Faqe: 1 2 [3]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Elvana Gjata  (E lexuar 18929 herë)
0 anëtarë dhe 2 Vizitore po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #30 më: 03-07-2008, 16:58:09 »

Elvana Gjata, më sensuale se kurrë



Njëra nga këngëtaret më simpatike të skenave shqiptare sapo ka publikuar videoklipin e ri muzikor. “Vetes” titullohet kënga më e fundit, ku Elvana Gjata shfaqet në një stil të ri, më sensuale dhe me ritme më të ndjera. Ajo ka sjellë për fansat e saj surprizën e radhës, por jo vetëm!

Asnjëherë e njëjtë dhe gjithmonë ndryshe! Duket se kjo është motoja që këngëtarja e njohur Elvana Gjata ndjek në karrierën e saj artistike. Për të mbetur më gjatë në mendjet e njerëzve, ajo zgjedh një taktikë të rafinuar, që e sjellë më pranë fansave të saj. Të njëjtën gjë ka bërë edhe në videoklipin e fundit me titull “Vetes”, i cili është publikuar para pak ditësh në stacionet muzikore shqiptare. Më shumë emocion, një muzikë e ndjerë dhe një luk interesant: vetëm kështu mund të përkufizohet hiti i ri i këngëtares. Një version i ri i Elvanës, që nuk ngjason kurrësesi me herën e fundit kur ajo këndoi “Mamës”; tek e fundit ky ishte edhe qëllimi i saj që në momentin kur dëgjoi për herë të parë muzikën e kësaj kënge. “Tek “Vetes” shfaqet një Elvanë më sensuale, në ndryshim nga ajo ritmikja kur u shfaqa herën e fundit. Ka më shumë ndjenjë, ka një performancë të arrirë dhe një subjekt të cilin ia kam dedikuar jo vetëm vetes, por gjithkujt që do e dëgjoj atë”, thotë ajo për gazetën “Korrieri.

Që në momentin e parë që ka dëgjuar muzikën e “Vetes”, e kishte vendosur që tekstin ta krijojë vetë. Sigurisht që me këtë nuk do t’i vërë titullin “Poete” vetvetes, por është një ndjesi e veçantë, që Elvana nuk e kishte provuar kurrë më parë. “Ishte një muzikë e ndjerë, tepër e bukur dhe që më bëri për vete që në momentin e parë kur e dëgjova. Për këtë motiv doja me çdo kusht që të krijoja një tekst interesant, që me sa kam konstatuar, është pëlqyer shumë, përpos klipit sigurisht”, vijon ajo.

E gjithë videoja është xhiruar në bregdetin e Vlorës, një gjetje jo krejt rastësore kjo nga studioja e produksionit “Pixels”. Me temperatura gjithnjë në rritje dhe me tendencën e njerëzve për t’u zhveshur sa më shumë, këngëtarja nuk mund të bënte përjashtim nga rregulli, prandaj u zgjodh një performancë verore, buzë detit, madje e veshur edhe me kostum banje. Lidhur me këtë, Elvana nuk mendon se është shfaqur më e zhveshur se herët e tjera, por ka ardhur në koherencë njëherësh me stinën e nxehtë dhe me stilin e këngës. “Nuk mendoj se kam zbuluar trupin tim, por jam shfaqur krejt normale, siç dal edhe në plazh. Stilistja Jona Muça ka bërë një punë të shkëlqyer me veshjet e mia, pasi përveç fustanit të bardhë, ajo ka stiluar edhe veshjen me motive leopardi. Gjithçka është përshtatur me natyrën e klipit dhe personalisht kam mbetur e kënaqur”, shpjegon Elvana.

Por gjithë këtë sukses të këngëtares duket se po e zbeh pak mania e faqeve rozë të gazetave në vend, të cilat ditët e fundit kanë folur për gjithëçfarë lidhjesh dashurore të saj me meshkuj të njohur. Një lidhje me Florin, me Getoar Selimin e së fundi me aktorin e humorit, Besmir Kallakun. Megjithëse ka preferuar që t’i kalojë me indiferencë, edhe për këtë pikë Elvana e ka një përgjigje. “Më vjen vërtet habi, që ditët e fundit media të ndryshme më lidhin me çdo mashkull që ekziston në këtë vend. Më vjen vërtet keq për këtë gjë, pasi asnjëherë nuk kam dashur që mediat të merren me jetën time private, pasi unë kam plot gjëra të tjera interesante për të cilat ka interes edhe publiku”, pohon ajo.

Risi është edhe shfaqja që ajo ka ngjitur në skenën e Akademisë së Arteve, në kuadrin e promovimit në fakultet. Në cilësinë e regjisores, ajo ka punuar për shfaqjen me titull “Çdo të hënë në orën 13:30”, një pjesë që është pritur mjaft mirë nga spektatori dhe që është vlerësuar maksimalisht nga pedagogët. “Regjisura është një tjetër pjesë e dashur për jetën time, prandaj gjithmonë kam insistuar që të jem më e mira. Edhe në shfaqjen e fundit ia kam dalë mbanë shumë mirë, por si regjisore e ardhshme nuk kam dashur që të fus hundët në klipet e mia sa i takon këtij aspekti, pasi gjithnjë kam pasur njerëz profesionistë me të cilët kam punuar”, përfundon Elvana Gjata. E ndërsa po shijon suksesin e “Vetes”, këngëtarja po mendon seriozisht edhe për pushimet verore. E ndarë mes Turqisë e Malit të Zi, ajo ende nuk e ka vendosur se çfarë do të bëjë, por një gjë është e sigurt: pas kaq shumë impenjimesh profesionale, disa ditë pushimesh për të janë një nevojë e domosdoshme. 

“Tek “Vetes” shfaqet një Elvanë më sensuale, në ndryshim nga ajo ritmikja kur u shfaqa herën e fundit. Ka më shumë ndjenjë, ka një performancë të arrirë dhe një subjekt të cilin ia kam dedikuar jo vetëm vetes, por gjithkujt që do e dëgjoj atë”.

Gazeta Korrieri

Fotografi nga Elvana Gjata

Elvana Gjata - Vetes  teksti i kenges

Ditët vetëm pa fjale
netet pa gjume ti fal

Me thoje zemër te kam

Për ty njësoj jam

Vetëm një fjale
te te them dhe te zhdukem ngadalë
te jem me ty
ti e di se ne shpirt ty te mbaj

Vetëm një fjal
te te them dhe te zhdukem ngadalë
do ishte me mirë
te me thuash një here me fal

Ditët vetëm pa fjale
netet pa gjume ti fal

Me thoje zemër te kam

Për ty njësoj jam

Vetëm një fjale
te te them dhe te zhdukem ngadalë
te jem me ty
ti e di se ne shpirt ty te mbaj

Vetëm një fjale
te te them dhe te zhdukem ngadal
do ishte me mirë
te me thuash një here me fal

Shiko sa pranë
buzes tënde jam
mos më ler te pres me gjatë
puthme për te fundit nate

Vetëm një fjale
te te them dhe te zhdukem ngadalë
te jem me ty
ti e di se ne shpirt ty te mbaj

Vetëm një fjal
te te them dhe te zhdukem ngadalë
do të ishte me mirë
te me thuash një here me fal
E identifikuar

BabyDance
Mjaltë
Moderator


Karma: 2
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2801



Shiko profilin
« Përgjigju #31 më: 13-08-2008, 16:57:32 »

Gjata kopjon kosovaret

Elvana Gjata duket se ka filluar t’i kopjoj kosovaret edhe sa i përket menaxhimit. Ajo tashmë është nën shoqërinë e nënës së saj në çdo koncert që mban nëpër qytetet shqiptare.
Madje, nëna e këngëtares ishte prezente edhe në koncertin e fundit që Elvana e mbajti në Prizren gjatë të dielës.

Kështu, këngëtarja e cila së fundmi lansoi hitin e saj “Vetes”, i është bashkuar stilit menaxhues të këngëtareve nga Kosova, të cilat zakonisht marrin nënat e tyre nëpër koncerte e ku ato luajnë edhe rolin e menaxhereve.
E identifikuar

Per ty minuta akoma me kan mbetur, per syte e mi ende ai seshte tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
karamele85
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 42



Shiko profilin
« Përgjigju #32 më: 10-09-2008, 12:07:13 »

eshte gjithmon ne permirsim por duhet te nderroj stilistin...sa me shpejt!
E identifikuar
heset
Vizitor
« Përgjigju #33 më: 25-09-2009, 13:24:41 »

jo bre elvana osht shum qik e mir ani mo qikjo kanga e re qe e ka qit osht ma me pelqen mas shumti po edhe vet elvaona osht e mir
E identifikuar
Bekimi
Strateg
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 3179



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #34 më: 30-09-2009, 18:20:45 »

Gjata kopjon kosovaret

Elvana Gjata duket se ka filluar t’i kopjoj kosovaret edhe sa i përket menaxhimit. Ajo tashmë është nën shoqërinë e nënës së saj në çdo koncert që mban nëpër qytetet shqiptare.
Madje, nëna e këngëtares ishte prezente edhe në koncertin e fundit që Elvana e mbajti në Prizren gjatë të dielës.

Kështu, këngëtarja e cila së fundmi lansoi hitin e saj “Vetes”, i është bashkuar stilit menaxhues të këngëtareve nga Kosova, të cilat zakonisht marrin nënat e tyre nëpër koncerte e ku ato luajnë edhe rolin e menaxhereve.

Sa i varfer eshte shtypi ne Kosove. Shiko se c'klasifikime te demshme qe po bejne.
E identifikuar

Te dua Nene




bekimi@zeriyt.com
Faqe: 1 2 [3]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • A ju pëlqejn?
  • Dot Po
  • 13 (68%)
  • -
  • Dot Jo
  • 6 (31%)
  • -
  • Numri total i votave: 19
  • Shiko temen

* Sponsor