Samanta Karavello Shtëpia e artistëve është e mërzitshme
Edhe pse tashmë është në vitin e fundit të gjimnazit vazhdojnë ta konsiderojnë si një vajzë të vogël. Ndoshta kjo, edhe për shkak të shtatit dhe portretit të saj. Në moshën 14-vjeçare u ngjit
për herë të parë në skenën e festivalit, ndërsa këtë vit duket se muzika ka zënë një vend të konsiderueshëm në impenjimet e saj. Ky fakt e ka privuar disi gjimnazisten e “Sami Frashërit” nga koha
e lirë me shokët e shkollës, megjithatë i ka dhuruar emocione të reja.
Je rritur me këngën dhe gjithmonë ke spikatur për pjesëmarrjen në festivale, që në moshë të vogël. Edhe këtë vit e shohim sërish emrin tënd...Është hera e tretë, që marr pjesë në festival dhe shpresoj, që për këtë arsye të kem më pak emocione.
Duket se këtë vit, Samanta ka pasur një bum në daljet e saj
publike...Po, ka nisur me “Këngët e shekullit”, për të vijuar me festivalin
“Kënga magjike” dhe për ta mbyllur me festivalin e fundvitit.
Përse kjo zgjedhje?Në të vërtetë disa gjëra kanë ardhur spontanisht dhe jo të menduara gjatë. Pjesëmarrja në spektaklin “Këngët e shekullit”,
ka ardhur pas një oferte, që më është bërë nga Adi Hila dhe të
cilën e prita me shumë kënaqësi. Është një aktivitet i ndjekur dhe me vlera. Të “Kënga magjike” ka qenë sërish një ofertë e kompozitorit, ndërsa festivali mund të them, një traditë që
edhe këtë vit nuk doja ta prishja.
Dua të ndalem pak te “Këngët e shekullit”. Si ndjehet Samanta te “Shtëpia e artistëve”?Jam shumë e natyrshme, si në jetën e përditshme, por kohët e
fundit është bërë pak i mërzitshëm qëndrimi aty, sepse u bë një kohë e gjatë.
Po me shkollën, si ia del?Është ca problem tani, që nuk mund ta frekuentoj, por kam kërkuar ndihmën e Adit dhe Pandit duke qenë se janë promotorët e spektaklit ku marr pjesë.
Çfarë emocionesh të jep skena e “Këngët e shekullit”?Më duket se kur kam dalë në festival, nuk kam pasur kaq emocione. Ndoshta fakti, që publiku është shumë pranë me ne, por edhe se
bëhet fjalë për një publik më të pjekur në moshë në raport me publikun e festivalit më vë në shumë përgjegjësi.
Vazhdon të trajtohet ende si e vogël Samanta Në fakt prezantimi që më ka bërë Adi Krasta në festivalin
e 44-të, ishte: “një gjë e vogël, por e çmuar”. Kështu që mua vazhdojnë të më cilësojnë e vogël.
Duke qenë se muzika është bërë një mjet i mirë fitimi, e ke shfrytëzuar edhe ti për të kënduar në lokalet e natës?Lokalet e natës nuk i pëlqej.Është thjesht konsumim,por mund të këndoj vetëm në ndonjë vend të zgjedhur.
Si janë marrëdhëniet e tua me djemtë, të ngacmojnë çunat rrugës?Më shumë reagojnë prej faktit, që më shohin në ekran.
Ke nisur, që e vogël me muzikën, mendon se do të vazhdosh të studiosh kanto?Jo, më tërheqin më shumë shkencat shoqërore, ndoshta do të studioj
për psikologji ose punë sociale, muzika është vetëm pasion.
Ç’mund të na thuash për kohën tënde të lirë?Momentalisht kam shumë pak kohë të lirë, sepse me gjithë këto impenjime është e vështirë, megjithatë më pëlqen, që një pjesë të momenteve të lira t’i kaloj me shoqërinë.
Ke shumë shoqëri?Kam shokë të shkollës, të fëmijërisë, por edhe të muzikës. Dhe secili ka vendin e tij tek unë.
Marrë nga PanoramaPlus