Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 ... 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Adelina Ismajli  (E lexuar 54274 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #270 më: 31-08-2007, 10:00:25 »
Citojeni

Një histori dashurie e mbushur me sakrifica, madje e kundërshtuar dhe nga familja e saj, u mbyll dhimshëm. Këngëtarja e njohur kosovare Adelina Ismaili është veshur me rrobat e zisë, pas vrasjes së të fejuarit të saj Triumf Rizës, ditën e djeshme në Prishtinë. Ka qenë dashuri e fortë, ashtu siç është shprehur dhe ajo vetë para disa kohësh në media, dashuri që e bëri vajzën kosovare të linte Prishtinën për të jetuar në Kaçanik, pranë të dashurit. Ashtu siç ndodhte çdo mëngjes, ato janë përqafuar me njëri-tjetrin pa e ditur se kjo do të ishte dita e fundit së bashku. Një paradite e mbushur me telefonata mes të dashuruarve dhe një mbasdite fataliste. Dhimbja nuk ka fjalë. Asnjëherë nuk e kishte menduar të tillë fund. As në ëndrrën më të keqe nuk do ta kishte parë të tillë ndodhi.
Ngjarja
Ngjarja ka tronditur të afërmit e tij, e më së shumti Adelinën vetë, e cila është parë e shokuar në spitalin ku çuan më pas trupin e pajetë të të dashurit të saj. Lajmi bëhet edhe më i prekshëm për faktin se Adelina ishte shtatzënë me Triumin, i cili nuk arriti ta shohë krijesën e vet. Triumfi u qëllua për vdekje dje pasdite. Ai ishte polic i Shërbimit Policor të Kosovës dhe pjesëtar i Njësisë për Mbrojtje të Afërt, ndërsa kishte shërbyer edhe si truprojë e presidentit Fatmir Sejdiu. Ai për një kohë të gjatë kishte në lidhje dashurie me këngëtaren e mirënjohur, Adelina Ismajli.
Adelina la karrierën për Triumfin
Vetëm pak javë më parë, Gazeta publikoi se Adelina ishte shtatzënë me Triumfin. Fillimisht u tha se Adelina është shkëputur për një kohë të pacaktuar nga të kënduarit pas problemeve serioze me fytin. Ndërkohë që arsyeja ishte tjetër gjë. Madje një motiv mjaft i fortë. U përfol se këngëtarja kishte shtuar kohët e fundit disa kilogramë në peshë dhe se ajo kishte vendosur të mos dilte më në skenë, duke shmangur kontaktet me publikun. Pas kësaj u përfol shtatzënia e saj. Adelina Ismajli u tërhoq nga Prishtina për të jetuar në një qytet të vogël, në Kaçanik. Arsyeja ishte se aty jetonte edhe i dashuri i saj, Triumfi. Vendim i Adelinës ky, që mërziti tej masë familjen e saj, të cilët edhe pse nuk ishin dakord, nuk mund ta ndalonin kokëfortësinë e saj për t’u larguar nga Prishtina dhe për të braktisur karrierën e saj, qoftë edhe përkohësisht. Ajo nuk pyeti askënd dhe vendosi të tërhiqej pranë të dashurit të saj. Ndërkohë që lajmi i shtatzënisë së saj u bë një fakt, të cilin Adelina ua kishte konfirmuar vetëm miqve të besuar të saj.
Historia e dashurisë
Historia e dashurisë së Adelinës me Triumfin do të publikohej vetëm në kohën që këngëtarja mbeti shtatzënë. Në fakt, ajo e kishte pohuar prej kohësh që kishte marrëdhënie me dikë, për të cilin ishte shprehur se ndihej mjaft krenare, por nuk kishte treguar asnjë gjë rreth tij. Edhe pse në Prishtinë e kishin parë shpesh me Triumfin, ajo nuk do të prononcohej për dashurinë e saj në asnjë media. Vetëm kur ajo mori vendimin për t’u larguar nga Prishtina dhe për të nisur bashkëjetësën me të dashurin e saj, gjë e kushtëzuar edhe nga shtatzënia e saj, lajmi do të merrte dhenë. Madje, kohët e fundit ajo ishte parë gjithmonë në shoqërinë e tij, në kafenetë dhe lokalet e qytetit, duke e publikuar më së fundi me fakte dhe jo me fjalë këtë lidhje. Vetëm një javë më parë ata janë parë në baret e Prishtinës, në shoqërinë e miqve të tyre kryeqytetas.

Nga Ilda Lumani G.Shqiptare
E identifikuar

Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #271 më: 01-09-2007, 13:26:07 »
Citojeni

 merzitje merzitje :(Thjeshte më vjen shumë keq për te,dje e kam pare ne televizion dhe ishte ne gjendje shumë te keqe me dhimbset shumë si ajo ashtu edhe Triumf Riza shpresoj se për këtë rast policia jonë do të tregohen me efikas dhe do i zënë kriminelet qe sillen ne te lirë nëpër rrugët e Kosoves. merzitje merzitje merzitje
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Charlie
i Fort
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #272 më: 10-09-2007, 22:07:06 »
Citojeni

Vallai me dhimbset Triumfi se e kam njoft personalisht se sa për Adelinen ishalla flokt i shkul zgerdhihet
E identifikuar

I love u too


charlie@zeriyt.com
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #273 më: 12-09-2007, 22:11:34 »
Citojeni

Valla be Charlie huuuu je s'po di shka diqysh si kurrqysh......
A aq shumë  urren Adelinen a?
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #274 më: 25-09-2007, 23:35:44 »
Citojeni

E identifikuar

blerata

Shiko profilin
« Përgjigjja #275 më: 02-10-2007, 06:43:07 »
Citojeni

oh popull lennia dlein se ajo fjal qe esht bo e madhe ce esht pudh keshe adelina me genten nuk esht e vërtetë se unë kam fol me shoqene e ngusht te  zanfines kur kam cen ne vitn 2006 bash ne pej se nga peja jam unë tha se nu ka cen as pak evertet ajo puen se vetme fjalt
 kan hallki kan be kopime shum te medhaj
cika e qiks axhes mamit
me duket ka folur me adeline ismajli ajo më ka thon t evertet kan kopju foto i kan montu gazetart foto se sehst evertet as pak tugne bofshi mos u mashtroni me rrena
E identifikuar
PrincesFiona
Akull e zjarrtë
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #276 më: 15-10-2007, 10:21:03 »
Citojeni

ADELINA ISMAILI VIDEO “BOLL MA!!!” ESKLUZIVISHT PER ALBANIAC!



[MEDIA]http://www.youtube.com/watch?v=-mLGNk5s5Hw[/MEDIA]

Shumë prej jush na keni pyetur se përse ne nuk kemi botuar asnjë lajm rreth fatkeqsise qe i ndodhi kengetares Adelina Ismaili pak jave me pare.Ndërsa shumë gazeta shkruajten rreth kësaj ngjarjeje, disa prej te cilave dhe ne mënyrë bajate,postuan disa komente teresisht te pavendta në lidhje me ngjarjen (vetëm ne shqipe publikojne komente forumesh!) ,ne tek Albaniac vendosem te heshtnim. Ne momente te tilla,ne mendojmë se nuk duhet harruar qe artistet janë gjithashtu njerëz.Ne shqiptareve te gjithëve na ka kaluar dhimbja mbi supe.Dhe kush njeh dhimbjen, respekton dhe dhimbjen e tjetrit. Fotografite e publikuara në media,flasin vete e nuk kanë nevojë për koment për dhimbjen qe po kalon familja e te ndjerit Triumf Riza dhe Adelina.Nga burime te afërta me këngëtaren, Albaniac meson se kjo ngjarje i ka shkatuar Adelines dhimbjen me te madhe ne jetën e saj dhe mesazhi i vetëm qe ajo ka për lexuesit tanë janë fjalët e kenges “Boll ma”. Një tekst i shkruar prej Adelines ne vitin 2001,te cilin mund ta lexoni te plotë me poshte si edhe te ndiqni videon.Ky është një bashkëpunim me artistin e mirenjohur kosovar Beka,me skenar te Adelines dhe regji te Orhan Kerkezit. Videoklipi është projekti i parë pas luftës ne Kosovë,kundër krimit ,dhunes dhe u mundesua fale mbeshtetjes se OJQ Forumi,Zyres Finlandeze dhe Zyres Amerikane ne Kosovë.Videoja publikohet eskluzivisht për Albaniac!

Texti i kenges BOLL MA!

Pash plisin,a rrihet nëna e femis' tënd? Me e dhunu qiken,sa motra, a thua a bën? Me e shit fytyren e nderin,a bën a jo? Deri kur kështu ma,ore dil i pari thuaj kësaj dhunë BOLL MA! Ku ke pa mesuesi nxenesin me e rreh? A behesh me i menqur provimin me ble? Pse e ul koken e behesh qe s'po sheh? Krejt po e shohim,s'po shkon mo A po ju doket pernime qe u ba BOLL MA! Thojne:N'Kosovë liria është këtu e unë s'guxoj as naten me udhetu as deri n'Gjakove me shku me e keqja,s'guxoj as me kallxu. N'mes te ditës kallashat gjemojne atje nalt hetimet vazhdojnë ne i shohim,por s'tregojme nuk ka me a PO a JO ngrite doren e thuaj BOLL MA! A është shqip me plaqkit? A është shqip,thika ne shpine? Se ti paske harru qe dikur n'Bllace je shku e një buke e ke nda e ke pas sikur vëlla kur je ardh e ke vra. Kështu ma jo jo,u ba BOLL MA!
E identifikuar


Tash me s'ka me mu ke perfundu
Gjeje tjetrën djal nëse mendon me lujt
E din tash
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #277 më: 16-10-2007, 20:53:34 »
Citojeni

Dafina Dauti ngritet ne TOP-LISTAT e para duke menduar qe kenga është e Adelina Ismailit

Koheve te fundit nëpër gjitha radio stacionet shqiptare ku do nëpër botë është ndegjuar një kenge kinse e ADELINA ISMAJLIT me titull "Shumë mirë do të ishte".
Prandaj , kjo kenge edhe zuri vendin e pare nëpër shumë top listat e radiove të ndryshme. Gabim këtë kenge e këndon DAFINA DAUTI-"Pse po ik prej meje" kështu qe ajo kenge nuk ishte e Adelina Ismailit por e Dafina Dautit. Ne linkun e meposhte mund te degjoni këngët e Dafina Dautit dhe e vërtetoni edhe vete qe me te vërtetë kenga Shumë mirë do të ishte qe ne kemi menduar se titullohet ashtu e këndon Dafina Dauti dhe kenga titullohet Pse po ik prej meje. 
Dafina Dauti-Pse po ik prej meje
http://rapidshare.com/files/63022468/Dafina_Dauti_-_Pse_po_ik_prej_meje.mp3.html

Dafina Dauti-Lermi lotet për kujtim
http://rapidshare.com/files/63022275/Dafina_Dauti_-_Lermi_lotet_per_kujtim.mp3.html


* Adelinashummire.jpg (6.42 KB, 100x150 - E shikuar 585 Herë.)
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #278 më: 24-10-2007, 14:49:54 »
Citojeni

Video te zgjedhura te adelines mund te gjeni këtu:
Adelina Ismajli
« Ndryshimi i fundit: 03-12-2007, 12:27:31 nga BabyDance » E identifikuar

BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #279 më: 05-11-2007, 12:35:09 »
Citojeni

Rikthehet Adelina Ismaili - Kendon ne Gjilan,fillon punën për albumin e ri +VIDEO  


 
Burime afër kengetares na tregojnë se Adelina do të rikthehet shumë shpejt ne studio për te realizuar albumin e saj të ri,punimet e te cilit filluan ne janar te këtij viti.Ky mendohet te jetë albumi me i mirë qe Adelina ka publikuar ndonjëherë. I njejti burim na tregoi,se ka dëgjuar disa prej kengeve qe janë regjistruar e se vërtetë janë kenge shumë cool e te destinuara për tu bërë hit.Javen qe shkoi këngëtarja është shfaqur ne Gjilan,Kosovë, ku ka kenduar ne një tubim te LDK. Ajo ka kenduar dy kenge "Ushtrine time do ta bëj me Ibrahim Rugoven" dhe "Ushtarit tim". Me poshte mund te ndiqni dhe një sekuence filmike nga interpretimi ne Gjilan.

albaniac

Adelina Ismajli i rikthehet kenges para publikut

Për herë të parë pasi i vranë të dashurin, është ngjitur në skenë përpara publikut këngëtarja kosovare Adelina Ismajli. Ajo ka dalë para një masë shumë të madhe njerëzish në Gjilan, në tubimin elektoral që po mbante Lidhja Demokratike e Kosovës, në kuadër të fushatës zgjedhore. E veshur tërësisht në të zeza, e grimuar pak dhe me flokë të mbërthyer mbrapa kokës, Adelina ka kënduar dy këngë, “Ushtarit tim” dhe këngën “Ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim Rugovën”, këngë këto që kanë ngritur në këmbë sallën, që përcolli performancën e saj me shumë duartrokitje dhe inovacione. Adelina nuk ka folur asgjë para simpatizantëve të LDK-së, ndërkohë që ka patur absolutisht vëmendjen e të gjithëve. Çdokush ishte kurioz të shihte këngëtaren, gjëndjen e saj pas kaq e kaq kohësh e mbyllur në shtëpi. Syri vigjilent nuk i ka shpëtuar asnjë detaji që kishte lidhje me Adelinën. Të gjitha lëvizjet e saj ndiqeshin me kujdes, madje nga hutimi përgjatë minutave që këndoi nuk ka patur asnjë koment nga të pranishmit, duke I lënë ato për më vonë, pas tubimit. Ajo gjithnjë ka kënduar nëpër fushatat zgjedhore të LDK-së dhe njihet si një adhuruese e flaktë e këtij subjekti politik, e në veçanti për presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova. Në fakt askush nuk e priste që këngëtarja e mirënjohur të dilte tani në skenë, por si gjithnjë ajo ka ditur të befasojë publikun. Adelina edhe kësaj radhe është paraqitur e fortë dhe guximshme.

gazetaexpress

Eqerem Kryeziut i kushtoi shum Adelina Ismajli

Sipas burimeve mirë te informuara partise me te madhe ne Kosovë LDK-se ose me mirë then nenkryetarit te saj Eqerem Kryeziut i kushtoi shum dalja ne skene e Adelina Ismajlit.
Nga burime mbrenda kryesise qe duan te mbeten anonim theksojne se është paguar shumë e madhe e te hollave për pagesen e kengetares se mirenjohur Adelina Ismajli.
Nuk duan te flasin për shifra por tregojnë se këtë gjë e ka dashur nenkryetari i kësaj partie i cili edhe njeherit e ka ne dorë këtë parti, ku pati then se : Me Adelinen LDK-ja gjithmonë ka fituar dhe do fitoj përsëri

Citojeni
E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #280 më: 19-11-2007, 12:58:52 »
Citojeni

New " Kosovarja te Adelina Ismajli

Kishte kaluar kohe e gjatë qe nuk ishim pare dhe as qe kishim ndejtur me Adelinen pothuajse qe nga jeta e saj publike.Bashke me stafin tim shkuam për kryeshendosh.Ne hyrje te dera e baneses ne lagjen Dardania na pret e ema e saj Mona e cila na prine për te dhoma ku mbahej e pamja.
Tash vjen Adelina... na thotë ajo duke na falenderuar për viziten...
Gjatë kësaj pritjeje te shkurtes se cme kujtohen me dalin parasysh fjalët e carshise thashethemet për Adelinen si: ajo ka vdekur, ajo ka vrime ne fyt,ajo ka kancer,ajo është shtatezene ne muajn e gjashtë te shtatin,ajo po sherohet ne Zvicer ne Amerikë, ajo jeton ne katund...dhe krejt këto mendime me shkeput zëri i i Adelines teksa vjen duke na pershendetur : Mirë se keni ardhur e qofshi faqebardhe...

për me shumë kliko këtu
Adelina Ismajli
« Ndryshimi i fundit: 03-12-2007, 12:26:34 nga BabyDance » E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #281 më: 27-11-2007, 12:42:42 »
Citojeni

Ne linkun me poshte keni video te Adelina Ismajlit kur ka qen fëmijë

Adelina Ismajli - Video
« Ndryshimi i fundit: 03-12-2007, 12:25:25 nga BabyDance » E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #282 më: 03-12-2007, 12:24:09 »
Citojeni

ADELINA ISMAJLI - INTERVISTA EXKLUZIVE -1991

E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #283 më: 13-12-2007, 14:42:00 »
Citojeni

Adelina Ismaili Koncert Humanitar Për Femijet E Deshmoreve Ne Ferizaj

Me datën 7 dhjetor ne Sallen e Sporteve ne Ferizaj me iniciativën dhe organizimin artistik te Adelina Ismaili-t,u mbajt koncert humanitar me rastin e festave te fundvitit për jetimet e dëshmorëve te kombit ne Ferizaj.E veshur ne te zeza me floke te lidhura pas dhe pa grim ne fytyre,qe nga ora 16:00 ne temperatura tejet te ulta,ne Sallen e Sporteve mund ta shihje Adelina Ismailin duke ngarendur pas zerimit,provave,me celular ne dorë ne kontakt te vazhdueshem me njerëzitë e koncertit,madje duke u kujdesur edhe për sistemimin e karrigeve.Ajo qe binte ne sy ishte qe Adelina ne plakatin reklamues ishte e fundit.Edhepse shkelqimi dhe ngazellimi me te cilin te gjithë e njohim kishte humbur ne fytyren e saj,ajo arrinte te kujdesej edhe për detajet me te vogla.Filloi dhe koha kur po vinin kengetaret dhe po hynte publiku."Nuk e kam njohur për te tillë.Unë kam patur një mendim krejt ndryshe për Adelinen,kjo thjesht ne ekran le një përshtypje tjetër,të mos them paksa me negative,por Adelina vërtetë është yll ne zemër" thotë ne kalim drejtori i Salles Sportive -Ferizaj.Koncerti filloi përkundër veshtiresive,dhe çdo gjë ishte për mrekulli.Edhepse te paralajmeruara dhe konfirmuan pjesemarrjen,Genta Ismaili,Gresa Behluli dhe Vesa Luma nuk erdhen ne këtë koncert.Por quditerisht,publiku nuk verejti mungesen e tyre.Pas performansave te shkelqyera te rapsodeve Agim Elmazi,Ilir Hasani,pastaj Labinot Tahiri,Vlorentin Vladi,Remzije Osmani,Shkurte Fejza,etj.,publikun e elektrizoi Zanfina te cilën si duket Ferizaj e don shumë sepse nuk munguan as lulet.Dhe në fund,e veshur me një fustan tejet elegant,pa grim te theksuar dhe me floket pas kokë u shfaq Adelina.Dukej se salla do pëlciste nga ovacionet.Filloi kenga "Ushtarit tim" ku Adelina e percjellur nga ovacionet,ulte koken e të mos pëlciste ne vaj,përkundër shumë njerëzve qe qanin ne salle.Loteve nuk i shpetoi kur ne skene u ngjit një fëmijë i vogël me flamur ne dorë qe perqafonte Adelinen.Dukej totalisht e perhumbur ne moment për te rrimarur veten ne fjalët qe i tha pa kenges se pare:"Jemi mbledhur këtu qe te japim kontributin tonë,të madh ose te vogël,quani si te doni,për jetimet e atyre qe dhanë jetë e gjak qe ne sot te gezojme e festojme.Le ti gezojme ata fëmijë ne këtë Vit te Ri".Edhepse fjali shumë shpesh e perdorur nga Adelina ne koncerte humanitare kjo me lart,ajo vazhdoi me [përmirësoje fjalorin!] qe askush nuk e priste:"Ju falenderoj juve clirimtare qe na keni nderuar sonte ne këtë koncert me ardhjen e juaj".Filloi kenga "Mbretereshe e robereshe",ku Adelina kur permndte mbretin e saj,ngriste doren nga qielli.Nuk munguan flamuret dhe as lulet e shumta qe iu dhuruan si kurr me pare Adelina Ismaili-t.Duartrokitjet e detyruan Ismaili-n te kendoj këngën e tretë "N'drrase te vekut".Gati çdo femër ne salle po qante,përveç Adelines,qe me sytë e skuqur përveç qe mbante lotet,kendonte mrekullueshem live këtë kenge.Dhe në fund,siç di vetëm ajo,Adelina ngjiti ne skene dhe paralajmeroi një djalosh të ri i cili kurr me herët nuk kishte kenduar para publikut.Siq u shpreh vete ajo,këtë djalosh e kisht dëgjuar ne një celular duke kenduar,dhe se bashku me te,duke ia dhënë kurajon maksimale një djaloshi te thjeshtë nga fshati,Adelina ne duet me djaloshin e frikesuar,kenduan"Nëna loke",një performance tejet e shkelqyer e cila bëri qe tërë publiku te qëndronte ne këmbë dhe te valeviteshin flamuret duke i dëgjuar ovacionet "Adelina Adelina".Ne fund te koncertit,Kryetari i Shoqates se Deshmoreve-Ferizaj,te gjithë kengetareve iu shperndau nga një dekorate mirenjohjeje për kontributin e dhënë,për te lënë një me te veçantë për Adelina Ismaili-n te cilën e perqafoi me lot ne sy.
Si zakonisht qe bën ne këto kohera,ajo refuzoi intervisten për gazeten tonë dhe çdo prononcim tjetër për te humbur e emocionuar nëpër zyrat e Salles dhe për te lënë një aoreole guximi,ndjeshmerie dhe force pas vetes.

Bekim Bytyqi-"Zeri" 9 nentor 2007
E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
Charlie
i Fort
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #284 më: 13-12-2007, 17:58:30 »
Citojeni

Me duket se kishte then qe nuk do të kendoj me fare ca u be tash e zgerdhihet
E identifikuar

I love u too


charlie@zeriyt.com
Faqe: 1 ... 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |