
Gjyste Vulaj u lind në fshatin Vuksanlekaj ( Malësi) më 09.07.1977. Që dhjetë vite është e martuar me Sokol Vulaj me të cilin ka një vajzë. Emri i saj tashmë është bërë i njohur në muzikën shqiptare. Tani ajo është bërë shumë e adhuruar nga të gjithë shqipatrët kudo jetojnë. Zëri i saj ka arritur të depërtojë pothuaj në çdo shtëpi shqiptare. Deri më tani Gjystja ka realizuar katër albume dhe një videokasetë. Së shpejti pritet edhe dalja e videokasetës së dytë, kurse albumin e pestë ka ndërmend ta realizojë vitin që vjen. Është pjesëmarrëse e shumë koncerteve brenda dhe jashtë Malit të Zi, ndër të cilat ajo veçon atë në Melburn, Sidnej, Hanover, Shtutgard e shumë e shumë të tjera. Përveç se këndon, Gjystja shkruan edhe tekste. Merret edhe me dizajn grafik. Po ashtu merret me rregullimin e montazhit të videoklipeve, të fundin prej të cilave e punoi vetë.