Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Jonida Maliqi.  (E lexuar 1530 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« më: 08-07-2006, 12:36:35 »
Citojeni

Dje ne Internet pash emisionin Top Show te Alban Dudushit ku e ftuar speciale ishte Jonida Maliqi.
Personalisht kjo këngëtare nuk me pëlqen fare, as këngët as pamja e saj. Po kur e degjoja te jepte intervistë  ma shpifi fare.


Ah po kur kendonte nëpër festivalet  e fëmijëve  ishte gjithë lezet ...tani....aha ....
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Perla
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 10-07-2006, 01:52:10 »
Citojeni

Unë gjithnjë e kam pëlqyer Joniden edhe e pëlqej akoma,me pëlqen si këndon ,mënyra se si paraqitet ne skene çdo here ndryshe nga hera e fundit.
E identifikuar

E vërteta dhe realiteti përballohen nëse i lejojmë të na shkaktojnë dhimbje.
Dirrtygirl
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 13-07-2006, 13:06:37 »
Citojeni

jonida është këngëtare tamam, ne te gjith kuptimet.
edhe për paraqitjen me pëlqen.

ajo qe më ka ngelur ne mendje, ishte njëherë te to show, me duket se ka qenë 'post top fest 3' dhe ishte edhe ciljeta. po diskutohej për veshjet, ndërkohë qe cili thoshte qe 'jemi ne vitin 2006, akoma me këto paragjykime', jonida është pergjigjur 'kam ku ti tregoj, nuk ka nevojë te dal ashtu ne skene'. dhe ia mbylli gojen!  buzeqeshje
E identifikuar

Perla
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 19-07-2006, 09:12:47 »
Citojeni

Ik - Jonida Maliqi

Ik, vetëm ik
merr me vete edhe hijen që le pas

Ik, vetëm ik
zëri yt në mëndjen time do humbasë

Ik, vetëm ik
dhe nga ankthi i përhershëm do shpëtoj

Ik, vetëm ik
sytë e tu nga sytë e mi do ti largoj

Qielli do të hapet
edhe nata do të zbrazet
jeta do të marrë një kuptim

Zemra më nuk falet,
edhe hapi yt do ndalet

Ik me natën ti e mos u kthe
Ik nga ëndrra ime aty nuk je
Qielli yt do jetë gjithmonë me re
Merr me vete fjalët që s'më the.


Ik ti ik ti ik
vetëm ik ti ik ti ik

Ik, vetëm ik
dhe nga ankthi i përhershëm do shpëtoj

Ik, vetëm ik
sytë e tu nga sytë e mi do ti largoj.

Zemra më nuk falet,
edhe hapi yt do ndalet
E identifikuar

E vërteta dhe realiteti përballohen nëse i lejojmë të na shkaktojnë dhimbje.
Perla
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 24-07-2006, 11:30:25 »
Citojeni

Është si yll
E identifikuar

E vërteta dhe realiteti përballohen nëse i lejojmë të na shkaktojnë dhimbje.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #5 më: 24-03-2007, 07:59:52 »
Citojeni

Pas më tepër se dy vjetësh bashkëjetësë duket se dalëngdalë Jonida Maliqi po i afrohet martesës. Një hap, të cilin këngëtarja po mendon ta hedhë me maturi dhe në kohën e duhur. E njohur nga të gjithë për zërin e spikatur dhe ndryshimet e shpeshta të imazhit, Jonida është ndoshta ndër të paktat këngëtare në Shqipëri, që zërin nuk i duhet ta përdorë për të fituar. I fejuari i saj Genti, në krah të të cilit u bë tashmë 6 vjet, përveçse një shok i mirë, një njeri tek i cili Jonida gjen mbështetje, është njëkohësisht edhe një biznesmen i suksesshëm. Kjo, iu ka dhënë të dyve mundësinë të ngrenë pa asnjë vështirësi shtëpinë e tyre të përbashkët, të shijojnë fundjavat jashtë Shqipërisë, të mendojnë për dhurata të këndshme, e pse jo edhe t’i japin vetes disa lukse më shumë, që jo çdokush mund t’i ketë.
Si e gjen Jonidën ky 24 vjetor?
Ndjehem e realizuar dhe e plotësuar në shumë drejtime, megjithatë pretendimet janë të shumta. Mund të them madje, që këtë vit publikun dhe gjithë ata, që pëlqejnë muzikën time i presin disa surpriza.
Cilat janë pretendimet, që ka Jonida për të ardhmen?
Përsa i përket anës profesionale synoj, që të jetë gjithmonë në rritje, sepse nga çdo aktivitet dhe eksperiencë ti mëson gjëra të reja dhe sigurisht, që mbushesh profesionalisht. Arrin e kultivon disa elementë. Përsa i përket jetës personale them, që ndjehem shumë mirë kështu siç jam, por sigurisht do të vijë një moment, që do të konkretizoj si çdo femër në martesë. Kjo nuk do të thotë se e kam në planet e afërta një gjë të tillë, por është një vizion për të ardhmen.
Pse e shikon në planet disi më të largëta martesën?
Ndoshta edhe nga fakti, që ime motër është shtatzënë dhe pres të bëhem teze. Pastaj mendoj, që duhet të biem të dy dakord me Gentin dhe ende nuk kemi arritur në fazën, që të diskutojmë seriozisht për këtë gjë, pasi jemi mirë kështu. Por sigurisht do të mendojmë edhe por këtë hap tjetër të rëndësishëm.
Çfarë do të thotë martesa për ty?
Është impenjuese, sepse nuk mund të mendosh vetëm por një, bëhesh dy, pastaj tre, katër, pesë... (qesh)
Dëshiron të kesh shumë fëmijë?
Po. I adhuroj fëmijët. Nëse do të më pyesje përpara dy vjetësh do të thoja, që dua të kem 5 fëmijë, por tani mendoj për dy.
Po Genti si mendon?
Edhe ai i do fëmijët.
E ndjen veten një femër të gatshme për martesë?
Jo. Në momentin, që do të vendosim të hedhim këtë hap atëherë them, që do të jem e gatshme dhe me këmbë në tokë për ta realizuar.
Si mendon çfarë duhet të ketë një femër për të qenë e gatshme për të hedhur këtë hap?
Ta lërë paksa mënjanë atë pjesën e vajzës së re, paksa të llastuar të ndjehet pak grua.
Tek ti ka ende disa elementë të vajzës së përkëdhelur?
(Qesh). Ndoshta nuk do thoja e përkëdhelur, por e mbështetur. Unë mund të them, që kjo është e kultivuar në radhë të parë nga familja ime, e cila gjithmonë më ka mbështetur në gjithçka kam bërë. Genti më ka njohur në këtë profesion dhe sigurisht ka ndikuar në disa zgjedhje të miat, por nuk mund t’ia mohoj as vetes vlerat. E di që jam me këmbë në tokë.
Si kanë qenë për ty dy vite bashkëjetësë?
Ndryshon shumë një marrëdhënie në çift, në momentin kur kalon në bashkëjetësë. Ndryshon pasi mbi të gjitha do të njihesh më mirë me anët pozitive dhe negative të partnerit. Ndryshon marrëdhënia, ndryshon konfidenca, ndryshojnë shumë gjëra. Unë deri para pak vitesh, përpara se ta provoja kam qenë kundër bashkëjetësës, por tani mendoj se është një eksperiencë të cilën duhet ta kalojë çdokush me njeriun me të cilin pretendon të kalojë jetën. Është një hap i rëndësishëm përpara martesës, sepse do të njihje disa anë të partnerit tënd, të cilat më parë nuk i njihje.
Anët që ke njohur deri tani tek Genti?
Nuk mund të them, që kam njohur anë negative, sepse ndryshe nuk do të rrija me të. Kam njohur anë pozitive gjithmonë e më shumë që më kanë bërë, që personi i parë tek i cili gjej mbështetje është ai.
Si ka ndryshuar marrëdhënia juaj, me Gentin, tashmë që keni kaluar në bashkëjetësë?
Shumë pyetje, i shoh të përqendruara në marrëdhënien me Gentin... (qesh). Problemi është, që unë nuk dua t’i informoj shumë njerëzit, sepse këtu në Shqipëri abuzohet me çështjet private. Njerëzit të cilët kanë parim t’i bëjnë publicitet vetes, gjithmonë ndikohen nga jeta e tyre private gjë, që mua më duket shumë abuzive dhe kam bindjen se ata, që nuk mbushen profesionalisht duan ta mbushin veten me jetën personale. Jeta ime personale, është vetëm e imja dhe e njerëzve të mi më të dashur. Më pëlqen të mbetet e tillë. Për mua është e rëndësishme, që atë që bëj ta bëj me zemër dhe të ndjehem e lumtur unë dhe familja ime. Nuk do doja kurrë që njerëzit e mi të dashur të lëndoheshin për hirë të një fjale apo të një artikulli në gazetë. Sepse kjo ka ndodhur dhe me të vërtetë më ka bërë shumë keq. Jam shumë e indinjuar nga disa pseudogazetarë dhe ndaj nuk jam aq aktive në media.
Mos ndoshta është edhe kjo një arsye për të cilën nuk na ndodh t’ju shohim së bashku si protagonistë në jetën publike të kryeqytetit?
Ne i frekuentojmë lokalet e natës gjatë fundjavave por jashtë kufijve të Shqipërisë, ndërsa këtu në Tiranë zgjedhim ambiente që na përshtaten dhe ku mund të kemi një lloj intimiteti me miqtë. Nuk na pëlqen të dalim me masën, por me miqtë tanë.
Nga sa po shohim, në krah të Gentit, Jonida ka një jetë luksoze dhe ndryshe nga shumë këngëtare, që duhet të jetojnë me muzikën e tyre. Ti nuk je e detyruar. Si të bën të ndjehesh ky fakt?
Ndonjëherë më cënon, sepse shumë individë më shikojnë në një këndvështrim tjetër dhe shpesh më duhet të jem më e thjeshtë se të tjerët. Thjeshtësinë e kam vlerësuar gjithmonë tek njerëzit ashtu sikurse jam munduar, që gjithmonë ta kem pjesë timen, ndërsa të mirat materiale mund t’i kem, por edhe mund të mos i kem..
Me të gjitha sa thamë, duket se Jonida po bën një jetë thuajse perfekte...
Le të themi si turqit “mashalla”. Ka ulje dhe ngritje si kudo. Mundohem, që gjithmonë të jetoj në maksimum. Eci me thënien: “jetoje ditën sikur ajo të jetë e fundit”.

Dieta dhe dansi, për të qenë në formë

Duke qenë se veprimtaria e saj fizike është e limituar për të qenë në formë, Jonida së bashku me disa mikeshat e saj, ka zgjedhur dansin, në mënyrë që të shpenzojë disa kalori. Një veprimtari, që jo vetëm e kënaq, por edhe e ndihmon për të qenë në formë. Njëkohësisht në përgatitje për perfomancën e saj më të afërt skenike Top-fest, këngëtarja i është drejtuar dietologes Blerina Bombaj. Duket se përmasat e Jonidës janë shumë pranë ideales, por duke qenë se kamerat kanë tendencën të shtojnë disa kile, Jonida ka vendosur të heqë të paktën 4 kilogramë në mënyrë, që edhe në televizion të duket ideale.

G.Panorama
E identifikuar

Amy


Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 19-06-2007, 17:32:15 »
Citojeni

me pëlqeu shumë ne Top FEST 4 !

Është një artiste e mrekullueshme ! Gjithmonë e fresket, me këngë te bukura & interpretime fantastike!

Një nga kengetaret me te mira te kësaj gjenerate !  buzeqeshje

Kur te na prezantoje ne Eurovizion do jetë sukses i garantuar !  luj syun  Perqafim
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #7 më: 19-07-2007, 17:10:23 »
Citojeni

I vazhdojmë debatet për rrymëën më të re, turb-folkun, e cila çdo ditë e më shumë na prezanton në ekranet e televizioneve këngëtare e këngëtarë të rinj, emra anonimë, me të kaluar anonime dhe me apo pa talentin e duhur për të mbajtur epitetin ‘këngëtar’.



Muzika po vritet dalëngadalë, çdo ditë më shumë. Po a po sjell diçka të mirë në vetvete turbo-folku, apo tendenca në rritje drejt saj vetëm sa e ka nisur një fazë muzikë shqiptare anonime dhe anonimësh? Në lidhje me këto çështje, foli për gazetën tonë në një prononcim këngëtarja e mirënjohur, me shumë eksperiencë dhe e suksesshme në skenat tona dhe jashtë saj, Jonida Maliqi. “Nuk më pëlqen rryma e muzikës Turbo – Folk dhe nuk kam kënduar asnjëherë këtë lloj rrymëë. Duhet të merret thjeshtë si Turbo –Folk dhe nuk duhet krahasuar me folkun shqiptar, me muzikën tradicionale shqiptare. Unë mendoj se kjo rrymëë e re në muzikën shqiptare e degjeneron muzikën tradicionale shqiptare. Kjo është një rrymëë e zbuluar pak vite më parë që po kultivohet në vendin tonë dhe është një kopje e shëmtuar e muzikës popullore. Ndërkohë, mendoj që një pjesë e fajit për këtë degjenerim të muzikës sonë tradicionale shqiptare i përket edhe kompozitorëve, të cilët i kompozojnë këto këngë. Unë mendoj se asnjë prej kompozitorëve, megjithëse mund të niset nga ana financiare, nuk mund të lejojë këtë degjenerim të muzikës shqiptare sepse mbi të gjitha vlerat artistike të këngëve tregohen edhe në kompozimet që ata bëjnë. Unë e kuptoj mirë që kjo është një show- biznes por po harrohen vlerta artistike për origjinën e muzikës shqiptare. Po dëgjojmë rryma të muzikave të ndryshme si: rrymëën hip-hop, muzikën rrok dhe mendoj që po bëjmë një revolucion, ndërsa rryma turbo-folk vetëm po e degjeneron muzikën dhe folkun shqiptar, po i humbet vlerat e tyre dhe vetëm po e shkatërron tabanin popullor shqiptar. Turbo-folku mbase tani ka një lloj pëlqimi nga një kategori e caktuar por nuk do të rezistojë gjatë dhe më pas do të shihet vetëm si një kopje e shëmtuar e muzikës popullore. Për mendimin tim edhe ata këngëtarë që e këndojnë rrymëën turbo-folk dhe më vjen keq se nuk dua të përmend emra nuk mund të quhen këngëtarë. Por këtu faji është edhe i medias dhe kjo ka të bëjë me videoklipet. Sapo të realizohet një videoklip dhe o burra ta shfaqim sa më shumë në ekran , për mua ky lloj degjenerimi i muzikës është i papranueshëm. Po e them përsëri kjo rrymëë është një kopje e shëmtuar e të tjerëve, ne nuk dimë të ruajmë vlerat tona muzikore nuk dimë të ruajmë traditën shqiptare. Turbo-folku nuk ka të bëjë me muzikën shqiptare. Pra unë jam e mendimit që kjo rrymëë muzikore e shfaqur vitet e fundit vetëm e dëmton tabanin popullor. Dhe mendoj se çdo njeri i artit, me punën e tij, duhet të dijë që të mos shkatërrojë tradicionalen, por përkundrazi ta ndihmojë që ajo të ruhet dhe të respektohet”.

G.Sot
E identifikuar

Amy


Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 02-09-2007, 16:42:07 »
Citojeni

 Është tepër nxehtë për të ndjerë vjeshtën, megjithatë ajo e ndien. Kjo e bën disi melankolike. Nuk ta kursen një të qeshur me zë, por duket disi e trishtë. Një trishtim që i shkon. Si fustani i bardhë që ka veshur. Ndoshta kjo e ka shtyrë që të nxjerrë nga sirtarët krijimet e saj, edhe ato melankolike, dhe të mendojë seriozisht për t’i publikuar. Jonida Maliqi është 24 vjeç. Më një karrierë të nisur që në bangat e shkollës, me një numër trofesh dhe… një të dukur ekstravagant, asnjëherë të njëllojtë. E gjitha kjo nuk i mjafton. Tani mendon se ka ardhur koha e gjërave më të qëndrueshme në jetë.
E mërzitur nga pyetjet që gazetarët i bëjnë vazhdimisht për jetën private, Jonida ndihet e dorëzuar përpara ca pyetjeve të thjeshta, që nuk i kishte menduar më parë. Mendohet pak, qesh dhe nuk mund të mos përgjigjet sinqerisht.

Kur dhe ku ke lindur?

Kam lindur në 26 mars të vitit 1983, në Tiranë.

Si ishte Tirana e fëminisë tënde?

Nuk e kisha menduar më parë. Fatmirësisht shtëpinë e fëmijërisë e kam pasur pranë një lulishteje të madhe tek ish-ekspozita “Shqipëria sot”. Mbaj mend që e gjithëfëmijëria ime është e lidhur me këtë lulishte gjigante. Aty kam mësuar për herë të parë biçikletën, patinat, jam rrëzuar, prisja mamin tek stacioni i autobusit, kur vinte nga puna... Ka qenë dhe një bunker i madh përpara shtëpisë ku hipja bashkë me fëmijët e lagjes. Kështu e mbaj mend Tiranën. Nuk jam shumë natyrë romantike për ta menduar Tiranën me të tjera ngjyra. Gjatë periudhës së Liceut Artistik (ndryshova shtëpinë) e bëja rrugën më këmbë nga “21 dhjetori” dhe e adhuroja rrugën nga Kryeministria deri në Lice.

Po prindërit si i kujton?

Të rinj, të bukur… Më të bukur se kurrë. Mamit i adhuroja flokët. Ka qenë shumë e egër në atë kohë, sot është zbutur shumë. Është një nga miket më të mira. Ndërsa babi, gjithnjë autoritar. Mbaj mend, kur ai hynte në shtëpi nuk rrija më shtrirë në divan, por ulur.

Dashuria e parë?

Nuk doja të flisja për dashuri në adoleshencë, por në një moshë më të vogël. Gjatë fëmijërisë, për herë të parë më ka pëlqyer një djalë në Festivalin e Shkodrës, ishte nga Maqedonia. Kam ndjerë se si më rrihte zemra kur e shikoja. Por aq. Vitin tjetër e takova sërish aty dhe çdo gjë ishte zvenitur.

Po një objekt i dashur i fëminisë?

Nani luli. Ju do thoni se ç’është nani luli. Është një copëz vishnje me lule të vogla, që ma ka dhënë gjyshja që të mos përdorja biberonin. Dhe unë e thithja deri në moshën 9 vjeç. Nuk më zinte gjumi pa nani lulin dhe kur shkoja tek gjyshja, apo xhaxhai për të fjetur, ata ktheheshin për të marrë nani lulin.

Ke gënjyer dhe për çfarë?

Patjetër. Gjatë periudhës së adoleshencës për të dalë me shoqet mbasdite. I thosha prindërve që do shkoja të flija tek shoqet dhe dilnim. Kështu ndodhte edhe me ato.

Kur je ndjerë e lumtur dhe përse?

Gjatë pushimeve që kaluam para pak kohësh në Dhërmi. Kalova shumë mirë me partnerin tim, Gentin. Ishte hera e parë pas 7 vitesh që ne i kalonim pushimet vetëm të dy. U krijua një lloj intimiteti, që jo ishte harruar, por e kishim lënë pak pas dorë.

Po më e trishtuar?

Kur më ka vdekur gjyshja. E kam përjetuar shumë keq këtë fakt. Por përveç ditës së varrimit të saj, nuk kam qarë më. Tani e kujtoj me shumë dashuri.

Si e përkufizon shtëpinë tënde?

Kur mendoj për shtëpinë, mendoj për familjen, prindërit dhe motrën. Më ka marrë malli të rrimë bashkë. Fatkeqësisht nuk rrimë dot më. Ime motër ka dy vjet që jeton jashtë Shqipërisë dhe së shpejti do të krijojë familjen e saj. Unë nuk jetoj më me prindërit. Më mungon familja.

Ku do të doje të ishe tani?

Të rikthehesha në të shkuarën. Në shtëpinë tonë, për drekë. Ndoshta ka ndikuar pak vera që po ikën dhe unë bëhem nostalgjike. E ndiej shumë mungesën e prindërve të mi, pasi u bë një muaj që nuk janë në Shqipëri.

Cili është libri i fundit që ke lexuar?

I fundit që lexova në plazh është “Jetë në kuti shkrepëse” i Fatos Kongolit. Libër interesant. Nuk kam autorë të preferuar. Më pëlqejnë modernët, klasikët... Në bibliotekë nuk shkoj me një ide fikse dhe nuk preferoj libra që janë best-seller. Gjithmonë lexoj parathënien, nëse nuk më tërheq e lë. Kjo më ka ndodhur me “Ëngjëj dhe djaj” të Dan Broën, i cili nuk më tërhoqi aspak, edhe pse ishte tendencë.

Sheh diçka tek vetja që nuk do të doje ta kishe?

Fizikisht ndihem shumë mirë. Sa për karakterin, mendoj se një nga dobësitë e mija është që i idealizoj shumë gjërat. Pretendoj nga njerëzit, i dua si jam vetë dhe privohem të kem shoqëri me shumë njerëz.

Si e bën gjumin natën?

Zakonisht fle keq, sepse vuaj nga një frymëmarrje jo e mirë. Kam lindur me një devijacion në rrugët e frymëmarrjes, për të cilin para disa vitesh bëra një operacion kirurgjikal. Fle gjithnjë me një shishe ujë tek koka e krevatit. Së fundmi përdor disa tërheqëse që më bëjnë të fle mirë, në të kundërt shikoj ëndrra të këqija.

Kur u lidhe me këngën?

Shumë artistë e kanë zbuluar lidhjen me muzikën që në moshë fare të re. Unë mbaj mend që kur isha fëmijë shikoja televizor dhe ëndrra ime më e madhe ishte të gjendesha në ekranin e vogël. Rastësisht kam filluar të këndoj. Isha 5 vjeç, kur në prehërin e nënës këndoja një këngë të Parashqevi Simakut dhe ishte Nora Çashku që këshilloi mamanë time të më drejtonte në një shkollë muzikë. Kështu nisi. Studiova katër vjet violinë, tre vjet për kitarë, tetë vjet kanto, piano privatisht. Që e vogël krijoja minikoncerte në shtëpi sa herë që më vinin tezet, apo xhaxhallarët. Kanë qenë ato perdet tek aneksi, me të cilat mbyllja “skenën”. U kërkoja “spektatorëve” që të duartrokisnin paraprakisht. Këndoja “O sole mio” dhe në momentin që mbaroja, pretendoja sërish duartrokitjet e tyre. Dhe zhdukesha.

Je diplomuar për kanto, cila është marrëdhënia me muzikën klasike?

Pedagogia ime e Akademisë, Nina Mula, gjithnjë më thoshte se isha e lindur për muzikën klasike dhe të mos merresha kot me muzikën e lehtë, pasi ajo është shumë e thjeshtë edhe pse nuk është e tillë. Pasioni mbetet pasion. Unë nuk kam ndjerë ndonjëherë pasion për muzikën klasike. Nga vetë fjala, ajo është paksa e vjetër dhe personi im nuk hyn në këtë kategori. Më pëlqen ta dëgjoj, ta studioj, por jo ta interpretoj.

Mund të presim ndonjë këngë të re së shpejti?

Kam realizuar një këngë që pres të përfundojë së shpejti. Është një bashkëpunim me Andy Dj, me tekst të Zhakut. Një këngë në një rrymëëëëë krejt të re, break pop. Jam krejtësisht ndryshe vokalisht. Njerëzit mendojnë se eksploroj vetëm me imazhin, por nuk është e vërtetë. Kjo rrymëëëëë dhe kjo këngë do të bëjë revolucion, të paktën kështu pretendoj. Ndërkohë kam shkruar disa gjëra vetë, të cilat nuk kam patur kurajë t’i bëja publike, pasi më duken shumë intime, shumë të ndiera. Muzika dhe teksti janë krijuar njëkohësisht. Shquhem për dramacitet dhe melankoli në të kënduar, kështu që edhe këngët janë të tilla. Megjithatë po konsultohem me kompozitorin Alfred Kaçinari, që do të më ndihmojë në orkestrimin e materialeve.

Si i vlerëson “zhvillimet” e viteve të fundit në muzikën shqiptare?

Më duket se dita-ditës bëhem më pesimiste për çka dëgjojmë nëpër radio, apo tv. Çdo mëngjes teksa pi kafenë mundohem të shoh ndonjë material muzikor në tv. Ka të mira, por ato mbeten shumë pak. Dominon një turbo folk i shëmtuar, deri diku një lloj erotizmi vulgar në videoklipet shqiptare. Gjithçka është e pistë. Vetëm gjysmë ore mundem ta mbaj televizorin në këto stacione, sepse realisht mërzitem shumë. Më vjen keq për drejtuesit e këtyre mediave që po i japin kaq prioritet individëve që për mua s’janë artistë. Mbi të gjitha duhet të jesh artist me shpirt, ata janë vetëm me trup.

Po kompozitorët shqiptarë ku janë?

Çdo gjë është kthyer në show biznes. Kompozitorët nuk po punojnë më për gjëra të denja. Nuk duan të kultivojnë muzikë të mirë dhe marrin më të thjeshtën e mundshme. Kompozitorët janë bërë si fabrikë. Kush të tërheqë më shumë këngëtarë, dhe sigurisht cilësia lë për të dëshiruar.

Vërtetë dukesh shumë pesimiste…

Sepse dua t’iu heq veshin, atyre që janë përgjegjës për këtë që po ndodh. Në vitet‘60-’70 muzika shqiptare, ajo e vërteta ishte dhe afër xhazit, shumë e bukur dhe e vështirë dhe mund ta këndonin vetëm këngëtarët e mëdhenj. Pse sot këngëtarët e rinj, nëpër garat televizive këndojnë vetëm muzikën e huaj? Sepse muzikën shqiptare nuk dinë ta këndojnë.

Tashmë në internet mund të gjesh një faqe tënden, përse e pe të nevojshme ta bësh një gjë të tillë?

Kohët e fundit kam kërkuar shumë për veten në internet dhe kam lexuar gjëra nga më të çuditshmet. Më kanë mërzitur, por më kanë bërë edhe të reflektoj. Duke qenë se abuzohet shumë nëpër këto forume, mendova t’iu ofroj këtyre njerëzve që çatojnë gjithë kohës në internet, një informacion të vërtetë.

E sheh si një mënyrë komunikimi për bashkëpunim me artistë të huaj?

Faqja për momentin është vetëm në shqip. Do të qe mirë ta realizoja edhe në anglisht. Megjithatë, nuk jam aq egoiste sa të mendoj për një të ardhme me famë internacionale. Nuk mund të fantazoj dhe të bëj të pamundurën. Shquhem edhe si një tip i tërhequr, nuk kam aq kurajo. Për gjërat që vendos t’i bëj, i bëj, por është shumë e vështirë deri sa marr një vendim.

Cila është kënga që ende nuk ke kënduar?

E çuditshme… Nuk kam kënduar ende këngën që do të këndoj në dasmë.

E identifikuar
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 17-09-2007, 20:11:12 »
Citojeni

Me pak fjale dhe duke e krahasuar me një rrymëë tjetër c'fare zhanri apo lloj muzikë është Turbo-Folku tamam?! Cne Jonida qe këndon te këtillë lloj muzikë, qe kur?! Heren e fundit qe dëgjova Jonida Maliqin, ajo kendonte kenge tipike te lehta te Pop-it Shqiptar.
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 04-11-2007, 19:49:51 »
Citojeni


Kohet e fundit ne disa anketa te medias shqiptare për femren e veshur më bukur,emri i Jonides renditej diku ne maje te listes,një apo dy vende poshte Majlinda Bregut (mbaj frymën) dhe Bleona Qeretit (mos qesh nuk tallem). Ju kerkoj ndjesë femrave te tjera paraprakisht,por nuk ka femër tjetër ne Shqipe qe vishet më bukur e me cool se Jonida Maliqi.Nuk ka gabuar asnjëherë,dhe gjithmonë i ka bërë shikuesit te thonë “Sa bukur është veshur !“. Përsa i përket muzikes,unë gjithmonë kisha menduar se Jonida Maliqi do rritej te bëhej, një prej kengetareve me “rrebele” te muzikes shqiptare,por ne fakt,sot ajo është nder te paktat artiste ne Shqipe qe mund te renditen ne rrymen muzikore “adult contemporary”. Ne një kohe kur as artiste si Alma Bektashi nuk mund ti shpetojne dot kengeve pop-folk,Jonida vazhdon e vendosur ti qëndroj besnike muzikes qe e ka pas gjithmonë për zemër dhe ne pergatitjet për albumin e saj te dytë.

 

Elbino:Përshëndetje Jonida,ku gjendeni ne këto momente e me çfarë jeni duke u marrë?

Jonida: Përshëndetje Elbino dhe faleminderit për intervisten.Momenta lisht ndodhem ne Shqipëri ne shtepine time ku po ju shkruaj përgjigjet e kësaj intervistë.

Ndoshta lexuesit jashtë Tiranës nuk e dinë,por ju keni qenë një nder adoleshentet me popullore ne Tiranë.Jeni rritur duke qenë vazhdimisht ne syrin e publikut, por a jeni mësuar me kersherine e veshtrimeve dhe fjalëve apo është diçka qe gjithmonë ju bezdis nga koha ne kohe?

Eh profesioni im është i tillë megjithëse ndonjëherë tejkalohet masa dhe privatesia ime me mungon.

Shumë artiste ankohen për jetën e kufizuar qe ju krijon te qenit person publik.Imagjinoni sikur “nesër” ju kaloni ne rrugë dhe askush nuk ju njeh,askush nuk peshperit apo ju veshtron kur ju kaloni.Si do ndiheshit? Dua te them,a mundet dot një artist te jetoj pa kersherine e publikut?

Fatmiresisht jetoj ne Shqipëri dhe njerëzitë nuk janë aq kurioze pasi vete Tirana është shumë vogël dhe ne jemi shumë te prekshëm.Nuk e kufizoj vehten kurrësesi ne daljet e mia ne publik për me tepër kujt nuk do ti pelqente te ishte ne qendër te vemendjes?Bezdia me e madhe është kur te tjerët flasin për ty teksa kalon diku dhe peshperisin pa teklif.

Unë gjithmon mendoja se ju do ishit këngëtarja me rebele e brezit tuaj,sepse kisha vënë re qe ishit me e lirshme ne shoqeri,ne veshje, ne sjellje, me jeni dukur gjithmon tip i hedhur dhe i guximshem etj.Ndërkohë albumi juaj i fundit shumë mirë mund te përfshihet ne degën “adult contemporary” d.m.th., i përket një grupi degjuesish me te pjekur, më serioze. Si e moret këtë drejtim?

Kot nuk thonë qe aparenca ndojehere te zhgenjen megjithatë nuk e mohoj faktin se ne adoleshence ashtu si një pjesë e madhe edhe unë kam qenë paksa rebele.Por ne muzikë jam gjithmonë shumë e kontrolluar kjo vjen si pasoje e shkolles qe kam kryer.Jam rritur me instrumentin e violines me pas atë te kitares dhe pianos.Kam studiuar 8 vjet kanto klasike dhe nuk mund te perfshihem dot ne pjesen e kengetareve komerciale.

Ju mbaj mend ne një emision televiziv për fëmijë, dhe u impresionova sepse ju po luanit ne disa instrumenta muzikore.Ndoshta unë nuk e mbaj mend mirë,megjithatë ma vërtetoni nëse është e vërtetë apo jo? Nëse po, sa instrumenta muzikor luani dhe cilët?

Megjithëse i parapriva pyetjes tënde mund te te them qe 4 vjet kam studiuar violine.Me pas 3 vjet kam studiuar kitare dhe 8 vjet piano dhe kanto. Para një viti kam blere një piano elektrike ku po filloj te kompozoj disa kenge te cilat ende nuk i kam nxjerre ne publik.

Është viti 2007 e ju do thoni qe nuk ju pëlqejnë Spice Girls,por ne kemi qenë se bashku ne një party e ju se bashku me dy vajza te tjera kendonit fjale për fjale dhe kercenit “Wanna Be” lol. C’mendoni për rikthimin e këtij grupi?

Spice Girls i mbaj mend mirë pasi bene revolucion me grupin e tyre femeror për me tepër kur kam qenë adoleshente kam patur një mega poster ne dhomen time.Kenga “Viva Forever” ka qenë e preferuara ime dhe sime motre.E degjonim çdo ditë teksa rregullonim dhomen tonë me volum maksimal. Uroj te kenë te njëjtin sukses megjithëse tani do të jetë me e vështirë pasi edhe vetë ato janë rritur tashmë.

Të paktën ju dhe Victoria Beckham keni një gjë te perbashket.Keni shumë shije ne veshje.Ju pëlqen stili i saj?

Ah sa bukur e hodhe këtë pyetje.E kujt femre nuk do ti pelqente te krahasohej me te për shije.Me pëlqen stili isaj pasi nuk është shumë i ndërlikuar.

Përsa i përket stilit tuaj,si ja bëni qe gjithmon prezantoheni me një look cool.Nuk po mundem dot te ju kap mat qe te ju kritikoj pak lol.

Unë informohem jashtezakonisht shumë,nuk ka muaj qe mos te blej revistat “Elle” apo “Vogue”, “In style” etj.Fatmiresisht kam edhe mundësinë qe veshjet e mia ti blej jashtë shtetit dhe te zgjedh gjërat qe me shkojnë për shtat.

Jemi futur ne sezionin e festivaleve, a do ju shohim te konkuroni diku këtë vit?

Shpresoj te kualifikohem ne Festivalin e RTVSH dhe te marr pjesë atje duke debutuar live.

Ne duhet ta kishim kuptuar qe diçka po ndodhte ne jetën tuaj,kur ju pame te sfilonit për “Geraldina Sposa” me fustan nuseje. Me pas juve, gjatë një intervistë për revisten “Jeta” kur ju pyeten nëse do martoheshit,u përgjigjet “Se shpejti”. A mund te na tregoni diçka me ne detaj?

Nuk e mohoj qe është ne planet e mia te afërta megjithatë dëshiroj qe gjithshka te jetë perfekte pa artikujt e mediave te shkruara pasi për çdo femër dita e marteses është shenjtë.

Kur te presim një kenge dhe një video te re nga Jonida?

Uroj se shpejti pasi kam realizuar dy kenge te cilat do të doja ti publikoja me videot perkatese.Kenga e pare është e rrymes pop hause te cilën e ka realizuar Andy Dj me tekst te Zhakut ndërsa kenga tjetër është një jare e vjetër Shkodrane e cila është perpunuar nga E.Sina ku unë për here të parë kendoj edhe ne versionin klasik.

Personalisht nuk me pëlqejnë “mirupafshimet” me çfarë fjalesh i mbyllni kryesisht intervistat?

Intervista juaj ishte fantastike dhe mund te them qe kam qenë me e sinqertë se kurrë.Gezohem kur njerëzitë janë te predispozuar te te shikojne pozitivisht.Faqen tuaj e lexoj shpesh here dhe informohem më me të rejat e fundit.Faleminderit dhe suksese

Shumë cool atëherë! U be!

Pergatiti: Elbino © Albaniac.com 10/07


* jonida_maliqi_2.jpg (26.55 KB, 270x365 - E shikuar 7 Herë.)
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
sitiradio

Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 18-11-2007, 19:10:25 »
Citojeni

Me e mira shqiptare ne art muzikor!
'Como ama una mujer' nga Jennifer Lopez me ngjan do ishte një krahasim me i mirë me albumet e Jonides, shumë i mirë, mbase i shkelqyer. Sa here qe e dëgjoj kujtoj Jonida këndon. Imagjinoni suksesin boteror. Jepi Jonida ne spanjolisht, ç'ka te keqe?
Them me e mira, sepse është për te qenë. repertoar i zgjedhur me shije, veshje e matur e luksoze, paraqitje skenike e denjë, soliste dhe vokal i deshmuar pra. Jonida dhe Mariza Ikonomi sipas meje divat shqiptare qe vijnë. Një gjë me tepër ju duhet: mbase s'kam dyshim tek autoret qe ata zgjedhin për muzikë dhe tekste sepse i kanë fenomenale, vetëm ju duhet ekip qe do plasonte materialet e tyre me kapshem, si ne orkestrim, paketim albumi, paraqitje ne ballina revistash e billboarde reklamuese për kompani me emër, prezence ne tv e manifestime jo vetëm ne Shqipëri po ne Maqedoni e Kosovë (se nuk janë bash sa duhet te perfaqesuara këtu, as albumet nuk i kanë ne shitje bile. Edhe pse këngët i kam shkarkuar, do ua bleja albumin për nder se e meritojnë. Se mos valle do blej masen e thjeshtë si Shpati a Big Mama, etj???)
Pas këtyre dyja diva ne paraqitje patjetër: Anjeza Shahini, Adelina Thaqi (jo Ismaili), Ledina Celo, Tuna...
E jo me Zanfina Ismaili (qe me irriton kjo!!!)
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #12 më: 17-05-2008, 17:01:59 »
Citojeni

Dasma e Jonida Maliqit



Ashtu siç e kishte paralajmëruar, këngëtarja Jonida Maliqi celebroi martesën e saj me dy dasma super luksoze fundjavën e kaluar. E para u zhvillua të enjten e kaluar tek hotel “Tirana”, ku u bë edhe lidhja zyrtare në martesë. Të ftuar ishin të afërm dhe miq të Jonidës dhe bashkëshortit të saj. Ndërsa e dyta, ajo që ishte tamam një festë, u zhvillu në hotel “Sheraton”. Një ceremoni me rreth 300 të ftuar, ku çdo gjë ishte kuruar deri në detaje.Tavolinat ishin shtruar tek ambientet brenda me një menu jashtëzakonisht të pasur, aq sa të ftuarit tregojnë se nuk arritën as t’i provonin pjatat se për t’i mbaruar as që bëhej fjalë. Dhe pjesa spektakolare u zhvillua jashtë. Nga ora dy e natës të gjithë dolën jashtë, në oborrin e hotel “Sheraton” dhe kuzhinieri italian solli tortën gjigande.Më pas në momentin që do pritej torta dhe do hapej shampanja, të gjithë hodhën fishekzjarrë, duke krijuar një ambient festiv, siç e kërkon një rast i tillë. Çifti më pas ka këmbyer puthjen tradicionale të ekzaltuar nga ai ambient i krijuar vetëm për ata, për ditën e tyre më të lumtur.Jonida kësaj radhe kishte ndërruar fustanin, duke preferuar stilin klasik të nuseve edhe pse disa të ftuar tregojnë se flokët portokalli nuk e jepnin edhe aq shumë idenë e klasit në krahasim me flokët e errëta me të cilat, sipas tyre, Jonida dukej më bukur. Gjithsesi ne e dimë se Jonida ka për t’i ndryshuar shumë shpejt ngjyrën dhe modelin e flokëve, pasi ajo shquhet për kujdesin për pamjen dhe ndryshimet e vazhdueshme.

Marrë nga PanoramaPlus

Fotografi nga Jonida Maliqi
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |