Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Eranda Libohova  (E lexuar 1048 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Perla
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« më: 20-07-2006, 11:16:25 »
Citojeni

Eranda Libohova me pëlqen shumë,këndon mjaft bukur dhe secila kenge qe këndon ka një tekst te mrekullueshem.
Ne vazhdim një intervistë dhënë revistes 'Spekter"kohe me pare.





Zëri juaj u dëgjua për herë të parë në Festivalin e Këngës në vitin 1986. Kanë kanë kaluar 20 vjet aq sa për t'u lindur dhe rritur brezi i këngëtarëve te kësaj moshe. Si e ndieni veten në konkurrence me ta?

Fakti që jam e pranishme në albumin e sapopublikuar me rastin e Shën Valentinit, tregon që unë nuk e ndiej diferencën dhe konkurrencën me ta.Ashtu siç nuk e ndiej diferencën me këngëtarët që kanë shumë më eksperiencë se unë. Unë nuk dua të konkuroj askënd. Kur bëj diçka, unë dua të konkuroj me veten time, duke kthyer kokën pas dhe duke kërkuar të bëj diçka më mirë se më parë.

A ka rëndësi për ju fakti nëse nuk pëlqeheni nga të gjithë brezat.Ose me saktë cili brez ju pëlqen të jetë në audiencen tuaj?


Nuk mund të ndodhë asnjëherë që një këngëtar të mos ketë admirues në një shtresë apo në një moshë të caktuar të publikut. Unë ndiehem me shumë fat kur shoh që publiku im janë nga adoleshentët deri tek mosha e thyer. Për mua publiku është një dhe nuk e ndaj në breza.

Këngët e Erandës ndalojnë shpesh sa tek tingujt popullorë aq dhe tek muzika e lehtë. Kjo është ë qëllimshme nga ana juaj për të arritur të gjitha shtresat e audiencës apo ju vetë nuk e konsideroni të kënduarin si specifikë?

Nuk është aspak e qëllimshme por kjo ka të bëjë me cilësinë vokale të gjithsecilit.

Në botë ka këngëtarë që këndojnë vetëm jazz, por ka të tillë që këndojnë edhe pop edhe dance. Edhe këtu tek ne ka interpretues vetëm të muzikës së lehtë por ka edhe prej tyre që interpretojnë të dyja llojet e muzikës , dhe kjo ka të bëjë dhe me edukatën muzikore që në formimin e artistit.

Besoni tek festivalet që organizohen dhe çmimet që jepen në to?

Gjithmonë festivalet janë kontenstuar si nga artistët dhe nga publiku, në momente të caktuara. Iu besoj organizatorëve por nuk i besoj shijes së jurisë. Shijet janë shumë të diskutueshme dhe për këtë arsye artisti tregohet shumë i matur dhe i kujdesshëm para se të hyjë në një festival, aq më tepër kur mendohet që një hap i gabuar mund të dëmtojë atë që ke ndërtuar me shumë mundim. Për mendimin tim, ka ikur koha kur festivali duhet të konsiderohet si garë, por duhet të konceptohet si ngjarje ku çdo artist duhet të tregojë origjinalitetin e tij. Njësoj si në një ekpozitë ku piktorët ekspozojnë veprat e tyre.

Kënga "Buzët më ishin tharë", fituese e një prej edicioneve të festivalit "Mikrofoni i Artë", pëlqehet dhe dëgjohet ende. Ju vetë e ndieni dëshirën për të medituar nën tingujt e kësaj kënge?

Unë kam medituar kur e kam interpretuar në skenë. Sigurisht që nuk kam të njëjtën ndiesi siç ka një teleshikues kur e ndjek këngën nga ekrani.

Mendoj se këngët tuaja kanë tekste të bukura. Eshtë i rëndësishëm për ju teksti ?

Vargjet sikurisht që janë të rëndësishme, por ato duhet të jenë të thjeshta e njëkohësisht të përcjellin një ide të pathënë më parë.

Ju vetë keni provuar të shkruani tekstin e ndonjë kënge?

Eshtë mirë që secili nga ne artistët të bëjë mirë atë që di të bëjë. Nuk pretendoj të kem edhe këtë talent.

Ju këndoni gjithmonë "live". çfarë ndiesie te shkakton shfaqja para publikut me "play back"

"Play back" është një formë e sforcuar dhe e kushtëzuar nga mungesa e teknologjisë. Nuk ka asnjë këngëtar në Shqipëri, që të mos e ketë provuar.E ke provuar ndonjëherë kur në ëndrra të kapin për fyti e s'të del zëri? Sinqerisht unë në momente të veçanta e kam patur këtë ndiesi kur kam dalë në skenë me "play back". "Live" është tjetër gjë. Eshtë ndiesia që ke si të ushtrosh një sport, energji që transmeton nerv, grint, etj.

Vihet re së fundi një tendencë e këngëtarëve për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Ju kujt do t'ia vinit syrin (përveç Irmës) n.q.s të duhet të këndoni në duet.

Eshtë e vërtetë që sot janë në mode bashkëpunimet. Përveç Irmës kam interpretuar me Rovena Dilon tek "100 këngët e shekullit". Me siguri në album do të ketë ndonjë duet tjetër, por për momentin është projekt.

"Motrat Libohova" njiheshin shumë kështu para shumë vitesh. Ju pëlqen ende t'u thërrasin kështu?


Po le të themi realitetin që për shumë njerëz jemi fiksuar si motrat Libohova. Po le të bëjmë pak humor. Ndonjë spektator ka bërë shaka duke na thirrur "E ju vëllezërit Zena".

Eshtë e nevojshme që një këngëtare të provokojë në skenë, apo s'mund të kuptohet një këngëtare e pëlqyeshme sot pa provokimet skenike?

Provokimi mund të jetë element i një kënge që e mban provokimin. Është pa kuptim provokimi skenik, p.sh në një baladë.

Po ju provokoni në skenë?

Ha..ha..ha. Jo mua më provokojnë. Natën e Vitit të Ri në koncertin që u organizua në sheshin "Skënderbej" dikush më hodhi një fishekzjarr në pallto. Sigurisht që nuk rashë pre e provokimit.

Si e organizon Eranda një ditë, një javë, një muaj, një vit. D.m.th. përveç këngës a keni angazhime të tjera?

Për të treguar se si organizoj një vit, duhet të rrimë një javë.Shkurtimisht angazhimet e mia janë koncertet në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në Kosovë dhe për shqiptarët që jetojnë në Europë. Pastaj janë spektaklet televizive , puna në studiot e regjistrimit, kontaktet me kompozitorë, shtëpitë diskografike. Angazhim i rëndësishëm për mua është familja ime, prindërit e mi me të cilët jam shumë e lidhur.

Imazhi juaj skenik adhurohet nga vajzat. Ju pëlqen t'ju imitojnë?

Më vjen mirë që imazhi im skenik është objekt admirimi për vajzat. Edhe unë dikur kam patur modelet e mia. Ndoshta edhe sot mund të kem ndonjë model që e ndjekim nga ekranet përëndimore, pa qenë e fiksuar dhe fanatike pas një imazhi.

E shikoni karrierën si një mundësi të mirë për të qenë e lumtur? Apo mendoni se karriera ndonjëherë të bën të ndiesh e vetmuar?

Karriera e ndonjë shkencëtari mund të ndikojë që që ai të ndjehet i vetmuar, kurse artisti është i lidhur me publikun. Kështu që karriera artistike është mundësia ideale për të qenë mes njerëzve. Për të qenë e kënaqur me veten, pra për të qenë e lumtur.

Jeni shumë në formë. E gjitha kjo është një gjendje shpirtërore e mirë apo pamja juaj ju bën të ndiheni mirë?

Përderisa jam e kënaqur, kjo krijon një kondicion të mirë shpirtëror. Edhe forma fizike varet nga kjo.

Ju ka lindur ndonjëherë dëshira t'i ikni realitetit ?

Edhe momentet e vështira jam përpjekur që t'i konsideroj si pjesë të realitetit, nga të cilat askusht s'mund të stakohet. Mirë do të ishte të ekzistonte një realitet pa problemet e ditës.Po kush e ka parë atë? Kështu që…

Besoni tek dashuria me fund te lumtur? Po tek fundi i një dashurie pasionante?

Besoj tek dashuria, besoj tek lumturia, besoj dhe tek fundi...

Tek kalimi i një dashurie në miqësi?

Personalisht nuk besoj. Dhe mendoj që një dashuri të kthehet në miqësi duhet të kalojë një reaksion kimik shumë të ndërlikuar, rrethana, kohë, etj...

Do pranonit më lehtë faktin e të qenit e divorcuar apo beqare e përjetshme? Domethënë a keni ndonjë ide të qartë për martesën?

Askush nuk do të donte të ishte e divorcuar, megjithëse është një gjendje që unë s'e njoh. Sa për konceptin "beqare" them që është i vjetëruar tashmë. Një njeri që ka një lidhje s'mund të quhet beqar në kohën e sotme. Sa për martesën mendoj që është një bashkësi rregullash që duhen respektuar edhe në rastin kur ti vendos të bashkëjetosh me të.

Eranda, ju jeni tipi i femrës që shikoni vetëm përpara apo ktheni shpesh kokën mbrapa?

Të papriturat janë përpara, kështu që duhet të jesh e përgatitur për atë që mund të ndodhë. Ajo që ka kaluar nuk përbën asnjë surprizë, përkundrazi është një eksperiencë për t'u përballuar më pa dhimbje.

Po Teo, qeni juaj, çfarë ndryshimi ka sjellë në jetën tuaj?

Ka shumë njerëz që i mbajnë kafshët për modë. Ne duke patur një shtëpi private, gjithmonë kemi dëshirë të mbajmë kafshë shtëpiake, mace, lepuj, kështu që Teo nuk ka sjellë ndonjë ndryshim në familjen tonë të madhe.

Flisni me Teon për ndonjë lidhje të momentit?

Ha.. ha..ha Jo më tregon ai mua për lidhjet e veta.

Si është Eranda në …

një studio regjistrimi?

Në botën time

shtrat?

Me pizhama

dush?

Duke kënduar

një studio fotografike?

Aktore

një klub nate?

Protagoniste

para pasqyrës?

Vetë i dytë

fletët e një ditari?

vetvetja

miqësitë e vjetra?

fanatike

flirte?

e pasur

Edhe momentet e vështira jam përpjekur që t'i konsideroj si pjesë të realitetit, nga të cilat askush s'mund të stakohet. Mirë do të ishte të ekzistonte një realitet pa problemet e ditës.Po kush e ka parë atë? Kështu që…

Sa për konceptin "beqare" them që është i vjetëruar tashmë. Një njeri që ka një lidhje s'mund të quhet beqar në kohën e sotme. Sa për martesën mendoj që është një bashkësi rregullash që duhen respektuar edhe në rastin kur ti vendos të bashkëjetosh me të.

Kur bëj diçka, unë dua të konkuroj me veten time, duke kthyer kokën pas dhe duke kërkuar të bëj diçka më mirë se më parë.

Të papriturat janë përpara, kështu që duhet të jesh e përgatitur për atë që mund të ndodhë. Ajo që ka kaluar nuk përbën asnjë surprizë, përkundrazi është një eksperiencë për t'u përballuar më pa dhimbje.(dyfaqeshi i parë.)

Spekter
E identifikuar

E vërteta dhe realiteti përballohen nëse i lejojmë të na shkaktojnë dhimbje.
eurogina
F&J
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 06-09-2006, 01:15:56 »
Citojeni

nuk më ka pëlqyer shum
me shum motra vet irma
por këngën e fundit qe ka ber  kjo eranda* te ndjej* omg
ma hoqi petllen
shumm keng e bukur
E identifikuar

~~JAM ME PUSHIME~~
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 06-09-2006, 18:48:30 »
Citojeni

Eranta ka filluar te me pëlqejë kur ka kendur ne "100 këngët e shekullit"
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
PrincesFiona
Akull e zjarrtë
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 07-09-2006, 12:55:01 »
Citojeni

Mmmm ka zërin e ëmbël qe sja arrin asnjera  buzeqeshje
E identifikuar


Tash me s'ka me mu ke perfundu
Gjeje tjetrën djal nëse mendon me lujt
E din tash
wiliams
« Përgjigjja #4 më: 07-09-2006, 12:57:48 »
Citojeni

Mmmm ka zërin e ëmbël qe sja arrin asnjera  buzeqeshje
Ehhh se mos ka vetëm zëri ajo te...ëmbël hmmmmm
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #5 më: 02-12-2006, 16:15:25 »
Citojeni

Eranda LIbohova Nuk kam qenë ndonjëherë pa të dashur

Pas një periudhe mungese, Eranda rikthehet me dinamizëm dhe ide të reja


Dikur ka kënduar se ishte betuar beqare. Por në fakt kjo është vetëm për në skenë. Sepse në të vërtetë Eranda Libohovës nuk i pëlqen aspak ky term dhe për më tepër, ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë e dashuruar. Kaq mjafton për të thënë: “Nuk kam qenë ndonjëherë single”. Larg muzikës komerciale që ka nisur të krijohet dhe të lançohet dendur në Shqipëri, duket se për një periudhë të gjatë kohe Eranda Libohova iu është larguar skenave dhe festivaleve në vend. Megjithatë si një këngëtare me karrierë të gjatë dhe zë të spikatur, ajo nuk i ka munguar asnjëherë publikut, përmes aktiviteteve të ndryshme muzikore. Pas një periudhe të konsiderueshme heshtjeje, që pasoi daljet e saj të përjavshme në krah të emrave të njohur të skenës shqiptare gjatë edicionit “100 këngët e shekullit” Eranda rikthehet në skenë. Dalja e saj më e afërt do të jetë në mbrëmjen gala që do të zhvillohet më 13 dhjetor me rastin e 45-vjetorit të festivalit të Këngës në Radiotelevizion, për të vazhduar më pas me një tjetër program në Tv Klan. Njëkohësisht është duke punuar për albumin e saj, që mendohet të jetë në treg në fillim të vitit të ardhshëm.
Cilat janë impenjimet e tua aktuale. Me çfarë je duke u marrë?
Në fakt kam një axhendë të ngjeshur sepse po vazhdoj me intensitet të përgatitem për albumin tim të ri... kështu që vazhdojnë kontaktet me bashkëpunëtorët e këtij albumi, kompozitorët dhe orkestruesit, Adrian Hila, Bledar Skënderi, Flori Mumajesi, Endri Ssina, Edison Miso, Kristi dhe shumë shpejt do të filloj punën në studio për të incizuar …Në fakt albumi më ka bllokuar dhe nuk kam pasur ndonjë aktivitet koncertal të ethshëm, megjithatë shumë shpejt do të jem prezente në një projekt në Tv Klan me “Promotor”, që do të fillojë shumë shpejt, por më parë do të marr pjesë në Galanë e Festivalit që po organizon Radio Televizioni shqiptar me rastin e 45-vjetorit të këtij evenimenti... Megjithatë koncertet nuk kanë munguar, mes të cilëve do të rendisja një në Itali, Kosovë, por edhe qytete të Shqipërisë…
Cila është arsyeja që Erandën nuk po e shohim në skenat e festivaleve shqiptare. Mos ka vendosur të heqë dorë?
Përsa i përket pjesëmarrjes në Festivale, është një zgjedhje e imja që të mos marr pjesë në këto aktivitete, pa një arsye të përcaktuar, thjesht për t’i lejuar vetes më shumë hapësirë, për bashkëpunime më të gjëra. Deri diku Festivali të kushtëzon duke të ofruar një bashkëpunim të vetëm me një autor dhe kjo duke të impenjuar tre-katër muaj për një gjë të vetme. Eshtë një eksperiment që ndoshta edhe riskon, ndërsa një album përmbledh një produkt bashkëpunimesh, eksperienca me autorë të ndryshëm... Një punë e shtrirë në kohë, që ke mundësi ta pjekësh, ta diskutosh me kolegë, të tërhiqesh nëse nuk të pëlqen.. Ndërsa Festivali është “NJE MOMENT” – produkti i 3-4 muajve pune që mbaron në 3 minuta.
Çfarë mund të na zbulosh rreth pjesëmarrjes tënde në mbrëmjen Gala me rastin e përvjetorit të festivalit dhe si e gjen veten aty?
Pjesëmarrja ime në Gala me rastin e 45-vjetorit të Festivalit është pas një ftese të drejtorit artistik të Festivalit, Edmond Zhulali. Do të jetë një mbrëmje nostalgjie ku do të kalojnë në skenë personazhe të njohur të këtij eventi që nga viti 1962 kur është zhvilluar për herë të parë, deri në vitet 90. Edhe unë kam jo pak, por rreth 10 pjesëmarrje në Festival. Nuk do të interpretojmë këngët që kemi kënduar dikur, por do të këndojmë këngë që kanë mbetur në historinë e tij..p.sh unë isha mes këngëve të Gazmend Mullahit, Ilir Dangëllisë, Aleksandër Lalos..Nuk po e zbuloj se cilën vendosëm për ta prezantuar në këtë mbrëmje.
Dikur të kemi parë në duete me motrën tënde Irmën, tani këto bashkëpunime sikur janë zbehur ...
Me Irmën kam kënduar dhe vazhdoj të këndoj, e kështu do jetë gjithmonë. Prezantimi i fundit ka qenë në “100 këngët e shekullit” vitin e kaluar me “Hidhni vallen vasha të reja”, një single tjetër jemi në proces duke e përgatitur, ndërsa dalje në publik në koncerte, festa etj., kemi pothuajse çdo muaj. Këtu përfshihen këngë të repertorit tonë, por edhe qindra këngë të interpretuesve tanë kolegë të këngës... Në koncertet jashtë kufijve jemi gjithmonë bashkë..aaa harrova, Irma nuk më merr me vete vetëm kur shkon në ShBA sepse unë kam fobinë e avionit hahaha...
Ç’mund të na thuash për jetën tënde jashtë skenës... Vazhdon ta kesh qenin tënd Teo. Po miqtë e tu, janë po ata apo ka edhe hyrje të reja?
Jeta ime jashtë skenës është axhenda e një vajzë normale të kryeqytetit, që përveç impenjimeve familjare, preferon shopping në butiket e modës së fundit, ndonjë kafe, drekë me Rovenën (Dilon) ose Monikën (Lubonjën), Holtën (gazetaren) në baret e preferuara...pa harruar miqtë e vjetër dhe natyrisht njërën nga mbesat, Evën, që e konsideroj si shoqe, mbesa tjetër, Ina, që ndodhet në Spanjë më mungon, megjithëse më shkruan shpesh... Po ajo shprehja si është? Miqtë e vjetër mos i harro se të rinjtë i gjen kudo... Miqtë e vjetër janë si vera e vjetër, por janë të shumtë edhe miqtë e rinj që kam bërë këto kohë, veçanërisht njerëz, që më lidh puna e koncertet. Teon, pastorin tim e kam prej gati 10 vjetësh, tani është në moshën delikate të pleqërisë...kanë filluar problemet që kanë kafshët në këtë periudhë të jetës, duhet më shumë kujdes dhe dashuri, e cila nuk i mungon si nga unë, ashtu dhe nga prindërit e mi...Ka vetëm një armike në shtëpi, që është Megi, macja e Irmës...
Do të vazhdojmë ta shohim beqare Erandën apo ka ndonjë të re nga fusha e ndjenjave? Beqaria për ty deri tani, ka qenë fat apo një zgjedhje e menduar?
(Do ta shohim “single”). Njerëzit mbase kujtojnë këngën “Beqare jam betu”… vetëm në këngë jam betuar unë, në realitet nuk kam qenë ndonjëherë “single”. Varet sesi interpretohet ky nocion. Unë jam e dashuruar, kam qenë e dashuruar dhe kjo për mua do të thotë gjithçka – d.m.th të mos jesh “single”. Për mendimin tim nocioni “beqare” s’është as fat, as zgjedhje e menduar. Thjesht është një term që i përket folkloristikës... do hyjmë në Komunitetin Evropian apo jo?
Ka ndonjë gjë për të cilën Eranda është penduar në jetë?
Pendesa të vogla ka shumë në jetë, që lidhen me rrethana të caktuara. Pendesë është edhe, që e bëra murin e jashtëm të shtëpisë me tulla dhe nuk e lashë me kangjella p.sh...(qesh) Ndonjë pendesë të madhe në jetë nuk kam dhe ndonjë fajtor nuk mund te bëj...

G.Panorama
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #6 më: 26-11-2007, 10:18:11 »
Citojeni

Eranda Libohova beqarja liberale



Eranda Libohova po përjeton një rini të pafund. Në karrierë, në jetë dhe imazh. Ndër këngëtaret më interesante dhe të pëlqyera të një publiku të gjerë, ajo tashmë e di se çfarë kërkon: perfeksion në muzikë dhe një jetë emocionale aspak stresante.

Për mua dashuria nuk ka përkufizim, sepse është aq e ndryshme aq e gjerë aq e madhe sa nuk ta krijon mundësinë ta kufizosh”. Është ky koncepti për dashurinë i këngëtares Eranda Libohova, e cila vjen në një intervistë speciale për revistën “Shqip”. Nuk e ndjen asnjëherë veten vetëm dhe nuk e sheh më martesën si një domosdoshmëri. Janë këto disa nga mendimet e këngëtares, që aktualisht po prezantohet plotësisht shkëlqyeshëm në spektaklin “100 këngët e shekullit”. Pas një stine, jo pak të suksesshme në aspektin profesional, dy klipe të reja do të jenë surpriza e radhës e Erandës. Ndërkohë që Eranda ka gjetur kohën për të na treguar për projektet dhe jetën e saj. Për më tepër, le të udhëtojmë së bashku në këtë rrëfim me Erandën.

Çdo të thotë për ty të jesh një nga këngëtaret VIP në spektaklin “100 këngët e shekullit”?

Ndihem e nderuar që jam 1 ndër 10 artistët e përzgjedhur për të përcjellë këngët më të bukura shqiptare. Unë kam kënduar përkrah të mëdhenjve të muzikës tonë Avni Mula, Gaqo Çako, Vaçe Zela, sepse në fillimin e karrierës time kanë qenë pjesëmarrjet e tyre të fundit në festivale. Atëherë i shihja me admirim dhe këngët që ata interpretonin sigurisht që ishin materiale të zgjedhura. Pikërisht ato unë kam fatin që t’i risjellë sot para një publiku që i njeh, por edhe te një brez që nuk i njeh.

Cila është një nga këngët e repertorit të këtij edicioni, që ty të ngacmon dhe të pëlqen më shumë?

Nuk mund të bëj ndarje kategorike, por më të veçuarat janë “Kënga e Mrikës”, e N. Dokos, “Udhëtuam së bashku” e E. Shëngjergjit.

Këndon këngë të kompozitorëve dhe këngëtarëve të një brezi tjetër. Cili është ai kompozitor, a këngëtar prej tyre me të cilin do të doje të bashkëpunoje?

Kam tentuar të prek krijimtarinë e të gjithë autorëve madje dhe të atyre që nuk jetojnë.….. Kam kënduar këngë të A. Prodanit, F. Ibrahimit, P. Jakova. Por një nga autorët që nuk jeton më, të cilin do të doja të kisha një bashkëpunim, është Kujtim Laro. Gjatë këtyre viteve karrierë që kam nuk më është realizuar kjo dëshirë, por ndoshta mund të përzgjedh një ndër krijimet e tij në shenjë homazhi.

Ndërkohë pjesëmarrja në “100 këngët e shekullit” është i vetmi impenjim, që keni aktualisht apo…?

Këngët e Shekullit janë impenjimi kryesor, por pa lënë mënjanë koncerte në ditët ku ngarkesa është më e pakët. Për shembull pak ditë më parë isha në një koncert në Qytetin Studenti me rastin e fillimit të sezonit të ri shkollor.

Na rrëfe diçka për projektet e tua?

Projekti më i afërt ka të bëjë me realizimin e dy videoklipeve të dy këngëve, pjesë e albumit të fundit. Ka përfunduar vetëm njëri, dhe jam në fazën parapërgatitore, besoj deri në fund të dhjetorit do të jetë realizuar dhe videoklipi i dytë.

“Vetëm nuk jam”, është një nga baladat më të preferuara për publikun? Për ju kjo këngë çfarë domethënie ka?

“Vetëm nuk jam” doli si “single” në 2006, kështu që ka pasur kohën e mjaftueshme për t’u popullarizuar. Mendoj që edhe baladat e tjera të albumit janë po aq të bukura, por le të presim jehonën e tyre pas disa kohësh sepse albumi ka vetëm 2 muaj që është në treg. Për mua kjo këngë nuk ka asnjë domethënie personale, është një këngë dashurie e realizuar mjaft mirë nga Florian Mumajesi.

Vetë Eranda është vetëm apo jo?

Nuk ndihem vetëm asnjëherë.

Të tremb vetmia?

Nuk e kam provuar asnjëherë vetminë si një frikë që mund të më ketë kërcënuar, por mendoj që çdo njeri ka nevojë për vetmi në situata të caktuara.

Kur mund ta quaj veten njeriu vetëm sipas teje?

Ka njerëz që kushtëzohen nga rrethanat për të qenë të vetmuar, ata nuk do donin të ishin ashtu, por kushtet i kanë vendosur në një situatë të tillë siç mund të jetë pleqëria. Por ka dhe njerëz që duan të jenë vetëm çështje zgjedhjeje, egoizmi.

Ç’është martesa për ty?

Dikur ka qenë një koncept i egër në kuptimin që në një moshë të caktuar duhej të ishe e martuar patjetër. Sot është një koncept liberal e unë kam lindur në atë kohë, por jetoj në këtë kohë. Nuk e shoh domosdoshmëri. Gjithsesi familja zë një vend të respektuar brenda konceptit tim.

Cili është përkufizimi yt për dashurinë?

Për mua dashuria nuk ka përkufizim sepse është aq e ndryshme aq e gjerë aq e madhe sa nuk ta krijon mundësinë ta kufizosh.

Kur zgjohesh në mëngjes cili është mendimi i parë që të vjen në mendje?

Cila është axhenda e ditës. Përpiqem të organizoj programin e punëve.

Kur e quan një mëngjes të trishtueshëm?   

Kur nuk kam asgjë për të bërë, kur nuk kam njeri për të takuar, thjesht kur dita është bosh.

Si është një ditë e jotja?

Po të përgjigjem me vargjet e këngës time. “Mirëmëngjes i them pasqyrës, një makiazh të lehtë fytyrës, në udhëkryq tani unë jam, njëmijë ëndrra i kam”. Udhëkryqin mund ta interpretosh si të duash, punë, takime, koncerte, udhëtime, etj., etj.

Thuhet se e ndërron shpesh numrin e telefonit celular. Çfarë marrëdhëniesh ke me telefonin? Sa i rëndësishëm është për ty?

Hahahah. Varet nga ofertat e operatorëve telefonikë. Eshtë një mjet i rëndësishëm komunikimi. Bëhet edhe pa të, sidomos kur mendon që në Shqipëri tarifat janë shumë të shtrenjta. Ka pak kohë që për mua telefoni celular është kthyer në një mjet argëtimi, më pëlqen opsioni lojrave në të.

Sa e rëndësishme është e kaluara për ty?

E kaluara është e rëndësishme për këdo. Për mua personalisht është nostalgji në sensin shpirtëror, repertor në sensin profesional, eksperiencë në atë shoqëror.

Të tremb e ardhmja?

Nuk dua ta mendoj të ardhmen e largët, mendoj vetëm të ardhmen e afërt. E ardhmja e afërt ka të bëjë me atë ç’ka ndodh nesër, mbas një jave, mbas një muaji. Kur vjen puna që duhet të mendoj atë çfarë ndodh mbas vitesh, më duket e mistershme.

Ku e sheh veten pas 10 vjetësh dhe si e sheh?

Nuk dua ta mendoj veten mbas 10 vjetësh.

Çfarë është diçka në jetën tënde personale, që do të doje ta kishe por nuk e ke arritur?

Do të doja një jaht timin, e di që s’ka për t’u realizuar kurrë prandaj po e them.

Ka ndonjë peng Eranda?

Nuk kam pengje, por keqardhje të vogla.

Cila është gjëja që të ka lumturuar më shumë kohëve të fundit?

Besoj që gjithë stina që lamë pas ka sjellë ditë të lumtura në aspektin profesional. Lumturohem kur kam arritje në punë, realizimi i albumit ishte ndër objektivat e mia.

Cili është personi më i rëndësishëm i jetës tënde?

S’mund të ketë një. Kam disa por më i rëndësishmi është ai ose ajo që më bën mua të lumtur. E këtë e di vetëm unë.

Në këngën "Çoko dhe kakao" shfaqet një Erandë krejt ndryshe. Cila është arsyeja? Thjesht për t'iu përshtatur tregua, apo për t'iu përshtatur stinës në të cilën është lançuar kjo këngë?

Asnjëra as tjetra. “Çoko dhe kakao” është një këngë për t’i sjellë albumit tim një ngjyrë më tepër.

Do të pranoje të bëjë këngë vetëm për komerç?

Nuk do të bëja vetëm për komerç, por shpesh bëhen kompromise mes anës profesionale dhe asaj komerçiale.

Nga Ilda Lumani
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #7 më: 01-03-2008, 13:35:46 »
Citojeni

Eranda Libohova, nuse në Pallatin e Brigadave

Nuk e ka pasur të vështirë të hyjë edhe në një zonë të ndaluar për të tjerët.




Pikërisht në Pallatin e Brigadave, këngëtarja Eranda Libohova ka veshur fustanin e nusërisë. Një fustan gri, i qëndisur me fije të arta dhe i zbukuruar me lule të së njëjtës ngjyrë. Por jo për t’u martuar. Ajo ka shfrytëzuar gjelbërimin dhe ambientin e pakrahasueshëm të rezidencës presidenciale për të realizuar një pjesë të xhirimeve të videoklipit të saj të ri. Bëhet fjalë për klipin e këngës “Ti më harro”, që pritet shumë shpejt të jetë në ekranin e “BBF”. Një baladë dashurie, që do ta sjellë Erandën në një imazh krejt të ri, edhe pse këngëtarja me sukses ka kënduar disa herë në këtë zhanër. Është një kompozim i Adrian Hilës me tekst të Rozana Radit, që duket se do të jetë shumë premtues me zërin e Eranda Libohovës. “Përveçse unë e ndiej, që është një këngë e bukur edhe performanca ime është ndryshe”, shprehet këngëtarja duke iu referuar klipit, që pritet të dalë së shpejti. Në imazhin e saj, Eranda i ka besuar grimit të Edmond Lakos dhe veshjeve të stilistes Anila Zajmi, e cila më shumë se ideja e nuses ka dashur ta kthejë këngëtaren shumë vite pas. E për të sjellë këtë ide, ajo ka zgjedhur fustanin e gjatë të cilit në stilin e një fustani nusërie dhe i ka dhënë ngjyrën gri. Përveç skenave të realizuara në Pallatin e Brigadave, këngëtarja ka xhiruar edhe në studiot e “Max production” si dhe në një prej lokaleve të kryeqytetit “Greta Garbo”, që njihet për stilin e tij klasik. E pyetur për veshjet, që ka përdorur në këtë klip Eranda shprehet se të treja janë zgjedhur të tilla, që t’iu përshtaten skenave të xhirimit, por edhe natyrës së këngës. Kështu, që nuk do të shohim imazhe sensuale dhe skena provokuese, të cilat në fakt nuk janë pjesë e stilit të Erandës. “Fustani i zgjedhur në këtë rast i përshtatet mjaft mirë, si një kthim në kohë statujës rreth së cilës unë interpretoj”, tregon ajo. Nga skenat e klipit, por edhe natyra e këngës pritet që këtë radhë të shohim diçka krejt ndryshe nga “Choco e cacao”, kënga e fundit, që Eranda Libohova ka prezantuar me një videoklip. A do të jetë vallë një klip komercial, për të shitur më shumë albumin, që këngëtarja nxorri disa muaj më parë? “Ky klip nuk është komercial, pasi dhe kënga nuk është e tillë. Mua më pëlqen të pres që edhe publiku ta vlerësojë”, përfundon ajo.

ERANDA LIBOHOVA

Marrë nga PanoramaPlus
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |