Edona flet ekskluzivisht per Express por nuk trgon detajet e ndarjes
Milot Hasimja
milot.hasimja@gazetaexpress.comPrishtinë,20 prill â⬔ Gati një vit më parë ajo shkëlqente sepse ditën e martesës e konsideronte si ditën më të lumtur në jetën e saj.
Dje, zëri i saj tingëllonte pikëllueshëm ndonëse ende mbahej e fortë.
Këngëtarja 26 vjeçare, Edona Llalloshi ka pranuar se është ndarë nga bashkëshorti.
Vitin e kaluar ajo kishte organizuar një dasmë e cila i përngjante atyre të Hollywoodit - me qindra mysafirë të ftuar dhe të rrethuar me dhjetëra media të shkruara dhe elektronike. Festa kishte filluar para shtëpisë së saj në Prishtinë, për të vazhduar më pas në qytetin e Dardanës dhe për t'iu kthyer sërish në Prishtinë, në Hotel Grand,
ku u mbajt solemniteti kryesor. Sot, gjendja ka ndryshuar rrënjësisht. "Me një keqardhje të sinqertë dhe me një dhimbje shumë të madhe e pranoj ndarjen nga burri", konfirmoi Edona Llalloshi për Express.
Me një zë paksa të shterur, Edona shprehet se është munduar ta ruajë lidhjen bashkëshortore dhe thotë se për këtë "kishte luftuar shumë kohë".
"Jam munduar ta mbaj martesën. Nuk na ka shkuar, edhe kam vendosë me u nda", tha
Edona përmes telefonit. Ajo u shpreh se fati i saj ishte që ajo të ndahet ndërsa nuk ishte
në disponim të flasë nëse do të pauzojë nga kënga për një kohë.
"Fati im ka qenë kështu. Për momentin nuk mund të flas më shumë", tha Edona shkurt për
Express, duke mos treguar shkakun e ndarjes nga bashkëshorti.
Martesa e saj dukej si ajo e ëndrrave. Në ditën e martesës, me siguri se shumë vajza ia kanë pasur lakmi lumturisë së këngëtares së bukur, e cila ishte bërë shumë e njohur me hitet e saja "Simpatia", "Djali i Kosovës", "Borxhi i Dashurisë", "Pikë në zemër".
Por, fati në martesë nuk kishte qenë në anën e saj. Dashuria i ka mbetur borxh Edonës.
Edona ndahet nga burriKëngëtarja Edona Llalloshi ka pranuar ndarjen nga burri. Thotë se është munduar ta mbajë martesën, por fati i saj ishte që ata të ndahen.www.gazetaexpress.c om