Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Inva Mula, pushton "Campoamor" me tinguj shqiptar!  (E lexuar 166 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
♥BaBy♥
My sweetness is your weakness!
Stafi


Karma: 124
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 11509



Shiko profilin
« më: 02-02-2010, 09:09:20 »

ASTURIA- Sopranoja e njohur shqiptare rikthehet në skenën e teatrit "Campoamor" të Asturias. Koncerti i saj recital më 27 janar është pritur me entuziazëm nga publiku dhe mediat spanjolle. Sopranoja Inva Mula kishte zgjedhur që në këtë recital të shumëpritur për dashamirësit e saj në Spanjë të shoqërohej nga një tjetër shqiptar, pianisti Genc Tukiçi.

Mungesa e Mulës në stafin e interpretëve të "La Bohème"-ës së Puccini-t në sezonin e kaluar artistik në operën e Oviedos, mediat spanjolle e quajtën si borxh që ajo i kishte publikut asturian. Prezenca e shqiptares në rolin e Mimisë në këtë opera, garantonte sukses të plotë të pjesës. Dhe të mërkurën, kur ajo i 'lau borxhin' që i kishte Oviedos, u demonstrua përse prania e saj do të thotë sukses. Dy ariet që i përkasin kësaj opere e që ishin në pjesën e parë të programit të recitalit të saj, e bënë për vete publikun i cili kishte mbushur vendet e sallës.

Me sfond të së kaluarës së "Campoamor" dhe kostum të zi, Mula e hapi programin e recitalit me "Tri sonetet e Petrarch", që mbajnë firmën e Franz Liszt. Në repertorin e këngëve ndër të tjera kishte zgjedhur dhe "Pace non trovo", "Benedetto sia'l giorno", "I'vidi in terra angelici costumi".
 "D'onde lieta usci", aria qendrore e Mimit në aktin e tretë të "La Bohème", mbylli pjesës së parë të koncertit. Pas pushimit, pianisti shqiptar Genc Tukiçi luajti disa "Variacione mbi një temë shqiptare", duke paralajmëruar kështu muzikën popullore, me të cilën Mula, tashmë e veshur me rroba ngjyrë bezhë, habiti, surprizoi dhe bëri për vete audiencën. Pesë këngët me të cilat sopranoja jonë përshkroi në Asturias folklorin e vendit tonë, i paraprinë "Variacioneve me temë spanjolle", përsëri të luajtura nga Genc Tukiçi. Pas muzikës popullore Mula iu rikthye edhe njëherë klasikes, duke interpretuar pesë këngë të tilla tashmë në spanjisht.
Ky është koncerti i fundit recital në Operan e Oviedos, në pritje të sezonit të ardhshëm të Inva Mulës.


(s.g/GSH/BalkanWeb)
E identifikuar

Ti ke të drejtë të thuash gjithçka...unë kam të drejtë të kuptoj asgjë.
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  



Anketa
  • Votoni
  • Dot Bleona Qerreti
  • 10 (13%)
  • -
  • Dot Zajmina Vasjari
  • 9 (11%)
  • -
  • Dot Adelina Ismaili
  • 7 (9%)
  • -
  • Dot Ingrid Gjoni
  • 1 (1%)
  • -
  • Dot Ciljeta Xhilaga
  • 17 (22%)
  • -
  • Dot Inis Gjoni
  • 9 (11%)
  • -
  • Dot Orinda Huta
  • 5 (6%)
  • -
  • Dot Ledina Celo
  • 3 (3%)
  • -
  • Dot Zanfina Ismaili
  • 1 (1%)
  • -
  • Dot Genta Ismaili
  • 9 (11%)
  • -
  • Dot Nora Istrefi
  • 5 (6%)
  • -
  • Numri total i votave: 75
  • Shiko temen

* Sponsor