Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Ermal Fejzullahu !  (E lexuar 870 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 02-12-2006, 16:11:51 »
Citojeni

Emri: Ermal

Mbiemri: Fejzullahu

Ditëlindja: 23.08. 1987

Në fillim i këndoi çikës së Prishtinës, por pastaj kuptoi që duhej t’i këndonte edhe gocës së Tiranës. Sepse në të vërtetë Ermal Fejzullahu nuk bën asnjë diferencim midis Tiranës dhe Prishtinës, ndonëse është lindur dhe rritur në Kosovë. Për më tepër është një nga ata këngëtarë që dallohet për numrin e madh të fanseve femra, e madje edhe në forumet e ndryshme në internet emri i tij lakohet gjithmonë e më tepër nga adhurueset vajza, ndaj të kënduarit për to duhet të jetë edhe një detyrim moral për 18-vjeçarin. Në fillimet e tij me muzikën emri i Ermalit u lidh ngushtë me atë të babait të tij, Sabri Fejzullahu, por duke fituar përvojë dhe pjekuri artistike, djali nga Prishtina arriti të krijojë identitetin e vet, ndonëse nuk e mohon faktin, që hapat e parë i ka hedhur me ndihmën e të atit. Dikur i pranishëm shumë shpesh në Shqipëri, kohët e fundit duket se i ka munguar kryeqytetit shqiptar dhe jetës së natës, protagonist i së cilës ka qenë vazhdimisht. I komentuar shpesh për marrëdhëniet e tij me vajzat Ermali pohon se nuk është ndjerë asnjëherë i dashuruar në jetë dhe gjithçka që flitet apo shkruhet rreth tij nuk ka baza vërtetësie.
Dikur ke qenë shpesh protagonist i jetës së natës në kryeqytet. Cila është arsyeja që tashmë nuk të shohim kaq dendur?
Sepse kam qenë shumë i impenjuar në koncerte dhe aktivitete të ndryshme nëpër diasporë. Në Londër, Zvicër, Gjermani. Kudo ku jemi të shpërndarë ne shqiptarët. Axhenda ime ka qenë vërtet e ngjeshur dhe nuk kam pasur kohë të shkëputem për pak argëtim.
Shkëputjet e tua nga Prishtina në Tiranë janë gjithmonë për t’u argëtuar?
Të them të drejtën në Tiranë më pëlqen ta bëj jetën e natës dhe të gjej vend për t’u kënaqur, sepse në Prishtinë nuk më mbetet koha, ndaj kur vij në Shqipëri i shfrytëzoj këto momente. Më pëlqen jeta e natës këtu.
Me çfarë është duke u marrë Ermali aktualisht?
Për momentin jam vetëm duke u çlodhur. Sapo dola nga festivali “Kënga magjike”, ku mora një kënaqësi të veçantë dhe pasi të bëj pak pushim, do të vijoj punën. Jam duke realizuar dy këngë të reja, të cilat do të dalin me rastin e festave të fundvitit, ndërsa në janar do të filloj albumin tim të tretë, që mendoj se do të dalë në gusht të vitit të ardhshëm.
Meqë prekëm pak aktivitetin e fundit, ku ti ishe në Shqipëri, festivalin “Kënga magjike”. Dole i kënaqur nga çmimi që more aty, apo prisje më shumë?
Për mua ka rëndësi që kënga të pëlqehet nga publiku dhe të fitojë duartrokitjet e tij. Mendoj se këtë e kam arritur.
Ku fiton më shumë duartrokitje në Prishtinë, apo në Tiranë?
Nuk dëshiroj të bëj diferencime, sepse mua më duken njëlloj si Prishtina edhe Tirana. Eshtë e vërtetë që jam lindur në Prishtinë dhe atje kam gjithë rrethin tim shoqëror, miqtë, të afërmit dhe njerëzit që më njohin si Ermalin e vogël, dikur një fëmijë shumë i shëndoshë. Atje kam marrëdhënie të tjera, ndërsa në Tiranë më kanë njohur si një djalë të rritur, megjithatë unë e vlerësoj publikun dhe adhuruesit e mi. Shoh që në të dy vendet kam adhurues dhe njerëz që më duartrokasin.
Po në faqet e gazetave, ku e sheh se përflitesh më shumë në Tiranë apo në Prishtinë?
Në Tiranë shkruhet më shumë.
Janë të vërteta apo të pavërteta ato që shkruhen në lidhje me ty?
Ka të vërteta, por ka edhe thashetheme pa bazë.
Për shembull, cili është thashethemi më i çuditshëm që ke lexuar?
Kam lexuar se kam pasur lidhje me Greta Koçin.
Pse, nuk është e vërtetë kjo?
(qesh) Ajo është shumë e vogël. Pastaj unë e kam thënë që kur të dashurohem me një vajzë nuk do e zgjas hiç, por do e marr për grua.
Pra, kjo do të thotë se deri tani nuk je dashuruar me asnjë vajzë?
Për fat të mirë deri tani nuk jam dashuruar me asnjë vajzë... (qesh)
Je cilësuar si një prej këngëtarëve me më shumë fanse femra. A ndjehesh ndonjëherë i bezdisur prej tyre?
Jo. Adhuruesit janë ata që e mbajnë këngëtarin në jetë dhe në skenë. Atë që më adhuron mua, e dua dhe e adhuroj dy herë më shumë. I respektoj fansat e mi dhe kur mundem iu përgjigjem mesazheve të tyre. Eshtë publiku ai që e mban këngëtarin.

Ditët e thjeshta të Ermalit jashtë skenës

Jashtë skenës Ermal Fejzullahu është një djalë i thjeshtë dhe i zakonshëm si gjithë të tjerët. Jeta e tij e përditshme nuk ka asnjë dallim nga jeta e bashkëmoshatarëve kosovarë, përveç orëve që kalon në studio për të regjistruar këngë. Nxënës në vitin e katërt të Kolegjit Amerikan në Prishtinë, shumë shpejt Ermalit do t’i duhet të vendosë edhe drejtimin që do të marrë në jetë. Nëse do të vazhdojë të merret me këngën dhe ta bëjë profesion të vetëm, apo do të mendojë të vazhdojë studimet në një tjetër degë dhe kënga le të mbetet pasion. Orët e tij të lira në Prishtinë, përveç muzikës Ermali gjen kohë t’ia dedikojë edhe sportit. “Kohën e lirë e kaloj si gjithë rinia në Prishtinë. Merrem pak me sport. Pëlqej veçanërisht futbollin”, tregon këngëtari.

GazetaPanorama
E identifikuar

albnobody
100 % SHQIPTAR=100 % ENVERIST
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 02-12-2006, 20:18:08 »
Citojeni

S`ke pse e shpurdhe këtë pune bre...Ermali është edhe ky një talent.
Ashkalinjte dhe Romet për  bese sipas bindjes sime janë te lindur për muzikë,kercim dhe kenge.Një këngëtar shqiptar me i miri arrine 1/5 e një Ashkalije apo Romi...Janë talente nga Natyra dhe pikë! Dhe këta kanë tradite shum shekullore ne muzikë dhe kenge...
Tera oborret mbreterore ne te kaluaren këta  i kanë patur ne sherbim te rregullt të tyre vetëm për argetim me muzikë dhe kercim te mbretit dhe oborrit mbreteror.
E identifikuar

Lavdi Jetes dhe vepres se me te MADHIT Shqiptar te historisë,te pavdekshmit,Kryeprofetit ENVER HOXHA
BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 25-12-2006, 18:33:25 »
Citojeni

Këtu e ka treguar me te vërtetë talentin qe e ka për muzikë, ai është vërtetë një yll i rri i muzikes shqipetare Zoti e rujt prej te keqes ishalla, sepse e ka dergu për familjen e vet edhe për te na kenaq neve me muzikë.
Ermal  Perqafim

Ermal FejZuLLahu- Shtatë Ditë

Ditën kur te kam percjell
shpirtin tim me ty e lash
e mu shuan hënë e diell
ne ket jet sdot rrim më bashk
mes luleve ti preehs
nuk do të kthehesh
aaa do të jetoj me mall deri sa te jem gjall

kur për mua të jesh mërzit ti ne ëndërr me trokit
e me puth me shuaj ket mall
e ma fshin lotin ne varr

mes luleve ti prehesh nuk do të kthehesh
aaa do të jetoj me mall deri sa te jem gjall


Shtatë dit esht kjo e pame
njerzit i pres dhe i percjell
e shtatdhjetë vjet te tjera për mua s'qel pranvera
për mua nuk ka diell

Shtatë dit esht kjo e pame
njerzit i pres dhe i percjell
por shtatdhjetë vjet te tjera për mua s'qel pranvera
për mua nuk ka diell

Shtatë dit esht kjo e pame
njerzit i pres dhe i percjell
e shtatdhjetë vjet te tjera për mua s'qel pranvera
për mua nuk ka diell

Shtatë dit esht kjo e pame
njerzit i pres dhe i percjell
por shtatdhjetë vjet te tjera për mua s'qel pranvera
për mua nuk ka diell

Shtatë dit esht kjo e pame
njerzit i pres dhe i percjell
e shtatdhjetë vjet te tjera për mua s'qel pranvera
për mua nuk ka diell

Shtatë dit esht kjo e pame
njerzit i pres dhe i percjell
por shtatdhjetë vjet te tjera për mua s'qel pranvera
për mua nuk ka diel.
E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
LOLa!!
sy kaffe!!!!....!¨¨
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 19-02-2007, 14:21:07 »
Citojeni

shum është i mir!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Perqafim
E identifikuar

! puthje !! luj syun luj syunputhje<<<<< 100% GjakoVArre!!!!;)
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 27-02-2008, 09:09:26 »
Citojeni

Ermal Fejzullahu bëhet biznesmen

Këngëtari prishtinas hap një lokal tek "Blloku" në Tiranë




Këngëtari Ermal Fejzullahu tashmë ka një motiv më tepër për të shtuar vizitat e tij në kryeqytetin shqiptar. Kjo, sepse prej disa ditësh nuk do të jenë vetëm evenimentet muzikore dhe ftesat për koncerte që do e sjellin në Tiranë, pasi djaloshi ka menduar seriozisht për një të ardhme të sigurt, që këtë herë duket se nuk është muzika. Ermali ka hapur lokalin e tij në qendër të zonës së ish-Bllokut, si një pikë strategjike që mund të thithë shumë klientë. Këngëtari ka zgjedhur një njeri të besuar në pozicionin e menaxherit të përgjithshëm, me të cilin ai koordinon gjithçka edhe kur është në Kosovë. Pakkush e di në fakt, se pronari i njërit prej lokaleve më të populluara në ish-Bllok është një prej këngëtarëve më të suksesshëm jo vetëm në Kosovë, në Shqipëri, por edhe Diasporë.

Ermira Isufaj Gazeta Korrieri
E identifikuar

Charlie
i Fort
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 27-02-2008, 15:12:34 »
Citojeni

Hahah javen e kaluar kam loz futboll kundër tij dhe ky ishte portjer e kam bërë pershesh prej golave zgerdhihet
E identifikuar

charlie@zeriyt.com
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #6 më: 27-02-2008, 15:28:43 »
Citojeni

Hahah javen e kaluar kam loz futboll kundër tij dhe ky ishte portjer e kam bërë pershesh prej golave zgerdhihet

Ti qe e njihke e ke për detyrë ti besh një intervistë ne emër te Zeriyt zgerdhihet Qenke sulmues i rrezikshem ti perqeshje
E identifikuar

eurogina
F&J
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 28-02-2008, 13:48:24 »
Citojeni

Hahah javen e kaluar kam loz futboll kundër tij dhe ky ishte portjer e kam bërë pershesh prej golave zgerdhihet


ma prezanto icik kur te vi ne shqipri sille ne tiron

ermali is hooottt
E identifikuar

~~JAM ME PUSHIME~~
Charlie
i Fort
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 28-02-2008, 17:32:24 »
Citojeni

Po tashi atë me shumë e ke ne Tirone mi zgerdhihet ka hap bar pastaj ka dhe te dashuren nga andej me duket zgerdhihet


p.S. Ta prezantoj kur te vijsh ke una jo ne Tirone zgerdhihet po he mi ca të duhet se me kopuk se Berni ishte zgerdhihet
E identifikuar

charlie@zeriyt.com
BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 13-08-2008, 17:01:36 »
Citojeni

Ermal Fejzullahu do martohet?   
 
Kështu flitet ne Kosovë ditëve te fundit.Këngëtari i njohur ka vendosur te martohet me Arianen,vajzen për te cilën ne kemi shkruar dhe me pare ne Albaniac. Vajza është disa vite me e madhe se Ermali,por nëse keni dëgjuar këngën e tij “Diferenca” do e kuptoni qe kjo nuk perben problem për këngëtarin. Lajmi ende nuk është konfirmuar nga cifti,por ju e dini qe ne Shqipe nuk mbahet dot gjë fshehur.Thuhet qe pergatitjet për dasmen do jenë madheshtore, e diçka mëse normale kur mendon qe shumica e miqve te familjes Fejzullahu janë VIP_a. Suksese ciftit dhe një jetë te lumtur…e me një djalë buzeqeshje
E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
Trendafili
Shpirt i ëmbel
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 02-09-2008, 12:17:56 »
Citojeni

Mu me pëlqen shum vallai. buzeqeshje

He is sassy luj syun
E identifikuar

***Ka kohe qe me vetmine jam përqafuar ndërkohë qe zemra me ty është dashuruar se di nëse fytyra e endrrave te mia je ti apo vetmia????***
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |