Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 [2] 3 4 5 6   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Rovena Stefa.  (E lexuar 13055 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
kreksi
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #15 më: 22-02-2005, 16:01:49 »
Citojeni

Berni të lumt se edhe unë atë e adhuroj sidomos zërin se si e dridh ajo të bën magji!!!
"BIE DEBOR" dhe ajo tjetra tjetra më thuaj ....më thuaj jo!
Ajo do kishte merita për eurovizion....
E identifikuar

- S'pyet asnjëri se ç'bëri atdheu për ty, por ç'ke bër ti për atëdheun!
J.F.K
CL


Shiko profilin
« Përgjigjja #16 më: 03-03-2005, 00:57:41 »
Citojeni

hej s'po e mar vesh..kjo tema quhet Rovena Stefa apo Adelina Ismajli ?  :???
E identifikuar
miss independent

Shiko profilin
« Përgjigjja #17 më: 03-03-2005, 11:37:08 »
Citojeni

rovena stefa ??!! gjitha këngët e vjedhura ,.....nuk vlen gjë !!
E identifikuar
Dirrtygirl
ROCK Rocks!!!
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #18 më: 03-03-2005, 14:37:45 »
Citojeni

një gjë nuk me pëlqen te Rovena. bën një 'album' me 5 kenge, qe nuk mund ta quash album pasi kengetaret e huaj i bëjnë me nga 20 kenge.
E identifikuar

0711
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #19 më: 16-03-2005, 17:32:17 »
Citojeni

Mos qaj koken Arte te kam thënë me njerëz qe s'dinë ti dallojne te mirat me te keqijat. :???
ncncn mirë mirë e ke ti sepse nuk e njeh luj syun prandaj mos paragjyko..... hmmmm sweety bile ajo ka gjithqka te mirë kurse rovena vdes për nej pale buz te adelines dhe një trup te saj loll


hhmmmm rrituni dhe pak.......
E identifikuar
Irenis
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #20 më: 23-03-2005, 23:37:42 »
Citojeni

rovena stefa ??!! gjitha këngët e vjedhura ,.....nuk vlen gjë !!
çka të shtoj unë? Vetëm edhe një fjalë. Tmerr! Edhe një! Shqiptar.
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #21 më: 16-05-2005, 23:53:44 »
Citojeni

Mekati i Rovenes - Ne kerkim te fames, për te shpetuar nga provincen

Një konviktore qe bëhet menjehere e njohur ne rrethet artistike te Tiranës. Qe arrin te marrë dhe cmime ne festivale. Por qe nuk u mjaftua kurrë me kaq. Rovena Stefa donte te pushtonte tregun me këngët dhe albumet e saj. Ndaj perdori gjithë marifetet e mundshme. Ja cilat janë

Për te pushtuar tregun muzikor Rovena Stefa ka pranuar te beje gjithçka... te huaje prej muzikes ballkanike ndonjë kenge qe këtu do të bëhej hit i saj, te germoje edhe ne Orient, t'i tradhetoje deri diku shijet e saj, vetëm e vetëm qe te depertoje mirë ne masen me te madhe te njerëzve. I duhej t'i bënte detyrimisht këto "mekate" te vogla, qe te mund te ngrinte krye. Dhe gjithçka i ka dalë për mbarë, sipas llogarive qe ka bërë. Brenda një kohe fare te shkurter ka realizuar tre albume: "Bie debore", "Paraja" dhe "Dasma". Është gati ne përfundim te një te katerti. Ritem marramendes, do të thoshte dikush, por ja qe ajo e perballon shumë mirë dhe po ia sheh hajrin kësaj lloj pune. Le të thonë çfarë të duan ata qe nuk e honepsin dot llojin e muzikes qe ajo tregton. Fjalët pak rëndësi kanë për te.

Rovena Stefa ka kohe qe e ka kuptuar se si duhet te funksionoje mekanizmi i saj: me një kenge qe u bie kokës shijeve te mases, mund te besh hatane. E ka me te provuar dhe jo me te thënë. Mjaftoi vetëm një kenge turke e sjelle sipas stilit te saj, siç ishte ajo "Djale ti me bën magji" qe t'i hapeshin rrugët e botës, ta ftonin nëpër koncerte ne vende te cilat as ne ëndërr nuk i kishte menduar se do t'i shkelte. Do te shijonte për here të parë fitime qe kurrë nuk i kishte prekur me duar.

Asgje nga këto nuk kishte provuar deri ne ditën qe vendosi te prezantohej me te tilla kenge. Gjithë vitet e përpjekjeve për te pushtuar skenat e festivaleve nuk i kishin dhënë kaq shumë sukses e kenaqesi. Ndaj pas eksperiences se pare se mbarë Rovena Stefa nuk kishte pse te terhiqej me pas nga rruga qe kishte zgjedhur.

Është e bindur se kështu do të mund te sfidoje atë botën e madhe te artit (qe quhet art prej verteti) te cilën e ka synuar dhe njohur nga afër, duke pranuar berrylat, nenshtrimet, vetëm e vetëm për t'u bërë pjesë e saj. Ka kohe qe nuk e ndjen me aspak këtë nevojë sepse tani ka ndertuar botën e saj te vogël, ku ndjehet vete Zot i gjithckaje. Ku nuk ka pse te qaje për një çmim te mohuar sepse i mjaftojnë këngët qe i shiten mirë ne treg.

E kohe pas kohe, duke u ndjere gjithnjë e me e fuqishme e me e sigurtë ne tregun qe ka krijuar, guxon te luaje dhe me marifete te tjera për ta mahnitur edhe me shumë masen e fansave qe e duan. Së fundi pershembull po luan fort me look-un e saj... po zhvishet pakëz me shumë se me pare, po tregohet pakëz me e paturpeshme, sepse kështu bëhet me trendy. E për këtë nuk heziton te shpenzoje.

Thone se investimi i fundit qe keni bërë për te permiresuar look-un tuaj ka te beje me rritjen e permasave te gjoksit me silikon...

E kam dëgjuar këtë thashethem dhe e kam mirepritur, se fundja mirë është kur dikutohesh. Por s'është aspak e vërtetë.

Ku ka ze nuk është pa gjë, thuhet ne te tilla raste...

Nuk di c'te them. Ndoshta njerëzitë janë ngacmuar për te diskutuar përmasat e gjoksit tim pasi unë ne këto kohe e kam zbuluar me shumë se me pare.

Pse pikërisht tani?

Sepse ne këto kohe më ka pëlqyer te behem me trendy, me sensuale.

Me pare nuk jeni ndjere e tillë?

Me pare nuk kisha shumë kohe dhe mundësi te merresha me te tilla ndjesi, as t'i kushtoja kaq shumë rëndësi pamjes se jashtme. Bota ku kisha vendosur te hyja ishte shumë e ashper dhe me duhej te luftoja shumë për te zënë vend ne ndonjë cep te sajen. Deri para katër vjetësh, kur arrita te krijoj një treg timin, unë isha një Rovena e panjohur, e pambrojtur qe me duhej te perballoja e vetme shumë gjëra. Isha 15 vjeç, konviktore nga shkolla e mesme e gjuhëve te huaja ne Elbasan, ne degën e frengjishtes, kur mora pjesë ne Koncertin e Pranveres te 1996-es. E megjithatë mora çmimin e tretë me këngën e Edmond Rrapit.

Mirë si për here të parë...

Sigurisht qe po, por sikur ta dini sa shumë veshtiresi, sa shumë gjëra me është dashur te kapërcej për ta shijuar atë çast.

C'lloj gjërash?

Të atij lloji, qe vetëm një konviktor do të mund t'i kuptonte me mirë. Kur kompozitori (nga Elbasani) Edmond Rrapi me angazhoi me teatrin "Skampa", me duhej shpesh te dilja jashtë rregullave te konviktit. Shpesh here mbetesha dhe pa rracionin e drekes ose te darkes, sepse me qellonte qe duhet te shkoja ne prova ne te njëjtin orar qe hapej menca. Shoqet e mia nuk arrinin te me merrnin asgjë sepse nuk lejohej qe ushqimi te futej ne dhome. Para nuk kisha shumë ne këto kohe. Edhe pse merrja pjesë ne shumë koncerte te teatrit te Elbasanit, paguhesha shumë pak. Pas dhjetë koncerteve mora vetëm 30 mijë Lekë te vjetra. Nisa te kurseja para nga ato qe fitoja vete dhe ato qe me jepnin prindërit ne Fier dhe sajoja ndonjë veshje qe me duhej për te dalë ne skene. E kur erdhi koha qe do të shfaqesha dhe ne një festival ne Tiranë sigurisht qe do me duhej ta shtrengoja rripin edhe me shumë.

Por nuk te doli keq. Ne Koncertin e Pranveres fitove një çmim apo jo?

Fitova çmimin e tretë, por dhe shumë gjëra te tjera. Të ishe mes njerëzve qe me pare i kishe adhuruar përmes ekranit ishte një ëndërr e bukur. Të konkuroje me ta ishte mrekulli, ndaj nuk lija rast pa e falenderuar Alqi Boshnjakun qe me futi ne atë botë vetëm pasi me kishte dëgjuar një here ne "Skampa".

Ne një fillim i mbarë: një vajzë nga Fieri, nxenese si gjithë te tjerat ne Elbasan, qe bie ne sy dhe merr çmim qe ne konkurimin e pare. Pse thua qe ke ndjere shumë berryla?

Ne fillim nuk kisha berryla, sepse askush nuk kishte frikë nga një anonime. Madje ne fillim ma vleresonin zërin, por menjehere pasi mora çmim me "Mashtrim qe nuk te vret" unë ndjeva për here të parë sytë zileqare dhe xhelozine e keqe. Megjithatë nuk pata shumë kohe te perballesha me te tjerët sepse pas nates se koncertit me duhej te kthesha sërish ne dhomen time, ne konvikt.

Tashme si person VIP, apo jo?

Atje kështu u ndjeva vërtetë. Njerezit me ndalonin ne rrugë. Vajzat ne konvikt me kendonin këngën e festivalit. Djemte me ngacmonin me shumë. Po me pelqente ndaj iu futa edhe me shumë studimeve me qëllimin qe te arrija te filloja një fakultet, pra te kapja me çdo kusht Tiranen. Ishte një vendim ky, qe ia vura edhe me fort vetes si qëllim, pasi mora pjesë edhe ne festivalin e madh ne RTVSH te po atij viti.

Shkoi mirë dhe ai festival?

Jo këtë here ndodhi e kundërta. Ato xhelozirat e vogla nuk kishin qenë asgjë ne krahasim me atë qe do të perjetoja ne atë festival.

Duket sikur te kanë bërë gjemen me këtë qe thua...

Gjykojeni si te doni, por unë nuk arrita te dal as ne naten finale sepse kompozitorin tim pothuajse e imponuan qe ta ndryshonte këngën ne momentet e fundit dhe kenga doli ne një variant lere mos pyet. Kishte një hile ne këtë mes nga e cila unë mesova se do të me duhej te perpiqesha vete dhe nisa te bëj levizjet e mia.

Cilat ishin këto levizje?

Takova Luan Zhegun dhe i kërkova te kompozonte ndonjë gjë për mua.

Me duhej një kompozitor i sukseshem, me status, përmes te cilit te ngrija krye. Ai me premtoi, por edhe këtë here fati nuk qe me mua.

Rremujat e '97-es m'i prene lidhjet me Tiranen. Unë ne këto kohe isha ne vitin e fundit ne Elbasan dhe nuk kisha me mundësi te levizja. Kështu Koncertin e Pranveres se atij vitit unë do ta ndiqja nga televizori dhe mezi i kam mbajtur lotet kur degjoja qe Ledina Celo kendoi dhe fitoi çmimin e pare me këngën "Fal" qe Luan Zhegu e kishte nisur për mua.

U ndjeve keq qe ishe nga provinca dhe jo nga Tirana?

Jo. Here ia hidhja fajin luftës e here me hante inati qe nuk kisha rrethe te fortë miqsh. Nuk më vinte aspak keq pse isha nga Fieri, por nervozohesha pse ne ato kohe me qelloi te isha pa asnjë përkrahje. Im atë ishte ne Greqi ne ato vite, vëlla nuk kisha qe te mund te me shoqeronte. Unë isha vajza me e madhe e shtepise prandaj...

Gjithsesi pas '97-es jeni pare sërish ne festivale. Si u rikthyet?

Synova te kapja Tiranen qe te isha ne kontakte te afërta me gjithçka. Studiova shumë dhe fitova te drejtën qe te nisja studimet ne fakultetin juridik. Kur nisa te jetoja ne Tiranë rrija ne ambjentet ku rrinin njerëzitë e artit, pija kafe me ata qe do të me duheshin për me vonë.

Nxorret gjë ne drite me këtë "marifet"?

Sigurisht qe po. Kisha humbur "Kenget e Stines" se '97-es por nuk humba festivalin e madh të atij viti. Por këtë here m'u desh t'i neshtrohesha me ndërgjegje te plotë ca kushteve: duhet te bëja çfarë me thoshin te paret e festivalit.

Çfarë kerkuan ata?

Se s'duhej te refuzoja kur ata do të me thoshin: të kemi caktuar këtë kenge e këtë duhet ta pranosh. Mua me duhej te pranoja çfarëdo qe te ishte sepse duhej te isha ne atë festival, qe kaloi ashtu si kaloi.

S'do kishte qenë me mirë të kishte kaluar pa marrë pjesë sesa me një kenge qe as nuk mbahet mend?

Tani do të mendoja kështu, por atëherë një festival me shumë ne cv-ne time do të thoshte shumë dhe me krijonte mundësi te krijoja me shumë kontakte me njerëzitë e njohur.

Por ama edhe një vit me pas, ne Koncertin e rradhes se Pranveres u prezantuat sërish me një kompizitor anonim, po nga Fieri.

Kenga e tij me bëri shumë te njohur ama. E pranova me shumë dëshirë këngën "Një gjethe me nis", qe ne fakt me pas do të bëhej e njohur si "Kenga e telefonit" sepse me pëlqeu shumë dhe sepse ende ne këto kohe nuk me ishte ofruar ndonjë kompozitor me emër. Gjithsesi këtë here shkopi magjik qelloi mbi koken time. Ajo kenge nuk mori çmim por u be menjehere hit. Duke pasur këtë kenge hit, unë tashmë kisha

me çfarë te mburresha.

Vetëm për kaq mjaftonte?

Jo. Një moment i tillë me bëri te besoj sërish tek vetja dhe te kuptoja se duhet te vazhdoja, pa ua vënë shumë veshin çfarë thoshin te tjerët. Gjithsesi ne këto kohe nuk është se po me bezdisnin shumë sepse nuk po merrja ende ndonjë çmim dhe shumëkush mendonte: kaq e kishte Rovena- dhe me lane te qete.

Ne fakt Rovena aty do ta fillonte, apo jo?

Po pas asaj kenge ne festivalin e pare "Kenga magjike" do të këndoja një duet me një tjetër element të ri nga Elbasani, Merian Gjata, i zbuluar po nga kompozitori im. Fitova çmimin e interpretuesit me te mirë me "S'jam me imazh". Kjo i ka befasuar te gjithë, sepse ne atë festival isha ende anonime. Por nuk me bënte përshtypje fare sesi me shikonin ata, sepse tashmë isha mësuar me raportin qe ata kishin krijuar me mua.

Të kanë bërë te ndihesh inferioriore?

Ishte një maredhenie e qartë qe ata te impononin: ti je ti, ndërsa ne jemi ne. Por mua me interesonte ajo qe ndodhte ne skene dhe jo jashtë saj. Kerkoja thjesht te me donte publiku. Ishin duatrokitjet e tij qe i imponuan jurise se "Kenges magjike" te na jepte çmim dhe po ato duartokitje ne festivalin e fundvitit, bene qe përsëri dueti im me Gjaten te dilte edhe ne naten finale.

Ne këto kohe gjithçka duket ndryshe. Ke gjithandej albume, kenge qe shikuesit i kërkojnë nëpër emisione të ndryshme...

Gjithçka ndryshoi ne kohën kur tregu muzikor filloi te levizte disi. Kjo kohe me zuri pa asnjë lek ne xhep e megjithatë nuk doja te qendroja duarkryq. Shkollen ndërkohë e kisha mbaruar dhe nisa te merrem seriozisht me muziken. Studiova disa materiale te huaja, për te kuptuar sesi funksiononte tregu ne botë. Kuptova se duhej te realizoja një album me kenge qe te pelqeheshin nga pjesa me e madhe e njerëzve. E kështu ne 2002-shin nxora ne treg albumin tim të parë te realizuar ne një studio modeste, pothuajse eksperimentale. Por shitja e tij ishte e papare.

Me shumë prej kenges "Djale ti me bën magji" qe u mor vesh menjehere qe ishte kenge turke e shqiperuar...

Unë qe ne fillim e kam pranuar se ajo nuk ishte kenge e kompozuar enkas për mua, por një kenge turke te cilën Adi Hila dhe Fabian Asllani e perpunuan për mua. E rëndësishme ishte qe prej asaj kenge unë nisa turneun tim të parë nëpër botë. Për here të parë u ndjeva e rëndësishme. Fillova te mblidhja shumë para, me te cilat do të mund te nisja shpejt punën për një album te dytë dhe një videoklip ne Maqedoni me këngën "Paraja".

Pra je e kënaqur qe e nise mbarë ne këtë mënyrë?

Sigurisht qe po. I kisha provuar të gjitha, edhe festivalet, edhe lokalet e nates ne Tiranë ku këndoja gjithë repertorin e huaj dhe muziken jazz por asgjë nuk kisha fituar. Zgjodha te kendoj kenge ballkanike kur u binda se vetëm kështu mund te behem këngëtare e preferuar për masen. Sot nuk mund te krijosh treg nëse nuk zbret ne shijet e tyre. Rovenen nuk e bëri asnjë festival, por masa dhe ndjehem e detyruar t'u përgjigjem shijeve të tyre.

Por kështu mund edhe te rrezikosh...

Kjo s'ka për te ndodhur sepse unë nuk kam pranuar kurrë te kapërcej deri aty ku nuk duhet. Pastaj nga albumi ne album unë kam arritur te permiresohem ne zgjedhje, qe te kultivoj kështu dalengadale shijet e atyre qe me blejne e me degjojne.

Si kështu?

Po ja tek albumi i dytë përveç kengeve ballkanike kishte dhe disa balada te bukura siç ishte ajo "Ku je ti" e realizuar nga një kompozitor i njohur maqedonas. Tek albumi i fundit "Dasma" gjithë këngët janë kompozime të reja dhe te realizuara ne studiot me te mira ne Kosovë.

Po ka megjithatë edhe ne këtë album një kenge te tillë "Me kapele karrocieri"...

Po u mor një kenge e orientit sepse me duhej një element për te siguruar sërish një shitje te konsiderueshme. Por ama, kjo kenge është orkestruar me mjeshteri nga Genti Lako.

Po nga festivalet pse jeni larguar. S'te interesojne me te tilla konkurime?

Nuk kam me aq shumë kohe te merrem me to. Megjithatë nuk jam shkeputur fare. Vjet isha ne festivalin e Ohrit. Dy vjet me pare ne Show Fest ne Prishtinë ku mora çmimin e dytë. Edhe tre vjet me pare tek "Zambaku i Prizrenit" mora çmimin e pare. Mora pjesë edhe ne festivaline vitit qe shkoi në RTVSH.

Di qe keni dhe një menaxhere?

Po, motren time Elisen. Pa te nuk do të bëja asgjë. Të dyja bashke tani ndjehemi me te fuqishme se kurrë dhe jo si një here e një kohe qe s'kishte kush te me rrihte krahet e te më thoshte "bravo Rovena".

Look

Duke pasur me shumë te ardhura Rovena Stefa ka me shumë mundësi te harxhoje për look-un e saj. Tani ka stilistet e saj: Ardi Asllanin dhe Rezarta Skifterin. Dikur u perpoq te bëhej interesante me floket gershet, ndërsa tani po preferon me shumë ondet ne floket e ngjitur. Ka vendosur te transformohet duke perdorur dhe veshje ekstravagante. Sepse kështu mendon se do ta pëlqejnë edhe me shumë.

Ne foton e madhe Rovena Stefa duke pozuar për Klan; ne foton e vogël duke kenduar ne një nga aktivitet e saj.

Revista klan
E identifikuar

Dirrtygirl
ROCK Rocks!!!
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #22 më: 17-05-2005, 07:00:52 »
Citojeni

sikur ti kishte këngët e saj, do ishte fantastike... luj syun merzitje perqeshje
E identifikuar

Dirrtygirl
ROCK Rocks!!!
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #23 më: 17-05-2005, 07:02:14 »
Citojeni

BeRni, e gjen dot tekstin e kenges 'dasma'??? buzeqeshje
E identifikuar

Gjumashi
« Përgjigjja #24 më: 17-05-2005, 07:20:38 »
Citojeni

Nuk ka bërë ndonjë gjë kjo, veç se ka kenduar kenge te vjedhura dhe bile bile ka fytyr dhe del e këndon para publikut.

Nejse, kështu është, kur një njeri s'e di te kontrolloje veten.  jo jo e ke gabim
E identifikuar
Irenis
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #25 më: 17-05-2005, 07:29:57 »
Citojeni

Rovena e ka një këngë të bukur nga "Zambaku i Prizrenit" ku e ka marrë çmimin e parë të publikut.
E identifikuar
Dirrtygirl
ROCK Rocks!!!
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #26 më: 17-05-2005, 07:41:31 »
Citojeni

Nuk ka bërë ndonjë gjë kjo, veç se ka kenduar kenge te vjedhura dhe bile bile ka fytyr dhe del e këndon para publikut.

Nejse, kështu është, kur një njeri s'e di te kontrolloje veten. jo jo e ke gabim

jam shumë dakort, po ku ka këngëtar ne Shqipëri qe s'ka vjedhur kenge... perqeshje
E identifikuar

Irenis
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #27 më: 17-05-2005, 07:43:37 »
Citojeni

Ka plot plot këngëtarë të tillë.
çfarë pyetje është kjo?
Mjafton të shikosh "100 këngët e shekullit".
E identifikuar
TiLoNcE
Kombinatcja
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #28 më: 17-05-2005, 09:12:57 »
Citojeni

Ka plot plot këngëtarë të tillë.
çfarë pyetje është kjo?
Mjafton të shikosh "100 këngët e shekullit".

 jo jo e ke gabim Sineri mos  e ngatron gjë 100 këngët e shekullit me BBF ti  
E identifikuar

People can take everything away from you...But they can never take away your truth!
Dream as if you'll live forever, live as if you'll die today....
Irenis
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #29 më: 17-05-2005, 09:15:57 »
Citojeni

DirtyGirl tha se s'ka asnjë këngëtar në Shqipëri që s'ka vjedhuir këngë!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
A do koment kjo?
E ajo BBF çka ishte?
Sipas teje "100 këngët e shekullit" të gjitha janë të vjedhura apo?
E identifikuar
Faqe: 1 [2] 3 4 5 6   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |