Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1] 2   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Poni !  (E lexuar 1148 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 31-08-2006, 17:20:46 »
Citojeni

I këndova dashurisë labe sepse ndihem labe 24 karat



Këngëtarja e njohur e muzikës popullore të përpunuar Poni tregon për fillimet e karrierës së saj dhe për suksesin në këtë gjini të muzikës. Ajo tregon për "Dashurinë labe" që ndjen në shpirt dhe për albumin e saj me të njëjtin titull. Këngëtarja shprehet se karakteri i saj 24 karat lab ka bërë që ajo të këndoj këngë labe dhe të zgjedhi këtë gjini të muzikës. Këngëtarja e njohur Poni shprehet se "Dashuria labe është e egër por e vërtetë. Labët kur të duan të duan me të vërtetë, kur nuk të duan nuk dinë të shtiren, të paktën unë mendoj kështu".

-Si e ka nisur Poni karrierën e saj artistike?
Unë kam një vit që kam dalë në skenë megjithëse kam kënduar edhe më herët. Kam qenë e shkëputur nga Shqipëria për dy vjet dhe jam kthyer për të bërë diçka si albumi im i kaluar me këngën "Dale moj dalë".
-Si ndiheni që megjithëse ka dalë albumi juaj i ri vazhdon të dëgjohetpërsëri albumi i kaluar?
Normalisht që ndihem mirë, por jam ndjerë keq kur kam dëgjuar këtë këngë e cila është një hit i dimrit, një ditë në rrugë. U ndjeva edhe mirë por më erdhi edhe keq në të njëjtën kohë.
-Ju keni sjellë në tregun muzikor një rrymëëë të re...
Po, së bashku me Adi Hilën kemi sjellë diçka të re. Kemi përzgjedhur materialet, dhe kënga nga e cila ka marrë titullin edhe albumi "Dashuria labe" është kënga që unë kam më përzemër, dhe mënyra se si është trajtuar në videoklip ka qenë një ide e imja, megjithëse kanë punuar njerëz të tjerë, një staf i madh për këtë videoklip, ideja ka qenë e imja.
-Mendon se e ka kuptuar publiku se çfarë mesazhi përcjell albumi "Dashuria labe"?
Që në momentin kur ka dalë kënga e kanë kuptuar sepse ajo në refren e thotë shumë mirë "Të dua për kokën tënde, do vij t'i them satëme", aty është labe 24 karat e gjithë shprehja dhe publiku arrin në konkluzionin që këtë shprehje ia thotë labi labes. Pjesa "u tërbofsh se na tërbove" është një mallkim?

Në fakt ai është një mallkim me dashuri brenda, i cili thotë se, "nëse ti nuk do të më duash aq sa të dua unë, u tërbofsh se na ke tërbuar".
-Si është dashuria labe?
Dashuria labe është e egër por e vërtetë. Labët kur të duan të duan me të vërtetë, kur nuk të duan nuk dinë të shtiren, të paktën unë mendoj kështu.
-Në shumë këngë tuajat në albumin e ri përdoret gajdja. Si e keni përshtatur këtë instrument për këngët e jugut?
Po, edhe pse gajdja përdoret për këngët veriore ne kemi gjetur një gajde të butë sepse në albumin e parë unë kam patur mjaft shitje edhe në veri dhe doja që në këtë album të ndërthurja. Në fakt kisha dëshirë të kisha edhe këngë polifonike të shoqëruara me çifteli, por në një album tjetër ndoshta e realizoj këtë dëshirë.
-Albumi juaj i parë ka patur mjaft sukses. Po atë sukses ka patur edhe albumi juaj i dytë?
Normalisht në albumet e dyta bie pak kurioziteti, veçanërisht kur janë shumë pranë njëri tjetrit. Albumi i dytë ka shkuar mirë dhe ndoshta edhe pak më mirë se i pari.
-Kur ka dalë albumi juaj i parë?
Albumi i parë ka dalë në muajin gusht vitin e kaluar, ka pothuajse një vit.
-Krijimtaria në këtë album është e re apo janë tekste të përpunuara?
Të gjitha këngët popullore janë këngë të vjetra, por të pakënduara dhe të pakonsumuara prej vitesh. Janë edhe katër këngë të reja si kënga "E kam unë e ke ti", "Thashethemet" apo "Të kam shpirt" janë kompozime të pastra dhe tekstet janë të rinj.
-Si keni mundur që të grumbulloni materialet përkëtë album?Është e vështirë. Duhet të shkosh edhe në fshatra të thell, të takosh njerëz dhe të më japin tekstet dhe të të tregojnë melodinë e këtyre këngëve. Natyrisht që gjetja e materialeve nuk është shumë komode, por kur gjen diçka që ka vlera nuk quhen sakrifica ato.
-Të gjitha materialet janë nga Vlora apo të trevës së jugut?Jo, nuk janëvetëm nga Vlora. Ky album ka këngë nga i gjithë jugu, por labëri si, Tepelenë, Gjirokastër, etj.
-Ju keni dhënë koncerte edhe në qytete të tjera përveç Vlorës, si jeni pritur atje?
Në fakt pritjet kanë qenë të mira. Në Gjirokastër sa herë kam shkuar biletat janë shitur të gjitha shumë më përpara se të mbërrija unë atje. Madje ka patur edhe reagime nga publiku i Tepelenës pasi nuk ka patur bileta për të gjithë.
-Mendoni se jeni prezantuar vonë në skenën shqiptare?
Në atë periudhë ka qenë ëndërr të këndoje në festivale. Unë jam kthyer me mendimin që të shkoj në një kompeticion me një kompozitor të mirë. Në momentin që erdha Adrian Hila, kompozitori me të cilin bashkëpunoj, dëgjoi zërin tim më thë, "Ti je shumë karakter lab" dhe nëse do të sjellësh diçka të bukur futu njëherë me këtë çfarë je. Më pas mendova se bëra shumë mirë që zgjodha këtë gjini.
-Në ato momente kur Adi Hila ju drejtoi në këtë rrugë vazhdonit të kishit përsëri dëshirën për të marrë pjesë në një kompeticion?
Po. Dëshira ishte e madhe, por mendoj se është më mirë që njeriu të bëj atë që i përshtatet.
-Si mendoni se është më mirë, të këndoni në një kompeticion apo të bëni një album dhe të keni të gjithë publikun për vete?
Festivalet të ngrenë në nivel dhe të japin një tjetër status, është normale. Unë i dua kompeticionet, por duhet që të kesh kujdes me çfarë prezantohesh sepse mund të jesh shumë këngëtare e talentuar edhe me cilësi të mëdha vokale, por në momentin që nuk prezantohesh mirë të bie tregu.
-Nëse albumi i parë nuk do të kishte sukses do të guxonit përsëri të bënit një album të dytë?
Jo. Natyrisht që jo, të paktën jo kaq shpejt. Do përpiqesha të bëja diçka më të bukur, nuk është e thënë se dështove në albumin e parë të mos bësh më albume. Vendosa që të bëja albumin e dytë kaq herët sepse shkoj mirë i pari.
-Si është e mundur që të gjitha këngët tuaja ndryshojnë nga njëra-tjetra dhe janë të gjitha të bukura?
Faleminderit. Normalisht nja album nuk mund t'i ketë të gjitha këngët të një niveli, është normale, por ne jemi përpjekur që t'i përzgjedhim me kujdes matrialet.
-Në cilën nga këngët e këtij albumi keni patur më shumë emocione?Është kënga "Shpirti im" dhe natyrisht "Dashuria labe" është kënga në të cilën kam kënduar me shpirt.

Gazeta Sot
« Ndryshimi i fundit: 17-05-2007, 04:57:28 nga M A X » E identifikuar

eurogina
F&J
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 03-09-2006, 19:16:03 »
Citojeni

me pëlqen shmmm shummm kjo këngëtare
E identifikuar

~~JAM ME PUSHIME~~
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 05-09-2006, 18:31:59 »
Citojeni

Kjo këngëtare me pëlqen dhe mua.
Ka një ze super. Dhe paraqitja e saj ne çdo kenge është perfekte.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
inis

Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 17-12-2006, 14:33:34 »
Citojeni

jam anetare e re në forum kerkoj një kenge nga Poni. Ne te njëjtën kohe nuk di se ku ta shkarkoj këngën. Kenga titullohet "Dashuria labe"
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 18-12-2006, 13:39:55 »
Citojeni

jam anetare e re në forum kerkoj një këngë nga Poni. Ne te njëjtën kohe nuk di se ku ta shkarkoj këngën. Kënga titullohet "Dashuria labe"
Shkarkoje këtu

Poni - Dashuria labe
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #5 më: 17-03-2007, 15:49:21 »
Citojeni

Poni në dilemë për të ardhmen si këngëtare

 Poni: Ka braktisur rrymëën turbo-folk për t’u prezantuar me një baladë

Doli në skenë si këngëtare duke u mbështetur fuqimisht tek folku i jugut dhe duke u identifikuar pikërisht me këtë rrymëë, që shumë shpejt duhet pranuar se “u bë si modë” nga shumë këngëtarë, sidomos nga femrat. Por këtë radhë, Poni ka vendosur të vijë ndryshe duke sjellë një baladë. Ndoshta vështirë të besonim, që një këngëtare folku do të provonte edhe në rrymat moderne, por ja, që Poni pëlqen edhe ndryshimet. Për më tepër, studente për shkenca politike ajo pohon, se nuk e sheh veten pafundësisht këngëtare. Një ditë, pas përfundimit të studimeve ndoshta do të jetë punonjëse në administratën publike. Megjithatë, momentalisht kënga merr një pjesë të konsiderueshme të kohës, ndërsa pjesën tjetër ia kushton shkollës. Duket se në jetën e saj ende nuk ka një djalë, ose të paktën, këtë ajo na lë të kuptojmë.

Jemi mësuar të të shohim gjithmonë në rrymat e folkut të jugut, ndërkohë, që je pjesëmarrëse në Top-fest, një festival i muzikës moderne. Cila është arsyeja?
Ishte planifikuar një prezantim i tillë, jo se doli gjatë rrugës. Unë vërtet me ato këngë erdha, jam ndjerë mirë dhe i kam marrë frytet e suksesit, por nuk dua të mbetem me aq. Duke kënduar një baladë shpresoj shumë, që të vij mirë dhe të ndjehem po aq mirë sa tek rryma tjetër.
Ç’mund të na thuash për këngën?
Autor është Stine, ai e ka ndërtuar të gjithën, tekstin, muzikën dhe orkestrimin. Është një baladë e qetë dhe mendoj se me këtë do të vij ndryshe.
Është ideja jote për këtë zgjedhje?
Po. Them se nga timbri i zërit dhe karakteristikat e mia vokale aty gjej një pjesë të vetes.
Në vazhdimësi do të jesh tek kjo rrymëë, apo do të rikthehesh sërish tek folku?
Të shohim. Unë kam dëshirë të sjell një hit këtë verë, por nuk e kam vendosur ende se në ç’rrymëë do të jetë.
Për të zbuluar diçka më shumë për Ponin jashtë skenës...
Jashtë skenës, shkoj në shkollë. Studioj për shkenca politike. Është një degë, që ka histori brenda dhe duke qenë se jam e dhënë pas historisë, e pashë si një drejtim ku mund të gjeja veten. Nuk është çudi, që një ditë të shërbej në administratën publike. Nuk e shoh veten pafundësisht si këngëtare.
Diçka por marrëdhëniet e tua me kolegët?
Janë të gjithë shumë të mirë.
Në jetën private, je e lidhur, e dashuruar, beqare?
Bëj një jetë si gjithë moshataret e mia.
Kjo do të thotë që ke një lidhje...
Jo, jo nuk është e thënë. Ajo, që mua më mban për momentin është muzika dhe shkolla.

E identifikuar

Vogelushja Korcare
Camarroke
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 16-05-2007, 12:35:34 »
Citojeni

Këta e kanë talentin për muziken si fis  zgerdhihet
E identifikuar

Nuk mund të jesh i drejtë nëse nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
Elated
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 09-08-2007, 11:54:04 »
Citojeni

Nuk e kuptoj ç'të mirë ka kjo poni  I'a kan rritur vlerat ose me mirë i kan dhënë kot pa e merituar!

Top fest nuk e ndoqa, megjithatë e veshtrova performancen e saj tek MyMusic & 30 seconds nuk e mbajta dot me!

Levizjet me te shpejta se sa ritmi i kenges, pa ndjenja, dukej ne siklet etj ejt me një fjale 'Beterr'!

Shumë e neveritshme!!
E identifikuar

Muri i ulet kalohet.
eurogina
F&J
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 12-05-2008, 13:54:10 »
Citojeni

emri i vërtetë i ponit esht



SHQIPONJA KARAFILI



E identifikuar

~~JAM ME PUSHIME~~
Charlie
i Fort
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 13-05-2008, 17:48:48 »
Citojeni

Hahaha cfar mbiemri te fort paska zgerdhihet
E identifikuar

charlie@zeriyt.com

BOSSI I LEFTERIT,,
Dora
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 14-05-2008, 10:18:39 »
Citojeni

Mbiemrin ia kanë zbuluar gazetaret, pasi Poni ka hedhur ne gjyq një gazete, e cila ka publikuar lajmin se është shtatzene.
E identifikuar

E mua më duhet te te harroj ty, kur dikush tjetër do kujtohet për ty, e te tjerë e te tjerë do të te zbulojnë ty.

dora@zeriyt.com
eurogina
F&J
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 17-06-2008, 04:49:08 »
Citojeni

Mbiemrin ia kanë zbuluar gazetaret, pasi Poni ka hedhur ne gjyq një gazete, e cila ka publikuar lajmin se është shtatzene.


POni sesht shtatzane ja kan fut kot ato, POni as nuk o e fejume


nejse ne TORONTO e qau koncertin bashk me alban skenderaj. kam vendosur ca foto ke galeria shqiptare ne koncertin e asaj
E identifikuar

~~JAM ME PUSHIME~~
Dora
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 17-06-2008, 10:48:39 »
Citojeni


POni sesht shtatzane ja kan fut kot ato, POni as nuk o e fejume


nejse ne TORONTO e qau koncertin bashk me alban skenderaj. kam vendosur ca foto ke galeria shqiptare ne koncertin e asaj

Është shtatzene (s'është e nevojshme te jetë e fejuar), madje me një figure te njohur te politikes shqiptare me iniciale B.L.
E identifikuar

E mua më duhet te te harroj ty, kur dikush tjetër do kujtohet për ty, e te tjerë e te tjerë do të te zbulojnë ty.

dora@zeriyt.com
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #13 më: 17-06-2008, 15:44:43 »
Citojeni

Mos e ke fjalën për Bujar Leskaj ? Meqenëse janë te 2 Vlonjate.. prandaj do e këtë ndërruar dhe Berisha nga qeveria hahaha kot po flas se nuk jam i sigurtë se është ky.
E identifikuar

Dora
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #14 më: 17-06-2008, 15:57:20 »
Citojeni

Mos e ke fjalën për Bujar Leskaj ? Meqenëse janë te 2 Vlonjate.. prandaj do e këtë ndërruar dhe Berisha nga qeveria hahaha kot po flas se nuk jam i sigurtë se është ky.

Pikes i ke rënë!
E identifikuar

E mua më duhet te te harroj ty, kur dikush tjetër do kujtohet për ty, e te tjerë e te tjerë do të te zbulojnë ty.

dora@zeriyt.com
Faqe: [1] 2   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |