|
Berni
|
 |
« Përgjigjja #3 më: 05-05-2008, 10:03:56 » |
|
Intervista e Rita Sahatciut dhënë për BBC
Ne një intervistë për BBC, këngëtarja e re, e cila ka qenë më pak se një vjeçe kur është vendosur me familjen e saj ne Londer, rrëfen për kontaktin e saj me këngëtarin Davids dhe për koncertet ku ka qenë përkrah tij ne skene. Ndërsa prioriteti i saj i momentit është puna intensive për albumin e saj të parë, i cili pritet te dalë ne fillim te vitit 2009. E përveç te qenit një këngëtare me te ardhme te sigurt, ajo kur ka qenë 14 vjeçe, interpretoi edhe ne një film britanik, i cili ne qendër ka një vajzë nga Kosova, qe i duhet te përballet me kaosin e një vendi të madh, siç është Londra.
Si ndodhi qe munde të kesh një duet me Craig David?
Ishim te dy ne studion e producentit tonë te perbashket. Më ka dëgjuar te kendoj. Fill më ka thënë, te zbres pak me te poshte dhe me zgjati një leter. Me tha: dua vetëm te te dëgjoj se si e këndon këtë tekst. Kendova dhe tha vetëm: perfekt! E qe ne atë moment, ndali te kërkonte një këngëtare për duetin, atë kenge qe tanime është e jona, "Awkward".
Tani te shohim ne skene, jo vetëm si këngëtare, por edhe si aktore, na trego pak për fillimet e tua?
Kam qenë fare e vogël, vetëm 5 vjeçe, kur isha e magjepsur pas televizorit dhe vetëm këndoja e kerceja. Ka qenë mami, ajo qe më ka shtyre te ndjek shkollën për muzikë me pas. S'ka qenë fare e lehtë, pasi me është dashur te shkoj ne shumë shkolla dhe me në fund munda te hyj ne njërën prej tyre ne Londer. Dhe për vite te tera kam ndjekur shkollën e muzikes.
Dime se ne moshe te vogël keni interpretuar edhe ne një film...
Po para gati 3 vjetësh, kam interpretuar ne një film britanik, qe titullohet "Spears". Ben fjale për një vajzë nga Kosova, qe gjendet ne Londer me vellane e saj te vogël. Isha vetëm 14 vjeçe ne atë kohe dhe unë gati nuk arrija te kuptoja atë qe po me ndodhte, megjithatë një gjë mund t'jua them, se ne film kam folur vetëm shqip. E për këtë me është dashur qe te mesoj shqip, pasi vërtetë nuk jam fare mirë me shqipen dhe përveçse ka qenë një pervoje e bukur, me ndihmoi edhe te lexoja e te mesoja pak me mirë shqip.
E pas kësaj pervoje, tani keni një duet edhe me këngëtarin Craig David. Pas saj ka album?
Po, aktualisht jam duke iu perkushtuar jo pak albumit tim, i cili dua te dalë sa me shpejt ne treg. E nga ana tjetër, nuk dua as te ngutem, sepse dua qe albumi im te jetë perfekt.
Por kam qenë edhe tepër e impenjuar me koncerte, pasi dueti im me Craig David ka bërë qe te jemi ne shumë vende te botës, e gjithandej me koncerte live. Ka qenë pervoje e mrekullueshme dhe ai është këngëtar tepër i mirë, nga i cili meson shumë.
Tani e sheh veten me shumë si këngëtare apo aktore?
Së pari, dua te nxjerr albumin tim dhe është primar ne këtë moment, por nuk mohoj dot se dua ta shoh veten edhe ne film edhe ne skene. S'dua dhe nuk mund te heq dorë nga te dyja. Por, ajo qe dua te shoh për momentin është reagimin e publikut për muziken time, ndaj edhe dua qe albumi te dalë sa me pare, qe te shoh veten se ku jam dhe muziken time. Po punoj me një kompozitor shumë profesionist, i cili me pare ka bërë edhe albumin e Craig Davids dhe te tjerëve këngëtare nga e gjithë bota. Është Martin Terefi, i cili më ka "gjetur" ne park. Interesante, pasi unë isha duke kenduar me shoqet e mia ne park, kur më ka dëgjuar, e prej aty nisi gjithçka dhe me ofroi te punonim bashke. Së pari, do të dalë ne single, e me pas do të kemi albumin. Pasi kështu veprohet, është gati një testim qe i bëhet degjuesve para se albumi te dalë ne treg, vetëm se ende nuk di se çfarë do të jetë kenga e pare.
Cila prej kengetareve të reja tani ne Londer te pëlqen?
Emi Winehouse është ajo qe me pëlqen vërtetë shumë dhe muzika e saj me magjeps. Nuk me pëlqen si femër, por tepër për atë çka i jep muzikes. Është edhe një tjetër këngëtar, Keino, i cili aktualisht jo vetëm është i suksesshem, por është artist shumë i madh.
E ke trashëguar nga ndokush talentin ne art?
S'di ç'të them ne këtë pikë, babi im s'ka fare lidhje me muziken, vetëm me sportin. Ndërsa mami, ndonëse nuk e ka ushtruar zërin, di te kendoje mirë dhe ka timber shumë te veçantë. E me siguri prej saj e kam. Por gjyshi im, Besim Sahatciu, ka qenë aktor, e kështu me siguri e kam marrë edhe prej tij dellin e artistit.
|