Faqe: 1 ... 17 18 19 20 21 [22] 23   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Adelina Ismajli  (E lexuar 66303 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
BabyDance
Mjaltë
Moderator


Karma: 2
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2801



Shiko profilin
« Përgjigju #315 më: 06-05-2008, 14:50:59 »

Adelina Ismaili-Diva

Po e zhvesh krenarinë,vesh fustanin e ri,
sytë e lodhur nën grim,s`kan shkëlqim,
buzëqeshja gënjim, fsheh zhgënjim,
duhet aktrim,ndal qdo guxim.
Do vallëzoj e do këndoj,se bileta ka qmim,
e harroj qdo nënqmim,s`ka dëshprim.

Reff:
Diva, erdh diva që ju e doni, admironi,
diva, jam kjo diva vdis, lind,
vdis sikur një feniks...!

E ushtroj kënaqësinë,
kontrolloj bukurinë,
shërbëtore e mirë, e q`nderuar, u
rdhëro shef i madh, i tërbuar ,
unë jam në shërbim..
Unë fal ndjenjë e gëzim,
unë ndrydh qdo pikëllim,
nuk guxoj as me u lodhë, duam Showwwwww...
E identifikuar

Per ty minuta akoma me kan mbetur, per syte e mi ende ai seshte tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
BabyDance
Mjaltë
Moderator


Karma: 2
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2801



Shiko profilin
« Përgjigju #316 më: 06-05-2008, 17:08:45 »

Adelina Ismajli-Na jena na

Kan me pa dy syte e mi kan me pa
kan me lotu si dikur s'kan me u tha
kan me fol sa shum te du kan me fol
do te du se nuk kam shpirt nese s'do

na je na jena

Reff:

Na na jena na
na na jena na
luje gjuje sonte veq per mu
nana jena na
na na jena na
sonte vetem ty te du...

Teksti dhe muzika : Flori Mumajesi

Adelina Ismajli-Ujk

Syte e tij te shkruar din gjithcka per mua
njohin cdo fshehtesi qe ne mua rrin
aroma e tij e embel mperqafon cdo mengjes
ne ate perqafim do te doja te vdes

Reff:

Si ujk me shikon
si lock me ledhaton
te dua e me don
si ujk me shikon si lock m'ledhaton
e une si qengj i bute vi tek ti o ujk...

Ato duart t'forta qe nuk njohin frige
i dua reth vetes cdo nate e cdo dite
dua te festoj per zemren e tij
ruaje o Zot kete dashuri...

Adelina Ismajli-Lajmero

Oh sa i bukur sonte paske ble kemishe te re
une prap e vetme e ti me shoket po del
fanatik nshtepi seksi djal ne shoqeri
knaqu zemer per ty kam une nje befasi

Do te rezikoj un pas teje do te vi
do te shikoj si vallezojne tjerat per ty
do te zhvishem pak i tmeruar do shikosh
do vallezoj e dridhem mua do tme dashurosh

Sonte e perjete vec i imi ti je
gjith ato i bej se me ke shpirt e jete
je i lire vazhdo nese gjen ma mire lajmero
behu burre trego vetem mua ti me do


Adelina Ismajli-Sepse je ti

Nuk kam me frige
ty te ta them
se jam do te jem gjithcka ti me ke
me buzeqesh dhe nuk me flet
krijon nje tjeter bote vetem per ne
malli me mer kur n'gjum ti flen
pa gjum do te pres
te te them e para mirmengjes
mirmengjes baby mirmengjes zemer
mirmengjes sepse sepse je ti...
dhe ndjesia me e vogel mer kuptim
sepse je ti me ke rilindur dhe ti e di dhe ti e din sepse je ti..
E identifikuar

Per ty minuta akoma me kan mbetur, per syte e mi ende ai seshte tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
arbias
Urime pavarsija
Anetar


Karma: -4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1627



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #317 më: 06-05-2008, 21:01:23 »

 edhe une e pyta aden  a ka vjedh ndonje her framerka

ARBINI BELGJIK - QKA HUPT MOS U GJET KURR    | Identifikimi (ip)78.20.133.xxx | 2008-05-06 13:54:57 
 
Pershendetje,te gjithve besoj qe ky shkrim i imi te jet vetem surpriz, un adelinen nuk e njoh perveq se ne tv,ne realitet ,me duket shum tip nervoz dhe egoiste ben gjera pa parmendime,prandaj ndodhin edhe gabime,un isha ne atje kur adelinen e zgjodha mis kosova pa rend vetem qe te triumfoj muzika e jo interesi ,por kjo prap se prap ra prej skemav ;
Desha ta pys adelinen,pse e kendove kengen ; Ushtrin time do ta bej me ibrahim rugoven e jome adem jasharin ,dhe pse ju perkule ibrahim rugoves mos ishte zot i kujt aj hajn i framerkav hashimi apet ma i mir Levis  perqeshje
 
E identifikuar

Lirin nuk u a solla un atè e gjeta mes jush !
BabyDance
Mjaltë
Moderator


Karma: 2
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2801



Shiko profilin
« Përgjigju #318 më: 28-05-2008, 14:06:20 »

ADELINA si POP ICON

Kjo eshte ndoshta nje prej intervistave me te gjata,publikuar ndonjehere ne shtypin shqiptar e nese ju pelqen apo jo Adelina,ate ju e dini vete, vec nuk mund te mohoni dot faktin qe dashuria e saj per fansat eshte e jashtezakonshme! Imagjinoni! Ajo i eshte pergjigjur ne detaje rreth 50 pyetjeve!!! te perzgjedhura prej Albaniac, gje qe shumica e artisteve te tjere nuk do e kishin bere.Nuk po zgjatem me tej,pasi Adelina ju flet vete me poshte,vec do doja te shtoja se ne Shqipe nese ka nje kengetare-kengetar qe i permbush kerkesat per tu quajtur POP ICON ajo eshte Adelina.Ndaj dhe ne i vume kete titull kesaj IIIIIIIIIIIIIIInter viste .

Ps.Albumi me i fundit i kengetares gjendet ne tregun muzikor.Ju rekomandojme titujt “U Kall Be Daj”,”Na Jena Na”,”Trimit tim”.

JU FLET ADELINA!

Pershendetje te gjithe fansave por edhe anti-fansave te mi kudo qe jane.Ju falenderoj nga zemra per te gjithe pyetjet dhe komentet e juaja,ato me bejne mua nje Fenix , Falenderimet e veqanta le te jene per albaniac.com te cilet asnjehere nuk harruan te permendin sukseset dhe realitetin e cdo artisti shqiptar,gje qe sot siq e dijme te gjithe,pak kush merr guximin dhe gjen ne vete pozitivitin te shkruaje ate qe te gjithe e dijme por pak e shkruajme.Me nje lot gezimi dua ti pershendes fansat e mi qe me bejne te jem kjo qe jam ne cdo moment te jetes.Per ju dhe me ju gjithmone.Me nje buzeqeshje i pershedhendes edhe anti-fansat e mi te cilet i falenderoj per kritikat nga te cilat mesoj dhe iu uroj qe se paku njehere ne jete te perjetojne kenaqesite te cilat une i kam me dekada.Ju do Adelina Ismaili.

Elbino-Nga hera e fundit qe biseduam bashke shume gjera kane ndodhur ne jeten tuaj ndaj se pari desha te ju pyes si ndiheni shpirterisht,fizikisht dhe artistikisht?

Me lejo se pari te falenderohem per respektin qe me eshte bere nga erevista juaj duke me nderuar si njeri ne momente te veshtira jetesore per mua.Gje qe nuk do ta harroj kurr.Po ashtu te falenderoj per mundesine qe te kontaktoj personalisht me fansat e mi,pa rrezikun e shtremeberimit te pergjigjeve.Kjo mundesi nuk me eshte dhene kurr,dhe jam e lumtur te jem prane fansave,qofte virtuelisht. Tani te pergjigjem:Shpirterisht jam ne kete moment ne mes dy boterave ku njera perballet me nje dhembje dhe tjetra nuk me lejon te dorezohem para fatit.Sikur nje i plagosur qe me cdo kusht do ti sheroje plaget,por vazhdojne ende goditje te uleta.E quditshme eshte qe sa me shume goditje reale (jo virtuele) pranoj,aq me e forte me behet vetja.Praaaaa,jam ne fazen "Fenix" ) Fizikisht hmm...ne jeten time nuk kam pasur me shume energji te akumuluar sesa ne kete moment,pres ta deshmoj ne koncerte hahaha.Ndersa artistikisht e them me sinqeriteti me te madh,ndjehem si asnjehere ne jeten time sepse jam perballur me nje dashuri te pakompromis te publikut,qe nuk me kishte ndodhur kurr dhe mezi pres ta deshmoj edhe sa jam ne gjendje te jap.Mund te them qe te gjitha keto qe i ceka me lart jane merite e atyre qe me duan, sepse me rilinden atehere kur cdo gje ne mua po mbaronte.Kenga ime rrjedh nga shpirti,shoqerohet me fiziken.Te gjitha ua kam falur atyre qe me duan,sepse konsideroj qe vetem ata e meritojne.

Albumi i ri titullohet "Fenix", qe ka kuptimin e nje ringjalljeje e ne te njejten kohe te perjetesise.Me pelqen ideja...

Edhe mua me pelqen , Dua dhe mundem te jem nje Fenix i cili zhduket kur perballet me te tmerrshmen,por kthehet kur duhet t'iu dhuroje atyre qe meritojne dhe me nderojne.Dhe Fenixi gjithmone kthehet.Pavaresisht sfidave.

Na tregoni dicka me specifike rreth albumit.Di qe ka qene shume i veshtire per tu realizuar, por me ne fund publiku arriti ta kete ne duar...

Nuk ishte lehte.Pavaresisht dhembjes se nje plage,gjate punes perballesha me monstruma te cilet ne cdo lloj forme negative pengonin realizimin.Te jem e qarte,nuk ishin vetem te lemise artistike.Fatkeqesi a ishte qe ishin njerez te cilet gezonin respektin tim dhe hiqeshin si perkrahes te mi.Por fati deshi te punoj me njerez te cmuar te cilet ende njohin njerezoren.Zoti me dha forcen qe te shendrroj vajin ne kenge gazmore.Kenge te cilat dua ti gezojne dhe ti lumturojne ata qe me besuan dhe me perkrahen ne ditet e erreta.Dhe erdhi,jam teper e lumtur qe po pelqehet jashtezakonisht shume,nuk po e them une,ma ka thene producenti hihihi.Une me zemer dua ti falenderoj kompozitoret qe me ndihmuan,producentet e mi,mediat per perkrahjen,ne veqanti adhuruesit.Ky album nuk eshte i Adelines,por i atyre qe duan Adelinen.

Kam pare videot e tua ne YouTube, kur ishit femije…Sinqerisht keni qene e destinuar per tu bere nje artiste e njohur.Jo vetem kenget dhe interpretimet,por dhe intervistat qe ke dhene kur ishe femije…shume mbreslenese.Si ndihesh kur i shikon tani ato video?

I kam shikuar me shume lot gezimi,sepse isha e bindur qe jane zhdukur.Nuk i kam permendur asnjehere ne jeten time,sepse do te tingelloja jomodeste.Cfare te them? Jam shqiptarja me krenare qe kisha nje femijeri te tille te cilen tash e shohin te gjithe,edhe ata qe nuk kishin lindur kur une kam krijuar kenge,intervista,moderime ne radio,aktrime,emisione,madje 9 vjeqare pata fatin qe te jem mysafire ne lajmet qendrore te Vitit te Ri .Dhe me lejoni qe te shfrytezoj rastin qe te tregoj se nuk kam fjale si ta falenderoj Besfortin-Chibis i cili beri publike keto inqizime.Ai njeri ka merita te veqanta ne karrieren time dhe lus Zotin qe nje dite te arrij ta falenderoj me vepra.Eshte njeri i madh.Nostalgji dhe mburrje e pafund.

Pavarsisht se jeni apo jo aktive ne skene,gjithmone shkruhet e flitet per juve.Nuk besoj se ka artiste tjeter ne Shqipe, per te cilen mund te jete shkruar kaq shume e kaq shpesh.Ju ka shkuar ndermend te publikoni nje autobiografi tuajen?

Hahahaha sa e vertete.Megjithe momentet afektive kur me rrembejne emocionet,une falenderoj mediat qe shkruajne per artistet.Jetojme ne nje kohe kur duhet te pajtohemi qe shkruhet mire e keq,s'kemi zgjidhje,s'ka ligj,s'ka as rryme ne Kosove .Nje kengetar i shquar,Ilir Shaqiri ne nje koncert e stadium, tinez me pate thene:"Adeline,nuk eshte me rendesi cfare flasin,jemi kengetare,me rendesi le te flasin".Tash ia di vleren atyre fjaleve,dhe e falenderoj kolegun tim Ilir Shaqirin per kete keshille kaq te vlefshme qe ma ka dhene.Me ke dhene nje ide fantastike,te bej nje autobiografi hahaha.

A patet mundesi te lexonit te gjitha pyetjet e lexuesve tane drejtuar juve, e cfare pershtypje ju lane?

Duke lexuar,me ndodh te rrenqetem nga nje miresi e nje admirimi te paster te cilin e lexoj dhe mbushem aq shume pozititvitet,saqe e kam patjeter ta ndaj me juve, sepse do te pelcas nga lumturia qe me kaplon kur shoh pyetje dhe komente aq te bukura,saqe me duken hyjnore.Kete pozitivitet e kam patjeter ta ndaj me ju

Atehere le te fillojme me pergjigjet qe ju keni kthyer  Hmm...1...2..3...SH KOJME!

1-Si keni mundur ta ruani at bukuri prej feminis e deri me sot? Keni nje bukuri engjellore! Kete pyetje ja ben Adelines mbretnesh Genti nga Peja

1-Pershendetje te veqanta Genti,je fantastik.Te falenderohem per epitetet.I kushtoj rendesi te posaqme gjumit,mirembajtjes se lekures dhe i qofsha fale gjenetikes,ngjaj me gjyshen time tashme te ndjere.Dua te pershendes ne menyre te veqante dhe do te ishte nder per mua te takoja nje fans si je ti.

2-Pasi qe Adelina ka shum fanse ne gjith boten doja te pyetja se kur do te filloj me turnet e saja tash pas rikithimit. Te pershendes nga zemra te duam shume! Fansja e qmendur e Adelines !!

2-Fansja ime e dashur,te falenderoj se pari.Pak jave pas publikmit te albumit,do te nis turneun i cili se pari nis ne Evrope,pastaj do mundohemi ta zgjerojme kudo qe ka shqiptare.Shpresoj te te takoj kudo qe te ndodhem.

3-Sipas mendimeve të adhuruesve që kam lexuar në internet, thonë që Adelina është këngëtarja e cila duhet ta përfaqësoj Kosovën ne Eurosong . A do të pranonte Adelina diqka të tillë? Dani.

3-Opaaaaa!Me befason dhe nderon kjo pyetje.Falenderoj nga zemra te gjithe ata qe mendojne keshtu.Perveq faktit qe kurr nuk do te konkuroja per perfqesimin e Kosoves ne Eurosong,sepse qe nga femijeria kam braktisur festivalet,qendron edhe fakti qe edhe sikur te isha e zbritur nga qielli,jam e bindur qe nuk do te fitoja te drejten per nje gje te tille,nga "jurite" ne Kosove.Sikur te ishte publiku juria,hm... Por mos te harrojme qe ne Eurosong gjithmone fiton ose nje shtet sllav ose nordik )Nese hyj ne gare,hyj per te fituar,perfaqesuar denjesisht Kosoven dhe jo te nencmohet vendi im e une vet.Nuk parapelqej festivalet politike,me nje fjale.Me me deshire do ta perserisja Diten e Pavaresise ).Aty mora voten time une.

4-Mendon Adelina se pas nderprerjes per nje kohe te karrieres se saj tani njerzit po thone “Adelina motra e Zanfines” e jo "Zanfina motra e Adelines"? Mendimi.

4-Hahahahaha Mendimi,e lezeqme,te falenderoj.Nuk mund ti ik faktit te nenes natyre qe jam motra e Zanfines,dhe ajo eshte motra ime.Me pelqejne keto batuta dhe gezohem kur i degjoj.Sa bukur eshte kur nderron vendet ne skene me...loqken time Zanin , Dyja kemi vendet tona dhe vet i aranzhojme ku duam te jemi , Te falenderoj shume shume,eshte kenaqesi kur me thone:"Shiko,motra e Zanfiiineees!" Kenaqem,me beso.

5-Adelina si mbretesh e muzikes se lehte shqiptare cfar’ mendo per nje duet featuring mbretin e muzikes rap pra me Rebel aka Unikkatilin? Dardan K.

5-Tung Dardan K,te falenderoj nga zemra per titullin mbretereshe,dhe te jesh i sigurt qe nuk falenderohem pa e ndier vertet ashtu.Cmoj punen e Unikkatilit,dhe...pse jo? I dua sfidat,puna me Unikkatilin eshte sfide e veqante.

6-A do te kete nje duet mes Adelines dhe Gentes ?? Pasi jane dy shoqe shum te mira? Mendimi

6-Pershendetje Mendimi.Hmm...Nga zemra e falenderoj Genten per admirimin publik qe e shpreh pa komplekse,e kam bebushe te zemres.Nuk kam idene te them te drejten a do bejme dicka,por edhe nese bejme,nuk do jete "alla" Beyonce-Shakira.Vertet nuk di si te pergjigjem,na jepni pakez kohe te dyjave .

7-Cilen gje e cmoni me shume , pronen tuaj materiale apo privilegjin tuaj ti kontrolloni mendimet tuaja? Derrty

7-Tung Derrty,te pershendes shume.Natyrisht qe me shume cmoj "pronen time mendore" sesa ate materiale.Nuk diskutohet kjo qeshtje,dhe te falenderoj per pyetjen.Besoj qe pajtohesh me mua.

8-Cila eshte enderra e juaj,qe ndoshta akoma nuk e keni plotesuar.Po muzika juaj e preferuar per momentin ? Melisa

8-Pershendetje Melisa,dhe te falenderoj per pyetjet e bukura.Endrra ime e paplotesuar eshte te behem nje plake e trashe,faqekuqe dhe e lumtur.Sa per muziken e preferuar,rock baladat dhe kenget kosovare vetem me fyell ose Qifteli jane veretet dicka qe nuk i zevendesoj me asgje,por pa i ikur edhe kenaqesise se degjimit te zhanreve te ndryshme nga Augustin Uka deri tek Timbaland.

9-A ndikojne te tjeret lehte ne juve dhe a ju bejne qe ta nderoni mendimin? Kita

9-Tung Kita,te pergezoj per pyetjet e bukura.Jo,nuk ka shanse qe te ndikohet lehte ne ndryshimin e mendimit tim.Kete e kam deshmuar shume here edhe ne skene,aq saqe nganjehere edhe nena ime rrotullon syte hihihi.Pershendetje!

10-Pse Adelina nuk ka webfaqe personale si krejt yjet e botes? Valon

10-Pershendetjet e mia Valonit.Me bere nje pyetje shume te qelluar te cilen shpesh ia bej edhe une vetes.Ndoshta nga deshperimi qe i tere materiali i krijimtarise sime qe nga mosha 6 vjeqare me eshte shkaterruar ne lufte,asnjehere nuk kam dashur web personal,me dukej se do ishte i gjymtuar.Ose mire ose fare.

11-Me qene se jeni kengetarja më me fame ne Kosove. Keni patur pune ndonjehere me adhurues te fiksuar ne ty psh. ku ju kane kercenuar se do te ju rrembejne , ju kane derguar letra qe te kane shqetesuar ty etj? Beba

11-Pershendetje Beba,me lejo te falenderoj perzemersisht per fjalet e bukura.Po,ka raste te tilla dhe asnjehere njeriu nuk mund te mbetet indiferent para rrezikut.Asnjehere nuk kam preferuar truproje rreth vetes,por ka kohe qe njerez te kualifikuar merren me sigurimin tim.Nuk do i shihni rreth meje. Nuk jane per marketing,por per siguri,ata njerez nuk i reklamoj rreth vetes.Poashtu kam fatin qe jetoj ne nje vend ku policia ne keto raste me mua, ishte shume efikase dhe profesionale ndaj meqe me jepet rasti dua ti falenderoj.

12-E vertet qe keni bere revolucion ne gjith trojet shqiptare, por si duket tash keni vendosur perseri te dukeni sa me ndryshe nga koleget e juaja sepse ato pernjehere u imitojne, eshte e vertet qe tash doni te dukeni pak si Japoneze , Linda

12-Tung Linda hahahahaha sa jam kenaqur me konstatimin qe dukem si japoneze.Eshte kompliment i madh per mua.Ne klipe te ndryshme kam bere transformime duke dashur te dukem si mulate,bionde,flokekuqe per te dhene porosine qe nuk guxojme te bejme dallime raciale.Por dukja ime prej "japonezeje" eshte pasoje e perdorimit minimal te grimit dhe shpesh ne emisione isha e enjtur nga syte,sigurisht e din pse.Por meqe qenka krijuar kjo pershypje,me vie mire sepse japonezet jane uhuhuuuuuu te bukuraaaaa.Flm e dashur per komplimentet.

13-Kisha dasht qe t'ua bej nje pyetje se nga e ka prejardhjen familja juaj? Lilly

13-Pershendetje Lili dhe falenderime per pyetjen.Po filloj nga nena.Nena ime eshte pejane,pra dukagjinase.Babai eshte ferizajas.Dhe krenohem qe asnjehere nuk bej dallime regjionesh,pa marrur parasysh prejardhjen.

14-Si e ndjehe veten diten e pavaresise kur nga brohoritjet nuk u ndegjojke kenga fare? Dhe desha me then se Adeline ti edhe Nexhmije Pagarusha jeni te vetmet kengetare qe nuk do vdesni kurr ne zemrat tona! Zana nga Londra

14-Tung Zana,te falenderoj per pyetjen e mrekullueshme.Cfare te them? Eshte e veshtire te pershkruhet me fjale.Kam nje jete qe kam degjuar si eshte luftuar,sakrifikuar,kontribuar,thjesht jetuar qe vendi im te behet shtet.Te jem e sinqerte,nuk e kam menduar ndonjehere qe do ta perjetoj,jo pse ishte e parealizueshme,por te lindesh,rritesh dhe te jetosh nen trysni,mbetet vetem shpresa qe nje dite pasardhesit tone ta perjetojne madheshtine e te qenit qytetar i nje shteti te pavarur.Fola pak per te kaluaren,per te rikujtuar neper cka kane kaluar te paret tone dhe ne vet.Qe te vetedijesohemi cfare eshte te jesh shtetas,sepse edhe une vet e kam problem e adataptohem me realitetin e ri.Duket enderr.Dhe erdhi ajo dite.Askush nuk do ta kuptoje ndjenjen qe te jesh kengetarja e cila ka pasur fatin qe nje muaj te tere te shikoje televizorin ne shtepi duke qajtur nga emocioni qe vendi im po behet shtet ne kohen kur po jetoj.Dhe ne mbremje te dale e te kendoje per tu ballafaquar me nje popull te tere te cilet me mbulojne kengen ne diten me te madhe historike te Kosoves me ovacione admirimi te tyre.Sot po te vdes,ndjej qe do te vdes e lumtur qe perjetova ate qe as ne endrrat me hyjnore nuk do ta shihja.E sheh,e degjon,e ndjen qe je bere pjese e histoise sepse fati te destionoi.Nuk di c'te them me teper.Ndjenje hyjnore.Qofsh e bekua per krahasimin me Nexhmije Pagrarushen,ajo madheshti kombetare jeton ne emrin e cdo shqiptari.Vertet te falenderoj perzemersisht.

15-Do jepja gjithcka te te shihja dhe nje here duke kenduar me te madhin Sabri Fejzullahu.A do ndodh nje duet i tille? Bora nga Italia

15-Pershendetje Bora.Kam pasur fatin te jetoj ne kohen e legjendes se galle te muzikes se lehte,Sabri Fejullahu.Fati me beri nder duke me dhuruar dy potpuri te mrekullueshme me kengetarin e te gjitha gjeneratave.Madje potpuri te tera.Dhe a do te kem apo jo duet,nuk di te pergjigjem,nuk kemi diskutuar ende asgje,per faktin qe potpuria e fundit ende po perjeton suksesin e vet.Pra,cdo gje eshte e mundur.

16-Shpesh kam degjuar se Shpat Kasapi te adhuron si kengetare dhe desha te dija nese do pranoje te beje nje duet me te.Muhameti

16-Pershendetje Muhamet.Falenderoj shume Shpatin.Eshte nje nder koleget e mi me te suksesshem te gjenerates se vet dhe gjithmone ekziston mundesia te kem nje kenge me te.Por,me kushtin qe pjese e bashkepunimit te jete bukuroshja e tij .

17-Shpesh here neper interpretimet e Adelines shikon ca sjellje prej "gangsta" ose prej rebeleje. Po ne jete, a eshte po kaq rebele sa duket edhe ne interpretime? Je shume e madhe!!! Dinonixhi

17-Hahahaha Dionixhi,faleminderit.Vertet ne skene nganjehere dukem e rebeluar,varet nga porosia qe bart kenga.Rebelimin nuk e shoh si dicka negative,po te mos ndodhte ne Kosove ajo qe dikush e quante "rebelim" e une e quaj CLIRIM ,sot do te ishim province e mjere e nje shteti te cmendur.Nuk jam rebele,as gangsta,edhe pse shpesh me pelqen te bej shaka ne llogari te ketyre epiteteve qe mi "dhuruojne" ne momentet kur mbroj mendimin tim,dhe ate qe une e quaj te drejte.Pra,nuk jam rebele as gangsta,por jam shume e pameshirshme para padrejtesise,luftoj deri ne atomin e fundit.Ne jeten private nuk ka as "g" prej "gangsta" ne mua.Jam femer ),por nuk di pse ngaterrohen fjalet "Rebelim,gangsta" me fjalen "Ngre zerin kunder se keqes!" )Te falenderoj shume.

18-Pershendetje Adelina, kisha desht te na tregojsh pak per sekretet e bukuris tande meqense cdo vajz shqipetare mendoj se ka deshire te dij me thelle cfare perdor per grim e cilat emra i preferon dhe cfar kremash etj? Adelina

18-Pershendetjet e mia.Nuk ka ndonje sekret te veqante.Bej gjumin e rregullt,kaloj shume kohe ne vende malore ku eshte ajri i paster,ushqimin e preferoj natyral,mendoj ne ate qe gjithmone tentoj ti ik "fast food".Kremerat per fytyre i preferoj te markes "Chanel",grimin per perditshmeri perdor vetem nje shkelqim per buze ngjyre e hapur,ose buzekuq mat te markes "Dior".Nganjehere i lyej edhe qerpiket me rimelin e pare qe me vie ne dore )).Sekreti eshte tek uji mendoj.Pastrimi i fytyres me uje dhe 2-3 litra uje qe pi gjate dites.

19-A do te besh se shpejti ndonje kenge tekno , sepse ketu ne SH.B.A te gjithe shoket e mi AMERIKAN vdesin pas teje dhe muzikes tende dhe ku une punoj ne nje klub nate shume here degjohet muzika jote .Do kisha deshir te takoja nje here pare se te vdes.Te dua shume BLEDI!

19-Pershendetje Bledi.Vertet u befasova kur lexova c'paske shkruajtur.Deri tani koncertin ne New york e kam ditur si gjene me te sukseshme qe na ka ndodhur mua dhe Zanfines ne U.S.A,por te jem e degjuar ne klube te rinjeve amerikan? Tingellon si enderr e bukur per nje kengetare qe kendon shqip.Kenget techno gjithmone kane qene pjese e krijimtarise sime,thjesht e pelqen si haner,dhe patjeter qe kam ne plan ne te ardhmen nje kenge te tille,por natyrisht shume me profesionalisht te punuar sesa te kaluarat.Ne ato kohera ishim te limituar nga kushtet "piroteknike".Dhe nuk dua qe te vdesesh per te me takuar,dhashte Zoti takoj adhurues te tille ne cdo koncert.Te pershendes fort.

20-Kisha pasur shume deshire te marre nje opinion te Adelines se si mendon rreth tipave gay.Si do te reagonte Adelina nese nje mik apo shok i saj i thot se eshte gay? Leo nga Barcelona

20-Tung Leo.Pyetje interesante,te falenderoj qe me bere te mendoj mire e mire para se te pergjigjem.Une absolutisht nuk kam kurrfare paragjykimi rreth afeksionit seksual te askujt,mos harro ne Kosoven e pavarur eshte e lejuar edhe martesa mes dy njerezve te gjinise se njejte.Perderisa dikush e ndjen veten mire dhe nuk me rrezikon mua me menyren e jeteses se vet,nuk kam asgje kunder.Une kam pasur nje shok gay i cili fatkeqesisht me nuk eshte ne kete bote.Kur me tregoi qe eshte gay,reagimi im ka qene:"Sigurohu te jesh i lumtur,gay ka pasur edhe do kete gjithmone".Pra harrojeni qe une jam kunder qe dikush te beje ate qe e ndjen perderisa nuk ka rrezik aty.Besoj qe me aprovimin e nenit 24 ne Kushtetuten tone,cdo politikan kosovar pajtohet me mua.

21-Eshte e vertete qe ka filluar te te bojkotoje RTV21-shi i cili ne kengen kushtuar Kosoves nuk te kishte ftuar ty , Zanfinen edhe shume kengetare te tjere qe te pakten e kishin meritu te jene aty? Kishte persona qe ndoshta nuk e meritonin te jenin aty por vetem si statista i kishin vendosur.Mos valle ka qene prezenca e Leonora Jakupit ne mos pranimin e fteses nga ana jote apo dicka e ngjajshme? Te lutem sinqerisht...Jehona

21-Jehones pershendetje.Kete pyetje duhet ta besh ne TV21,sepse do te me ndihmosh edhe mua qe ta kuptoj se cfare ka ndodhur.E them shume seriozisht.Dhe te falenderoj nga zemra per nje pyetje kaq te qelluar.Beje per mua,pyet cfare po ndodh, betohem qe nuk e di.Me lejo qe te perqafoj se paku nga largesia qe bere kete pyetje.

22-A do te jete Adelina Ismaili ne ceremonine e dhenies se cmimeve “Video Fest Muzikor” ne Kosove? Adelina nr 1

22-Sa me pelqen kjo pyetje hihihi.Asnjehere nuk do te me shohesh ne Videofest,qe nga viti 2004,kur e kam braktisur.Nuk e percmoj aspak kete eveniment,por e percmoj si "festival"sepse nuk jam e vetmja qe e kam braktisur,ka shume artiste meritor qe jane fyer madje edhe ne prezantime e komentime ne kete ngjarje.Ju kujtohet kur "ELITA 5" braktisi sallen ne momentin e fundit?Une duhet ti prezantoja,dhe ngela me zarf ne dore.Nuk di pse ndodhi qe ne sekondin e fundit atyre te iu merret cmimi!Ka dhe shume te tjere.Por ata nuk humben asgje,publiku i do dhe me shume.E shume te tjere dhe aspak nuk me imponon ecja neper qilimin e kuq,sot mund ta blej nje te tille,ta ve ne shkallet e baneses sime dhe do te ndjehem si nje "yll" hihiihi.Shkoj aty ku realisht vleresohet puna e dikuj dhe e imja.

23-Pse Adelina nuk pranon mu fotografu me nje adhurus.Mua personalisht me ka ndodhur se kam prit me sa ORE me be nje foto dhe ti s’ke pranu.A nuk po don vet a nena jote nuk po te lejon.Pse? Lora adhuruese e Adelines.

23-Pershendetje Lora.Do te ishte per mua shume mire te shpjegoje me detajisht pse nuk shkruan te verteten,sepse deri me sot asnjehere nuk kam refuzuar te fotografohem me fans!Vetem ne raste kur kam qene e semure apo ndoshta ndonje e papritur ku evakuohem nga sigurimi te cilet bejne punen e vet ne menyre profesionale.Kjo qe po e thua eshte totalisht e pavertete,me keqardhje te them.Nese je kengetare,eja moj fotografohemi kur te duash,mami im te garanton qe ajo do te na fotografoje,sepse gjithmone ajo me ben fotot me fansa )Nga kjo ide e "quditshme" qe mami im perzihet ne keto gjera?Hihihi,e bukur kjo.Nick-u yt,duket si shkurtese e nje emri te hmm...interesant ) Eja te bejme foto kur te duash ne koncertin tim e dashur.

24-Si e ke ndjere veten ne emisionin "Top Rtk",kur ke kuptuar qe gjysma e kengeve tua dhe imazhit kopjohet nga serbet dhe bullgaret? A krenoheni apo pendoheni qe jeni model edhe per kengetaret ballkanase,perderisa disa kengetare tona kopjojne kryekeput serbet dhe bullgaret? Nga ElbinoFan

24-Tung Elbino-Fan (sa i lezeqem ky nick.Po kaloj ne teme.Te them te drejten,nuk e ndjeva veten aspak mire! Por ngushellohesha me faktin qe kopjohem nga "fqinjet rajonal" dhe kjo do te ndikoje ne "marredheniet bilaterale" hahaha.E them kete batute qe se paku tjeret ti bej te qesh,sepse personalisht aspak nuk jam e lumtur qe me kopjojne "ato".Vertet nuk krenohem qe kengetaret sllave kopjojne dhe pas ca vitesh propagojne stilin tim sikur te ishte i tyre.Dikur nuk flisja per keto tema,tash nuk do te hesht me.Si kolege e cila ka perjetuar shume ne skene,une lus me dashamiresi kengetaret shqiptare asnjehere te mos kopjone,se paku nga ata qe me shekuj na shkaterruan kulturen,sepse ne kemi kulture e cila eshte shume me e nivelit sesa e cdo populli ballkanas.Nuk eshte kjo folklorizem patriotik,por nje realitet.

25-Meqenese Adelina eshte nje kohe te gjate prezente ne skenen shqiptare, dhe gati eshte e pamundur te dihet se sa kenge e ka Adelia. Mund te na tregoni se sa kenge i keni deri tash? Pyetja e dyte… Ku e keni bere videoklipin e kenges "Ushtarit tim"? Nga Teuta.

25-Pershendetje Teuta dhe falenderime per pyetjet.Me vie keq qe as vet nuk e di sa kenge i kam,lufta me mori shume informata,por qe nga mosha 6 vjeqare besoj te jene diku mbi 600 kenge solistike.Sepse kisha 4 albume edhe si femije.Klipi i kenges "Lavdi ushtari im" eshte bere ne fshatin Isniq ne Kosove,dhe pas realizimit kur e pash nenen qe po qante,morra vesh qe gjyshi im kishte lindur ne ate fshat.Perveq krenarise qe e para kisha realizuar klip per nje ushtar te zakonshem,me nje embleme te lavdishme,u gezova qe jeta me dergoi mu ne fshatin ku kishte lindur gjyshi im,pa e ditur fare.Dhe kete klip ia kushtova gjyshes sime te ciles qetniket ia vrane burrin,pra gjyshin tim nga Isniqi.

26-Neper internet qarkullon nje video me disa foto qe ndoshta e ka bere ndonje fansi yt, por se bashku me videon eshte edhe nje kenge "S'kam faj" cila eshte e verteta e asaj kenge dmth a eshte kenge e jotja dhe pse asnjehere nuk eshte perfshi ne ndonje album tendin ? A perdor internet dhe a komunikon me fansat nepermjet internetit ( disa profile psh: hi5.com, myspace.com etj etj qe jane me emrin tend a thua vertet je ti apo dikush tjeter ? Fiona

26-Tung Fiona.Nuk jam ne dijeni per ate klip,por lus Zotin te jete i bukur.Kenga "S'kam faj" eshte njera nder kenget e mia me te preferuara e cila u punua mjeshterisht nga Naim Krasniqi per festat e fundvitit dhe vertet krenohem me ate kenge.Fatkeqesisht,nuk eshte e publikuar askund,TV21 e ka ne prone dhe nuk me lejohet ta publikoj.Internetin nuk e perdor shume,gati fare,vetem per ndonje interviste sepse nuk kam kohe,por ndoshta edhe jam pak "Tip tradicional" ))Per fat te keq kjo me pamundeson kontaktin virtuel me fansat,prandaj vendosa qe te sakrifikoj shume dite prane komjuterit qe te arrij sadopak virtuelisht te komunikoj me fansat nepermes albaniac.com. Ato profile asnjera nuk jane te miat dhe kushdo qe i ka bere e lus qe mos i keqperdorin.Une per fansat jam ne koncerte,intervista,albume.Ndoshta nje dite kur te filloj karriera te me shkaterrohet do te rri tere diten ne internet dhe do te shkruaj mire e keq )) Pak shaka,mos me keqkuptoni ju lutem,e them me sinqeritet nuk preferoj internetin,merr shume kohe te cilen e shfrytezoj per pune.

27-A do ta shohi ndonje her kete YLL te muzikes ne nje interviste apo shfaqje se bashku me Leonoren? Adelina je si nje shpirt lumja nena Mon qe te ka! (Pa emer)

27-Pershendetje Pa Emer.Nese e ke fjalen per Leonora Jakupin,mund te them qe ne kishim shfaqjen me interesante te show-biznesit shqiptar ne fund te vitit 2003,shfaqje e cila tundi mediat mbareshiptare.Dhe vendosa qe asnjehere me mos ta permend ate shfaqje,sepse kishte arritur popullaritet shume te madh.Kurse une nuk doja nje popullaritet te tille qe ta permend edhe sot e kesaj dite,punoja kenge.Vendosa te bej kenge hite qe do te permendeshin me shume se shfaqja.Dhe shfaqja per mua u harrua ,sepse frigohem qe do te behem e popullarizuar ne tere boten,si Luan Krasniqi )).Tash me lejo qe te falenderoj nga shpirti per urimin qe me bere dhe faleminderit me zemer per fjalet e bukura.

28-A eshte zeri i Adelines kaq i mire per shkak te ndimave te studios apo eshte dhe live keshtu ) Tung te dua! Ina

28-Tung Ina.Te puq synin qe ma ke mbyllur ) Studio eshte moj studio,ne cdo koncert une ngreh studion pas vetes,e mbaj lidhur ne koke )Eja ne nje koncert,me degjo duke kenduar live, dhe vleresoje vet.Ose s'do,mos eja.Tash une po e mbyll syrin dy here vetem per diturine tende mbi studiot dhe zerat ) ) E tash pa shaka.Te falenderoj nga zemra qe zerin tim e cileson si ze te bukur,te perqafoj shume.

29-Eshte thene se heshtja juaj ne muzike erdhi edhe per promovimin e motres tuaj Zanfiza.Sa e vertete eshte kjo ? Visi

29-Tung Visi.Paj,le te thone bre )) Jo i nderuar,njeriu promovohet vet,publiku te pranon apo nuk te pranon.Edhe po te hesht tere bota kur njerezit nuk duan ta degjojne dike,hmm...nuk e degjojne )Une jam me fat qe kam moter qe ka suksese te lakmueshme muzikore,perkunder faktit qe popullariteti im gjithmone ia ka rrezikuar karrieren.Por,vet e deshi ))) Uh, te tregoj dicka!"Eshte thene" qe Zanfina pas klipit "Nga 1 tek 10" hesht per te lene qe te promovohet Adelina,motra e saj hahaha.Pak shaka,pa keqkuptime,mua me kenaqin keto thashetheme.

30-Perse Adelina i ka nderprere studimet ne Tetove qe i ka filluar ara disa viteve? Kumanorja

30-Tung Kumnanorja.Eshte hera e pare ne jete qe po degjoj qe une kam filluar studime ne Tetove!Jo,asnjehere nuk jam rexhistruar ne Universitetin e Tetoves,edhepse me duket ide e mire )

31-Desha te pyes sesi i perballon gjithe keto thashetheme qe thone njerezia dhe gazetat? Albina

31-Pershendetje Albina.Edhe pse ndodh qe ne moment te emocionohem kur ngacmojne me te dashurit e mi,Une falenderoj ata qe ma kushtojne kohen duke folur dhe menduar per mua.Me lajkaton kur behem preokupim i dikuj.Gazetat bejne punen e vet,une e shoh si marketing pa para.Per mua eshte e rendesishme te me njohin ata qe i dua.Jeta eshte shume e shkurter qe ta shpenzoj ne gjera te vogla.Dhe cdo e keqe e ka te miren e vet. Te falenderoj shume Albina

32-Adelina pse nuk e permend asnjehere babain tend? Nga E bukura e dheut

32-Tung e bukura e dheut.Nga te erdhi kjo ide qe une nuk permendi babin tim?Ku e di qe kam baba nese une nuk e kam permendur? Ne cdo pyetje lidhur me babin tim jam pergjigjur,shiko,shiko edhe ty te pergjigjem )KUSH,KUSH KUSH GENJEU FANSEN TIMEE!? Te pershendes me kengen "E kush t'ka rrejt ooooo e kush t'ka mashtrue" ) Mos me keqkupto,dua te bej shaka pak me keto gjera,se paku ju te qeshni.

33-Qfar mendon Adelina, a i frigohet konkurences duke pas parasysh faktin qe Adelina qe nje kohe te gjate ka pauzuar, e ne skenen tone ka shume kengetare qe jane bere te adhuruar nga publiku … Nga Rreja

33-Pershendetje Rreja.Kengetaret e mire me japin motiv te jem pjese e tyre dhe ata te jene pjese e suksesit tim.Ekziston vetem nje kengetare te cilen e konsderoj konkurrence.Ajo me ben probleme,ajo kerkon shume nga une,ajo ben cka te don,ajo kendon kur ja do emra,pauzon kur ia do qejfi,e vetmja.Eshte Adelina Ismaili te cilen gjithmone duhet ta sfidoj.Dhe te keshilloj nese me lejon...Kurr mos iu frigo konkurrences,garoje veten,do te kesh suksese me kenget ) Nen diell ka vend per te gjithe.Te falenderoj per pyetjen,shpresoj te ngelesh e kenaqur me pergjigjen.

34-Adelina a do kishe shku ne “Big Brother”? Goni

34-Tung Goni,falenderime per pyetjen.Te them te verteten,asnjehere nuk do te kisha shkuar ne "Big Brother".Me duket qe do te isha sikur nen mikroskop dhe do te rrezikohej jeta ime private te cilen e ruaj shuuuuuume me xhelozi ) Edhe pse,kur kam mundesine e shikoj si program.

35-Nese do te kishit mundesi te ktheni kohen mbrapa a do ta jetonit jeten private si gjithe njerezit e thjeshte apo do te vazhdonit me FAMe si VIP ? Nga Adhuruesi i Adelines

35-Pershenetjet adhuruesit tim.Po te mund ta ktheja kohen prapa,prap do te leja fatin tim ne doren e Zotit dhe do te ndiqja udhet qe me ka caktuar Zoti.Por nje gje mund ta the:Une kendoj dhe jam VIP vetem kur dua une.Ne momentin qe ne mua lind deshira ti kthehem jetes se rendomte,askush nuk mund te me privoje te bej te kunderten,sepse se pari jam njeri.Pastaj kengetare,VIP,Miss,aktore,etj.Pra,lumturia ime eshte qe arrij dhe di cka dua ne momente te caktuara jetesore.

36-A eshte e vertet Adelina se keni pas nje zenke me Alexandrin ne Shkup, pershkak se nuk keni qen te kenaqur me punen qe ai ka bere ne videoklipin tuaj “Dy motra nje fraer”? Nga Kumanorja

36-Pershendetje.Oh moj kumanovare,si e more vesh? Hahahaha,e lezeqme kjo. Eshte e vertete qe gjate realizimit te klipit "Dy motra nje frajer" kisha disa zenka me Alexandrin dhe ekipin ne pergjithesi,por ato jane normale ne punen ekipore.Ndoshta une jam kokeforte dhe dua qe klipi im te behet si dua une,ndoshta qendron fakti qe mua nuk me imponon aspak nese dikush flet gjuhe sllave kur punoj,ndoshta zenkat per nje pune te suksesshme mes bashkepunetoreve jane normale per nje shqiptare kokeforte, per te arritur nje pune.Nuk lejoj kompromis me kualitetin.Nuk ishte asgje tragjike .

37-Cila eshte fshehtesia e bukurise tende, sepse qdo dite e me e bukur dukesh ! Nga Xhuli

37-Perqafime Xhuli.Nuk ka fshehtesi,sot cdo vajze e rendomte ka mundesine te duket e bukur nga larg.por nje gje ta them sigurt,ne momentin qe je e kenaqur me veten,do te transmetosh pozitivitet shpirteror.Dhe ky pozitivitet gjithmone reflekton edhe ne bukurine fizike.Kenaqu me ate qe ke.Te falenderoj shume per komplimetet,je shume e mire.

38-Adelina, a mund te presim ndonje kenge kushtuar Presidentit histrorik te Kosoves, Dr.Ibrahim Rugova? Nga Orhan Gashi

38-Nderimet e mia Orhan.Nuk mund te flas se kujt do ti kendoj ne te ardhmen,sepse nuk mund te perbetohem qe do te jemi gjalle deri neser.Te shkruaj me sinqeritet,pa diplomaci kengetaresh.Mund vetem te tregoj kujt i kam kenduar dhe kend e kam nderuar ne te kaluaren e cila dikton te ardhmen.

39-Cka po mendoni ju, a do te kishit patur gjithe kete fame edhe gjithe kete sukses po qe se s’kish qene aq shume kembengulse nena e juaj per gjithe kete karriere? Pa emer

39-Tung Pa Emer.Shumehere ne prononcimet e mia publike e kam thene qe vertet nuk do te isha kjo qe jam sikur te mos ishte nena ime.Kam fatin qe ajo eshte shume punetore,te mos them "workaholic" hihihi sepse une gjithmone kam qene ngapak pertace,e doja muziken me shume vetem per vete.Ajo me ben te ndjehem e ndergjegjshme per publikun.Merita te veqanta per suksesin tone bart nena ime sepse suksesi im eshte edhe i saj.Madje ajo eshte e para qe futi ne trend nenat menaxhere ne show-biznesin kosovar hahaha. Perputhemi mjaft mire ne pune,sepse une fiksohem pas artistikes,ajo ben punet teknike,dhe rezultati eshte...edhe nje kengetare e suksseshme ne familjen tone , Pak shaka,vertet Monen e kam perkrahje edhe kur gaboj ngapak .

40-Po luhen fjalet qe sivjet ne “Kengen Magjike” do jesh mysafire speciale per te promovuar nje kenge nga albumi me i ri. Eshte e vertete? Bleri

40-Pershendetje Bleri.Huh...me bere te mendoj me kete pyetje.Une nuk kam asnje informacion qe mund te jap lidhur me kete,por besoj qe zoti Gjebrea do te mund te pergjigjej me saktesisht.Mendoj qe kjo eshte thashetheme e radhes,por nese di dicka me shume se une,te lutem me trego.

41-E dime se Adelina Ismajli e ka qef Leonora Polosken te cilen e ka than me nje interviste me par. Po tash cila eshte kengetarja apo kengetari me i preferuar i Adelines? Sebek

41-Pershendetje Sebek.Vertet e pelqej Polosken,njihemi kur ishim fare te reja.Ka nje vokal mrekulli,por edhe eshte nje bukuroshe.Une kam shume kengetare te preferuar te clet sikur te nis ti shkruaj,do mbetem deri ne mengjes ) Por veqoj si artiste dhe femer qe me ben krenare qe jam shqiptare Nexhmije Pagarushen.Ne zemren time ajo si artiste nuk ka konkurence.
E identifikuar

Per ty minuta akoma me kan mbetur, per syte e mi ende ai seshte tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
BabyDance
Mjaltë
Moderator


Karma: 2
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2801



Shiko profilin
« Përgjigju #319 më: 31-05-2008, 17:58:55 »

Adelina i thote JO! Eurovisionit 
 
Pergatitur nga Elbino     
Thursday, 29 May 2008
 

Tani qe Kosova shpalli pavarsine,dhe pse ende nuk eshte marre ndonje pergjigje nese do marri pjese ne Eurovision apo jo, te gjithe kengetaret ne Kosove i kane drejtuar syte per nga “Eurovisioni”, por nje prej tyre i ka thene JO!... e ajo eshte Adelina Ismaili. Ne “intervisten” e fansave per Adelinen e pyetur nga Dani ne lidhje me pjesmarrjen ne kete festival,ajo pergjigjet:

Opaaaaa!Me befason dhe nderon kjo pyetje.Falenderoj nga zemra te gjithe ata qe mendojne keshtu.Perveq faktit qe kurr nuk do te konkuroja per perfaqesimin e Kosoves ne Eurosong,sepse qe nga femijeria kam braktisur festivalet,qendron edhe fakti qe edhe sikur te isha e zbritur nga qielli,jam e bindur qe nuk do te fitoja te drejten per nje gje te tille,nga "jurite" ne Kosove.buzeqeshje))Sikur te ishte publiku juria,hm... :)Por mos te harrojme qe ne Eurosong gjithmone fiton ose nje shtet sllav ose nordik ;)Nese hyj ne gare,hyj per te fituar,perfaqesuar denjesisht Kosoven dhe jo te nencmohet vendi im e une vet.Nuk parapelqej festivalet politike,me nje fjale.Me me deshire do ta perserisja “Diten e Pavaresise buzeqeshje.Aty mora voten time une.”

Ju kerkojme ndjese per vonesen e intervistes se plote.Ajo eshte gati e keto dit do te jete online se bashku me fotografite e reja!!!
E identifikuar

Per ty minuta akoma me kan mbetur, per syte e mi ende ai seshte tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
BabyDance
Mjaltë
Moderator


Karma: 2
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2801



Shiko profilin
« Përgjigju #320 më: 01-06-2008, 14:52:56 »

Adelina Ismajli-Hey Kaqanik

Ushton gryka e Kaqanikut
moren zjarr krejt gurt e malit
permbi xhamat e Anadollit
ndizen hutat e shqiptarit
hej Kaqanik o shkamb e gurr
vritesh e pritesh per flamur
per flamurin e Skenderit
luftojn djemt e Idriz Seferit

Kur nuk qarten o kullat tona
vendit tone o i dalim zot
digjen zhguna e gjubleta
durt i kena me barot
digjen zhguna e gjubleta
durt i kena o me barot

hej Kaqanik o shkamb e gurr
vritesh e pritesh per flamur
per flamurin e Skenderit
luftojn djemt e Idriz Seferit

T'kuren trimat o nga Kabashi
nga Lubishta e Stagova
flet me tmadhe dergut pasha
ndihme sulltan se sot marova
thret me tmadhe dergut pasha
ndihme sulltan o se sot marova.
E identifikuar

Per ty minuta akoma me kan mbetur, per syte e mi ende ai seshte tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
Charlie
Anetar


Karma: 8
offline offline

Postime: 3665



Shiko profilin
« Përgjigju #321 më: 02-06-2008, 11:21:42 »

U plake kjo me ..ska gje prej saj zgerdhihet
E identifikuar
Albanito
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 164



Shiko profilin
« Përgjigju #322 më: 04-06-2008, 09:42:19 »

Albumi i saj i ri ishte  nuk dua te te degjoj vetem ajo kenga 'trimit tim' eshte e bukur, por tjerat kot kot kot
E identifikuar
BabyDance
Mjaltë
Moderator


Karma: 2
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2801



Shiko profilin
« Përgjigju #323 më: 04-06-2008, 13:11:07 »

ADELINA 3 mijë euro për të kënduar në “Big Brother”

Në hollin e një hoteli të vogël pak metra qendrës së Tiranës, Mona, nëna e këngëtares Adelina Ismajli, teksa gjerb
kafen e mëngjesit të fton të ulesh në tavolinë e vogël dhe shpjegon se e bija, është ende duke fjetur gjumë, edhe pse ora ka pak që kaluar mesditën. “U lodhëm dje nga rruga dhe fill pasi zbritëm nga avioni Adelina shkoi në “Big Brother”,
prandaj edhe është ende në gjumë”, tregon Mona, sikur do të justifikojë të bijën. Kjo është hera e parë pas shumë vitesh që këngëtarja vjen në Tiranë, pas një pauze të gjatë muzikore, por edhe koncertesh të cilat duket se për një kohë i kishte lënë pas. Por duket se më shumë sesa jehona, shifra që i kanë ofruar organizatorët ka qenë arsyeja që Adelina Ismajli,
është shfaqur kalimthi në Tiranë. Plot 3 mijë euro, kjo ka qenë marrëveshja që është bërë mes “Top Channel” dhe këngëtares së njohur që ajo të shfaqet vetëm 10 minuta në ekran, një surprizë kjo që ishte dedikuar 3 finalistëve të reality show-t “Big Brother”. “Mujtëm me ardh nga Prishtina në Tiranë vetëm për “Big Brother”, pasi na kishin thanë që është shumë indjekur. Na u lutën fort, manej vendosëm të vinim. Gjithçka u kry me telefon me Arbanën”, shprehet nëna e divës së madhe të muzikës shqiptare. Ajo pohon gjithashtu se, zakonisht Adelina lëviz nga Prishtina, vetëm pasi pronarët e lokaleve apo diskove të pranojnë shifrën prej 10 mijë eurosh, shuma që kërkon zyrtarisht princesha e muzikës shqiptarë për në koncert. Edhe pse mund të duket një shifër marramendëse për shumë këngëtarë të tjerë, është e qartë, se oferta të tilla i bëhen vetëm asaj, ikonës së pazëvendësueshme të muzikës, e cila përveç 20 vite karrierë, gëzon famën dhe suksesin, si kurrkush tjetër artist shqiptar, brenda apo jashtë trojeve shqiptare. Nuk ka pikë dyshimi që udhëtimet e Adelinës, përkthehen në shifra disa mijëra euro, ndërsa ky i fundit, duket se ka qenë edhe një udhëtim pune në
Tiranë. Nëse Adelina e kishte menduar që ky do të ishte një udhëtim i shkurtër në kryeqytet, realisht nuk ndodhi kështu, pasi nënë e bijë kanë vendosur që të rrinë edhe dy ditë të tjera, por kanë vendosur të ndryshojnë hotel. Adelina zgjohet nga gjumi pak minuta pas orës 12.00 dhe e ëma e lajmëron të bëjë gati valixhen për t’u zhvendosur gjetkë. “Nuk mujtëm
me nejt më shumë. Dhomat janë shumë të vogla dhe televizori kap vetëm kanale serbe dhe bullgare, do të shkojmë gjetiu...”, psherëtin ajo, teksa thith ngadalë një cigare të kushtueshme. Ndërkohë porsa i takon kthimit në Shqipëri, duket se as vera e nxehtë apo ofertat, nuk janë arsye bindëse që Adelina të jetë e pranishme në Tiranë gjatë këtij sezoni, pasi duket se gjatë kësaj periudhe ajo do të merret me promovimin e albumit të ri, “Feniks”, i cili ka vetëm pak ditë është
hedhur në tregun mbarëshqiptar.

KONTRATA ME “SUPERSONIC”

Kjo ardhje në Tiranë, nuk ka qenë tjetër veçse një rrugë e dy punë për Adelinën. Edhe pse kishte programuar që të largohej nga kryeqyteti mbrëmjen e djeshme, duket se diva e muzikës shqiptare, ka pasur edhe disa takime pune. Një prej tyre ka qenë edhe me drejtues të shtëpisë diskografike “Super- Sonic”, e cila ka marrë përsipër të gjitha të drejtat e
shitjes së albumit të saj të fundit “Feniks” në Shqipëri. “Adelina është shumë e kënaqur nga shitjet e deritanishme të albumit tëri, por nuk ka plane për koncerte në Shqipëri. Albumi “Feniks” ka edhe një këngë për kryetarin (Ibrahim Rugovën), e kishte amanet”, shton Mona, e ëma e këngëtares Adelina Ismajli, e cila është njëkohësisht edhe menaxhere e dy vajzave të saj artiste. Për sa i takon vajzës së dytë, ajo rrëfen se pas publikimit të videoklipit “Nga
1 deri në 10”, Zanfina për momentin është duke u marrë me provimet universitare, pasi për pak i duhet që të diplomohet, prandaj edhe ka lënë pas dore për momentin ofertat për koncerte që i janë bërë së fundmi.

panorama.com.al
E identifikuar

Per ty minuta akoma me kan mbetur, per syte e mi ende ai seshte tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
BabyDance
Mjaltë
Moderator


Karma: 2
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2801



Shiko profilin
« Përgjigju #324 më: 08-06-2008, 16:40:18 »

Nora dhe Adelina - dy këngëtare, një frajer!       
 
Çka kanë të përbashkët Nora Istrefi dhe Adelina Ismajli, përveç faktit se te dyja jane mikesha te mira  të Sinan Vllasaliut dhe faktit se të dyja janë këngëtaret më superseksi të Kosovës!? Ne në "SHQIP1.com" e kemi zbuluar! Robert Berisha, është lidhja që i bashkon Norën dhe Adelinën. Djaloshi nga Prishtina, muzikanti Robert Berisha, zemërthyeri i vajzave kosovare, ka qenë i dashuri i Adelina Ismajlit, madje ai ka tatuazh në qafë me mbishkrim "ADELINA". Sot ai është i dashuri i Nora Istrefit! Roberti është mik i ngushtë i këngëtarit Sinan Vllasaliut, ku ky i fundit pritet të interpretoj edhe një duet me Norën, ngjajshëm si në kohën kur Roberti dashuronte Adelinën, Sinani këndonte me Adelinën duete. Tani rolet ndërrohen! Rastësi apo strategji? Roberti është njëri nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Sinan Vllasaliut, duke e shoqëruar atë gjithkund. Tash lind dilema, vallë Adelina dhe Nora, kanë dashuruar dhe dashurojnë Robertin, apo dikë tjetër? Të jetë Sinani urë lidhje e dashuriçkave të muzikantit Robert Berisha? Po ç’bëhet sikur një këngëtare tjetër të futet në cirkun e tandemit ROBERT-SINAN. Të kenë thjesht shije të përbashkët?! Apo Roberti i takon plejadës së “donzhuanëve” modern kosovar?! Këtë nuk mund ta dimë. Ajo për të cilën jemi 100 % të sigurt është se Nora dhe Adelina, dy mikeshat e ngushta, i lidh një frajer. (SHQIP1.COM)


* nora-adelina.jpg (35.96 KB, 175x100 - E shikuar 18 Herë.)
E identifikuar

Per ty minuta akoma me kan mbetur, per syte e mi ende ai seshte tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
BabyDance
Mjaltë
Moderator


Karma: 2
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2801



Shiko profilin
« Përgjigju #325 më: 13-06-2008, 11:39:31 »

Adelina Ismajli-Me mer

Shum sy shikojn shum duar lakmojn
une enderroj buzen si ta ledhatoj
cdo gje po ndizet ky vend po digjet
trupi po me vlon per syrin...tend qe me shikon...

Me mer jam e jotja
me mer le t'digjet bota
me puth le t'nis lufta
me puth se te dua

Akrepin qe helmon shigjeta ime e shpon
nuk kemi shpetim kemi lind per dashuri..
edhe toka le te dridhet edhe qielli le t'permbyset
askush s'mund te ndal dashuri pa fund me fal...
E identifikuar

Per ty minuta akoma me kan mbetur, per syte e mi ende ai seshte tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
BabyDance
Mjaltë
Moderator


Karma: 2
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2801



Shiko profilin
« Përgjigju #326 më: 16-06-2008, 13:29:08 »

N'4 sy me Ardit Gjebrean

Pas nje kohe bukur te gjate mungese ne Shqiperi ajo kthehet duke dashur te tregoje publikut shqiptar se akoma ka potenical ne muzike.E ftuar enkas qe te mare pjese ne emisionin me te shikuar ne trojet shqiptare "Big Brother Albania" pas nje telefonate nga udheheqesja e ketij emisioni Arbana Osmani dhe pas terheqjes se shumes te cilen TopChannel ia ofroi popdives shqiptare ajo menjehere udhetoi per ne Tirane. Edhe pse me mungese ne Shqiperi por neper ekranet e televisioneve shqiptare ajo nuk mungonte me klipet e saja, duke e bere te pelqyer nga publiku, por edhe kete rradhe ajo injoroi shume media te shkruara te cilat kishin vrapuar per te marur si ekskluzive ndonje interviste prej Adelines, kete gje e beri ne shenje revolte pasi shumica e tyre para disa kohesh kishin shkruar gjera te cilat e kishin prekur shume gati edhe ne familje. Pervec disa fjaleve te cilat i kishte thene zonja Monna, asgje me teper nga goja e Adelines.
E ftuar neper shume emisione TopShow, Zone e lire etj etj por nga mungesa e kohes te cilen e kishte ndare per Tiranen ajo nuk kishte mundur tu pergjigjet gjithe ketyre gjerave. Pervec qe kishte ardhur tu bej nje befasi banoreve te emisionit ajo nenshkroi edhe nje kontrate te rendesishme me studion SuperSonicRecord e cila studio e ka eksklusivitetin e albumit me te ri te Adelina Ismajlit "Fenix" i cili eshte ne treg gati 1 muaj. Pastaj ajo pati nje takim koke me koke edhe me z. Ardti Gjebrean me te cilin biseduan per shume ceshtje, pasi dihet qe aty ka muaj shtator/tetor do mbahet Festivali Kenga Magjike, luajten thashethemet se Adelina do jete mysafire speciale ne kete edicion, por thashthemet priten te zbardhen kur do mbahet festivali.
Presim e shohim..
E identifikuar

Per ty minuta akoma me kan mbetur, per syte e mi ende ai seshte tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
BabyDance
Mjaltë
Moderator


Karma: 2
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2801



Shiko profilin
« Përgjigju #327 më: 18-06-2008, 10:51:09 »

“Top Koha Music”takon Adelinën me adhuruesin e saj

 “Takimi me VIP” në “Top Koha Music” sonte do të sjell në ekranin e Kohavisionit takimin e këngëtares së njohur kosovare Adelina Ismajli me njërin prej adhuruesve të saj të shumtë. Është ky Lulëzimi nga Hajvalia i cili një pjesë të madhe të kohës së tij ia dedikon mbledhjes së fotografive dhe incizimeve të këngëtares. E tërë dhoma e Lulëzimit është e mbushur me fotografi të Adelinës, në periudha të ndryshme të karrierës së saj. Nëse do të kishte ndonjë garë të rekordeve në përmasa të hapësirave mbarë shqiptare, e gjithë kjo pa dyshim do të ishte ekuivalente me rekordet Genis për sa i përket numrit më të madh të fotografive të një këngëtari, mbledhur nga një adhurues. “Ëndrra e kamotshme më është realizuar” ka thënë Lulëzimi duke shtuar se “gjithmonë u kam pasur lakmi njerëzve që kanë rastin të takojnë Adelinën”. Lulëzimi gjithmonë heziton ta bëj gjumin diku tjetër përveç dhomës së tij, kjo për shkak se ka dëshirë që gjithnjë mëngjesin ta kalojë duke parë fotografitë e Adelinës. Bëhuni pjesë e ëndrrës së Lulëzimit dhe ndiqni “Top Kohën”, sonte  me fillim në orën 22:00.

Marrur nga www.KohaVision.net


* 1065816688_img_small.jpg (4.52 KB, 100x100 - E shikuar 274 Herë.)
E identifikuar

Per ty minuta akoma me kan mbetur, per syte e mi ende ai seshte tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
BabyDance
Mjaltë
Moderator


Karma: 2
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2801



Shiko profilin
« Përgjigju #328 më: 09-07-2008, 12:05:51 »

Ekskluzive flet per Spekter ADELINA ISMAJLI

Intervista ndihmuar nga Dora


Dua “te sheroj plaget e mia” e te fluturoj perseri!

Gjate pauzes sime ishin thurur pa fund prapaskena per te me bllokuar cdo kthim ne skene.

Adelina Ismaili, pas nje periudhe pause ne karrieren artistike, rikthehet fuqishem me nje balade rrenqethese kushtuar dashurise se saj qe, fatkeqesisht nuk jeton me. Deshira e mposhti dhimbjen, per t’i dedikuar nje kenge dikujt qe “e donte dhe me deshi”, shprehet ajo. Kengen, totulluar “Trimit tim”, nuk e cileson zgjedhje, por nevoje shpirterore per t’u shprehur. Gjithashtu, ajo ka nxjerre ne treg edhe albumin e ri qe permban 10 kenge te rrymave te ndryshme, kokteil mes popullores dhe modernes. Muzika per te eshte… opium kenaqesie, dhimbje dhe krenari, e cila le pasoja te embla… Me poshte do mund te lexoni nje rrefim te ndjere e te sinqerte te kengetares se mirenjohur.

Adelina, pak kohe me pare keni nxjerre ne tre nje videoklip kushtuar dashurise tuaj qe nuk jeton me. Aty vihet re nje perjetim i jashtezakonshem dhe nje rrenqethje per cdo njeri qe e shikon. Pse kjo zgjedhje?

Ishte deshire e norme, e cila po e mposht dhimbjen, qe te bej nje veper per dike qe e desha dhe me deshi. Asnjehere nuk do ia falja vetes qe te mos e pyes token e Kosoves se a i ka dale hakut nje trimi... Nuk ishte zgjedhje... thjesht nevoje shpirterore te cilen patjeter duhet ta beja.

Do te doja t’ju pyesja per idene e kenges e te videos, te kujt kane qene, pasi rezulton nder videot me te para ne internet?

Ideja per melodine ishte e imja; e realizuam bashke me Nexhat Mujovin (Virusin), te cilin dua falenderoj. Me gjithe perjetimin e rende, ne te cilin po kalonte gjate realizimit, arriti te beje nje melodi qe prek thelbin muzikor te asaj qe une e quaj dhembje dhe krenari shqiptare. Gjithashtu, ideja e klipit ishte e imja. Nganjeherekembengul ja ne ekstrem qe te behej sic kerkohej. Luftoja me veten. Njera pjese imja ende ndjente dhembje. U perballa me dicka qe, dhashte Zoti, te mos e perjetoje askush, ndersa ne anen tjeter nje krenari e cuditshme nuk me lejonte te dorezohesha. Sfidova veten. Pa dashur ta percmoj suksesin, per mua ishte e rendesishme qe te nderoja, se paku me nje veper artistike, dashurine e Adelines, si dhe kombin tim, i cili ende nuk e di a u ka dale hakut gjithe atyre trimave qe falen jeten per Kosoven.

Per rikthimin tuaj ne skene eshte folur gjate, madje shpesh kemi degjuar edhe lajme nga me te cuditshmet, por pergjigjja e vertete per mungesen tuaj ne skene, e dale nga goja juaj, cila eshte?

Rikthimi eshte dicka qe shihet dhe degjohet. E bej une dhe askush tjeter. Jam pergjigjur shume shpesh per mungesen time ne skene. Megjithate, pergjigjia eshte kjo: ne fund te vitit 2006 m’u konstatua nje ftohje ne mushkeri, te cilen e kam neglizhuar pa vetedije mbi nje vit. E kisha te domosdoshme ta braktisja menyren e jeteses prej nje kengetareje, qe te sherohesha. Gjate kohes se kurimitpo zbuloja nje bote “te rendomte“, e cila ishte me e bukur dhe me hyjnore sesa cdo vezullim skenik. Fillova ta dua ate menyre jetese, edhe pas sherimit. Ishte vendim imi qe te jetoj per Adelinen pak, pas 23 viteve te dhuruar publikut. Ndodhi nje tragjedi ne jeten time, te cilen nuk parapelqej ta reklamoj, sepse e shoh normalisht te pandershme te krijoj sensacione nga goditjet qe te jep jeta. E di se ne kete bote ka njerez qe fitojne shume duke u viktimizuar, por une e peshtyj nje popullaritet te fituar ne ate menyre. Ne skene jam Adelina, qe ka borxh t’i gezoje ata qe me admirojne; ne jete jam ajo qe pakkush e njeh ne thelb. U ktheva, por nuk llogarisja qe gjate pauzes sime ishin thurur pa fund prapaskena per te me bllokuar cdo kthim ne skene. Edhe pse e kisha dhembjen ne vete, gjeta forcen qe te perballem me cmendurine e pergatitur mjeshterisht kunder meje. Ajo vazhdon, por une ende luftoj me te, sepse kam ata qe me duan. Tani e kuptoj plotesisht proverbin “Trimi i mire me shoke shume“. (Qesh).

Dalja e pare perballe publikut ka qene pikerisht ne nje tubim elektoral te LDK-se. Mos valle kjo ka te beje me nje afeksion per politiken, gje qe here pas here e keni futur dhe ne kenget tuaja?

Ne Kosove edhe shendeti varet nga politika, sepse kur nuk kemi drita, ne frohemi dhe shkojme ne spital, ku perplasjet politike i bejne pacientet me te semure sesa jane. E si mund ta neglizhoj nje realitet ne kengen time? Asnje kosovar nuk mund t’i largohet politikes, edhe pse shpesh e ngushellojme njeri tjetrin, duke thene: ”Hajt bre, mos ta nij se bohet mire!”. U rrita nen sundimin politik serb, perjetova luften kunder politikes serbe, jetoj ne nje vend ku edhe cmimi i bukes varet nga ecurite politike. Kthimi im ne tubimin e LDK-se tregon qe e kam te pamundur ta nderroj qimen kah fryn era. Jam e lumtur qe ky fakt ka bere qe anetare te partive anti-Rugoviste te me zgjasin doren. Megjithate, enderroj diten kur jeta e femijeve tane nuk do te jete e udhehequr nga politika, sic eshte jeta jone tani.

Nderkohe sapo keni nxjerre ne tregun muzikor nje album te ri, sa kenge permban, cfare rryme dhe me ke keni bashkepunuar?

Kam bashkepunuar me me te miret ne bote, sic eshte Wirus, Florent Boshnjaku, ku me te dy bashkepunoj qe nga mosha ime 15-vjecare. Risi eshte bashkepunimi me Florjan Mumajesin, te cilin e falenderoj shume qe me dhuroi dy kenget me te mrekullueshme te tij, ne momentet kur cdo gje ishte aq e veshtire per mua.

Si e keni menduar lancimin e tij? E kam fjalen per ndonje turne ose nje gjetje te vecante nga ana juaj?

Ee te jem e sinqerte, lancimi nganjehere edhe nuk eshte ne duart e mia, por me shume varet nga producentet. Por asnjehere nuk kam pelqyer marketingun e tepruar. Per mua mjafton te dale ne shitje, te kete nje apo dy dite reklame televizive, sa per ta kuptuar fansat qe doli albumi, dhe pastaj gjerat rrjedhin vete. Natyrisht qe planifikoj nje turne kudo ku ka shqiptare, por me mire ia le gjerat publikut ne dore. Ata duhet te diktojne, duan apo s’duan, jo imponim nga ana ime. Jam ne nje stad te jetes ku sukseset ne karriere kane arritur kulmin dhe me duket se me lart nuk kam ku te shkoj ne show-biznesin shqiptar, pa modesti te rrejshme. Tash dua suksese dhe pak frymemarrje te lirshme ne jeten private.

Albumin do e shoqeroni me ndonje video, nese po, si do te jete?

Ndoshta me vone, por per momentin nuk kam ne plan te bej klip.

Ju mendoni qe me mire nje pune e menduar mire sesa nje album ose kenge, thjesht per te qene prezent ne tregun muzikor?

Ouuu, patjeter kjo e para! Nje kenge, album apo klip i mire mbahet mend gjithmone, perjete. Dalja ne TV, sa per te qene, shpesh rezulton qesharake.

Ne sondazhe te ndryshme te realizuara ne internet ju keni fituar vendin e pare si kengetarja me e bukur. Si ndiheni kur i lexoni?

Kenaqem! Pse te genjej? Nuk besoj se ka femer ne bote qe ndihet keq kur e vleresojne te bukur. Vecanerisht, pas nje dekade kurorezimi, si Miss Kosova dhe perfaqesimi te Shqiperise ne Miss Globe, mua me quajne te bukur perseri. A duhet te jem e shemtuar, qe te me shpallin kengetare me vlera artistike? Nuk e besoj! Ata qe degjojne CD-ne time nuk me shikojne, por me degjojne. Per nje kohe te gjate ndihesha me faj qe njerez te caktuar cdo sukses te kengeve te mia ia vishnin pamjes sime. Pas nje bisede te gjate me te madhen dhe te bukuren Nexhmije Pagarusha, fillova ta ndjej veten mire ne lekuren time. Dhe tash e di se pse Nexhmije Pagarusha eshte ende e bukur. Sepse bukuria eshte ne shpirt! Harrojeni fizikun, e merr graviteti! (Qesh)

Edhe pse jeni prezent prej me shume se 20 vitesh ne skene, perseri jeni nder kengetaret me te preferuara. Si arrini ta mbani kete magji kaq gjate?

Ky eshte nje kompliment, te cilin rralle e degjon njeriu ne keto kohera te cuditshme. Ju falenderoj nga zemra! Une fal pafund dashuri ne skene, e them ate qe e mendoj, propagandoj te verteten e fshehur, sakrifikoj per ata qe me duan. Dhe kjo reflekton tek ata qe me degjojne e me shikojne. Kam fatin se, ate qe kam falur deri me sot me eshte shperblyer, ashtu sic do ta enderronte cdo kengetare shqiptare. Jam rritur ne skene, aty kam mesuar te dashuroj, dhuroj, qaj e te qesh, thuajse te gjitha. Kam mesuar qe magjia me e bukur eshte te dhurosh ndjesi.

Eshte e vertete qe ju keni deklaruar se pas nje viti e gjysme mungese, ndihem si e rilindur per here te dyte. Pse ky perifrazim?

Eshte e vertete! Askush qe nuk e ka provuar nuk do te arrije te kuptoje se si eshte pas nje viti e gjysme tentative qe ta zhduk popullaritetin tim, i cili po ma rrezikonte jeten private, qe te dal ne skene dhe te shoh te syte e njerezve qe transmetojne perkrahje, admirim, lot gezimi, sinqeritet, ndjenje. Gra, femije e pleq qe te puthin me lot, jo kengetaren, pra mua, por njeriun Adeline. Askush nuk do ta kuptoje ndjenjen qe te jesh kengetarja, e cila ka pasur fatin me muaj te tere te shikoje televizor ne shtepi duke qare nga ndjenjat qe vendi im po behet shtet. Dhe ne mbremje te dal e te kendoj, per t’u ballafaquar me nje popull te tere, i cili ma mbuloi kengen ne diten me te madhe historike te Kosoves me ovacione admirimi. Sot, po te vdes, ndjej qe do te vdes e lumtur, qe perjetova ate qe as ne endrrat me hyjnore nuk do ta shihja.

Fansat tuaj, si e kane pritur rikthimin tuaj?

Ne terminologjine ligjore quhet “Ekzaltim situate” (Qesh). Pak shaka. Shtepia ime eshte cdo dite e vizituar nga dhjetera fansa. Letra, lodra, dhurata kane mbushur dhomen time. Lagjen time edhe taksistet e quajne “Te Adelina”. Muret e nderteses sime jane te shkruara me grafite; kam nje skulpture dhurate te Adelines etj. Nganjehere kam frikse se a do te arrij ta shpaguaj kete dashuri, sepse kur shoh vajza qe alivanosen kur me perqafojne, ndihem njeri qe patjeter duhet te mundohem me zemer t’ua dal “borxhit“. Vertet rikthimi artistikisht ishte enderr fantastike. Nuk guxoj te deshiroj me shume.

Ne bote artistet perfitojne nga ngjarje te ndryshme, per ta rikthyer si reklame dhe te qenit ne qender te vemendjes. Per ju kjo menyre quhet...?

Neveri, turp, tmerr! Me shume do e cmoj nje prostitute, qe shet vetem trupin e saj sesa ata qe shesin ndjenjat... Me quani te prapambetur, idealiste, te cmendur, budallaqe, emotive, por, nese kjo quhet trendi, atehere asnjehere mos i qofshim fale atij trendi.

Cfare mendimi keni per muziken qe realizohet aktualisht. A jeni dakort me batuten se ka me shume kengetare sesa police?

(Qesh) Eshte hera e pare qe e degjoj kete batute. Me pelqeu jashte mase. Muzike te keqe per mua nuk ka, ka realizim apo interpretim te mjere. Une jam e lumtur qe ka kaq shume kengetare, sepse sa me shume kengetare “lindin”, punliku ka zgjedhje me te gjere qe te klasifikoje se kush eshte me i miri. Me fjalet me lart, mundohem ta gjej pozitiven ne kete kolaps kulturor qe na ka kapluar.

Sa e veshtire eshte per te rezistuar sa me gjate ne skene dhe ku qendron sekreti juaj ne kete pike?

Me besoni, 23 vjet qendrim ne skene, ku nga mosha 8-vjecare, 4 deri ne 5 minuta kenge sjellin kenaqesi, kurse 23 ore te tjera jane ballafaqim me xhelozi te paarsyeshme te njerezve te ndryshem. Pra nuk eshte aspak e lehte. Por nje thenie e te preferuarit tim, Friedrih Nietzche, thote: “Shikoni nje mbretereshe qe ne pallatin e saj ka gjithe te mirat. Nese eshte e pakenaqur me veten, asnjehere e lumtur nuk do te jete. Ne anen tjeter, shikoni nje fshatare te rendomte, e cila ne bore del me fustanelle te holle, asnjehere nuk do te ftohet, sepse kenaqesia e saj karshi vetes i reziston edhe semundjes“. Pra, mua me beri dikush qe ta dua veten. Kjo eshte rezistenca ime ndaj negatives. Jo vetem ne skene. Ky eshte rezistimi im!

Sa e ndihmon pamja e jashtme nje artiste dhe sa vlere ka look-u?

Nuk mund te themi qe nuk e ndihmon, por e perseris: nuk eshte e thene te jesh e shemtuar per te qene kengetare e mire. Asnje skulpture, as e Da Vincit, nuk e paraqet njeriun te shemtuar. Arti do estetike! Ju betohem, ne Mariah Carey-n (qesh), e cila ka nje vokal fantastik dhe nje look cdo dite me te perfeksionuar. Ka kohe qe look-u eshte element i rendesishem i paraqitjes skenike, qe nuk do te thote edhe i suksesit te kenges apo albumit. Eshte nje plus, per ata qe dine ta menaxhojne look-un, une do te thosha stilin. Por asnjehere dukja nuk e avancon nje kenge jo te pelqyer. Ne te kunderten, look-u mund te shkaterroje vlera, nese nje kengetare fantastike e ndrydh potencen artistike per t’u bere nje “sexy mace”. Nuk jane ne trend ekstremet, por as natyralja me tonelata artificialitet ne koke, fytyre, trup.

Shpesh kemi vene re kengetare qe ju kane imituar ne look. Pse mendoni ju e kane bere?

Sepse jam me fat te jem e pelqyer nga kolget. E pranuan, apo jo? Une kur ishoh e di qe me duan dhe filloj t’i dua me shume se ata mua, kur verej qe ndonje kolege kopjon stilin tim, strategjine e punes, te shprehurit etj. Mos harroni se edhe une kam kopjuar moskokecarjen dhe prekjen e temva tabu te Madonna-s, por ne look gjithmone kam parapelqyer “te shpik“ nga vetja, shpesh edhe dukesha ashtu, sot qesh me lot kur e shoh veten. Por gjithmone e kam pranuar qe e pelqej Madonen. Megjithate, parapelqej origjinalitetin. Asnjehere nuk ben te harrojme qe nen diell ka vend per te gjithe.

Keni menduar ndonje bashkepunim tjeter me motren tuaj Zanfinen?

Jam duke perpiluar kerkesen, lutjen dhe apelin (qesh). Varet edhe nga ajo, sepse me krijimin e identitetit te saj muzikor duhet te jem shume e kujdesshme qe t’i pershtatem, sepse ajo ka nje stil mjaft te kundert me mua, gje qe si moter e shoh sukses vetem te saj. Pastaj fakti qe per momentin eshte konkurentja ime e vetme ne shikueshmerine e klipeve, degjimin e kengeve, shitjen e CD-ve, duhet ta perdor “influencen familjare“ qe te bashkojme forcat (qesh). E kam kolegen me te mire ne skene dhe “bebushin“ tim me te dashur ne shtepi.

Ne turnete tuaja ne bote, cili ka qene vendi qe ju ka terhequr me shume?

Prisni pergjigje te tipit “Oh, nuk mund t’i vecoj, i dua te gjithe njesoj, bla bla bla”?E di qe jo! Per mua Firenza, New York-u dhe Zurich 2008 mbeten ende te pazevendesueshem; po flas jashte Kosoves dhe Shqiperise. Me imponon kur shoh publik te kulturuar.

Po ne Tirane, a keni planifikuar ndonje koncert?

Cdo muaj bej plane ne koken time, si do ta beja nje koncert ne Shqiperi. Por nuk e bej dot e vetme, pa ndihmen apo organizimin e nikoqireve. Me therrisni, pra! (Qesh)

Cila eshte endrra qe fshihni ne sirtar, ne lidhje me projektet tuaja muzikore?

Eshte zbrazur sirtari. E them me plot sinqeritet. Muzikalisht, jam realizuar me shume sesa e kam imagjinuar.

Muzika per ju eshte...

Opium kenaqesie, dhembje e krenari, e cila le pasoja te embla.

Nje kenge qe te behet hit duhet te kete...

Nje cope shpirt te realizuesit dhe performuesit.

Kohet e fundit veme re nje “divorc“ me festivalet, pse valle?

Sepse eshte me e lezetshme te duartrokas koleget sesa ta mbush dhomen ende me “hekurina”.

Ka shume xhelozi ne boten e muzikes. Si i keni marredheniet me koleget e tjere kengetare, ke mund te cilesoni si mik a mike te mire?

Harroje qe do te them klasiken “I kam te gjithe miq”. Jo, ka edhe armiq qe tani as nuk e fshehin kete fakt me si dikur. Por vertete kam aq shume miq sa ky botim nuk i ze, prandaj me quajne kengetare e suksesshme. Pa miq kengetare, nuk do isha as gjysem kengetare.

Ne momentet e veshtira qe ju keni kaluar, kush ju ka qendruar me afer?

Shume. Shkurte Fejza, Remzije Osmani, Sony NRG, Genta Ismaili, qe me ka befasuar me afersine e saj, Vesa Luma, Eliza Hoxha, Jehona Sopi, Gili, Sabri Fejzullahu, Shyhrete Behluli, gjithe anetaret e Elita 5. Jane shume, o Zot! Le te me falin, nese ne kete moment nuk me kujtohen, sepse isha e corientuar. Por Zanfina ishte kolegia, personi, motra, e cila cdo lot e ka derdhur bashke me mua.

Si mund ta cilesoni gjendjen shpirterore, aktualisht?

Nje zog i lenduar qe po mundohet te sheroje plaget dhe duket qe do fluturoje perseri.

Dhe se fundmi, cfare do u thoni lexuesve te revistes “Spekter”?

Pa dashur te tingelloj servile, sepse nuk eshte tipi im, une vertete ndihem me fat qe pas kaq vitesh kam rastin, se pari, te jem e intervistuar nga nje person i vecante, bazuar ne pyetje te mrekullueshme. Se dyti, me perulesisht dua te falenderoj revisten qe me dha shansin te shprehem per publikun ne Shqiperi. Se treti, te falenderoj te gjithe ata qe ne kete moment po lexojne keto radhe.

Ju faleminderit qe me lejuat te jem prane jush. Suksese dhe fat!
E identifikuar

Per ty minuta akoma me kan mbetur, per syte e mi ende ai seshte tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
BabyDance
Mjaltë
Moderator


Karma: 2
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2801



Shiko profilin
« Përgjigju #329 më: 28-07-2008, 13:00:48 »

Adelina Ismajli prapë nuk po shihet në skenë

Adelina prapë nuk po shihet në skenëPas rikthimit të saj të bujshëm në skenën kosovare, pas pothuajse një viti pushim, këngëtarja, Adelina Ismaili, prapë nuk po shihet shumë nëpër mbrëmje të ndryshme në Kosovë dhe Shqipëri. Në përjashtim të mbrëmjeve dhe koncerteve të saj nëpër vendet bregdetare dhe disa koncerteve në Zvicër, Adelina po i shmangët edhe mediave kosovare duke qëndruar sa më larg tyre. Adelina në fillim të këtij viti kishte lansuar një video-spot ku menjëherë pas spotit në treg kishte lëshuar edhe albumin e saj më të ri të cilin e kishte blerë produksioni muzikor, “Dea”.

Citojm: Para promovimit te albumit mbajti mbremje rinore ne disco Rinora4 ne Zvicer, pastaj promovoi albumin ne UlpianaClub ne Zvicer, mbremje rinore ne CampCaffe ne Peje, mbremje rinore ne Mclub ne Gjilan, interviste albaniac.com , interviste te Kosovarja, interviste te Spekter, interviste te Nata, intervista dhe shfaqje publike ne RTK dhe KTV, paraqitja e saj ne BigBrother ? U duket pak ky aktivitet ?


Adelina Ismajli: Nuk do të pranoja të bëhesha banore e shtëpisë “Big Brother”    

Këngëtarja kosovare Adelina Ismajli e cila së fundi ka promovuar albumin “Feniks” edhe në Zvicër në një intervistë dhënë ‘Flladit Veror’ në Kohavision ka thënë se paraqitja e saj në mbylljen e spektaklit televiziv “Big Brother Albania” ka qenë një eksperiencë e mirë për të, meqë, ‘në një farë mënyre ishte edhe një rikthim imi në tregun e Shqipërisë’ ka thënë ajo. Megjithëkëtë e pyetur nëse do të pranonte që ndonjëherë të bëhej banore e shtëpisë së “Big Brother” qoftë në Shqipëri apo edhe në ndonjë vend tjetër evropian, Ismajli ka thënë se nuk do ta dëshironte një gjë të tillë. Kjo, sepse ka 23 vjet që ndodhet para kamerave dhe gjithmonë mundohet të ruaj me xhelozi një pjesë të vogël të kohës larg kamerave dhe gazetarëve. ‘Nuk do ta bëja një gjë të tillë përndryshe me pëlqen si emision dhe më pëlqen t’i shoh të tjerët çfarë bëjnë’, ka përfunduar Ismajli.

Këngëtarja e mirënjohur kosovare, Adelina Ismaili, ka paralajmëruar gjatë një interviste në Koha Vision se do të ndizet me koncerte gjatë muajit shtator.
“Kam një koncert në Shqipëri, një në Kosovë dhe një në Ulqin gjatë muajve të verës dhe aspak më shumë. Ndërkaq, turneu i im do të nisë nëpër Evropë gjatë muajit shtator”, ka thënë Adelina gjatë intervistës se saj.
Ajo po ashtu ka paralajmëruar edhe befasi të tjera për adhuruesit e saj, me këngë të reja.
E identifikuar

Per ty minuta akoma me kan mbetur, per syte e mi ende ai seshte tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
Faqe: 1 ... 17 18 19 20 21 [22] 23   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  



Anketa
  • A do ta kishit bler albumin e Cristiano Ronaldos nqofse do ishte bere kengetar?
  • Dot Po
  • 14 (31%)
  • -
  • Dot Jo
  • 20 (45%)
  • -
  • Dot Nuk do e kisha bler e kisha shkarkuar
  • 10 (22%)
  • -
  • Numri total i votave: 44
  • Shiko temen

* Sponsor