Faqe: 1 [2] 3   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Elvana Gjata  (E lexuar 18807 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Charlie
Anetar


Karma: 9
offline offline

Postime: 3664



Shiko profilin
« Përgjigju #15 më: 19-08-2007, 11:17:53 »

Bombe fare eshte kjoo zgerdhihet
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #16 më: 25-09-2007, 13:27:23 »

Foto te reja te Elvanes





Me shume foto http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-171.html
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #17 më: 27-10-2007, 15:51:48 »

Elvana Gjata Në Kosovë shkoj për koncerte dhe jo për motive personale

Edhe pse është bërë disa herë subjekt i faqeve rozë të gazetave, duket se Elvana Gjata nuk dëshiron aspak të flasë për këtë anë të jetës së saj.E rezervuar në daljet e saj në intervista shohim, se këngëtarja preferon të flasë më shumë për muzikën, studimet dhe familjen, se sa për jetën e saj private. Dhe realisht ajo asnjëherë nuk ka pohuar apo mohuar publikisht fjalët apo lajmet, që të tjerët shkruajnë rreth saj. Dhe jo vetëm kaq. Asnjëherë gjatë intervistave nuk është shprehur në lidhje me jetën e saj private, duke dëshiruar ta ruajë të tillë dhe duke mos pranuar të japë komente.

Lexo pjesen tjetër te shkrimit »

Elvana Gjata mohon te kete lidhje dashurie ne Kosove
« Ndryshimi i fundit: 29-10-2007, 10:54:50 nga Berni » E identifikuar

Lazdran
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 23


Shiko profilin
« Përgjigju #18 më: 03-11-2007, 19:00:35 »

Elvana pos qe e imiton Beyoncen ne kendim e kopijon edhe ne garderobe.Shikoni foton.


* Beyonce2004-Elvana2005..JPG (35.96 KB, 774x582 - E shikuar 42 Herë.)
E identifikuar
M A X
Admin


Karma: 35
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11171



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #19 më: 04-11-2007, 03:01:15 »

Ngjashmerite qe shoh une aty jane te qenit femra dhe qenie njerezore.
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
Lazdran
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 23


Shiko profilin
« Përgjigju #20 më: 04-11-2007, 14:40:38 »

Shikoji teshat e njejta,floket e rregulluara njejte dhe grimin.
E identifikuar
eurogina
pspsps
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2372



Shiko profilin
« Përgjigju #21 më: 04-11-2007, 15:57:07 »

Dashuritë e Elvanës


Le ta nisim nga bukuria. Ti a ke ndonjë recetë sekrete?
Atë që kanë të gjitha vajzat, të qenurit origjinale dhe e thjeshtë.

Cili është zakoni yt më i mirë?
Bëj çmos që të mos vonohem kur lë ndonjë takim.

Po më i keqi?
Që vonohem gjithmonë.

Pa cilin makiazh nuk mund të bësh dot?
Pa rimelin.

Pa cilin aksesor nuk do të mund të rrije dot?
Vathët më pëlqejnë shumë dhe janë aksesorët që përdor më shumë, pa harruar një orë që nuk e heq nga dora, pasi është dhuratë nga motra ime, e cila ndodhet larg.

Cilat janë ikonat e tua të modës?
Versace, Chanel, Elie Saab etj.

Cila është modelja jote e preferuar?
Janë dy , Naomi Campbell dhe Victoria Beckham.

Cila është këshilla më e mirë e modës që nuk e ke marrë kurrë?
Tani që e mendoj asnjëherë s’më kanë thënë se të vishesh sipas qejfi t tënd, dukesh më moderne…

Cila është fraza që të duket më e bezdisshmja për ta ripërsëritur?
Të shtrihesh e vdekur për gjumë dhe të përsëritësh fjalën “ju lutem më mbuloni!” (qesh).

Nëse do të kishe qenë ngjyrë, cilën ngjyrë do të preferoje të ishe?
E verdhë si flutura e majit.

Po nëse do të kishe qenë këngë?
Do preferoja prapë të isha kënga e Florit.

Një gur i cmuar?
Rubin.

Një stinë?
Vera, jo vetëm se është e nxehtë, por edhe sepse është stina më e dashur për të gjithë.

Një pije?
Verë e kuqe.

Një veshje?
Një fustan i mrekullueshëm nuseje, në mënyrë që të isha veshja më e rëndësishme në jetën e një vajze.

Një gjendje shpirtërore?
Megjithëse zgjat shumë pak, do të doja të isha lumturi.

Një mbiemër?
Gjata.

Cila është dita më e lumtur e jetës tënde?
Kam pasur shumë momente të lumtura dhe nuk mund të veçoj ndonjë. Mund të them që kanë pasur lidhje me familjen time dhe me muzikën.

Cila është gjëja e parë që bën kur zgjohesh në mëngjes?
Përkëdhel macen, që fle me mua. Pastaj rutinën e zakonshme, higjienën personale.

Çfarë ka gjithmonë mbi komodinën tënde?
Eshtë gjithmonë Bibla, një libër artistik dhe ndonjë ëmbëlsirë.

Cili është ushqimi yt i preferuar?
Të them të drejtën, jam një hamëse e madhe, s’bëj naze për asgjë.

Cilat janë pushimet që do të të pëlqenin më shumë?
Në një shtëpi në mal, në kohë dimri, me miqtë e mi më të mirë.

Cili është albumi i parë muzikor që ke dëgjuar?
Albumi i sopranos Maria Callas, pasi motra ime studion për muzikë teatri dhe kur isha e vogël më pëlqente të
dëgjoja çdo gjë që më sugjeronte ajo. Gjë që vazhdoj ta bëj akoma.

A ke frikë nga plakja?
Tani për tani jo.

Mes gjithë dhuratave që të kanë bërë në gjithë këto kohë, cila është më e preferuara për ty?
Një buqetë gjigande me lule të shumëllojshme natyrale.

Cili është shkrimtari yt i preferuar?
Ka shumë, por tani mund të përmend Dino Buzzatin.

Cila është banda muzikore që pëlqen më shumë?
Nrg band.

Po skuadra jote e zemrës cila është?
Nuk më pëlqen shumë futbolli, por kur ka ndeshje bëj tifo për Kombëtaren tonë.

Cilat janë tre gjërat që ëndërron të bësh deri në fund të jetës?
Të këndoj, të lexoj dhe pse jo të shikoj…

Nëse do të mund të ftoje për darkë ndonjë personazh, edhe ata të kohës së shkuar, kë do të zgjidhje?
Një personazh nga tragjeditë e Shekspirit, Hamletin për shembull.

Nëse do të kishe mundësi për të jetuar në një kohë tjetër, cilën epokë do të zgjidhje?
Periudhën e Rilindjes.

Kur të ka zënë qymyri për herë të parë?
Herën e fundit.

Cili është mashkulli më seksi në botë për ty?
Ai…

Cili është defekti më i shëmtuar për një mashkull sipas teje?
Të merret me fjalë, defekt të cilin e kanë femrat.
E identifikuar

The future belongs to those who believe in the beauty of their dreams
-------------------

eurogina@zeriyt.com
kengaime
e pakenduar
Anetar


Karma: 103
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 6781



Shiko profilin
« Përgjigju #22 më: 06-11-2007, 14:23:23 »

Elvana pos qe e imiton Beyoncen ne kendim e kopijon edhe ne garderobe.Shikoni foton.

Epo, edhe te imitosh dikend tjeter, s'ka mundesi cdokush.........duh et te jete nje lloj ngjajshmerie mes ketyre personave pra
E identifikuar

Kur biem ne harrese, me nuk ekzistojme
xheneta
Vizitor
« Përgjigju #23 më: 07-11-2007, 18:49:56 »

haha elvana ma e mira ne bot bravooooooooooooooo ooooooooooooo ska si elvana        hahahahahaa  me vjen turp zgerdhihet buzeqeshje
E identifikuar
Charlie
Anetar


Karma: 9
offline offline

Postime: 3664



Shiko profilin
« Përgjigju #24 më: 08-11-2007, 13:35:46 »

Kush e shan  hyn ne bela me mua zgerdhihet
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #25 më: 01-12-2007, 13:42:31 »

Një zë i thellë në një fytyrë të ëmbël dhe të dashur. Elvana Gjata është nga ato këngëtare, që di t’i fitojë zemrat e publikut për zërin e saj, po aq sa edhe për pamjen tërheqëse.

Sepse nëse nuk do të ishte kështu, çmimi i diskografisë nuk do të shkonte tek ajo. Duket se albumi i fundit i këngëtares “Mamës”, i prezantuar edhe me foto dhe një videoklip shumë interesant, është shitur mjaft mirë nga shtëpia diskografike “Supersonic”, që atribuoi edhe këtë çmim. Ndërkohë, e përfolur edhe për jetën e saj private duket se Elvana zgjedh të përgjigjet shkurt për këtë pikë. Por ne kemi zbuluar se kush i ka fituar zemrën vajzës bukuroshe.

Lexoni pjesen tjeter te shkrimit KLIKO KETU
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #26 më: 28-01-2008, 08:33:41 »

Elvana nuk i ndahet Kosoves



Nuk ka shpjegim tjeter, pasi perfundimisht kengetarja Elavana Gjata pjesen kryesore te karrieres se saj e ka te ndertuar ne Kosove. Aq e lidhur eshte me kete vend, aq sa cdo koncert dhe videoklip te ri zgjedh ta beje atje. Edhe kengen me te fundit ajo ka preferuar qe ta realizoje po ne Kosove. Pasi fitoi cmimin e trete tek “Kenga magjike” me baladen e suksesshme “Ku jeton dashuria”, Elvana po pergatitet per “bomben” e radhes, nje kenge nen ritmet hip-popit. Korrieri

E identifikuar

danjelaeri
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 61


Shiko profilin
« Përgjigju #27 më: 29-01-2008, 10:18:32 »

elvana eshte kengetarja ime e preferuar po eshte si shpirt ama.yll fare
E identifikuar

jeni si shpirt
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #28 më: 26-03-2008, 09:40:29 »

Elvana Gjata dhe Soni Malaj, partnere në kërcim



Kanë dëfryer e kanë festuar aq shumë sa nuk kanë nguruar edhe të kërcejnë. Elvana dhe Soni të veshura tamam si për verë, kanë kërcyer bashkë nën ritmet e muzikës së ofruar me aq kujdes nga Andi DJ. Spektakli ka zgjatur për disa orë me rradhë dhe asnjë nuk është larguar nga ambjentet afër ish-bllokut në Tiranë derisa muzika të përfundonte. Mes ballokumeve dhe ëmbëlsirave të tjera për ditën e verës këngëtarët kanë festuar bashkë, duke i ngjasuar tamam një festivali veror skena e të cilit ishte ngritur në ambient të hapur.

Faleminderit Flori!



Dita e verës mblodhi bashkë të gjithë artistët kryesisht këngëtarët të cilët krijuan një atmosferë të papërsëritshme në 14 Mars, ku për fat të mirë dhe koha ishte perfekte. Paparaci ynë ka kapur këtë moment, kur Elvana Gjata përqafon Florin, producentin e saj, njëkohësisht dhe kompozitorin e të gjitha këngëve të këngëtares. Një bashkëpunim që tashmë u bë një kohë e gjatë qëkur ka lindur, i cili vazhdon të jetë po aq I suksesshem sikurse edhe në fillim. Në shumë intervista të saj Elvana asnjëherë nuk harron të përmendë dhe të falenderojë Florin për gjithë suksesin e korrur dhe fansat e krijuar si dhe të drejton tek ai për çdo project të sajin që mund të ketë për në vijim. Njëkohësisht Elvana është edhe imazhi i biznesit të Florit: ‘Taxi Mapo’.

Bluetooth

Fotografi nga Elvana Gjata

ELVANA & SONI
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #29 më: 23-06-2008, 10:35:51 »

ELVANA - “Nuk kam qenë e dashura e Getoarit”



E ftuar në Kosovë për të promovuar këngën dhe klipin e saj më të ri, Elvana Gjata, i ka dhënë përgjigje një herë e përgjithmonë, thashethemeve të ngritura rreth saj dhe Getoar Selimit. Elvana ka sqaruar se mes saj dhe Getit, nuk ka pasur asnjëherë ndonjë lidhje
dashurore, veçse bashkëpunim, duke qartësuar se ato që janë shkruar në media janë të gjitha thashetheme dhe aspak të vërteta. “Para se të kalojmë në pyetjen pse u ndatë, duhet të flasim për pyetjen, se a kam qenë apo nuk kam qenë unë me Getin së bashku. Prandaj të gjitha këto janë thashetheme që janë folur si lidhje dhe e konsideroj se kjo është një temë e konsumuar. E kam thënë shumë herë, se nuk kam asgjë më të, edhe tash them jo”, ka thënë Gjata, madje në dialektin kosovar, duke theksuar se mes tyre ka pasur vetëm bashkëpunim, por kurrsesi lidhje dashurore, gjatë një interviste në një të përditshme të Prishtinës. Komentet e një lidhje dashurore mes Elvanës dhe Getoarit, kanë qenë pjesë gazetave skandalistike që erdhën fillimisht nga Prishtina në Tiranë, por që duket se nuk kanë qenë, as më shumë, as më pak vetëm thashetheme. Fotoja ku Getoar Selimi dhe këngëtarja e talentuar shqiptare u shfaqën duke ecur në tapetin e kuq të “VideoFest”, ishin shkëndija e parë për të aluduar mbi një lidhje dashurore mes tyre, histori që Elvana e kategorizon si bashkëpunim.
DIÇKA “VETES”
E kthyer në tregun muzikor, plot 8 muaj pas pjesëmarrjes në “Kënga Magjike”, Elvana duket se këtë herë ka vendosur që të sjellë për fansat këngën me titull “Vetes”. Këngëtarja e talentuar e cila theu rekordet e shitjeve me albumin “Mamës”, këtë herë zgjedh një këngë pothuajse të të njëjtit zhanër. Titullohet “Vetes” dhe siç shpjegon kjo është një mënyrë që çdo dëgjues të gjejë sadopak nga vetja, tek teksti apo historia e këngës që Elvana “servir” në këtë sezon të nxehtë për fansat e saj. Kjo këngë ka vetëm një javë në treg dhe duket se Elvana ka goditur sërish në shenjë. Nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe, pasi
gjithçka është menduar me shumë kujdes nga Flori, djaloshi i talentuar që prej kohësh ka vendosur edhe të menaxhojë Elvana Gjatën, për të vulosur edhe suksesin.Elvana ka pohuar për mediat kosovare, ku edhe bëri promovimin e këngës se për momentin ka vendosur të këndojë më shumë si soliste dhe nuk po planifikon
që të bashkëpunojë me ndonjë këngëtar tjetër kosovar. “Jo, jo absolutisht nuk do të bashkëpunoj njëherë për njëherë. Sapo kam dalë nga bashkëpunimet, kështu që kam nevojë të merrem me Elvanën si person”, shprehet ajo. Kjo deklaratë vjen pas lajmeve të fundit që qarkulluan në median kosovare, se Elvana do të kishte një bashkëpunim me këngëtarin Ermal Fejzullahu, një duet që u përfol si i mundshëm qysh në momentet e “Top Fest”, por që duket nuk ka qenë asnjëherë pjesë e projekteve të saj.Përsa i përket stilit të muzikës, ajo nuk do të heqë dorë nga R&B, kjo jo vetëm pasi kështu u identifikua në tregun muzikor, por edhe për faktin se ky zhanër mbetet për të më i pëlqyeri. Ndërkohë përsa i takon festivaleve, një prej të cilëve është edhe “Kënga Magjike”,Elvana tregon se nuk ka vendosur ende nëse do të jetë pjesëmarrëse apo jo, pasi në këtë periudhë është duke u marrë me albumin e ri. Ky është një lajm tjetër shumë i mirë për fansat e saj, një rikthim
i dytë i Elvanës pas plot 1 viti, ka gjasa që mund ta pozicionojë sërish në krye të tregut muzikor.
THASHETHEMET
Por duket se thashethemet për Elvanën nuk kanë reshtur asnjëherë. Para pak kohësh në media u përhap një lajm ku flitej se një djalosh, i quajtur Rogert, kishte qenë i dashuri i Elvanës. U përfol se djali është në vit të pestë për Administrim Biznes si dhe punon si dizajner, por ata kanë preferuar që të mos e bëjnë publike lidhjen e tyre. Por asnjë nga të dyja palët, qoftë Elvana apo djaloshi që pretendonte se ishte i dashuri i saj, nuk e ka pranuar publikisht këtë lidhje, çka të bën të mendosh se e gjithë historia, njëlloj si ajo me Getoarin mbetet sërish një thashethem.

Gazeta Panorama
E identifikuar

Faqe: 1 [2] 3   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • A do ta kishit bler albumin e Cristiano Ronaldos nqofse do ishte bere kengetar?
  • Dot Po
  • 14 (32%)
  • -
  • Dot Jo
  • 19 (44%)
  • -
  • Dot Nuk do e kisha bler e kisha shkarkuar
  • 10 (23%)
  • -
  • Numri total i votave: 43
  • Shiko temen

* Sponsor