Faqe: [1] 2 3   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Elvana Gjata  (E lexuar 18939 herë)
0 anëtarë dhe 2 Vizitore po shikojnë këtë temë.
Bekimi
Strateg
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 3179



Shiko profilin WWW
« më: 20-12-2006, 12:36:23 »

Pa jepni ndonje koment per kete gocen,,, dhe kujdes mos ma shani se do hyni ne bela me mua pastaj.... zgerdhihet zgerdhihet
E identifikuar

Te dua Nene




bekimi@zeriyt.com
kengaime
e pakenduar
Anetar


Karma: 104
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 6832



Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 26-12-2006, 16:11:31 »

Do te thoja une dicka, por kam frike nga ky lart  perqeshje

Me pelqen , me pelqen ( ishalla isha bindese ne syte e Bekimit  zgerdhihet )
E identifikuar

Kur biem ne harrese, me nuk ekzistojme
Bekimi
Strateg
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 3179



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 26-12-2006, 22:19:22 »

E ashtu... Duket qe ke repekt te madh per mu... zgerdhihet qesh me te madhe
E identifikuar

Te dua Nene




bekimi@zeriyt.com
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #3 më: 16-02-2007, 15:34:40 »

Pa jepni ndonjë koment për këtë gocen,,, dhe kujdes mos ma shani se do hyni ne bela me mua pastaj.... zgerdhihet zgerdhihet


O Bekim merre ta kam fal  perqeshje

E identifikuar

Bekimi
Strateg
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 3179



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #4 më: 26-02-2007, 23:34:57 »

Thenkju thenkju Berno. Po patet foto tjera, do ishte mire ti vendonit ketu. zgerdhihet
E identifikuar

Te dua Nene




bekimi@zeriyt.com
Capkenja
Vizitor
« Përgjigju #5 më: 01-03-2007, 20:19:30 »

Beko jo se e ke qejf ti po eshte goce persembari.E pelqej sepse eshte e thjeshte dhe nuk zhvishet si ato pjesa tjeter e kengetareve.Ka nje natyre te qete dhe eshte e cilter,te pakten ne intervistat qe i kam lexuar.

P.S e vetmja qe nuk e ka gjoksin e madh,dhe ska ndermend te ver plastike brenda tyre buzeqeshje
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #6 më: 09-03-2007, 15:13:54 »

Elvana Gjata i frikësohet babait !

Këngëtarja seksi dhe simpatike, Elvana Gjata, gjithmonë i është frikësuar babait. Ndonëse nuk të lë përshtypjen e vajzës së ndrojtur, ata që e njohin thonë se në shtëpi është e butë dhe e urtë. Babai i saj duket se ka ndikim të fortë te ajo, e cila sa herë që është në udhëtim dirigjohet me telefon nga ai! Mësohet se sa herë që i cingëron telefoni Elvanës, ajo dridhet nga frika se mund të jetë i ati! Se pse i frikësohet kaq shumë babait, e di ajo... A thua e sheh ai në televizor të bijën se si lakuriqësohet? Sido që të jetë, tashmë, jo vetëm nga miqtë e afërt, por edhe nga gazetarët dihet se Elvana i frikësohet babait. Por sido qoftë Elvana mbetet njëra nga këngëtaret më seksi të estradës sonë muzikore.
E identifikuar

Bekimi
Strateg
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 3179



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #7 më: 25-03-2007, 09:41:43 »

Goc per shpi mo. zgerdhihet
E identifikuar

Te dua Nene




bekimi@zeriyt.com
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #8 më: 26-04-2007, 07:35:21 »

Thenkju thenkju Berno. Po patet foto tjera, do ishte mirë ti vendonit këtu. zgerdhihet


Bekim shikoje dhe kete  zgerdhihet

E identifikuar

BabyDance
Mjaltë
Moderator


Karma: 2
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2801



Shiko profilin
« Përgjigju #9 më: 28-04-2007, 07:53:01 »

Getoari, një tjetër këngë për Elvanën...

Këngëtari i mirënjohur Kosovar, Getoar Selimi, ka përgatitur
surprizën e radhës për publikun shqiptar. Ai nuk ka hezituar t’i ofrojë Elvana Gjatës për të dytën herë, një bashkëpunim të suksesshëm, me këngën e krijuar prej tij e të titulluar “Mamës”. Nga burime të besuara pranë Getoar Selimit, mësojmë se kjo këngë është një re-mix i këngës me titullin “Babës”, së kënduar prej grupit “Tingulli 3” në albumin e tyre të fundit. Kënga “Mamës” është një risi në muzikën shqiptare dhe më- Getoari, një tjetër këngë për Elvanën... sohet se performanca e Elvana Gjatës është
mbresëlënëse. Ajo shfaqet plot energji dhe me një vokal në ngritje. Me sa duket leksionet e Getoarit kanë mundësuar këtë transformim, këtë sukses të radhës.
***
Kjo këngë shoqërohet me një videoklip të përgatitur plot
shije. Mësojmë se ky videoklip ka përfunduar rreth 11 ditë më parë dhe është gati për promovim. Videoklipi fillon me pjesë nga kënga “Babës”, së kënduar prej Getoar Selimit. Ky moment realizohet kur Getoar Selimi është në makinën e tij me targa “Babës”, duke pritur Elvana Gjatën të vijë me një makinë tjetër me targa “Mamës”. Në këtë moment fillon edhe
performanca e zonjushës me fat, që vjen me një bashkëpunim
të dytë me Getoar elimin. Një artist në ngritje e ipër të muzikës bashkëkohore hqiptare. Një mashkull lot sharm, që ka bërë për ete disa prej këngëtareve ë në zë të muzikës moderne hqiptare.
***
Duke iu rikthyer edhe një erë këtij krijimi, duhet theksuar e muzika e kësaj ënge është një sukses tjetër  Getoarit. Edhe këtë herë ai o tregon se dashuria e tij e arë dhe e vetme është muzika, dhe pse ndonjëherë trazohet ërkohësisht rej bukurosheve, uke filluar prej Adelina Ismajlit Nora Istrefit fundmi me bashkëpunimin  dytë të radhës me çapkënen
Elvana Gjata, e deri në planet për një bashkëpunim të mundshëm me Bleona Qerretin.
***
Duhet theksuar se Getoari për këtë këngë është tepër entuziast dhe e vlerëson atë maksimalisht. Sipas burimeve
pranë tij, mësohet se ai vazhdimisht e dëgjon këtë këngë të re, në vetmi, gjatë xhirove të natës me makinën e tij Audi Q7, në rrugët e qeta të Prishtinës. Getoari është një muzikant sharmant që ka bërë për vete shumë vajza të suksesshme, si në Prishtinë ashtu edhe në Tiranë. Edhe pse i ri, ai është një princ i kaltër për shumë ëndërrimtare, që shohin tek ai çelësin e suksesit të tyre. Të cilat presin prej tij një dhuratë të tipit “Mamës”, dhuruar së
fundmi Elvanës…
E identifikuar

Per ty minuta akoma me kan mbetur, per syte e mi ende ai seshte tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
Amy
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 818



Shiko profilin
« Përgjigju #10 më: 23-06-2007, 04:35:30 »

Elvana dhe gjithë bemat e saj

Nëse synon te beje diçka, ajo di te gjeje rrugën dhe mënyrën e duhur. Ka qëlluar gjithnjë ne shenjë. Si? Ka edhe ajo ca sekrete te sajat. Disa prej te cilave na e rrëfen sot ne këtë intervistë.

Kur trokiti për te parën herë ne deren e NRG, Elvana Gjata dinte vetëm qe kishte bërë zgjedhjen e duhur. Ishte e bindur qe kjo ishte mënyra e vetme për te pushtuar tregun, me këngë hit e me klipe te nxehta. Ajo e dinte se po bëhej pjesë e skuadres me te preferuar te tregut muzikor. Sepse grupi i NRG është i specializuar ne recetat pikante te karaktereve te veçantë. Por me tej se kaq Elvana nuk mund te parashikonte dot.

Atëherë ajo s’mund ta merrte dot me mend se do të vinte shumë shpejt dita kur bota do të rrotullohej rreth saj. Kur do të kapercente sa hap e mbyll sytë edhe kufijte e do të bëhej e njohur edhe ne Kosovë, se do të bëhej e preferuara edhe e Getoarit. Do te pushtonte televizionet me një nga klipet me te nxehta dhe… Dhe albumi i saj do të shkaktonte aq zhurme sa c’po bëhet këto ditë ne Tiranë. Pergatitjet kanë kohe qe kanë filluar. Rruget janë pushtuar nga posterat dhe ne Pub Venue gjithçka është gati për sot ne mbrëmje, vetëm për Elvana Gjaten. Një promovim qe te krijon idenë e një ngjarjeje te madhe. Një buje qe ka ne qendër një vajzë te ëmbël ende te vogël, por qe ka guxuar ne RnB, ka guxuar edhe ne dialekt kosovar. Madje ka guxuar edhe te thyeje çdo rregull, sepse tekstet e kengeve te saj i drejtohen asaj dhe vetëm asaj.

Një grup i tërë njerezish po punojnë qe albumi i parë i Elvanes me titullin “Mames” te beje “boom”. Dhe meqë ata qe po punojnë quhen Flori, Andi Dj dhe Getoari, mbrëmja e sotme ne Pub Venue nuk mund te jetë tjetër veçse një eveniment.

Si lindi ideja për te realizuar albumin tënd të parë me një titull paska te çuditshëm?

Unë mund te kisha zgjedhur edhe një titull te tipit “Të dua”, “Me mungon”, e te tjera si këto. Por me pëlqeu ky titull i veçantë, qe është dhe versioni femeror i kenges “Babes” kenduar nga Getoari. Duke dëgjuar këngën e albumit te tij me po të njëjtin titull, na lindi ideja për te ruajtur 50 për qind te tekstit dhe për te krijuar një version të ri, qe do të titullohej “Mames”.

Ka lidhje gjë me nënën kjo këngë?

Mund te duket kështu nga emri, por ne fakt nuk ka te beje me këtë. Titulli “Babes” ka ardhur nga fakti se Getoarit ne Kosovë i thërrasin babe, sepse është i pari qe ka kultivuar rrymen RnB.

Do te thotë se ti je mama ne Shqipëri?

Mund të themi kështu. Sepse ky album është një risi. Edhe ne këngë kam dashur te shpreh pikërisht këtë.

Ne klipin e pare kënga flet për ty dhe ne te dytin je ti qe flet po për veten…

Kjo ka lidhje me natyren e muzikes. Nuk ka te beje fare me natyren time.

Ke pasur frikë se mos te keqkuptonin?

Ne fillim po, pastaj mendova se ia vlente te riprovoja. Kjo është një muzikë qe te lejon të provosh diçka ndryshe dhe unë mendoj se ia kam arritur.

Ku është realizuar klipi i kenges “Mames”?

Ne Kosovë, me te njejtet bashkepunetore si edhe ne klipin e kaluar.

Kush është kujdesur për imazhin tënd?

Për sa u përket veshjeve, kam zgjedhur një stil sportive-ushtarak sipas shijes sime dhe markave me te mira ne dyqanin TAXI MAPO. Kurse floket dhe grimi janë realizuar nga dy profesioniste ne Kosovë.

Stili yt i te veshurit është i njejti qe kemi pare ne te dy klipet?

Pak a shumë. Me pëlqen ai lloj stili. Nuk pershtatem dot me veshjet klasike dhe takat.

Me ke ke bashkepunuar për realizimin e albumit?

Rreth nentedhjete për qind te kengeve janë te Flor Mumajesit, por ka edhe te Getoarit. Kemi rreth një vit e gjysmë qe po punojme me Florin për krijimin dhe me pas seleksionimin e 11 kengeve te albumit.

Pse ky bashkëpunim kaq i gjatë me Florin?

Sepse është i vetmi qe me përshtatet, çdo këngë e tij me bën menjehere për vete. Për mua, Flori është një nga artistet me te mirë.

Fakti qe je duke bashkepunuar më me te kerkuarit e tregut te sotëm muzikor, Florin dhe Getoarin, te bën të mendosh se mund të kesh shkaktuar pak xhelozi tek koleget e tua?

Jo, aspak. Mendoj se nuk ka vend për te tilla ndjesi. Kush te doje është e lirë te bashkepunoje me ta. Është diçka qe nuk me përket mua. Unë ndoshta ne një te ardhme do të kem te tjera bashkepunime me Getoaritn, kurse me Florin do të punoj gjithmonë. Sepse pa te, shumë gjëra do të ishin ndryshe.

Të ka kushtëzuar pergatitja e albumit nga aktivitetet e tjera?

Më ka lodhur vërtetë shumë. Me është dashur te alternoj mirë kohën qe më duhet t’ia kushtoja punës me albumin dhe kohës qe më duhet sidomos për shkollën.

Pse ke zgjedhur regjisuren?

Sepse jam e prirur për rrugën e artit. Sepse gjithmonë më ka pëlqyer teatri.

Ke fike se me vonë mund te braktisesh muziken për regjine?

Jo. Kjo s’ka për te ndodhur. Do përpiqem t’i nderthur te dyja. Muzika është shumë e rëndësishme për mua.

Po një album sa i rëndësishëm është për një këngëtar?

Është thelbesor. Sepse ai qe e pëlqen muziken tënde kërkon te këtë edhe mundësinë për te te dëgjuar.

Pervec suksesit, kjo është edhe mënyra me e mirë për te fituar pavaresi ekonomike?

Patjetër,

Si te bën te ndihesh fakti qe moshataret e tua nuk e kanë këtë mundësi?

Unë nuk kam ambicie te theksuar për para. Por fakti qe kam te ardhurat e mia, qe i fitoj vete, sigurisht qe me fal kenaqesi. Por ajo qe me bën te ndihem me mirë është qe kam mundësi te ndihmoj familjen time.

Meqë jemi tek familja. Shumë nga kengetaret e reja kanë preferuar qe te kenë si menaxhere një pjesetare te familjes, mamin ose motren ne disa raste. Kjo ndodh edhe me ty?

Jam shumë e lumtur qe nuk e kam ndjekur këtë mode. Menaxheri im është Flori.

Janë te pranishem prindërit e tu nëpër të gjitha skenat ku ti këndon?

Jo. Kjo ndodh shumë rrallë. Nder të gjitha ato koncerte ne Kosovë, babi im ka ardhur vetëm njëherë. Nuk janë nga ata qe te ndodhen nëpër të gjitha skenat e mundshme ku unë kendoj.

Cilat janë mikeshat me te ngushta, me te cilat te lidh muzika?

Julka, Jonida Maliqi dhe Soni. Ka edhe shumë te tjera, me te cilat kam marredhenie shumë te mira.

Çfarë te pëlqen te besh ne kohën kur nuk je e impenjuar me aktivitetet e muzikes?

Të gatuaj. Të shtunën dhe te dielen ne shtepi merrem unë me gatimin, sidomos me ëmbëlsirat.

Ndihesh e sulmuar nga thashethemet e gazetave?

Ka një masë te caktuar për thashethemet. Shumica e gazetareve i sajojne dhe prej tyre kam ngelur shpesh shumë e zhgenjyer.

Cili ka qenë thashethemi i fundit?

Qe jam lidhur me Getoarin dhe qe jam e fejuar.

Ka ndopak te vërtetë ne këto thashetheme? Thone ku ka ze nuk është pa gjë…

Nuk ka asgjë te vërtetë ne këto thashetheme. Mua nuk me pëlqen të flas për jetën private. Edhe nëse do të kem një lidhje, kjo nuk do të bëhet kurrë publike.

Edhe pse tashmë je shumë e njohur nga te gjithë, nuk te pëlqen të jesh e lakuar?

Jo për gjëra te trilluara.

Po fakti qe ne klasen tënde ke hyrë si një personazh ekrani, te ka perkedhelur ne seder?

Është një shkolle arti, me pedagoge te njohur te skenes dhe ekranit. Të jesh i njohur aty, kjo është gjeja me normale, qe nuk çudit askënd. Shoket dhe shoqet e klases sime nuk rrine me mua sepse jam këngëtare. Unë aty jam Elvana dhe kaq.

Planet e veres?

Me NRG Summer Tour, me koncerte nëpër të gjitha qytetet bregdetare te Shqipërisë. Kështu do të kem mundësi te promovoj edhe albumin tim.

Kjo nenkupton edhe pushimet?

Nëse do kem kohe, këto ditë do të jenë edhe pushimet e mia. Por ne plan të parë ngelet albumi.

E arrin gjithmonë atë qe do?

Perpiqem, por nuk mund te them se jam e ashper ne ambicien time.


G. Koha Jone



* 3.jpg (11.95 KB, 300x200 - E shikuar 101 Herë.)
E identifikuar
Amy
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 818



Shiko profilin
« Përgjigju #11 më: 23-06-2007, 23:08:59 »



Video  Elvana Gjata - Mames

http://www.galeriashqiptare.net/displayimage-158-15.html

« Ndryshimi i fundit: 24-06-2007, 15:15:34 nga Berni » E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #12 më: 29-06-2007, 09:15:12 »

Pak biografi...

Familja e oficerit - Elvana Gjata suksesi i një këngëtareje të re


Emri i Elvana Gjatës nuk është i rastësishëm në botën e muzikës dhe as thjesht për të plotësuar ndonjë nga kapriçiot e moshës. Rruga e saj artistike ka filluar që fëmijë, me debutimet e saj të para në pallatin e pionierëve. Që në pjesëmarrjen e saj të parë, në Festivalin e Zërave të Rinj, vlerësohet me çmimin e tretë, me këngën 'Të këndojmë së bashku'. Ky çmim e inkurajon edhe më tej në rrugën e saj të saponisur.

Merr pjesë në spektaklin 'Kërkohet një yll', dhe në interpretimin e këngëve të Laura Pauzinit del në finale, nën shkëlqimin e një ylli të fshehur tek këngëtarja e re. E shtyrë nga i ati merr pjesë në edicionin e parë të show-t televiziv, 'Ethet e së premtes mbrëma'. Elvana, me një paraqitje të admirueshme skenike, por edhe me zërin e saj të ëmbël dhe melodioz do të fitojë simpatinë jo vetëm të stafit realizues, por edhe të publikut, i cili e ka votuar dhe e ka duartrotikur ngrohtësisht. Fati e ndjek nga mbrapa dhe ajo do të jetë një nga dhjetë finalistët e një prej spektakleve më të ndjekur në Shqipëri, ku evidentohet talenti i këngëtarëve të rinj.

'Ethet e së premtes mbrëma', më hapi dyert e suksesit, në rrugën e profesionalizmit muzikor', thotë Elvana, kur kujton momentet emocionuese nga ky spektakël , i cili ndezi dritën jeshile në rrugën e saj muzikore. Pas këtij spektakli, emri i Elvana Gjatës, nuk do të jetë më i panjohur, por do të fillojë bashkëpunimet me emra të njohur të muzikës shqiptare. Menjëherë pas 'Etheve', merr pjesë në një duet me solistin e grupit 'The Dreams' në 'Maratonën e këngës popullore' dhe arrijnë të dalin edhe në finale, ku Elvana dallohet edhe në interpretimin e këngëve popullore. Në vitin 2003, merr pjesë përkrah emrave të njohur të muzikës shqiptare, në festivalin e RTVSH, me këngën 'Pranë teje', me një tekst të shkruar nga ajo vete, ku shumë shpejt do të realizojë ëndrrën e saj më të madhe.

Së fundi, tek 'Kënga Magjike' e zhvilluar në Kosovë, paraqitet në një bashkëpunim me Flori Mumajesin dhe Andy DJ. Kënga e saj 'Vetëm Zoti e di', ka pushtuar majat e hit-paredeve në Kosovë, por, edhe në Shqipëri është një nga këngët më të dëgjuara në valët e radios 'Energy'. Një nga qëllimet e saj në këtë koncert ishte që kënga të kishte sukses në tregun muzikor dhe tani ndjehet e plotësuar dhe me fansa të shumtë. Është vetëm 18 vjeç dhe ka filluar përgatitjet për albumin e saj të parë, që pritet të dalë në tregun muzikor në korrik të këtij viti. Këngët e albumit janë të rrymave të ndryshme, por mbizotëron rryma R&B, një nga rrymat më të preferuara nga të rinjtë për momentin.

Deri tani janë rregjistruar 11 këngë, të cilat janë punuar me mjeshtëri nga Flori Mumajesi, producenti artistik i albumit. Kurse këngët të gjitha janë të regjistruara në studiot e radios Energy, dhe Andy Dj, i cili e ka mbështetur edhe financiarisht. Albumi do të shoqërohet edhe me një videoklip, që do të filmohet jashtë vendit dhe që do të jetë edhe supriza e publikimit të albumit. Krahas përgatitjeve për albumin e saj të parë, ajo po përgatitet edhe për fillimin e studimeve të larta në Akademinë e Arteve, dega regjisurë. Nuk do ta tradhëtojë këngën, por në këtë degë ajo mendon të kompletohet artistikisht, që në të ardhmen përveç se një regjizore e mirë, shpreson të bëhet një show-girl e famshme.

Dy motra këngëtare Ka qenë Migena, motra e madhe e Elvanës, ajo që e ka zbuluar si këngëtare.Ajo e ka shtyrë gjithmonë për pjesëmarrjet në konkurse dhe spektakle të ndryshme televizive. Migena është studente në vitin e fundit për kanto dhe për Elvanën, ajo ka qenë gjithmonë 'udhëheqësja e saj artistike'. Dy vajzat e familjes Gjata, vajzat e nënkolonelit Fatmir Gjatës, në rrugën që ato kanë nisur, kanë gjetur gjithmonë mbështetjen e veçantë të babait të tyre, që padyshhim një pjesë e suksesit të tyre i dedikohet atij.

Revista Mbrojtja
E identifikuar

Belinaa
Cause all I think about you
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 3147



Shiko profilin
« Përgjigju #13 më: 11-08-2007, 18:54:15 »

LOQKA


* Elvana_Xhata_2.jpg (62.79 KB, 300x340 - E shikuar 177 Herë.)

* Elvana_Xhata_6.jpg (10.86 KB, 270x283 - E shikuar 110 Herë.)

* Elvana_Xhata_7.jpg (51.56 KB, 300x387 - E shikuar 103 Herë.)

* normal_Elvana_Xhata_3.jpg (19.71 KB, 291x399 - E shikuar 132 Herë.)
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Cause all I think about you
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 3147



Shiko profilin
« Përgjigju #14 më: 11-08-2007, 18:55:52 »

a


* normal_Elvana_Xhata_4.jpg (20.37 KB, 244x400 - E shikuar 149 Herë.)

* normal_Elvana_Xhata_1.jpg (16.05 KB, 212x400 - E shikuar 148 Herë.)

* Elvana_Xhata_9.jpg (16.38 KB, 264x379 - E shikuar 176 Herë.)

* Elvana_Xhata_8.jpg (18.58 KB, 266x379 - E shikuar 161 Herë.)
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Faqe: [1] 2 3   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  



Anketa
  • Si eshte me mire per interpretimin e kenges popullore me veshje moderne apo me kostume popullore tradicionale?
  • Dot Me kostum popullor
  • 22 (81%)
  • -
  • Dot Me veshje serioze
  • 3 (11%)
  • -
  • Dot Me veshje moderne
  • 2 (7%)
  • -
  • Numri total i votave: 27
  • Shiko temen

* Sponsor