Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 2 [3] 4   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Alketa Vejsiu!!!  (E lexuar 2567 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
GREATBOY
What......
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #30 më: 23-06-2006, 18:41:23 »
Citojeni

Pse Mbesa e Ylli Vejsiut qenka kjo se dija këtë gjë.

Ajo e tera dhe e bëra zgerdhihet
E identifikuar
Vogelushja Korcare
Camarroke
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #31 më: 23-06-2006, 18:58:29 »
Citojeni

Meqë ra llafi Alketa ka bërë 8 operacione plastike,pak rëndësi se ku.
Nuk ja vlen te zgjatem sepse është motra e një shokut tim. Prandaj boll me këto komente te kota sepse operacione plastike ka kryer ç'do vip shqiptar.
Tung.
ca ja fusni kot edhe ju,mos na thoni ndonjëherë qe ka bërë 80  zgerdhihet
E identifikuar

Nuk mund të jesh i drejtë nëse nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
GREATBOY
What......
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #32 më: 23-06-2006, 19:08:19 »
Citojeni

ca ja fusni kot edhe ju,mos na thoni ndonjëherë qe ka bërë 80  zgerdhihet

Tani e di ti qe e ke pare ne TV apo unë qe e njoh personalisht hmmmmm
Po deshe dhe ti numeroj por ne privat jo këtu
E identifikuar
bella_stronza
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #33 më: 26-06-2006, 07:09:10 »
Citojeni

hahahahah po po pra po se besojnë këto
e cna intereson neve te shpikim kot për alketen
po tani beson mi belina qe sja fus kot unë
E identifikuar

dont worry be happy
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #34 më: 26-06-2006, 07:44:56 »
Citojeni

motiiii te kam besuar sepse edhe me herët te kam thënë nuk jetoj ne Tiranë dhe nuk di shumë për Alketen ok.
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
bella_stronza
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #35 më: 26-06-2006, 08:27:45 »
Citojeni

ok luj syun luj syun luj syun
E identifikuar

dont worry be happy
Perla
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #36 më: 29-06-2006, 10:10:28 »
Citojeni

..
E identifikuar

E vërteta dhe realiteti përballohen nëse i lejojmë të na shkaktojnë dhimbje.
bella_stronza
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #37 më: 01-07-2006, 04:30:50 »
Citojeni

 
E identifikuar

dont worry be happy
Perla
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #38 më: 12-07-2006, 12:45:48 »
Citojeni

Prap Alketa luj syun
E identifikuar

E vërteta dhe realiteti përballohen nëse i lejojmë të na shkaktojnë dhimbje.
Perla
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #39 më: 13-07-2006, 08:51:49 »
Citojeni

.
E identifikuar

E vërteta dhe realiteti përballohen nëse i lejojmë të na shkaktojnë dhimbje.
Dirrtygirl
ROCK Rocks!!!
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #40 më: 13-07-2006, 13:08:10 »
Citojeni

alketa ne dyqanin e AMC ne TR
E identifikuar

miss kosovarja2006
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #41 më: 13-07-2006, 18:56:45 »
Citojeni

}*Alketa Vejsiu esht shum shum e bukur !!
unë e du shum !!*{  buzeqeshje
E identifikuar

?C?n'? g?? y?? ??? ?f ?y H??? ?!<br /><br />}?.Enj?y y??? ??f? !
Perla
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #42 më: 14-07-2006, 11:11:05 »
Citojeni

Prezantuesja e spektakleve, Alketa Vejsiu, rikthehet përsëri. Në skenën e Festivalit Evropian të Klipit bën shkrepjen e parë, ndërsa do të promovojë në verë klipin e saj në anglisht "Don't surrender", një këngë e realizuar në Gjermani. Si po e jeton këtë rishfaqje në skenë Alketa Vejsiu, që shpesh i përsërit edhe vetes "mos u dorëzo!".
Pasi iu dha fund netëve të gjata të spektaklit me "100 këngët e shekullit" në Tv Klan, më shumë se një vit më parë, Alketa Vejsiu përgatitej për një goditje më të fortë, në sajë të Vera Grabockës. 22- vjeçarja bjonde, që shquhet për elokuencën, në fakt mendonte për nisjen e një udhëtimi tjetër në botën e spektaklit. Pikërisht për startin e natës së 3 Qershorit 2006, date të cilën producentja Grabocka kishte planifikuar mbërritjen në spektaklin e radhës, në skenën e Pallatit të Kongreseve. F estivalin Evropian të Videoklipit, që për herë të parë vë në garë këngëtarët më të mirë të Evropës Juglindore dhe emra të njohur nga Përëndimi, përfaqësues të 29 shteteve.
Në timonin e m akinës së saj të tipit Wolsvagen 5, Alketa "ngiste" ditë të furishme. Duke rendur sa në Pallatin e Kongreseve, ku përgatitej për daljen në skenë, e sa në auditoret e Fakultetit Ekonomik, ku jep provimet e fundit, të degës manaxhim-biznes, një tjetër pasion me të cilin do të zhvillojë më tej karrierën. Por ndryshe nga ç'mund të mendohet, ajo e gjen gjithmonë kohën për të ndenjur në shtëpi. Pushon në drekë, dhe përpiqet që darka ta gjejë në shtëpi me çdo kusht për t'u çlodhur dhe për ta nisur ditën tjetër me energji të reja.

"Jetoj për suksesin",- shprehet ajo. " P ër suksesin në jetën time personale, për suksesin në raportet njerëzore, për suksesin e jetës në përgjithësi. Dhe i fundit është suksesi në skenë. Duket sikur është i pari sepse është më i dukshmi. Por në fakt suksesi në skenë është më i përkohshmi. Jeta në vetvete është bukur të jetë e lumtur përgjatë saj".

Ajo tashmë është një vajzë e rritur. Ndërsa rikujton si një nga fillesat e saj artistike edhe shkollën e radios, nga ku ajo mori kënaqësitë e para radiofonike në"Top Albania Radio". Më shumë se një vit më parë, kur regjisorja Grabocka jo vetëm kishte hedhur idenë në letër, ia kishte besuar prezantimin e Festivalit të Videoklipit, Alketës. "Është një ndër momentet më të rëndësishme të karrierës sime dhe një ndër aktivitetet me prestigjoze të realizuara ndonjëherë në Shqipëri". Një përgatitje serioze, që nisi një vit më parë për Alketën, e ka bërë të ndihet shumë e lumtur, që puna e saj disavjeçare në media shpërblehet kështu me këtë aktivitet, më impenjativi i Grabockës
" Do të duhen shumë vite, që të dalë dikush tjetër e të organizojë një kontinent të tërë e ta përqendrojë në Shqipërinë tonë të vogël",- thotë ajo. "Organizimet dhe sipërmarrje të tilla me kaq shumë risk, vetëm guximi dhe forca e Verës mund t'i çojë përpara dhe jam e gëzuar që në historikun e këtij aktiviteti, do të mbahem mend si prezantuesja e parë".

Një vështirësi më shumë kësaj here. I duhej të përsërisë intensivisht skenarin në anglisht për të dalë në skenë përkrah aktorit amerikan Edward Villaume, me shpresën që do të kujtohet si një çift i këndshëm prezantuesish. Por ajo tashmë i ka mësuar sekretet se si të dominojë, të jetë e fuqishme në skenë dhe të mos tërhiqet.

"Jam gjithashtu e kënaqur, që aktiviteti ka një frymëmarrje të gjerë dhe bashkon Lindjen dhe Përëdimin, në një transmetim në Eurovizion",- thotë ajo.

Alketa është një "showgirl", që di të thotë "Mos u dorëzo! ". E jo vetëm me fjalë por dhe me muzikë. Ka kaluar një eksperiencë të gjatë në Gjermani për realizimin e këngës me titull "Don't surrender". Është një këngë e re në anglisht, ku ka bashkëpunuar me yllin e muzikës shqiptare "pop-soul" në Gjemani, Mirjam Cani, pjesëtare e grupit "Preluders". Grupi është njohur me këngën "Everyday Girls", e cila për disa javë ka qëndruar në majë të "Europian Top 20".

Kënga është regjistruar në një studio gjermane nga kompozitori gjerman, Peter Anthony."Tingëllon shumë evropiane si këngë dhe do ta promovoj gjatë verës",- thotë Alketa, ndërsa videoklipi do të realizohet nga studio "Le Spot" në Sofie. "Puna në Gjemani ishte një eksperiencë unike.Një punë ku çdo milimetër zë kishte rëndësinë e tij". Një këngë që zgjat vetëm 3 minuta e gjysmë për të cilën janë dashur 14 orë incizim". Kënga flet për dy mike të ngushta të cilat diskutojnë problemet e tyre me njëra- tjetrën.Unë jam në rolin e asaj që thotë, "mos u dorëzo", tregon ajo.
Por këtë ajo e ruan si diçka të ëmbël për ditë më të nxehta të verës. Në axhendën e saj ditore shënohen dhe disa detyrime, që duhen bërë patjetër. Provimet. Këtë vit shkolla ka qenë ndër prioritetet e saj, të cilës nuk i ka bërë bisht ndryshe nga vitet e tjera. "Kam shijuar plotësisht jetën e studentes duke u shkëputur për pak kohë nga punët e tjera",- tregon ajo. Sforcohet t'i bëjë të dyja edhe punën edhe shkollën. Në makinën e saj, ajo kalon shumë kohë por nuk e lë mënjanë vrapin, për të mbajtur trupin në formë. Gjithsesi nuk e vret mendjen të zgjedhë dietën që i bën mirë, sepse është e bindur se ushqimi që pëlqen i përshtatet profilit të saj. " Po të mendoja formulat s'do kishte më vlerë. E di mirë që sporti i largon energjitë negative ndërsa ushqimi i jep energjitë jetësore, që të bëjnë më të bukur".

E veshur herë sportive dhe herë klasike, nuk kërkon grimier është vetë parukierja e vetes.

"Fati është treguar zemërgjerë dhe më ka falur shumë gëzime në jetë. Mund të them e bindur që jam njeri i lumtur.Dhe gëzimi më i madh është ndjesia për ta ndarë këtë lumturi me të tjerët.

Shoh punën time,dhe nuk merrem shumë me të tjerët. Jam e prirur të flas mirë kur kam për të thënë një fjalë të mirë, e të kyç gojën sa herë që përballem me të kundërtën", thotë ajo.

Alketa, cilësoheni si vajza e skenës dhe e suksesit? Ju si do ta përkufizonit veten më pak fjalë?
Jetoj për suksesin. Në çdo aspekt. Duke nisur nga raportet ndërpersonale e për të vazhduar me çdo fushe ku shoh realizimin tim.Një njeri që jeton vetëm të sotmen pa ditur ku do të shkoje nesër është si një varkë e lënë në mes të detit, që pret dallgën ta ndihmojë në lundrim...

Jeni e afeksionuar pas artit, por e joshur nga biznesi. Nëse do të duhej të linit njërën?

Nuk do të lija asnjërën. Televizoni të lëshon vetë në një moment të caktuar.Asgjë nuk është e përjetshme.çdo gjë shndërrohet...Prezantuese të tjera më të talentuara do të vijnë një ditë. Jeta ka një çikël. Në këtë pikëpamje biznesi është më i qëndrushëm dhe afatgjatë. Megjithatë nëse do të me kërkohej të lija ose të zgjidhja unë them asnjërën. Për momentin do të krijoja të përbashkëtën e tyre.

Ndërkohë bashkëpunimet tuaja si prezantuese skene kanë nisur me "Top Albanian", Vera Grabockën, Pandi Laçon dhe tani sërish me Grabockën? Raportet me secilin?

Përmes tyre kam shkruar historinë e një pjesë të jetës time. Eshtë një histori shumë e bukur, me ëndrra, sfida, vështirësi. Por shumë e bukur.Kemi shkëmbyer emocione në një punë shumë të bukur. "Gjeniu i vogël" dhe "100 këngët e shekullit"nga promotor janë një pjesë e artë e këtyre viteve.
Me Verën përsëri sepse në një mënyrë unë kam qenë gjithmonë pranë saj, e pandarë nga kujdesi dhe vëmendja.

Diçka më shumë rreth marrëdhënies suaj profesionale me Verën?

Lidhja ime me Verën, përveçse kimike dhe shpirtërore është mbi të gjitha dhe mirëkuptin profesional, gjithmonë në rritje

Thuhet se ndër planet tuaja është një show televiziv në ekranin e Mediaset-it në Itali? ç'mund të na thoni?

Ju lumtë goja!

ç'mendim keni për meshkujt? Shumë femra mendojnë se ata kanë më shumë fjalë sesa vepra?

Mendoj që e kanë gabim. Kjo është shumë subjektive.S'mund të ketë përgjithësime. Megjithatë mendoj që në jetë njeriu merr atë që meriton.

Nëse ju do ishit një producente spektaklesh në të ardhmen, ku do ta kërkonit prezantuesin këtu në Shqipëri apo jashtë saj? Ose më saktë a mund të na veçoni një emër që mund ta zgjidhnit që sot?

Mua më pëlqejnë gjithmonë prezantueset radiofonike.Pa bërë shkollën e radios vështirë të shkëlqesh në televizion.Emra konkrete nuk kam.Them që në Shqipëri ka pak konkurencë në fushën e prezantimit sepse nuk ka agjentë, që të kujdesen. Ka shumë vajza të reja, por që gabojnë sepse nuk kanë strategji. Jam e sigurtë, që Shqipëria po evoluon me ritme shumë pozitive. Për preferencat e kombësise nuk mund të bëj përcaktime.

Zgjedhja ime do të varej nga natyra e spektaklit.

"Një femër duhet të …"

Duhet të flasë ...gjëra të zgjuara dhe me përmbajtje

duhet të dashurohet…vetëm me zemër

duhet të ruajë imazhin e… "simply the best"

duhet të tradhtojë kur...asnjëherë.Është dobësia më madhe njerëzve. Zgjedhje ka plot. Tradhtia nuk është zgjidhje

duhet të mos derdhë lotë nëse…lotët janë shprehje e bukur emocionale. Edhe vuajtja ka një kuptim, të bën të kuptosh sa e rëndësishme është lumturia.Edhe në lotët e gëzimit ka shkëlqim jeta.Lotët nuk ndalen.Kur lotët do të ndalen ne s'do jemi më, dhe kjo do të jetë më e trishtueshme se lotët e trishtimit "E thashë si Jim Morrison"

duhet të martohet me...gjysmën tjetër të hënës

duhet të vishet ... thjesht dhe bukur

duhet të lërë gjithçka nëse… do të jetë asgjë

 
     
 
 
   
 
 
 
     
E identifikuar

E vërteta dhe realiteti përballohen nëse i lejojmë të na shkaktojnë dhimbje.
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #43 më: 24-07-2006, 07:46:29 »
Citojeni

Historia enigmatike e familjes për te cilën s'ka folur kurrë me te tjerët. Si ndikoi kjo e kaluar ne formimin e saj. Si arriti te hyjë ne rrethin e syrit te Grabockes e te pushtoje ekranet televizive. Gjithë ambicjet e vajzes qe nga "12 endr

nga Zefina Hasani/ Fotot Gent Shkullaku

Një vajzë, qe ishte mësuar shumë e vogël të mos qante me, kur prindërit, s'kishin mundësi t'i jepnin, sa here ajo lutej: "o mami duaaa...", vendosi një ditë të mos kërkonte me. Nuk e dinte se si por, duhej te bënte diçka qe te mund t'i fitonte vete parate qe do t'i duheshin për gjithë endrrat e saj. Për këtë mund, t'i jepte dorë, vetëm talenti dhe shkathtesia e saj. Ndaj një ditë prej ditëve, kapur dorë për dorë me një nga shoqet e pallatit, ngjiti shkallet e një televizioni dhe me ciltersine e një fëmijë kerkoi ta bënin pjesë te ndonjë emisioni a spektakli, sepse kishte shumë talent...edhe për te recituar, edhe për te kenduar. Dhe nuk kishte genjyer aspak. Të rriturit e kuptuan menjehere se ajo ishte një fëmijë jo vetëm me talent, por dhe me shumë ambicje. Një vajzë e çuditshme, qe dinte te argumentonte mirë atë çfarë kërkonte. Ndaj nuk e lane t'u ikte me nga duart. I leshuan mikrofonin, qe ajo te mund te zbraste para tij, gjithë aftësitë e saja.

Kjo, nuk është historia e ndonjeres prej protagonisteve te vogla te spektaklit "Gjeniu i vogël" , i cili prej kohësh ka nisur te zbuloje fëmijë shumë te telentuar, qe vijnë nga vende të ndryshme te Shqipërisë. Por një histori, qe i përket vajzes me te madhe të atij spektakli, gjeniut qe është zbuluar shumë e shumë kohe me pare se "Klani" te niste kerkimet. Qe ka mundur te hyjë fuqishem ne ekranin e televizionit, kur ende ishte një gjimnaziste. Qe ka hedhur hapin direkt drejt spektakleve te mëdha [e nisi me "12 endrrat e një nate vere"]. Qe ka botuar madje dhe një libër me poezite e saj, titulluar "Bardh e zi". Qe ka mësuar te menaxhoje shumë mirë veten dhe te tjerët, pas ditës kur nisi studimet për Ekonomik, e kur nenshkroi kontraten e punës ne një zyre sherbimi marketingu. Zyre e cila veç te tjerave po e ndihmon ne krijimin e një vizioni për një biznes personal. Pse jo, për t'u bërë dhe një biznes-women po aq e sukseshme. Edhe pse nuk është me shumë se 20 vjeç.

Megjithëse tani është ne kohët e saj me te mira, Alketa Vejsiu nuk kishte se si t'i shmangej këtë here te kaluares se largët, femijerise, sa te bukur aq edhe te trishtueshme. Ndërsa i duhej te ulej kembekryq gjatë provave te spektaklit, me fëmijët e shtresave te thjeshta [pra qe nuk ishin vetëm fëmijë artistesh], te cilët i shikonte me vëmendje teksa vinin ne studion e madhe te "Gjeniut", pothuajse nëpër te njëjtën rrugë qe ajo kishte ecur dikur. Me te vetmin ndryshim, qe ata ishin me prindërit përdore, ndërsa ajo kishte qenë gjitheheret e vetme.

Ka qenë e vështirë rruga për te mberritur deri këtu ku je sot?

Shumë e vështirë, sidomos po t'i referohem femijerise, aty ku dhe nisi gjithçka. Me është dashur te ndeshem me shumë pengesa c'ka ma cenonin shumë këtë periudhe, e cila për shumë te tjerë mund te këtë qenë shumë e bukur.

Pse për ty si ka qenë?

Nuk ka qenë shumë komode. Ishte me shumë melankolike sesa e gezueshme. Kam kaluar një femijeri pothuajse te varfer, ne një kohe e cila ne përgjithësi ishte e tillë. Unë lendohesha shumë kur shikoja prindërit se sa shumë mundoheshin për te me plotësuar ndonjë dëshirë.

Si ka ndikuar tek ty kjo gjë?

Kjo varferi, për fat te mirë, nuk arriti te ma ngushtonte frymezimin për te menduar e realizuar gjëra te bukura. Cuditerisht ka ndikuar për mirë. Me bëri me te fortë e energjike, me krijoi sensin e materializmit, marrë kjo ne kuptimin e mirë te fjalës.

Po ne mardhenie me prindërit?

Edhe aty ka ndikuar për mirë. Historia e familjes me bëri qe unë te jem e lidhur fort me te dy prindërit.

Për c'histori bëhet fjale?

Është një histori qe e ndaj vetëm me veten time e jo me te tjerët. Një histori qe me motivon te punoj fort, qe çdo kenaqesi qe prindërit nuk arriten ta kishin me pare, ta marrin tani prej meje.

Kur fillove t'i krijoje vetes mundësitë për te pasur ato qe prindërit nuk i kishin dhe nuk mundeshin te t'i jipnin?

Qe kur isha ne klase te shtatë. Ne këto kohe unë fillova te marr honoraret e para ne Televizionin Shqiptar, kur dhe ndjeva se po i sfidoja pak e nga pak pengesat. Isha shumë e kënaqur qe po fitoja ca para e qe puna ime po vleresohej ne këtë mënyrë, qe do të kisha mundësinë t'i bëja dhurata prinderve, vellait tim me te vogël dhe vetes gjithashtu. Pastaj kenaqesine me te madhe e arrita pak kohe me pas kur firmosa rrogen time të parë tek Top Albania.

Sa ka qenë rroga juaj e pare, e kujtoni?

Sigurisht. Ishte 250 mijë Lekë [te vjetra]. Ky ka qenë dhe momenti kur unë e kam vleresuar me shumë se kurrë ndonjëherë femijerine time, rrjedhen qe ajo pati. Unë mund te kisha pasur një femjeri shumë me komode se sa e kisha ne te vërtetë. Por po të kishte qenë kështu jam e bindur se nuk do të kisha pasur këtë ambicje. Do t'u kisha kërkuar dhe unë para prinderve pa e vrarë shumë mendjen. Por unë kam qenë e detyruar ta perjashtoj veten nga një raport i tillë dhe tani më vjen shumë mirë qe ka ndodhur kështu. Pra qe nisa ta ndertoj vete të ardhmën time.

Ne Top Albania si fillim, apo jo?

Po dhe ishte fare e rastesishme. Se kisha mbaruar ende klasen e tetë kur një fqinja ime qe punonte si sanitare atje më tha një ditë "hajde provoje se atje merren shumë para". Nxitova dhe unë dhe për fatin tim te mirë me pranuan. Me dukej një fillim i mirë për te mberritur me pas ne televizion.

E mendonit qe atëherë televizionin?

E kisha enderruar qe ne 8-vjeçare kur ngulesha para ekranit për të parë Ambren tek "Non e la RAI", e cila ishte idhulli qe doja te ndiqja e te prekja.

Dhe radioja ju dukej një fillim i mbarë?

Ne katër vitet qe punova atje, bëra shkollën radifonike qe i duhet çdo spikeri televiziv. Top Albania ka qenë një suport shumë efektiv për mua. I kam dhënë e më ka dhënë shumë. Atje mesova se duhet të jesh edhe individualiste. E mbi të gjitha, prej asaj radioje do të fitoja dashurinë e Vera Grabockes, dashuri e cila i kishte munguar një fëmijë te pambrojtur.

Si ndodhi qe u lidhet me Grabocken?

Ishte dikush brenda radios, qe mesa duket donte te me hiqte qafe nga radioja qe me lidhi me te. Një tjetër ëndërr e imja ishte te prekja Vera Grabocken dhe ditën qe shkela ne zyren e saj u mahnita e tera. Aq me shumë kur ajo më tha "Do te te bëj si Rafaela Carra e Shqipërisë".

Kjo mardhenie besoj është krijuar mbi bazen e disa rregullave qe Grabocka mund te këtë vendosur mbi ju, apo s'është kështu?

Qe ne fillim mes nesh u krijua një mardhenie e ngrohte. Rregulla u vendosesn, sigurisht, por qe kishin te bënin me korrektesine ne pune, me organizimin e ditës. Unë kam mësuar shumë nga kjo mardhenie jo vetëm ne anën profesionale por edhe për jetën.

Çfarë pershembull?

Mesova te jem një vajzë me e mirë, me e mbarë.

Pse nuk ishe e tillë me pare?

Me pare nuk isha shumë me kembet ne toke, e hidhja hapin me të madh sec duhej. Puna me stafin e Grabockes me mesoi qe te jem me e qete. Të dëgjoj me shumë se të flas. Të di te jem ne qendër te vemendjes duke thithur dashurinë e te gjithëve qe me rrethojne. Mbi të gjitha Vera më ka mësuar si te ruhem nga ekzaltimi. Të tjerët mund te me kishin orientuar gabim ne këtë moshe qe unë jam.

Besoj keni qenë dhe vazhdoni të jeni e bindur para saj, ndaj dhe ajo ju beson?

Pse jo.

Po kenga si iu shtua prezantimit tuaj ne skene?

Vera kërkonte një femër ne spektaklet e saj qe edhe te kendonte. Ndërkohë unë e kisha provuar tek Top-i, madje kisha te regjistruara me shumë se 7 kenge ne një cd. Por duke qenë se këto kenge m'u bllokuan nga radioja, unë realizova kenge të reja, për spektaklin e pare "12 endrrat e një nate vere".

Ishte kjo një tjetër ëndërr qe realizove ne ato nete?

Po, por unë kam dhe shumë te tjera, me shumë se 12 endrrat e një nate vere. E ardhmja u përket atyre qe besojnë ne bukurine e endrrave të tyre. Unë kenges i hyra seriozisht pas "12 endrrave...". Doja te bëja pushim pas kulmit qe arrita me këtë spektakel. Kisha nevojë për një reflektim. E dija qe dalja tjetër duhej te ishte ne atë nivel ose edhe me mirë. Dhe ne këtë pauze te shkurter mendova te bëja diçka te re. Megjithatë ne prezantim ndihem me mirë sepse aty nuk kam shumë rivale, si ne kenge.

Mungesa e rivalitetit ju jep siguri? Nuk ju duket se kjo dobeson ambicjen?

Por unë e kam një rivale te fuqishme dhe ajo është Alketa e një viti me pare. Unë nuk dal ne skene për t'u krahasuar me te tjerët. Vetëm ne fillimet e mia iu referova Ambres, por kur isha fare fëmijë.

T'i kthehemi sërish kenges. Keni kenduar një te tillë qe flet për një mardhenie ne tre. Ka lidhje kjo kenge me jetën e Alketes?

"S'mund te jemi tre" është drama e përgjithshme e shoqerise sot. Ne këto kohe është gjithnjë një i tretë qe kercenon çuditshëm një raport te shëndoshë.

Ty te ka hyrë një i tretë ne mardhenien tënde?

Kjo s'do të mund të ndodhte se do të isha bërë shumë shpejt një, para se te ishim bërë tre. Unë nuk kam frikë nga ajo qe mund të ndodhë. Një femër qe është e realizuar, qe nuk ka deficensa s'ka pse te mendoje gjatë për rivalet.

Kjo do të thotë qe Alketa di ta ruaje mirë mardhenien e saj?

Kjo do të thotë qe Alketa beson tek dashurite e vërteta.

Ju e keni gjetur këtë dashuri?

E kujt i intereson kjo!? Jam bërë unë kaq e rëndësishme sa të duan te dijnë edhe për jetën time private!?

Mendoje se ka dhe te tillë te interesuar. C'përgjigje do u jepje atyre?

Do ua them ne një intervistë tjetër këtë përgjigje. Po i jap mundësi vetes dhe revistes tuaj qe t'i themi gjërat kur te jenë me te sakta.

Si arrin te shkeputesh nga kjo botë te rriturish, për te zbritur ne moshen e fëmijëve?

Unë zbres tek fëmijët si një vajzë e vogël ne një botë te madhe. Tek "Gjeniu", me duket se unë dhe fëmijët kemi ndërruar rolet. Unë dua te zvogelohem, ndërsa ata duan te rriten para kohe. Siç kam dashur te bëj edhe unë dikur.

Sa pjesë te femijerise tënde gjen nder këta fëmijë?

Shumë. Shumica e tyre janë shumë pranë femijerise sime. Vijne nga familje te thjeshta, kanë lindur yje ne shtepi qe s'janë aspak te kamura. Po t'i pyesesh se me çfarë ushqehen, cuditesh. Kjo me trishton. Por pastaj, impresioni qe te lënë kur kendojne ne skene me emocionon jashtë masë. Ja pra kjo është mrekullia qe ndodh tek "Gjeniu i vogël". Një mrekulli qe kushton 250 mijë euro i tëri si produksion.

"Gjeniu" është i pari spektakel, ku nuk ke nga pas hijen e Grabockes. Si je ndjere pa te?

S'me pëlqen te bëj krahasime, sidomos kur gjej veten shumë mirë ne te dy rastet. Është me stafin e TV Klanit jam ndjere e sigurtë. Më ka pëlqyer shumë puna e regjisorit Blendi Laco qe me sjell afër imazhin e "Mediaset". Ndërsa skenaristi Pandi Laco është i vetmi qe e ve fjalën ashtu si duhet ne gojen time. Fale tyre dhe Adi Hiles kam superuar dhe mardhenien me fëmijët. Ne këtë spektakel unë kam gjetur veten me mirë se kudo tjetër. Shpresoj te bashkepunoje sërish me këtë treshe fantastike.

Je shfaqur me një look ndryshe ne këtë spektakel. Shumë zera thonë se keni bërë disa nderhyrje kirurgjikale. Është e vërtetë?

Unë e dua te bukuren dhe me pëlqen t'i bëj vetes dhurate çdo fenomen e çdo gjë qe do të ma bënte veten dhe jetën te bukur.

C'pjesë te trupit pelqeni me shumë?

Tani me shumë se gjithçka tjetër me pëlqen hunda ime.
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Hi5

Shiko profilin
« Përgjigjja #44 më: 24-07-2006, 07:55:57 »
Citojeni

A është e vërtetë se Alketa ishte në lidhje dashurie me Florin? (Me te cilin kishte edhe duet).
Vetëm po pyes sepse këto thashetheme qarkullonin nëpër Kosovë...
E identifikuar

Life is beautiful.
Faqe: 1 2 [3] 4   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |