Faqe: 1 [2] 3 4 5 6 7 8   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Greta Koci  (E lexuar 13394 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
BabyDance
Mjaltë
Moderator


Karma: 2
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2801



Shiko profilin
« Përgjigju #15 më: 03-06-2006, 08:12:10 »

Simpatike eshte ate kengen te Kenga Magjike ja pelqej shume  buzeqeshje

www.gretakoci.com dhe kush ka dëshirë te kontaktoje ose dhe ti shkruaj diçka gretes mund ta beje këtë ne info@gretakoci.com ju sigurojme qe ajo do ju përgjigjet te gjithëve..

Ju jeni vellau i Gretes ? buzeqeshje
E identifikuar

Per ty minuta akoma me kan mbetur, per syte e mi ende ai seshte tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
Bekimi
Strateg
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 3179



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #16 më: 03-06-2006, 10:52:02 »

Javen qe shkoi, Greta ishte ne nje koncert ne Struge, dhe me la nje pershtypje shume te mire.

Dhe, cka me pelqeu me teper, ajo vozitej me nje HAMMER te zi qe me la me goje hapur.

Sikur ta posedoja........... Hammerin zgerdhihet
E identifikuar

Te dua Nene




bekimi@zeriyt.com
Era e Dashnis
Anetar


Karma: 2
offline offline

Postime: 338


Shiko profilin
« Përgjigju #17 më: 04-06-2006, 22:41:44 »

ouuuuuuuuu une jam shume e befasuar ne fakt...nga emri me behet se kam degjuar per te por u befasova se thuhet se kjo goca te ket 14 vjec!e me falni por nga fotoja qe kemi aty...ajo goce me se paku te ben te mendosh ne nje goce 14 vjec por ne nje mes 20 e 30 ashtu ahhahah!seriozisht kisha ven duart ne zjarr si themi ne se kesaj 14 vjec si jepja dot!
kenget akoma sia kam degju iher te shohim mbase shkruaj prape kur ti degjoj!
hajde ishalla seshte prej atyne cka vjedhin kjo e mesa shoh paska potencial te behet e madhe ne skenen shqiptare!
i uroj fat nese eshte tamam prej atyne cka nuk vjedhin!

E identifikuar
Dirrtygirl
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 1669



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #18 më: 29-06-2006, 08:31:33 »

Unë  ne  Durrës  kam patur rastin  ta  takoj  nga  afër ....dhe  me  ka  lënë  një  përshtypje  shum  te  mirë  ... buzeqeshje disi  as  nuk ishte  mendjemadhe ...ishte shum  e  thjesht  e  bukur te  gjitha i kishte ... edhe kishte shum dëshirë te  njoftonte njerz ose adhurus te saj ....diçka shum e  thjesht ishte buzeqeshje sa  qe  kur me  than  qe  ishte  aq  e re  nuk besoja  mirpoo  ashtu  ishte  me  duket  vetëm  15 vjeq  ishte  zgerdhihet dhasht zoti qe  edhe  këtë  vite ta  takoj  prap  buzeqeshje


hej mund ti skanosh dhe hidhi ktu pastaj  buzeqeshje
E identifikuar

Perla
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 152


Shiko profilin
« Përgjigju #19 më: 29-06-2006, 10:31:09 »

Pushimet e saj janë shumë të rralla sepse punon non stop dhe sepse nuk e sheh dy herë në të njëjtin vend. Ajo preferon pushimet verore në plazh dhe ato i kalon me familjen e saj . "Unë nuk kam shoqeri ndaj nuk bëj pushime me to" - thotë Greta. Natyrisht që pushimet me kolegët e punës i bën me dëshirë. Muajt e preferuar për të pushuar për të janë muaji korrik dhe gusht. Shpenzon aq sa të mundet dhe aq sa duhet për tu ndjerë mirë. Aktualisht ajo është duke u mar me albumin e saj, i cili pritet të dalë në verë. Albumi pritet të mbajë 10 këngë
E identifikuar

E vërteta dhe realiteti përballohen nëse i lejojmë të na shkaktojnë dhimbje.
Bleriana
Anetar


Karma: -1
offline offline

Postime: 264



Shiko profilin
« Përgjigju #20 më: 29-06-2006, 11:17:22 »

Mua Greta me duket shum e shëmtuar ama këndon bukur......
« Ndryshimi i fundit: 31-03-2007, 07:16:57 nga Terenc Pepa » E identifikuar

Kerkush ska vdek per Dashuri...
Tash e gjej nje ma te mir se ty...
Bambolina
Zërist


Karma: 0
offline offline

Postime: 7


Shiko profilin
« Përgjigju #21 më: 03-07-2006, 18:51:27 »

Greta esht vertet nje vajze shum simpatike,inteligjente dhe po ben kariere.Dhe per kete bravo i qofte sepse esht akoma vetem 15 vjec. Un nga afer nuk jam takuar,por kam kontaktuar ne email,dhe me ka lene pershtypje shum te mira,kam shume respekt per te.
I uroj shum suksese dhe kam besim se do ece shum ne jete!
E identifikuar
Perla
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 152


Shiko profilin
« Përgjigju #22 më: 07-07-2006, 04:17:17 »

Mua me pëlqen kënga "Kam mall",qe nga ajo këngë me pëlqen edhe Greta
« Ndryshimi i fundit: 31-03-2007, 07:17:18 nga Terenc Pepa » E identifikuar

E vërteta dhe realiteti përballohen nëse i lejojmë të na shkaktojnë dhimbje.
Perla
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 152


Shiko profilin
« Përgjigju #23 më: 10-07-2006, 02:07:26 »

Këngëtarja më e vogël në Shqipëri, Greta Koçi

--------------------------------------------------------------------------------

TRILLET E GRETËS
Këngëtarja më e vogël në Shqipëri, Greta Koçi, jashtë skenës. Si arriti të hyjë në fushën e artit. Braktisja e klubeve të natës dhe planet për një karrierë të lakmueshme. Si dhe dashurinë e (pa)provuar…
Këngëtarja 15 vjeçare , Greta Koçi duke pozuar për Sektër

Datëlindja: 26 Shtator 1991
Vendlindjauçovë
Vendbanimi: Tiranë
Shkolla: Viti i parë "Eurolingua" Anglisht-Frëngjisht
Hobi: Aktrimi
Këngëtarët e preferuar: Kristina Aguilera, Celine Dion, Mariah Carey, Ricky Martin, Hazizi
Ngjyra e syve: Kafe
Ngjyra e flokëve: e Zezë
Gjatësia: 1.75 cm
Ngjyra e referuar  kuqe
Shenja e Horoskopit: Peshorja

DUA TË JEM

"SIMLY THE BEST"





Këngëtarja 15- vjeçare Greta Koçi, jashtë skenës. Si arriti të hyjë në fushën e artit dhe të konkurojë përkrah emrave të njohur të muzikës, edhe pse është më e vogla që ka hedhur zërin në tregun muzikor. Braktisja përfundimisht e klubeve të natës në Tiranë dhe planet për një karrierë të lakmueshme. Si dhe dashurinë e (pa)provuar…

Dashurinë e pret ta "godasë" si rrufeja në një qiell të pastër.

Ndërsa i këndon asaj njësoj si Anna Vissi, këngëtarja greke mjaft e preferuar për të. Trille, zhgënjim, shtrat i heshtur, hapa që dëgjohen apo parandjehen, ndoshta dhe braktisje gjen në këngët e saj. Eshtë vetëm 15 vjeç dhe 1. 75 cm e gjatë. E rrethuar si nga një aureolë nga përkudesja deri në detaje e prindërve, për më shumë se dy vjet ajo është në kërkim të skenave të mëdha. Nuk është aspak supersticioze edhe pse beson në një zot. Dhe fiton nga koncertet aq të ardhura sa të ngasë një makinë Chevrolet të zezë, të cilën e bleu 24 mijë Euro ekzaktësisht më datë 06/06/06, duke e shpërfilluar këtë ditë të frikshme si dita e djallit. Në makinën me kamio automatike, që e bën të guxojë ta ngasë edhe vetë ajo tani dëgjon gjashtë këngët më të fundit mes të cilave "Dashuri pa shije", "Një herë po, njëherë jo", etj.

Por e ndërron shpesh shijen, me muzikën e katër disqeve të tjerë, një disk me këngë të këngëtares Vissi, muzikë house, miks dhe një disk të këngëtares greke, Elena Paparizou, me të cilën ka të ngjarë të këndojë një këngë shumë shpejt. Ia ka premtuar Darko Dimitrov, kompozitori maqedonas, me të cilin ajo bashkëpunon.

Vajza brune e një nëne beratase dhe e një babai shkodran sapo ka prezantuar këtë videoklip, ku shfaqet e veshur si një infermiere, njëherë me veshje rozë dhe njëherë më të bardhë dhe ku rebelon për një dashuri të pamerituar .Një histori e vockël, që shkakton revoltë. "Aty interpretoj", thotë Greta, duke mos e fshehur se një nga hobet e saj është aktrimi. Në fakt di t'i picërrojë sytë mirë dhe di të marrë poza edhe kur bën një bisedë të thjeshtë. I është bërë propozimi i parë për realizimin e një "musical", që do të ketë në qendër jetën e një artisteje shqiptarjeje mes familjes, udhëtimeve për koncerte jashtë vendit, jetës intime, marrëdhëniet me fansat, po çfarë fansash se, që e formojnë shumë shpesh numrin privat të saj. E jëma e Gretës tregon se është ajo zëdhënësja e së bijës, që përveçse merret me gjithçka që asaj i duhet pret edhe telefonatat. Domethënë ajo ka në dorë të përzgjedhë fansat nga zëri, që pastaj t'ia kalojë telefonin Gretës. "Ka vesh muzike", tregon Greta me të qeshur "se ka studiuar për muzikë, pikërisht për flaut". Dhe e ka pasur një qëllim të hershëm për ta bërë të bijën artiste, që kur lindi dhe i vuri emrin e shoqes së saj të ngushtë, Greta Aliaj, e bija e koreografit të njohur Agron Aliaj.

Të paktë ishin ata që e njihnin vajzën me forma të plota , ku u u prezantua në një videoklip duet me Erion Korinin me këngën "Kush ka faj". Romantike dhe ledhatare e trupit të saj, sikur të kishte provuar një zhgënjim të vërtetë dashurie. Shumë u çuditën kur fare rastësisht morën vesh se ajo ishte vetëm 13 vjeç e gjysmë. Në fakt ishte pare si konkurente tek spektakli "Gjeniu i vogël" dhe "Ethet e së premtes mbrëma". Tek "Gjeniu i vogël" u pozicionua në 100 zërat më të mirë nga 7000 mijë pjesëmarrës nga vendi, por një gabim teknik për të marrë pjesë njëkohësisht tek të dy spektaklet me target të ndryshëm, i solli dëm pasi u përjashtua nga të dy spektaklet. Gjithsesi asaj iu bë oferta e parë nga "House of arts". Për gjashtë muaj së bashku me këngëtarin Antre, ku çdo mbrëmje interpretonin muzikë të lehtë , hite shqiptare apo greke. Aty e dëgjoi Erion Korini dhe e ftoi për bashkëpunim. Më pas ajo vazhdoi me eksperiencat e saj në klubet e natës si "Rozafa Palace" dhe "Silo".

Tani është shkëputur krejtësisht nga klubet e natës në Tiranë, për t'iu përkushtuar të kënduarit në diskotekat dhe koncerte në Kosovë dhe Maqedoni. "Ajo që më bën të ndihem mirë është eksperienca e të kënduarit "live". E ka kthyer këngën në profesion dhe kjo është arsyeja që jo rrallë i bën hile shkollës për gjuhë të huaj. "Nuk trembem,- thotë ajo.- Ndiej shumë kënaqësi kur këndoj. Të kënduarit në 'pub-e absolutisht nuk më dëmton.Zëri piqet, emocionet zhduken, forcohet fraza. "Pastaj unë mendoj se kur je e re të falet edhe sikur të gabosh. Vërtet është pak shpejt, por jam e bindur dhe e shoh veten gjithnjë në rrugën e artit". Tani është duke menduar rreth bashkëpunimit me këngëtaren greke 24- vjeçare , Elena Paparizou, këngën e të cilës "My number one", fituese e Festivalit Europian 2005, arriti ta këndojë vetëm pas dy ditësh në "House of Arts".

"Kam kujtesë të fortë për tekstet,- thotë ajo,- dhe nuk kam frikë se e harroj edhe kur jam totalisht e pushtuar nga emocionet. Madje nuk e harroj edhe kur mërzitem dhe futem në dhomën time, vendos muzikë baladë dhe këndoj me zë të lartë". Nuk i mungojnë ofertat nga menaxherë maqedonas të koncerteve, që kur ajo këndoi në emisionin "Ti vendos" me muzikë shqiptare që transmetohet nga Televizioni Shtetëror Maqedonas. E gjen veten mirë në tingujt e muzikës së lehtë, të cilën kujton se e ka pëlqyer që e vogël kur vetëm 4-5 vjeç ajo këndonte të gjitha këngët e Mira Koncit. Dhe prindërit që e dëgjonin me aq ëndje , i bënë një dhuratë të vërtetë. I realizuan kur ishte 5 vjeç, klipin e parë të transmetuar në televizionin lokal TV1 në Shkodër, pronë e babait. Në këtë televizion ajo kujton dhe ekperiencën si prezantuese e një emisioni për fëmijë. "Adhuruesit e parë i kam "njohur" në atë moshë, madje dhe të rritur që e bënin zërin si fëmijë që të flisnin me mua por nuk ma hidhnin dot se arrija t'i njihja dhe t'u thoja me shumë mirësjellje:" faleminderit por ky emision nuk është për ju". Nga fëmijëria ka dhuratë dhe bullgarishten që e flet shumë mirë, dhe që e ka mësuar kur ishte 10 vjeç gjatë dy viteve që ka jetuar me familjen në Sofie, gjatë qëndrimit të detyruar nga biznesi i babait.

Gretën mund ta pyesësh për mashkullin e ëndrrave dhe ajo të përgjigjet duke qeshur. Duket se ende nuk e ka vizatuar modelin e mashkullit të duhur. "Si të vijë fati çdo gjë është e shkruar ", përgjigjet. Dhe ndryshe nga ç'mund t'ia diktonte mosha ajo është e qetë e përmbajtur."Qetësia është arma ime e fortë,- thotë ajo.- I zgjidh gjërat me qetësi. Madje dhe kur e pyet se a ekziston ndonjë histori e vërtetë mes saj dhe këngëtarit kosovar, Ermal Fejzullahut ajo përgjigjet "Unë s'mund t'i ndaloj ndjenjat e të tjerëve, e kam thjesht koleg". Synon të ruajë kuptimin e "Simply the best", edhe në nota, të cilat i arriti gjatë interpretimit "live' në spektaklin "Top Show" në Top Channel. Tani po përgatitet për të marrë pjësë në Festivalin e Muzikës Moderne Shqiptare "Mikrofoni i Artë" që organizohet nga Radio +2 me një këngë të kompozuar nga Genti Lako."

Besoj se është i vetmi festival ku fiton vërtet më i miri dhe ka qenë kjo arsyeja përse marr pjesë.

Jam zhgënjyer jo pak nga festivali "Kënga magjike", ku konkurova me nje këngë shumë të pëlqyer "Kam mall", dhe nuk u përfshiva as në finale.

Ndërkohë që ajo i beson shumë publikut. Dhe po rimerr forcat për një verë të nxehtë. Grupi kosovar "Hana Band" e ka përzgjedhur si të ftuarën e koncerteve të tyre nëpër Shqipëri nga 24 Korriku deri më 10 Gusht.

Greta
Kanë thënë për mua:

Irma Libohova: "Ti jo vetëm që je një këngëtare e mirë por ti mund të konkurosh dhe për miss"

Adi Hila i ka thënë nënës sime " Ti mban një diamant për dore"

Genti Lako: " Nga zëri yt qetësohet dhe një i dehur"

Darko Dimitrov : "Ti ke për të arritur shumë larg sa do ta harrosh Darkon"


Ocko : "me këngën "Dashuri pa shije" do të çoj në MTV"

10 këshillat që i bën vetes:

Mendohu para se të … flasësh
Largohu nëse …e ndien se të tradhtojnë
Zhvishu kur … bën vapë
Mos këndo kurrë me … muzikë të kopjuar
Mos puth asnjëherë një …njeri që të zhgënjen
Mos harro të hash … para se të dalësh në mëngjes nga shtëpia
Mos fli kurrë pa …thënë natën e mirë
Vishu si … Greta
I thuaj jo gjithmonë atij që … nuk të kupton
Fillo të ecësh vetë kur të jesh … e sigurtë në atë që bën

Nga Klotilda HARKA
E identifikuar

E vërteta dhe realiteti përballohen nëse i lejojmë të na shkaktojnë dhimbje.
Perla
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 152


Shiko profilin
« Përgjigju #24 më: 11-07-2006, 13:27:44 »

.
E identifikuar

E vërteta dhe realiteti përballohen nëse i lejojmë të na shkaktojnë dhimbje.
Vogelushja Korcare
Camarroke
Stafi


Karma: 7
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2225



Shiko profilin
« Përgjigju #25 më: 23-09-2006, 16:13:06 »

Surprizat e Greta Koçit për publikun



Këngëtarja e njohur Greta Koçi flet për surprizat që ka rezervuar për publikun shqiptar. Ajo tregon për famën e menjëhershme dhe për fillimet e karrierës së saj. Këngëtarja 15 vjeçare së shpejti do të jetë pjesëmarrëse në një nga evenimentet më të rëndësishme të muzikës si është “Mikrofoni i artë”, festival ku Greta Koçi pretendon një çmim. Lidhur me performancën me të cilën do të prezantohet Greta Koçi ajo shprehet se, “Kjo këngë është kompozuar nga Genti Lako, me tekst të Gjergj Jorgaqit. Performanca ime në festivalin “Mikrofoni i atrë” do të jetë me gjashtë balerinë të cilët do të më shoqërojnë në koreografi.Kam bërë shumë prova për të qenë e saktë në këtë performancë. Koreografinë e ka bërë Gjergji, i cili ka realizuar edhe koreografinë e këngës “Kam mall”. Për sa i përket veshjes po bashkëpunoj me Joni Peçin. Mendoj se do të realizohet diçka e bukur”.

-Greta Koçi megjithëse ka disa vite që këndon nuk ka mbushur ende 15 vjeç…
Po, është e vërtetë. Në datën 26 shtator unë kam 15 vjetorin.
-Kënga “Kush ka faj” është kënga që ju ka bërë të njohur. Mund të quhet ky fillimi i karrierës suaj?
Bashkëpunimi im me Erion Korinin në këngën “Kush ka faj” ishte “boom-i” për karrierën time. Nuk e kisha menduar asnjëherë se do të niste kështu karriera ime, thjesht me një duet dhe unë të bëhesha e njohur në gjithë Shqipërinë edhe jashtë saj. Jam shumë e lumtur për këtë. Më pas unë u prezantova me këngën time “Kam mall”, pjesëmarrëse në festivalin “Kënga Magjike”. Edhe në këtë festival pata një sukses të madh.
-Filluat me një duet me një këngëtarë me emër si Erion Korini. Menduat se do të kishit më shumë sukses me një duet se solo?Në fillim kam refuzuar që të merrja emër nga dikush tjetër, por Erion Korini këmbënguli që unë të dëgjoja këngën dhe të vendosja më pas. Pasi e dëgjova këngën më pëlqeu, por nuk mendoja se do të ishte një hit.
-Çdo këngëtarë e nis karrierën duke u aktivizuar që fëmijë në festivale. Keni ju një përvojë të tillë?Unë kam drejtuar emisionet e fëmijëve në TV-1 në Shkodër, në televizionin e babait tim. Atje kam realizuar një këngë së bashku me videoklipin, ishte një sigël për hapjen e këtij emisioni. Kjo ka ndodhur në moshën gjashtë vjeçare. Më pas jam angazhuar me Festivalin e Fëmijëve me dirigjentin Kujtim Ali dhe me Roland Gurin. Më pas shkova në Sofie dhe nuk munda të marr pjesë në festival.
-“Kënga Magjike” ka qenë i pari kompeticion për ju?
Po, ishte e para pjesëmarrje e imja në një konkurim. Jam e kënaqur për faktin se kënga u bë një hit, por nuk jam e kënaqur me këtë festival sepse kënga nuk u vlerësua ashtu si duhej në këtë festival. Kënga nuk u fut as në finale dhe më erdhi keq për këtë sepse kënga “Kam mall” ishte vërtetë e denjë për një çmim. Por gjithsesi çmimi më i madh për mua është vlerësimi i publikut.
-Greta Koçi ka provuar të këndoj edhe këngë popullore dhe ka arritur sukses. Do të vazhdoni të këndoni përsëri këngë popullore në të ardhmen?
Muzika popullore mua më pëlqen shumë megjithëse kam një profil të caktuar në muzikën moderne si këngëtare. Do të vazhdoj të këndoj muzikën popullore sepse ajo vazhdon të pëlqehet. Në diskoteka ku jam e ftuar kur këndoj këngë popullore publiku ngrihet peshë. Nuk është kjo arsyeja e vetme, unë do të vazhdoj të këndojë këngë popullore sepse më pëlqen. Së shpejti do të realizoj një duet e cila do të jetë muzikë komerciale, por që do të ketë nota popullore.
-Greta Koçi nuk ka sjellë ende një album për gjithë fansat e saj. Keni planifikuar që të sillni një album tuajin së shpejti?
Patjetër që do të sjellë një album. Albumi është shumë i rëndësishëm për një këngëtarë, aq më tepër që tashmë shumë njerëz më pyesin pse nuk kam nxjerrë një album. Mendoj se shumë shpejti do të vij edhe albumi im në treg.
-Në album do të jenë të gjitha krijime të reja apo edhe këngë të cilat janë tashmë të publikuara?
Natyrisht që do të ketë krijime të reja por unë kam dëshirë që në këtë album të bëjnë pjesë të gjitha këngët e mia.
-Në Shqipëri tashmë është një fluks i vërtetë këngëtarësh të rinj. Sa e ndien konkurrencën Greta Koçi?
Natyrisht që ka konkurencë. Ka këngëtarë shumë të mirë dhe të gjith i kam kolegë shumë të mirë por secili ka emrin e vet dhe zotësitë e veta. Unë mendoj se gjithkush merr atë që i takon.
-Kënga juaj “Kam mall” ka patur mjaft sukses. Kush janë bashkëpunëtorët tuaj për këtë këngë?
Muzika e këngës “Kam mall” dhe njëkohësisht orkestrimi është bërë nga Flori Mumajesi ndërsa teksti është bërë nga Turjan Huskaj.
-Greta Koçin edhe pak ditë e ndajnë nga pjesëmarrja në fesrivalin “Mikrofoni i artë”. Kush janë bashkëpunëtorët tuaj për këtë këngë?Kjo këngë është kompozuar nga Genti Lako, me tekst të Gjergj Jorgaqit. Performanca ime në festivalin “Mikrofoni i atrë” do të jetë me gjashtë balerinë të cilët do të më shoqërojnë në koreografi. Kam bërë shumë prova për të qenë e saktë në këtë performancë. Koreografinë e ka bërë Gjergji, i cili ka realizuar edhe koreografinë e këngës “Kam mall”. Për sa i përket veshjes po bashkëpunoj me Joni Peçin. Mendoj se do të realizohet diçka e bukur.
-Çfarë mesazhi sjell kënga juaj konkuruese?
Në fakt kur u bë muzika Genti Lako kishte mendimin se nuk duhej të bënim një tekst të zakonshëm për dashurinë sepse janë shumë të konsumuara si tema. Menduam që të bënim diçka për rininë. Atëherë vendosëm që të bënim një dashuri shkolle, ngacmime të vogla brenda klasës.
-Synon Greta Koçi për një çmim në festivalin “Mikrofoni i artë”?Normalisht që kushdo që merr pjesë në një festival siç është “Mikrofoni i artë” synon për një çmim. Kam shumë besim tek publiku dhe e di që do të më mbështesin shumë.
-Angazhimi juaj në koncerte është i madh. Sa ju pengon kjo për shkollën?
Unë studioj në shkollën “Eurolingua”, jam viti i dytë për gjuhë të huaja, anglisht edhe frengjisht. Absolutisht që shkollën nuk e le pas dorë megjithëse jam shumë e angazhuar në koncerte. E gjitha kjo ka vështirësi por absolutisht që shkollën nuk e le pas dorë.
-Ju studioni në një shkollë private. Pse keni zgjedhur pikërisht një shkollë të tillë?Ka shumë arsye që më kanë bërë të zgjedh një shkollë private. Si fillim numri i nxënëse në klasë, natyrisht që është më i vogël. Pastaj edhe mësimi bëhet më i qartë.
-Greta Koçi ka kënduar edhe këngë në gjuhë të huaj. E ndieni veten mirë në interpretimin e kengës në gjuhë të huaj?
Kam kënduar anglisht dhe e ndiej vetëm mjaft mirë sepse më pëlqen kjo gjuhë.
-Shumë këngëtar këndojnë “live” dhe në “playback”. Mendoni se të këndosh “live” nxjerr në pah vlerat e një këngëtari të vërtetë?
Unë këndoj “live” në çdo koncert që jam e ftuar, përjashto këtu koncertet në shesh sepse është e pamundur që të këndosh “live” teknikisht në një ambient të tillë. Në çdo diskotekë ku unë jam e ftuar këndoj “live” sepse është e vetmja mënyrë për të transmetuar emocion tek publiku. Mendoj se këngëtarë i vërtetë është ai që është i zoti të këndojë “live”.
-Ju jeni angazhuar shumë në koncerte në diskoteka. E bëni sepse ju pëlqen?
Po, gjatë verës kam qenë në Ulqin ku kam kënduar së bashku me Sinan Vllasaliun. Kam kënduar për një muaj atje dhe ia kam kaluar shumë mirë. Kam kënduar çdo mbrëmje “live” sipas një kontrate që kam nënshkruar. Më pas jam kthyer këtu, por nuk kam kënduar në diskoteka sepse kam patur një kontratë në Ulqin.
-Ju shoqëroheni gjithmonë nga prindërit kudo që shkoni. Ndiheni mirë kur i keni praën ngado?
Normalisht që ndihem shumë mirë. Mami dhe babi janë mbështetja më e madhe që unë kam. Nuk ndahem asnjëherë nga prindërit e mi, jemi kudo bashkë.
-Përveç vlerësimeve merr edhe kritika nga prindërit?
Natyrisht që po. Më japin kritika sepse pa kritika nuk bën përpara. Babi më thotë gjithmonë se duhet të jem një këngëtare e kompletuar ndërsa mami më këshillon se duhet të jem e kujdesshme dhe të jem një shembull jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë, jo vetëm si këngëtare por edhe si karakter.
« Ndryshimi i fundit: 23-09-2006, 16:22:09 nga Berni » E identifikuar

Nuk mund te jesh i drejte nese nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
Vogelushja Korcare
Camarroke
Stafi


Karma: 7
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2225



Shiko profilin
« Përgjigju #26 më: 21-10-2006, 17:09:24 »

GRETA KOCI

Asnjë djalë nuk do guxonte të më afrohej


Kur u shfaq për herë të parë si këngëtare në duetin me Erion Korinin, Greta Koçi ende nuk i kishte mbushur të 14-at, ndonëse falë shtatit të saj të lartë, kishte arritur të merrte pamjen e një zonjushe deri diku të rritur. Por pavarësisht moshës së re duket se bukuroshja shumë shpejt do të hynte në botën e muzikës, duke synuar dalëngadalë edhe skenat e festivaleve. Pas shpalljes fituese në edicionin e radhës të festivalit “Mikrofoni i artë”, muajin e ardhshëm ajo do të jetë në tregun shqiptar me albumin e saj të parë, ndërkohë që një tjetër sfidë mendohet të jetë festivali i fundvitit në Televizionin Publik Shqiptar. Por jashtë skenës dhe sukseseve duket se Greta jeton në një botë krejt ndryshe nga ajo e bashkëmoshatareve të saj. Të vetmit persona me të cilët ajo ndan gëzimet janë prindërit dhe motra Eni, ndërkohë që nuk ka miq, apo mikesha dhe për më tepër asnjë djalë që t'i vijë rrotull për t'i pushtuar zemrën.

Ke nisur të këndosh në moshë shumë të re, ende pa mbushur 14 vjeçe. Nuk e ke menduar ndonjëherë që kjo hyrje në botën e muzikës mund të krijonte një konsumim të imazhit tënd?
Jo. Nuk e kam menduar asnjëherë, sepse kam qenë shumë e sigurt në vetvete. Për më tepër përvojat e të kënduarit live, më kanë lënë të besoj që nuk kam arsye pse të trembem.

Përse dalja jote e parë ka qenë duet?
Në fakt, ai që më bëri ftesën për të dalë në duet ka qenë presidenti i BBF televizion. Në fillim nuk pranova sepse nuk më nxiste ideja e dueit, por pasi dëgjova këngën më pëlqeu dhe e pranova.

Dhe si e gjen veten tani në botën e muzikës?
Shumë mirë. Jam pozicionuar.

Mendon që do të vazhdosh me muzikën, apo është dëshirë kalimtare e nxitur nga mami?
Për mua primare është shkolla. Jam nxënëse në vitin e dytë të shkollës së gjuhëve të huaja “Eurolingua” dhe kam dëshirë që studimet e larta t'i vazhdoj për Juridik, megjithatë edhe muzika natyrisht që nuk do të mbetet pas.

Fakti që je shumë e re në moshë, të krijon ndonjë inferioritet në krahasim me këngëtaret e tjera kur je në skenë?
Jo. Jam shumë e sigurt si në komunikim me njerëzit, ashtu edhe në skenë. Madje shpesh ndjehem më shumë se e barabartë. Pavarësisht moshës kam arritur të këndoj live, gjë që të tjera këngëtare më të pjekura se unë nuk e kanë arritur, ndaj mendoj që nuk kam motive përse të ndjehem inferiore.

Shpesh këndon në pub-e. Javën e shkuar ke qenë te “Honey”. Të kënduarit në lokalet e natës është diçka komerciale dhe një zgjedhje që Greta e bën vetëm për lekë, apo ka diçka më shumë?
Së pari kur marr oferta të tilla e ndiej që vërtet jam në treg, jam e kërkuar nga publiku. Pastaj është kënaqësia e të kënduarit live dhe mënyra se si fansat të presin dhe të duartrokasin. Natyrisht edhe vlerësimi financiar ka ndikimin e vet.

Aktualisht me çfarë po merresh?
Po punoj për albumin tim të parë që do të dalë në treg në fund të muajit nëntor nga “Eurostar”. Aty do të ketë disa nga hitet e mia më të mira, këngë të reja, si dhe një duet me këngëtarin kosovar Labinot Tahiri. Ndërkohë, sapo kam përfunduar regjistrimin për videoklipim tim të fundit, që do të shfaqet brenda këtij muaji.

Kam mësuar se do të jesh pjesëmarrëse edhe në festivalin e fundvitit në RTSH. Cilët do jenë bashkëpunëtorët?
Në këtë rast dua të mbeten sekret.

Zakonisht janë kompozitorët që kërkojnë Gretën, apo është Greta që kërkon një emër të caktuar?
Ndodhin të dyja.

Ke ndonjë preferencë të veçantë kur është rasti të zgjedhësh?
Genti Lako, Adrian Hila, Flori Mumajesi, Shpëtim Saraçi. Emra që njihen tashmë.

Eshtë shkruar për ty si “një këngëtare që kudo është e shoqëruar nga mami”. Ndihesh mirë kështu, apo do të doje të ishe më e lirë?
Kjo është e vërtetë, por kanë harruar të shkruajnë që me ne është edhe babi. (qesh) Jam shumë mirë kështu. Ndoshta të tjerët mund të mendojnë që prindërit gjithmonë i rrinë në kokë Gretës dhe e ruajnë ngado që shkon. Unë vetë kam nevojë për prindërit. Ne dalim bashkë, rrimë bashkë, shumë biseda i konsumojmë bashkë, si shokë. Ndjehemi shumë mirë të tre së bashku.

Nuk të duket ndonjëherë vetja si vajzë e përkëdhelur që gjithmonë shoqërohet nga prindërit?
Përderisa jam në këtë moshë, mendoj që është nder të jem e shoqëruar me prindërit.

Po mikesha të ngushta me të cilat flet për gjërat e tua private si çdo vajzë e kësaj moshe, nuk ke?
Jo. Kam shoqe klase dhe kolege arti, por mikesha të ngushta nuk kam.

Gjërat personale dhe intime Greta i bisedon vetëm me prindërit? Je e lirë për të folur me ta?
Po, ne jemi bërë si shokë.

Dhe gjithmonë vepron sipas këshillave të tyre?
Ne kemi një gjuhë që kuptohemi me njëri-tjetrin dhe diskutojmë gjithçka.

Ke një shok zemre?
Jo.

Sigurisht që të vijnë shumë djem rrotull…
Jo.

E pamundur. Nuk më dukesh nga ato vajza që mund të kalojnë pa u vënë re nga një mashkull…
Nuk kanë ku të më vënë re.(qesh) Unë lëviz gjithmonë me makinë. Gjëja e vetme, që më ndan nga familja është koha e shkollës. Në kafe, apo takime që mund të kem me njerëz të ndryshëm shkoj me prindërit. Edhe në pub-e kur këndoj jam e shoqëruar me ta.

As në shkollë, nuk ke ndonjë djalë që të vjen rrotull?
Jo. Natyra ime është e tillë, që edhe nëse dikush do ta mendonte, nuk do të guxonte.

Fakti që je gjithmonë e shoqëruar nga prindërit, nuk e ndjen se të privon nga disa argëtime të moshës tënde, siç mund të jetë të shkuarit në pub-e, apo daljet me shoqërinë jashtë syrit të mamit dhe babit?
Jo. Për moshën time janë gjëra të papjekura.

Dhe kur të arrish moshën e pjekurisë mendon se do të arrish ta fitosh “lirinë”?
Unë nuk bëj një jetë si gjithë moshatarët e mi. Jam shumë më ndryshe.

Në ç'kuptim?
Jam më e lidhur me familjen, jam person publik, ndaj dhe jam më e veçuar në këtë drejtim. Më pëlqen kjo jetë që bëj.

Prindërit rrinë kaq shumë pas teje vetëm se je person publik, apo të njëjtën gjë bëjnë edhe me motrën tënde?
Jo, nuk ka lidhje me faktin që jam person publik, por sepse kjo është natyra ime. Sa për motrën më të vogël, Enin, ajo ka tjetër natyrë.
« Ndryshimi i fundit: 21-10-2006, 17:11:07 nga Berni » E identifikuar

Nuk mund te jesh i drejte nese nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
Capkenja
Vizitor
« Përgjigju #27 më: 28-10-2006, 21:07:49 »

Mua Greta me ngjan si lope hollandeze asgje me shume..ate ta krahasosh me nje grua 30 vjece ngjan me e madhe se gruaja.Sa per ze ska ndonje qe te bej bummm.. mund ta kete filluar karrieren me mik!Kush e ka shoqe le tja percjelle mesazhin tim dhe te nje grupi vajzash e djemsh qe kam prane meje ! Kishte kenge goxha te bukura te tjera tek Mikrofoni i arte..kot e mori ajo !
E identifikuar
Bekimi
Strateg
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 3179



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #28 më: 31-10-2006, 15:08:39 »

Mua me pelqen, por nuk eshte mire qe t'ja rrisin cmimin qe tashti, se do i rritet mendja, si e re qe eshte. luj syun
E identifikuar

Te dua Nene




bekimi@zeriyt.com
Capkenja
Vizitor
« Përgjigju #29 më: 31-10-2006, 19:53:43 »

Ke te drejte Bekim se marrin cik perpjete femrat kur bejme fame ne Shqiperi!
E identifikuar
Faqe: 1 [2] 3 4 5 6 7 8   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  



Anketa
  • Kush eshte kenga juaj e preferuar?
  • Dot "Apologize" Timbaland feat. One Republic
  • 2 (28%)
  • -
  • Dot "Bleeding Love" Leona Lewis
  • 4 (57%)
  • -
  • Dot "Mercy" Duffy
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot "New Soul" Yael Naim
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot "Il Avait Les Mots" Sheryfa Luna
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot "Don't Stop The Music" Rihanna
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot "Kuschel Song" Schnuffel
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot "Now You're Gone" Basshunter & DJ Mental Theo's Bazzheadz
  • 1 (14%)
  • -
  • Dot "No One" Alicia Keys
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot "What's It Gonna Be" H Two O feat. Platinum
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 7
  • Shiko temen

* Sponsor