Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Altuna Sejdiu-Tuna  (E lexuar 3466 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Perla
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 152


Shiko profilin
« më: 28-06-2006, 09:40:12 »

Altuna Sejdiu u lind në korrik të vitit 1985 në Shkup të Maqedonisë. Biondina sharmante, e njohur në opinion më shumë si Tuna, me muzikë filloi të merret që e vogël. Për herë të parë u prezantua në një festival fëmijësh në vitin 1994. Mirëpo hapin e parë të sigurt drejt skenës, çapkënia simpatike e bëri si adoleshente, 15 vjeçe, kur u paraqit me një këngë për dashurinë e moshës...

Tani, ndonëse vetëm 20 vjeçe, e shohim në ekranet televizive me imazh paksa më ndryshe, si një grua të pjekur që provokon gratë që të clirohen nga diktatura e burrave dhe të drejtojnë vetë frerët e jetës.

Me dy albume të botuara dhe të nxjerra në treg dhe me disa videoklipë të realizuara me mjeshtëri, këngëtarja atraktive Tuna radhitet ndër emrat më të suksesshëm të estradës, dhe çdoherë di të mbajë afër publikun dhe fansat e saj të shumtë me muzikën, stilin, pamjen...

E identifikuar

E vërteta dhe realiteti përballohen nëse i lejojmë të na shkaktojnë dhimbje.
Perla
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 152


Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 28-06-2006, 10:28:36 »

Tuna
E identifikuar

E vërteta dhe realiteti përballohen nëse i lejojmë të na shkaktojnë dhimbje.
Perla
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 152


Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 28-06-2006, 12:39:37 »

Gjithmonë ndryshe në skenë. Joshëse edhe pse servir performancën e një vajzë të fortë. Altuna Sejdiu, 20 vjeçarja nga Shkupi, që njihet në Shqipëri njësoj si në Maqedoni e Kosovë me emrin Tuna, ka krijuar imazhin skenik të vajzës çapkëne.

Por kujdes!Ju zhgënjen… Në të vërtetë ajo fsheh tipin e femrës së ndjeshme edhe pse shpeshherë kokëfortë.

Është duke përgatitur albumin e saj të tretë. E bindur se zotëron një zë të pazëvendësueshëm, Tuna ka arritur të bindë edhe ata që e dëgjojnë dhe e pëlqejnë… Asnjëherë nuk mungojnë adhuruesit, që mendojnë se nuk bëhet fjalë për një bukuroshe që këndon, por për zërin e ritmit R&B, me fytyrë të bukur.
Ka nisur të këndojë që fëmijë në koncerte dhe kore shkollore. Pesë vjet më parë guxoi të dalë në skenë si konkurente dhe goditi vërtet në shenjë.Mori pjesë në Festivalin "Nota Fest" në Shkup, dhe fitoi çmimin e debutueses me një këngë, që jo rastësisht titullohej "Guximi".
Tashmë çmimet që radhit janë të shumta. Por dhe titujt e këngëvë kanë një tjetër kuptim. Ka debutuar në Festivalin "Top Fest" me Jonida Maliqin, një këngë mjaft e pëlqyer me titull "Forca e femrës".
Pavarësisht impenjimeve të shumta me koncertet, që organizon kudo ku ka shqiptarë, Tuna ndjek studimet jo për muzikë por për Shkenca Komunikimi në " New York University " në Shkup (Maqedoni).
Ekstravagante në skenë? Po . Padyshim- thotë Tuna. Skena kërkon ekstravagancë. Veshja e përditshme nuk ndryshon shumë nga pasioni që ajo ka për veshjet sportive. "I dua veshjet, që më bëjmë të ndihem rehat dhe që nuk më shkaktojnë siklet si në jetën e përditshme, pse jo dhe në skenë", thotë Tuna.


E identifikuar

E vërteta dhe realiteti përballohen nëse i lejojmë të na shkaktojnë dhimbje.
Perla
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 152


Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 29-06-2006, 08:58:04 »

Nje dite me Tunen
Nuk e lë kurrë ditën të rrjedhë vetë. E planifikon një ditë më parë. Domethënë zgjohet, shkon ne fakultet,pastaj e pret ndonjë angazhim rreth muzikës. Nuk lë asnjëherë pas dorë sportin.çdo ditë shkon në fitnes (kohëve të fundi praktikon edhe Joga). Nëse ndonjë ditë ka hequr dorë nga të gjitha këto, vendos të shikojë filma në televizorin me ekran të madh ose të dëgjojë 22 orë muzikë... Pjesën tjetër e kalon në tualet, i vetmi vend ku muzika mungon.. Dhe nëse mërzitet edhe nga muzika ajo vendosë t'i ikë realitetit në një mënyrë të lezeçme. Duke lexuar letërsi..

Në shtëpinë e saj dykatëshe që ndodhet në Shkup, rregulluar sipas shijes së te jëmës ajo kalon ditët që i mbeten nga udhëtimet e shumta për koncerte jashtë Maqedonisë, dhe pushimeve që zakonisht i kalon me familjen në vilën që ndodhet në mal." Aty bëhet pushim i vërtetë dhe karrikohen bateritë për punë",- thotë Tuna duke qeshur.

Duke iu rikthyer sërish përditshmërisë Tuna, bën vërtet një jetë intensive dhe asgjë nuk toleron për muzikën. Edhe pse gënjeshtrat nuk i preferon, ato ndonjëherë e nxjerrin nga situata të vështirá.. P.sh kur vendos të rrijë me të dashurin ajo e gjen gënjeshtrën në moment :Profesor arsyeja pse nuk erdha në ligjërata ishte koncerti im, shpresoj se do të gjeni kuptim"…dhe normalisht ata e tolerojnë.

Po se sa rëndësi mund të ketë për një artist jeta e natës, kjo varet. Për Tunën jo dhe aq. "Të jesh aktiv si në përditshmëri ashtu edhe në jetën e natës është e pamundur. Shoqet e mia të cilat bëjnë jetën e natës rregullisht gjatë ditës nuk funksionojnë... e për mua kjo nuk vlen", tregon Tuna. E muzika nuk mjafton gjithmonë për të kaluar një natë të çmendur. Është alkoli mjaft i domosdoshëm por që Tuna nuk e konsumon shpesh. Mund të dehem edhe me 1 gotë verë të kuqe(e mos të flasim për më shumë)…Atëherë bëhem shumë e keqe saqë shpesh hyj në konflikte dhe bëj ndonjë skandal".

Për të gjitha këto tashmë e ka braktisur ditarin që në fëmijëri shkruante ndodhitë e përditshme. Tani më jo. I duket humbje kohe të rrijë e të shkruajë për ngjarjet e ditës."Momentet e mira por edhe ato të këqijat mbeten në memorjen time",- tregon Tuna.

Ajo kthehet në shtëpi me taxi. Makinat i janë mërzitur edhe pse kujton se i ka dashur shumë, por dhe i ka ndërruar shpesh." Tani kam periudhëm kur dua të më shëtisin të tjerët..Sidoqoftë jam në pritje të veturës sime të re që do t'ju mahnisë!"
E identifikuar

E vërteta dhe realiteti përballohen nëse i lejojmë të na shkaktojnë dhimbje.
Perla
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 152


Shiko profilin
« Përgjigju #4 më: 19-07-2006, 09:15:52 »

.
E identifikuar

E vërteta dhe realiteti përballohen nëse i lejojmë të na shkaktojnë dhimbje.
Amy
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 818



Shiko profilin
« Përgjigju #5 më: 10-06-2007, 02:18:19 »

 Rralle ndodh, qe ne festivale mendimi i publikut dhe i jurise te përputhet. Ne TopFest askush nuk e vuri ne medyshje qe “Bileta” dhe interpretimi i Tunes ishte kënga me e arrirë e këtij edicioni. Sapo është rikthyer ne shtepi, ende ne pune për perfundimin e albumit te saj te tretë,Tuna tregon për Albaniac gjithçka rreth kenges fituese dhe maturimit te saj si artiste. Në lidhje me ardhjen ne Amerikë, na tregoi se ka frikë se po të vij nuk largohet me. Ishalla!

 

Elbino: Ku gjendeni ne këto momente dhe çfarë jeni duke bërë?

TUNA:Ne këto momente jam ne shtepi.Finally `Home sweet home`.Po mundohem te gjej kenaqesine ne atmosferen familjare dhe ta ngacmoj pak qenin tim Klajdin i cili më ka bërë për vete.Për momentin i përgjigjem pyetjeve tuaja...ndërkohë sapo mora një telefonate nga shoqja qe ma uroi çmimin.
 
Keni fituar çmimin e kenges me te mirë ne TopFest.Si është pritur ky lajm ne Maqedoni?

Sot mora shumë telefonata dhe urime te sinqerta.Kjo dëshmon qe është pritur mirë,te paktën ne familjen time është festuar.
 
A do këtë dhe një video për këngën “Bileta”. Unë e përmenda dhe me pare ne Albaniac; tek degjoja këngën me krijohej ne mendje dhe ideja për videon.Vërtetë me pëlqen shumë.

Hmmmm...po ta dija se ke idenë do të konsultoja rreth kësaj, sepse videoja me është gati dhe qe para disa ditëve ka filluar te transmetohet.Na rane pak si shpejt pregatitjet sepse u mundova `ta kap` momentin ideal për këngën, për mendoj qe është bërë një pune e mirë.Ne klip po varros kujtimet e te dashurit
 
Jeni shprehur se e ndjeni shumë këtë këngë dhe ne skenen e TopFest e kenduat me gjithë shpirt.A ka diçka personale apo ndonjë histori te përjetuar qe ju lidh me “Bileta”?

Bileta është një histori dashurie paksa me klasike për jetën time ne realitet nga ana tjetër nuk mund ta mohoj qe nuk ka asgjë personale.
 
Për këtë këngë punuat me Armendin dhe Aiden qe janë cifti muzikor me i vlersuar ne Kosovë e qe dhe mua me pëlqejnë jashtë masë. Si u ndjete ne bashkepunimin me ta?

Armendi dhe Aida janë profesioniste shumë te medhenj.Ku është fati te ishin gjithë te tillë!Janë perfeksioniste,janë te saktë ne pune,janë kreativ jashtmase dhe para se te gjithash kanë një bagazh të madh mbas vetes, gjë e cila me bën te besoj shumë ne punën e tyre.Jemi ne frekuanca të njëjta saqë bisedat me ato nuk kanë fund
 
Sonte nga banesa jote shkoj/zbathur jam qe fqinjet mos ti zgjoj/ këto vargje me kujtojnë një fragment nga jeta ime dhe me bëjnë te qesh : ) Po ju keni pasur ndonjë moment te tillë?

Jo,sepse kur unë le, te le ne mënyrën me revoltuse.
 
Shumë njerëz e shohin fitimin e një çmimi si një gezim shumë të madh.Personalisht diçka e tillë me frikson disi. Mendoj qe sa herë fiton një çmim duhet ta justifikosh marrjen e tij e për me tepër, ne festivalin e ardhshëm duhet të punosh akoma me fortë për te mbajtur nivelin e duhur.Krijohet një fare detyrimi ne vetvete.

Keni dhe ju te njëjtën djenje? Mendoni se do ju duhet te punoni dyfish tani e tutje?

Absolutisht!Detyrimi dhe pritja ne vete është shumë me e madhe tani.Për mua është më me rëndësi te justifikosh çmimin para publikut dhe te lesh diçka qe do të dëgjohet dhe mbas disa viteve. Un do ta trefishoj punën time dhe do të kem kujdes prej tani e tutje për çdo detaj te lidhur me karieren time
 
Kur dolet fillimisht ne skene, late përshtypjen e një vajzë rebele qe di c’kërkon dhe nuk ka frikë ta fitoje atë.Kohet e fundit,ndoshta e kam unë gabim,por me dukeni disi me e qete, më pak “crazy”… A është e gjitha kjo një shenjë pjekurie apo thjeshtë një moment ne kohe?

Kjo është një moment pjekurie ne kohe te caktuar ,se mbas gjithë kësaj ne prapavije qëndron rebelizmi im qe e kam ne gjak.
 
Ju ka shkuar ndërmend te konkuroni ne seleksionimin për Eurosong te Maqedonisë? Dua te them…sa cool do ishte sikur te ishin dy perfaqsues shqiptare ne këtë festival !

Kam pasur oferte nga organizatoret dy vite me radhe dhe nuk i kam pranuar, sepse dua qe kur te hyj ne një loje te besoj ne korektesine e saj duke pasur parasysh manipulimet qe ndodhin nëpër këto lloj festivalesh.Mandej dhe arsyeja tjetër është se, jam një tip qe nuk i përjetoj mirë humbjet aspak,një veti te trashëguar nga babi im.Ne atë festival, fitues është vetëm një,kështuqë nëse ndonjeher vendos te konkuroj,me siguri do godas fort. .
 
Shqiptarët e Maqedonisë, po prezantohen shumë suksesshem ne tregun muzikor shqiptar.Keni krijuar si të thuash një “klan” tuajin qe prodhon vetëm hite.Si i keni marrëdhëniet me artistet e tjerë,si Shpati,Big Mama,Bertani,Adriani,Berkani etj…

Nuk me pëlqen fare kjo fjale "klan" dhe jam absolutisht kundër klaneve te formuara ne show biznesin,qoftë ai ne Maqedoni ne Kosovë apo Shqipëri.Ajo qe mua me gezon është fakti se kengetaret nga Maqedonia kanë arritur shumë dhe thjesht I kanë servirur publikut shqiptar muzikë ne profesionalizm.Maxi mal ne çdo aspket te mundshem... Kam raportet shumë te mira me Adrianin,Shpatin,Berkanin...
 
Çfarë me pëlqen tek këta artiste , është mënyra e prezantimit.Jeni shumë te lirshem,gjithseicili prej jush ka stilit e tij ne te veshur,ne te kenduar,jeni shumë cool.Jo se ne Shqipëri kengetaret nuk janë te tillë,por shumica janë me te sforcuar dhe disi me inferiore pa arsye. Personalisht i keni vënë re këto ndryshime gjatë vizitave ne Tiranë apo mendoni se nuk egzistojne?

Unë them qe këto dallime ekzistojne për shkak te mentaliteteve te ndryshm.Derisa ne shqiptarët e Maqedonisë jemi rritur nën influencat e popujve skllav, Shqiperija ka qenë e izoluar vite me radhe dhe e dirigjuar nën diktaturen e famshme te Enver Hoxhes e cila ka shkakturar stagnim te populli ne çdo aspekt.Dhe përkundër kësaj gjithçka ne Shqipëri funksionon shumë mirë për mendimin tim,e qe duhen edhe disa vite për ti gdhendur gjërat edhe me mirë-duhen, por gjithçka me kohe.
 
Kemi mësuar se jeni ne perpunim e sipër për realizimin e albumit të ri Çfarë mund te na tregoni rreth tij?

 Nuk preferoj te bëj reklame te parakohshme,mendoj qe albumi do të flet për veten,i jam perkushtuar maksimalisht dhe jam munduar te sjell diçka te re,te kompletuar
 
Sinqerisht jeni e vetmja këngëtare shqiptare qe kam dëgjuar te merret me Yoga.Vazhdoni ende te ushtroni ? Ju ka ndihmuar për te mbajtur trupin ne formë ?

Yogen si aktivitet e kisha te preferuar nga disa mjek me tepër për arsye shendetsore sesa si aktivitet.Si aktivitet është shumë pasiv për një tip si unë nga ana tjetër shumë relaksues për tempon e jetës qe mbaj. Me fusnin ne gjum ushtrimet dhe nuk e durova me vazhdova me kick-aerobick,pilates,xhoging...gjithçka ne koordinim ke kohën
 
Keni marrë ndonjë telefonate nga Ashton Kutcher? Degjoj se keni dëshirë te dashuroheshit me te..

Jo ende,me sa duket i ka qejf pak vajzat me ne moshe.
 
Kohet e fundit jeni pare shpesh e me shpesh ne Tiranë.Pervec Top-Fest, a kanë ndonjë aryes tjetër vizitat e shpeshta? Jeni duke u përgatitur diçka tjetër ne kryeqytet?

Vizitat e shpeshta kanë qenë te lidhura me aktivitete e ndryshme qe kam pasur.

Njiheni si një planifikuese e rregullt e jetës dhe aktiviteteve tuaja.Cilat janë planet për gjysmen tjetër te 2007?Do te na vini edhe ne Nju Jork?

New Yorku është duke mi prishur planet disa vite me radhe nga oferta gjithmonë jo definitive dhe joserioze,por gjithmonë ka vend ne plan programin tim.Me kan thënë qe është për shijen time dhe kam frikë mos valle kur vij te mbetem pergjithmone.


Elbino © Albaniac 06/2007



* tuna_intervista.jpg (22.25 KB, 270x365 - E shikuar 15 Herë.)
E identifikuar
Belinaa
Cause all I think about you
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 3147



Shiko profilin
« Përgjigju #6 më: 11-08-2007, 18:50:10 »

Tuna


* Altuna_Sejdiu_%281%29.jpg (17.4 KB, 371x399 - E shikuar 13 Herë.)

* Altuna_Sejdiu_%282%29.jpg (22.59 KB, 377x400 - E shikuar 4 Herë.)

* Altuna_Sejdiu_%283%29.jpg (29.95 KB, 267x400 - E shikuar 5 Herë.)

* Altuna_Sejdiu_%284%29.jpg (24.37 KB, 348x400 - E shikuar 11 Herë.)

* Altuna_Sejdiu_%287%29.jpg (20.62 KB, 300x400 - E shikuar 9 Herë.)
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24144



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #7 më: 30-08-2007, 16:46:41 »

Tuna “Bileta” e prerë për MTV



Në zemrën time dominon vetëm një person që e ka merituar…

Këngëtarja lozonjare dhe me zë shumë të veçantë Altuna Sejdiu edhe në këtë verë të nxehtë ka vendosur ti përvishet punës për të nxjerrë albumin e saj të ri në tetor. Kësaj radhe Tuna i ka qëndruar besnike rrymës R&B… megjithëse në një të ardhme të afërt vajza sexy nuk përjashton eksperimentimin e rrymave të tjera muzikore. Përsa i përket pyetjes mbi ngjashmërinë e klipit të këngës “Bileta” me këngën  “Back to black” të këngëtares Amy Winehouse i është i përgjigjur… “nuk ka kufij në kreativitetin njerëzor”. Ndërsa këngën e Winehouse e cilëson si një ndër hitet më të suksesshëm të kohëve të fundit dhe protagonisten si një këngëtare të preferuar të saj edhe pse rrymat muzikore që lëvrojnë janë të ndryshme.

Si çelësi i suksesit të klipit “Bileta” që tashmë është përkthyer në anglisht  “Ticket” dhe është dërguar në MTV Adria, këngëtarja nga Tetova veçon thjeshtësinë me të cilën është realizuar. Ndërsa si filozofi ajo thekson ndjeshmërinë e madhe të këngës gjë që e injekton edhe tek të tjerët. Tuna krahas muzikës dhe këngës të cilën nuk e quan profesion rrëfen për revistën Spekter detaje mbi lookun, pasionet, shijet dhe dashurinë. Që në këtë të fundit duket shumë e kënaqur, pasi deklaron se është e dashuruar në çdo sekondë të ditës dhe se ja ka dhuruar zemrën një personi që e ka merituar… Në këtë intervistë do të keni mundësi të njihni Tunën e sinqertë, të zgjuar dhe shumë origjinale.

Si nis një ditë e juaja?
Dita ime fillon me vonesë

Çfarë mund të na thoni diçka konkrete për planet tuaja muzikore?
Muajt e fundit krahas angazhimit në koncerte dhe mbrëmje të ndryshme po merrem dhe me përfundimin e albumit tim, të cilin e kam parashikuar ta nxjerr nga muaji tetor.

Ju keni premtuar që kënga “Bileta” do të shoqërohet me një klip dhe është realizuar. Çfarë mund të na rrëfeni diçka që ka ndodhur në shesh të xhirimit, si momenti më i bukura dhe më i vështirë që keni pasur gjatë xhirimeve?
Nëse duhet ta veçoj në diçka xhirimin e këtij klipi, do ta veçoja në thjeshtësinë e tij dhe në emocionin që përmban. Nuk ka shumë filozofi, e ndjeva këngën deri në maksimum dhe u  mundova t’i përfshij në emocionin tim dhe pjesëtarët e tjerë që ishin në klip, ndër të cilët ishte edhe Miss Kosova, Besa Gashi, të cilën e falënderoj shumë për prezencën e saj në klipin tim të fundit.

Shtypi këtu në Shqipëri e ka krahasuar si të ngjashëm me një klip të huaj “Back to black” Amy Winehouse. Ju si mendoni, pse kanë bërë këtë krahasim?
Mendoj se nuk ka kufij në krijimtarinë njerëzore, pastaj shpeshherë ata mund të përputhen deri në një pikë. Sepse në fund të fundit të gjithë jemi qenie njerëzore dhe mendojmë pak a shumë në të njëjtën formë. ”Back to Black” nga Amy Winehouse është një hit i madh i kohëve të fundit, si dhe një nga këngëtaret e mia të preferuarat, por unë klipin kisha mundësi ta shoh pasi “Bileta” ishte e lançuar nëpër televizione të ndryshme. U shtanga sinqerisht, sepse po i njëjti klip është edhe për versionin anglisht të quajtur “Ticket”, i cili është dërguar në MTV Adria. Por edhe nëse i krahasojmë, nuk kemi të bëjmë me ndonjë ngjashmëri. Në fund të fundit ku do të inspirohesha?! -Në ndonjë klip shqiptaro-bullgar?!

Albumi i ri  ku do konvergojë si këngët, rryma muzikore...?
Albumi i ri do të përmbajë këngë të rrymave R&B

Sa i rëndësishëm është një klip dhe për të qenë i suksesshëm, çfarë duhet të ketë patjetër?
Unë mendoj që klipi nuk ka rëndësi aq të madhe, sa ka kënga si këngë, me vlerat e saj!Videoklipet ndoshta vetëm i japin një afat më të gjatë këngës.

Përpara se të vendosni të realizoni një këngë të re, sa kohë më parë e mendoni?
Është e çuditshme, por unë gjatë gjithë kohës mendoj për një këngë që kam vendosur ta realizoj. Dhe shpeshherë në kokën time bëj projektime për regjinë, realizimin si dhe për detaje të ndryshme. Me një fjalë jam shumë e preokupuar.

Një këngë për t’u bërë hit çfarë duhet të ketë…?
Nuk e di për çfarë hiti flasim, sepse fjala “hit” në tregun tonë është e interpretuar në mënyra të ndryshme. Për veten mund të them se, ndoshta nuk jam mjeshtre e mirë e hiteve, por të paktën di të bëj këngë që do të dëgjohen edhe mbas shumë viteve.

-Muzika për ju është…
Kënaqësi

Do e braktisni muzikën për...
Asnjë kusht në botë

Bashkëpunimi me Jonida Maliqin ju rezultoi i suksesshëm, keni menduar ndonjë bashkëpunim të ri edhe me këngëtarë tjerë?
Jam duke menduar për bashkëpunimin e radhës, që do e përfshij në albumin e ri, kësaj here duhet të jetë një këngëtar mashkull, për momentin kam disa opsione. Shumë shpejt do ta konkretizoj.

Cilën rrymë muzikore nuk do e braktisnit për asgjë dhe cilën nuk do e këndonit kurrë?
Do të doja në të ardhme të eksperimentoj me më shumë rryma muzikore, por e di një gjë që asnjëherë nuk do këndoj një këngë tallava, regaton …e di që do të ishte dështim fatal (qesh)!

Çfarë mendimi keni për muzikën komerciale?Ju do e aplikoni nëse në dispozicion ju vënë shuma të mëdha?
Kurrë nuk do të bëj diçka kundër dëshirës sime. Vitet e fundit kam “luftuar” me mendimet e njerëzve, të cilët janë munduar të ma imponojnë këtë, por dëshira ime i mund gjithmonë këto fjalime. Ne kemi dhe aq muzikë dhe këngëtar komercial, saqë dikush duhet të krijoj vlera.

Nëse nuk do kishit zë dhe nuk mund të ishit këngëtare që padiskutim sita do ju seleksiononte një ditë, çfarë do bënte Tuna ?
Këndimin nuk mund ta quaj si profesion, por një hobi, i cili gjatë viteve ka marr një kahje serioze. Dhe kjo më ka penguar që mos t’i realizoj disa plane. Më parë ëndërroja të bëhesha një detektive e suksesshme.

Sa i rëndësishëm është look-u në tërësi për një këngëtare?
Look-u mban një përqindje të madhe të suksesit të një këngëtari, dhe pa diskutim duhet të posedohet.

Shpenzoni shumë për rroba dhe jeni e fiksuar pas etiketave?
Shumë shpesh e kam përmendur që jam fiksim i vërtet pas rrobave firmato dhe nuk e arsyetoj këtë gjë

Sa ju kushton një dalje në skenë dhe një klip në aspektin e përkujdesjes?
Kjo varet nga paraqitja dhe rëndësia e saj, por ka të tilla që më marrin kohë me muaj të tërë.

Si i keni marrëdhëniet me kolegët tuaj këngëtarë ?
Kryesisht i kam shumë të mira raportet me të gjithë kolegët në Shqipëri dhe Kosovë.

Jeni dakord me faktin se thashethemet më të mëdha dalin pikërisht nga vetë këngëtarët për njëri-tjetrin?
Nuk e di, ndoshta, unë personalisht nuk merrem me gjëra të tilla. Ndaj  nuk e besoj dhe këtë fakt.

Një ditë e bukur për ju është?
…dita e kaluar me pizhame dhe duke shikuar filma.

Kujt ia kushtoni pjesën e lirë të kohës?
Familjes dhe shoqërisë.

Sa të zënë e ka zemrën Tuna?
Në zemrën time dominon vetëm një person, i cili është pozicionuar aty sepse e ka merituar.

Kur dashuron Tuna?
24 orë në ditë, çdo sekondë.

Jeni 100% e dashuruar dhe vetvetja?
Kur je i dashuruar s’ka dyshim që nuk je vetvetja.

Ju pëlqejnë dhuratat dhe çfarë ka qenë dhurata që ju ka mbetur në mend?
Ka shumë dhurata që i kam marrë nga njerëz që i respektoj dhe i dua, nuk më lenë përshtypje vlera e tyre.

Çfarë ju bënë të lumtur dhe çfarë ju hidhëron?
Më bëjnë të lumtur imtësitë, si p.sh kur i kthehem shtratit tim pas disa ditëve mungesë, po ashtu më irritojnë dhe më hidhërojnë imtësitë,  gjë që e kam ves negativ.

Pushimet verore ku do i kaloni dhe me kë?
Nga fundi i gushtit do të udhëtoj për pushime në Miami.

Së fundmi çfarë do dëshironi t’i thoni lexuesve dhe fansave tuaj përmes reviste “Spekter”?
Pushime të këndshme.

Spekter

Foto nga Tuna i gjeni ketu : http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-137.html
E identifikuar

eurogina
pspsps
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2372



Shiko profilin
« Përgjigju #8 më: 21-03-2008, 19:27:14 »

Tuna dhe Ledri Vula (Skillz) bejne publike lidhjen e tyre me “Njo”+Video

Fillimisht tregojne se jane miq,pastaj behen bashkautore e ne fund…vap perfundojne ne cift.Rasti me i fundit eshte ai i Tunes dhe Ledrit te grupit Skillz.Cifti ka bere publike lidhjen e tyre jo vetem me shfaqjet ne publik, por dhe me nje duet. Titullohet “Njo” dhe eshte nje prej kengeve ne albumin e ri te “Skillz”, ne te cilin perfshihen dhe 16 te tjera,kryesisht bashkepunime te grupit, me Getoarin e Tingullit 3nt dhe Flori Mumajesi.Nje interpretim te kesaj kenge mund ta degjoni me poshte gjate nje koncerti veren e shkuar.Ne ate kohe lidhja e tyre ishte thjeshte “miqesore”,por tani qe dihet se jane te dashur…si me cool po duket kjo kenga lol.

E identifikuar

The future belongs to those who believe in the beauty of their dreams
-------------------

eurogina@zeriyt.com
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24144



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #9 më: 07-04-2008, 09:46:34 »

Tuna, Veshja shpreh brendesine e nje personi

Nuk është çudi t'i hipi avionit dhe të shkoj në Milano, për një veshje që më fiksohet




Sa herë që ngjitet në skenë apo lançon një klip të ri shfaqet interesante dhe shumë e sofistikuar në look këngëtarja Altuna Sejdiu. Veshja për të ka rëndësi të veçantë, pasi shpreh spirtualitetin e një personi. Shpesh është shfaqur ndryshe, duke guxuar dhe eksperimentuar forma nga më të ndryshme. “Tashmë ka kaluar ajo fazë, por gjithsesi njeriu me kalimin e viteve gjen vetveten, nxjerr në pah gjëra, për të cilat nuk ka qenë i vetëdijshëm,” shton Tuna.

Madje, ajo thotë se “klipi i fundit “Bileta” zgjoi një pjesë të anës time femërore, që gjithmonë është fshehur si hije e rebelizmit”.

Në këtë intervistë ju mund të mësoni gjithçka rreth look-ut, tendencave, stileve, ngjyrave dhe aksesorëve që fshihen në gardërobën e këngëtares së talentuar.

Çfarë përfaqëson veshja për ju?

Veshjen e kisha definuar si pamje që shpreh brendësinë dhe spiritualitetin e një personi.

Një veshje për ju është e kombinuar mirë, nëse...

Eshtë e kombinuar me shije dhe pa shumë ngarkime.

Gjatë karrierës tuaj televizive, kujt ia keni besuar veshjen?

Së fundmi, kam bashkëpunuar edhe me disa stilistë të njohur nga Maqedonia, por shumë shpesh i mendoj edhe vetë.


Kur e shikon veten në TV, në ndonjë spektakël të disa viteve më parë, çfarë mendon?

Varet për çfarë xhirimi bëhet fjalë; mund të mendoj diçka, lidhur me veshjen, me prezantimin tim, me flokët, me grimin... bëj analiza të ndryshme, kryesisht.

Sa të rëndësishme e konsideroni veshjen në fushën tuaj?

Sigurisht që ka rëndësi, pasiskena duhet respektuar.

E keni të vështirë të bënindonjë ndryshim total nëlook apo ambientohenishpejt?

Më parë e kisha të lehtë tëadaptohem me cilindo ndryshimtë look-ut, qoftë me flokët, megrimin dhe me veshjen. Tani ekam më të vështirë.Shpesh luani edhe mengjyrën e flokëve.Meqenëse i kam kaluar fazate eksperimenteve të ndryshme,mendoj se nuk ka look që sÊekam provuar. Kohët e fundit potentoj të kem flokun e shëndoshëdhe natyral.

Sa ndryshon një veshjeskenike me atë që ju krijonipër klipe?

Janë si dy anët e kundërta të njëmedaljeje.

Sa ju kushton realisht një dalje në skenë dhe sa kohëmë parë përgatiteni?

Gjithnjë varet se për çfarëprezantimi bëhet fjalë,ndonjëherë me muaj të tërë,sepse veshja duhet koordinuarme këngën, lëvizjet në skenëdhe shumë momente të tjera që ipërcjell ajo.

Konsultoheni shpesh merevistat e modës, për njëdalje skenike?

Po, shumë shpesh, pasi atozakonisht shërbejnë si inspirimpër mua. E keqja tek unë vjenkur shfletoj revistat e modës,sepse më ndodh të fiksohempas një veshjeje shumë, sa tënesërmen i hipi avionit dhe shkojnë Milano për ta blerë.

Në shpenzimet tuaja,a hyjnë edhe blerja erevistave të modës?

Patjetër që po, pasi rregullishti blej revistat e modës. Shpesh vizitoj webet, faqet e njohuratë modës. Më tërheqin dhei shikoj me shumë vëmendjejavët e modës që bëhen nëpër metropolet botërore dhe dotë doja shumë të isha një ditëprezent në ndonjë prej tyre.

Sa shpenzoni për veshje?

Jam megalomane e vërtetë, pasishpenzoj shumë, por gjithçkaështë e arsyeshme, kur ështëkarriera në pyetje.

Cila është veshja më eshtrenjtë në gardërobëntuaj, e cilës firme është dhesa ka kushtuar?

Nuk preferoj të flas për çmime;mendoj se në koleksionin eçantave dhe këpucëve që kammund të fshihet copa dhe lëkuramë e shtrenjtë në gardërobëntime.

Aktualisht, a ka ndonjëperson që fshihet pasvezullimit të pamjes suaj?

Gjithmonë po, njerëz me shije, tëcilëve u besoj.

Me kalimin e viteve, a kandodhur ndonjë ndryshim shijesh? Nëse po, kukonkretisht?

Njeriu me kalimin e viteve gjenvetën, mundohet të nxjerrë nëpah gjërat për të cilat edhe nukka qenë i vetëdijshëm. Mendojse tek unë kënga „Bileta zgjoinjë pjesë të anës time femërore që gjithmonë është fshehur si hije e rebelizmit.

Kur ndiheni më mirë, kur veshjen tuaj ia besoni njëstilisti apo kur e ideoni atëvetë?

Kur gjejmë kompromisin dhezgjidhjen e vërtetë, së bashku mestilistin.

Është i vërtetë fakti që jushpesh e ideoni vetë veshjen tuaj?

Kur punoj me stilist, mund tësugjeroj diçka, por zakonishtua lë punën profesionistëve dhenuk dua të ndërhyj. Shumicën eveshjeve i blej të gatshme dhe ikombinoj vetë.

Ju ka ndodhur ndonjëherëqë të ndërroni mendim përveshjen tuaj, në momentin efundit të daljes në skenë?

Po, nëse nuk jam ndjerë mirë.

Jeni e fiksuar pas etiketave,dhe cilat firma ju pëlqejnë?
 
Po, kur është kualiteti në pyetje.Më pëlqejnë Dsquared, D&G,Guçi.

Ngjyra juaj e preferuar dhedominonte në gardërobë?

Ngjyra ime e preferuar ështëajo e momentit të disponimit qëkam. Mund të jetë blu, kafe, egjelbër.Sa ndryshon në veshjete përditshme nga atoskeniket?Skena kërkon ekstravagancëne saj, e cila shpeshherë te nee merr formën e shundit edhekichit. Në përditshmëri ështëtjetër pune, pasi i dua veshjetsa me komfore dhe make upminimal.

Pëlqeni më shumë veshjetsportive apo klasike?

Sportive, pa dyshim, pasi klasikjado të vijë me kohë.

Ju jeni dakord me thënien që veshja, në një farëmënyre tregon edhepersonalitetin e një personi?

Nuk e di sa mund të jem dakord,por është e vërtetë që ndonjëherëveshja është reflektim i gjendjes sonë shpirtërore, por, nga anatjetër, mund edhe të mos jetëashtu. Gjithçka varet nga personidhe perceptimi i tij për veshjen.

Sa vend zënë aksesorët nëgardërobën tuaj dhe cilëtjanë më të preferuarit?

Në koleksionin tim janë aktualëaksesorët me gurë Swarovski.Gjithasht u, edhe syzat e dielliti konsideroj si pjesë e imazhitditor.Gardëroba juaj nuk do tëkishte kuptim pa...Çantën e kombinuar dhexhaketën e duhur.

Parfumi juaj ipreferuar?

Nuk jam e fiksuar pas njëparfumi; herë pas herei ndryshoj, sepse çdoparfum më kujton ndonjëperiudhë të caktuarkohore. Për momentin,përdor Diamonds ngaArmani, në kombinim mequmështin për trup

Produktet kozmetike?

Biologique Recherchejanë të preferuarat emia. Produktet janëtë bazuara nëekstraktet mëtë pastërta me origjinë botanike dhebioteknologjike.

Shpenzimi më i fundit qëkeni bërë për rroba dheçfarë ka qenë konkretisht?

Syzat e diellit Armani dhe njëfustani nga stilisti i njohur grek Divas

A e harroni ndonjë aksesor,që e keni planifikuar për tavënë përpara se të dilni nëskenë, ose kur keni xhirimpër klipe?

Mund të ndodhë. Kjomë ndodh më shpeshme vathët po, nësekombinimi ështëkalues edhe pa atëaksesor, asi nuke vras mendjen shumë.

Revista Spekter

Tuna

Foto nga Altuna Sejdiu - Tuna
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Muzika e Jugut

Anketa
  • Kush ka merituar cmimin e madh 10.000€ ne TOP FEST 3???
  • Dot Alban Skenderaj feat. Kthjellu
  • 60 (35%)
  • -
  • Dot Produkt 28
  • 27 (15%)
  • -
  • Dot Stine
  • 16 (9%)
  • -
  • Dot Shpat Kasapi
  • 10 (5%)
  • -
  • Dot Nora Istrefi
  • 20 (11%)
  • -
  • Dot Malda Susuri
  • 2 (1%)
  • -
  • Dot Tuna & Jonida Maliqi
  • 9 (5%)
  • -
  • Dot Anjeza & Niku
  • 12 (7%)
  • -
  • Dot K-OS
  • 10 (5%)
  • -
  • Dot LRC
  • 3 (1%)
  • -
  • Numri total i votave: 169
  • Shiko temen

* Sponsor