E vërteta e heshtjes se Adelines !!!Ka shumë kohe qe Adelina Ismailin kërkojnë fansat.
Ne te njëjtën kohe familjaret e Adelines paralajmerojne kthimin.
Edhe ajo ne një mënyrë edhe e paralajmeron me shfaqjen ne Gjilan gjatë fushates paraelektorale te LDK-se,koncerti humanitar ne Ferizaj,dy netet ku kendoi ne Prishtinë.
Por ajo hesht.
"Sulmet" e çuditshme mediale apo virtuele karshi saj nuk kanë te ndalur.
Ne RTK emisioni dokumentar kushtuar Adelina Ismailit dhe 22 vjet karriere te saj te suksesshme,ndalohet.
Ne anën tjetër,po të njëjtat xhirime,ne youtube,klikohen me shumë se 50.000 here brenda dy javësh.
Të gjitha këto krijojne konfuzion tek fansat,te cilët ne këtë moment me shumë se asnjëherë janë madje edhe agresive ne pritjen e Adelina Ismailit dhe kthimit te saj.
Ku qëndron e vërteta?
Kohe me pare,ne një intervistë dhënë RTK-se Adelina Ismajli përmend gjëra qe ka pare dhe përjetuar ne estrade.E pyetur si është estrada,ajo pa hezitim dhe ndoshta pa menduar mirë pasojat,ajo pa komplekse tregon qe ne estrade ka prostitucion,narko-tregti,narkomane,dhunë,kriminalitet,etj."Gabimin" bën kur përmend emrat qe janë te lidhur me këto gjëra.
Natyrisht qe kjo intervistë cenzurohet (intervistë ekskluzive ku gazetarja ishte Linda Abrashi,ekziston ne arkiven e RTK-se).
Dhe problemet fillojnë.
E perballur me sfida të ndryshme jetësore ne planin privat,deri me tash ajo nuk ka pranuar te prononcohet as për vdekjen e te dashurit te saj,gjë qe ne mediat kosovare ishte "headline" kohe te gjatë.Shikuar nga logjika e mbrapshtuar estradeske,ky gjest do të ishte një trik marketingu i mirë për Adelinen.Por jo.Refuzon çdo prononcim dhe siç thoshte edhe me herët vet ne intervistat e saj,ruan me fanatizëm jetën e saj private.
Por Adelina kishte "shkelur ne zone te minuar",gjë qe lejon te kuptohet edhe ne intervisten dhënë albanur.net.
Ajo kishte demaskuar disa nga koleget,producentet,menaxheret,organizatoret e koncerteve,poashtu edhe disa "koka" te mediumeve duke foluar haptas ne këtë intervistë për aktivitetet e tyre kriminale.Dhe...pas
ojat.
Adelina dhe albumi
Ka dy vite qe nuk kemi dëgjuar ndonjë kenge te re nga Adelina,ne ndërkohë flitet për pergatitjen e albumit.Përderisa kengetaret tjera bëjnë albume çdo vit.Adelina si duket punon ngadalë dhe me kujdes.Apo?...Siq mësohet nga disa persona ne estrade,te cilët natyrisht qe asnjëherë nuk do të flasin hapur për këto gjëra,Adelina Ismailin bashkepunetori me i ngushtë B.L. pak para finalizimit te albumit e shantazhon me oferten qe "nëse nuk pranon qe koncertet ne diaspore t'ia menaxhoje J.D. atëherë tërheq katër kenge nga albumi i saj,dhe do ta bllokojme pjesmarrjen e Zanfina Ismajlit ne koncerte". Adelina refuzon shantazhin,dhe si pasoje ndodh vonesa e albumit ku ajo duhet ne momentin e fundit te filloje vet nga e para kompozimin e katër kengeve për ta shpetuar albumin.Gjithashtu e pashpjegueshme mbetet edhe terheqja e kompozitorit F.M.nga projekti i Adelines,i cili deri ne fazen përfundimtare te albumit ishte producent artistik i tërë albumit.E gjithë barra mbetet ne Adelinen dhe kompozitorin F.B. te cilët nuk duan te dorezohen para shantazheve,dhe perfundon albumi.
Adelina dhe producentetE gjendur ne një situate jo te mirë,Adelina i referohet producentit te saj,tek i cili has ne neglizhence plot një vit,për te pasuar oferta nga i njejti producent,qe Adelina "Medoemos duhet te pranoje te beje kontrate disavjeqare me organizatorin J.D. nëse do qe albumi i saj te editohet me marketing medial dhe postera.Ne te kundërtën Adelina do të jetë e detyruar qe katër kenge ti paguaje vet,albumi i saj ne Kosovë do të editohet pa marketing medial dhe pa postera.Poashtu do të anulohet kontrata me Zanfina dhe Adelina Ismajlin për këtë produksion". As këtë here Adelina nuk e pranon këtë "oferte",dhe pranon qe albumin ta finansoje vet,pa marketin dhe me rezikun e bojkotit te albumeve te Zanfina Ismajlit dhe Adelina Ismajlit nga të gjitha produksionet.
Adelina dhe klipi i riSi e vetmja mënyrë qe ta paralajmeroje albumin e saj të ri,Adelina këndon dy netet e Viti te Ri 2008 për te fituar te hollat qe ta finansoje klipin e ri i cili para publikut te saj do ta paralajmeronte albumin.Edhe këtë here përballet me shtepine filmike kreu i se cilës i bën Adelines po të njëjtën oferte :"Nuk guxojme të punojmë me ty nëse nuk pranon oferten e J.D. për koncerte ne diaspore".Adelina heq dorë nga kjo shtepi filmike,dhe vendos ta realizoje klipin jashtë Kosoves ku njerëzitë e lidhur me J.D. nuk kanë akces dhe mundohet ne çdo mënyrë ti ike shantazhit.
Adelina dhe ShqipëriaE ftuar qe klipin e ri dhe albumin ti promovoje ne Shqipëri,Adelina pranon me kenaqesi.Pas pak ditesh,nga ftuesi,vijnë po të njëjtat fjale qe "kushti është qe te besh marreveshjen me J.D. ose duhet te anulojme promovimin e klipit të ri,albumit,gjithashtu edhe promovimin e klipit te Zanfina Ismajlit i cili do të bëhej ne njerin nder TV-te me prestigjioze ne Shqipëri".
Adelina prap nuk pranon dhe hesht.
Adelina dhe koncertet jashtë KosovesOrganizatori i koncerteve jashtë Kosoves J.D. dhe deri vonë një lloj menaxheri i Adelines për koncertet ne diaspore,J.D. i cili kishte punuar me Adelinen afër 6 vite,pas ngjarjeve tragjike qe perjeton Adelina,i bën oferten Adelina Ismailit për koncerte jashtë vendit.Adelina refuzon kategorikisht.Pse?...
Kush është J.D.?I njohur si njeri i cili kishte organizuar koncerte tashmë një dekade nëpër diaspore dhe shumë here i burgosur për vepra të ndryshme penale ne shtetet perendimore,personi J.D. karshi "artit" me te cilin po merrej,njihet edhe si person i cili ne shtetet perendimore kishte organizuar koncerte fitimprurese duke i lajmeruar ato tek autoritet i "Koncerte humanitare" dhe duke i ikur tatimit për me shumë se një dekade.Poashtu njihet si person i cili ka një pjesë te familjareve te tij nëpër burgjet e shteteve perendimore për shitjen e veturave te marrura ne lizing nga shteti gjerman.Ajo qe le hapësirë për tu quditur është qe lista e tij e kengetareve-bashkepunetore,perbehet kryesisht nga "artiste" te cilët kanë dosje te hapura ne Kosovë për narkomani dhe narko-tregti.Këtë me së miri e ilustron fakti qe këngëtarja E. nga Shqipëria ne një moment zhgenjimi total për shkak te trajtimit mizor qe i bëhet nga po i njejti organizator,vendos qe te nderprese çdo bashkëpunim me te.Por J.D.,kontakton menaxherin e saj,F. dhe pas bisedës disaminuteshe,këngëtarja E. detyrohet qe t vazhdoje bashkepunimin me skllavopronarin J.D.
Adelina Ismajli,gjatë pauzes se bërë dhe pas bashkepunimit me J.D.,informohet hollesisht për çdo aktivitet te këtij personi.Kupton qe ne emër te saj nga ky person janë huazuar para te majme nga persona te ndryshëm ne diaspore,janë organizuar koncerte për te cilat J.D., kurr nuk e ka informuar Adelina Ismajlin,dhe para publikut është justifikuar me klasiken "Ajo nuk zuri avionin,ajo është e sëmurë dhe sonte nuk mund te jetë ne mesin tonë,ajo ka rast emergjent"etj.,Ismajli gjithashtu kupton qe ne vendet ku ka kenduar "menaxheri" J.D. ka marrur deri ne 12.000 euro duke u thënë pronareve te diskotekave qe "ky është honorari i Adelines" pjesen me te madhe te te cilit e ka futur ne xhep,ka keqperdorur kengetaret duke iu thënë qe "tatimin ndaj shtetit përkatës e mbulon ai dhe nuk kanë nevojë kengetaret të merren me këtë gjë".Gjithashtu ky person është ne listen e te dyshuarve për falsifikimin e vizave te shteteve të ndryshme perendimore.
Këto duket te jenë arsyet qe Ismajli vendos te shkepute çdo kontakt me personin J.D.
Adelina-bashkepunetoret-J.D.Dhe lemshi sa vie e zhbehet.Ismajli kupton qe J.D. mban nën "kontroll" një pjesë te madhe te artisteve,kompozitoreve,producenteve dhe shtepive filmike.I sabotohet albumi,klipi,koncertet dhe pothuajse të gjitha aktivitetet.
Estrada "e ndare ne dysh",ka nga ata qe edhe pa dashje janë te obliguar nga skllavopronari i tyre qe ta shantazhojne Ismajlin dhe bashkepunetoret e saj,për ti ikur problemeve me J.D. Ne anën tjetër,janë ata qe nuk pranojnë te shantazhohen nga J.D., dhe ndihmojne Adelinen ne realizimin e projekteve te saj.
Kjo situate eskalon,duke kaluar edhe ne internet,ku shumë njerëz me agresivitet sulmojne Ismajlin virtuelisht pa ndonjë arsye dhe fakt,ne anën tjetër hasim ne fansa te cilët ne një mënyrë privohen qe sulemeve t'iu përgjigjen me admirim agresiv.
Skllavopronari i estrades J.D.Dhe çdokush do të pyetej pse J.D. bën një gjë te tillë karshi Ismajlit?
I bindur qe Adelina Ismajli kishte perenduar,dhe i bindur qe njeh logjiken e saj,J.D. ne momentin qe Ismajli i kthehet skenes,nuhat suksesin qe do të këtë Ismajli,bën oferten te cilën ajo me asnjë kusht nuk e pranon.I quditur qe Ismajli merr guximin te beje një gjë te tillë,ai lanqon "skllavet" e tij,artiste,producente,organizatore,madje edhe njerëz te mediave kundër saj,ne momentet me te vështira te jetës se saj,qe ajo te dorezohet dhe me çdo kusht ta pranoje oferten nga e cila J.D., do të vilte para enorme.(Logjika: Nëse ne një koncert te Ismajlit J.D. ka vetëm 2.000 njerëz,dhe çmimi i biletes është 15 euro,vetëm nga biletat J.D. merr 30.000 euro.Nëse shtojme vetëm 500 pije nga 10 euro,fitimi është 35.000 euro ne një koncert.Minimumi ne shtetet perendimore.Fitimin nga "bizneset tjera" nuk do ta përmend).
Dhe ja pse te dashur fansa,Adelina Ismajli ne këtë moment jetë e ka shumë te vështirë te jetë pranë nesh.Pa e përmendur Zanfina Ismajlin e cila ne këtë rast është "fajtore kujdestare" e se qenit motër e Adelina Ismajlit.
Dhe nuk është e vetmja.
Ka shumë këngëtar/e,artsite,humoriste,etj., te cilët ne i akuzojme,pa i ditur prapaskenat e posaqerisht kriminelet te cilët udheheqin "artin" shqiptar.
adelinaismaili