Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1] 2 3 4   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Alban Skenderaj  (E lexuar 6959 herë)
0 anëtarë dhe 2 Vizitore po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 09-12-2005, 08:31:24 »
Citojeni

Alban Skenderaj rrjedh nga një familje e formuar ne Vlore qe ne vitin 1972.
Babai, ish oficer me origjinë nga mallakstra dhe nëna nga Vlora, linden katër fëmijë ,
te katert djem. Për arsye te sherbimit ushtarak te te atit, familja zhvendoset disa kohe ne Lushnje, ku me 20 prill 1982 lindi Albani.Me vonë rikthehen përsëri ne Vlore ku kishin te gjithë te afermit e tyre..


 
Albani qe ne vitet e para te femijerise ka treguar interes te dukshëm për muziken, influencuar nga i ati shkrimtar dhe vellai me i madh me prirje te dukshme muzikore, i cili i ka transmetuar rryma te degjuara, qe ende pelqehen prej tij. Pasioni për muziken i kishte mberthyer te katër vellezerit, por Albani shquhej mbi te gjithë . Buzet nuk i reshtin se mermerituri këngë e melodi. Radioja dhe televizioni ishin ushqimi i perditshem qe nuk e ngopen kurrë. Me kanaçe te vjetra e steka druri ndertonte bateri e krijonte ritme interesante qe terhiqnin vemendjen.
 
Hapja e Shqipërisë ja zgjeroi me shumë interesin për muziken. Tashme degjonte dhe kendonte gjithçka qe i pelqente.. Megjithatë veshtiresite qe krijoi tranzicioni nuk e mundesuan te vazhdonte shkolle muzikë për te kënaqur një nga dëshirat e tij me pasionante. Ne Mars te vitit 1997 e rrembeu ikja e madhe duke nderprere studimet ne gjimnazin 'Halim Xhelo' te Vlorës.Ishte një ikje pa adrese, një humbje, një kulm trishtimi për te gjithë familjaret e tij, qe nuk kishin asnjë lajm për te. Pas pesembedhjet ditesh një kulm tjetër qe mberrinte ne kufijte e një çmendurie ngazellyese. Albani ishte shendosh e mirë dhe u bashkua me dy vellezerit e medhej ne Itali. Deti nuk ja kishte nderprere aventuren dhe nuk ja kishte fshirë endrrat e thurura për muziken.

Ne bregun tjetër te Adriatikun edhe pse shumë i ri, punoi nej vit e gjysëm ne një fabrike tekstilesh te siguronte te ardhura qe do ti duheshin për të ardhmën.Me vonë vazhdoi studimet ne një shkolle profesionale për hoteleri-turizem.Bleu një kitar, kreu një kurs një vjeçar dhe me vonë studio si autodidakt duke u lidhur me njerëzitë e muzikes. Merte leksione private për kanto dhe here pas here angazhohej ne festa e konkurse për te rinjtë. 'Like a bird with broken wings' titullohet kënga e pare qe kompozoi, kur ishte 16 vjeç.

Qe nga ajo kohe ka vazhduar te shkruaj pa u shkeputur nga puna. Perpara publikut Shqipetar u prezantua me këngën 'Vetëm ty' e para këngë e shkruar në shqip. Sapo ka përfunduar albumin e pare, për te cilin mund te thuhet se është i i gjithë ne nivelin e kenges me te mirë. Siç thekson vetë ai, nuk do të donte asnjëherë qe këngët e një albumi te ndaheshin ne 'te bukura' dhe 'mbushese'.Ka qenë dhe endrra e tij qe disku te dëgjohet pa bërë kapercime preferencash.

Marrë nga Faqa e Alban Skenderaj
« Ndryshimi i fundit: 21-09-2007, 17:03:46 nga Berni » E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 09-12-2005, 08:39:50 »
Citojeni

Kenga qe e beri te famshem Albanin degjone dhe shikoni tekstin

Alban Skenderaj - Vetem Ty

Shkarko

Me mire te kisha une nje shkemb
dhe dallget te rrihnin ne koken qe s'me dhemb
Nese me mire do te ishte te kisha une nje mal
dielli me rreze te me griste kemishen e bardhe

Edhe me mire do te ishte te kisha une nje peme
me fruta e gjethe te blerta qe kur te mos bien
me mire akoma do te ishte te kisha une nje kenge
tinguj e nota te mbidhja ne cdo vend

Por une e di, e dashur kam nje detyrim
gjithmone me ty,ne lindje perendim
jo s'mund te jem as shkemb, as mal, as peme
thjesht nje njeri per ty une do te jem

Se ti je motiv i jetes time
vec per ty do te jetoj
ti me ben te fle pa mendime
vetem ty une enderroj

Sikur te isha nje cop qielli i ftohte
ne zemren tende do vija une te lundroja
edhe nje yll te isha me diellin drite ne sy
driten time te gjithen do te ta falja ty

Ty Vetem ty
ty vetem ty
ty gjithmone ty
ty vetem ty

Por une  e di
tani cdo gje ka nje kuptim
eshte thjesht nje ndjenje pa fund pa perendim
tani po mund te jem dhe shkemb dhe mal dhe peme
Gjithcka per ty, per ty une do te jem

Se ti je motivi i jetes time
vec per ty do te jetoj
ti me ben te fle pa mendime
vetem ty une enderroj.
E identifikuar

adamantine
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 09-12-2005, 08:52:13 »
Citojeni

 Lo amo...kaq kisha:)
E identifikuar

cold water sorrounds me now
Vogelushja Korcare
Camarroke
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 10-12-2005, 16:25:00 »
Citojeni

Ka ze shume te embel... luj syun
E identifikuar

Nuk mund te jesh i drejte nese nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
ParisNOTheHilton
That's hotttt!!
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 14-12-2005, 11:33:56 »
Citojeni

fantastik fare!!!!!!! urraaa
E identifikuar

<center><a href=http://www.mygraphicspace.com><img
kaltrina(Rinna)
Kaltrina;)
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 02-01-2006, 03:24:30 »
Citojeni

JO PSE E  KAM SHOKE POR SEPSE E MERITON AI ESHTE I MIRE KA ZE SHUME TE BUKUR buzeqeshje
E identifikuar

Hyni ne webin tem www.kaltrina-rina.piczo.com
vici

Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 07-01-2006, 06:46:34 »
Citojeni

ke shum kenge te bukura  luj syun
E identifikuar
vici

Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 08-01-2006, 10:51:29 »
Citojeni

 buzeqeshje luj syun buzeqeshje

e dashuroi zerin tend
E identifikuar
SmiLey
TNT 4 the BraiN


Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 08-01-2006, 11:21:41 »
Citojeni

Me thene te drejten, s'para i kam qejf keta kengetaret e rinj shqiptar qe kane dal tani pikepyetje... por kenget e ketij Albanit i kam degjuar gjithmone me kenaqesi. buzeqeshje
Ka nje ze te vecante, melodioz... dhe ne pamje s'eshte keq. Eshte dhe lab dreqi, pa pa paaa perqeshje
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
maisha
nje thirrje te deshperuar
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 09-01-2006, 05:44:15 »
Citojeni

albani e ka zerin me te bukur çe e kam degjuar deri tani ne jete
 dashuri me shikim te pare dashuri me shikim te pare dashuri me shikim te pare
E identifikuar

my life ..my soul ...my heart..
Canim
Belinaa
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 03-04-2006, 05:34:19 »
Citojeni

Eshte nje kengeter shum i mir dhe ka nje ze fantastik
E identifikuar
LolaWooopsit

Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 03-04-2006, 12:13:31 »
Citojeni

Alban Skenderaj ka hy vonë ne Estraden shqiptare, por ka arritë shumë. Mua personalisht më pëlqen Albani shumë. Albani ka ngjyra shumë të mira te zërit, karakteristika qe pak i kanë ato, mirëpo s'mund t'a emërojë si këngëtarin më të mirin te Estrades shqiptare. Besojë se edhe Albani do realitetin me dëgju nga "Fan" e tij!!!  buzeqeshje
E identifikuar
Elektra
*Engjëllushë*
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 17-04-2006, 14:28:40 »
Citojeni

Eshte i mrekullueshem si kengetar.Edhe bukurosh sa te duash.
E identifikuar

Qiellin nuk di si ta pikturoj më,
tek shijoj puthjen e perëndimit në horizont
Buzën e sipërme të nxjerë mbi Jon
e tjetrën që më pëshpërit duke më dërguar valëzat në breg
valdoente
<>I hate this name<>
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #13 më: 25-04-2006, 15:17:16 »
Citojeni

Me te vertet kengetar i kompletuar sidomos zerin e ka te jashtezakonshem luj syun
E identifikuar

Sí ?? ?? ?? ?? ?? qesh me te madhe qesh me te madhe qesh me te madhe
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #14 më: 27-04-2006, 10:21:05 »
Citojeni

Publiku i kërkon Alban Skënderajt, pjesëmarrje në Eurovizion

Jam befasuar nga kjo gjë, të cilën nuk e prisja. Këtu publiku është i mirëinformuar me përgatitjet, që po bëhen nga shtete të tjera për "Eurovizion"-in dhe kërkojnë që kjo gjë të ndodhë me vendin tonë. Unë jam shumë i suprizuar nga kjo gjë, por le t'ia lëmë kohës një pjesmarrje timen në Eurovizion. Në qoftë se publiku do të kërkonte një gjë të tillë me insistim, atëherë pse mos të nisnim nga përgatitjet për një këngë që do të shkonte në këtë eveniment ndërkombëtar në të ardhmen?!

Jam në punë e sipër, për nxjerrjen në treg të një kënge të re, e cila mendoj se do të kthehet në hitin e kësaj vere.

Ajo mendohet të titullohet "Ritëm Vere" dhe sipas idesë, ka version 'dance' dhe do të ketë një ritëm ndryshe nga ato këngë, që unë jam paraqitur në publik deri tani

Këngëtari i muzikës shqiptare moderne, fitues i dy edicioneve të festivalit "Top Fest" ka zhvilluar një tur të tijin në qytetin e Sarandës, me disa prej këngëve më të njohura si "Vetëm ty", "Diçka", "Thirrje e dëshpëruar", etj. Gjatë qëndrimit në qytetin bregdetar, publiku sarandiot i ka kërkuar atij, të shtojë përpjekjet për pjesëmarrje në festivalin evropian të këngës "Eurovizion".

Në koncertet e zhvilluara në disko "Ekuador", 2 kilometra larg Sarandës, Skënderaj është befasuar kur ka dëgjuar nga fansat e tij se ai është zëri më i mirë shqiptar, për të përfaqësuar vendin tonë në Eurovizion.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën "Metropol", pas kësaj kërkese nga publiku, Alban Skënderaj tregon edhe disa nga planet e tij për të ardhmen, si dhe për këngën e re që do të dalë së shpejti e që do të shndërrohet në hitin e kësaj vere.

Gjatë qëndrimit në Sarandë, publiku ka bërë thirrje që ju të shtoni përpjekjet për pjesmarrje në Eurovizion?

Jam befasuar nga kjo gjë, të cilën nuk e prisja. Këtu publiku është i mirëinformuar me përgatitjet që po bëhen nga shtete të tjera për "Eurovizion"-in dhe kërkojnë që kjo gjë të ndodhë me vendin tonë. Unë jam shumë i suprizuar nga kjo gjë, por le t'ia lëmë kohës një pjesmarrje timen në Eurovizion, ose jo. Në qoftë se publiku do të kërkonte një gjë të tillë me insistim, atëherë pse mos të nisnim nga përgatitjet për një këngë që do të shkonte në këtë eveniment ndërkombëtar në të ardhmen?!

"Eurovizion" është një aktivitet që unë e pëlqej shumë, si nga mënyra e organizimit, nivelin e këngëtarëve pjesmarrës. Gjithçka që është aty brenda, është shumë e mirorganizuar.

Është një aktivitet me të vërtetë shumë i arritur dhe shpresojmë, që edhe Shqipëria të ngjitet në majat e klasifikimit të kësaj gare muzikore.

Si u njohët me grupin "Kthjellu", përpara "Top Fest"-it të këtij viti?

Me grupin e mirënjohur "Kthjellu", me të cilët unë kisha shumë fat këtë vit, duke marrë çmimin e madh në "Top Fest" jam njohur krejt rastësisht. Kjo njohje ka nisur gjatë kontakteve që unë kam patur me Kosovën vitet e fundit, kryesisht si i ftuar në koncerte të ndryshme të muzikës së lehtë. Gjatë një koncerti të tillë, jam takuar me ta dhe kam vendosur kontaktet e para, të cilat më vonë janë shtuar.

Më pas është hedhur ideja e një bashkëpunimi muzikor, që të dy palët e mirëpritën. Kjo siç e dini pati sukses, duke na renditur të parët me këngën "Diçka" në festivalin e këtij viti, të organizuar nga "Top Media", i quajtur Top Fest.

Mendoj se bashkëpunime të tilla janë pozitive, për vetë faktin se puna jonë e parë ishte një sukes i vërtetë.

A keni zhvilluar turne muzikore jashtë Tiranës, pas shpalljes fitues i "Top Fest"-it?

Po, kam zhvilluar një turne tjetër përveç këtij që kam nisur në Sarandë. Dy ditë me parë isha në Maqedoni dhe pikërisht në Ulqin. Atje më kanë pritur jashtëzakonisht mirë dhe u ndjeva i lumtur nga atmosfera e krijuar. Nuk e prisja një organizim të tillë dhe një publik kaq të zjarrtë para meje. Maqedonia ishte stacioni im i parë pas çmimit që mora në "Top Fest", por shpresoj që të kem edhe të tjera koncerte, pasi të kem përfunduar qëndrimin në Sarandë.

Jam shumë i kënaqur edhe nga pritja e Sarandës këto ditë.

Ky qytet është një nga më të bukurit në vendin tonë, por tani kam zbuluar që, këtu ka dhe një mikpritje shumë të veçantë dhe një entuziazëm që duhet respektuar. I'u jap fjalën sarandiotëve dhe të gjithë pushuesve që do të vijnë këtë verë në këtë mrekulli të natyrës, se unë do të kthehem përsëri me supriza të tjera

çfarë planesh e presin në të ardhmen Alban Skënderajn?

Plane kam shumë, por po ndalem tek ato që janë më afër dhe që do të jenë tek publiku në një kohë sa më të shpejtë.

Jam në punë e sipër, për nxjerrjen në treg të një kënge të re, e cila mendoj se do të kthehet në hitin e kësaj vere.

Ajo mendohet të titullohet "Ritëm Vere", por edhe mund të ndryshojë gjatë punës. Sipas idesë, kjo këngë ka version 'dance' dhe do të ketë një ritëm ndryshe nga ato këngë, që unë jam paraqitur në publik deri tani. Për herë të parë, unë do të hedh në treg një hit me një ritëm që i shkon më së miri stinës së verës. Ajo do të jetë shumë shpejt në duart e të gjithëve, por nuk jap një afat të saktë, pasi jemi duke punuar. Puna, për realizimin e kësaj kënge po mbështetet mjaftë nga kompania e telefonisë celulare "Vodafone", e cila është sponsor zyrtar i kësaj kënge.

Unë e kam pëlqyer shumë këtë hit, po aq sa dhe të tjerat por le të presim edhe pak kohë, sa ajo të jetë gati për publikun.
E identifikuar

Faqe: [1] 2 3 4   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | IRC Chat | Sfonde Wallpapers | Filmime | Lajme | Thashetheme | Albgaleria | Direktoria | Mp3 Shqip | Shqiptare | Shqiptaret | Rezultate Live | Money Online | Big Brother Albania 2 | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | Social News LinksMoz | Balkans | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | MSN Avatars | Privacy |