Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 2 [3] 4   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Ciljeta Xhilaga!  (E lexuar 8418 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
PrincesFiona
Akull e zjarrtë
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #30 më: 06-09-2006, 01:55:01 »
Citojeni

Pse kengetare ju duket kjo ??
E identifikuar


Tash me ska me mu ke perfundu
Gjeje tjetren djal nese mendon me lujt
E din tash
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #31 më: 27-06-2007, 09:26:56 »
Citojeni

Ciljeta Foto







Me shume foto shikoni linkun e meposhtem

http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-75.html
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #32 më: 17-09-2007, 15:06:36 »
Citojeni

E ftuar per te kenduar ne nje koncert qe organizonte nje televizion lokal ne Fier, me rastin e 4-vjetorit, nder kengetaret e ftuar ka qene edhe Ciljeta Xhilaga.
Rreth ores 22.00 te se premtes, Ciljeta ka dale ne skenen e improvizuar per te kenduar. Por sapo ajo eshte ngjitur ne skene sulmohet nga disa persona me gure. Incidenti ka vazhduar me tej dhe as nderhyrja e policise nuk ka shmangur hedhjen e gureve e sendeve te tjera. Ajo ka nderprere kengen dhe u eshte drejtuar me fjalet: “Eshte e katerta here qe vij ne Fier dhe ju tregoheni mosmirenjohes. Ne qofte se vazhdoni keshtu, une do te iki”.
Me pas Xhilaga ka filluar qe te kendoje perseri, por kete here kengetarja eshte gjuajtur me misra. Ne kete kohe ka thirrur per ndihme edhe policine e rendit, e cila ka qene e pranishme ne shesh per te ruajtur qetesine. Ndersa nuk ka pasur asnje permiresim te situates, Xhilaga ka lene kengen pergjysme dhe eshte larguar drejt Tiranes.

Koha Jone
E identifikuar

erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #33 më: 18-09-2007, 20:25:51 »
Citojeni

E ka pyetur valle veten e saj Ciljeta, pse ti ndodhin keto pritje???
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
shanel
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #34 më: 13-11-2007, 20:18:24 »
Citojeni

E ka pyetur valle veten e saj Ciljeta, pse ti ndodhin këto pritje???

sepse e kane inat,,,se cfare se arrin dot normale qe te vjen inat dhe gjuan me gure.......femrat e bukura gjithmone kane qene objekt bisede........cfare duhet te themi per Angelina Jolie qe flitej se shkonte me vellain????Ciljeta te pakten nderron te dashurit.....goce e re eshte pse ca ka......mos u merrni me gjykimin e te tjereve kot......ciljeta eshte yll bote.......
E identifikuar

Jeta eshte si deti,fundi nuk i shihet dhe era s'shkon gjithmone nga duan anijet.
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #35 më: 13-11-2007, 21:58:01 »
Citojeni

Kush Çiljeta a?
hahahahahahahahahh,hahahahahaha mo bre mos me shtini me qesh se seriozisht jam e dobet per kesa gjera.
 qesh me te madhe qesh me te madhe qesh me te madhe qesh me te madhe qesh me te madhe
Asaj i duhet vetem nje hekur e te bej striptiz me mire,se per kenge nuk eshte ajo.OK.
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Lazdran

Shiko profilin
« Përgjigjja #36 më: 14-11-2007, 00:51:45 »
Citojeni

E tmerrshme ne trup,por e bukur ne fytyre.Me barkun e saj mund te shiten ne mishtore shume e shume kilograme mishi.
E identifikuar
eurogina
F&J
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #37 më: 17-11-2007, 04:16:23 »
Citojeni

          Çili, çile dollapin!
             
   


Ka kaq shumë veshje dhe aksesorë, sa as ajo nuk di të bëjë një inventar të saktë. Ama nuk përton aspak të pozojë me më të preferuarat e saj, Dhe të tregojë zgjedhjet e sezonit të ri të dimrit. Shumë të ndryshme nga ato që jemi mësuar t’ia shohim në skenë. Sepse vajza e spektakleve pëlqen elegancën. Nuk e dinit? As ne...





Nëse i kërkon që të të nxjerrë rrobat, këpucët, aksesorët për t’i fotografuar, kjo do të ishte gjëja më e thjeshtë për këdo tjetër, vetëm për Çiljetën jo. Dhe kjo nuk ndodh sepse nuk ka dëshirë, por sepse do të ishte një lodhje e vërtetë zbrazja e rreth tetëdhjetë kutive me këpucë e sandale, shkarkimi i dhjetëra varëseve me rroba, zbrazja e po aq kutive plot me aksesorë. Në shtëpinë e Çiljeta Xhilagës vetëm veshjet nuk mund të numërohen. Vetëm dje ka blerë dy pallto, dy funde, një kostum, dy xhaketa… Sezoni i ri sapo ka trokitur dhe kjo për të do të thotë blerje dhe vetëm blerje. Të veshë rrobat e sezonit të kaluar? Kjo nuk mund të ndodhë. E meqë Çiljetës i pëlqen që për çdo stinë të pasurojë gardërobën me veshje të reja, përfundimi s’mund të jetë gjë tjetër veçse një pushtim kokë e këmbë i shtëpisë ku ajo jeton bashkë me prindërit. Rafte të mëdhenj plot me veshje e këpucë i përkasin vetëm asaj.

Nuk është nga ato që lënë kokën pas modës. Nuk e gjen thuajse kurrë duke shfletuar revista për të parë tendencat më të fundit të sezoneve të modës. As duke pyetur poshtë e përpjetë se ç’ngjyrë është këtë vjeshtë në modë, si kanë ndryshuar prerjet e fustaneve, ç’modele këpucësh kanë pagëzuar stilistët. Në gardërobën e Çiljetës ligji bëhet vetëm prej saj. Moda është ajo që i shkon dhe pikë. “Nuk ndikohem nga tendencat e modës. Për mua, ajo që më përshtatet dhe më shkon është moda më e mirë. Sigurisht që ka elementë që më tundojnë, por jo të më prishin mendjen deri në atë pikë sa të vesh edhe gjëra që nuk më kanë pëlqyer kurrë”. Në fakt kjo është e vërtetë. Mund ta dëshmojë kushdo që e ka parë të paktën njëherë në skenë, të paktën njëherë nëpër evenimentet e kryeqytetit apo qoftë edhe në rrugë. Për të, këto janë moment e që ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra dhe detyrimisht veshja që i përket njërës nuk ngjan me tjetrën. “Veshja për mua është një nga gjërat më të rëndësishme, prandaj nuk mund ta lë jashtë vëmendjes për asnjë moment. I jap çdo rasti rëndësinë e duhur, prandaj gjatë ditës jam më së shumti e veshur shumë thjesht, kurse në skenë gjithçka ndryshon”.

E përditshmja

Mos u çudisni, por gjatë paraditeve Çiljeta u dorëzohet pa kushte xhinseve dhe atleteve, streçeve apo tutave, që e bëjnë 100 për qind sportive. Një grim i lehtë, flokët më së shumti të mbledhura dhe ndonjë aksesor shumë i thjeshtë. Takat e larta dhe veshjet e rënduara nuk kanë fatin t’i qëndrojnë në trup në përditshmërinë e saj. I pëlqen më shumë që të ndihet rehat dhe përveç kësaj di ta ndajë mirë një ditë të zakonshme nga një rast i veçantë. Për të mos folur pastaj për skenën.

Skena
Këtu pamja ndryshon me 360 gradë. Ekstravagancë me shumicë dhe një guxim që rrallë e provojnë vajzat e skenës. Por me Çiljetën ndryshon puna. Sepse të qenit goditëse është një nga armët e saj më të forta, që nuk ngurron ta përdorë sidomos në skenë. Është vendi që i lejon të gjitha: transparencën, shkëlqimin, ekzibicionizmin… Ua lë në dorë më së shumti stilistëve imazhin e skenës. Dhe ata, duke i njohur mirë shijet e saj, i shtrohen punës për të krijuar ca veshje tunduese, që nuk ndodh t’i porosisë tjetër klient veç saj.



Mbrëmja
Në gardërobën e Çiljetës, krahas bluzave të tylta, minifundeve, gurëve e teminave, ka edhe kostume serioze, të mbërthyera deti në grykë, pantallona e pallto deri në fund të këmbëve. Është momenti kur Çiljeta ia lë vendin finesës dhe sensuales. “Në përgjithësi ky është stili im i vërtetë, pavarësisht se në skenë jam shumë ekstravagante”. Por sigurisht gjithçka e përshtatur sipas natyrës së saj, që nuk mund të bëjë dot pa copat goditëse, ngjyrat që bien në sy, modelet joshëse.

Për sezonin e ri i ka marrë masat: dizenjo “animal print”, ngjyrë e kuqe dhe e zezë, detaje të arta dhe kombinime peliçesh. Nuk ka shumë që ka shijuar shopping-un e radhës. Dhe sigurisht ka harxhuar jo pak para. “Në përgjithësi më ndodh që të harxhoj vërtet shumë për veshjen time. Nuk mund të rri dot pa blerë këpucë dhe sandale. Janë të preferuarat e mia”. E duket se është vërtet kështu. Janë të të gjitha llojeve: elegante, chic, sportive, ekstravagante, me lule, me gurë, me rripa dhe të të gjitha ngjyrave, duke filluar që nga më të çmendurat e deri tek ato më seriozet. E nëse mes atij ylberi nuk është e vështirë të kuptosh se cilat janë ngjyrat e saj të preferuara: e zeza, e florinjta, e kuqja, e bardha. Ashtu siç nuk është aspak e vështirë për të kuptuar se e ke prekur në pikën e saj më të dobët: veshja. E kur vjen puna këtu, ajo është gati të pozojë me orë të tëra para aparatit, të provojë të gjitha veshjet, të performojë me ide të çmendura dhe të provojë të zbrazë varëset e rrobave dhe kutitë e këpucëve. Ndonëse kjo është nuk është aspak e lehtë.
E identifikuar

The future belongs to those who believe in the beauty of their dreams
-------------------

eurogina@zeriyt.com
Capkenja
« Përgjigjja #38 më: 21-11-2007, 16:45:33 »
Citojeni

Ciljeta nje here te shkoj ke Dajti i futi 500 euro ne xhep buzeqeshje

Me kuptoni ku e kam fjalen !
E identifikuar
BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #39 më: 26-11-2007, 13:59:34 »
Citojeni

Çiljeta: Mes meje dhe Romeos nuk ka asnjë ftohje

Mes saj dhe të dashurit të saj nuk ka asnjë ftohje. Edhe pse në jo pak të përditshme është komentuar diçka e tillë, në këtë rast nuk ka asnjë gjë të vërtetë. Këngëtarja Çiljeta Xhilaga vjen në këtë rrëfim për të na treguar marrëdhënien e saj të dashurisë, duke pohuar se është plotësisht e lumtur me të dashurin e saj, Romeo.
Po kalon kohën e saj më të mirë, ku ndihet absolutisht e realizuar; është 22 vjeç, është studente në vitin e katërt, ka një familje të mrekullueshme, po përjeton dashurinë e vërtetë, ka një karrierë jo pak të suksesshme në muzikë, ka arritur të ketë një ekonomi të saj, e ndërkohë është konkurrente në festivalin “Kënga Magjike”, ku për të më e rëndësishme se një çmim ka rëndësi paraqitja e saj.

Përse keni zgjedhur të këndoni tek “Kënga Magjike” dhe jo tek ndonjë festival tjetër?

Çiljeta: Arsyeja është se “Kënga Magjike” është një festival që më pëlqen shumë për mënyrën si është i ndërtuar, për seriozitetin e artistëve që marrin pjesë. Pastaj, tashmë ai është një eveniment që ka krijuar një traditë të mirë, ka një impakt të madh tek publiku dhe nuk ka hile. Këto gjëra më kanë shtyrë të jem edhe unë aty.

Pretendoni për ndonjë çmim?

Çiljeta: Nuk pretendoj për ndonjë çmim, jo për të nënvlerësuar këngën, por për faktin se unë asnjëherë nuk hyj në një konkurs-festival për çmim. E rëndësishme për mua përherë ka qenë një pjesëmarrje e mirë dhe të lë një shije të mirë me çdo këngë që unë konkurroj. Ky ka qenë qëllimi im gjithmonë, të paraqitem denjësisht.

Dihet që do të ndahen disa çmime, për ju cili është çmimi që do të donit të merrnit nga ky Festival?
Çiljeta: Çmimi “Jon Muzik”, pasi ka emrin Joni, që është i djalit të producentit, Ardit Gjebrea dhe që unë jam shumë e apasionuar pas Jonit në të vërtetë.

Jeni parë kohët e fundit në disa aktivitete vetëm, pa Romeon. Si po shkon marrëdhënia juaj me Romeon? Është e vërtetë se ka një ftohje mes jush?

Çiljeta: Marrëdhënia jonë shkon shumë mirë dhe të dy jemi mjaft të kënaqur me njëri-tjetrin. Mund të them me bindje se jemi të lumtur. Nuk ka asnjë ftohje mes nesh, të gjitha këto s’janë aspak të vërteta. Ne jemi gjithë kohës bashkë, madje edhe në fundjava kur unë kam koncerte, Romeo është me mua.

Dy vjet bashkë e konsideroni veten si një çift i konsoliduar tashmë?

Çiljeta: Jemi të lumtur dhe sigurisht që tashmë jemi një çift i konsoliduar, që kemi kaluar disa faza të rëndësishme në lidhjen tonë. Tani dimë t’i dallojmë gjërat që pëlqejmë më shumë tek njëri-tjetri. Kështu, Romeo ka një ka karakter të fortë. Ka një sedër të paparë dhe është shumë tolerant. Këto janë cilësi që më pëlqejnë shumë tek ai.

Ke frikë nga monotonia e një lidhjeje?

Çiljeta: Çdo lidhje e gjatë ka fazat e saj. Por monotonia mund të them se është një fazë që tashmë është kaluar nga të dy ne, kështu që nuk kam më frikë prej saj.

Pas kaq kohë lidhjeje, duket në sfond ndonjë fejesë apo bashkëjetesë?
Çiljeta: Jo, akoma. Mendoj se është herët për plane të tilla. Pastaj, ndihemi shumë mirë aktualisht, kështu që nuk e shohim as njërën dhe as tjetrën si domosdoshmëri për momentin.

/bluetooth/
E identifikuar

Per ty minuta akoma me kan mbetur, per syte e mi ende ai seshte tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
eni ismalaj

Shiko profilin
« Përgjigjja #40 më: 06-12-2007, 15:23:52 »
Citojeni

a ka na nje foto nudo ciljieta
E identifikuar
eurogina
F&J
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #41 më: 10-12-2007, 04:10:51 »
Citojeni

ciljeta esht yllllllllllllllllll llllllllllllll
ska te shame
E identifikuar

The future belongs to those who believe in the beauty of their dreams
-------------------

eurogina@zeriyt.com
Charlie


Shiko profilin
« Përgjigjja #42 më: 10-12-2007, 08:33:20 »
Citojeni

Nuk di gje une vetem se boll e fort eshte zgerdhihet shani sa te doni ju perqeshje
E identifikuar

charlie-tip.tk
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #43 më: 15-01-2008, 11:24:53 »
Citojeni

Çiljeta Xhilaga, kenge per 14 shkurtin dhe album te ri

Të dashuruarit do të kenë një motiv më shumë për të festuar! Më tepër se një darkë romantike nën dritën e qirinjve, të rinjtë mund të zgjedhin edhe hitin që do t’u kushtohet pikërisht atyre.



Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ka zgjedhur që të publikojë një këngë dedikuar dashurisë, duke dhënë kështu një motiv më tepër për t’u festuar 14 shkurtin e këtij viti. “Kam nisur punën për të realizuar një hit të ri, që do të jetë në stilin e baladës e që do publikohet në ditën e të dashuruarve. Gjithnjë më kanë tërhequr baladat dhe kompozitori Florian Mumajesi me të cilin po bashkëpunoj momentalisht, ka zgjedhur diçka tejet të veçantë, që i shkon më për shtat timbrit tim. Po në 14 shkurt, krahas këngës së re do të nxjerr në tregun muzikor edhe albumin tim më të fundit, që do të përmbajë rreth 10 hite të reja, të padëgjuara më parë”, thotë për “Korrierin” Çiljeta. Pas klipit më të fundit “Falma”, që ka pak ditë që është prezantuar nëpër stacionet televizive muzikore, si dhe bashkëpunimit me miken e saj, Ingridin, “Puçi, puçi”, këngëtarja ka nisur përgatitjet vrullshëm për të pasur gati baladën në datën 14 shkurt.

Lexo pjesen tjeter te shkrimit »
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #44 më: 01-02-2008, 08:36:14 »
Citojeni

“Beqare nuk jam” është titulli i këngës më të re të Çiljeta Xhilagës, e cila do të promovohet në ditën e të dashuruarve. Ajo ka nisur nga puna për xhirimin e videoklipit, pasi incizimi i hitit ka disa kohë që është bërë.Ndërsa titulli është një gjetje e autores së tekstit, si një mesazh që i dërgohet gjithë rinisë së dashuruar që do të festojë “Shën Valentinin”. Këngëtarja premton se do të jetë edhe një klip shumë hot, ashtu si asnjëherë tjetër.
E identifikuar

Faqe: 1 2 [3] 4   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | IRC Chat | Sfonde Wallpapers | Filmime | Lajme | Thashetheme | Albgaleria | Direktoria | Mp3 Shqip | Shqiptare | Shqiptaret | Rezultate Live | Money Online | Big Brother Albania 2 | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | Social News LinksMoz | Balkans | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | MSN Avatars | Privacy |