Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 2 [3] 4   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Alban Skenderaj  (E lexuar 5925 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Dirrtygirl
ROCK Rocks!!!
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #30 më: 09-06-2006, 08:09:49 »
Citojeni

shkarko reklamen

http://www.vodafone.al/vodafone club_2.mpg
E identifikuar

arberie

Shiko profilin
« Përgjigjja #31 më: 13-06-2006, 13:54:23 »
Citojeni

 hmmmmm Albani.., po ku ka si Albani bre.I bukur  e mbi të gjitha  me ze te mrekullueshem.
  Muziken fenomenal.....me muaj e dëgjoj veç cd e tij.JE ME I FORTI
 
   
E identifikuar
arberie

Shiko profilin
« Përgjigjja #32 më: 20-06-2006, 15:27:43 »
Citojeni

hmmmmm Albani.., po ku ka si Albani bre.I bukur  e mbi të gjitha  me ze te mrekullueshem.
  Muziken fenomenal.....me muaj e dëgjoj veç cd e tij.JE ME I FORTI
  [/color]    
E identifikuar
Fansja

Shiko profilin
« Përgjigjja #33 më: 21-06-2006, 15:48:52 »
Citojeni


E identifikuar
Fansja

Shiko profilin
« Përgjigjja #34 më: 21-06-2006, 15:53:34 »
Citojeni

Ze fantastik dhe bukuri marramendese. Alban 6 unico. Edhe pse këto kohët e fundit je ber pak mendjemadh prap te adhuroj.  buzeqeshje
E identifikuar
Vogelushja Korcare
Camarroke
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #35 më: 21-06-2006, 17:58:36 »
Citojeni

Sa te bukura i ka këngët Albani  buzeqeshje te qetesojne shumë.  buzeqeshje
E identifikuar

Nuk mund të jesh i drejtë nëse nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
Perla
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #36 më: 22-06-2006, 04:10:00 »
Citojeni

Albani
E identifikuar

E vërteta dhe realiteti përballohen nëse i lejojmë të na shkaktojnë dhimbje.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #37 më: 08-12-2006, 14:06:21 »
Citojeni

E thatë edhe vetë se jeni shkëputur nga skena për ca kohë. Pse kjo shkëputje?
Mendoj që njerëzit u lodhën duke më parë mua, mendoj që edhe unë u lodha duke parë veten time. Është gjithmonë mirë të bësh një pauzë. Është mirë për ty, është mirë për ata që të dëgjojnë, është mirë për karrierën tënde. Megjithatë, unë edhe kur të mos jem prezent në Shqipëri duke jetuar jashtë, shpresoj dhe mendoj se do të jem gjithmonë prezent me muzikën time. Gjithmonë do kem këngë shqip për vendin tim.
Me çfarë po merreni aktualisht?
Aktualisht jam në Itali dhe jam duke punuar me albumin që do dalë në 2007-n. Po punoj fort, seriozisht, shumë më profesionalisht me disa muzikantë dhe instrumentistë shumë të njohur në Itali. Bëhet fjalë për instrumentistë që kanë punuar me këngëtarë të mëdhenj si Laura Pausini, Eros Ramazoti etj. Flas gjithnjë për instrumentistët. Kështu që ata më japin një siguri për kualitetin.
Do ketë këngë në italisht në album?
Këngët do jenë shqip në plan të parë. Pastaj mund të ketë disa versione, mund të ketë dhe një version në anglisht apo italisht. Madje mund të ketë edhe një album që mund ta bëj në italisht, mbase për në Itali.
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #38 më: 26-05-2007, 15:47:55 »
Citojeni

Alban Skënderaj pas klipit të ri largohet për në Itali

E ndërsa në ekranet muzikore shqiptare sapo ka nisur të shfaqet videoklipi i fundit i Alban Skënderajt duket se vetë këngëtari po përgatitet për t’u rikthyer në Itali. Vetëm pak ditë më parë ai ka përfunduar në Prishtinë xhirimet e videoklipit të këngës “Eklips” me të cilën mori pjesë në festivalin e Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar. Ndonëse kënga nuk i dha suksesin e çmimit, ashtu siç kishte ndodhur në festivalin e muzikës moderne Top Fest duke vlerësuar punën e tij në këtë krijim, Albani vendosi ta shoqëronte “Eklips”-in edhe me një videoklip, i cili është realizuar në Prishtinë. Sigurisht klipit, veç elementëve të tjerë nuk i mungojnë as disa skena romantike mes dy të dashuruarve, të cilat vijnë në formë kujtimesh dhe që përshtaten shumë mirë me natyrën e këngës. Por duket se vetë këngëtari 25-vjeçar nuk do do të presë gjatë për të marrë reagimet e publikut e të fansave në lidhje me këtë klip të ri. Mësojmë se këto ditë Albani do të niset tek familja e tij në Itali për të qëndruar rreth një muaj e më pas do të jetë sërish në Shqipëri me të tjera projekte. Pas ardhjes në Tiranë, si pjesëmarrës në Festivalin e Këngës në RTSH, duket se Alban Skënderaj ka kaluar një periudhë të gjatë qëndrimi në Shqipëri. Natyrisht krahas impenjimeve muzikore, që këtë radhë nuk ka qenë të shumta, përveç realizimit të klipit dhe disa koncerteve, Albani këtë herë ka qenë disi më i angazhuar edhe me lokalin e tij “Depo”, në të cilin shpesh ka mbledhur miqtë dhe kolegët e tij artistë.
Sigurisht pas 10 vitesh jetësë në Itali ai nuk mund të shkëputet aq lehtë, që andej për më tepër sepse atje jeton edhe familja e tij, për të cilën këngëtari ka pranuar se e ndien shpesh mungesën. Gjithashtu duke qenë se është duke punuar për albumin e dytë, besojmë se qëndrimi në Itali do të jetë pozitiv për Albanin po të kemi parasysh faktin, që ai është shprehur se Italia është varianti më i mirë për të gjetur çlodhje, por edhe për të krijuar në qetësi. Ndërkohë duket se të rejat për jetën private të këngëtarit vazhdojnë të jenë të rezervuara të paktën për shtypin. Pas deklaratave, se asnjë femër nuk ka mundur t’ia rrëmbejë zemrën në të vërtetë, ende nuk kemi arritur të zbulojmë ndonjë fjalë më shumë për këngëtarin, i cili në këtë drejtim është shumë i kujdesshëm dhe diskret.

G.Panorama
E identifikuar

Amy


Shiko profilin
« Përgjigjja #39 më: 02-07-2007, 14:39:13 »
Citojeni

 Stina e dimrit sjell lajme të reja për Alban Skënderaj. Pasi ka nxjerrë videoklipin e këngës "Eklips", Skënderaj thotë se nuk dotë ketë ndonjë hit të ri, vere. Është duke punuar për albumin e tij të dytë dhe është tërësisht i fokusur tek ai. Promovimi mund të bëhet rreth muajve nëntor, apo dhjetor dhe do të shoqërohet nga një tur koncertesh në Shqipëri dhe Kosovë. Megjithatë Albani thotë se është ende herët për të folur për detajet e albumit dhe promovimit të tij. Ndërkohë mësohet se artistë gjermnë kanë treguar interes për të bashkëpunuar me Skënderajn.

Këngëtari ka paraqitur disa materiale dhe është paraqitur në studiot gjermane. I zgjedhur si i ftuar nderi në koncertin e "Schiller", Skënderaj ndihet vërtet i privilegjuar. Ai thotë se ndër grupet që luajnë rrymëëën elektronike, "Schiller" është më i preferuari. "Unë luaj një rrymëëë tërësisht të ndryshme, por më pëlqen sepse në të vërtetë bëhet fjalë për një miks rrymash. Më pëlqen mënyra e të kënduarit të tyre, sidomos live. Ka afërsi me baladat".


G.Shekulli
E identifikuar
Elated
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #40 më: 09-08-2007, 11:47:34 »
Citojeni

Shumë i talentuar (zëri, këngët)! I thejsht! Simpatik! etj etj...

Ne Shqipëri kemi pasur shumë këngëtar/e, grupe te mrekullueshem por nga 2000+ ka qenë bloze!

Albanit nuk i afrohet asnjë këngëtar nga 2000+, lum si ne qe e kemi!  luj syun
E identifikuar

Muri i ulet kalohet.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #41 më: 17-01-2008, 16:38:06 »
Citojeni

Alban Skenderaj, se shpejti koncert ne Prishtinë, dhe album të ri

Kantautori do të prezantojë këngën e tij të re e rrymëës alternativë-rrok, që do të pasohet nga albumi dhe projekte të tjera të mëvonshme



Pas një heshtjeje të gjatë, rikthehet në qendër të vëmendjes Alban Skënderaj, por kësaj here jo më për t’u përfolur për shitje votës së festivalit. Për gjithë gojët e liga që mendojnë se Albani është i padëshiruar në Kosovë, tashmë duhet të dorëzohen përpara këtij fakti. Së shpejti kantautori do të niset drejt Prishtinës, për të dhënë një koncert, duke hedhur poshtëë teorinë se ditët e Albanit në Kosovë përënduan. Një gjë të tillë e pohon vetë këngëtari: “Për sa u përket komenteve të ndryshme në lidhje me festivalin dhe për akuzat se në Kosovë nuk jam më i mirëpritur, po ju them se jo shumë larg do të jem në koncert në Prishtinë, për t’u vërtetuar disa personave, që jo e gjithë Kosova mendon si ata. Vetëm se unë i dhashë pikët e mia një kënge që më pëlqeu shumë, nuk do të thotë se jam proserb”. Për më tej, Skënderaj preferon të heshtë, për të mos rënë në të njëjtën nivel me disa njerëz të caktuar në lidhje me skandalin e festivalit, ku u akuzua se shiti votën, vetëm që kënga fituese mos ishte nga Kosova.

Lexo pjesen tjetër te shkrimit »
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #42 më: 02-02-2008, 15:46:06 »
Citojeni

Alban Skenderaj Rikthim tek dashuria e vjetër



Ka vetëm pak ditë që këngëtari Alban Skënderaj është kthyer nga një udhëtim në Gjermani. Dhe menjëherë u mendua se kjo ishte një vizitë pune, me synim integrimin e tij në tregun muzikor gjerman. Por, jo! Sipas, disa miqve të afërt të këngëtarit, arsyeja e vërtetë e vizitës së tij disa ditore në Gjermani, nuk ka qënë për shkaqe pune, por dashurie.



Kështu, Albani duket se ka menduar për një rikthim tek dashuria e tij e vjetër, këngëtarja me origjinë nga Elbasani, e banim në Gjermani, Miriam Cani. Gjatë kohës që ajo shkeli për herë të parë në Shqipëri, mediat e këtushme nuk
vonuan të binin në gjurmët e takimeve të shpeshta mes njëri tjetrit dhe një shkëndijë dashurie lindi mes tyre. Pas largimit për në Gjermani, gjërat mes tyre u shkëputën sepse sipas asaj shprehjes së urtë popullore „Larg syrit, larg zemrës“. Por, këngëtari i njohur i ka hipur avionit këto ditë për të qënë edhe njëherë pranë dashurisë së vjetër, Miriamit. Korrieri
E identifikuar

adsfg
« Përgjigjja #43 më: 09-05-2008, 23:26:06 »
Citojeni

Shumë i talentuar (zëri, këngët)! I thejsht! Simpatik! etj etj...

Ne Shqipëri kemi pasur shumë këngëtar/e, grupe te mrekullueshem por nga 2000+ ka qenë bloze!

Albanit nuk i afrohet asnjë këngëtar nga 2000+, lum si ne qe e kemi!  luj syun

a ka dalur albumi i dytë i alban skenderajt ju lutem me  jepni një përgjigje faliminderit shum...........
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #44 më: 13-05-2008, 15:51:55 »
Citojeni

E Dashura e Alban Skenderajt është Modelja Arita Fejzullai sipas disa fotove qe janë vënë ne galeriashqiptare.ne t.Po ti Eurogina e konfirmon te vërtetë këtë lajm, se ne një koment aty thoshin qe kanë 2 vjet qe janë bashke.







Fotografi nga Arita Fejzullai

Fotografi nga Alban Skenderaj

E identifikuar

Faqe: 1 2 [3] 4   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |