe i shkon pershtat kesaj atmosfere.

Pse, cfare kenge eshte?

Kenga "Zig zag" eshte shume e gezueshme, me ritem... E po keshtu edhe klipi eshte shume funy. Ndryshe mund te quhet klipi i rruges. Tani qe xhirimet kane perfunduar jam e bindur se kemi bere dicka te mire.

Ku dhe kur jane bere xhirimet?

Ne Shkup, javen qe shkoi. Kemi xhiruar nga ora 6:00 e mengjesit deri ne 2:00 te nates. Gjate gjithe dites djemte arriten te hane vetem nga nje sanduic, ndersa une asgje. Ishte shume ftohte, aq sa nje nate para se te niseshim po mendonim te ndryshonim plan, qe te benim xhirimet ne nje studio te mbyllur. Por ne fund vendosem te xhironim ashtu ne rruge. Djemte pinin skoc e nje here me dhane edhe mua qe te ngrohesha pak.

Kush ishin keta djem?

Regjisori maqedonas, Alexander, i cili ka realizuar gjithe klipet e mia. Geri, ose sic i themi ne Big Busta, i cili ka shkruar tekstin e kenges, por eshte dhe personazh ne klip dhe Flori.

A eshte dhe Flori personazh ne klip?

Sigurisht qe po. Flori eshte gjithkund. Ai ka dhene shume ide, ai ka organizuar pothuajse te gjitha punet ne sheshxhirim. Dhe ai personazh edhe ne klip. Shfaqet duke i rene nje daulleje klasike, e cila u gjend ne minutat e fundit para se te nisnim xhirimet.

Po ti vete si do te jesh ne kete klip?

Une do te jem vajza garipe, qe shoqerohem dhe luaj gjithe kohes me djemte e lagjes. Pra, jam dhe une vajza e lagjes.

Te pelqen ky rol?

Me pelqen shume, sepse keshtu jam me e thjeshte dhe jam me vetvetja. Une ne te vertete keshtu jam, garipe.

Qe te pelqen te endesh rrugeve me djemte e lagjes!?

Dikur po, me pelqente te rrija me djemte e lagjes, por atehere paragjykohesha. Nese me shikonin te rrija shume me dike, nisnin e sajonin lloj lloj historish. Ne ato kohe jo vetem une, por dhe gjithe vajzat e tjera te grupit Spirit Voice ishim keshtu, garipe.

Pse, tani nuk je me?

Ne prezantimet e koheve te fundit ne skene me shume se vajza garipe kam qene vajza energjike sensuale. Keshtu qe bashke me Florin menduam qe permes kenges "Zig zag" te shfaqem ashtu si me shikonte Flori, pra garipe.

Prej fotografive qe na ke dhene duket qarte imazhi i vajzes garipe. Po ne levizje si do jete Soni ne kete klip?

Stilin e veshjes e ka percaktuar bashkeshortja e regjisorit te klipit. Disa prej veshjeve i siguroi vete ajo e disa te tjera i morem ne "Taxi Mapo". Ndersa persa u perket levizjeve sigurisht qe do jene ato te vajzes se rruges, pra kercej hip- hop dhe breakdance.

Levizje qe di t'i luash mire besoj, apo jo?

Jo, nuk dija dhe aq mire, keshtu qe para se te nisesha per xhirime ne Shkup, punova kater dite me radhe me koreografin Tan Bramo. I kapa shpejt si levizje, pasi ishin te karakterit tim.

Pra, ka qene shume me e thjeshte se koreografia qe duhej te mesoje per musicalin "Chicago"...

Pa diskutim qe shume me e thjeshte. Djemte qe me shoqerojne ne klip me ndihmuan shume qe te kapja disa shprehi te hip- hopisteve.

Edhe Flori, apo jo?

Flori ishte nje suport shume i madh per mua. Nga ana psikologjike ndikonte shume per mire dhe kjo reflektohet edhe ne klip.

Si?

Nese nuk do te kishte qene ai prane meje, pjeset qe u xhiruan ne oren 22:00 te darkes do te deshtonin. Ishte shume ftohte dhe une pothuajse isha ngrire e tera. Por prania e Florit me dha perseri deshire per te kercyer. Ishte nje moment kur duhej te xhironim nje pjese te dy bashke, ndaj u clirova e tera dhe pjeset dolen shume mire.

Duket sikur Flori ka marre nen kontroll gjithcka tenden. A nuk te bezdis ty kjo gje?

Pas 10 vitesh karriere, eshte shume mire te kesh nje bashkepunetor te tille si Flori. Une jam shume e kenaqur me kete marredhenie, sepse ajo cfare na karakterizon eshte se jemi shume te lire. Flori ka nen menaxhim dhe shume vajza te tjera, nderkohe qe per albumin tim une do te punoj dhe me kompozitore te tjere. Nuk do qe te jete vetem Flori kompozitori i kengeve qe do te perfshihen ne albumin tim te ri.

Kush mund te jete tjeter, vec tij?

Akoma nuk di te ta them me saktesi. Por besoj se Maki, kompozitori maqedonas, qe ka krijuar disa prej kengeve te mia do te jete patjeter edhe kete here.

Kur e ke nisur punen per kete album?

Kemi shume kohe qe po punojme. Deri me tani jane bere shume materiale gati, qe i degjojme shpesh me Florin per te perzgjedhur me te mirat.

Kur thua qe kemi shume kohe qe punojme, mos duhet te nenkuptojme se puna per albumin ka nisur para se te mesohej historia e dashurise mes teje dhe Florit?

Po, shume me pare. Historia jone erdhi gradualisht duke punuar gjate ne kete studio.

Gjithmone ne forme

Dhe e ka nje sekret: vazhdon te jete e dashuruar jo vetem pas Florit, por edhe pas palestres. Shkon rregullisht (te pakten) kater here ne jave dhe ushtrohet fort ne disa ushtrime shume te rrepta qe ia ka caktuar instruktori i saj. Ndaj vazhdon te ruaje peshen e saj me te mire: 52 kg. "Palestren e kam nisur shume kohe me pare, qe kur isha me "Spirit Voice". Ka pasur periudha kur e kam lene disi pas dore, por asnjehere nuk jam shkeputur me gjate se dy muaj". Po Flori a shkon ne palester me te? "Jo. Arrita ta bind vetem nje here te vinte e qe nga ajo dite nuk ka shkelur kurre me". Keshtu qe vetem koha e palestres i mban larg nga njeri- tjetrit.

Zig- zag

Eshte nje kenge ku mbizoteron rap-i. Aq sa nese e degjon kengen te pashoqeruar me pamje, e ke te veshtire te besosh se kengetarja eshte Soni. Ndaj dhe ata vete e kane quajtur "Zig zag"-un nje kenge eksperiment. As Soni nuk ka kenduar ndonjehere me pare nje muzike te tille, por as Flori nuk ka kompozuar me pare dicka te tille. Flori te sqaron se kenga, brenda se ciles jane futur ndjeshem disa elemente ballkanike, mund te cilesohet si nje kenge etno RnB. Perzierje interesante, qe duket se do te shkaktoje reaksion te madh.

Foto Flori

Fotografite e realizuara pak kohe me pare ne Amerike nga Fadil Berisha, jane i vetmi element i albumit te Sonit, qe i kane dale disi jashte kontrollit Florit. Nuk ka mundur te jete edhe ai ato dite ne Amerike. Por kjo nuk do te thote se Flori nuk do te merret me to. Po ben ate qe s'e ka bere kurre me pare: te punoje mbi fotot. Soni i ka lene dore te lire edhe per kete. Sepse eshte e bindur se ai di gjithmone se cfare ben.

KohaJone
E identifikuar

Belinaa
Cause all I think about you
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 3147



Shiko profilin
« Përgjigju #22 më: 03-11-2007, 16:06:21 »

Princi vete,Aleksandri eshte ne perfundim te videos me te re nga Soni Malaj per kengen “Zig Zag”.Ndryshe nga me pare,kete here Soni provon nje stil te ri muzikor HIP-HOP! Oh Yeah! Nje skuader e tere profesionistesh jane kujdesur per realizimin e kenges dhe videos (Flori,Big Busta,NRG,Princi Alexander,SuperSonic,Ervin Gonxhi etj ) te cilen ne shume shpejt do ta publikojme eskluzivisht ne Albaniac.com Per Sonin kjo kenge dhe videoja jane mjaft e rendesishme,pasi kete here ajo ka pesuar nje ndryshim total si ne ritem,ashtu edhe ne veshje e pamje.Me pelqen look_u i saj i ri,duket me e embel nuk po mendoni? Une mund te ju tregoja detaje nga videoja,por kur thone…nje foto nje mije fjale,nje video? Lol Ndaj na vizitoni se shpejti per te shikuar videon e plote.Per momentin hidhini nje sy fotove nga sheshi i xhirimit te videos,qe Albaniac ka siguruar eskluzivisht per lexuesit tane.


* soni3.jpg (45.17 KB, 380x285 - E shikuar 76 Herë.)

* soni6.jpg (53.35 KB, 388x238 - E shikuar 58 Herë.)

* soni7.jpg (57.96 KB, 380x285 - E shikuar 46 Herë.)
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #23 më: 24-11-2007, 15:09:06 »

Soni Malaj Flori është romantik,tamam mashkulli ideal për mua

Unë e kam njohur shumë kohë përpara, se të lidhesha me të dhe e di karakterin e tij. Për këtë arsye miqësia jonë kaloi në diçka më tepër. Sepse unë e vlerësoja për ato cilësi, që ai kishte në karakter. Kur jemi njohur ne kemi qenë adoleshentë, 17-18 vjeç. Me kalimin e kohës Flori është rritur, është bërë shumë më i përgjegjshëm, shumë më i pjekur, sepse ka qenë shumë çapkën.

Prej më shumë se një viti janë duke jetuar një lidhje sentimentale. Megjithatë pavarësisht asaj, që në media është shkruar rreth kësaj marrëdhënieje duket, se as Soni dhe as Flori nuk kanë preferuar të japin detaje. E ndërsa i gjejmë gjithmonë së
bashku, në studion e punës,në lokalet e natës e së fundi edhe në skenë, duket se çifti ende nuk ka provuar bashkëjetesën, ndonëse ky është një fakt, të cilin vetë këngëtarja nuk preferon ta komentojë.

Si po shkon lidhja juaj deri tani?

Shumë mirë. Nuk po them mrekulli, se na marrin më sysh.(qesh)

Lexoni intervisten e plote KLIKO KETU
E identifikuar

BabyDance
Mjaltë
Moderator


Karma: 2
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2801



Shiko profilin
« Përgjigju #24 më: 10-12-2007, 12:16:30 »

SoNi përballë SoNit

Zakoni më i mirë, por dhe ai më i keqi. Çfarë pëlqen dhe çfarë nuk
pëlqen te një mashkull. Ushqimet, librat, muzika dhe personazhet që i pëlqejnë më shumë. Soni i zbulon në këtë pyetësor
.

Le ta nisim nga bukuria.Ti a ke ndonjë recetë sekrete?

Sekrete jo, se janë gjëra që dihen nga të gjithë. Thjesht varet se sa i zbatojnë. Në radhë të parë është gjendja shpirtërore. Unë ha shumë fruta, zarzavate dhe marr vitamina me kapsula. Nuk
konsumoj alkool dhe duhan. Evitoj ambientet me tym dhe bëj shumë fizkulturë.

Cili është zakoni yt më i mirë?

Nuk e le kurrë veten pas dore.

Po më i keqi?

Nuk kam ndonjë zakon të keq.

Pa cilin makijazh nuk mund të bësh dot?

Pa lapsin e syve.

Pa cilin aksesor nuk do të mund të rrish dot?

Pa syzet dhe pa celularin.

Cilat janë ikonat e tua të modës?

Nuk kam pasur ikona në mode, në muzikë po.

Cila është modelja jote e preferuar?

Përgjithësisht më pëlqejnë të gjitha, por kur kam qenë e vogël
më ka pëlqyer trupi gjithë muskuj i Naomi Cambell.

Cila është këshilla më e mirë e modës që nuk e ke marrë kurrë?

Mendoj se moda çdo sezon i ndërron këshillat, por atë që është e përhershme e kam marrë: që të vishem gjithmonë me ato gjëra që
ndihem më mirë.

Cila është fraza që të duket më e bezdisshmja për ta ripërsëritur?

Çdo frazë e përsëritur më shumë se ç’duhet krijon bezdisje te bashkëbiseduesi.

Nëse do të kishe qenë ngjyrë, cilën ngjyrë do të preferoje të ishe?

E kuqe.

Po nëse do të kishe qenë këngë?

Fluturim 3470.

Një gur i çmuar?

Smerald.

Një stinë?

Verë.

Një pije?

Ujë.

Një veshje?

Këmishë mëndafshi.

Një gjendje shpirtërore?

Dashuri.

Një mbiemër?

Malaj.

Cila është dita më e lumtur e jetës tënde?

Kur kam ardhur në jetë, pavarësisht se nuk kam qenë koshiente për këtë gjë.

Cila është gjëja e parë që bën kur zgjohesh në mëngjes?

Lahem.

Çfarë ka gjithmonë mbi komodinën tënde?

Fruta.

Cili është ushqimi yt i preferuar?

Peshku.

Cilat janë pushimet që do të pëlqenin më shumë?

Një javë në Disneyland.

Cili është albumi i parë muzikor që ke dëgjuar?

“Bad” i M. Jackson.

A ke frikë nga plakja?

Shumë.

Mes gjithë dhuratave që të kanë bërë në gjithë këto kohë, cila është më e preferuara për ty?

Një tufë lule një mëngjes, që nuk kishte asgjë për të festuar, por thjesht ishin me dashuri për mua.

Cili është shkrimtari yt i preferuar?

Zakonisht nuk tërhiqem nga shkrimtarët për të lexuar një libër, por nga përmbajtja.

Cila është banda muzikore që pëlqen më shumë?

Nga të huajt Bregoviç, nga shqiptarët “Lation Band”.

Po skuadra jote e zemrës, cila është?

Shqipëria.

Cilat janë tre gjërat që ëndërron të bësh deri në fund të jetës?

Po të them njërën që për mua është më e rëndësishmja, një familje të mrekullueshme.

Nëse do të mund të ftoje për darkë ndonjë personazh, edhe ata të kohës së shkuar, kë do të zgjidhje?

Më duhet të përzgjedh shumë. Por po veçoj Skënderbeun dhe Kleopatrën.

Nëse do të kishe mundësi për të jetuar në një kohë tjetër, cilën epokë do të zgjidhje?

Vitet ’60 në USA.

Kur të ka zënë qymyri për herë të parë?

Kur kam qenë e vogël, me një këngëtar të famshëm të asaj kohe, në USA, Terence Trent D’arby, i cili këndonte këngën “Delicate”.

Cili është mashkulli më seksi në botë për ty?

Nuk kam ndonjë të preferuar.

Cili është defekti më i shëmtuar te një mashkull, sipas teje?

Egoizmi dhe vaniteti.

kohajone.com
E identifikuar

Per ty minuta akoma me kan mbetur, per syte e mi ende ai seshte tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #25 më: 28-01-2008, 08:19:48 »

SONI MALAJ 8 Nëntor 1981 (26-vjeç)

Soni Malaj është në shenjën e Akrepit. I pëlqen që në përgjithësi t’i marrë gjërat shumë seriozisht, por kur vendos të rrezikojë, vepron me shumë pasion dhe serioziteti i lë vendin luftës “O të gjitha, o asgjë”. Ka një fuqi të fshehur mirë, që nuk do ta shpenzojë vend e pavend, por të paktën këtë periudhë duhet të dalë më fuqishëm si në pamje, ashtu edhe në produktet e saj. Nuk përjashtohet mundësia e një vendimi në jetën shpirtërore, i cili mund ta stabilizojë në aspektin sentimental dhe t’i japë mundësi
të përkushtohet më shumë në çështje të karrierës. Aspektet që nuk ka mundur t’i arrijë dot e tërbojnë, por Soni nuk duhet të mërzitet, pasi nuk mund ta njohë detin as me një varkë dhe as me një vapor. Atë duhet ta kesh brenda dhe ta ndjesh, dhe në qoftë se kjo e tremb, atë përsëri e ka brenda. Duhet të gjejë atë që e frikëson dhe do të futet edhe aty ku nuk ka mundur gjeri tani.

G.Korrieri
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #26 më: 30-01-2008, 12:35:17 »

Soni Malaj, se shpejti klip te ri



Këngëtarja e njohur Soni Malaj, aktualisht po punon për një videoklip të ri, i cili pritet të jetë diçka tepër speciale.
Një zhanër i palëvruar kurrë më parë nga Soni, që edhe këtë herë do të realizohet në studiot më të mira muzikore në Maqedoni. Ka provuar baladën, muzikën pop e së fundi me “Zigzag” tentoi edhe në ritmet R/B, duke bashkëpunuar me reperin e suksesshëm Big Basta. Ndërsa hiti i fundit mendohet të jetë diçka tepër e veçantë, plot ritëm e melodi, e shoqëruar edhe me një videoklip të realizuar. Gjithë këtë e zgjodhi vetë Soni, për të ardhur
ndryshe tek audienca dhe fansat e kudondodhur.
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #27 më: 18-03-2008, 11:12:35 »

Viti i artë i Sonit


     
E kishte menduar një vit pushimi, kur më shumë do t’i mungonte skenës sesa do ta pushtonte. Por ja që kësaj radhe fati kishte parashikuar të tjera gjëra. Një vit kur Soni Malaj i pati të gjitha: një klip të arrirë, një musical që e solli kryekëput ndryshe, por dhe një dashuri që duket të jetë e përjetshme

Teksa akrepat putheshin në orën 12 për të pagëzuar një vit të ri, si për forcë zakoni apo për natyrshmërinë e momentit, ajo nuk mund të bënte ndryshe nga të tjerët. Bashkë me kërcitjen e gotave të kristalta dhe një puthje mbi buzët e Florit, Soni kërkoi vetëm një gjë në lutjen drejtuar qiellit apo dëshirën e thënë instinktivisht në zgrip të një viti tjetër: që 2008-a t’i ngjante një viti më parë. Atij viti që ajo në fakt e kishte menduar krejt të qetë, larg zhurmës e skenës. “Këtë vit do të bëj pak gjëra. Do të rri me veten time, do t’u përkushtohem njerëzve që kam për zemër”, fjalë për fjalë kështu ishte artikuluar dëshira e saj e parë sapo këtu e një vit më parë 2007-a kishte shënuar sekondat e para të ekzistencës. Dhe në ato çaste Soni ishte vërtet e bindur për vendimin që sapo kishte marrë. Sepse ndihej e lodhur. Që nga koha kur skenën e pushtoi si soliste e jo më si një prej vajzave të “Spirit Voice”, kishte punuar si e çmendur. Koncerte pa fund, këngë të reja, videoklipe. Nuk kishte lënë festival pa marrë pjesë: Top Fest, Kënga Magjike, Mikrofoni i Artë, Festivali i RTSH-së, të cilit ia kishte njohur skenën edhe si prezantuese. E pasi kishte shijuar çmime e duartrokitje, një vit më pas befas kuptoi se nuk ndihej më e tillë, luftarake. E kuptoi se një “stop” nuk ishte i vështirë për t’u thënë e që këtej e tutje vendosi t’i merrte gjërat me qetësi, larg ditëve kur 24 orët nuk mjaftonin. Kishte parashikuar që ai do të ishte një vit i qetë. Por një gjë nuk e kishte parashikuar kurrë, që ai të ishte viti i saj i artë.

Ishte fillimi i shkurtit kur kënga “Të dua ty” solli në ekran një Soni që kurrë më parë nuk e kishim parë të tillë. Portreti i një vajzë të bukur në sfondin e viteve ’50, veshur me fund të ngushtë e me bel të lartë, me këmishë mëndafshi, kapelë me tyl mbi sy e shami të bardhë me pika të zeza. Aq larg imazhit të “së voglës”, me mbathjet e verdha veshur mbi pantallonat e shkurtra, apo vajzës energjike që kërcente mbi një fuçi të drunjtë, duke tundur palat e fustanit të kuq, por edhe shumë larg kohëve kur këndonte këngë popullore krah Sinan Hoxhës. “Të dua ty” ishte një baladë e ngrohtë, klasike, brenda së cilës gjallonte një dashuri romantike. E që historia e dashurisë të dilte e plotë si në një minifilm, nuk mungonin as nuancat e dramës. Aty po që pamë një Soni 100 për qind ndryshe. Kishte vendosur të bënte një kthesë? Nuk do të ishte më ajo vajza lozonjare që e kishim parë shfaqej që në fillim? “Në fakt, ajo këngë ishte një dhuratë për babanë tim, që më 14 shkurt kishte ditëlindjen. Ndaj edhe videoklipi fillon me ‘Gëzuar Vitin e Ri 1953’, që duhej të ishte viti kur babai im ka lindur, edhe pse viti i saktë është 1952. Ky ishte një gabim i imi”. Ishte vërtet ndryshe nga çdo herë. E me atë këngë askush nuk mund të thotë se Soni nuk kishte qëlluar në shenjë. Jo më kot “Të dua ty” ngeli një ndër ato këngët që emocionojnë sa herë që shfaqen. E këtë Soni e ndjeu e para. “Ajo këngë është një nga sukseset e mia më të mëdha”.

Ishte e tillë vërtet. E ndoshta do të ngelej e vetme sikur menjëherë më pas të mos shihnim në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit një tjetër Soni, alla Brodway. Ndalesa e radhës? “Chicago”. Një musical, që ashtu si të gjitha gjërat e bukura të atij viti, erdhi pikërisht kur ajo as që e priste. Ishte duke shijuar ditët e saj të qeta, ndërsa Dritan Huqi pikërisht në atë kohë ishte duke kërkuar një vajzë energjike, që të dinte të kërcente e të këndonte njëkohësisht. E ndërsa në televizion shfaqej videoklipi i këngës “1 me 2”, teksa Soni copëtonte me sa fuqi kishte statujat e mermerta, një “Eureka” ishte oguri i parë. Roli ishte i saji.

Velma Kelly: veçse kështu do të quhej në tre muajt që do të vinin më pas. E për të depërtuar thellë në personazhin e viteve ‘40, Soni ishte gati të bënte gjithçka. Dhe në fakt bëri vërtet gjithçka. “Ishin tre muaj të lodhshëm. Orë të gjata palestër, balet, akrobaci. Duhej që lëvizjet e mia të shpërthenin jazz. Sepse ajo që duhej të bëja nuk kishte lidhje as me sambën e as me lëvizjet latine që unë njihja. Lëvizja e kokës dhe e dorës duhej të ishte ndryshe”. Ditët e saj dikur të qeta u kthyen në orë të pafundme provash në majë të takave të larta. Ata që nuk e kishin njohur më parë, zbuluan një Soni me vullnet të hekurt, që nuk ankohej as edhe kur rrëzohej e vritej. Që nuk bënte zë as kur sytë i mbylleshin për gjumë, sepse sapo kishte mbërritur nga një udhëtim treditor në Amerikë në mes të provave për musical-in e që ia arriti të bënte lëvizjen më të vështirë, edhe pse ajo karrigia nga e cila u rrëzua njëherë iu kthye në makth të vërtetë, që i dilte edhe në ëndërr. Ia doli të ishte edhe aktore, edhe balerinë; të bënte edhe koketën, veshur me zhartierë e intimo të tylta, nën flokët e zeza e të shkurtra të Velma Kelly-t.  Në atë “Chicago” Katherine Zeta Jones nuk kishte asgjë më shumë sesa Soni. “Chicago ishte një plus. Ishte ajo që doja: të bija në sy edhe për diçka tjetër”.

Por, ndërkohë, veç zhurmës që shkaktoi musical-i, Soni po binte vërtet në sy edhe për diçka tjetër. Por kësaj radhe për një lidhje dashurie. E shkruar do ketë qenë me siguri, që fati atë vit do t’i buzëqeshte me dhëmbë të artë. Tani atmosfera do të bëhej krejt rozë. Gazetat do të shkruanin gjithnjë e më shumë për lidhjen e Sonit me Florian Mumajesin. Kësaj radhe nuk bëhej fjalë për thashetheme të sajuara gazetarësh. Sepse fotot do të flisnin vetë, derisa edhe ata ta pranonin se gjithçka ishte e vërtetë. “Unë e ndieja se së shpejti do të takoja një dashuri të madhe, të përjetshme. Erdhi vërtet, me Florin, mikun tim më të mirë, duke punuar gjatë në studion e NRG-së”. Ç’duhej më shumë për një histori si e tyrja? Përveç një miqësie, fijet lidhëse më të forta ishin ato profesionale e, po t’u shtosh një ndjenjë dashurie, atëherë përfundimi merret me mend lehtë. Ku i dihet, ndoshta së fundmi duhet t’i shohim me vëmendjen tek gishtat. Nga momenti në moment aty mund të shndrijë një rreth i artë. Veçse mos prisni që ata t’ua thonë. Për këtë janë të dy në një mendje. Lidhjen kanë vendosur ta mbajnë larg të gjithëve. Edhe pse në fakt vështirë se mund t’ia dalin. Sepse, ndonjëherë, krejt pa dashur, mund të bëhen edhe aktorët e shfaqjeve më të bukura të dashurisë. Siç ndodhi në skenën e Këngës Magjike, ku një puthje mes të dyve u duartrokit më gjatë se çdo performancë që këngëtarët kishin sjellë deri në atë moment. Por nuk ishte e planifikuar. Soni është gati të betohet për këtë. Ashtu siç nuk ishte i planifikuar as dueti i këngës “Fluturim 3470”. “Ajo ishte kënga e Florit. Një këngë shumë e ndjerë, që mua më pëlqente shumë dhe nuk reshtja së e dëgjuari, por ishte pjesë e vendimeve të mia që nuk do të konkurroja në atë audicion”. Ashtu ndodhi edhe atë natë. Ishin në studion e tij duke e dëgjuar këngën sërish e sërish. “Ishin orët e para të mëngjesit kur i thashë Florit: Zemër, tani duhet ta incizosh. Dhe kur ai më kërkoi të shkoja pranë mikrofonit për ta frymëzuar, thamë: Pse të mos e provojmë që refrenin ta këndojmë bashkë?”. Ja, kaq u desh që ajo të kthehej në një nga këngët më të bukura të Këngës Magjike, që do të rrëmbente çmimin e dytë dhe trofeun “Kënga Hit” e, sigurisht, edhe Çmimin e Dashurisë. Sepse në skenë ata ishin ngjitur me dhjetëra herë, por kësaj radhe ishte ndryshe, pavarësisht se Flori ishe po ai djali i përhershëm trendy e Soni po ajo vajzë simpatike, me flokët e zinj pis e buzëqeshjen e veçantë. Ashtu siç ka qenë që në ato vitet e para kur ajo, ende gjimnaziste, binte më së pari në sy krahas vajzave të tjera të “Spirit Voice”. Një vajzë tipike mesdhetare, me flokët e gjatë e të zinj, lëkurën e qartë e dhëmbët e bardhë. E tillë do të ngelej edhe vite më pas. Kështu vazhdon të ngelet edhe tani. Po e njëjta. Nuk ka bërë pjesë kurrë në radhët e vajzave “sot brune, nesër bionde”. As me gërshërën nuk ka guxuar kurrë të luajë. E vetmja herë kur e bëri ishte për 25-vjetorin. Shkurtoi balluket. Por tani është duke i rritur përsëri. Sepse loja e fortë me look-un nuk i ka pëlqyer kurrë. I mjafton pamja prej mesdhetareje të përjetshme dhe forma e mirë fizike. Që në moshën 16-vjeçare stërvitet rregullisht në palestër dhe përfundimi është ai që është. Një trup i formuar e elegant, që përvijoi atë siluetën e vajzës garipe në videoklipin e këngës “Zig-Zag”. Duhej ajo këngë. Edhe pse ndihej aq mirë nën petkat e zonjushës së viteve ‘50, edhe pse u bë një Velma Kelly perfekte, e ndiente se duhej të kthehej në imazhin e saj prej vajzë energjike, të gjallë e paksa garipe. Tamam si në këngën “Zig-Zag”, që erdhi si epilogu i një viti që Soni nuk e kishte menduar kurrë të tillë. Ndaj, edhe kur 2008-a sapo kishte shënuar sekondat e para, Soni Malaj nuk kërkoi gjë tjetër prej tij, veçse të ishte si një vit më parë.
 
Revista Jeta

SONI MALAJ

Fotografi nga Soni Malaj   
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #28 më: 26-03-2008, 09:34:38 »

Flori dhe Soni, gjithmonë bashkë



Kalojnë gati gjithë ditën bashkë duke qenë se edhe puna i lidh mjaft. Përveçse shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, ata janë
edhe pjesë të familjes së madhe Radio NRG, pas të cilës janë shumë të përkushtuar. Edhe në këtë festë Soni dhe Flori kanë qenë sigurisht afër njëri-tjetrit, por ajo që të bën më shumë përshtypje teksa i sheh është fakti që nuk largohen për asnjë moment nga njëri-tjetri dhe në rastet që një gjë e tillë ndodh, shoqërohen me sy. Duhen aq shumë, sa n ë çdo moment e tregojnë afeksionin. Flori I hedh herë pas here dorën në qafë apo tek-tuk këmbejnë edhe ndonjë puthje apo ledhatim.

Bluetooth
E identifikuar

Dora
Anetar


Karma: 14
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2031



Shiko profilin
« Përgjigju #29 më: 08-05-2008, 09:48:58 »

Soni dhe Flori qenkan ndare.
E identifikuar

Good girls like bad boys!

dora@zeriyt.com
Faqe: 1 [2] 3   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Muzika e Jugut

Anketa
  • Votoni
  • Dot Bleona Qerreti
  • 10 (12%)
  • -
  • Dot Zajmina Vasjari
  • 9 (11%)
  • -
  • Dot Adelina Ismaili
  • 7 (9%)
  • -
  • Dot Ingrid Gjoni
  • 1 (1%)
  • -
  • Dot Ciljeta Xhilaga
  • 17 (22%)
  • -
  • Dot Inis Gjoni
  • 9 (11%)
  • -
  • Dot Orinda Huta
  • 5 (6%)
  • -
  • Dot Ledina Celo
  • 3 (3%)
  • -
  • Dot Zanfina Ismaili
  • 1 (1%)
  • -
  • Dot Genta Ismaili
  • 9 (11%)
  • -
  • Dot Nora Istrefi
  • 6 (7%)
  • -
  • Numri total i votave: 76
  • Shiko temen

* Sponsor