Faqe: 1 2 3 [4] 5 6 7 8   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Greta Koci  (E lexuar 13408 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Capkenja
Vizitor
« Përgjigju #45 më: 05-06-2007, 09:21:24 »

iiiii si plake ta shpif...qesh me te madhe qesh me te madhe tek kjo fotoja e fundit do ti jepja nja 30 vjece pa frike fare qesh me te madhe qesh me te madhe
E identifikuar
Amy
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 818



Shiko profilin
« Përgjigju #46 më: 05-06-2007, 23:09:18 »

Greta është yll boteeeee.Mos bëni me komente.. buzeqeshje.

Këtu keni 3 foto te Gretes.




www.gretakoci.com



si kukull, e talentuar dhe  goxha e suksesshme !!!  buzeqeshje

Fotot shume te bukura !!
E identifikuar
Capkenja
Vizitor
« Përgjigju #47 më: 07-06-2007, 10:54:02 »

Artemisa e ke te afermen tende prandaj flet keshtu ti....oh zot ta shpif....qesh me te madhe qesh me te madhe
E identifikuar
Amy
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 818



Shiko profilin
« Përgjigju #48 më: 08-06-2007, 14:53:38 »

Jo mi shoqe jo .... ( Pallati  luj syun )

Capkene, tani te rrimë shtrember ... po të flasim drejt . Jo vetëm qe është e talentuar .....por është dhe bukuroshe e çdo gjë tek ajo është natyrale.

Është e vetmja këngëtare qe u ngjit ne skene ne moshen 13 vjeçare me një HIT VERE e qe ne një hark kohor 2 vjeçar është prezantuar me shumë sukseses ne të gjitha evenimentet muzikore shqiptare e ka nxjerre dhe Albumin e saj të parë :

Kënga Magjike 2005 - Këngë Hit " Kam Mall" ( me te vërtetë s'mori asnjë çmim po kënga e saj ishte me e pelqyera dhe e degjuara bashke me atë te Elvana Gjates dhe u kthye ne HIT )

Mikrofoni i Arte 2006 - Cmimi i Pare ( " Thuaji djalit " ),Tetor 2006 .

Festivali i Kenges  - Prezantim i suksesshem , Vendi i 4-te,Dhjetor 2006

Top FEST 4 - Cmim i Pare ( " Sa me lodhe") Maj 2007



* greta4.jpg (5.63 KB, 100x140 - E shikuar 348 Herë.)

* greta2.jpg (5.51 KB, 100x150 - E shikuar 348 Herë.)

* greta 1.jpg (5.83 KB, 150x100 - E shikuar 341 Herë.)
E identifikuar
Amy
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 818



Shiko profilin
« Përgjigju #49 më: 06-07-2007, 14:28:48 »

Nga Elbino © Albaniac  - Qershor '07

Ka një këngë qe edhe pse kanë kaluar vite nga publikimi i saj unë nuk e heq dot nga iPod dhe herë pas herë e dëgjoj me shumë qejf. Ajo është “Kam mall” e Greta Kocit.Kur u prezantua tek “Kënga Magjike” pothuajse fëmijë, terhoqi vemendjen me zërin e saj te fuqishem dhe prezantimin skenik. Aq shumë më ka pëlqyer ajo këngë,saqë gjithmon kisha te fiksuar ne mendje sikur ishte vlersuar ne këtë festival dhe me çmim.DUH! Sot,një prej artisteve më me shumë cmime “nën sqetull”, Greta është një prej kengetareve me te vlersuara dhe me popullore ne Shqipëri. Pas fitores se cmimit të madh ne TopFest ajo ka pranuar ti përgjigjet pyetjeve te Albaniac me një maturitet qe na la përshtypje dhe jo me kot na bëri ti vendosnim kësaj intervistë titullin: GRETA THE GREAT!

Elbino:Greta suksese për fitoren në Top Fest. Ku jeni në këto momente dhe çfarë jeni duke përgatitur?

Greta: Faleminderit! Në këto momente ndodhem në shtëpi, ora është 20.00 e datës 12 qershor 2007. Në këto momente po rifreskoj kujtesën duke lexuar disa nga librat shkollor, pasi edhe tre ditë përfundoj vitin e dytë shkollor.

Sapo keni fituar një tjetër çmim të madh, pas atyre në Kënga Magjike dhe Mikrofoni i  Artë. Jeni ndoshta e vetmja këngëtare që këto vite keni fituar kaq shumë çmime të rëndësishme në një kohë kaq të shkurtër.Si ndiheni?

Sinqerisht ndihem shumë e lumtur që kam fituar dy çmime të para, “Mikrofonin e Artë” më 7 tetor 2006 dhe “Top Fest 4” më 27 maj 2007.
Ju në vlerësim çmimesh përmendni si fituese çmimi edhe festivalin e Këngës Magjike. Unë të falenderoj, por e ke gabim si statistik, por jo si vlerësim. Mesa duket kënga ime pjesëmarrëse në festivalin e “Këngës Magjike 2005” me titull  “Kam Mall”, pasi është bërë hit në publik ju mendoni me të drejtë se duhet të ketë marrë çmim. E keni gabim pasi kjo këngë nuk është futur as në finale nga juria “Gjebrea”, por dhe keni të drejtë sepse kjo këngë më ka dhënë çmimin e publikut, çmime të cilat vetëm të tilla i dëshiroj.
 
Fatkeqësisht fitorja në “Top Fest” u shoqërua me shumë polemika të panevojshme. Cila është përgjigja juaj ndaj tyre?

Në një garë ka fitues dhe të humbur. Është shumë e rëndësishme që humbjen ta pranosh me shumë dinjitet, qetësi dhe kulturë. Humbja është e dhimbshme dhe sinqerisht më vjen keq për të humburit. Garat vazhdojnë çdo vit dhe sejcili ka mundësiçë me punë të jetë fitimtar. Në të gjitha kompeticionet botërore, me aq sa di unë, çmimet e para gjithmonë kontestohen, por në përputhje me kulturën e të humburit konkurent, në rastin konkret kultura e të humburve në Top Fest 4 e humbi ekuilibrin e gjykimit!!
Unë fitova një çmim shumë të madh, atë të publikut.
 
Jeni vetëm 16 vjeçe dhe keni arritur një sukses që çdokush do ja uronte vetes. Ka qenë thjesht fat apo një punë  dhe investim shumë i madh nga ana juaj dhe e stafit që qëndron pas jush?

Duhet të kemi parasysh që fati ka një kuptim tjetër, por absolutisht ekziston në raste të tilla. Në një karrierë të tillë talenti dhe një punë e jashtëzakonshme jep këto rezultate në rritje. Fati im është që kam dy prindër specialistë në këtë fushë (muzikës) por dhe një kulturë të avancuar që prodhon vetëm cilësi në rritje të edukimit tim. Fat është edhe talenti im në fushën e këngës, si rezultat i trashëgimisë së një geni. Puna profesionale në mënyrë kronologjike dhe të pandërprerë sjell absolutisht suksesin. Sigurisht që një staf profesionist që punon për suksesin tim është çelësi kryesor i fitores, sepse përzgjedhja e një krijmtarie, kompozicioni në përputhje me kërkesat e kohës, të cilësisë së interpretimit tim, vokal, teksti, koreografia, luku dhe shumë faktor të tjerë përbëjnë investimin më të madh krijues sesa atë monetar.
 
Ju morët pjesë në festivalin e këngës në RTVSh ku ishit dhe një ndër më të preferuarat, por nuk fituat çmimin e madh. Keni folur se dëshironi të shkoni në Eurosong. Do konkuroni sërisht këtë vit?

Po! Unë dhe stafi po punojmë që triumfi i radhës të jetë festivali i fundvitit me qëllimin e vetëm konkurimi në Eurovision. Sigurisht n.q.s. e meritoj unë dhe kënga që do të përfaqësoj.

 
Këngët tuaja tashmë gjenden dhe në listën radiofonike europiane. Mendoni se jeni gati për të depërtuar në tregun botëror të muzikës? Ndonjë përpjekje specifike?

Fatmirësisht nga një shtëpi diskografike amerikane është përzgjedhur për compilation kënga e albumit tim “Kërcim Dashurie” e kompozuar nga kompozitori i mrekullueshëm Genti Lako. Kjo këngë është shpërndarë në të gjitha radiot e botës me të drejtë ekskluzive nga Radio Ventures në SHBA. Të gjitha këngët e mia në audio dhe video janë paraqitur në katër shtëpi diskografike në Angli në një konkurim vlerësimi.

Kur morët çmimin ndryshe nga këngëtarët e tjerë ju kënduat një fragment live. Ishte diçka e rastësishme apo e bëtë për ti provuar publikut që ju dini shumë mirë të këndoni live dhe që vërtet e meritonit 100% çmimin?

Jo, ishte thjesht instikti im i të vepruarit momental.
 
Në lajmet e Top Channel, reagimi juaj kur u shpallët fituese u komentua si fallso, sepse siç u tha aty, nga klasikimet paraprake ju duhej ta dinit që do fitonit. Personalisht ky koment mu duk i pavend, po juve?

Edhe unë u çudita nga qëndrimi kontradiktor  në lajmet e Top Channel. Nuk mund të kuptoj se ku ishte qëllimi i këtij qëndrimi, por unë fitova çmimin e parë në festivalin që organizon vetë Top Channel.

 Media ka krijuar një “konflikt” fallso midis jush dhe Ponit. A keni pasur rastin ta takoni pas natës finale apo ti uroni njëra-tjetrës për fitoren?

Ponin nuk e kam takuar që mbas festivalit, por dua të them që kam marëdhënie shumë të mira me të.
 
Dëgjoj që jeni duke zhvilluar një turne. Ne cilat qytete shtrihet turneu dhe a do shkoni në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi. Po në Amerikë do na vini?

Është e vërtetë që kam filluar një tur koncertesh në të gjithë Shqipërinë si suport i albumit tim “Mos shiko tjetër”. Planifikimi i këtij turi është bërë edhe për jashtë Shqipërisë, por në Amerikë nukë shtë planifikuar.

Suksesi ne TopFest a do pasohet dhe me një album të ri? E di që është pak herët për të folur, pasi ju në fund të ’06 publikuat albumin tuaj të parë, por jemi kurioz të mësojmë..

Krahas projekteve të pjesëmarrjes në konkurime si Top fest dhe Festivali Kombëtar, krijimi i një kënge dhe videoklipi për konkurimin në tregun muzikor në verë 2007, turneun që shpjegova më sipër dhe koncerte kontraktuale, po pergatis këngë të reja për të dalë me albumin tim të ri në qershor të vitit 2008.
 
Po për këngën fituese “Sa me lodhe” a do ketë një videoklip?

Jo, pasi këngët që ne nxjerrim në transmetim (festivale) nuk i trajtojmë më tej pasi konsumi i tyre mjafton vetëm me këtë kompeticion.

Cfarë egzaktesisht do të thotë Usahh Usahh?

Usahh Usahh është një shprehje e menduar nga kompozitori i këngës Genti Lako. Kjo shprehje është dëgjuar tek filmi “Bad Boys 2” me protagonist Will Smith dhe Martin Lawrence. Njëri nga protagonistët gjatë filmit sa herë që ishte në stres, në ankth, i lodhur thoshte “Usahhh”. Ne themi “Uhhhh”, ata thonë “ Usahhh”


Jeni shumë e njohur, sidomos në Shqipëri. A ju pengon kjo njohje, për të patur një jetë normale si e bashkëmoshatarëve tuaj ?

Sigurisht që më pengon në krahasim me moshatarët e mi, por njëkohësisht jam shumë e lumtur që bëj këtë jetë.
 
Keni krijuar një imazh prej popstari, me look-un e veçante, trupën e baletit, një menaxher dhe një kompozitor që me vëmendje dhe seriozitet seleksionon këngët tuaja. Si ja keni arritur këtë pasi shumë artistë ende ankohen për mungesën e një stafi këshillues.

E gjithë kjo përzgjedhje vjen si fillim nga familja ime të cilët kanë gjetur elementët më të veçantë krijues, për të mbështetur karrierën time artistike.

Duke ju falenderuar për intervistën, besoj se më mbetet veç t’ju uroj “Shihemi në Eurovision 2008”


Faleminderit për intervistën dhe urimin për Eurovision 2008, pasi me të vërtetë është synimi im!



* gretakoci_lg.jpg (31.75 KB, 270x365 - E shikuar 4 Herë.)
E identifikuar
Amy
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 818



Shiko profilin
« Përgjigju #50 më: 06-07-2007, 17:24:45 »

 Një titull intrigues, që sjell një këngë ritmike tepër të përshtatshme për stinën e verës. “Zbulo sekretin”. Kështu titullohet kënga, që këngëtarja Greta Koçi sapo ka regjistruar në studion e kompozitorit të saj të preferuar Genti Lako dhe që shumë shpejt pritet të jetë në ekranet muzikore e shoqëruar nga një videoklip.

Edhe pse e impenjuar në koncerte gjatë gjithë këtij sezon Greta e ka parë si të arsyeshme të lançojë tashmë edhenjë këngë të re, që nga sa mësojmë iu përket ritmeve folk të gërshetuara me modernen,ndërsa tekstin e saj e ka shkruar poeti Arben Duka. Por,ndërsa ka marrë në duar këngën e saj të regjistruar këngëtarja nuk ka humbur kohë për të realizuar edhe klipin shoqërues të këngës, i cili gjithashtu pritet të jetë shumë i veçantë dhe intrigues, madje me skena të xhiruara edhe nën ujë.

 “Sapo është përfunduar skenari i xhirimeve televizive për realizimin e videoklipit të kësaj kënge dhe besoj se shumë shpejt do të kemi mundësi ta lançojmë në ekran”,tregon këngëtarja e cila shton se xhirimet do të nisin javën e ardhshme dhe do të realizohen jashtë Shqipërisë, por padashur të japë detaje të mëtejshme në këtë drejtim.

“Mund t’ju them se do të ketë elemente të veçantë, të cilët nuk janë realizuar në asnjë videoklip”, vazhdon Greta duke buzëqeshur. Por njëkohësisht tashmë, që edhe shkolla ka përfunduar Greta Koçi ka një axhendë të ngjeshur me koncerte, që do të vazhdojnë deri në fund të vitit si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

 E pyetur nëse në kërkesat për koncerte ka ndikuar edhe çmimi i parë në Top Fest ajo përgjigjet: “Jo! Niveli i kërkesave për koncerte është i njëjtë, por thjesht “Top Fest” më dha një triumf të dytë pas çmimit të parë në festivalin “Mikrofonii Artë”, që do të thotë një përgjegjësi më e madhe për të krijuar këngë sa më cilësore për të gjitha shtresat e popullsisë”.

Dhe duket se ky çmim nuk ka ndikuar as në kontratën joshëse, që këngëtarja ka nënshkruar me një prej diskotekave më të mëdha të Ballkanit në qytetin turistik të Ulqinit. Prej njerëzve të afërt të këngëtares kemi mësuar se shuma, që i është ofruar Greta Koçit për të kënduar dy muaj në diskon më të madhe në Ulqin është vërtet marramendëse dhe e lakmueshme nga shumë prej kolegëve të saj, qoftë edhe me më tepër eksperiencë, plot 70 mijë euro.

Megjithatë duket se kur flet për muzikën Gretës nuk i pëlqen të flasë për shifra dhe para. “Mendoj se nuk është e këndshme të deklaroj për shumat që përfitoj nga koncertet”,tregon Greta dukei dhënë më shumë rëndësi faktit, që i gjithë interpretimi do të jetë vetëm live. Kontrata fillon më 16 korrik dhe në diskotekën Tropikal do të këndoj së bashku me këngëtarin e mrekullueshëm kosovar
Sinan Vllasaliu”.


Natyrisht prindërit e Gretës, që nuk e lënë vetëm në asnjë çast do të jenë bashkë me të për ta shoqëruar. Megjithatë pavarësisht impenjimeve artistike të stinës, Greta Koçi ka programuar edhe ditët e pushimeve,që këtë vit së bashku me familjen kazgjedhur të jetë jashtë Shqipërisë në muajin shtator.

E identifikuar
Belinaa
Cause all I think about you
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 3147



Shiko profilin
« Përgjigju #51 më: 18-08-2007, 22:56:49 »

Greta Koçit i dështojnë xhirimet në Maqedoni


Aleksandri, i vetëquajtur Princi i Maqedonisë ka mbetur i habitur nga reagimi i tyre duke thënë se askush nuk kishte guxuar t’i vinte në diskutim profesionalizmin. Aty gjithçka bëhej shumë avash dhe pa asnjë detaj artistik që të na pëlqente - tregon Greta e cila nga zhgënjimi ka shpërthyer në lot.

Keshtu informohemi se Greta ka ndërprerë xhirimet pasi cilësia me të cilin po bëhej klipi linte shumë për të dëshiruar si nga fabula ashtu edhe për nga elementët e tjera.


Regjizori i klipit quhet Aleksandër dhe ai është ideatori i të gjithë klipeve që këngëtarët tanë të të gjitha trevave shqiptare, bëjnë në Maqedoni, ndërkohë që prindërve të Gretës dhe vetë asaj, gjithçka i është dukur pa nivel dhe pa profesionalizëm. Të zhgënjyer, ata kanë ndërprerë menjëherë xhirimet për të kërkuar specialistë në Shqipëri. Aleksandri, i vetëquajtur “Princi i Maqedonisë” ka mbetur i habitur nga reagimi i tyre duke thënë se askush nuk kishte guxuar t’i vinte në diskutim profesionalizmin. “Aty gjithçka bëhej shumë avash dhe pa asnjë detaj artistik që të na pëlqente” - tregon Greta e cila nga zhgënjimi ka shpërthyer në lot.

“Kënga duhej të ishte e gëzueshme pasi ishte një këngë vere dhe ritmike, ndërkohë që fabula nuk kishte lidhje fare me atë ç’ka unë duhej të shprehja” - tregon ajo. I ati i Gretës shumë i revoltuar spjegon se dëmi nuk ishte vetëm moral dhe një humbje e madhe kohe, por edhe material pasi paratë e xhirimeve nuk iu kthyen nga Aleksandri. Më pas ata janë kthyer në Shqipëri në kërkim të një stafi tjetër që të realizonte një klip ashtu siç e mendonin ata. Kanë lënë gjithçka në duart e regjizorit të njohur Leonard Bombaj i cili ka punuar me një staf të improvizuar dhe deri tani Koçi tregon se është shumë i kënaqur nga puna e tyre. Kanë xhiruar në Tiranë, pranë Galerisë së Arteve, në Velipojë dhe në Vlorë dhe tregojnë se janë shumë në ankth, sepse kënga duhet të dalë shpejt pasi është një këngë verore dhe i përshtatet këti sezoni.


I ati i Gretës dëshiron t’i bëjë thirjes të gjithë këngëtarëve që klipet e tyre t’i realizojnë në Shqipëri dhe jo jashtë, pasi këtu ka specialistë shumë më të përgatitur sesa në Maqedoni. Mendohet që xhirimet të zgjasin vetëm tre ditë dhe gjithçka të jetë gati për transmetim në një kohë rekord sapo klipi të dalë nga studiot e montazhit.

Sa për materialet e xhiruara në Maqedoni, mendohet që të mos përdoret asgjë duke u cilësuar të një niveli jo profesional.
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Charlie
Anetar


Karma: 8
offline offline

Postime: 3665



Shiko profilin
« Përgjigju #52 më: 19-08-2007, 11:08:57 »

iiiii si plake ta shpif...qesh me te madhe qesh me te madhe tek kjo fotoja e fundit do ti jepja nja 30 vjeçe pa frikë fare qesh me te madhe qesh me te madhe


Mos ma shaj se vallai hyn me bela me mua ti zgerdhihet
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24144



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #53 më: 01-10-2007, 09:49:57 »

16-vjetori i Greta Koçit mbledh këngëtarët big dhe të rinjtë



Prindërit e këngëtares kanë organizuar festën, me 150 të ftuar

Më shumë se një ditëlindje dukej si një festë këngëtarësh. Në 16-vjetorin e Greta Koçit, të mërkurën në mbrëmje te “Buda bar” janë mbledhur së bashku këngëtarë të rinj dhe të vjetër, të cilët të ftuar nga familja e Gretës nuk kanë ngurruar t’i përcjellin urimet më të mira koleges së tyre të vogël. Dhe pa dyshim ajo ka qenë mbretëresha e mbrëmjes. E veshur me një fustan të zi, tepër klasik Greta ka mbërritur në lokal rreth orës 21:00 të mbrëmjes, pasi aty ishin mbledhur gjithë të ftuarit, për të cilët duhet të theksojmë se kanë qenë të gjithë emra të njohur të skenës dhe ekranit shqiptar. E sigurisht bashkë me urimet nuk kanë munguar as dhuratat të cilat nisnin që nga fustanet, xhaketat, çantat, portofolat, bizhuteritë e deri te parfumet që duket se kanë qenë të panumërt. Pasi është përshëndetur nga orkestra live dhe ka marrë urimet me këngë, Greta Koçi nuk ka ngurruar ta marrë vetë mikrofonin për të përshëndetur gjithë të pranishmit duke e vënë theksin në mënyrë të veçantë te prania e këngëtarëve të njohur të skenës sonë, Liljana Kondakçi, Sherif Merdani dhe Luan Zhegu. Megjithatë festës nuk i kanë munguar as Sinan Hoxha e Altin Shira.

http://www.celebritete.com/16-vjetori-i-greta-kocit-mbledh-kengetaret-big-dhe-te-rinjte/#more-101
« Ndryshimi i fundit: 24-10-2007, 08:07:30 nga Berni » E identifikuar

M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #54 më: 24-10-2007, 15:01:52 »

Shikoni dhe Foto te Greta Kocit dhe Video te saj.
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24144



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #55 më: 27-10-2007, 15:49:22 »

Greta Koçi prezanton një tjetër këngë me videoklip

“Më fal nënë”. Eshtë një tjetër këngë e kënduar nga këngëtarja Greta Koçi, që së shpejti do të shoqërohet me videoklip. Bëhet fjalë për një baladë me tekst të Rozana Radit dhe muzikë nga Gramoz Kozeli, me të cilën Greta është prezantuar në spektaklin “Miss Globe International 2007”. Edhe pse është ndryshe nga rrymat me të cilat zakonisht e kemi parë Gretën të prezantohet është një këngë që mbetet në kujtesë dhe ndoshta kjo është arsyeja për të cilën këngëtarja vendosi, që kënga të shoqërohet edhe me klip.

Lexo pjesen tjetër te shkrimit »

Greta Koçi prezanton një tjetër këngë me videoklip
« Ndryshimi i fundit: 29-10-2007, 10:56:21 nga Berni » E identifikuar

astrit morina
Vizitor
« Përgjigju #56 më: 28-11-2007, 16:55:53 »

ej greta je ma e mira prej te gjithve nese ka munsi me kontktu me mua titi-117@hotmail.com..tung kalofsh mire
E identifikuar
astrit morina
Vizitor
« Përgjigju #57 më: 28-11-2007, 17:45:22 »

greta une jam astriti  nese ke mundesi te kontaktoje me mua permes numrit te telefonit 007744707809 ose email...titi-117@hotmail.com jam  nga kosova tung te dua shum jam 15vjeq bye bye
E identifikuar
BabyDance
Mjaltë
Moderator


Karma: 2
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2801



Shiko profilin
« Përgjigju #58 më: 29-11-2007, 14:31:56 »

greta unë jam astriti  nëse ke mundësi te kontaktoje me mua përmes numrit te telefonit 007744707809 ose email...titi-117@hotmail.com jam  nga kosova tung te dua shum jam 15vjeq bye bye


Kontakto Greten mbase e ke qejf shum

www.gretakoci.com
E identifikuar

Per ty minuta akoma me kan mbetur, per syte e mi ende ai seshte tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
astritiii
Zërist


Karma: 0
offline offline

Postime: 6


Shiko profilin
« Përgjigju #59 më: 29-11-2007, 14:44:39 »

po e dua shum ma
E identifikuar
Faqe: 1 2 3 [4] 5 6 7 8   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  



Anketa
  • Kush eshte kenga juaj e preferuar?
  • Dot "Apologize" Timbaland feat. One Republic
  • 2 (28%)
  • -
  • Dot "Bleeding Love" Leona Lewis
  • 4 (57%)
  • -
  • Dot "Mercy" Duffy
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot "New Soul" Yael Naim
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot "Il Avait Les Mots" Sheryfa Luna
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot "Don't Stop The Music" Rihanna
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot "Kuschel Song" Schnuffel
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot "Now You're Gone" Basshunter & DJ Mental Theo's Bazzheadz
  • 1 (14%)
  • -
  • Dot "No One" Alicia Keys
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot "What's It Gonna Be" H Two O feat. Platinum
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 7
  • Shiko temen

* Sponsor