Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 2 3 4 5 [6]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Rovena Stefa.  (E lexuar 13377 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #75 më: 23-02-2006, 17:09:13 »
Citojeni

Oh sot Rovena Stefa është budallica me e madhe!!!!!

Haaahahahahaah pajtohem me juve ...... luj syun luj syun
E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
LuNaBeLLa

Shiko profilin
« Përgjigjja #76 më: 12-04-2006, 15:54:33 »
Citojeni


Rovena Stefa si shumë këngëtare te tjerë patjetër qe do kendoje dhe ajo kenge te përkthyera ne shqip dhe ky është një fenomen i pranishem por qe do kaloje me kohën sepse kenga e lehtë ne SHQIPERI ka një tradite te gjatë qe smund te anashkalohet apo harrohet. e pra një ditë Rovena dhe shumë këngëtare te tjerë shqiptare nëse tregu dhe kushtet do tua imponojnë do kthehen ne identitetin e kenges se lehtë shqiptare, por mua më vjen keq për treva te tjera shqiptare qe nuk kanë pasur kurrë kenge te lehtë shqiptare. Ata ku do të kthehen qe të mos kendojne "tallava" siç kanë bërë gjithmonë ????

hmmmmm

Kush do me përgjigjej për këtë pyetje
E identifikuar
BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #77 më: 12-05-2006, 04:11:38 »
Citojeni

Rovena alamet bukurane  qesh me te madhe qesh me te madhe qesh me te madhe
Ka nderuar nenshtetesine amerikane me duket është tash  perqeshje

Nga www.ohshqipe.com





E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
Vogelushja Korcare
Camarroke
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #78 më: 17-05-2006, 16:20:18 »
Citojeni

Lindi ne 27 prill 1979 ne Fier. Ne moshen 5-vjeçare debuton për here të parë ne një konkurs kombëtar te fjalës artistike, ku vleresohet me çmimin e pare. Shkollen e mesme te gjuhëve te huaja ne profilin "frengjisht", e kreu ne Elbasan. Kur ishte vetëm 16 vjeç, ajo paraqitet ne një koncert pervjetor te shkolles "Luigj Gurakuqi". këtu ajo këndon për here të parë ne publik (kenge te idhullit te saj, Mariah Carey "Without you"). Aktivizohet ne teatrin "Skampa" te Elbasanit ne të gjitha shfaqjet kulturore te tij.

Ne pranvere te vitit 1996 fiton çmimin e pare "Princesha e Maratones se Kenges" për shkollat e mesme. Pas një muaji bëhet pjesemarrese dhe fituese e cmimit te 2-te ne "Koncertin e Pranveres '96", me këngën "Mashtrim qe nuk te vret", kompozuar nga Edmond Rrapi, me tekst te Alqi Boshnjaku, me te cilën Rovena u lidh ne një bashkëpunim te metejshem te suksesshem për publikun dhe kritiken shqiptare. Ndërkohë ajo shfaqet vit pas viti ne festivalet e fund vitit dhe ne koncertet e pranveres, ne një prej te cileve ("Pranvere '98"), paraqitet me këngën "Një gjethe me nis", qe u be hit ne muziken shqiptare.

Ne 199 fiton çmimin e Interpretimit me te mirë për këngën "S'jam me imazh" (Duet me Herion Gjata) ne Festivalin "Kenga Magjike '99".

Ne maj 2002 prezantohet , pas një sërë turnesh e konceptesh përpara publikut te ngrohte kosovar, ne Festivalin Tradicional te Prizrenit "Zambaku i Prizrenit", ku dhe vleresohet me çmimin e pare.

Ne 1 qershor 2002 publikon albumin albumin e saj të parë te titulluar "Bie Debore", nga i cili erdhi dhe Hiti i Veres 2002, "Me bën magji".

Gjatë gjithë kësaj periudhe ajo ka bashkepunuar intesivisht me emra te muzikes shqiptare si Alfred Kacinari, Edmond Rrapi, Adrian Hila, Naim Krasniqi, etj.


Marrë nga faqja personale e Rovena Stefes
E identifikuar

Nuk mund të jesh i drejtë nëse nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
Bekimi
Strateg
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #79 më: 21-05-2006, 20:41:55 »
Citojeni

Hajt mo se me gjoks e me kenge te vjedhura nuk behesh këngëtare....Me këto tipare behesh vetëm këngëtare restorani...asgjë me tepër....Dhe Rovena ajo është, këngëtare restoranesh.
E identifikuar

Të dua Nene




bekimi@zeriyt.com
Era e Dashnis

Shiko profilin
« Përgjigjja #80 më: 21-05-2006, 22:11:15 »
Citojeni

ani rovena...kukuuu nana jeme s'e di pse ma keni fut këtu se...valla me ju than te drejtën kur e kam shiku Eurovisionin kam mendu thashë ishalla s'është duke shiku edhe Rovena...se asaj Turkes direkt ia vjedhe këngën...edhe asaj grekes gjithashtu...se kjo për nja ma vjedhese s'po bajke nana tjetër...ptuuuuuuuu bre marrë pasha zotin!

sen s'është si këngëtare... e për bukuri sme pëlqen fare... po nejse ma unë si femër qe jam sme duket se kjo është e bukur po nejse ma secili mendimin e vet!po mir e tha Bikimi perqeshje këngëtare restoranesh ma!
E identifikuar
Exquizit D
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #81 më: 22-05-2006, 00:48:02 »
Citojeni

haj nanen...krejt thmit kan ardh ne ket forum....veç pi ja rrasin....
E identifikuar

Durimi nga norvegjia...
Drammen City's P.I.M.P

tëre durimin ma ke griiisuuur...
BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #82 më: 22-05-2006, 02:11:14 »
Citojeni

Hajt mo se me gjoks e me këngë te vjedhura nuk behesh këngëtare....Me këto tipare behesh vetëm këngëtare restorani...asgjë me tepër....Dhe Rovena ajo është, këngëtare restoranesh.

Bekim s'e di a e ki pa festivalin e Polifestit qe mbahet ne Kosovë Polifest 2001 nëse nuk gaboj kengon aty një kenge Rovena Stefa ( shihja gjoksin aty edhe shihja këtu )  qesh me te madhe atje si me kon fëmijë 13 vjeq kurse këtu kishe seks bombe  qesh me te madhe

ani rovena...kukuuu nana jeme s'e di pse ma keni fut këtu se...valla me ju than te drejtën kur e kam shiku Eurovisionin kam mendu thashë ishalla s'është duke shiku edhe Rovena...se asaj Turkes direkt ia vjedhe këngën...edhe asaj grekes gjithashtu...se kjo për nja ma vjedhese s'po bajke nana tjetër...ptuuuuuuuu bre marrë pasha zotin!

sen s'është si këngëtare... e për bukuri sme pëlqen fare... po nejse ma unë si femër qe jam sme duket se kjo është e bukur po nejse ma secili mendimin e vet!po mir e tha Bikimi perqeshje këngëtare restoranesh ma!

Ti shuj se veç i ka bo planet veç sja ka qit ne treg albumin e 5-s'të ( unë jam are ti je thare ) edhe ne këtë album do të përfshihen edhe këto dy kenge te lartë përmendura , nëse nuk e vjedh edhe këngën e Finlandes  qesh me te madhe

haj nanen...krejt thmit kan ardh ne ket forum....veç pi ja rrasin....

Hajt shuj ti se edhe ti je fëmijë , pak ma i vogël se na  zgerdhihet
E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
Era e Dashnis

Shiko profilin
« Përgjigjja #83 më: 22-05-2006, 20:00:12 »
Citojeni

haj nanen...krejt thmit kan ardh ne ket forum....veç pi ja rrasin....
houuuuuuuuuuu shi shi ...mfal ti vogelush/e kujt ia shan nanen ti?apo s'të kan mësuar miresjellje ty?
fmija pergazt!

sa për mos më dal nga tema ... kjo Rovena ta shpif edhe këngën se le ma!oj blet ban vaki e vjedh atë te finlanes kjo...biles edhe mizenskenen e kopjon se e ka leht aty se s'ka nevojë me u ndryshu si e trishtueshme se eshet tani me e tillë...sdo i duhet shumë pune  zgerdhihet
E identifikuar
Perla
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #84 më: 12-07-2006, 12:39:06 »
Citojeni

Nuk me pëlqen mënyra se si vishet,çdo here mundohet te bie ne sy edhe kjo behete shumë e tepert,e sa për kendim nuk këndon kush e di sa mirë .
E identifikuar

E vërteta dhe realiteti përballohen nëse i lejojmë të na shkaktojnë dhimbje.
Dirrtygirl
ROCK Rocks!!!
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #85 më: 13-07-2006, 12:50:25 »
Citojeni

qe kur pashë ato fotot qe ka vendosur Berni, dhe qe kur mora vesh qe ka bërë operacion plastik gjoksit, ma ka shpifur.  perqeshje perqeshje
E identifikuar

miss kosovarja2006
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #86 më: 20-07-2006, 19:26:18 »
Citojeni

Ohh sot kuku kjo esht budallic mu me duket qe ajo nuk din kurgjo
ajo është e keqe edhe budallic qfar kombinim Fantastike !!
E identifikuar

?C?n'? g?? y?? ??? ?f ?y H??? ?!<br /><br />}?.Enj?y y??? ??f? !
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #87 më: 28-04-2007, 09:07:25 »
Citojeni

Rovena Stefa “vret” veten për dashurinë

Dashnia vdes nëse zemra të pushon Unë o shpirt jam, por unë jam ajo që jetën e flijon Urime o zemër për nusen e re Mos u prek edhe pse unë kam vdek Ajo i drejtohet kështu të dashurit të saj nga parajsa. Kjo është historia klasike dhe e vjetër sa vetë bota e femrave të dashuruara, të cilat mendojnë se jeta nuk vlen asgjë nëse humb një dashuri. Madje vetë Rovena tregon se ka hyrë kaq shumë në brendësi të personazhit, saqë kur e ka kënduar, ka qarë. Kështu admiruesit e muzikës së Rovenës, duhet të përgatiten që këtë radhë ta ndjekin në një baladë, e cila do të vijë me një klip me shumë elementë artistikë. “Është klip i veçantë, me detaje ekskluzive”, tregon Rovena, e cila pikërisht këto ditë ka mbaruar xhirimet e klipit.
Në fakt atmosfera e klipit nuk ka fare lidhje me jetën reale të Rovenës, e cila duket se po kalon një periudhë të artë në karrierë dhe në jetën private. Sapo është kthyer nga një turne në Amerikë, ku ka dhënë gjashtë koncerte për bashkatdhetarët atje, së bashku me Shpat Kasapin, këngëtarin simpatik nga Maqedonia. “Ka qenë një pritje e jashtëzakonshme, na vinte keq kur shihnim se shumë njerëz mbeteshin jashtë dhe nuk na ndiqnin dot nëpër salla”, thotë Rovena. “Ishte një kombinim perfekt ideja e organizatorëve për të ftuar Shpatin dhe mua, pasi suksesi tregoi se ishte bërë zgjedhja e duhur”.
Ndërkohë që ka mbetur vetëm kujtimi i mirë i këtij turneu, (dhe natyrisht edhe përfitimet financiare të kënaqshme), Rovena ka një axhendë të ngjeshur në këtë prag vere. Koncertet jashtë janë destinacioni i radhës si dhe një kontratë me një lokal të ri në bregun e detit në Durrës do ta impenjojë atë përgjatë gjithë verës në koncertet live, së bashku me Shpat Kasapin.

Veshjet e mia janë shumë normale

Është përfolur shumë look-u i Rovenës në koncertet në Amerikë, me një paraqitje pak si shumë të zhveshur. Ndërkohë që Rovena thotë se veshjet e saj kanë qenë shumë normale, madje ajo ka përdorur të njëjtat veshje si tek klipi “Llokum”. “Me ato pantallona të shkurtra vajzat dalin në rrugë, ç’të keqe ka të dalësh në skenë me to! Por mua më vjen keq për disa komente në gazeta ku thuhej se Rovena ka veshur pantallona të shkurtra edhe pse ka pak celulit. Shumë artiste kanë dalë edhe me body dhe nuk janë komentuar kaq humë”.

Jam e dashuruar, mbase tani kam gjetur lumturinë

Ka rreth shtatë muaj që është e lidhur me një djalë, i cili nuk jeton në Shqipëri, por është me origjinë shqiptare. Duke qenë edhe ai në botën e artit (por jo këngëtar), nuk e ka pasur të vështirë të mirëkuptojë angazhimet dhe udhëtimet e shpeshta të Rovenës. Nganjëherë ai e shoqëron në turnetë e saj. Pra gjithçka shkon më së miri në jetën e saj. “Po punoj shumë dhe po jetoj mirë. Mbase kjo është lumturia? Nuk e di”.

Rovena ti në klip vret veten nga dashuria, po në jetë do ta kishe bërë nëse do të ishe zhgënjyer nga dashuria?
Nuk e di, por nuk e besoj, pasi jam njeri shumë i fortë.

Po çfarë do kishe bërë po të ishe zhgënjyer?
Natyrisht që dëshpërimi do të ishte i madh, por nuk ia vlen të bësh veprime ekstreme, pasi një njeri që të zhgënjen do të thotë se nuk ka qenë ai i duhuri, por normalisht që do kisha vuajtur. Pastaj unë besoj te Zoti dhe kush beson tek Zoti, nuk e vret veten kollaj.

Jo të gjithë dinë ta këndojnë muzikën komerciale

Ajo mendon se është pjekur artistikisht dhe është gjithnjë në kërkim të muzikës cilësore. Nuk ka probleme të këndojë me orë të tëra live, provë e bërë në qindra koncerte. Rovena është produkt i festivaleve të muzikës së lehtë, ndërkohë që ka vite që lëvron muzikën komerciale. E pyetur për këtë fakt ajo jep shembullin e Madonës, e cila edhe pse është një këngëtare e madhe, këngën e fundit e ka realizuar me elementë orientale, si një rrymëë muzikore shumë komerciale dhe e pëlqyer. Pra është mjaft normale, sipas saj, që këngëtari të gjejë atë gjini muzikore që duan njerëzit. “Unë tani bëj muzikën që është në modë. Pastaj kjo është edhe aftësia ime për ta kënduar muzikën folk dhe njëkohësisht edhe atë të lehtë. Jo të gjithë dinë ta këndojnë”.

Ndjehem mirë me trupin tim


Je e kënaqur nga pamja jote?
Po, ndjehem mirë.

Përflitet se ke bërë shumë ndërhyrje plastike. Si është e vërteta?
Nuk kam bërë asnjë. Kam të njëjtën pamje, dhe për këtë mund t’i referoheni filmimeve të dikurshme.

Po në gjoks asnjë ndërhyrje?
Jo, absolutisht, unë nuk kam as ndonjë gjoks të madh që të krijohet kjo ide. Por mendoj se jam përmirësuar me kalimin e kohës, ndërkohë që i jap shumë rëndësi look-ut, zgjedh me kujdes atë që më shkon.

G.Panorama
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #88 më: 05-04-2008, 12:16:25 »
Citojeni

Rovena Stefa nuk jam greke, jam krenare që jam shqiptare



Gjithçka ka nisur me një shkrim të botuar pak ditë më parë në një të përditshme.Në një intervistë këngëtarja e njohur tregon që në repertorin e saj kohët e fundit ka futur edhe këngët popullore të Shqipërisë së jugut. Më pas ka treguar se kjo është mëse normale mbasi vetë ajo është nga jugu, nga Fieri. Por mesa duket e gjitha kjo është keqkuptuar pasi jugu i Shqipërisë në kopertinën e gazetës është transformuar në “Greqi”. Kështu lajmi seRovena Stefa qenka greke, mori dhenë. Mirëpo të gjithë e dimë qe Rovena është një këngëtare shumë e pëlqyer, sidomos në Diasporë, një target njerëzish këta shumë sensibël ndaj prejardhjeve dhe me shumë patriotizëm brenda shpirtit të tyre. dhe fansat atje shpesh e kanë cilësuar si Adelinën e Shqipërisë Rovenën për simpatinë që kanë për të. Mirëpo duket sikur sedra e tyre është fyer nga këto komente dhe ngaky keqinfoirmim.Kështu mesuam se avokati i Rovenes ka përgatitur procedurat për ta çuar këtë çështje në gjykatë për të vënë në vend të vërtetën dhe për të mbrojtur dinjititetin a këngëtares. Po këto kohë këngëtares i është dashur të përballet edhe me të tjera shpifje në media, madje ka çuar në gjykatë një të përjavshme duke e akuzuar për ofeza dhe shpifje. Duke u kthyer tek këngët e jugut nga e cila rrodhën të gjitha komentet mbi prejardhjen e saj, ia vlen të përmendim se vetëm mbas shumë vitesh karrierë, Rovena provon me muzikën e jugut. Ajo ka lëvruar gjithmonë muzikën e Shqipërisë së veriut dhe atë asaj të mesme. Pat provuar me këngën “Djalë më bën magji” dhe nga suksesii kësaj kënge ka vijuar me rrymëëën turbo folk të këtyre trevave duke vijuar më pas me “Dasma”, “Llokum” etj. Shpesh në intervista ajo tregon se i është kthyer muzikës shqiptare tamam në atë kohë kur të gjithë rendnin drejt muzikës së huaj dhe rëndësinë e kësaj muzikë
e ka mësuar sidomos kur shkonte në diasporë ku të gjithë donin të dëgjonin vetëm muzikën e mirëfilltë shqiptare. Edhe pse incidentet
e lartpermendura nuk janë të këndshme, ato nuk e kanë penguar
këngëtaren për të vijuar me axhendën e saj e cila është si gjithmonë shumë e ngjeshur.Sipas burimeve tona, këngëtarja është çdo fundjavë e ftuar në diasporë pasi prefeorohet ndër të tjera edhe për të kënduarit live.Gjithashtu duket se e gjitha´kjo është me mjaft leverdi për këngëtaren e cila nga çdo koncert merr 4000 euro.Ndërkohë në verë thuhet se do të vijojë me diskon e saj në breg të detit në Durrës, një biznes ky i nisur verën e kalaur, por që pritet që këtë verë të zgjerohet akoma më tepër.

PanoramaPlus

FOTO ROVENA STEFA
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #89 më: 17-05-2008, 08:28:09 »
Citojeni

Rovena Stefa e lidhur me një ish-ushtar të UÇK-së

I dashuri i këngëtares tani është këshilltar i një politikani të lartë kosovar




Ja ku na vjen edhe një lajm i freskët nga jeta private e këngëtares simpatike Rovena Stefa. Në fakt për jetën e saj artistike ne kemi vazhdimisht lajme, pasi Rovena është një nga këngëtaret me axhendën më të ngjeshur.Pak kohë më parë u fol për ndarjen e Rovenës nga ish i dashuri i saj, i cili ishte nga Maqedonia por nuk kishte lidhje me artin. Pas kësaj ndarjeje, kaluan disa muaj dhe asnjë informacion për jetën private të Rovenës edhe pse një ide e kishim se nëse do të lidhej mund të ishte përsëri një djalë nga Kosova apo Maqedonia, vende ku ajo rri më shumë pasi atje edhe kërkohet më shumë.Ndërsa tani burime të sigurta na tregojnë se, Rovena ka dy muaj që është lidhur me një djalë 28-vjeçar, shumë simpatik i cili ka qenë ushtar i UÇK-së. Ai ka luftuar gjatë kohës kur lufta në Kosovë ishte në kulmin e saj, ndërsa tani nuk është më ushtarak. Momentalisht ai punon si këshilltar afër një politikani shumë të njohur kosovar dhe ndër të tjetra është një figurë e njohur nga kosovarët. Ja pra
Rovena edhe kësaj radhe me të vërtetë nuk u lidh me një artist, por mesa duket edhe ai është i njohur njëlloj si Rovena por në një fushë tjetër.Edhe pse lidhja ka dy muaj që ka filluar, duket se për çiftin gjithçka po shkon më së miri. Të shohim se si do të ecë kjo lidhje dhe sapo të kemi një fotografi të çiftit do ta botojmë për kënaqësinë e të gjithë atyre fansave, që duan të dinë sa më shumë për Rovenën.

Marrë nga PanoramaPlus
E identifikuar

Faqe: 1 2 3 4 5 [6]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |