Faqe: 1 2 3 [4]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Ciljeta Xhilaga!  (E lexuar 18324 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #45 më: 01-02-2008, 23:08:30 »

Çiljeta e bën në mes të rrugës



Të gjithë ju që po fërkoni duart nga gëzimi, qetëohuni, sepse nuk është ajo që mendoni! E kemi fjalën për grimin. Çiljeta ka skandalizuar gjithë kalimtarët e rastit, që asistuan në atë skenë. Një mashkull trupmadh brenda makinës së saj që i kishte vënë duart në fytyrë dhe ç’nuk po bënte me të. Vetëm pas mesnate arritëm të zbulonim çdo gjë që kishte lidhje me këtë episod të çuditshëm dhe të kuptonim se pse një burrë po e trukonte Çiljetën në ato kushte, brenda në makinë dhe në mes të rrugës. Të paktën të ishin futur në ndonjë rrugicë të errët. Sidoqoftë, e vërteta është se fundjavën e kaluar Çiljeta ishte ftuar në njërin prej pub-eve të Tiranës për të kënduar. Siç ndodh rëndom, ajo duhej të trukohej, por grimieri i saj i zakonshëm ishte në sheshxhirimin e një reklame që njëra nga kompanitë e telefonisë celulare është duke xhiruar këto ditë në kryeqytet. Meqë grimieri ishte atje dhe nuk mund të shkonte tek këngëtarja, atëherë këngëtarja shkoi te grimieri, e zuri për gryke, duke shokuar gjithë stafin realizues të reklamës, mbaroi punë dhe u zhduk në drejtim të pub-it të radhës po aq shpejt sa ç’u shfaq. Urojmë që këngëtarja të bëjë vetëm grimin në raste të tilla in extremis… Revista Mat
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #46 më: 11-03-2008, 09:59:20 »

Çiljeta përgatitet për në ringun e boksit

Skena e shumëpërfolur e ringut duket, se ka nisur të bëhet realitet.




Prej disa muajsh, Çiljeta kishte lançuar një këngë të re, në duet me këngëtaren Ingrit Gjoni, ku madje ishte folur edhe për detajet e klipit, që do ta shoqëronte. E ndonëse kënga “Puçi puçi” është kënduar në koncertet respektive të vajzave, duke u lançuar edhe në ekran, klipi nuk po shihej në horizont. Kjo sepse të dyja këngëtaret ishin dhënë më tepër pas këngëve që kishin solo, se sa pas këtij dueti. Por pasi Çiljeta ka përfunduar klipin e këngës “Falma” dhe Ingriti ka lançuar këngën “Vitamina” të dyja shoqet kanë gjetur kohë edhe për njëratjetrën.

Pak ditë më parë mësuam, që ato kanë nisur xhirimin e skenave të para të klipit, që pritet të jetë së shpejti në ekranin e BBF, realizuar nga “Max Production”. Ndonëse në titullin e këngës nuk gjejmë ndonjë kuptim të veçantë, përmbajtja e saj flet për një rivalitet mes dy femrash në konkurrencë për një mashkull të përbashkët, dashuria për të cilin i çon deri në ringun e boksit. E përveç kësaj, të dyja bukuroshet kanë luajtur edhe me imazhin dhe hiret femërore, për të cilat kanë treguar se nuk u mungojnë.Megjithatë besojmë se skenat përfundimtare të klipit do të realizohen në fillim të javës së ardhshme, ku Çili dhe Ingriti të kthehen nga koncerti, që kanë në Belgjikë, e ku natyrisht do të këndojnë edhe “Puçi, puçi”.

CILJETA

Foto nga Ciljeta Xhilaga


E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #47 më: 31-05-2008, 12:16:16 »

Çiljeta: Çfarë mendoj për homoseksualitetin e Shpatit



Përsëri një çmim tjetër për Çiljetën e cila është në ditët e saj më të mira përsa i përket karrierës. Si një ish-miss dhe me një pamje të këndshme e shumë seksi, Çiljeta e filloi këngën si një hoby. Nëse iu kujtohet ishte kënga “Tekila” që e solli atë edhe nëpërmjet notave muzikore. Dhe zgjedhja e muzikës ka qenë pa dyshim një veprim i mençur i këngëtares pasi mund të jesh e bukur, por nëse nuk di të bësh asgjë në skenë, veç të tregosh bukurinë trupore, gjithçka do të mbarojë shumë shpejt.Dhe Çiljeta zgjodhi këngën. Nga një këngë tek tjetra, nga një klip tek tjetri, ajo tashmë është jo vetëm njëra nga këngëtaret e muzikës sonë të lehtë, por edhe një nga më të pëlqyerat.Për të mos folur për klipet e saj ku performanca e vajzës seksi ia shton edhe më shumë bukurinë këngës. Së fundi Çiljeta ka rritur pretendimet e saj duke bashkëpunuar me kompozitorë dhe këngëtarë me emër dhe suksesi nuk ka vonuar. Ka marrë një çmim tek “Kënga Magjike”
me këngën “Serenata” ku ka kënduar me Endrin dhe Stefin, çmimin si këngëtarja më e mirë femrat tek “Top Fest 5” dhe së fundi çmimin e medias tek “Netët e klipit shqiptar”. Në fakt ky i fundit është me të vërtetë një ëmim i merituar për Çiljetën pasi ajo është një personazh shumë mediatik dhe shumë e disponueshme
për të gjithë ne gazetarët. E pyetur për planet e saj artistike Çiljeta tregon se së shpejti do të dalë klipi i saj me Ingridin si dhe po përgatitet për një duet tjetër me vëllezërit korçarë Endrin dhe Stefin, këngë e cila do të jetë përsëri ritmike, tamam ashtu siç e do vera.
ÇILJETA PËR SHPATIN
Nata gala tek “Netët e klipit” u kthye në një festë të vërtetë kur të gjithë artistët mbas spektaklit u mblodhën në darkë duke kërcyer dhe kënduar. Dhe padyshim edhe këtu Çiljeta do të tërhiqte vëmendjen e paparacit tonë. Ajo është fotografuar duke kërcyer me Shpatin, me të cilin siç e shikoni edhe vetë nga fotot
duket se ka marrëdhënie të mira madje edhe konfidencila.E pyetur për kolegun e saj maqedonas, Çiljeta tregon se me Shpatin njihet prej kohësh dhe e ka mjaft mik. Madje shpesh ata të dy kanë bërë plane për të bërë një duet së bashku por deri tani nuk kanë konkluduar diçka konkrete. Mbase edhe për faktin se njëri banon në Shqipëri dhe tjetri në Maqedoni. Çiljeta tregon se me të gjithë kolegët e saj këngëtarë ka marrëdhënie shumë të mira duke lënë mënjanë idenë se ata janë konkurrentë në treg dhe mund t’i marrin suksesin njëri-tjetrit.Një tjetër kuriozitet donim të shuanim nëpërmjet prononcimit të Çiljetës e cila shkon kaq mirë dhe i njeh kolegët e saj. Duke u kthyer tek Shpati për të cilin kohët e fundit është thënë sikur ai ka preferenca homoseksuale, ishim kuriozë të dinim se çfarë mendon Çiljeta. “Nuk mund ta besoj asnjëherë se Shpati është homoseksual.Nuk kam parë asnjë shenjë të tillë dhe mbi të gjitha ai ka një të dashur shumë
të bukur, fakt që i shuan të gjitha këto dyshime. Por ju e dini se në botën e artit ka edhe shumë thashetheme. Unë personalisht nuk e besoj.”, përfundon ajo.

PanoramaPlus
E identifikuar

Nadja
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 238



Shiko profilin
« Përgjigju #48 më: 05-06-2008, 10:55:43 »

"Lum " ne per kengetaret qe kemi nowdays merzitje
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #49 më: 11-06-2008, 09:46:28 »

Policia bllokon makinën e ÇILJETËS



As fakti që është një prej vajzave më të njohura të ekranit, nuk e ka ndihmuar që t’i shpëtojë ndëshkimit të Policisë së Qarkullimit Rrugor. Ka mjaftuar identifikimi i makinës me dokumentacion të parregullt, që patrulla e uniformave blu të
zbresë nga makina Çiljeta Xhilagën dhe ta penalizojë duke i bllokuar makinën e saj tip “Audi A6”. Këngëtarja nuk ka bërë rezistencë, por është dorëzuar dhe ka lënë forcat e policisë që të marrin autoveturën dhe ta zhvendosin brenda pak minutash drejt pikës së bllokimit. Fakti që bllokimi i makinës është bërë me urdhër të vetë kreut të Policisë Rrugore, e ka bindur Çiljetën e zënë në faj, që të heqë dorë nga “prona” e saj.Ka mjaftuar një telefonatë dhe në pak minuta një mikesha e saj është gjendur në zonën e “Bërrylit”, pikërisht zona ku i është bllokuar makina, që Çiljeta të largohet në qetësi. Suplementi “Gossip” verifikoi pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkullimit Rrugor, bllokimin e makinës tip “Audi A6” që rezulton në pronësi të këngëtares. Automjeti ndodhet i parkuar në pikën e bllokimit të mjeteve në Kinostudio, pikërisht në zonën VIP, për të evituar edhe ndonjë gërvishtje të mundshme. Në pamundësi për të fotografuar automjetin, uniformat blu, kanë konfirmuar se makina e parkuar në pikën e bllokimit i përket këngëtares Çiljeta Xhilaga dhe ndodhet aty prej pak ditësh. Ndërkohë që e kontaktuar nga gazeta, Çiljeta nuk ka preferuar të flasë për bllokimin e automjetit të saj. Kjo ndoshta është hera e parë që vajza e njohur e ekranit nuk ia ka “hedhur” policisë, teksa u kalonte para “hundëve”, ashtu si ka ndodhur herët e tjera: me një buzëqeshje dhe si imazhi i njohur për uniformat blu, gjithmonë e kanë lejuar të udhëtojë e qetë.
MAKINA E DYSHIMTË
Prej kohësh është folur nën zë se makina, të cilën ka në pronësi prej më se dy vjetësh këngëtarja e njohur nuk ishte e rregullt, kjo për shkak të dokumentacionit, pasi dyshohej se “Audi A6”, në të cilin mund ta keni parë aq shumë herë Çiljetën rezultonte i vjedhur, fakt të cilin vetë vajza bukuroshe Policia bllokon makinën e ÇILJETËS nuk e ka ditur, edhe pse e ka blerë me një çmim disa herë më të lirë se vlera reale e kësaj makine tejet luksoze. Vetë Çiljeta nuk ka preferuar që me makinën e saj të udhëtojë jashtë vendit, pasi në të kundërt automjeti do të ishte bllokuar në pikën e parë të kalimit kufitar. Por ka mjaftuar një sinjalizim i policisë që të bllokojë makinën e këngëtares dhe ta dërgojë atë drejt pikës së bllokimit. Aktualisht, Çiljeta është duke lëvizur me makinën e një mikeshës së saj nëpër rrugët e Tiranës, duke pritur deri në vendimin e komisionit, i cili do të vendosë nëse makina do të kaloj apo jo sërish në pronësi të saj, pas marrjes së një mase ndeshkimore.

Gazeta Panorama
E identifikuar

eurogina
pspsps
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2372



Shiko profilin
« Përgjigju #50 më: 05-02-2009, 19:47:02 »

Ciljeta ka qen nje yllllllll dhe nuk me pelqen fare me keto floket sic i ka ber tani shum e shumtut esht bo.
E identifikuar

The future belongs to those who believe in the beauty of their dreams
-------------------

eurogina@zeriyt.com
♥BaBy♥
My sweetness is your weakness!
Stafi


Karma: 125
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 11591



Shiko profilin
« Përgjigju #51 më: 21-02-2009, 22:35:13 »

Se besoj qe ka femer me te shpifur ne toke Shqiptare sot per sot..

Ato nishanet e fytyres po ja shikove ne enderr hongre jorganin zgerdhihet

Pale trupi kot kot kot luj syun

Sorry fansat luj syun
E identifikuar

Ti ke të drejtë të thuash gjithçka...unë kam të drejtë të kuptoj asgjë.
Faqe: 1 2 3 [4]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  



Anketa
  • Kush eshte kenga juaj e preferuar?
  • Dot "Apologize" Timbaland feat. One Republic
  • 2 (28%)
  • -
  • Dot "Bleeding Love" Leona Lewis
  • 4 (57%)
  • -
  • Dot "Mercy" Duffy
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot "New Soul" Yael Naim
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot "Il Avait Les Mots" Sheryfa Luna
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot "Don't Stop The Music" Rihanna
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot "Kuschel Song" Schnuffel
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot "Now You're Gone" Basshunter & DJ Mental Theo's Bazzheadz
  • 1 (14%)
  • -
  • Dot "No One" Alicia Keys
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot "What's It Gonna Be" H Two O feat. Platinum
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 7
  • Shiko temen

* Sponsor