Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1] 2 3   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Soni Malaj  (E lexuar 3148 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 30-12-2005, 22:45:24 »
Citojeni



Soni ka kenduar qe e vogël, madje ne konkurset muzikore te zhvilluara për fëmijë, ajo është vleresuar vazhdimisht me cmime te para. Megjithatë, kenaqesine e suksesit te vërtetë, ajo e ka shijuar ne moshen 15 vjeçare, kur doli për here të parë ne skenen e madhe, si pjesetare e grupit tepër simpatik "Spirit Voice". Soni ndien nostalgji për kohën kur kendonte se bashku me dy vajzat e tjera te grupit, te cilat aktualisht ndodhen jashtë Shqipërisë. Por ajo dhe shoqet e saj, nuk e perjashtojne mundësinë qe një ditë, ndoshta jo shumë larg, te mblidhen sërish se bashku për t'i dhuruar publikut emocionet e dikurshme. Megjithëse për momentin, kjo mbetet thjeshtë ne kuadrin e një dëshirë...Soni është jo vetëm një vajzë e bukur, por edhe koshiente për efektin qe ka tek publiku paraqitja e jashtme. "Kush thotë se pamja e jashtme, nuk ka rëndësi, genjen"- thotë Soni, duke shtuar se "e gershetuar me talentin, bukuria është ajo qe te jep suksesin ne skene".

Ka karakter te fortë, te cilin thotë se e ka trashëguar nga vendlindja e saj, Tropoja. Pikërisht ky karakter, ka bërë qe ajo te perballoje me sukses sfidat e ndryshme me te cilat i është dashur te përballet gjatë karrieres se saj. Këngëtarja brune me një bukuri tipike mesdhetare, pohon se ndihet e dashuruar me këngën dhe muziken. Tani për tani, duket se karriera është edhe pikesynimi kryesor i jetës se saj. Po punon me albumin e ri, i cili pritet te dalë ne treg pas disa ditesh. Për Sonin, ky album është mjaft i rëndësishëm, pasi me sa duket, ai do të ravijezoje me mirë projektet e saj për të ardhmën. Megjithatë, këngëtarja njezetetre vjeçare është mjaft e sigurtë ne vetvete dhe e di qe ky është vetëm fillimi, pasi ka ende shumë pune për te bërë.

Interesant është raporti qe ajo ka me politikën. Ndryshe nga shumica e artisteve te tjerë, ajo nuk e perdor shprehjen shabllone "jam indiferente ndaj politikes". Perkundrazi, ndihet mjaft e preokupuar për ngjarjet qe karakterizojne jetën politike te vendit. Megjithatë, është e prirur qe politikën dhe politikanet t'i shohe me sy kritik. Politikani i saj i preferuar është kryetari i PD-se Sali Berisha, i cili është gjithashtu me origjinë nga Tropoja. "Berishen e adhuroj për kembenguljen qe ka, por edhe për faktin qe vijme nga i njejti qytet"- thotë duke buzeqeshur këngëtarja simpatike.
« Ndryshimi i fundit: 21-09-2007, 17:08:30 nga Berni » E identifikuar

PrincesFiona
Akull e zjarrtë
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 02-01-2006, 03:23:20 »
Citojeni

Soni është shumë e bukur ekstravagante
E identifikuar


Tash me s'ka me mu ke perfundu
Gjeje tjetrën djal nëse mendon me lujt
E din tash
kaltrina(Rinna)
Kaltrina;)
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 02-01-2006, 03:27:19 »
Citojeni

unë e njoh sepse takohemi nëpër vende të ndryshme soni vërtetë është e bukur madje edhe ze te bukur buzeqeshje
E identifikuar

Hyni ne webin tem www.kaltrina-rina.piczo.com
^AngeL^
lol

Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 21-02-2006, 17:04:28 »
Citojeni

unë e njoh sepse takohemi nëpër vende të ndryshme soni vërtetë është e bukur madje edhe ze te bukur buzeqeshje

edhe un mendoj se është këngëtare e mirë,,,,,ekam patriote duhet ta mbeshtes :zgerdhihet perqeshje
E identifikuar

shpirti im qe rrin i heshtur<br />ngrihte koken me veshtro<br />nëse un te ngjaj e vdekur<br />jetën tënde ma dhuro
Bekimi
Strateg
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 21-02-2006, 17:19:21 »
Citojeni

Edhe mua me pëlqen.

Për dallim nga kengetaret tjera, Soni duket bukur gjithmonë, edhe atëherë kur nuk është para kamerave, për dallim nga kengetaret tjera qe ne jetën e përditshme janë kot fare.
E identifikuar

Të dua Nene




bekimi@zeriyt.com
luanita
Just for fun
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 10-03-2006, 05:54:14 »
Citojeni

Respekt te veçantë për Sonin.

Është këngëtare mjaft e talentuar dhe mendoj se të gjitha këngët e saj vlen te dëgjohen, kan një ritem qe krijojne atmosfere te mirë.

Me kenaqesi dhe shumë shpesh dëgjoj këngët e saj. buzeqeshje

Para Soni  luj syun
E identifikuar
BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 10-03-2006, 06:07:07 »
Citojeni

Soni është e mirë e bukur edhe mua me pëlqen shumë... luj syun..edhe unë dëgjoj këngët e saja ... luj syun
E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
Butrina

Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 12-04-2006, 17:32:54 »
Citojeni

Shuuuuuume e bukur, veç pata lexu dikun se ka bërë operacion hunden  edhe ka hequr dy brinje, sa është e vërtetë nuk e di  hmmmmm, po megjithatë kukull është
tung
E identifikuar

Don't drink and drive, take a joint and fly!!!
ProudToBeAlbanian
engjelli shqipetare
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 29-04-2006, 17:34:03 »
Citojeni

unë e kam pare sonin ka vite (nga 97-98) kur ishte me spirit voice i pash të gjitha vajzat e spirit voice ato po dilnin xhiro ne Tiranë dhe unë isha ne një dyqan kepuces me mamin dhe sa po dolem atë ishin shumë afër unë i buzqesha gocave dhe ja bëra me dorë  por soni kishte buzqeshje shumë te bukur e vetmja ajo ma bëri me dorë vajzat e tjera me buzqeshen,vetëm ishin të gjitha te bukura,soni kishte trup te mirë
E identifikuar

 *Image Removed*
Perla
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 28-06-2006, 08:56:03 »
Citojeni

Me kenaqesi i dëgjoj të gjitha këngët e Sonit,e veçmas këngën "Ndarja"
E identifikuar

E vërteta dhe realiteti përballohen nëse i lejojmë të na shkaktojnë dhimbje.
Bekimi
Strateg
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #10 më: 28-06-2006, 12:29:26 »
Citojeni

Ca kam marr vesh kohëve te fundit për Sonin. Kjo paska lidhje me atë kompozitorin sllav Maki.

O nene ca turpi.
E identifikuar

Të dua Nene




bekimi@zeriyt.com
Perla
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 29-06-2006, 10:26:32 »
Citojeni

Beson ne Zot pavarësisht se nuk është një praktikante e rregullt, kjo ndodh sepse Soni është alergjike ndaj aromës së qirinjve. Madje ka raste kur asaj mund ti bien dhe të fikët. Megjithatë figura e Shën Mërise dhe Jezu Krishtit janë prezente në muret e shtëpisë së saj. Mbi preferencën e saj ndaj feve ajo thotë : "Nuk janë si parti, secila ka besimtarët e vet, por të gjitha besimet janë të drejta". E rëndësishme për Sonin është që secili të marrë më të mirën nga feja. Në lidhje me Pashkët ajo thotë se kjo është një festë që karakterizohet nga besimi, paqja dhe shpirti i mirë. Festat fetare festohen për besim apo rroftë sebepi për të festuar ? Soni përgjigjet :" Nuk ka mbetur dëshira për të festuar në dorë të Pashkëve, pasi mundësitë janë të shumta, ndaj kjo festë karakterizohet nga dëshira e mirë për besimin ndaj Zotit. Ajo do të festonte të dyja Pashkët. Soni aktualisht ka dy preokupime në kokën e saj :1. është drejtore artistike e festivalit "Mikrofoni i Artë" për të cilën thotë se është duke u impenjuar maksimalisht pasi dëshiron një spektakël të vërtetë. 2. nxjerrja e albumit të saj të ri, i cili mendohet të dalë në verë dhe do të ketë 10 - 11 materiale. Suksese Soni!

E identifikuar

E vërteta dhe realiteti përballohen nëse i lejojmë të na shkaktojnë dhimbje.
Dirrtygirl
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #12 më: 01-07-2006, 15:13:07 »
Citojeni

hej, ju t'gjith kengetaret e bukura i bëni  perqeshje perqeshje
E identifikuar

Perla
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #13 më: 14-07-2006, 09:31:57 »
Citojeni

.
E identifikuar

E vërteta dhe realiteti përballohen nëse i lejojmë të na shkaktojnë dhimbje.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #14 më: 30-08-2006, 17:21:58 »
Citojeni

Soni: Do të ketë një ribashkim të "Spirit Voice"

Këngëtarja rrëfen për albumin e saj të ri dhe planet muzikore


Mesdhe" është titulli i albumit të saj, sepse tiparet mesdhetare janë pikërisht çka ajo sjell nëpërmjet tij. Ritëm, nxehtësi, skena klipi të ngjashme me ato të filmave të viteve '60, ku protagoniste ishte Sofia Loren. E i njëjti sensualitet i mesdhetareve, "sensualitet me klas" siç do të shprehej vetë autorja dhe protagonistja e këtij albumi, Soni Malaj. Të gjitha këto të ndërthurura me modernen e ditëve të sotme për t'iu përshtatur në nivelin e duhur tregut, kanë sjellë një mori kompozimesh nga autorë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Greqia të përzgjedhura me kujdes nga vajza mesdhetare që i këndon Mesdheut. Ka punuar shumë për këtë album dhe po përpiqet të ndjekë një strategji të përshtatshme në lançimin e këngëve, pasi s'do të ketë album tjetër prej saj në dy vitet e ardhshme. "Kjo sepse dua që këngët e mia të lançohen një nga një, të jenë të gjitha hite në vetvete e të mbeten në mendjen e njerëzve", shprehet ajo. Dhe gjithashtu, ajo zbulon se pritet një rikthim i grupit "Spirit Voice". "Me t'u kthyer vajzat, do të futemi menjëherë në studiot e incizimit", thotë Soni në një intervistë për "Tirana Observer".

çfarë risie sjell albumi juaj i ri "Mesdhe", që sapo ka dalë në treg dhe sa keni punuar për të?
Sapo kam përfunduar albumin "E Vogla", i cili doli vjet, kam filluar punën për albumin tim të tretë "Mesdhe". E dija që do ishte një punë goxha voluminoze, duhet të mblidhja shumë materiale për të përmbledhur ato që do futeshin në album. Albumi përmban dhjetë këngë të kompozuara nga kompozitorë të ndryshëm në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe Greqi. Kështu që për të përzgjedhur këto materiale që unë mendova se ishin më të mirat për albumin tim, më është dashur të rend nga shteti në shtet për të marrë më të mirën e këtyre kompozitorëve. Secili nga ata ka ndërthurur në këngët e tyre profesionalen dhe pak komercialen, duke qenë se fryma që unë do sillja në këtë album ishte mesdhetare dhe albumin unë do ta quaja "Mesdhe". Kështu që edhe tekstet janë të tilla, mesdhetare, me ritmet, tingujt e këngës e videoklipin që përfaqëson këtë album. Edhe vetë klipi që përfaqëson këtë album ka një frymë mesdhetare.
Ku është xhiruar klipi dhe me kë keni punuar për realizimin e tij?
Klipi është xhiruar në Ohër, pjesërisht në liqen, por edhe ishte dhe një shtëpi shumë karakteristike, e cila kjo iu përshtat mjaft mirë klipit. Është një gjetje që ka bërë regjisori Princ Aleksandër qoftë në veshje, qoftë në skenat e videoklipit.
Në një moment ju paraqiteni duke shtypur rrush me këmbë, si iu duk kjo gjetje?
Në klip unë jam një vajzë nga qyteti e cila pushimet i kalon në fshat tek kushërira e saj. Në fillim të videoklipit jam unë e veshur me një fustan të zi, me një valixhe, tipike një vajzë qyteti e veshur në mënyrë moderne. Dhe pastaj, kujtimet e saj marrin jetë e marrin ngjyra shumë të bukura, pasi aty ajo ka kujtimet më të bukura të jetës së saj sepse aty është njohur me dashurinë e saj më të madhe, më pastaj fabula vazhdon e zhvillohet. I kujtohet jeta e fshatit kur ato shtypnin rrush, kërcenin dhe ngrinin fustanet që të mos u bëheshin pis duke treguar kështu edhe hiret e tyre.
E doni fshatin?
Fshatin e dua. Më pëlqen qetësia e fshatit, natyra, madje në Francë, shumë shpesh kam shkuar në fshat, kam parë dhe vreshtat e rrushit. Më pëlqen fshati për të kaluar pushimet.
Paraqitja juaj në videoklip ishte ide e juaja apo e regjisorit?
Ishte gruaja e regjisorit. Unë i dhashë një lloj ideje se çfarë kërkoja dhe ajo më tha "Unë e di shumë mirë Soni", sepse ajo më njeh mjaft mirë në trup pasi ne kemi bërë katër videoklipe bashkë. Ajo çka kërkonte ishte të nxirrte në pah seksualen dhe klasiken. Pjesa e dekoltesë ose e këmbëve që ngrihet fustani ishin të mbuluara dhe në një farë pjesë pastaj dhe të zbuluara. Dhe kur ia shpjegova se kënga ishte me motive arbëreshe dhe se arbëreshët janë shqiptarë që kanë emigruar në Itali, "po, - tha, - unë e ndiej se motivet janë italiane, siciliane".
Një moment interesant gjatë xhirimeve të klipit?
Në fakt gjatë videoklipeve të mia nuk është se u lë shkas improvizimeve, çdo gjë është e menduar shumë mirë. Ngriheshim shumë herët në mëngjes dhe atë ditë kur po xhironim ne ishte temperatura 40 gradë, ishte shumë vapë. Terreni ishte jo fort komod për të xhiruar. Për shembull në shkëmb ku isha me Gerti Vason do të xhironim pjesën kur të dashuruarit janë në momentet e tyre intime etj., dhe shkëmbi nuk është se ishte shumë i përshtatshëm sepse ne na dhembnin këmbët.
Pse zgjodhët pikërisht Enada Hoxhën dhe Gerti Vason si balerinë të klipit tuaj?
Sepse ishte konceptuar që jo vetëm këngëtarja të ishte protagoniste, e para, por edhe dy personazhet e tjerë të cilët do përbënin fabulën, do ishin tre personazhe kryesore. Pastaj sepse ata të dy janë shumë profesionistë si balerinë dhe në aktrim gjithashtu. Pastaj ndoshta edhe sepse janë më të mirët në treg dhe janë miqtë e mi.
Cilat janë planet tuaja muzikore të afërme?
Nuk është se kam ndonjë gjë konkrete, sepse sapo ka dalë albumi dhe çdo plan është duke u shqyrtuar mirë që të jetë në ndihmë të albumit, sepse unë për dy vjet s'do të nxjerr më album dhe këto këngë do të lançohen dalëngadalë. Dua që këngët e mia të mbeten dhe jo të jenë mall konsumi. Duke qenë se unë kam një karrierë dhjetëvjeçare dhe unë dua ta vazhdoj, dua që secila prej këngëve të mia të jetë hit në vetvete.
A do ketë një rikthim të "Spirit Voice"?
Kjo është ëndrra e të katër pjesëtareve të "Spirit Voice". Unë jam në kontakt të vazhdueshëm, pasi vajzat e grupit janë dhe miket e mia më të mira. Ndoshta nga dhjetori, Dorina e cila është në Amerikë do vijë këtu, ajo ka disa projekte muzikore të sajat. Megjithatë me t'u kthyer vajzat, ne do të futemi menjëherë në studiot e incizimit dhe do të nxjerrim patjetër diçka të këndshme.

Blendina CARA Tiranaobserver
E identifikuar

Faqe: [1] 2 3   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |