Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 8   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Greta Koci  (E lexuar 13396 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« më: 04-12-2005, 18:11:29 »

Greta ka lindur ne qytetin e Kucoves është 14 vjeçe është e gjatë 1.75 centimetra, i përket shenjës së peshores, peshon 57 kilogramë, ka sy kafe, është brune dhe studion në shkollën e gjuhëve të huaja për frëngjisht dhe anglisht.



Jeni vetëm 14 vjeçe, c'ndjesi ju krijon te qenit e famshme?

Të them te drejtën, nuk është se e kam pritur këtë fame, por më vjen mirë qe te tjerët me pëlqejnë. Fakti qe kudo me njohin, me bën vërtetë shumë te lumtur, dhe e rëndësishme është qe ky sukses më ka shtyre edhe me, për te punuar me tej dhe për te vazhduar te kendoj. Por çfarë do të ndodhë me vonë, është një gjë qe me pëlqen t'ia le kohës te vendose. Për moshen time, kjo qe unë kam arritur me te vërtetë është shumë.

Kur dhe ku keni kënduar për herë të parë?
Që kur isha 5-vjeçc. Kam kënduar kur kam drejtuar një emision në TV "Shkodra". Në këtë moshë dhe në këtë TV kam bërë dhe një videoklip, i cili ka qenë si një singëll hapjeje. Domethënë, atje kam kënduar dhe këngën e parë, pastaj ka vazhduar ecuria tek "House Of Art", ku kam kënduar Live për shtatë muaj rresht. Më pas erdhi dueti im i parë me Erjon Korinin, disa koncerte në Durrës, Shkodër, Fier, Maqedoni, Kosovë, Strugë dhe ja tani në "kënga Magjike", po përgatitem edhe për albumin tim.
Tani që jeni futur në rrugën e muzikës, të ardhmen e shihni në këngë?
Unë studjoj për frëngjisht dhe anglisht, por më pëlqen që studimet e larta ti vazhdoj në Fakultetin e Shkencave Psikologjike, ndërsa kënga do të jetë shoqëruesja ime përgjatë gjithë jetës sime.
Sa të ka ndihmuar familja?
Më ka ndihmuar shumë, sidomos mamaja ime. E kam thënë dhe vazhdoj ta them gjithmonë; ajo ka qenë shtysa ime e vetme. Ajo më thoshte gjithmonë; "çohu, mos fli gjumë si shoqet e tua, por puno". Ajo akoma po më shtyn për të ecur përpara.
Shoh që jeni shumë nevrike?
Jo, nuk jam nevrike, jam shumë e qetë, madje ka qenë një herë që jam nevrikosur, pasi nuk nevrikosem kurrë. Që të nevrikosem unë, duhet të dridhet toka, të bije ndonjë tërmet. Vetëm njëherë jam nevrikosur në jetë me një person në telefon. Gjatë debatit më ka dëgjuar mami dhe më tha: "Shyqyr që u nxehe njëherë, pasi unë nuk zihem me njeri
Nga Shqipëria cilin publik mund të veçosh?
Do të veçoj publikun e Fierit, të Durrësit dhe të Shkodrës, më kanë dhënë një mbështetje maksimale.
Cili ishte aktiviteti juaj i fundit?
Ishte një koncert që dhashë para disa ditësh në Maqedoni, në Strug, në Gostivar dhe Tetovë, me rastin e festës së Bajramit. Nga Shqipëria isha unë, Erion Korini, Alban Skënderaj, Mariza Ikonomi dhe disa të tjerë.
Të duket se keni shumë fansa?
Sinqerisht kam shumë fansa. Tashmë më njohin shumë njerëz. Më përpara, nuk njihesha, kurse tani ka ndryshuar gjithçka për mua; shumë njerëz kur më shohin në rrugë ndalojnë dhe më përshëndesin.
Veç shikimit dhe përshëndetjes të bëjnë dhe komplimente?
Më bëjnë, madje shumë herë, më dërgojnë mesazhe në telefon, por nuk mund tu kthej mesazhe të gjithëve.
Meqë dueti juaj i parë me Erion Korinin ka dalë shumë i bukur, do të bashkëpunoni për ndonjë duet tjetër me të?
Tani për tani nuk kemi ndërmend, të shohim me ndonjë këngëtar tjetër.
Cili është mendimi juaj për këtë bashkëpunim?
E thashë dhe më lart, që dueti me Erionin më ka bërë të njohur në publik dhe më ka shtyrë më shumë drejt rrugës së këngës. Me Erionin e kaloj shumë mirë, është një djalë, një këngëtar dhe një koleg shumë i mirë dhe mrekullueshëm.
Domethënë fjalët që qarkullojnë në publik për një grindje mes jush janë thjesht thashetheme?
Janë thashetheme, sepse ne shkojmë shumë mirë.

Gazeta Sot
« Ndryshimi i fundit: 21-09-2007, 17:15:57 nga Berni » E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 04-12-2005, 18:41:34 »

Mua me pelqen shum si kengetare kjo ne kete moshe kaq te re te behet e famshme eshte pak cudi i uroj suksese.

Ju pershendes me kengen e saj qe kendoi ne Kengen Magjike 2005  buzeqeshje

Greta Koci - Kam Mall

Shkarko
E identifikuar

Charlie
Anetar


Karma: 8
offline offline

Postime: 3665



Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 05-12-2005, 09:58:41 »

Edhe mua me  pelqen pa mas Greta , kur e kam takuar kete verë qe shkoj  ne  durres
Thojsha a ka more ndonje ma te mir , mirpo nuk e dija se i ka vetem 14 vjeq
Por kur e mora vesh qe esht vetem 14 vjet atehere vertet doja te c'medesha pas saj sa qe 10 foto i ka bere me  te  buzeqeshje
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #3 më: 07-12-2005, 12:13:53 »

Charlie na trego ndonje foto ta shohim  perqeshje

Ja dhe kenga qe e beri te famshme Greta Kocin.

Kush ka Faj - Erion Korini & Greta Koci

Shkarko
E identifikuar

Charlie
Anetar


Karma: 8
offline offline

Postime: 3665



Shiko profilin
« Përgjigju #4 më: 08-12-2005, 08:13:20 »

Charlie na trego ndonje foto ta shohim  perqeshje

Ja dhe kenga qe e beri te famshme Greta Kocin.

Kush ka Faj - Erion Korini & Greta Koci

Shkarko


oo Berni me gjith qef mirpo i kam te fotoaparatit analog apo si i thojn e jo te digitalit
E identifikuar
dorieta
e cmendur
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 149


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #5 më: 11-01-2006, 15:29:20 »

gjate nje bisede qe pata me te ma ndryshoi disi mendimin qe kam pas per te sepse e kam pas urryer shum ndersa tani e kam vec pak inat, ishte goc e mire kshu ne muhabet..kengen e kenges magike e ka pas te bukur sepse tekstin e ka bo turi i p28 ndersa muziken e orkestrimin e ka bo flori....
E identifikuar

gjithcka vjen tek une, gjithcka qe vjen tek une , varet nga ju...
Vogelushja Korcare
Camarroke
Stafi


Karma: 7
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2225



Shiko profilin
« Përgjigju #6 më: 13-01-2006, 20:30:48 »

Gerten e kisha pare disa here ne TV dhe gjithmone me ka pelqyer po tani qe degjova dhe kete kengen me Erjon Korinin po e pelqej akoma dhe me shume sepse per moshen qe ka zeri i saj eshte shume i pjekur(me aq sa marr vesh une) dhe besoj se ka per te arritur shume sukses ne te ardhmen.  buzeqeshje
E identifikuar

Nuk mund te jesh i drejte nese nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #7 më: 20-02-2006, 20:51:38 »

Degjoni dhe nje kenge Popullore nga Greta  buzeqeshje

Greta Koçi & Ilir Mika - Kolazh popullor
E identifikuar

^AngeL^
lol
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 618


Shiko profilin
« Përgjigju #8 më: 21-02-2006, 16:44:22 »

Degjoni dhe një këngë Popullore nga Greta  buzeqeshje

Greta Koçi & Ilir Mika - Kolazh popullor


sa kishte qe e kam kerku kete kenge o zot o zot,,,te falenderoj shume qe eke vene ketu. te puf shum muaaaaaaaaaaaaah  mire se ju gjeta
E identifikuar

shpirti im qe rrin i heshtur<br />ngrihte koken me veshtro<br />nese un te ngjaj e vdekur<br />jeten tende ma dhuro
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #9 më: 26-02-2006, 11:36:42 »

sa kishte qe e kam kerku këtë këngë o zot o zot,,,te falenderoj shumë qe eke vënë këtu. te puf shum muaaaaaaaaaaaaah  mirë se ju gjeta

Ska gje fare per popullin punojm edhe ne perqeshje
E identifikuar

MondiKoci
Zërist


Karma: 0
offline offline

Postime: 2


Shiko profilin
« Përgjigju #10 më: 02-06-2006, 09:39:24 »

Për të gjithë fansat e kengetares se re dhe te talentuar "Greta Koçi" Tani keni mundesine te ndiqni dhe me shume veprimtarite e saja, te degjoni hitet e fundit, te lexoni me shume mbi karrieren e saje, te informoheni per koncertet dhe pjesemarrjen e saje ne veprimtari te ndryshme ku ajo ftohet per te kenduar etj. Vizitoni faqen e Greta Koçi www.gretakoci.com faqja eshte nen konstrukcion dhe se shpejti do jete e plote..

E identifikuar
MondiKoci
Zërist


Karma: 0
offline offline

Postime: 2


Shiko profilin
« Përgjigju #11 më: 02-06-2006, 09:53:56 »

www.gretakoci.com dhe kush ka deshire te kontaktoje ose dhe ti shkruaj dicka gretes mund ta beje kete ne info@gretakoci.com ju sigurojme qe ajo do ju pergjigjet te gjitheve..
E identifikuar
Capkenja
Vizitor
« Përgjigju #12 më: 03-06-2006, 06:28:00 »

Nuk kam degjuar shume per kete kengetare se ama tani ne Shqiperi cdo kush eshte bere kengetar.Nejse po i terheq nje here kete kengen ta krijojme mendimin se kush eshte!
E identifikuar
Charlie
Anetar


Karma: 8
offline offline

Postime: 3665



Shiko profilin
« Përgjigju #13 më: 03-06-2006, 06:45:42 »

Unë  ne  Durrës  kam patur rastin  ta  takoj  nga  afër ....dhe  me  ka  lënë  një  përshtypje  shum  te  mirë  ... buzeqeshje disi  as  nuk ishte  mendjemadhe ...ishte shum  e  thjesht  e  bukur te  gjitha i kishte ... edhe kishte shum dëshirë te  njoftonte njerz ose adhurus te saj ....diçka shum e  thjesht ishte buzeqeshje sa  qe  kur me  than  qe  ishte  aq  e re  nuk besoja  mirpoo  ashtu  ishte  me  duket  vetëm  15 vjeq  ishte  zgerdhihet dhasht zoti qe  edhe  këtë  vite ta  takoj  prap  buzeqeshje
E identifikuar
Terenc
TERENCI SHKODER
Stafi


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 671



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #14 më: 03-06-2006, 06:50:53 »

kengen qe ka bere e ka klas fare.  Perqafim
E identifikuar

FILMA SHQIPTARE, TE HUAJ, ALBUME MUZIKORE, LIBRA E SHUME GJERA TE TJERA MUND TI GJENI TEK
www.alb-warez.net
Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 8   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  



Anketa
  • A do ta kishit bler albumin e Cristiano Ronaldos nqofse do ishte bere kengetar?
  • Dot Po
  • 14 (31%)
  • -
  • Dot Jo
  • 20 (45%)
  • -
  • Dot Nuk do e kisha bler e kisha shkarkuar
  • 10 (22%)
  • -
  • Numri total i votave: 44
  • Shiko temen

* Sponsor