
Biografia.
Lindi ne 27 prill 1979 ne Fier. Ne moshen 5-vjeçare debuton për here të parë ne një konkurs kombëtar te fjalës artistike, ku vleresohet me çmimin e pare. Shkollen e mesme te gjuhëve te huaja ne profilin "frengjisht", e kreu ne Elbasan. Kur ishte vetëm 16 vjeç, ajo paraqitet ne një koncert pervjetor te shkolles "Luigj Gurakuqi". këtu ajo këndon për here të parë ne publik (kenge te idhullit te saj, Mariah Carey "Without you"). Aktivizohet ne teatrin "Skampa" te Elbasanit ne të gjitha shfaqjet kulturore te tij.
Ne pranvere te vitit 1996 fiton ÃÆ§mimin e pare "Princesha e Maratones se Kenges" për shkollat e mesme. Pas një muaji bëhet pjesemarrese dhe fituese e ÃÆ§mimit te 2-te ne "Koncertin e Pranveres '96", me këngën "Mashtrim qe nuk te vret", kompozuar nga Edmond Rrapi, me tekst te Alqi Boshnjaku, me te cilën Rovena u lidh ne një bashkëpunim te metejshem te suksesshem për publikun dhe kritiken shqiptare. Ndërkohë ajo shfaqet vit pas viti ne festivalet e fund vitit dhe ne koncertet e pranveres, ne një prej te cileve ("Pranvere '98"), paraqitet me këngën "Një gjethe me nis", qe u be hit ne muziken shqiptare.
Ne 199 fiton ÃÆ§mimin e Interpretimit me te mirë për këngën "S'jam me imazh" (Duet me Herion Gjata) ne Festivalin "Kenga Magjike '99".
Ne maj 2002 prezantohet , pas një sërë turnesh e konceptesh përpara publikut te ngrohte kosovar, ne Festivalin Tradicional te Prizrenit "Zambaku i Prizrenit", ku dhe vleresohet me ÃÆ§mimin e pare.
Ne 1 qershor 2002 publikon albumin albumin e saj të parë te titulluar "Bie Debore", nga i cili erdhi dhe Hiti i Veres 2002, "Me bën magji".