Faqe: 1 2 [3]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Ingrid Gjoni  (E lexuar 7449 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
KingS00l
-Canis Major
Anetar


Karma: 1
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 635



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #30 më: 06-12-2007, 16:01:03 »

Pa he meqe e hapet kete teme kush e gjen pse kjo Ingrid Gjoni
kendon Tani jemi jek e jek ...te shkembinjte e Dhermiut ??

Besoj se mendon se eshte jek e jek ...po ska dal akoma nga burgu ai tjetri ...keshtu qe do behen jek e jek ...po jo se jan ....

-King
E identifikuar

...
bota është e interesave
dhe interesat pa baze morale
prishin ekuilibrat jetësore
...
Charlie
Anetar


Karma: 9
offline offline

Postime: 3665



Shiko profilin
« Përgjigju #31 më: 06-12-2007, 16:15:30 »

Bombe fare ishtee zgerdhihet
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #32 më: 29-01-2008, 14:53:33 »

Ingrid Gjoni, unë dhe Vitamina e bardhë

Jam tërësisht e dashuruar me gjithçka që më bën të lumtur



Modele, prezantuese, aktore, këngëtare. E çfarë nuk jemi mësuar ta shohim vajzën-seksi Ingrid Gjoni! E veshur sportive, si gjithmonë e këndshme dhe e hijshme, por edhe me shumë humor, rrëfen detajet e klipit të saj më të ri, të quajtur “Vitamina”. Në një intervistë, disi të veçantë e të parealizuar më parë, në makinën e saj, ku ajo e ngiste duke i rënë rreth e qark Tiranës, u përgjigjej shumë spontanisht pyetjeve të drejtuara. Si gjithmonë, Gjoni i mendon mirë klipet. Përpara se t’i realizojë, ajo thotë se është dakord me proverbin “Më mirë pak e saktë”.

Lexo pjesen tjeter te shkrimit »
E identifikuar

BabyDance
Mjaltë
Moderator


Karma: 1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2801



Shiko profilin
« Përgjigju #33 më: 08-03-2008, 20:34:46 »

Tek për tek me Barby Silikon     
   
Ingriti, është më e vogla ndër tri motrat e saj. Të trejave jo krejt rastësisht i fillon emri me “I” – Ilda ia ka vënë emrin Inisit dhe Inisi ia ka vënë emrin Ingritit. E mbani mend këngën: “Ne jemi dy motra”? Gati-gati çdo gjë di Inisi për të dhe anasjellas. Dhe pikërisht motra më e vogël, Ingrit Gjoni, është femra në rolin e modeles së muajit shtator në revistën ONE Ingriti, është më e vogla ndër tri motrat e saj. Të trejave jo krejt rastësisht i fillon emri me “I” – Ilda ia ka vënë emrin Inisit dhe Inisi ia ka vënë emrin Ingritit. E mbani mend këngën: “Ne jemi dy motra”? Gati-gati çdo gjë di Inisi për të dhe anasjellas. Dhe pikërisht motra më e vogël, Ingrit Gjoni, është femra në rolin e modeles së muajit shtator në revistën ONE. Në vitin 2002 ajo u cilësua si femra më e suksesshme e kopertinave, por ajo është edhe një nga fotomodelet e para në Shqipëri. Të shikojmë se çdo të ndodhë këtë muaj me revistën ONE, vetëm pak kohë pas daljes së këngës “Barbi Silikon”?! Duket krejt e qetë për set-in foto, ndërsa kjo ndodh pikërisht pas një periudhe ndarjeje, lidhje e cila zgjati për vite të tëra me ish të dashurin e saj. Ka rënë 5 kilogramë falë vrapit që bën çdo ditë. Ndihet thjesht në formë për gjithçka dhe ka vendosur pikat mbi “I”... Nga Edmond Prifti Ingrit Gjoni Set-i fotografik: Venue Park Veshja e përdorur: Rezarta Skifteri Vendlindja: Tiranë Datëlindja: 24/12/1982 Shenja e horoskopit: Bricjapi Gjatësia: 1.70 cm Pesha: 58 kg Ambiciet: Aktrimi Vlerëson…Karakterin e saj të fortë Nuk i pëlqejnë: Llafet Një gjë që do ta ndryshojë nesër: Makinën Gjëja më e papritur që ka bërë ndonjëherë: Shumë gjëra…por do t’i ngelet hatri çmendurive të tjera në qoftë se them një prej tyre Filmi që e ka terrorizuar më shumë: Kodrat që kanë sy Si i vëzhgon femrat e tjera: Në qoftë se kanë një pikë feminitet dhe nga ngjyrat Po të ishte mashkull, ç’karakter femre në do të preferonte: Në radhë të parë FEMËR dhe madje nga ato me shumë klas Fëmijëria dhe Familja “Një e bukur”, por ndryshe nga moshataret e saj. Që në moshën nëntëvjeçare futet si soliste e grupit Spekter. Atëherë udhëtonte me qese, ndërsa tani me valixhe dhe e shoqëruar gati gjithmonë nga mbesa e saj, tashmë që nuk ka më përkrah të dashurin e saj. Gjithmonë e grimuar dhe një jetë të tërë me turne. “Kam qenë tepër harkate. Zgjidhja meshkujt që të rrija. E fillova me karrocat me kushineta dhe më pas me motorët... Sa e sa herë jam rrëzuar as e mbaj mend”, është shprehur Ingrit Gjoni për ONE. Kështu në moshën 12 vjeçare i ati i saj i blen motorin, - një Piaggio e bardhë, - ndërsa binte xhiro përreth pallatit, kurse pasditeve luante futboll me çunat e lagjes. “Që asokohe fillova t’i diskutoja të gjitha problemet që kisha, me mamin dhe pastaj me Inisin, ndërsa tani i diskutoj edhe me mbesën time 15 vjeçare, e cila do të bëhet me siguri, një balerinë e suksesshme”, është shprehur Ingriti para set-it fotografik, duke kujtuar një pjesë të fëmijërisë së saj. Në weekend e sheh gati gjithë familjen në një nga restorantet më popullore të Tiranës. Ende nuk i ka marrë pushimet, ndonëse kishte menduar të paktën 5 ditë të vetme në fundin e muajit gusht ose ndërmjet koncerteve të shumta... Për ta bërë sa më reale këtë gjë, jep e merr për të nxjerrë prej çantës një bllok shënimesh ku ka të shkruara tërë koncertet e saj, nga data 17 korrik deri në 5 shtator, - duke filluar nga qyteti i Ulqinit, në Maqedoni, një rikthim në Lezhë, Durrës, Përmet dhe deri në Borsh apo Himarë dhe jo së fundmi në ditët e para të daljes së revistës ONE, në një koncert Zvicër dhe Greqi (Athinë). “Jek e jek” me Ingritin Nuk është një vendosje ballë për ballë si në sallën e gjyqit, por pothuajse “ti e bëre, unë po bëj të njëjtën”, një prej këngëve të para të Ingritit në bashkëpunim me motrën e saj Inisin. Më pas do të vinte edhe kënga “I Ziu ti”. Pas kësaj kënge të fundit do të vinte një bashkëpunim me këngëtarin Stine për këngën “Jek e jek”...E motra e saj, Inisi do të shkëputej, pasi sipas Ingritit, “ajo nuk ishte aspak natyrë e diskotekave”. Për këngën “Përse me mua” nga mass-media u komentua se ishte një kopje e këngës së kënduar nga grekja Keti Garbi “Esena Mono”, gjë të cilën Ingriti nuk e ka mohuar. Më pas Ingriti duket se ka gjetur vendin dhe këngën “Parajsa” me Sabianin, duke vijuar me “Do të marr me vete”. Më së fundmi u shfaq në një klip të quajtur: “Barbi Silikon”. Kjo e fundit ishte vajza që imitonte imazhin e ekranit në një format bardh e zi. Më pas shfaqet imazhi i Ingritit gjithë ngjyra dhe shkëlqime e mbuluar me xixa dhe me një lepur në duar që e përkëdhelën (imazhi të kujton lepurushin Playboy), ndërsa ajo e veshur me një pelush dhe një kokore ngjyrë rozë. Ingriti i thotë që s´është mirë një gjë e tillë... Po mendoni për idenë e këtij teksti? Për çfarë bëhet fjalë kur ajo bëhet një barbi silikonato... Në fund të klipit Ingriti gjendet në sallën e baletit dhe shihet e veshur me pantallona gjysmë kauboj (dallohen nga pjesa e poshtme) të lidhura me disa shiritë të kuq me një palë të brendshme të së njëjtës ngjyrë (kuptohet mbulohet pjesa e së ndenjurave). Klipi kishte një fabul, atë që ndoshta Ingriti e sheh veten: Aktrimin. Ingriti mbaroi Akademinë e Arteve një vit më parë. “Mendoj që aktrimi nuk funksionon në Shqipëri dhe kur e them këtë nuk e mendoj thjesht vetëm anën ekonomike. Nuk kam pranuar madje një rol të vogël në një film, pasi më është dukur sikur personazhi jam unë...dhe jo thjesht unë Ingriti si aktore”, është shprehur ajo. Së shpejti Ingriti do të ketë një bashkëpunim me mikeshën e saj të ngushtë Çiljetën, me një kompozim të Florian Mumajezit. Dy femra në ring ndërsa në sfond komentatori, Ahmet Golemi. Më tej Ingriti nuk di asgjë se çdo bëhet, nëse “do ta fitojë trofenë apo jo!”. Në ring për një mashkull? Shumë komente u përhapën për Ingritin që pas ndarjes nga Enea, deri tek ajo që këngëtarja do t´i drejtohet ringut për një mashkull me Çiljetën. Zyrtarisht ato do të ndeshen me njëra-tjetrën së shpejti, të veshura me doreza boksi, pantallona të shkurtra dhe kanotiere. E gjitha kjo për një trofe? Tashmë me sa duket dy mikeshat do të jenë tek për tek me njëra-tjetrën për të fituar trofenë e quajtur “mashkull”. E ndërsa ai e ka të vështirë zgjedhjen ato do të përballen në një sfidë. Mashkulli i panjohur deri tani, do të ndihet i privilegjuar midis Çiljetës, modeles së muajit gush në revistën ONE dhe Ingritit, ndërsa do t´i ndjekë ato LIVE, duke u zënë me grushte. Komentatori i shquar Ahmet Golemi, do të ketë fatin e mirë të drejtojë këtë ndeshje! Por pse ka shkuar deri në këtë pikë situata? Në fakt, të gjitha të mësipërmet do të jenë nën fokusin e kamerave. Kjo do të jetë fabula e klipit të një këngë që Ingrit Gjoni dhe Çiljeta Xhilaga do të realizojnë deri në mesin e muajit shtator... Realisht ato janë dy mikesha të ngushta dhe së fundmi akoma edhe më shumë. Mos shkoni deri në ekstreme sidoqoftë! Gazetat e komentuan se “prishja e fejesës së Ingritit me Enean ka qenë një shkak që Çili t´i qëndronte më afër mikeshës së saj në këto ditë mërzie”. Ndërkohë që koncertet nuk e lanë Çiljetën të festonte përvjetorin e saj në 6 gusht me Romeon, siç e kishte parashikuar, të dy mikeshat e ngushta gati ftohen njëherësh për koncertet turne. Megjithatë edhe në qoftë na duhet të supozojmë se Ingriti ka gjetur dikë, ajo e vijon duke thënë: “Deri më 5 shtator jam thuajse çdo ditë në koncerte, kështu që nuk kam kohë për asnjë mashkull. Madje nuk kam kohë as për familjen time, me mamanë flas vetëm në telefon ngaqë jam gjithmonë në lëvizje”, tregon ajo. Gjithsesi problemi qëndron kur t’i shohin meshkujt e ONE-it këto foto të saj, çdo të ndodhë...me krahun e saj të djathtë kur të japë autografe mbi foton e saj?! Meshkujt dhe femrat, ndoshta EX-i gjithashtu “Është femra ajo që e krijon marrëdhënien dhe pikërisht ajo që vendos pikiatat. Janë ato që i kthejnë meshkujt sipas formës që ato duan”, është shprehur Ingriti për marrëdhëniet meshkuj-femra. Ajo ka vijuar më tej duke thënë se, “Çdo çift ka probleme të natyrave të ndryshme, por ndryshon puna kur një ose të dy janë persona publikë”. Ingriti është shprehur gjithashtu e nevrikosur për marrëdhëniet e saj me ish të fejuarin Enea, duke thënë se, “nuk ngeli gazetë pa e përmendur qoftë edhe një rresht emrin tim. Do të thotë që unë jam tepër e suksesshme atëherë që merren me mua?!”. Ndërsa për sa i përket femrave shqiptare Ingriti ka thënë se “ato, ose më saktë pjesa më e madhe e tyre janë materialiste fatkeqësisht. Shumë prej tyre s´kanë nivel kulturor dhe nuk arrijnë ta gjejnë veten e tyre. Ndodhen përherë në disnivel dhe shumë prej tyre përfundojnë dorë pas dore. Tentojnë të përdorin të njëjtin parfum të shtrenjtë ashtu edhe si të tjerat, por harrojnë se duhet të shtrish këmbët sa ke jorganin”. Normale që Ingriti e pranon që ka femra shumë të mira, madje disa prej tyre “që të jetojnë të ndershme bëjnë edhe kamerieren” dhe për të, nuk është aspak turp. Dëshira ekziston për çdo një prej nesh që të ketë një të ardhme sa më të mirë, por kjo arrihet vetëm kur të arrish stadin e pamvarsisë nga të tjerët”. Ndërkohë që për ndarjen u përfol gjithçka e mundshme nga mediat, Ingriti ka deklaruar se, “ishte thjesht mospërputhje karakteresh”. Më tepër për kuriozët? “Unë e kam dashur Enean, por gjërat mes nesh mbaruan për arsye të tjera. U ndamë se nuk funksiononte dhe kaq...”. Libri, gazetat dhe tik-u i saj I ka tmerr gazetat, pasi gati çdoherë sheh emrin e saj të shfaqet dhe “pyetje pa lidhje” - siç thotë ajo - “që ata tentojnë të abuzojnë me intervistën që jap unë. Mjaftohen që më telefonojnë dhe i shtojnë vetë shumë gjëra”. “E jap intervistën për informacione dhe jo që të më akuzojnë për mendjemadhësi” ka shtuar Ingriti. Për sa i përket librave, Ingriti është ende në fazën e personazhit Çiçikov, të novelistit Çehov – një i ri i cili ngelej gjithmonë në faqen 11 të librit. Quhet “Ana Karenina” – libri në duart e saj – dhe që ka pasur pothuajse fatin e njëjtë me atë personazh. Ingriti gati çdo muaj avancon, ama vetëm me ndonjë faqe, pasi koha për koncerte vjen të nesërmen. Pëlqen të dëfrehet nën tingujt e muzikës House në diskotekë, por edhe nën ritmet R&B. Po “fare, fare, fare” (asgjë, asgjë, asgjë) nuk tha gjë Ingriti këtu. Pak kohë më parë Ingriti u kap mat nga fokusi i reporterëve Paparazzi në lokalin “Golden Gate” në Maqedoni, me rikthimin e flokëve të saj në kaçurrelat origjinalë, duke i rezistuar për pak kohë dëshirës për t’i drejtuar. Këtë verë Ingriti mendon të zgjedhë Spanjën, - gjë të cilën e ka shtyrë dita ditës për shkak të koncerteve - vendin ku do të kalojë disa ditë me miqtë dhe normalisht e pandashme nga motra e saj më e madhe, Inisi. 

revistaone.com
E identifikuar

Per ty minuta akoma me kan mbetur, per syte e mi ende ai seshte tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #34 më: 15-07-2008, 08:25:41 »

Ingrit Gjoni, lamtumirë Baby Angel...



Pas 10 vitesh në karrierën e show biz-it, e vogla Gjoni vazhdon të ruajë titullin jozyrtar sex symbol. Por, nga Baby Angel, për meritë të disa kileve të shtuara rrufeshëm, ajo u shndërrua në Ingritin Boom Boom

Elda Laze

Shumë fansa të Ingrit Gjonit mund të ndihen të tradhtuar nga ndryshimet e rrufeshme të look-ut të saj. Sepse fansat më të mirë Ingriti i mblodhi rreth vetes në sajë të pamjes: tipareve delikate të fytyrës dhe siluetës hollake. Sot, falë ca kileve të shtuara, megjithëse ruan statusin e sex symbol-it, ka ndryshuar kryekëput. Vetë modelja e shndërruar në këngëtare deklaron se ndihet mirë me Ingritin e re. Fansat ndihen të mashtruar dhe dëshirojnë ethshëm Ingritin e vjetër, atë të moshës më të re.

Më kot rreken të gjejnë imazhin e 10 viteve të shkuara, që sot ka mbetur veçse një vegim.  Këngëtarja i ka dhënë njëherë e mirë lamtumirën Baby Angel. Tani e ka radhën Ingriti Boom Boom.

15 vjeç... Baby Angel

Kështu flitej lart e poshtë për të voglën e motrave Gjoni. Për herë të parë në skenë (në një nga konkurset e shumta të gjimnazeve të Tiranës), Ingrit Gjoni u prezantua si balerinë, jo me një talent të spikatur, por me një bukuri marramendëse. Dhe çfarë bukurie! “Sikur ta ketë bërë Zoti me dorë”, thuhej për të.

Një vajzë e hajthme, me linja trupore si të Marilyn Monroe-së; forma të rrumbullakosura mirë, por edhe me një brishtësi fëminore. E gjithçka e lezetuar nga fytyra perfekte, me një bukuri klasike dhe të pamëkatë. Sy të mëdhenj e të gjelbër, hijeshuar nga qerpikë të gjatë dhe vetulla si të pikturuara, harmonizuar me një hundë të vockël e një gojë po aq të vockël, me dhëmbë të bukur e të bardhë qelibar. Një bukuri si e saja ishte zilia e femrave dhe pështjellimi i meshkujve, që tronditeshin nga hiret e 15-vjeçares.

Si modele

Të shfletosh fotot (gjysmë) nudo të Ingrit Gjonit, tani nuk bën më ndonjë efekt të madh. Sot foto të tilla nuk konsiderohen as si tepër të guximshme dhe as tamam nudo.

Por Ingriti pati guximin të ishte e para që të pozonte gjysmë e zhveshur.

Në një intervistë, show girl-i është shprehur se realizimi i kalendarit ka qenë një ndër gabimet më të mëdha të saj e që nuk do të përsëritet më.

Gabim? Mëkat ndoshta! Sepse lakuriqësia e fshehur nën petkat e lagura nga uji përcjell imazhe të forta erotike e që nxisin fantazinë. E të mendosh se modelja ishte vetëm 15 vjeç, ende fëmijë, ndonëse shumë e bukur. Aq e bukur sa, megjithëse e patrukuar, duke pozuar në foto të paedituara, përcjell një bukuri marramendës.

Dhe po të kishte vazhduar të ruante të njëjtën freski dhe pafajësi, Ingritin tonë do ta kishin seleksionuar në ikonat klasike të bukurisë, e denjë për të konkurruar me Brigitte Bardot, Audrey Hepburn apo vetë Marilyn Monroe. Por këto krahasime do të zgjasin vetëm pak, sepse shumë shpejt Ingriti i dha lamtumirën Baby Angel.

Bye Bye Angel...

(e ka radhën Barbie Silikon)

Për faj të abuzimeve me ushqimin, këngëtarja i jep shpejt lamtumirën linjave delikate dhe shndërrohet në një Barbie Silikon. Jo sepse iu nënshtrua ndonjë operacioni për të rritur artificialisht asetet (siç kanë bërë pjesa më e madhe e kolegeve të saj). Ingritit fryrja i erdhi në mënyrë natyrale dhe tejet të rrufeshme. Nga një gjë e vockël e hajthme, u shndërrua në një femër sex-bombë, me forma bujare, për të mos thënë bujare të ekzagjeruara.

E megjithëse me ca kile më tepër, Ingriti di të nxjerrë në pah më të mirën e vetes.

Në Top Fest 2, veshur me një palë pantallona lëkure të zezë, kombinuar me një kanotierë të zezë dhe një gjerdan me gurë në qafë, Ingriti ia doli mbanë për të treguar një siluetë të holluar. Ndërsa gjerdani, përveçse si askesor, kishte një qëllim tjetër: mbulonte në mënyrë perfekte rrumbullakësinë e qafës.

Veç kileve, te Ingriti ishte shtuar edhe ambicia dhe dëshira për t’u bërë këngëtare. Pas daljeve të ndryshme në emisione televizive, ku ajo arrin të mbulojë shëndetin, u vjen radha xhirimeve të videoklipeve të para. “Përse me mua”, “Jek e Jek” dhe “Barbie Silikon” e “Vitamina” janë klipet që  forcuan statusin e saj si këngëtare, ndërkohë edhe bindjen se Ingriti i kishte thënë “bye bye” fytyrës engjëllore. Ishte radha për Ingritin Boom Boom.

Po Ingriti Style?

Është si “Kinder Sorpresa”. Të çudit gjithmonë.

Por nëse duhet bërë patjetër një klasifikim, atëherë stili i Ingritit ndahet në dy linja kryesore. Në të parën bën pjesë minifundi dhe në të dytën gjithçka tjetër; mjafton që të bjerë në sy.

Minifundi ka qenë pjesë e pandarë e gardërobës. Moda e veshjeve shkon e vjen, gardëroba zbrazet e mbushet, por Ingriti nuk ka hequr dorë kurrë nga fundet e shkurtra.

Nuk ka rëndësi nëse vesh fustane lëkure të zinj apo fustane me ngjyra të ëmbla pranverore; rëndësi ka që të jenë mini. Të paktën kështu e kemi parë në skenë, ku fustanet mezi arrijnë t’i mbulojnë vetëm pjesën e të pasmeve.

Gjithçka tjetër preferon të veshë Ingriti në ditë të zakonshme. Ndodh të vishet krejt sport ose dhe, në mos qoftë kështu, zgjedh veshje që bien në sy.

Pantallona lëkure të zeza, kombinuar me bluza tyli të zeza, nuk janë krijimet artistike të John Galliano-s, por një pjesë e gardërobës së show girl-it. 

Me raste, i kthen sytë edhe te stili femëror i Valentino-s, teksa zgjedh veshje koktejesh: fustane me viza alla franceze, kombinuar me kapelë në formë republike me streha të mëdha… dhe me një gotë shampanje në dorë.

Herë të tjera, ndërron stil prej 180 gradësh. Në mënyrë të paparashikueshme, sjell stilin e të veshurit të punonjëseve të bankës kur vesh kostume serioze, por të kuq flakë. Zgjedhja e ngjyrës së kuqe me siguri e ka burimin te dëshira e madhe për të tërhequr vëmendjen. E sidomos kur në krah të saj është edhe Çiljeta: mikesha e saj e ngushtë, nuk ka sesi të mos bjerë në sy.

Na ishte dikur…

Një look gjithmonë ndryshe të bën të mendosh se Ingriti është bërë një estetiste eksperte, të paktën e vetes së saj. I ka provuar të gjitha. Kremra nxirës, vajra, shkëlqime, xixa, flokë të drejta, kaçurrela, flokë të kuq, të verdhë, platin, të zi, kafe, extension, manikyr, pedikyr... Edhe paruke nuk la pa provuar.

Sa keq, ama! Vetëm si vetja e saj, por ajo e 10 viteve të shkuara, nuk kthehet dot më: në atë 15-vjeçaren 100% natyrale, që tronditi e solli pështjellim, jo vetëm të instikteve mashkullore...

Revista Jeta

Fotografi nga Ingrit Gjoni
E identifikuar

eurogina
pspsps
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2372



Shiko profilin
« Përgjigju #35 më: 05-02-2009, 19:24:52 »

Ingridi esht shum e mir dhe nga afer,se e takova gjithashtu teper e dashur kur erdhi muajin e kaluar  ketu ne Greqi per koncert i ngeci disku dhe i hypen nervat hiku fare nga skena dhe nuk u fut mo se cdo keng qe venin i ngecte nga mesi hahahaha.
E identifikuar

The future belongs to those who believe in the beauty of their dreams
-------------------

eurogina@zeriyt.com
♥BaBy♥
My sweetness is your weakness!
Stafi


Karma: 128
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 11600



Shiko profilin
« Përgjigju #36 më: 21-02-2009, 22:38:33 »

Pas Cilit zen vend kjo..per femer kot dmth.
E identifikuar

Ti ke të drejtë të thuash gjithçka...unë kam të drejtë të kuptoj asgjë.
bana dollogozhd
Vizitor
« Përgjigju #37 më: 14-06-2009, 19:57:58 »


Perqafimshum me pelqen ingrid gjoni por me pelcen dicke tek ajo se e ka vetullen e bukursepse eshte nje kengetare e shkelqyer me pelqen shum ingrit vazhdo me  karrieren tende igrid se dukesh eme e forta prej te terave gjithashtu dhe ciljeta  vazhdo te jesh cool ingrid bay[/color]
E identifikuar
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #38 më: 18-09-2009, 00:08:03 »

Ingridi me tanga ne plazhin e Vlores.

E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
Faqe: 1 2 [3]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  



Anketa
  • A do ta kishit bler albumin e Cristiano Ronaldos nqofse do ishte bere kengetar?
  • Dot Po
  • 14 (31%)
  • -
  • Dot Jo
  • 20 (45%)
  • -
  • Dot Nuk do e kisha bler e kisha shkarkuar
  • 10 (22%)
  • -
  • Numri total i votave: 44
  • Shiko temen

* Sponsor